"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Artikull per Arvanitet - Theodhoros Pangallos

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

Post Reply
elikranon
Honored Member
Honored Member
Posts: 373
Joined: Sat Dec 26, 2009 6:05 pm
Gender: Male

Artikull per Arvanitet - Theodhoros Pangallos

#1

Post by elikranon » Sun Jul 18, 2010 3:30 pm

Arvanitet e Atikes dhe kontributi i tyre ne Rilindjen Kombetare
( 25 Mars 1821 – dita e ringjalljes te fares sone )

http://news.kathimerini.gr/4dcgi/_w_art ... 007_220696

nga Theodhoros Pangallos

Pak para Revolucionit, me 1815, ne Atike banonin 7 000 te Krishtere dhe 3 000 Myslymane sipas Pouqueville. Nga 7 000 te Krishteret, 4 000 ishin Arvanite dhe vinin nga te gjitha fshatrat e Atikes. Ishin vendosur midis Pllakes dhe Makrigianit.
Me 1821, diten e dyte te Pashkes, Turqit e Athines arrestuan 12 koka te Athines, se dyshonin se ragiate do ngrinin krye. Vendimi i tyre fillestar ishte te thernin tere te Krishteret, por kundershtimi i Halil Efendiut, kadi, shmangu dicka te tille.
Me 25 Prill 1821, sipas Dionisios Surmelis, luftetar dhe deshmitar vete, u mblodhen ne Menidhi (Aharnes) 1 200 te Krishtere. Vinin nga Hasia (Fili) me udheheqes Meleti Vasiliun dhe Mitro Skevan, nga Menidhi me udheheqes Anagnosti Qurkaqotin, nga Mesogeia me udheheqes Ioani Dhavarin dhe nga Athina me udheheqes Dhimo Antoniun.

Cliruan Athinen.

Nen udheheqjen e Meleti Vasiliut kryengritesit u futen ne Athine dhe e cliruan. Sot jashte nderteses se Bashkise ne Fili mund te shikosh statujen e tij duke veshtruar akoma bashkefshataret e tij,duke u treguar rrugen e krenarise.
Ne Shtator 1821 shtatedhjete trima nga Hasia nen udheheqjen e Mitro Skevas dhe Anastas Lekes luftuan kunder 500 Turqve (kembesor dhe kalores) nen komanden e Omer Vrionit. Ne ate beteje rrezikoj te humbiste jeten pashai i tmershem. Keshtu morri vendimin te le Athinen duke thene „nqs 70 njerez me munden dhe me bene te rrezikoj jeten, c`do behet sikur te mblidhen 1 000“.
Kryeqyteti i mevonshem i shtetit grek u clirua nga Arvanitet e Atikes, nje fis luftarak ortodoksesh te krishtere, me zakone dhe tradita te tyre, gjuhe te tyre. Nje fis qe kurre nuk iu lut Turkut dhe kurre nuk beri paqe me te. Mesuan te jetonin me thike nder dhembe per te mbrojtur nderin dhe jeten e tyre – kjo ishte rradha e perparesise – nga Turku qe nuk njihte ligj dhe nuk kishte bese.
Arvanitet e Atikes qe disa i quajne “doriane te helenizmit bashkekohor“, te tjere i cilesojne Epirote, dhe te tjere Shqiptare qe kolonizuan Atiken ne sh. 10-11 p.K., ishin ata qe ngriten armet e shenjta ne luften e madhe per besimin dhe atdheun – i permend sipas rradhes qe i permendi Kollokotroni ne fjalimin e tij te famshem ne Pnike.
Besnik ne idene e madhe helenike, te etur per liri, Arvanitet e Atikes por edhe te te gjitha vendeve greke, luajten rol protagonist ne Revolucion, i perkisnin dhe ata brezit te madh te Grekeve qe ndryshuan pergjithmone historine e kombit tone duke i dhene Helenizmit, pas 4 shekujsh, nje paraqitje shteterore te pavarur.

Historia e familjeve

Nuk jam historian qe te jap nje mendim historik te argumentuar. Jam ama Arvanit dhe njoh historine e familjes sime, ashtu si shumica e Arvaniteve te Atikes. Le te mos harrojne lexuesit se ne kundershtim me Athinen, qarku i Atikes kishte gjer kohet e fundit – dhe ne shume raste vazhdon te kete – fshatra rrenjet e te cileve shkojne shume mbrapa dhe aty familjet njihen shume mire midis tyre.
Nga ana e babait tim, Janaqis Meletis (Hatzimeletis) kishte nderin e madh te ishte ne krah te Georgios Karaiskaqit si nenkomandant i tij. Per cdo njeri qe merr mundimin te pyes do mesoje shume histori nga te gjitha fshatrat arvanite per kapedanet vendas te tyre dhe per trimat qe luftuan per lirine e atdheut.
G. Vllahojanis ne antologjine e tij historike, na ruan nje refim te vogel, ku ne nje seance Parlamenti, ku ishin ndezur gjakrat, nje luftetar i vjeter i 1821, iu drejtua protagonisteve te sherrit Arvanitshe per te ndaluar sherri. Dhe ndaloi.
Gjuha Arvanite ishte gjuha qe fliste Kunduriotis, kryeminister i Greqise, Bubulina, Bocaris, Suliotet dhe shume te tjere. Ishte gjuha qe dinte dhe kuptonte Karaiskaqis, Andhrucos dhe shume luftetare te Revolucionit.
Ne fushaten mikrasiatike 1919-1922 Arvanitet nga Losia luftonin nen bajrakun e tyre. Nuk bene pas asnje hap dhe rrane gjer tek i fundit. Vetem kur dime kete kuptojme veshtrimin e erret te Arvaniteve te Atikes qe pershkruan Titos Athanasiadhis ne romanin “Bijte e Niovis”. Ne monumentet e fshatrave tona katalogu i te rreneve me 1922 eshte me i madh nga te gjitha fshatrat e tjera te Greqise ne krahasim me popullsine tone.

Prani e rendesishme

Arvanitet sigurisht qe nuk kane prani te madhe vetem ne librin e madh te te rreneve te nderuar te kombit tone. Gjithashtu prani te madhe kane ne letrat, ne shkencat, dhe ne strukturat e shtetit te ri, duke zene poste te larta ushtarake dhe politike.
25 Marsi eshte dita e Rilindjes se kombit tone. Eshte dita kur kombi grek fitoj perseri nje shtet te tij te pavarur. Sic pershkruan ne „Babilonia“ Bizanti, ky komb grek nuk fliste te njejten gjuhe, nuk kishte te njejtat zakone, por kishte te njejtin besim, te njejtin sens se perben nje komunitet te vecante, te njejtin perceptim se ka identitetin e tij larg dhe mbi komunitetet e ndryshme dhe shumevariuese lokale gjuhesore dhe kulturore qe e perbenin. Por mbi te gjitha ky komb donte te ishte nje, i tere dhe i pandare, komb me ekzistence politike dhe sovranitet te tij. Dhe kjo ekzistence politike dhe sovraniteti i tij eshte i themeluar mbi historine, gjuhen dhe kryesisht mbi gjakun e heronjve tane qe u sakrifikuan ne luftrat per Lirine dhe Pavaresine tone.

elikranon
Honored Member
Honored Member
Posts: 373
Joined: Sat Dec 26, 2009 6:05 pm
Gender: Male

Re: Artikull per Arvanitet - Theodhoros Pangallos

#2

Post by elikranon » Sun Jul 18, 2010 3:33 pm

Kete artikull e gjeta ne nje site, eshte botuar me 2007 (nuk jam i sigurt per vitin) ne gazeten "Kathimerini".
Thashe se ia vlente ta perktheja.

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2934
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Artikull per Arvanitet - Theodhoros Pangallos

#3

Post by Mallakastrioti » Sun Jul 18, 2010 4:00 pm

Ndoshta duhet te kishin publikuar edhe kete ne ate sit:

----

Shënimet e ish-Kryetarit të Greqisë Teodoros Pangallos

Për sa i përket fqinjit tonë Ballkanik, është më se e njohur dhe për këtë dëshmojnë arkivat e ministrisë së jashtme, se marrëdhëniet tona arritën gati-gati nivelin e një Konfederate, më 1925 dhe 1926.
Që nga koha e Esat Pashës dhe Ahmet Zogut, miku më i përzemërt i Shqipërisë jam unë.
Që nga mosha e foshnjërisë flas gjuhën shqipe, pse e ndjera nëna ime, që më rriti, nuk dinte greqisht. Ajo ishte vajza e më të madhit pasanik të Megaridës, Andon Birbilit, në shtëpinë e të cilit në Salaminë, la frymën e fundit mareshalli i paharruar Gjeorgjio Karaiskaqi.
Rrjedhimisht, gjysma e gjakut tim është shqiptar dhe jam krenar për këtë. Admiral Kundurioti, tre Nikolaidhët, gjyshi biri dhe nipi, gjeneral Konduli, admiral Saqellariu, heroi i nëndetëses “L.Kconi“ V.Lasko dhe shumë grekë të tjerë të përzgjedhur, janë që të gjithë me origjinë shqiptare dhe janë të njohura shërbimet që ata i bënë atdheut. Paparigopulos shkruan se nga të gjitha racat që erdhën në Greqi, përzierja me gjakun shqiptar prodhoi AMALGAMËN E SHKËLQYER. Hidriotët, Speciotët, Miaulët, Sahturi dhe mijërat e luftëtarëve të 1821-shit e deri më sot, dëshmojnë vërtetësinë e mendimit të Paparigopulit.
Më 1914, me fillimin e Luftës se parë Botërore, u ktheva në Greqi nga Franca ku kreva studimet dhe iu paraqita Eleftherios Venizellos, atëherë kryeministër dhe ministër i Ushtrisë, i cili më emëroi përgjegjës të shtabit në Divizionin e 8-të të Prevezës.
Venizellos më tha në mirëbesim se ka vendosur të pushtojë befasisht Epirin e Veriut (Gjirokastër, Sarandër, Himarën, Vlorën, shënim i A.Llalla). “Kam bindjen se do t’ia dalësh mbanë, pse flet edhe gjuhën e shqiptarëve“, shtoi. Atëherë isha major, shkova në Prevezë dhe pas pak ditësh mora një urdhër sekret, ku divizioni urdhërohej të pushtonte Epirin e Veriut, duke zbarkuar në portin e Sarandës. Politikani i madh, theksonte në veçanti nevojën e mbajtjes rreptësisht sekret nga italianët.
Operacioni u krye me rregull të plotë dhe u pushtua vija e vjetër në veri të Gjirokastrës. Kur pas pak ditësh shkova në Athinë, kisha natyrisht një kuvend të gjatë me kryeministrin dhe mbeta i befasuar se ky politikan demonik, që kishte vetëm tre vjet në Greqi, kishte kuptuar plotësisht rëndësinë jetike që kishte për Greqinë çështja e Shqipërisë. Mendimet dhe këndvështrimi i Venizellosit, qenë bazat kryesore ku mbështeta politikën që zbatova më 1925, e cila veç të tjerash kishte si rezultat të dërgoheshin djelmosha shqiptarë në Athinë për të studiuar në shkollën e jadetëve dhe atë të marinës.
Në fillim të korrikut 1925, marrëdhëniet me Shqipërinë u gjendën para krizës, për shkak të çështjes së Çamërisë. Përfaqësuesi i Shqipërisë erdhi në zyrën time dhe më njoftoi se autoritetet greke në mënyrë të dhunshme, dhe pa marrë parasysh marrëveshjen, dëbojnë banorët shqiptarë të asaj zone (Çamërisë shënim A.Llalla) dhe nëpërmjet detit i dërgojnë në Azinë e Vogël dhe kundërshtimeve të tyre u përgjigjen duke u thënë se ata janë të shkëmbyeshëm.
Shqyrtova dokumentat përkatëse dhe u binda që deklarimi i ministrisë së jashtme greke nuk qëndronte, pasi Marrëveshja e Lozanës përcaktonte prerë se shqiptarët muhamedanë të Epirit konsideroheshin minoritet dhe jo të shkëmbyeshëm, si turqit e Thrakës, etj. Për sqarim më të plotë të çështjes, i telefonova ambasadorit tonë në Londër Kaklamonos, i cili kishte përfaqësuar Greqinë gjatë hartimit të Marrëveshjes së Lozanës dhe ai m’u përgjigj pa ngurrim se çamët nuk janë të shkëmbyeshëm dhe rrjedhimisht vendimi i ministrisë së jashtme nuk qëndronte.
Thirra me një herë drejtorin përkatës dhe ai tha diçka që më la me gojë hapur:
“Formalisht shqiptarët kanë të drejtë, mirëpo arsyet emergjence dhe qëllimi kombëtar na detyrojnë të dëbojmë shqiptarët për t’u zbrazur fshatrat e tyre dhe për t’u vendosur refugjatët tanë homogjenë që kanë ardhur nga Azia e Vogël. Nuk ia vlen të merremi me 5-6 mije paloshqiptarë (shqiptarë të këqinj shënim i. A.Llalla) zoti Kryetar“.
Mezi e mbajta veten dhe nuk e nxora përjashta me shkelma diplomatin. Ndërkaq, sipas raporteve të autoriteteve policore në Epir po luhej një dramë e vërtetë; fshatarët duke qarë ndaheshin nga shtëpitë e tyre ku kishin lindur dhe jetuar ndër shekuj dhe hipnin në anijet që do ti shpinin në Azinë e Vogël. Dhashë urdhër të zbriten dhe të kthehen të lirë në fshatrat e tyre.
Shqiptarët, ashtu si gjithë popujt e pazhvilluar, kanë dobësi serioze, por kanë edhe virtyte të shkëlqyera. Ky fakt ishte shkaku që ndërmjet dy vendeve tona u vendosën marrëdhëniet kaq të përzemërta, të cilat morën, siç do shohim, pothuaj trajtën e një konfederate. Mbreti Ahmet Zogu, nëpërmjet një letre të ngrohtë, më shprehte mirënjohjen, që siç thoshte, nuk do ta harronte kurrë. Dhe vërtetë, deri në ditën e largimit të tij nga fronti, sa herë që vinte ndonjë përfaqësues shqiptar në Greqi, me porosi të Zogut, vinte dhe në shtëpinë time dhe më sillte përshëndetjet e Mbretit, duke më thënë në shqip “Vëlla i madh“. Dhe unë atëhere nuk isha veç një gjeneral i çmobilizuar. Kjo është ajo që në shqipe quhet “BESA“.
Po ti hedhim një vështrim të shpejtë në hartën e Ballkanit, mjafton për të kuptuar rëndësinë strategjike të Shqipërisë.
Për Greqinë, një Shqipëri mike dhe aleate përbënë një mburojë natyrore të madhe, kundër çdo sulmi nga Veriu.
Kur u vendosën marrëdhëniet miqësore dërgova si ambasador të Greqisë në Tiranë gjeneralin Aleksandro Konduli, bashkëqytetar i imi që dinte shkëlqyeshëm jo vetëm shqipen tonë, atë të Shqipërisë së Jugut, por edhe idiomat e gegëve. Brenda një kohe të shkurtër Konduli arriti të fitojë miqësinë e mbretit shqiptar Ahmet Zogut.
Brenda vitit u nënshkruan katër marrëveshje ndërmjet të dy vendeve; ajo konsullore, nënshtetësisë, bashkëpunimi tregtar dhe detar, për dërgimin e kriminelëve etj. Përveç këtyre marrëveshjeve, kishin përparuar shumë bisedimet e fshehta. Kufiri në mes të dy vendeve, në të vërtetë ishte hequr dhe djemtë shqiptarë siç e thashë dhe më sipër, u dërguan për studime në shkollën e kadetëve dhe atë detare. Në korrik 1926, pas bisedimesh të gjata, gjenerali Konduli arriti në marrëveshjen përfundimtare për çështjen e Bankës së Shqipërisë, Mbreti Zog pranoi si aksionere Bankën e Greqisë me 25% të aksioneve.
E kuptoni rëndësinë e madhe të këtij fakti. Nuk diskutohet fare se, po të ndiqej një politikë e studiuar dhe e qëndrueshme ndaj Shqipërisë, Shqipëria do të ishte jo armike, por do mund të ishte mikja më e mirë, më e çmuar dhe e vetmja besnike e Greqisë në Ballkan. Nga pikëpamja racore shqiptarët nuk janë as mongolë, as sllavë, as turq. Është historikisht e vërtetuar se ata janë Ilirë, pasardhës të Pellazgëve.
Shqiptarët nuk kanë asgjë të përbashkët me italianët, me serbët, bullgarët, por përkundrazi, gjaku, traditat dhe zakonet, i ndërlidhin ngushtë me popullin grekë.
Miauli, Kundurioti, Sahturi, Odiseas Andruços dhe mijëra grekë të tjerë me origjinë shqiptare luftuan me heroizëm për pavarsinë e Greqisë në kryengritjen e 1821-shit.
Profesori i Universitetit të Mynihut, historiani Hertzbert, në librin e tij mbi historinë e Kryengritjes, shkruan ndër të tjera se: “Pak ditë pas ngritje së flamurit të kryengritjes, në prill 1821, 1.500 shqiptarë të krishterë, banorë të fshatrave të Dervenit, u mobilizuan nënkomandën e Haxhi Meletit në Korinth kundër Qamil Beut të tmerrshëm“. Nuk qenë shqiptarë ushtarët që përmend Hertzberti, por ishin shqipfolësit gjyshërit e stërgjyshërit tanë që banonin në Vila, Kindira, Mandra, Elefsina. Qenë gjyshërit e gjeneralëve Nikolaidhit, Kondulit, Roka, të autorit të këtyre rreshtave, të admiralit Sakelariut, të heroit kombëtar Laska, dhe kaq e kaq grekëve të zgjedhur, me origjinë shqiptare.
A nuk kisha të drejtë, kur dëgjova drejtorin e përgjithshëm të thoshte, ’’paloallvani’’ (shqiptar i keq, shënim i A.Llalla) të thoshja dhe unë se ministria e jashtme ishte një çmendinë? Kur fliste kështu drejtori i përgjithshëm, e marrë me mënd se si qenë vartësitë e tij të afërt. Askush nuk e di se çfarë të papriturash na ruan e ardhmja. E gjykova si detyrë të bëja përshkrimet e mësipërme, që të mësoj populli grek pamjen e përgjithshme të problemit. Nuk jam dakort me atë pjesë të shtypit, që shan dhe përbuz popullin shqiptar. Kam bindjen e patundur se shumica dërrmuese e popullit shqiptar nuk mban asnjë lloj përgjegjësie për prirjen kundër greke të qeverisë komuniste. Jam i sigurt se shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk i dinë as si emra Markësin, Leninin, Stalinin etj.
Në përfundim duhet thënë se kur Teodor Pangallos kur ishte në krye të shtetit grek marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë kanë qenë më të mira deri më sot. Atëhere u nënshkruajtën disa marrëveshje midis dy vendeve si: 1.- Konventa e Eksatradimit, e cila kish fuqi për kthimin reciprok për të gjithë llojet e kriminelëve, duke filluar nga vjedhësit deri tek vrasësit, përveç atyre që kishin lidhje me bindje personale politike.
2.- Konventa Konsullore e përbërë nga dy pjesë. a) Sanksiononte lirinë e shqiptarëve dhe grekëve të ushtronin profesione tregtie dhe shërbimesh të ndryshme në territoret e shteteve të njëri-tjetrit me të drejta si vendasit dhe pa paguar taksa, me të drejtën për të fituar prona të tundshme e të patundshme. b) se cila palë ka të drejtë të vendoste në portet dhe qytetet e shtetit tjetër konsullata, të cilat do mbronin të drejtat e shtetasve të tyre në shtetet ku ishin vendosur dhe të kryenin veprime administrative si legalizime kontratash, akte pasurie, shitje, lindje, vdekje etj.
3.- Traktati i Tregtisë dhe Lundrimit me anë të cilit shqiptarët dhe grekët kishin të drejtë të vendoseshin në territoret e njëri-tjetrit për tregti, ushtrimin profesioneve dhe ngritjen e shoqërive të ndryshme.
4.- Shtetasit me banim deri 15 km, larg vijës së kufirit fituan të drejtën të punonin brenda ditës në vendin fqinj pa taksa dhe formalitete doganore, por vetëm me deklarata gojore ose të pajisur me leje kalimi nga autoritetet vendore ku jetonin.
Image

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Artikull per Arvanitet - Theodhoros Pangallos

#4

Post by alfeko sukaraku » Sun Jul 18, 2010 6:42 pm

elikranon wrote:Kete artikull e gjeta ne nje site, eshte botuar me 2007 (nuk jam i sigurt per vitin) ne gazeten "Kathimerini".
Thashe se ia vlente ta perktheja.
:cry: :cry:

po me mallengjen o trimi xhaxhit.

nga 7 mij kater ishin arvanit te krishter, ndersa te tjeret ishin ne pjesen derrmuese arvanit mysliman.

po grekaqia nuk paska patur ateher athina???

a e kupton te pakten se cilet jane greket??

mbaje mend kete link sa here qe cane derrasa per greket.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Artikull per Arvanitet - Theodhoros Pangallos

#5

Post by alfeko sukaraku » Sun Jul 18, 2010 6:45 pm

mallakastrioti
Pangalua i vjeter ishte ai i cili ndaloj perkohesisht gjenoncidin e pare kundra cameve mysliman.

ne nje deklerat te tij kemi edhe goditjen e duhur te tij per perrallat vorioepiriote..megjithse keto perralla i ka ushqyer injoranca shqiptare me shume se prifti qe i thirri ne kishe e ju mesoj greqisht.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

elikranon
Honored Member
Honored Member
Posts: 373
Joined: Sat Dec 26, 2009 6:05 pm
Gender: Male

Re: Artikull per Arvanitet - Theodhoros Pangallos

#6

Post by elikranon » Sun Jul 18, 2010 9:36 pm

alfeko sukaraku wrote:
elikranon wrote:Kete artikull e gjeta ne nje site, eshte botuar me 2007 (nuk jam i sigurt per vitin) ne gazeten "Kathimerini".
Thashe se ia vlente ta perktheja.
:cry: :cry:

po me mallengjen o trimi xhaxhit.

nga 7 mij kater ishin arvanit te krishter, ndersa te tjeret ishin ne pjesen derrmuese arvanit mysliman.

po grekaqia nuk paska patur ateher athina???

a e kupton te pakten se cilet jane greket??

mbaje mend kete link sa here qe cane derrasa per greket.
Ore ti di sa bejne nje e nje apo jo?
Thote nga 7 000 te krishtere, 4 000 ishin Arvanite, 3 000 te tjeret nenkuptohet Greke.

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Artikull per Arvanitet - Theodhoros Pangallos

#7

Post by alfeko sukaraku » Mon Jul 19, 2010 10:43 pm

elikranon wrote:
alfeko sukaraku wrote:
elikranon wrote:Kete artikull e gjeta ne nje site, eshte botuar me 2007 (nuk jam i sigurt per vitin) ne gazeten "Kathimerini".
Thashe se ia vlente ta perktheja.
:cry: :cry:

po me mallengjen o trimi xhaxhit.

nga 7 mij kater ishin arvanit te krishter, ndersa te tjeret ishin ne pjesen derrmuese arvanit mysliman.

po grekaqia nuk paska patur ateher athina???

a e kupton te pakten se cilet jane greket??

mbaje mend kete link sa here qe cane derrasa per greket.
Ore ti di sa bejne nje e nje apo jo?
Thote nga 7 000 te krishtere, 4 000 ishin Arvanite, 3 000 te tjeret nenkuptohet Greke.
ore ti e di sa bejn 2 edhe 2 apo jo?

kur themi 4000 arvanit edhe 3000 te krishter te tjere nuk nenkuptojm vetem greket, por edhe vllehet edhe sllavet qe jetonin ne athine..apo jo trimi pepes?
kur flasim per myslo, nenkuptojm mbi 90% arvanit e came mysliman.
keshtu qe ja ribej edhe njeher hesapet se nuk i ke mire me duket.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4203
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Artikull per Arvanitet - Theodhoros Pangallos

#8

Post by Zeus10 » Tue Jun 17, 2014 10:07 pm

Dhe njehere per Kollokotronin. Ai cilesohet ne nje nga vellimet britanike te My Journal, ne ligjerate te drejte : "Nje shqiptar". fjalia nuk le vend per dyshime dhe hamendje:

Image
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”