Pashallaku i Beogradit gjatë sundimit Osman
Posted: Sun Aug 01, 2010 7:25 am
Prishtinë, Prill 2010
Pashallaku i Beogradit gjatë sundimit Osman
Sprova “Pashallaku i Beogradit gjatë sundimit osman”, sjell mjaft të dhëna dhe fakte historiografike për krijimin e shtetit serb që në vitin 1800 e tutje, duke argumentuar se serbët kanë ndjekur një politikë tejet agresive dhe ekspancioniste ndaj racave tjera në Ballkan, për t’i asimiluar, sidomos ndaj shqiptarëve, e që janë në hapësirat e veta autoktone prej shekujsh. Ky shkrim të kthen të historia jonë e hershme, sa tragjike por edhe sa e dhimbshme, duke mbetur në kujtesë për atë hapësirë të etnisë shqiptare, pra Sanxhaku i Nishit, vetëm toponimet e vendbanimeve shqiptare. Sidomos ky shkrim me karakter studimor sjell mjaft të dhëna për krimet dhe tmerret serbe ndaj shqiptarëve autoktonë që nga Sanxhaku i Nishit, deri ku shtriheshin shqiptarët në trojet e tyre etnike.Pashallëku i Beogradit gjatë sundimit Osman ka qenë njësi administrative ushtarake e Sulltanit. Në vitet 1800 ka filluar çlirimi i kësaj hapësire dhe ka vazhduar deri më 1875 me ç’rast janë çliruar dhe pastruar nga raca shqiptare dhe racat tjera ballkanike me përkatësi fetare myslimane edhe 6 nahije tjera.
Nga ky Pashallëk ka filluar krijimi i shtetit serb, i cili që nga themelimi ka ndjekur një politikë agresive ndaj racave tjera që nuk e pranonin asimilimin. Me pastrimet racore dhe fetare që bëri ky pushtet nga Lugina Moravës (ndër ta 150.000 shqiptar), regjimi i dinastisë së Obrenoviqve (1817-1903) vazhdon politiken e njëjtë dhe ja arrin që të thirr në jetë Principatën e Serbisë. Nga kjo principatë lëshohen urdhëresa të ndryshme me qëllim të vijimit të politikës së filluar dhe kështu më 1832 lëshohet urdhëresa me të cilën ndalohet qarkullimi i shqiptarëve dhe boshnjakëve në territorin e saj. Kjo urdhëresë i drejtohej kryesish vendasve shqiptar dhe boshnjak d.m.th ata duheshin të paraqiteshin si serb përndryshe pasonte dënimi me 25 goditje me shkopinj. Pas dy viteve (1834) po nga zyrtarët e kësaj principate lëshohet urdhëresa që ushtria e rregullt e posa formuar të djegë fshatra nga që nuk i nënshtroheshin asimilimit.
Me Paqen e Parisit më 1856, kjo principatë e fiton një lloj mbështetje nga fuqitë e mëdha, dhe këtë mbështetje e shfrytëzon për të larguar të gjithë shqiptarët nga qyteti i Shumadisë dhe nga Hercegovina.
Më 2 mars 1865, Knjaz Mihaili nxjerrë ligjin për kolonizimin e vendeve të marra nga të ndjekurit. Ky ligj edhe fillon të zbatohet me përqendrim në Sanxhakun e Nishit dhe Pirotit. Ishte kjo koha gjatë mbajtjes së Kongresit të Berlinit dhe qëllimi ishte që të krijohen fakte për pranimin e principatës si shtet.
Gjatë fazës së dytë të pastrimit, ka fundi i shekullit XIX , shqytarët ishin përqendruar në qytete, qyteza si Qupri, Paraqin, Uzhic, Krushec, Aleksinc, Karanovc(Kraleve) dhe Beograd dhe pjesa dërmuese në Sanxhakun e Nishit në qarkun e Toplicës (rrethi i Prokupljes, Dobriqit, Kosanicës, Jablanicës e Pustarekës dhe Kurshumlisë), në qarkun e Vranjës (rrethin e Polanicës, Gerdelicës, Masuricës, Pqinjat, Inogoshej etj.) si dhe në qarkun e vet Nishit dhe qarkun e Pirotit. Nga regjistrat e publikuar deri më tani dihen gjithsej 551 vendbanime dhe po ashtu ka shënime indirekte të cilat flasin për rreth 700 vendbanime.
Faza e dytë e pastrimit
Pastrimet etnike deri më 1923 (raca serbe, gorane dhe boshnjake = racë serbe). Gjatë luftës ruse-turke të Krimit në vitet 1877-1878 fillon rritja e intensitetit të dëbimit që shënon edhe fazën e dytë të dëbimit masiv. Mbajtjes së këtyre viseve nën kontroll ju vijën nën ndihmë edhe reparte ushtarake e vullnetarë të racës rus.Pushtimi i territoreve turke, siç ishte predikuar në perëndim në fakt ishte pushtimi i territoreve të pa mbrojtura shqiptare apo të mbrojtura në një organizim të nivelit të ulët. Gjatë këtij operacioni ruse-serb gjejnë vdekjen mbi 35.000 shqiptarë të moshave të ndryshme. Shumica e tyre ishin të masakruar në forma të ndryshme si therje, djege (së bashku me shtëpinë), hedhje në lumenjtë të ngrirë etj. Në anën tjetër ky operacion fillon me plaçkitje në forma të ndryshme si dukat, stolit e deri te mobiliet, shtroj-mbuloj, veshjet, parat, drithërat, bulmetrat, bagëti etj dhe pas krijimit të terrenit të përshtatësh hynin ushtritë çlirimtare (Metodat e ushtrisë sllave).
Këtë e dëshmojnë radhët në "Udhëtimi në Serbinë e Re":
Disa familje shqiptare iknin dhe tërhiqeshin në luginat e lumit të Moravës Jugore, nëpër te ftohtit të madh, pran rrugës nëpër grykën e Gerdelices deri te Vranja dhe Kumanova, shiheshin fëmijë te hedhur dhe te vdekur dhe pleq te ngrirë. Tërheqja ka qen tragjike, kuajt dhe qet tërheqshin ngadalë qerret nëpër borë,sepse qerre kishin pakë .Disa fëmije të hedhur, të humbur apo gjysmë te vdekur nga lodhja dhe uria kanë qen të ënjtur dhe të fryrë si daullja, disa i linte shpirti atëherë kur tanët i ushqenin ose pas ngrënies”. E gjithë kjo bëhej me qëllim të transformimit të racës sllave të Pashallëkut të Beogradit në një komb brenda kufirit të një shteti. Si do që të jetë, pas pastrimit nga raca shqiptare dhe racat tjera që nuk pranonin të ishin pjesë e kombit të racës serbe, shteti i tyre bënte planifikime për krijimin e sigurisë së shtetit të tyre. Këto qëllime më së miri i shpjegon Jovan Haxhivasileviq kur fletë për pushtimet në jug të shtetit serb kur thotë se "dëbimi i shqiptarëve u bë me qëllim që Serbia të bëhet shtet i pastër nacional dhe te krijohet mundësi që aksioni serb në të ardhmen të drejtohet ka pjesët e Kosovës".
Si do që të jetë nga këto vise për një kohë te shkurtër u bë pastrimi etnik mbi 700 fshatrave e vendbanimeve shqiptare me një popullsi rreth 300.000 veta. Në vend të tyre u vendosën sllavë dhe malazezet besnik te regjimit. Popullata e dëbuar shqiptare nga Sanxhaku i Nishit, kryesisht u vendos ne territorin e Kosovës së sotme, disa u vendosen ne territorin e Maqedonisë, e shumë përtej Bosforit, në Anadolli e më tutje. Ekzistojnë të dhënat e fshatrave në Kosovë, në të cilat u vendosen kjo popullatë.
Lokalitete shqiptare në Principatën serbe (1817-1865)
Kjo listë tregon lokalitete në të cilat kanë banuar shqiptarët e dëbuar nga Sanxhanku i Nishit. Ky dëbim është bërë gjatë krijimit të principatës serbe në teritorin e Pashallëkut të Beogradit e cila në fillim kishte për qëllim krijimin e principatës brenda kufinjëve të pashallukut por me mbështetjen e fuqive të kohës i rrit aspirata dhe pushton edhe teritore të viseve e racave tjera që po ashtu ishin të okupura nga perandria osmane. Lista është sipas ABC-së Vini Re! Shumica e vendbanimeve janë zhdukur nga faqja e dheut dhe ekzistojnë vetëm në letra të mbyllura në arkive.Listat e vendbanimeve
Listat e vendbanimeve janë të krijuara bazuar në shkronjën e parë të emrit të vendbanimit për hirë të identifikimit sa më të lehtë.Vendbanime me A:
Alikinci, Alabana ,Arbanashka, Arbanashci, Araqa, Hasanovci (edhe Asanovic).
Vendbanime me B:
Balltiqi, Barllova, Bajshtica e Epërme, Bajshtica e Poshtme, Balinovci, Baca, Banjska, Bajqiqi, Bajqinca, Buci, Borova, Banja e Repanjës, Bajqinovci, Bardyzi, Banja, Babviqevci, Babatica, Babishevci, Banjabara, Bajra, Batushica, Barlova, Berila, Bedila, Bellanica, Belibregu, Bellotini, Bellobregu, Bellanovci, Berxhika, Beselica, Berbatofci, Bellpola, Belegu, Bubavci, Berjana, Beashtica e Poshtme, Binovci, Bllaca, Boka, Borovci, Borinci, Bojniku, Bunovci, Bogujevci, Bujanovci, Bugujevci (në rrethin e Jabllanicës), Buzhurana, Breznica, Bresternavi, Brallova, Brajshori, Branina, Bresi, Brezniqiqi, Breznica, Bullatovci, Buqinca, Bublica, Bufca, Burevica, Burinci, Budeci, Bumbereku, Bullaini, Bukollrami, Bukozhani, Bukovagllava, Bushtrani, Buqinca, Byqmeti i Epërm, Byqmeti i Poshtëm, Byqmeti i Mesëm, Bugunuvci.
Vendbanime me C:
Cervaneku, Cernoverni, Cerrcavci i Epërm, Cerrcavci i Poshtëm, Cerrnatova;
Vendbanime me Ç:
Çestelina, Çiftliku, Çokoti, (një ne qarkun e Nishit e një në Jabllanicë), Çukovci.
Vendbanime me D:
Dankoviqi, Devotini, Dedinca, Devqa e Epërme, Degermeni, Dediqi, Dekutina, Deshullovci, Dedishka, Dikovci, Dllugojnica, Dobratiqi, Debrejance, Dobrasheva, Dobridolli, Dragideli, Dragusha e Epërme, Dragusha e Poshtme, Dranica, Dragobuzhda, Draganci, Drevina, Drenova, Drenci, Drenovci, Dubrava, Dubranja, Dubnica, Durnjaci, Dubova, Dugidelli, Dugolluka, Dublica, Dukati, Drugalevci, Dubulevi.
Vendbanime me G:
Gazdara, Gajtani, Gabinca, Graica, Granica, Gesolica, Gegla, Gerguri (në Jabllanicë), Gerguri (në rrethin të Prokuples), Gojnofci, Gopnja, Gollaku, Govori, Grabofci, Gragoqevci, Grabovica, Gerbafci, Grebolica, Gllasoviku, Gllasnoviqi, Gradni, Gunjaraku, Gurivica, Gubetini, Gurgurofci, Gurgurova, Gurgora.
Vendbanime me Gj:
Gjemnica, Gjelekari, Gjelekara, Gjaka e Epërme, Gjaka e Poshtme, Gjukella, Gjorgjefci, Gjushica, Gjingjusha, Gjurkofci, Gjurefci, Gjikolli, Gjurgjefci.
Vendbanime me H:
Hergaja, Huruglica e Epërme, Huruglica e Poshtme.
Vendbanime me I:
Igrishta (e Vranjës), Igrishta (e Pusta Rekes), Ivankulla, Ivanja, Izumna.
Vendbanime me J:
Jabuqa, Jakofci, Jashanica e Epërme, Jashanica e Poshtme, Jellashinca.
Vendbanime me K':
Kamenica, Katundmorina (rrethi i Nishit), Komotena, Kumareva, Kallabofci, Katuni, Kacabaqi, Katiqi, Kapiti, Klaiqi, Klisurica, Konjufci, Koprani, Konxheli, Korbevci, Kodra, Konjuva, Konjuhi, Kojqiqi, Koqane, Kremenata, Kertoku, Krivaqa, Krushevica, Kerqmara e Epërme, Kerqmara e Poshtme, Kovanlloku, Kutllovci i Epërm, Kutllovci i Poshtëm, Kuqi, Krushevica, Kutllova, Kutllat, Kozmaqi, Koznica, Kordinci i Poshtëm, Kordinci i Epërm, Kastrati, Kallabovci, Kalimanca, Koshareva, Konjina.
Vendbanime me L:
Legatica, Lebofci, Levqa e Epërme, Lebana, Leci, Leskovabara, Lepanja, Leboshtica, Letovnishte, Leturna ,Lumeqi, Lepenica, Lipovica, Lusha.
Vendbanime me Ll:
Llallinca, Llazalla, Llapashtica, Llozana, Llozna, Llopetinca, Llugiqi, Llumnica, Llukova, Llugari.
Vendbanime me M:
Manistirishta, Masurica, Magashi, Mazareqi, Maleivci, Makovci, Magova, Magarenja, Marovci, Maqedonci, Maqestena, Magjera, Maqina, Maqkovci, Matarova, Matajevci i Madh, Matajevci i Vogël, Merqezi, Megja, Maqkovci, Mekishi, Merofci, Mesgraja, Megjuana, Mehanja, Mealica, Mernica, Medveci, (Merqa, Mellova, Merveshi, Mekishi, Meshica, Merkonja, Merlaku, Merkoviqi), të gjithë këta emra në kllapa janë me e paza pas M, Megjurova, Milina, Miroqica, Mikullofci, Mikulani, Mirovci, Miroshevci, Milivojci, Miskiqi, Mirosllavi, Mirinca, Mihalica, Molla e Kuqe, Momqilli, Mugosha, Muzaqa, Muqena, Muleviqi.
Vendbanime me N:
Novosella, Neredovci i Epërm, Neredovci i Poshtëm, Negosavla, Novosella (nëqarkune e Toplicës), Novosella (në qarkune e Vranjës), Neveda, Nelaku, Nesushta.
Vendbanime me O:
Orlishte, Orana, Orlana, Oraqi, Obertinca, Obllaqina, Ostrogllava, Obarda, Orashci.
Vendbanime me P:
Paqarada, Parada, Pasjaqa, Pasjaqa (Nish), Pavllovci, Pallata, Pashici, Petrovci, Pevatica, Perunika, Pestishi, Pestini, Petrila, Pertata, Peqenci, Pokofci, Pervetica, Peroshtica, Pllana e Madhe, Pllana e Vogël, Plakova, Plloqniku, (përkatesisht Pllashniku i Epërm), Pllashniku i Poshtëm, Poterzhani, Popovci, Popova, Poturqoi, Pareqi, Pollomi, Pollomi (në qarkun e Vranjës), Pollomi (në qarkun e Prokuples), Prebeza e Epërme, Prebeza e Poshtme, Prekoqna, Pretreshnja, Prekodelli, Prekedini, Prevallci, Preboji, Preseka, Prekopqellnika, Prekopuca, Prekorogja, Prekashtica, Preobrazhenja, Preopollci, Piskala, Pishteva, Pustoshillova, Pustovojllovci, Pukovci, Pupovica.
Vendbanime me Q:
Qyqalla, Qunglla.
Vendbanime me R:
Radeci, Radovci, Rabovci, Rafuna, Rakovica, Rashka, Rashica, Rastelica, Raqa, Rasuhaqa, Ramabaja, Ramnishta, Ravnishori, Ravnareka, Rashevci, Rataji, Rastavica, Rumanovci, Raputofci, Rastavica, Rasturrula, Ragjenovci, Radinovci, Ramadeni, Relinci, Reçica e Epërme, Reçica e Poshtme (në Toplic), Teçica e Leskovcit, Retkoceri i Epërm, Retkoceri i Poshtëm, Resinci, Ribinci, Rudari, Rukofci, Runjiku, Rubofci.
Vendbanime me S:
Samakova, Sellova, Seoce, Sekicolli, Seqinica, Selishta, Sekiraqa, Sllavnica, Sllamniku ,Sllabniku, Sllatina, Siarina, Slishani, Slivnica, Slivova, Simnica, Sinanova, Sodarca, Skobari, Skoverqa, Statovci, Stublla, Stashillova, Starasella, Starobanja, Surdulica, Suvidolli, Suvojnica, Suvamorava, Sudimla, Svinjisishte, Sfirca, Svinjarina, Sfarqa e Epërme, Sfarqa e Poshtme, Sagonjeva, Samarinci, Sagorjeva, Studenci, Spanca, Smrdani, Stropska, Smiloviqi, Stullca.
Vendbanime me Sh:
Sharprinci, Shahiqi, Shqrrlinci, Shahinovci, Shatra e Epërme, Shatra e Poshtme, Sharci, Shanalluka, Shuliqi, (përkatesisht: Shylyshi), Shillova, Shipovci, Shishmanovci, Shirokonjeva, Shulemaja, Shushnjaku, Shtullca.
Vendbanime me T:
Talirofci, Terstena, Ternava e Poshtme, Ternave e Epërme, Ternava (Nish), (Terpeza, Terrha, Termkolli, Terbunja e Epërme, Terbunja e Poshtme, Ternavillazi) të gjithë këta emra në kllapa janë me e-paza pas T, Tena, Tihofci, Toqani, Toverlani, Toshi, Topllaci, Topanica, Togaqevci, Treqaku, Trebinja, Tullari (Jabllanic), Tullari (Prokuple), Tmava, Turjana, Tupalla, Tupalla (Nish), Turqica, Tubuzhde.
Vendbanime me U:
Umi, Uzllok, Ushi.
Vendbanime me V:
Vardeniku, Vardini, Vasiqevci, (Verbica, Verbova, Verbovci, Vertopi) të gjithë këta emra në kllapa janë me e-paza pas V, Vrella, Vagermeni, Veqa, Vllasa e Epërme, Vuqaku, Vishesella, Vitosha, Vllahinja, Vllasa (e Prokuplës), Vllasa (e qarkut të Vranjës), Vllahova, Vova, Vojllovci i Epërm, Vodica, Vojiznova, Verbovci i Epërm, Vrezhina e Poshtme, Visoka, Vershefci, Vranovci, Vuqjaku, Vukojefci, Vuqa, Vujanova, Vujiznova (Nish).
Vendbanime me Z:
Zagragja, Zaravinja, Zllatokoni, Zakishenje, Zuqa, Zllata, Zubuvci, Zebica.
Vendbanime me Zh:
Zhapska, Zhegrova, Zhdelova, Zhinipotoku, Zhitorogja, Zhuqa, Zhuqi.
Qytete:
Prokupla, Kushumlia, Leskoci, Vranja, Nishi, Sharqoj, Sheherqoj (Piroti), Bellapallanka, Tërni.[/color]