Page 1 of 1

"Djepi i qyteterimit" te botes mbane?-JO FALEMINDERIT!

Posted: Fri Jul 31, 2009 6:41 pm
by Mallakastrioti
"Greqia nuk kishte arsye përse të trembej nga emigrantët nëse ata trajtohen si të barabartë dhe të respektohen nga shoqëria vendase, ta ndjejnë veten të barabarte, atëherë këta mund te jene shpresa e madhe jo vetëm për Greqinë, por edhe për mbarë Evropën. Në qoftë se jo, emigrantët mund të shndërrohen në një forcë të madhe pakënaqësie me përmasa të rrezikshme për Greqinë. Ngjarrjet e fundit në këtë vend me komunitetin mysliman tregoi qartë se emigracioni kudo që emigron nuk i humbet në mes të rrugës te drejtat e njeriut. Atje ku ka jetë ka dhe shpresa, por ka edhe...

Historia kthehet në vitet 2005-2007, ku jashtë orarit të mësimit zyrtar, ish drejtoresha e shkollës fillore nr.132 në Athinë z.Stela Protonotariu, organizoi mësimin e gjuhës greke për prindërit e fëmijëve të shkollës, njëkohësisht edhe mësimin e gjuhës amëtare të fëmijëve, që përbënin 75% të numrit të përgjithshëm të shkollës.( Bëhet fjalë për komunitetin shqiptar dhe arab).

Për këtë veprim human, ministria e Arsimit e ka pushuar nga puna dhe e ka dërguar para drejtësisë për shkelje detyre. Largimi i drejtoreshes Stela Protonotariu ndikoi që të shuhen endrra e dhjetra fëmijëve të emigrantëve, si dhe vetë emigrantëve të cilët mbas pune uleshin dhe mësonin gjuhën greke. E vetëm përball racizmit vendor përqafonte dhe ndihmonte familjet e emigrantëve pa dallim. Por sot me dashje apo jo del në skenë racizmi jo nga shoqëria por nga vetë mekanizmi shtetëror, që tjetër thotë dhe tjetër vepron. Si një aktor dhe spektator ky vend i BE-se prej 30 vitesh kthehet pas në vitet e mesjetës dhe të turpit . Problemi i mësimit të gjuhës shqipe për fëmijët e emigranteve është prekur jo pak herë, po kjo më shumë bën fjalë për shtetin fqinjë me Greqinë.

Dora Bakojani në një takim me perfaqësues të emigracionit shqiptar ishte shprehur se : " Askush nuk ju ndalon të hapni shkolla shqiptare në Greqi. Duhet që vetë shteti juaj të ketë një interes në këtë drejtim. Ne ju ndihmojmë me ambientet ( shkolla), ndërsa ju duhet të siguroni librat dhe mësuesit". Por në Greqi tjetër thuhet dhe tjetër veprohet.

Masa e marrë kundra kësaj gruaje përbën një sulm me pikpamje raciste nga qeveria Karamnli në një kohë kur duhej përgëzuar. Integrimi i shtresës së emigrantëve nuk bie nga qielli, por integrohet në shoqërinë vendase atëherë kur vetë shteti të jetë integruar në mentalitetin e tij mesjetar.

Theksohet se fëmijët e kësaj shkolle janë nderuar në festivale të ndryshme ndërkombëtare. Por sot?...Çdo gjë i takon të kaluarës pasi ëndrra e tyre sëbashku me disa mësues është shuajtur.

Po kë shqetësoi mësimi i gjuhës amëtare të fëmijëve? Ishte një krim që duhej dënuar, apo një vlerësim që duhej dhënë nga qeveria.? Të mësosh fëmijëve të emigrantëve në gjuhën amëtare është një detyrë shtetërore... Greqia nuk mund të rrezikohet nga mësimi i gjuhës amëtare të 80 fëmijëve emigrantë të cilët patën mundësi ta mësonin me ndihmën vullnetare të disa mësuesve. Sudimet vendase kanë treguar se një fëmi që mëson gjuhën e vendit të tij ka më shumë rezltate se fëmija që i pritet e drejta e mësimit të gjuhës amëtare.Në krah të saj janë sindikata e arsimit, shoqatat e mësuesve dhe e prindërve që kërkojnë pezullimin e gjykimit që është shtyrë për në vitin 2010.
Dy ditë më parë ministri i Arsimit, Aris Spiliotopulos pati bërë një takim në zyrën e tij me ish drejtoreshën e shkollës për të diskutuar nga afër këtë problem, por si gjithnjë duke ju çështjes së penalizimit të saj.

Ky fenomen tregon qartë se Greqia nuk është e gatshme për një shkollë shumëkulturshe, por është vetëm për një shkollë nacionale, për një shoqëri jo të barabartë. Tregoi edhe një herë se në politikën vendase sundon nacionalizmi i tepruar grek. Tregoi se emigrantët nuk i përkasin shoqërisë së sotme të 2009. por një shoqërie tjetër. Tregoi se mësimi shumë kulturor mësohet dhe mbetet vetëm në letër me anën e ligjit nr. 2413 të 1996, ku bën fjalë për dhënie ambientesh dhe mikpritjen e mësimit të gjuhës. Gjithashtu parashikimet e ligjit për mësimin e gjuhës amëtare për fëmijët e emigrantëve mbeti vetëm teori kur asnjëherë nuk u zbatua...

Nga ana tjetër, Greqia, ashtu si çdo vend tjetër i Bashkimit Evropian, e ka për detyrë të krijojë kushtet për të mundësuar mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e qytetarëve shqiptarë. Qeveria "Berisha" s'ka bërë asgjë për diëka të tillë, ndërsa mburret se po i fryn financat nga viti në vit, megjithëse ka premtuar se do të realizojë hapjen e shkollave të gjuhës shqipe jashtë vendit tonë. Synimi është që shteti dhe shoqëria të shqetësohen dhe bashkohen sot, për ta ngadalësuar e kufizuar sa më shumë që të jetë e mundur këtë hemorragji kombëtare, sepse nesër do të jetë shumë vonë dhe çmimi që do të paguajmë si komb, shumë më i shtrenjtë. Shteti duhet te ndërgjegjësohet për interes të kombit."....

Re: "Djepi i qyteterimit" te botes mbane?-JO FALEMINDERIT!

Posted: Fri Jul 31, 2009 6:42 pm
by Mallakastrioti
Artikulli mund te lexohet i plote ketu:
http://www.ndryshe.com/mat.php?idm=13985

Re: "Djepi i qyteterimit" te botes mbane?-JO FALEMINDERIT!

Posted: Fri Jul 31, 2009 7:27 pm
by Zeus10
Une mendoj se nisur nga premisa te gabuara, ne disa raste te motivuara dhe politikisht, nje grup studjuesish kryesisht gjermane dhe angleze te rilindjes dhe postrilindjes europiane, e idealizuan historine e te ashtuquajturve 'greke te lashte'. Por gabimi me i madh, ishte lidhja e drejteperdrejte qe ju behet kulturave te grekeve te vjeter me te rinjte, qe rastesisht dhe me shume qellimisht ndodhi qe te jetojne ne po ato territore qe pak a shume jetonin te vjetrit. Kurse djallezia me e madhe, ishte shpallja e gjuhes greke, dukshem lingua franca si gjuhe vernakulare te popullsise vendase, qe skishte fare lidhje me ate gjuhe, perjashto faktin qe perdorej nga institucioni i besimit te tyre: Kisha Romaike Ortodokse.

Re: "Djepi i qyteterimit" te botes mbane?-JO FALEMINDERIT!

Posted: Fri Jul 31, 2009 10:47 pm
by Arta
Sado qe te duam ti hedhim faj ketu Greqise e cila here pas here tregon fytyren e saj raciste kunder minoriteteve qe nuk njef, si edhe emigranteve, mund te themi shume me qartesi, se faji me i madh i bije politikes sone shume te dobet, te cilet u neshtrohen jo vetem Greqise tu plotesojne deshirat per c'fare duan, por edhe shume vendeve te tjera. Nuk mund te jemi te tronditur qe kjo ndodh ne Greqi, kur brenda ne Shqiperi po hapim shkolla greke kudo, aty ku eshte populli authentik shqiptar, dhe po greqizojme femijet shqiptare brenda Shqiperise.

Me nje fjale, kur nuk eshte kaq e rendesishme per poltikanet tane tu mesojne gjuhen e tyre brenda vendit femijeve Shqiptare, si do jene te preokupuar per ata jashte, te cilet i kane lene si jetime qe kur iken!