"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

ISMAIL QEMALI: DESTINACIONI I HELENIZMIT

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.
Post Reply
elikranon
Honored Member
Honored Member
Posts: 373
Joined: Sat Dec 26, 2009 6:05 pm
Gender: Male

ISMAIL QEMALI: DESTINACIONI I HELENIZMIT

#1

Post by elikranon »

ISMAIL QEMALI: DESTINACIONI I HELENIZMIT

Nuk dihet as ne Shqiperi,as ne Greqi qe Ismail Qemali ishte filogrek i madh dhe donte bashkimin e Shqiperise me Greqine si nje federate Greko-Shqiptare dhe nenshkroi bile dhe Protokoll te vecante per federate Greko-Shqiptare me Greke me 22 Mars 1907. Arsyet e kesaj federate Greko-Shqiptare ishin se greket dhe shqiptaret ishin popuj vellezer,duke pasur te njejten origjine,dhe se kishin armik te perbashket Sllavet.
Ismail Qemali mbaroi Shkollen Zosimea te Janines dhe fliste dhe shkruante shume mire greqisht.Ushqente ndjenja miqesore per Greket dhe per kulturen Helene. Profesori Grek i Filozofise se te Drejtes Neoklis Kazazis, qe ishte nje nga themeluesit e Shoqates Helenizmi, dhe besonte ne idene e Federates Greko-Shqiptare inkurajoi Ismail Qemalin te shtoi perpjekjet e tij per nje bashkepunim te ngushte me Greqine. Keto perpjekje te N.Kazazi shume shpejt dhane rezultat.
Ne te vertete Ismail Qemali morri iniciatice dhe me 1901, ndersa gjendej ne Kostandinopol per ceshtje te ndryshme qe i interesonin Shqiperise, i informuar se rrezikonte te arrestohej me urdher te Sulltanit, iku dhe erdhi ne Greqi per tu konsultuar me Kazazin.
Ne vazhdim vajti ne Bruksel ku dhe u stabilizua. Aty botoi nje gazete shqiptare, por ne gjuhen greke, qe e shkruante vete dhe vetem faqja e saj e fundit, nga numri i dyte qe qarkulloi ishte e shkruar ne gjuhen shqipe. Titulli i gazetes ishte:
ΣΩΤΗΡΙΑ-ΑΛΒΑΝΙΑ (ne shqip "SHPETIMI-SHQIPERIA", gazete greko-shqiptare qe botohej dy here ne muaj). Gjithsej botoi vetem pese numra per te thene ca te verteta, ne te cilat besonte ne menyre te patundur. Te verteta qe i sherbenin afrimit te dy popujve miq.
Karakteristike e ndjenjave te tij filogreke, te adhurimit dhe te besimit te tij te thelle qe kishte per Greqine, te se ciles kerkonte me ngulm bashkepunimin e ngushte, eshte artikulli qe botohet ne faqen e pare te numrit te dyte te gazetes ΣΩΤΗΡΙΑ-ΑΛΒΑΝΙΑ ( SHPETIMI-SHQIPERIA) me titull DESTINACIONI I HELENIZMIT qe eshte himn i vertete per Greqine. Ate artikull vetem nje grek megalo-ideat do te mund ta shkruante.
Te gjitha numrat e gazetes dhe dokumentacioni per themelimin e Federates Greko-Shqiptare jane botuar ne librin "Greqia dhe Shqiperia ne fillim te shekullit XX" nga Thanos Anagnostopulos-Paleologos,shtepia botuese Kyromanos.

Le te shohim se cfare shkruan Ismail Qemali per Greqine,Greket dhe Kulturen Helene.

DESTINACIONI I HELENIZMIT
Komb me nje te kaluar madheshtore te padiskutueshme dhe me te drejte pritjeje te nje te ardhme madheshtore ne Lindje eshte kombi Grek. Leme menjane sherbimet, te cilat ky komb i madh beri per tere njerezimin, duke perhapur ne vendet me te largeta te botes kulturen dhe shkencen si substanca mireberese dhe me te drejte fiton tituj mirenjohjeje nga njerezimi. Por ashtu sic eshte sot, kombi Grek perben elementin kryesor dhe me te rendesishem te Lindjes.Ne rradhe te pare si popullsi raca Greke mbas Turqve dhe Arabeve tejkalon te gjitha racat e tjera te Lindjes. Nga ana gjeografike zoteron vendin e pare dhe me te mire ne Lindje. Vendi me i bukur i Mesdheut eshte det Grek. Deti Marmara eshte pothuajse komplet grek. Te gjitha ishujt e Arkipelagut, te Egjeut, te Jonit, te Propontides(Marmara) jane Greke. Te gjitha pothuajse brigjet e Azise se Vogel nga kembet e malit Tavros gjer ne Iraklia ne Pontos jane Greke. Gadishulli Ilirik me gjithe invazionet e kombeve dhe hordhive te huaja, ruajti Greke tere rajonet pergjate dy deteve,qe nga Danubi gjer ne gjirin e Ambrakise.
Komb si ai Grek, me te ardhme te lavdishme, duke pasur tere vendet me te rendesishme te Lindjes, ka tere te drejten te interesohet aktivisht per fatin e Lindjes,ne te cilen eshte historikisht dhe gjeografikisht faktori kryesor.
Kur themi Helenizmi nuk nenkuptojme Greket qe gjenden brenda shtetit Grek, nenkuptojme tere Greket, popullsia qe tejkalon tere popullsite e tjera te Lindjes,pervec Turqve dhe Arabeve. Ne jo Greket, deshirojme dhe urojme nga zemra te shohim Helenizmin si faktorin me te fuqishem ne Lindje.
Cfare analizojme ne? Cili eshte destinacioni i Helenizmit. Greku eshte i ndergjegjesuar per destinacionin e tij. Cilat jane mjetet per realizimin e ketij destinacioni? Na intereson kaq shume ceshtja, perderisa jemi te bindur qe destinacioni i Grekut eshte dhe destinacion i (omaimou) me te njejtin gjak Shqiptarit, dhe se fati i njerit varet nga fati i tjetrit. Nuk kerkojme te japim analize psikologjike kombi si te kombit grek,as guxojme te shprehemi per kete. Cfare mund te themi me bindje qe ne fillim eshte qe kurre Greku nuk do degradoi ne degjenerim. Historia e tyre qe eshte dhe historia e njerezimit paraqet tere garancite per shpetimin e natyres greke nga shthurrja morale dhe degjenerimi. Historia e njerezimit na paraqet shume kombe, te cilat megjithese u neperkemben para vrullit te invaduesve te medhenj,arriten te rruanin identitetin e tyre kombetar.
Ama asnje nga keta kombe nuk mund te krahasohet me kombin grek.
Greku ne rradhe te pare eshte tipi i persoshmerise dhe te formes dhe te shpirtit te njeriut.
Asnje komb para tyre nuk arriti te krijoi nje ide per te miren dhe te bukuren.Asnje komb para tyre nuk arriti te kete dhe te respektoje ndjenjen e lirise.
Pasuesit e Maqedonasve, Romaket, vertet pushtuan Greqine, por u shpallen mbrojtesit e kultures Helene, dhe nepermjet fuqise materiale arriten te realizojne ate qe fuqia morale e Grekeve nuk kish arritur. Romaket nuk ishin armiq te Helenizmit, ishin ndoshta plotesuesit e tij. Ne te gjitha zoterimet romake gjuha greke, shkronjat greke ishin te respektuara, dhe Greket megjithese vasal konsideroheshin superiore te Romakeve. Retore, filozofe, poete, gjenerale dhe vete perandoret nuk kerkonin lavdi tjeter pervec krahasimit me ate te Grekeve dhe nuk konsideroheshin te kenaqur pervecse kur virtytet e tyre vertetoheshin perkrah atyre te Grekeve.
Perandoria Bizantine perfundoi Perandori Greke.
Komb pra i padegjeneruar perballe kaq te keqijave dhe peripecive, nuk mund te degjenerohet dhe as te konsiderohet subjekt nen degjenerim.
Greku dhe omaimos(me te njejtin gjak me te) Shqiptari rruajten, njeri me me shume hollesi, tjetri me nje fare ashpersie, superioritetin shpirteror dhe cilesine e bashkejeteses me te gjitha kombet dhe te klimatizimit ne te gjitha vendet dhe te gjitha klimat. Ka kombe te medha,te cilat nepermjet superioritetit dhe durimit mbizoteruan ne te gjitha vendet e botes dhe formuan shtete kolosale,sic jane Anglo-Saksonet. Ama asnje komb nuk ngjan me Greket. Greku dhe ne te kaluaren dhe sot shkon ne te gjitha zonat dhe ne te gjitha klimat, ku stabilizohet jo si i huaj por si i njohur(vendas).
Socio
Star Member
Star Member
Posts: 693
Joined: Thu Sep 03, 2009 12:44 pm
Gender: Male

Re: ISMAIL QEMALI: DESTINACIONI I HELENIZMIT

#2

Post by Socio »

Nuk shkoi shume dhe ky i ndjeri e kuptoi, ne te vertete, cka eshte helenizmi dhe destinacioni i vertete i tij ...


ImageImage

1913 ... FILLIMI I HOLOKAUSTIT SHQIPTAR
One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: ISMAIL QEMALI: DESTINACIONI I HELENIZMIT

#3

Post by alfeko sukaraku »

ore djalosh..por pak me larte sikur na the se nga 7 mij te krishter ne athine, 4000 ishin arvanit ..apo jo???c do te thote kjo?do te thote greqi??????

pa ja dijesohu pak per theodhori bithigurin edhe c kerkoj te bente ai me Ali Farmaqin..edhe e pagoj per pak me jeten e vete.

pa ja meso pak fjalet e heronjve "greke" para eshtrave te marko bocarit

pastaj hajde e na kendo ketu per "grekofilin" Ismail Qemali.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: ISMAIL QEMALI: DESTINACIONI I HELENIZMIT

#4

Post by Zeus10 »

elikranon wrote: Komb me nje te kaluar madheshtore te padiskutueshme dhe me te drejte pritjeje te nje te ardhme madheshtore ne Lindje eshte kombi Grek. ).

Nuk jam i sigurte per kete, e kaluara u shfrytezua per te nxitur keta arberore si Karaiskaqi me poshte:

(shpata e Karaskaqit)
Image

te krijonin nga hici nje shtet qe s'kishte egzistuar kurre ne formen qe u propagandua dhe ishte sakrifica e arberoreve ajo qe beri te mundur ate. Sot qe arberoret po treten ne Greqi dhe ideali per te cilin luftoi I. Qemali u perdhos dhe shtremberua, shancet qe kjo toke te prosperoj jane te vaketa. Greqia eshte ne buze te humneres dhe nje nga arsyet themelore eshte ndryshimi i realitetit etnik dhe historik. Greket e vertete tashme kane vdekur ose tretur, ajo nuk eshte me toke e heleneve po e imitimit abuziv te tyre.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
Kolivilor
Senior Member
Senior Member
Posts: 123
Joined: Tue Nov 03, 2009 9:19 pm
Gender: Male

Re: ISMAIL QEMALI: DESTINACIONI I HELENIZMIT

#5

Post by Kolivilor »

Ideja e Mbretërisë Greko-shqiptare nuk është diçka e re për mua. E kam lexuar qysh në librat e historisë të shtypura gjatë kohës së xhaxhit. ka qenë shumë e përhapur kjo ide në shek. 19

Poashtu ka qenë e përhapur ideja e Mbretërisë Shqiptaro-Vllahe

Në veri ka qenë përhapur ideja e Mbretërisë Shqiptaro-Malazeze, madje dhe Serbo-Shqiptare,

Duhet studiuar një për një këto ide, se nga rrodhën, me çfarë arsyetimesh, dhe se çka i shkatërroi këto ide.
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: ISMAIL QEMALI: DESTINACIONI I HELENIZMIT

#6

Post by alfeko sukaraku »

Kolivilor wrote:I

Duhet studiuar një për një këto ide, se nga rrodhën, me çfarë arsyetimesh, dhe se çka i shkatërroi këto ide.
-itsok- -itsok-
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: ISMAIL QEMALI: DESTINACIONI I HELENIZMIT

#7

Post by Arta »

Image

ur Shqiptari Hasan Tasin Pasha firmosi dhënien e Ma(k)qedonise në favor të Greqisë n'emër të Perandorisë Turke (djathtas dy gjeneralë Grekë, majtas një turk)...Me kërkesën e arvanitëve, që edhe Ismail Qemali ka qénë mbështets i tyre e i grekëve. Hasan Tasinit i propozuan Bullgarët pasuri të pallogaritshme që t'i jepte Maqedoninë Bullgarisë. Por ai nuk pranoi, sepse nuk i donte sllavët, që një vit më parë kishin bërë krime të tmerrshme në Kosovë. Greqia i ka dëtyrim të drejtëpërdrejtë Kosovës.

Kupton tani elikranon, pse u bene keto marrveshje qe ja dhane Greqise!
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”