"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

DARDANET - FISI I FUQISHEM PELLAZG!

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

DARDANET - FISI I FUQISHEM PELLAZG!

#1

Post by ALBPelasgian » Sat Aug 01, 2009 5:05 pm

Kjo teme i kushtohet fundekrye cdo gje qe ka te beje me Dardanet! Dardanet nje prej fiseve me te fuqishme ilire qe krijuan edhe mbreterine e tyre, jane te njohur edhe shume me perpara sesa te formonin mbreterine e tyre, qe ishte ne lufte te vazhdueshme me Maqedonine. Dardanet jane nje nder fiset pellazgo-ilir me lashtesisht i dokumentuar.

Jane te mirseardhura te dhena te metutjeshme per cdo gje qe ka te beje me Dardanet, posaqerisht me lashtesine e tyre!
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: DARDANET - FISI I FUQISHEM PELLAZG!

#2

Post by ALBPelasgian » Sat Aug 01, 2009 5:14 pm

Ajo qe me ka ngjallur perhere kurreshtine ishte permendja e Dardaneve ne hieroglifet egjiptiane te kohes se Ramsesit II.

Image
Image
Sources: Goetze, A., "The Hittites and Syria (1300-1200 B.C.)", in Cambridge Ancient History (1975) p. 253; Gardiner, Alan, The Kadesh Inscriptions of Ramesses II (1975) pp. 57ff.; Breasted, James Henry, Ancient Records of Egypt; Historical Records (1906) pp. 125ff.; Lichtheim, Mirian, Ancient Egyptian Literature, Vol. 2: The New Kingdom (1978) pp. 57ff.
Dardanet permenden si aleate te Mbreterise Hittite te kryesuar nga Muwatalli II kunder ushtrive egjiptiane te Ramsesit II, beteje qe mendohet te jete zhvilluar me 1274 p.l.K ne afersi te Kadeshit, ndaj edhe quhet Beteja e Kadeshit.

Image
Image
Image

Nga vizita qe e pata bere ne Siri, vitin e kaluar, bashke me nje mik sirian, i cili ishte student i arkeologjise e pyeta ne lidhje me Kadeshin dhe betejen epike te zhvilluar aty. Ai duke e pare interesin tim per Dardanet qe muaren pjese ne kete beteje, me tha se ekzistojne disa toponime rreth e perqark Kadeshit dhe liqenit te tij me emra te ngjashem si Dardan.

Kete ma verifikoi edhe me shume, leximi i vepres se Aristidh Koles 'Gjuha e Perendive' ku e permendtte nje vis me emrin Dardania ne kufirin Turki - Siri.
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: DARDANET - FISI I FUQISHEM PELLAZG!

#3

Post by ALBPelasgian » Sat Aug 01, 2009 5:17 pm

Lus ata qe kane mundesi te sjellin fragmentet e Homerit ku permenden Dardanet si aleate te Trojaneve?!

Me duhet pak kohe qe ta daktilografoje nga vepra e Virgjilit 'Eneida' permendjen e dardaneve dhe Hektorit si dardan.
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: DARDANET - FISI I FUQISHEM PELLAZG!

#4

Post by alfeko sukaraku » Sat Aug 01, 2009 7:19 pm

Permendet nga Homeri si qyteti i cili mori pjese ne luften e Trojes krahas trojanve.Ne harten e meposhtme Dardania duket te jete nje qytet krah Trojes....por shtrirja reale e njohur e Dardanis e cila vendoset ne veri te Trojes....duket me qarte ne kohet e njohura historike.Harta qe paraqes na jep nje ide..por nuk na tregon shtrirjen e njohur te dardanis.

Do doja tju kujtoja thenien e Homerit...Dia Dardanin lindi i cili kryeja i qendroj pjelles sone....vetem ne malin ida jetonin ateher ne rreze te tij.Nga Dardani rrjeth Ylli....emri i tjeter i trojes ...edhe vete titulli i i Ilia=yllia=iliada.

Priami ishte Dardan edhe kishte marre grua Pellazge...djemet e tij Dardanopellazge....
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: DARDANET - FISI I FUQISHEM PELLAZG!

#5

Post by ALBPelasgian » Sat Aug 01, 2009 9:51 pm

Profecia e Aristidh Kolës dhe zbulimet në Prespë



ARISTIDH KOLA: “PRESPA VENDBANIM I RËNDËSISHËM DARDAN”



· Ky studim ka qenë pjesë e punimit të Aristidh Kolës me titull: „Ç’janë kosovarët për grekët“. Ai bëri një punë të palodhur për çështjen shqiptare, pikërisht në ditët kur në Greqi, ashtu siç shprehet edhe ai vetë "..ato kohë të flisje kundër serbëve, të konsideronin këtu të paktën...tradhtar të kombit!". Duket se zbulimet e fundit, por edhe të tjera që priten të bëhen do t`i japin të drejtë këtij gjigandi të historisë së Ballkanit dhe jo vetëm. Duket se Apostulli i shqiptarizmës me veprën e tij të madhe që la, nuk paska folur me gjuhën e pasionit kombëtar, siç e akuzonin kundërshtarët mjeranë jo të paktë të tij, por me logjikën e ftohtë të shkencëtarit e të njeriut erudit.



Foto: Studiuesi Aristidh Kola



( Shikoni veprimtarinë kolosale të Aristidh Kolës: KETU )

( Shiko studiuesin arbëror Aristidh Kola KETU )



Shkruan: Albert HITOALIAJ

Tiranë, 23. I. 2008



( Harta të Prespës: 1 – 2 – 3 )

Prespa përsëri ka tërhequr vëmendjen e arkeologjisë botërore. E themi këtë, sepse nuk është hera e parë që nga kjo zonë me një natyrë magjepsëse dhe biodiversitet mahnitës, të vijnë lajme për zbulime të rëndësishme arkeologjike. Banorët e saj më besnikë dhe më të rrallë, pelikanët dalmatë ose pelikanët me xhufkë (kjo specie unike dhe nën ruajtje), nuk mund të tregojnë asgjë për këtë vend, i cili duket se ka filluar të nxjerrë në dritë të vërteta të harruara. Para dy vjetësh, saktësisht në 2 tetor të vitit 2006, një reportazh i Radio Televizionit të Maqedonisë (publikuar edhe në faqen zyrtare të tij) niste me një titull sa të thjeshtë aq edhe intrigues: "Venecia e harruar maqedonase, shfaq objekte prehistorike". Bëhej fjalë për qendrën kulturore në Resen dhe disa varka që kishin një moshë rreth 4000 vjeçare. Këto varka ishin përdorur nga banorët prehistorikë të Prespës. Të ndërtuara nga një trung i vetëm, ato janë punuar me një lloj peme karakteristike për zonën e Prespës, që rritet më së shumti në ishullin Golem Grad. (shiko lashtësinë në Golem Grad: 1 - 2 ) Nakoleci është fshati i cili i ka dhënë titullin reportazhit, Venecia maqedonase dhe është vendi ku janë gjetur varkat. Krahas vërshimit të liqenit në vitin 1960, i cili i detyroi për disa kohë banorët që të lëviznin në rrugët e dikurshme me varka, janë edhe disa shtëpi shekullore të ndërtuara mbi trungje pemësh, ato që bëjnë lidhjen e emrit me Venecian. Për të mos u zgjatur më shumë, janë dy citime të cilat vlejnë për t'u përmendur.


Dimitar Mucevski, një arkeolog nga Resen do të thotë në lidhje me këto varka të lashta druri se, "Në 28 vitet e profesionit tim, nuk kam dëgjuar për këto lloj varkash. Di që arkeologë të huaj kanë zbuluar varka të tilla të drunjta në varret e faraonëve, por askush nuk më ka vënë në dijeni për thesare të tillë që ndodhen këtu në Maqedoni. Janë varka të bëra nga një trung i vetëm peme." Ai i quan thesarë këto varka të Epokës së Gurit, por është ndoshta me pikëpyetje mirëmbajtja apo ruajtja e çdo objekti arkeologjik të gjetur në Maqedoni, pasi sipas një paraqitjeje të arkeologut tjetër, Viktor Lilcik, ka rreth 10 000 zona arkeologjike në Maqedoni, por janë të ruajtura vetëm rreth 150 prej tyre. E ndoshta kjo tregon se përse ky zbulim prehistorik nuk është i shënuar në asnjë vend. Ky ishte edhe shqetësimi mbi të cilin ishte ndërtuar ai i reportazh i vjeshtës së vitit 2006.


Zbulimi i fundit i Prespës, i asaj pjese që ndodhet brenda kufirit të Republikës së Shqipërisë, është po aq intrigues, e akoma më shumë, sesa zbulimi i varkave në Maqedoni. Prespa po rezulton habitëse pasi vendbanimi i Prespës është më i madhi në Evropë, që vjen nga kjo periudhë e prehistorisë. Këtë gjë, sipas shtypit, e dëshmon edhe profesor doktor Petrika Lera, i cili drejton edhe punimet në këtë zonë. Një notë më të lartë sigurie jep edhe habia e arkeologëve francezë, të cilët janë të pranishëm në këto punime. Megjithatë, fakti se i përket mijëvjeçarit të 5 para erës sonë, është një "llampë" e cila ndizet dhe të kujton studimin e studiuesit arbëror të palodhur, Aristidh Kolës. Jo më kot ai e përmend këtë zonë si vendbanim të rëndësishëm dardan. Tashmë arkeologjia duket se po vërteton të njëjtat përfundime që një studiues i palodhur i çështjes shqiptare, si ai, kishte nxjerrë prej kohësh.


"...Profesori dhe akademiku M.Saqellariu e vendos stanin (lexo: vendbanimin) e Dardanëve brenda kufijve etnikë të shtetit të sotëm grek, ("Historia e kombit grek", vëll.I, faqe 368), por unë mendoj se zona përreth dy Prespave dhe liqenit të Ohrit duhet të ketë qenë qendra e parë e vendosjes së Dardanëve dhe jo më në jug."-thotë Aristidhi në studimin e tij. Megjithatë ai nuk e lë deri këtu dhe nuk mjaftohet me kaq, por jep një "skicë" më të detajuar të kësaj çështjeje, si më poshtë:


"Pas një katastrofe natyrore, siç shënojnë burime të lashta, shumë Arkadë dhe mjaft Dardanë, të cilët banonin në zonat përreth liqeneve të Prespës dhe Ohrit, u detyruan të shpërnguleshin drejt Jugut, madje nga frika e një përsëritjeje të saj u shtynë edhe më poshtë, drejt qendrës së Peloponezit. Të ardhurit e rinj i dhanë zonës atje emrin Arkadia.( Lexo Geschichte von Arkadia shiko hartën e Arkadias: 1 - 2 - 3 Sh.B) Një tjetër rrymë të shpërngulurish u drejtua për nga lindja. Përshkuan krahinën e Samotrakës dhe së andejmi u gjendën në Azinë e Vogël. Kur ndodhi kjo katastrofë? Askush nuk mund ta përcaktojë me siguri. Por siç dihet, të dy Prespat dhe liqeni i Ohrit lidhen nën tokë me njëri-tjetrin. Kjo është pikërisht shenja e dukshme e kësaj katastrofe. Ndoshta gjeologjia mund të na e shpjegojë disi më mirë se kur ka ndodhur kjo. Sipas mitologjisë greke, Arkadët konsiderohen si fisi më i lashtë i pellazgëve. Po të kemi parasysh faktin se Troja e lashtë ka lulëzuar së paku 3000 vite para Erës së Re dhe se emërtori i saj ka qenë nipi i mitikut, Dardanit, atëherë mundemi të kemi një ide për kohën për të cilën flasim. Kjo do të thotë se Dardanët kanë mbërritur në Azinë e Vogël të paktën disa shekuj para këtyre 3000 viteve, ndërsa katastrofa në vendin e tyre duhet të ketë ndodhur gjithashtu shumë kohë më përpara. Siç theksuam, stacioni i parë i tyre ka qenë Samotraka. Do të kalonin shekuj që ata të shtyheshin më në jug. Të gjitha këto natyrisht nuk e ndriçojnë krejtësisht problemin, por vendosin një përfytyrim kohor të përafërt.



Në zonën e banuar nga Dardanët dhe Arktanët ose Arkadët ishte krijuar atëkohë qytetërimi pellazgjik ballkanik, falë kushteve të veçanta klimaterike dhe pasurive nëntokësore. Mijëra vite më parë, siç dihet, u zhvillua kultura Minoike, egjiptiane dhe shkrimi sumerik, por duhet ditur se Dardanët kishin pasur po atë kohë jo vetëm shkrimin e tyre, por shkrimin linear. Këto të dhëna nuk janë rezultat i fantazisë sime. I kanë zbuluar arkeologët evropianë në zonën poshtë Beogradit, ndërsa grekët i zbuluan në vitin 1994 në liqenin e Kastorias, ku bashkë me një vendbanim liqenor arkeologu Hurmuziadhis solli në dritë një mbishkrim, i cili datohet rreth 5250 vjet para Erës së Re me shkronja të veçanta.


E zbuluan, por të ndodhur në qorrsokakun e fantazisë shkencore indoevropiane, nuk e kuptuan se çfarë zbuluan. Kështu, atë qytetërim, i shtrirë nga jugu i Beogradit dhe që mbaron në Halkidhiqi, e emërtuan... "qytetërim të Vincës", sepse në fshatin Vinca, në jug të Beogradit, u gjetën për herë të parë të dhënat për atë qytetërim. Veç fakte e gjetje për atë qytetërim - dhe këtë e dinë shkëlqyeshëm arkeologët - ka në të gjithë Epirin. Kanë qenë të njohura këto edhe në Shqipëri, së paku nga shekulli i kaluar, (shek. XIX - M.Q.), por askush nuk mund t'i zbërthente. Një i ditur i asaj kohe ia tregoi disa nga mbishkrimet historianit dhe filologut gjerman Georg von Hahn, i cili, kur botoi veprën e tretë të "Albanesische Studien", në vitin 1854, në qytetin Jena, shënoi se kishte zbuluar shkrimin pellazgjik. Por e gjithë teza e tij u kundërshtua sepse me mbishkrimet e gjetura nuk mund të ndërtohej alfabeti i plotë i asaj gjuhe. E vërteta ishte se, megjithë të dhënat e pakta, Hahn arriti përfundime të shkëlqyera, madje sendërtoi një alfabet, të cilin e emërtoi "shqiptar" dhe e identifikoi me pellazgjishten.


Arkeologët kanë sjellë tanimë në dritë afërsisht 200 simbole lineare, të cilat mund të jenë gërma, përfshirë patjetër edhe numra. Këto simbole u emërtuan nga Harald Haarmann "fillimi i shkrimit linear", nga Winn "pararruga e shkrimit horizontal" dhe nga Masson (1984) si "parastadi i shkrimit linear". Interesante është se disa simbole lineare të alfabetit të Hahn, janë të njëjta me ato që zbuluan arkeologët në Vinca. Kështu i ka publikuar të paktën H.Haarmann në veprën e tij "Universalgeschichte Der Schrift". Mbishkrimin e Kastorias nuk e kam të njohur nga ndonjë punim shkencor të derisotëm.


Në mitologjinë greke, e cila për mua nuk është përrallë, por një histori e kodifikuar, i mbiquajturi udhëheqësi i popullsisë dardane, Dardani, nuk mund të jetë një personazh i rastësishëm, por bir i Dia-s (Zeusit), dhe i Elektras, ose Elektrionit, vëlla i Harmonisë, gruas së Kadmit dhe të Jassionas, emra këta që lidhen me kultivimin e grurit, adhurimin e drithërave e të mistereve. Dardani, përsëri sipas mitologjisë greke, është i pari evropian që kaloi në kontinentin aziatik, e banoi dhe e shumoi atë vend, e bëhet udhëheqës dhe ndërtues i shumë qyteteve, popujve dhe etnive. Bash për këtë është quajtur edhe "Poliarkis". Nipi i tij, Troa, do të bëhet emërvënës i qytetit të famshëm të Trojës dhe deri në epokën e Homerit mbretërit e këtij qyteti-mit do të quheshin edhe Dardanë. Sikundër kam përmendur edhe në librin tim "Arvanitët dhe origjina e grekëve", botim i vitit 1983, trojanët ishin edhe ata një fis pellazgjik dhe aspak të huaj ndaj Akejve të Heladës, sikundër e përshkruan këtë fakt vetë Homeri dhe sikundër e vërtetojnë gërmimet arkeologjike. Kisha emërtuar Luftën e Trojës "të parën luftë civile ndërpellazgjike". Ishte më shumë një luftë midis pellazgëve veriorë dhe jugorë, pavarësisht se përplasja ndodhi në Azinë e Vogël. Në atë luftë Akejt sunduan Trojën, por ishin jo aq fitues. Pas shkatërrimit të qytetit vazhdoi invadimi i atij vendi nga fise pellazgjike nga veriu dhe kështu nisi shpërbërja dhe pastaj shuarja e regjimit akean.


Gjurmët e dardanëve mund të hasen sot që nga Ballkani deri në Indi dhe disa dijeni për këtë të vërtetë historike duhet të kishte edhe Aleksandri i Madh i Maqedonisë, por të dhëna me peshë prej tij nuk jepen. Në kulmin e lulëzimit të Maqedonisë dardanët kishin rënë disi në përparimin e tyre. Por duke pasur parasysh lavdinë e dikurshme stërgjyshore, jo vetëm nuk e përkrahën Aleksandrin e Madh në fushatat e tij, por ndjenin për maqedonasit në përgjithësi një ndjenjë antipatie. Në asnjë rast nuk mund të prisnim nga Aleksandri që ai të pohonte se kishte ndjekur rrugët e stërlashta të tyre drejt Azisë, madje se i njihte mirë ekspeditat e Heraklinjve dhe Dionisëve drejt atyre vendeve. Unë, veçse, pas atyre ekspeditave mitologjike të Herakliut dhe Dionisit shoh vetëm Dardanët dhe Karetë. Në librin tim "Zeusi pellazgjik dhe mashtrimi indoevropian", që pres të botohet së shpejti nga shtëpia botuese "Thamiris", kam theksuar se banorët e vendit që më pas do të quhej Ballkan, kanë qenë djepi i qytetërimit botëror.


Shkaku që i bëri Dardanët të shquhen aq tepër me rolin e tyre në Ballkan, por edhe pothuajse në të gjithë Azinë, ishte jo vetëm kultivimi i grurit, por kryesisht përvetësimi prej tyre i teknikës së nxjerrjes e shkrirjes së metaleve, e cila u jepte mundësinë të prodhonin mjete mbrojtëse e sulmuese dhe të pushtonin ekonomikisht kështu lehtësisht Lindjen. Ky ndoshta do të ishte cepi i fillit të Arjanës, që do të shënonte nisjen e krijimit të dhjetëra e dhjetëra gjuhëve të gjalla edhe sot, apo të vdekura, të cilat do të fliteshin nga India e do përfundonin në Evropë. Për fat të keq, shkencëtarët evropianë, duke studiuar këto fakte, janë të detyruar të devijojnë nga e vërteta historike për shkak të tezës fantaziste të indoevropanizmit. Kjo tezë, duke lëvizur nga qorrsokaku në qorrsokak, krijon gjithmonë sensacione impresionante. Megjithatë, indoevropianizmi nuk mund të bindë edhe ata që kanë mendimin tjetër për këtë çështje..."- shkruan ndër të tjera Aristidh Kola.

Shkrimin ne teresi mund ta lexoni ne:

Code: Select all

http://pashtriku.beepworld.de/files/Histori/shpalime/alberthitoalijaj_profeciaearistidhkolsdhezbulimetnpresp_23.1.08.htm
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4136
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: DARDANET - FISI I FUQISHEM PELLAZG!

#6

Post by Zeus10 » Sat Aug 01, 2009 10:14 pm

ALBPelasgian wrote:Lus ata qe kane mundesi te sjellin fragmentet e Homerit ku permenden Dardanet si aleate te Trojaneve?!

Homer, Iliad Rapsodies 2.819

Of the Dardanians again the valiant son of Anchises was captain, even Aeneas, whom fair Aphrodite conceived to Anchises amid the spurs of Ida, a goddess couched with a mortal man. Not alone was he; with him were Antenor's two sons, Archelochus and Acamas, well skilled in all manner of fighting. And they that dwelt in Zeleia beneath the nethermost foot of Ida, men of wealth, that drink the dark water of Aesepus, even the Troes, these again were led by the glorious son of Lycaon, Pandarus, to whom Apollo himself gave the bow. And they that held Adrasteia and the land of Apaesus, and that held Pityeia and the steep mount of Tereia, these were led by Adrastus and Araphius, with corslet of linen, sons twain of Merops of Percote, that was above all men skilled in prophesying, and would not suffer his sons to go into war, the bane of men. But the twain would in no wise hearken, for the fates of black death were leading them on. And they that dwelt about Percote and Practius, and that held Sestus and Abydus and goodly Arisbe, these again were led by Hyrtacus' son Asius, a leader of men--Asius, son of Hyrtacus, whom his horses tawny and tall had borne from Arisbe, from the river Selleïs. And Hippothous led the tribes of the Pelasgi, that rage with the spear, even them that dwelt in deep-soiled Larisa; these were led by Hippothous and Pylaeus, scion of Ares, sons twain of Pelasgian Lethus, son of Teutamus. But the Thracians Acamas led and Peirous, the warrior, even all them that the strong stream of the Hellespont encloseth. And Euphemus was captain of the Ciconian spearmen, the son of Ceas' son Troezenus, nurtured of Zeus. But Pyraechmes led the Paeonians, with curved bows, from afar, out of Amydon from the wide-flowing Axius-- Axius the water whereof floweth the fairest over the face of the earth. And the Paphlagonians did Pylaemenes of the shaggy1 heart lead from the land of the Eneti, whence is the race of wild she-mules.

Δαρδανίων* αὖτ' ἦρχεν ἐὺ̈ς πάϊς Ἀγχίσαο*
Αἰνείας*, τὸν ὑπ' Ἀγχίσῃ τέκε δῖ' Ἀφροδίτη*
Ἴδης* ἐν κνημοῖσι* θεὰ βροτῷ* εὐνηθεῖσα,
οὐκ οἶος, ἅμα τῷ γε* δύω Ἀντήνορος* υἷε
Ἀρχέλοχός τ' Ἀκάμας** τε μάχης* εὖ εἰδότε πάσης*.


οἳ δὲ Ζέλειαν* ἔναιον ὑπαὶ πόδα νείατον** Ἴδης
ἀφνειοὶ πίνοντες ὕδωρ μέλαν* Αἰσήποιο
Τρῶες*, τῶν αὖτ' ἦρχε Λυκάονος ἀγλαὸς υἱὸς
Πάνδαρος*, ᾧ καὶ τόξον* Ἀπόλλων αὐτὸς ἔδωκεν.


οἳ δ' Ἀδρήστειάν τ' εἶχον καὶ δῆμον* Ἀπαισοῦ*
καὶ Πιτύειαν* ἔχον καὶ Τηρείης ὄρος αἰπύ,

τῶν ἦρχ' Ἄδρηστός τε καὶ Ἄμφιος λινοθώρηξ**
υἷε δύω Μέροπος Περκωσίου*, ὃς περὶ πάντων*
ᾔδεε μαντοσύνας, οὐδὲ** οὓς παῖδας ἔασκε
στείχειν ἐς πόλεμον φθισήνορα*: τὼ δέ οἱ οὔ τι
πειθέσθην: κῆρες γὰρ ἄγον μέλανος* θανάτοιο.


οἳ δ' ἄρα* Περκώτην* καὶ Πράκτιον* ἀμφενέμοντο
καὶ Σηστὸν καὶ Ἄβυδον ἔχον καὶ δῖαν Ἀρίσβην,
τῶν αὖθ' Ὑρτακίδης ἦρχ' Ἄσιος** ὄρχαμος ἀνδρῶν,
Ἄσιος Ὑρτακίδης ὃν Ἀρίσβηθεν φέρον ἵπποι
αἴθωνες* μεγάλοι ποταμοῦ ἄπο Σελλήεντος.


Ἱππόθοος* δ' ἄγε φῦλα Πελασγῶν* ἐγχεσιμώρων*
τῶν οἳ Λάρισαν ἐριβώλακα ναιετάασκον:
τῶν ἦρχ' Ἱππόθοός τε Πύλαιός τ' ὄζος Ἄρηος,
υἷε δύω Λήθοιο Πελασγοῦ Τευταμίδαο.


αὐτὰρ Θρήϊκας ἦγ' Ἀκάμας καὶ Πείροος* ἥρως
ὅσσους Ἑλλήσποντος* ἀγάρροος* ἐντὸς ἐέργει**.


Εὔφημος* δ' ἀρχὸς Κικόνων* ἦν αἰχμητάων
υἱὸς Τροιζήνοιο διοτρεφέος Κεάδαο*.


αὐτὰρ Πυραίχμης* ἄγε Παίονας ἀγκυλοτόξους*
τηλόθεν ἐξ Ἀμυδῶνος ἀπ' Ἀξιοῦ εὐρὺ ῥέοντος,
Ἀξιοῦ οὗ κάλλιστον* ὕδωρ ἐπικίδναται αἶαν.


Παφλαγόνων δ' ἡγεῖτο Πυλαιμένεος λάσιον κῆρ*
ἐξ Ἐνετῶν*, ὅθεν ἡμιόνων γένος ἀγροτεράων*,
οἵ ῥα Κύτωρον* ἔχον καὶ Σήσαμον* ἀμφενέμοντο
ἀμφί τε Παρθένιον ποταμὸν κλυτὰ δώματ' ἔναιον
Κρῶμνάν τ' Αἰγιαλόν τε καὶ ὑψηλοὺς Ἐρυθίνους*.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4136
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: DARDANET - FISI I FUQISHEM PELLAZG!

#7

Post by Zeus10 » Sat Aug 01, 2009 10:23 pm

In Greek mythology, Dardanus (Δάρδανος), one of the sons of Illyrius (the others being Enchelus, Autarieus, Maedus, Taulas, and Perrhaebus) was the eponymous ancestor of the Dardanoi ( Δάρδανοι ). Some Roman writers proposed a connection between Dardani of the Balkansand the Dardans (Trojans) of the Troad, the popular version of the story being that a group of Dardan colonists had settled in the Balkans and had degenerated in their new Balkan home to a state of barbarism , becoming the Dardani.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4136
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: DARDANET - FISI I FUQISHEM PELLAZG!

#8

Post by Zeus10 » Sat Aug 01, 2009 10:32 pm

ALBPelasgian wrote:Lus ata qe kane mundesi te sjellin fragmentet e Homerit ku permenden Dardanet si aleate te Trojaneve?!

Homer, Iliad 3.421

Not for love verily were they fain to hide him, could any have seen him, for he was hated of all even as black death. Then the king of men, Agamemnon, spake among them, saying:Hearken to me, ye Trojans and Dardanians and allies. Victory is now of a surety seen to rest with Menelaus, dear to Ares; do ye therefore give up Argive Helen and the treasure with her, and pay ye in requital such recompense as beseemeth, even such as shall abide in the minds of men that are yet to be. So spake the son of Atreus, and all the Achaeans shouted assent.

τοῖσι δὲ καὶ μετέειπεν ἄναξ ἀνδρῶν Ἀγαμέμνων:
κέκλυτέ μευ Τρῶες καὶ Δάρδανοι* ἠδ' ἐπίκουροι:
νίκη μὲν δὴ φαίνετ'* ἀρηϊφίλου Μενελάου,
ὑμεῖς δ' Ἀργείην* Ἑλένην καὶ κτήμαθ' ἅμ' αὐτῇ
ἔκδοτε, καὶ τιμὴν ἀποτινέμεν** ἥν τιν' ἔοικεν,
ἥ τε καὶ ἐσσομένοισι μετ' ἀνθρώποισι πέληται.
ὣς ἔφατ' Ἀτρεί̈δης, ἐπὶ δ' ᾔνεον ἄλλοι Ἀχαιοί.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Hymniarber
Star Member
Star Member
Posts: 980
Joined: Tue Jun 02, 2009 5:04 am
Gender: Male
Location: Arbëria

Re: DARDANET - FISI I FUQISHEM PELLAZG!

#9

Post by Hymniarber » Sat Aug 01, 2009 10:43 pm

STRABO 3.295
On the contrary, the Pelasgians called the residents of Istros (the river Danube) as 'Hyperboreans, and they had contact with them before they returned to Greece.
Image
Fere libenter homines id quod volunt credunt

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4136
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: DARDANET - FISI I FUQISHEM PELLAZG!

#10

Post by Zeus10 » Sat Aug 01, 2009 10:45 pm

STRABO Book VII, Chapter 5

...for those who were most powerful in earlier times were utterly humbled or were obliterated, as, for example, among the Galatae the Boii and the Scordistae, and among the Illyrians the Autariatae, Ardiaei, and Dardanii, and among the Thracians the Triballi; that is, they were reduced in warfare by one another at first and then later by the Macedonians and the Romans..
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4136
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: DARDANET - FISI I FUQISHEM PELLAZG!

#11

Post by Zeus10 » Sat Aug 01, 2009 10:59 pm

Eshte per tu theksuar se Dardanus i cili themeloi Trojen, ka qene njekohosisht dhe nje nga mbreterit themelore te arkadianeve, te cilet mbahen si zemra e pellazgeve dhe vendi ku lindi pellazgu ishte Arkadia.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: DARDANET - FISI I FUQISHEM PELLAZG!

#12

Post by alfeko sukaraku » Sun Aug 02, 2009 7:45 pm

Zeus10 wrote:Eshte per tu theksuar se Dardanus i cili themeloi Trojen, ka qene njekohosisht dhe nje nga mbreterit themelore te arkadianeve, te cilet mbahen si zemra e pellazgeve dhe vendi ku lindi pellazgu ishte Arkadia.
eshte per tu cuditur pema e rrjedhes familiare te Trojes sipas Homerit...kjo peme duhet te studjohet hollesisht sepse nga kjo pjelle e mbajn veten shume mbreteri evropiane ..ashtu sikurse vertetoj edhe elena kocaqi tek ..Roli pelazgo ilire...

Ajo qe duhet te perqendrohemi me shume tek vepra e Homerit eshte Dodona e cila nuk mbahet mende mire nga Homeri --quhet Pellazge edhe vjen nga kohet me te vjetra.Dodona jone rreze Tomorrit tregon lidhjen mindis qyterimit te vjeter evropian edhe vazhdimesin e qytetrimit mesdhetare.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: DARDANET - FISI I FUQISHEM PELLAZG!

#13

Post by Arta » Thu Aug 06, 2009 2:13 am

Kur Dardanët bënin ligjin në Ballkan


Libri i ri “Mbretëria Dardane” i arkeologut të njohur, prof. Luan Përzhita, zbulon për herë të parë historinë 2400-vjeçare të Kosovës

Libri “Mbretëria Dardane”, me autor prof. Luan Përzhita, paraqet historinë e lashtë të shtetit më të ri në Europës, Kosovës. Ky botim shënon përpjekjen e parë në këtë fushë për njohjen e plotë të historisë 2400- vjeçare që kaloi populli shqiptar i Kosovës. Në mënyrë sintetike, libri pasqyron rrugën e gjatë mijëravjeçare të Kosovës së sotme, e cila në antikitet njihej nga emri i fisit ilir Dardan. Banorët e këtij fisi shtriheshin në veri të Novi Pazarit, Nishit, në të gjithë Kosovën, Maqedoninë Veriore, si dhe në verilindje të Shqipërisë. Që në lashtësi, kjo trevë vendosi kontakte kulturore me vendet fqinje, duke filluar në epokën neolitike, rreth 6000 vjet para Krishtit e më pas. Kjo kulturë depërtoi nga brigjet e Adriatikut, nëpërmjet luginave të lumenjve, si dhe një rrjeti rrugor që e lidhte Dardaninë me gadishullin Apenin.

Kultura materiale e përftuar nga gërmimet arkeologjike ka treguar se banorët dardanë kishin krijuar një njësi etnografike dhe kulturore, e cila ishte e njejtë me atë ilire në përgjithësi. Në historinë e lashtë, Shteti Dardan shfaqet në shekullin e IV para Krishtit, i cili, së bashku me mbretërinë ilire të Agronit, pësoi një rritje, e cila shprehet në rolin specifik që kjo mbretëri filloi në luajë në ngjarjet ndërkombëtare të asaj kohe. Mbretëria Dardane arrinte në veri deri te lumenjtë Vardar dhe Ibër me qytetin Nais (Nishin e sotëm), në jug kufiri shkonte deri te lumi Vardar, ndërsa në perëndim kufizohej me shtetin Ilir. Dardanët arritën që të bëhen një fuqi e madhe ushtarake gjatë sundimit të mbretit Bato dhe Monun. Në të gjitha aleancat, dardanët shfaqen si forcë kryesore në Ballkan. Në të gjithë territorin e Dardanisë kishte filluar që të zhvillohej programi i mbrojtjes së kufijve nëpërmjet ndërtimit të një serie kështjellash, si në luginat e lumenjve ashtu edhe përgjatë rrugëve të kalimit tregtar. Programe të tilla në antikitet organizoheshin vetëm nga mbretëri, të cilat ishin të administruara mirë.

Pothuajse e gjithë historia e lashtë e dardanëve na paraqitet si histori luftërash të pandërprera. Dardania luftoi me disa shtete të asaj kohe, siç ishin Maqedonia, Roma etj. Ushtria dardane ishte nga me të mirorganizuarat e asaj periudhe. Kjo u trashëgua dhe më vonë, kur një sërë perandorësh të Perandorisë Romake dhe më pas, të Bizantit, ishin ushtarakë me origjinë nga Dardania, ku mund te veçohet Justiniani. Gjatë sundimit të gjatë 400-vjeçar të Romës, Dardanët mbijetuan për të krijuar në shekullin IV pas Krishtit, Provincën e Dardanisë, një njësi administrative e organizuar në kuadrin e Iliricum-it. Mirëpo në tokatë e Dardanëve do të kalonin lumë dyndjesh të barbarëve, duke filluar nga shekulli IV e deri në shekullin e IX.

Ja se si përshkruhen masakrat e barbarëve në Dardani: …Më rrëqethet shtati, kur mendoj të tregoj për shkatërrimet në kohën tonë. Në vazhdim të njëzet vjetëve…goti, sarmati, kuadi, huni, vandalët dhe markomanët shkretojnë, plaçkisin dhe grabisin… Maqedoninë, Dardaninë, Dakinë… Kudo zi, kudo ofshe dhe hija e madhe e vdekjes.

Përballë kulturës së konsoliduar kristiane të dardanëve, sllavëve iu deshën gati 300 vjet që të mbaronin procesin e gjatë të kristianizimit të tyre. Ndërkohë, Dardania është e pranishme në të gjithë ngjarjet e rëndësishme të botës Bizantine. Shumë mbretëri të asaj kohe siç janë; Thrakët, Maqedonët, Dakët etj,. u zhdukën. Perandoria Romake, Bizantine dhe më pas, dyndjet sllave, ndryshuan përbërjen etnike të Ballkanit. Studimet kanë treguar se popullata e lashtë dardane mbijetoi për t’u shfaqur në shekujt e mesjetës me emrin shqiptarë. Po ashtu, analizat gjuhësore kanë përcaktuar se territoret e Dardanisë, pra Kosova e sotme e më gjerë, ka qenë pjesë e trevës gjuhësore të kryehershme të shqipes. Gjurmimet arkeologjike kanë treguar se popullsia dardane e ruajti më fort se gjetiu individualitetin dhe ndërgjegjen e saj etnike. I shkruar me profesionalizëm nga arkeologu i njohur, Prof. Luan Përzhita, mbështetur në fakte dhe dëshmi të pakundërshtueshme, libri hedh dritë mbi historinë 2400-vjeçare, e cila qëndron në themelet e shtetit të ri të Kosovës. “Mbretëria Dardane” është botuar nga Shtëpia Botuese “BOTART” në Tiranë
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: DARDANET - FISI I FUQISHEM PELLAZG!

#14

Post by alfeko sukaraku » Thu Aug 06, 2009 2:03 pm

Bravo Luanit.Pikerishte kete ndjenje e kete fryme kombetare duhet te ngreme ne qiell ne menyre qe te lehtesojm sadopak shpirtin e Pashko Vasos "Po sote shqypni pa m thuaj si je/oh porsi lisi i rrzum per dhe".Duke i kerkuar rrenjet tona te lavdishme do gjejm edhe theniet.."ti paskesh qene nje zonje e rande/burrat e dheut te thirrshin nane"

Vetem ne kete menyre do e zgjuajm ndergjegjien tone kombetare nga opiumi fetare greko-sllavo-turke
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: DARDANET - FISI I FUQISHEM PELLAZG!

#15

Post by ALBPelasgian » Sun Aug 09, 2009 9:25 am

Image
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”