Page 1 of 1

Helenizimi i Shqipetareve me anen e fese orthodokse!

Posted: Fri Aug 07, 2009 1:26 am
by Arta
Helenizimi i Shqipetareve me anen e fese orthodokse!


Shën Kozmai, profeti antishqiptar - > nga SHERIF DELVINA
Sipas tij, duhej braktisur shqipja e duhej mësuar të flitej e shkruhej vetëm greqisht.

Në vitet 1768-1774 dhe 1775-1779, Patrikana Ekumenike dërgoi në vendin tonë Kozma Etolianin (1714-1779), i cili kishte kryer studimet në Malin e Shenjtë, Athos. Klerikët grekë, para se të vinin në vendin tonë, shpesh mësonin se si t‘i kryenin shërbesat fetare në manastiret e atij mali. Misioni i Kozma Etolianit ishte sa delikat, aq edhe i rëndësishëm. Ai vinte në Shqipërinë e Jugut për të realizuar qëllimin që të krishterët ortodoksë shqiptarë t‘i kthente në grekë. Kozma Etoliani predikoi në Shqipërinë e Poshtme (Epir), Thesali, Maqedoni etj. Ai kërkonte që në Shqipërinë e Jugut të përbuzej dhe të braktisej shqipja dhe në vend të saj të flitej dhe të shkruhej vetëm greqisht.

N.Tomadakis, profesor në Universitetin e Athinës, thekson: "Misionari i madh, Kozma Etoliani, punoi për fuqizimin e fesë së krishterë dhe për përparimin e arsimit në territorin e Vorio Epirit, ai ra martir për epirotët e veriut dhe për kombin tonë". Është për të vënë në dukje se historiani K.Amantos, anëtar i Akademisë së Athinës dhe profesor i Universitetit, pohon: "Legjendari Kozma Etoliani punoi më shumë se kushdo për krishtërimin dhe shkollat… Ai qe ndër dëshmorët e parë që ra për helenizmin e të krishterëve të Epirit të Veriut". Po ashtu, në librin "Vendet greke në histori, Epirus, analizë dhe histori greke", me botues të përgjithshëm anëtarin e Akademisë së Athinës, M.B. Sakelariou, Athinë, 1997, fq. 317, pohohet: "Përmes punës së tij, Kozma Etoliani dëshmoi vetëm se ishte zëri më autentik i kombit grek gjatë periudhës së pushtimit osman". Këtë "shenjtor" akademiku në fjalë e quan "martir të kauzës së kombit të tij grek, një nga figurat më të ndritura, i cili punoi me të gjitha forcat e tij për përgatitjen e rilindjes së kombit grek".

Vasil Krapsiti në "Historia e Paramithise", kapitulli III, flet për veprimtarinë e Shën Kozmait. Ky historian grek i ditëve tona, në faqen 37 të këtij libri, Shën Kozmanë e quan "shpëtimtar të etnisë greke në hapësirën e Thesprotisë". Ndërmjet të tjerash, ai na thotë: "Ky apostull i krishtërimit, kudo që shkonte në Epir vendoste kryqe dhe ishte luftëtar i flaktë i fesë së krishterë dhe i helenizmit". Sipas këtij autori, merita më e madhe e tij ishte hapja e shkollave greke. Kështu, "Shën Kozma Etoliani ‘zgjonte‘ ndërgjegjen etnike të helenëve të skllavëruar, duke ngritur shkëmbinj rezistence për grekët".

Po e citojmë këtë autor, i cili na përmend fjalët e Shën Kozmait të thëna në mbledhjen e Shën Donatos (Paramithi): "Le t‘i shmangemi, vëllezërit e mi, mendjemadhësisë, që është krijesa e parë e shejtanit dhe rruga që të çon në katastrofë, prandaj duhet të jeni kokulur; kokultësia është rruga e engjëjve, ajo të çon në parajsë".

Suliotët u tronditën kur dëgjuan këto fjalë të tij, madje disa u egërsuan. Atëherë Kozmai u tha: "Më vjen keq për ju, për kryelartësinë që kini". Dhe duke shkundur këpucët, vazhdoi me këto fjalë të ashpra: "Këmba ime këtu nuk do të shkelë herë tjetër. Nëse nuk i lini këto që bëni, do të shpërbëheni".

Më vonë, duke parë armët e suliotëve të varura nëpër pemë, Kozma Etoliani u tha atyre me mllef e cinizëm: "Kjo kokëfortësi që keni do t‘ju marrë në qafë. Në ato degë që ju sot varni jataganët, do të vijë një ditë që jevgjit të varin sazet e tyre".

Autori i "Historisë së Paramithisë" shkruan edhe se "puna e Shën Kozmait me Sulin ishte një detyrë e pastër dhe etnike. Ai u përpoq që t‘i bindte suliotët të largoheshin nga çdo veprim i armatosur". Mirëpo suliotët nuk e dëgjuan Kozmain. Ata luftuan e nuk i braktisën traditat e tyre, ndaj dhe fituan pavdekësinë.

Suliotët ishin shqiptarë dhe nuk ishin etni greke. Hobhausi na thotë se suliotët i zhvillonin luftërat sipas mënyrës shqiptare. Po kështu edhe Liku e quante Sulin vend shqiptar, ndërsa Pukëvili ndarjen e suliotëve në fara e quante zakon mbarëshqiptar. "Në Sul, çështjet gjyqësore, na thotë Liku, rregulloheshin në atë mënyrë si në të gjithë Shqipërinë". Suliotët ishin të krishterë. Dihet se Foto Xhavella qe vëllam me Ismail Pronjën e Paramithisë, kurse Marko Boçari shkroi një fjalor me qëllim që shqiptarët të mësonin greqisht. Edhe Napolon Bonaparti u detyrua t‘ia heqë komandantin grek regjimentit shqiptar në shërbim të Francës, në të cilin pjesa dërrmuese ishin suliotë, sepse ata nuk pranonin të kishin në krye të tyre komandant grek.

Lind pyetja: Cili është krishtërimi i Shën Kozmait?

Më së pari do të bëjmë të ditur kuptimin e fjalës "i shenjtë". Shenjtor shpallet një person që i qëndron besnik i mësimeve të Krishtit dhe kishës së Tij, që kanonizohet si i tillë nga një kishë lokale ose universale. I shenjtë është besniku i kishës ortodokse, i denjë për nderim dhe format e kultit lejohen për atë që shpallet i shenjtë. Shenjtorit i bënin një sërë nderesh si për shembull: i kujtohet emri në lutjet, me emrin e tij mund të emërohen kisha, mund t‘i ekspozohet trupi në altar. Ai, gjithashtu, mund të deklarohet një shenjt mbrojtës i një qyteti ose i një vendi.

Shën Kozmai predikoi në shumë vende të Shqipërisë, që nga Suli e gjer në Krujë. Më poshtë po botojmë një faksimil të marrë nga dorëshkrimet e tij dhe të botuar nga Georges Freris, marrë nga "Pasqyrë historike e letërsisë", revista "Agora", Janinë, 1984, fq.20 (A.Konstantokopulos, Ellenike glosa sta Balkania, Janinë 1988, fq.35).


Kështu foli Shën Kozmai:

" ...Fëmijët tuaj të mësojnë greqisht..."

"Dërgoni fëmijët tuaj të mësojnë greqisht për arsye se kisha jonë është greke. Dhe ti, vëllai im, po nuk mësove greqisht, nuk mund të kuptosh ato që thotë kisha jonë. Më mirë, vëllai im, të kesh shkollë greke në vendin tënd se sa të kesh burime dhe lumenj. Cilido i krishterë, burrë apo grua, që më premton se brenda në shtëpi nuk do flasë shqip, le të ngrihet në këmbë dhe të ma thotë këtu. Unë do t‘i marr atij të gjitha mëkatet në qafën time, që nga dita e lindjes së tij deri më sot, do t‘i porosit të gjithë të krishterët që t‘i flasin dhe do t‘i shlyej të gjitha mëkatet. Ai nuk do ta gjente këtë rast sikur të jepte para me mijëra". (Predikimi 7 drejtuar shqiptarëve të Epirit)

Këtu shihet qartë se Shën Kozmai i ftonte shqiptarët dhe sidomos fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë ortodoksë, që të mësonin greqisht, sepse kisha ortodokse, sipas tij, është greke dhe ajo nuk mund të bëhej kurrë shqiptare.

Sa në kundërshtim bien këto fjalë të tij me Jezu Krishtin, i cili i çoi apostujt e tij që të predikonin doktrinën fetare të krishterë në popujt e ndryshëm të globit, por në asnjë mënyrë që këta popuj të ktheheshin në grekë. Jezu Krishti u pat thënë apostujve: "Shkoni e bëni dishepuj nga të gjithë popujt, duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit të Shenjtë dhe duke i mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që unë ju kam urdhëruar!" (Mateus 28:19)

Krishtërimi i Shën Kozmait nuk ishte krishtërimi i Jezu Krishtit, por një krishtërim i sajuar nga Patrikana e Stambollit, një krishtërim krejtësisht i veçantë, aspak ndërkombëtar dhe qiellor, pra, larg atij që ka predikuar Krishti. Ky lloj antikrishtërimi, që flet në emër të krishtërimit, ka për Ungjill shovinizmin grek.

Shën Kozmai na thotë se "raca shqiptare është greke". Me këto fjalë Shën Kozmai gënjen përsëri. Ja një përgjigje shkencore që e hedh poshtë këtë sajesë shoviniste: antropologu me famë botërore, Pitardi, në librin e tij "Historia e racave njerëzore", kur flet për racën tonë thotë: "Është e vështirë të gjesh një popull ku tiparet antropologjike të jenë më të qarta", ndërkohë që për Greqinë ai pohon po në këtë libër se "ajo është pasqyrë e popujve të Ballkanit". Këtë gjykim të Pitardit mbi racën shqiptare e pranojnë shumë antropologë të tjerë, që kanë bërë matje mbi të gjallë e mbi të vdekur në Greqi e Shqipëri.

Ky "shenjtor" theksonte me të madhe se "atë shqiptar që nuk do të fliste shqip në Shqipërinë e Jugut do ta bënte të lumtur sa të ishte zot i mijëra parave".

Është pra Shën Kozmai ai që, megjithëse "shenjtor", na thotë këto gjepura. Ai i këshillon të krishterët që të mos preferojnë pazaret e çifutëve. Shpesh herë Kozma Etoliani na bën të qeshim me fjalët e tij. Po japim një nga thëniet e tij:

"Mos pini raki të prodhuar në fabrikat e Evropës. Sepse në atë raki çifutët lajnë të vdekurit e tyre që t‘ju ndotin juve. Çifutët janë pogromet e antikrishtit". "Mos blini te çifutët". Parulla të tilla të çmendura antisemite do të konkurronin edhe nazizmin e Hitlerit të viteve ‘30-të, kur në vitrinat e dyqaneve të çifutëve skuadrat e SS-ve shkruanin "Kauft nicht bei Juden" (Mos blini te çifutët). Por "i shenjti" Kozma nuk u ndal këtu në çmendurinë e tij antisemite. Ai është i vetmi prift, që në mënyrë të hapur ka nxitur pogromet antiçifute.

Shën Kozmai, më 22 gusht 1777, vizitoi Beratin dhe atje i këshilloi beratasit që të bëjnë pazar të shtunën (sepse çifutët atë ditë e kanë pushim) dhe askush prej tyre, vijoi shenjtori i Vorio Epirit, të mos bëjë pazar të dielën te çifutët. Kështu që Shën Kozmai, për shkak të urrejtjes ndaj çifutëve, arriti t‘u ndërrojë beratasve edhe ditën e pazarit.

Në Samarinë pjesa më e madhe e popullsisë ishte vllahe. Ai u fliste vllehve kundër gjuhës së tyre. Shën Kozmai u thoshte atyre se "Perëndia e konsideronte veten të fyer kur dëgjonte lutje ose lavde në gjuhën vllahe. Që Perëndia të dëgjojë lutjen e besimtarëve ortodoksë, ata duhet t‘i bëjnë ato në greqisht", thoshte ky predikues shoven. Le të shohim ç‘thotë më tej Kozma Etoliani për gjuhën vllahe, citojmë: "Perëndia kur flet me engjëjt, flet në gjuhën greke dhe kur i shfryn djallit, përdor gjuhën vllahe" (arkivi qendror i shtetit rumun).

Absurditete të tilla njihen plot te Shën Kozmai. Njerëzit vdesin, eksperienca e marrë në shkollë ruhet e transmetohet brez pas brezi. Shën Kozmai kërkonte që të transmetoheshin brez pas brezi vetëm mësimet e marra në shkollat greke. Sipas tij, duhej që shqiptari i Shqipërisë jugore ta ndjente veten grek medoemos. Një nga historianët më me zë të Greqisë së sotme, Dr.Vakalopullos, në "Historinë e helenizmit të ri" vëllimi 4, fq.442, shprehet kështu për Kozma Etolianin: "Ai ktheu rrymën e ngjarjeve dhe vulosi me kristianizmin e tij dukuritë shoqërore dhe kombëtare (greke - Sh. D.), veçanërisht në Shqipërinë jugore dhe Epir". Me të drejtë rilindësit tanë lëshuan thirrjen patetike: "Jashtë gjuha greke nga shkollat tona, nga kishat tona". Revista "La nazione albanese", viti 1897, nr. 9, fq .4, shkruan për figurën dhe detyrën e priftit këto fjalë: "Prifti duhet të jetë sjellës i vërtetë i qytetërimit dhe i progresit me ligjin e tij të dashurisë. Këtu, në Shqipëri, në shumicën e rasteve, ai i shërben prindvrasjes, ai është despot dhe më tiran se vetë pushtuesi. Ai, me armën tejet të fuqishme të fesë, në vend që të ndriçojë masat me gjuhën e shenjtë dhe me dashuri për atdheun, është kthyer në një skllav që i shërben injorancës dhe paragjykimeve. Ai është bërë një instrument i verbër i një politike antipatriotike. Prifti është një dhelpër greke, që emrin e atdheut e ka zëvendësuar me atë të Greqisë. Prifti imponohet dhe sundon. Edhe pushkët vrasëse kanë zënë vend në kishë, kështu që është reformuar kulti i Jezu Krishtit". (sqarim: artikullshkruesi në këtë artikull e ka fjalën për priftërinjtë grekë në Shqipërinë e Jugut - Sh. D.).

Në predikën e parë, Shën Kozmai thekson: "Të gjitha fetë e botës janë mashtruese, vetëm feja ortodokse është pa të meta dhe e shenjtë" (Predikimi 1). Të vjen keq kur merr vesh se kryepeshkopi Janullatos është anëtar nderi i shoqatës "Miqtë e Shën Kozmait" dhe se ky "shenjtor" bën pjesë në kalendarin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Vlen të mbahet mend dhe të mos harrohet shprehja e antishqiptarit të tërbuar Sebastianos, ish-mitropolit i Drinopolit, i cili e quan Shën Kozmain "dishepull të vërtetë të Krishtit" (!) Sot në Shqipëri ndërtohen kisha dhe për fat të keq, ndonjë kishe i vihet emri i Shën Kozmait, këtij antishqiptari të tërbuar. Ndërkaq Faik Konica vazhdon të thërrasë nga varri: "Ka 15 vjet që po bërtas: Mend, mend, mend! Kjo mospasje e mendjes na bëri lodër të "grekëve".

Për Vasil Krapsitin, Shën Kozmai ishte luftëtar i helenizmit. Po kështu dhe për historianët e tjerë grekë, që kanë nostalgji dhe kërkojnë të rikthejnë Perandorinë Bizantine.

Duke studiuar veprimtarinë e gjithanshme të tij, kushdo del me përfundimin: nëse shenjtorët janë simbole të dashurisë e të humanizmit, Kozma Etolianin nuk e lidh asgjë me ta, sepse ky klerik grek ishte thjesht një emisar politik i shovinizmit grek dhe erdhi në Shqipëri për të mbjellë përçarjen dhe urrejtjen midis shqiptarëve dhe për të helenizuar totalisht ortodoksët shqiptarë.

Për "shenjtërinë" e Shën Kozmait, me të drejtë prof. Pëllumb Xhufi shkruan: "Me gjithë meritat e tij të padyshimta në favor të ‘helenizmit‘, kisha greke u kujtua mjaft vonë për shenjtërimin e Kozma Etolit, gjë që ndodhi në fund të viteve ‘20-të të shekullit XX. Pasi kishin dështuar për ta marrë të ashtuquajturin Vorio-Epir me luftë, apo me marifete politike, qarqet nacional-klerike greke vendosën të shpallin ‘luftën e shenjtë‘ për Vorio-Epirin nën flamurin e Shën Kozmait".

Është për të theksuar se akademiku Kristo Frashëri, për "shenjtorin" e lartpërmendur shkruan: "Kozma Etoliani nuk ishte vetëm një misionar i ortodoksisë fanariote, por siç e pranojnë historianët e sotëm grekë, mbi të gjitha një flamurtar i flaktë i helenizmit". (Gazeta "Korrieri" Nr. 292, 8 Dhjetor 2004).

Për manastirin e Shën Kozmait në Kolkondas, historiani Pëllumb Xhufi është i mendimit se manastiri i tij në Kolkondas, i një antishqiptari të tillë, u ndërtua nga Ali Pashë Tepelena. Po kështu, prof. Xhufi na bën të ditur: "Mjafton që rajatë të rrinin urtë dhe t‘u paguanin detyrimet feudalëve, sepse Shën Kozmai nuk ua kursente ndihmën me predikimet e tij. Nga një logjikë e tillë dritëshkurtër nuk shpëtoi dot as Ali Pashë Tepelena". ("Dita informacion", gusht 1996).

Gazeta "Ngjallja", organ i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, në numrin e saj 8 (163), të gushtit 2006, në një artikull kushtuar Shën Kozmait, midis të tjerash citon: "... prania e tij në jetën e përditshme të besimtarëve nëpërmjet lutjeve që i drejtohen shenjtit, rrëfimit të "bëmave" e profecive të tij e deri tek emri i bekuar Kozma, që mbajnë qindra e qindra vetë të të gjitha moshave". I bëjmë të ditur artikullshkruesit se vëllezërit tanë ortodoksë nuk kanë të pranishëm në jetën e përditshme Shën Kozmanë, flamurin e flaktë të helenizmit, pasi emri Kozma ka ekzistuar qindra vjet para të vinte Kozma Etoliani, siç është rasti i shenjtorëve të nderuar, vëllezërve Kozma dhe Damiani, të martirizuar në vitin 287, në kohën e Perandorit Dioklecian në qytetin Çiri të Antiokisë. Për nder të tyre arbëreshët e Italisë emëruan Komunën San Cosmo Albanese (Shën Kozma Shqiptari). Duke rendur pas asaj logjike të zymtë, nxjerrim si përfundim që s‘ekziston asnjë lidhje ndërmjet Josif Stalinit dhe Shën Josifit dhe çdo Josifi tjetër që gjendet në botë.

Shën Kozmai është pararendës i helenizmit. Kjo është treguar qartë në letrën që "i shenjti" i dërgoi vëllait të tij, Hrisantosit, pak muaj para "martirizimit të tij", ku numëronte shkollat që ai vetë kishte ngritur dhe thoshte: "Unë kam parë 30 provinca dhe kam ngritur dhjetë shkolla greke e 200 të tjera për arsimin fillor, ...". Dhe pjesa më e madhe e këtyre shkollave ishin në "Epirin e Veriut". Ishin të gjitha shkolla greke dhe një fakt i tillë e bën Kozma Etolianin padyshim një pararendës të helenizmit, por jo aspak një promotor të arsimit tonë kombëtar, siç është shprehur badjava ndonjë adhurues shqiptar i tij.

E shohim të arsyeshme të shpjegojmë termin "helenizëm" për t‘ua bërë të qartë lexuesve. Për këtë po citojmë Svoronosin: "Helenizmi është tërësia e grekëve të ndërgjegjësuar" (N. Svoronos "Historia e Greqisë së Re", shtypi Universitar i Francës, Paris 1964"). Sipas enciklopedisë së madhe greke, "Pirsu", vëll.11, fq.167, te zëri "Helenizëm" thuhet: "Helenizëm është prania kudo e grekëve, e racës dhe e jetës së tyre gjatë gjithë epokave"; kurse G. S. Frangulis, në veprën e tij "Helenizmi kundër Lindjes dhe Perëndimit" pohon: "Helenizmi kishtar është po aq i lavdishëm sa ai etnik". Ai krijoi helenizmin modern, i cili prej më shumë se një shekulli rivendikon restaurimin kombëtar dhe lirinë e tij".

Re: Helenizimi i Shqipetareve me anen e fese orthodokse!

Posted: Fri Aug 07, 2009 1:27 am
by Arta
SHERBIMET SEKRETE TE VENEDIKUT

Sun Çu, me traktatin "Arti i luftës", vepër e shkruar dymijë e pesëqind vjet më parë, ushtroi një ndikim të madh në politikanët dhe ushtarakët e Lindjes dhe më vonë të Perëndimit. Në këtë vepër, autori i sipërpërmendur, rolin e spiunëve në kohë lufte e paraqet kështu: "Në fakt, spiunët janë elementi më i rëndësishëm në luftë, sepse prej tyre varet suksesi i veprimeve ushtarake, shkathtësia e lëvizjeve të ushtrisë" (Sun Çu, "Arti i luftës" nën kujdesin e Aleksandër Kornelit, Napoli 1988, f.135).

Tomson dhe Padovek pohojnë: "Spiunazhi dhe korrupsioni kanë luajtur në historinë e botës një rol tejet më të rëndësishëm se sa besohet në përgjithësi", ndërsa Alem thekson: "Spiunazhi nuk e ndryshon rrënjësisht rrjedhën e historisë, por ndodh që ndërron thellësisht ngjarjet". (I. P. Alem, "Spiunazh dhe kundërspiunazh", ESI, Napoli 1984 (botime franceze, shtypi universitar i Francës, Paris, 1980, f. 12-13).

Duhet vënë në dukje se veshja e klerikut, siç thekson Bely, favorizon anonimatin dhe fshin origjinën shoqërore dhe gjeografike të tij. Citojmë dy paragrafë të marrë nga libri "Shërbimet e fshehta të Venedikut", ku flitet për Kozma Etolianin:

"Xhovani Momiti, thënë ndryshe Palatino, një ish-berber nga Napoli, pasi kaloi pak kohë në Moskë, Petersburg dhe Vjenë, arriti të bëhet agjent sekret i admiralit rus, Orlov. Ai kërkon t‘i bindë nënshtetasit venedikas për kryengritje dhe organizon emigrimin e gjashtëqind familjeve venedikase për t‘u vendosur në Akuilea. Agjentë të ndryshëm sekretë venedikas, midis të cilëve vetë Xhakomo Kazanova, e ndjekin deri më 9 qershor 1777, ditë në të cilën proveditori i përgjithshëm i detit porosit oficerin Franko Xonxa që t‘i shkaktojë vdekjen në atë mënyrë që ajo të duket e rastësishme. Mendohet se do ta gjejë në ishullin e Qefalonisë gjatë predikimeve të misionarit grek Kozma, që do t‘i flasë si Mesia i ri një turme prej pesëmbëdhjetëmijë fanatikësh që e ndjekin nga fshati në fshat. Projekti është edhe më ambicioz: të eliminojë në një kohë dhe këtë havale, "profet fals", që bredh duke nxitur nënshtetasit grekë të shpërngulen në Akuiela, por qoftë Palatini, edhe Kozmai, dyshojnë se ndiqen nga agjentët sekretë venedikas dhe ndërmjet viteve 1777 dhe 1779 u shpëtojnë atentateve të ndryshme". (Paolo Preto, "I servizi segreti di Venezia", Milano, 2004, fq.341).

Vijojmë më tej: "Në marsin e vitit 1779, fanatiku klerik Kozma predikoi si një Mesia i ri kreu mrekulli dhe shpërndau një broshurë në greqisht mbi privilegjet që u jepeshin nga Maria Tereza atyre që emigronin në trojet austriake" (Paolo Preto, vep. E cituar).

Duhet vënë në dukje se këto shpërngulje bëheshin në favor të Rusisë. Më 1788 na bëhet e ditur se në të njëjtin libër procedohet arqimandriti i Pastroviçit, Sava Xhiubisa, dhe bashkëpunëtorët e tij për mashtrim të nënshtetasve venedikas në favor të Rusisë.


Vlen të përmendet se Shën Kozmai, si më parë ashtu edhe në vitin 1775, ishte i pajisur me ferman të Sulltan Hamidit I. Po ashtu, edhe Sinodi i Shenjtë e kishte zgjedhur inspektor të Përgjithshëm të shkollave greke. Ai ishte lidhur edhe me Rusinë, armike tradicionale e vendit tonë, e cila në atë kohë donte të krijonte perandorinë bizantine. Po kështu, Katerina II, careshë e Rusisë, i mësonte nipit të saj gjuhën greke. Shën Kozmai, së bashku me spiunin e rusëve, Palatino, punonin për Rusinë. Ndërkohë, atentatet e Republikës së Shën Markut kundër jetës së tyre vijonin. Venediku e ka quajtur havale dhe fals shenjtor Kozma Etolianin, ndërsa akademiku grek, Sakelariu, e quan "një nga figurat më të ndritura, që punoi për përgatitjen e rilindjes greke", ("Epirus, 4000 years of greek history and civilisation", Athens 1997). Shën Kozmai në të vërtetë punoi për helenizimin e Shqipërisë së Jugut, duke filluar që nga Kruja dhe Kavaja (e cila për të qe greke). Pikësynimi i Shën Kozmait përkonte me dëshirat e Katerinës II të Rusisë (1729-1796) e quajtur nga Volteri "Semiramizi i Veriut". Te kjo perandoreshë mbizotëronte ëndrra e saj e përhershme e pushtimit të ish-Perandorisë Bizantine (Perandorisë Osmane). Ajo përkrahej nga favoriti i saj i mëparshëm, Orlovi, dhe më pas nga Patëmkini (1739-1791), reformues i ushtrisë dhe krijues i flotës ruse të Detit të Zi. Citojmë një dokument të asaj kohe: "Më 4 korrik 1780, Jozefi II i shkruante Maria Terezës që nga Shën Petersburgu, rreth një vit pas vrasjes së Kozma Etolianit: "Për sa u përket turqve, është më se e sigurt që ajo (Katerina II. - Sh. D.) do me çdo kusht që projekti i rimëkëmbjes së Perandorisë së Lindjes të realizohet. Ky projekt kthehet dhe rikthehet në kokën e saj, sepse i ka pushtuar trurin. Këtë vendim kjo careshë e ngroh dhe e ringroh për ta çelur përherë në shpirtin e saj. Ajo, në çdo çast shfaq zgjidhje për ndarjen e Turqisë" (Arneth. Josef II und Katherina von Russland, Vien 1869, Nr.1558, f.263).

Kozma Etoliani është i lidhur me Xhovani Momitin, i lidhur me Rusët dhe që të dy kanë veprim të përbashkët, siç dëshmohet në fq.34 dhe 50 të librit "Shërbimet sekrete të Venedikut". Ai u shërben në të njëjtën kohë të dy aleatëve të asaj kohe, Rusisë dhe Austrisë, që donin t‘i rimëkëmbin republikat e vjetra greke dhe më vonë këto dy perandori nënshkruan dhe një traktat. Me të drejtë, studiuesi Pëllumb Xhufi, Shën Kozmain e quan antishqiptar. Duke qenë i tillë, këshilli bashkiak i Tiranës, përpara se ta zgjidhte A. Janullatosin qytetar nderi të Tiranës, duhej t‘i kërkonte atij që të mohonte e të dënonte veprimtarinë e antishqiptarit Shën Kozma, si kusht për dhënien e titullit "qytetar nderi i Tiranës", propozuar nga kryebashkiaku Edi Rama, sepse Kozma Etoliani kërkonte që popullsia e Epirit (Shqipëria e Poshtme) të kthehej nga shqiptare në greke. Enciklopedia e madhe greke, "Pirsos", vëll. II, fq. 915 shkruan: "Kozma Etoliani ra dëshmor më 24 gusht 1779", por dyshimet për vrasjen e tij bien mbi Republikën e Shën Markut, e cila shumë herë zhdukte dokumentet, pasi vriste kundërshtarët e saj".

Në kontekstin e veprimtarisë së madhe antishqiptare të këtij prelati të kishës greke, është i padrejtë edhe organizimi në vendin tonë i kampingjeve të 24 gushtit për nder të Shën Kozmait, apostullit të helenizmit. Vlen të përmendet se 24 gushti i vitit 1996, në të cilin u mblodhën me joshje alla greke të rinj ortodoksë nga mjaft qytete, që nga Saranda deri në Shkodër, në një kamping afër kishës së Shën Kozmait në Kolkondas, ishin ftuar edhe të rinj nga Greqia. Ftesat ishin dërguar deri në Finlandë nga kisha ortodokse dhe At Kalevi. "Këto kampingje ortodokse, thekson Janullatosi në fjalimin e tij, janë punishte shpirtërore" (kupto: punishte shpirtërore për të shkatërruar kombin shqiptar, Sh.D.). Ndërkaq, gazeta "Ngjallja" i mban iso kur shkruan në gusht të vitit 1996, "mbi gjithçka kumbon fuqishëm falënderimi për Perëndinë, në Shenjtërinë Hyjlindëse Mari dhe ‘Shën‘ Kozmain.

Duhen vënë në dukje fjalët e ish-Metropolitit të Drinopolisit, Sebastianos, për Shën Kozmanë, i cili ndërmjet të tjerash thotë: "Kisha dhe kombi ynë po nderojnë sot kujtimin e Shën Kozmait të Etolisë, sepse ai ishte jo vetëm një misionar, por edhe apostull kombëtar (i Greqisë)."

Re: Helenizimi i Shqipetareve me anen e fese orthodokse!

Posted: Fri Aug 07, 2009 1:30 am
by Arta
ÇFARE REKOMANDON A. JANULLATOSI PER KUSHTETUTEN E BE-së?


Vlen të theksohet se Felipe Fernandez Armesto, profesor i fakultetit të historisë moderne në Universitetin e Oksfordit, në librin e tij "Udhëzuesi i popujve të Evropës", Londër, 1994, shkruan: "Grekët janë veçanërisht të ngarkuar nga pengesa e një trashëgimie kulturore që për shekuj është parë si kulmi i arritjes njerëzore. Progonopleksia (mania e stërgjyshërve) dhe arkeolatria (respekt i tepruar për lashtësinë) janë elemente kyçe në identitetin modern grek. Kërkimi për një identitet specifik grek dhe marrëdhënia e së tashmes me të kaluarën janë një temë e përbashkët në letërsi. Në fund të fundit, Greqia është i vetmi vend ku greqishtja, e vetmja gjuhë, dhe grekët, i vetmi popull, mund të cilësohen nga mbiemri modern".

Ne, shqiptarët, nuk duhet të harrojmë deklaratën e ish-kryeministrit të Greqisë, Georges Papandreu, bërë në parlamentin grek më 12 qershor 1960: "Atë që të gjitha qeveritë greke duhet të dinë, është se çështja e vorio-epirit ekziston dhe se ajo që është penguar gjatë këtyre viteve është vetëmohimi ynë për plotësimin e kësaj kërkese të shenjtë. Pretendimet tona për Epirin e Veriut janë të shenjta dhe të patundura". Nuk duhet harruar se i biri i tij, Andrea Papandreu, nuk e hodhi poshtë testamentin e të atit, por mbajti gjendjen e luftës me Shqipërinë. Gjatë një interviste për revistën "Stern", ai pat deklaruar: "Greqia duhet të dalë nga NATO-ja jo vetëm ushtarakisht, por dhe politikisht... Ajo nuk duhet të futet as në TP, për sa kohë që Tregu i Përbashkët ose BE kontrollohet nga shumëkombëshet amerikane... Sa për qeverinë gjermane, ajo është zëdhënëse e politikës së Uashingtonit në TP dhe në Evropë". Ne do të presim, por duhet ta dimë se kështu do të veprojë edhe nipi i tij, që kërkon të vijë në pushtet, sepse patjetër nuk mund të mohojë gjyshin. Kurse K. Micotaqis, me prejardhje dinastike nga soji i nënës dhe i babait, ka thënë se gjuha greke flitet në Epirin e Veriut (Shqipëria e sotme e Jugut) që në kohën e Homerit (Deklaratë e Kryeministrit Micotaqis për minoritetin grek në Shqipëri, Athinë, 11 korrik 1993). Elementi dinastik në politikën e grekëve është tepër i fuqishëm. Zakonisht në Greqi sundon gjenealogjia politike. Edhe Kryeministri i sotëm grek është nip i Konstandin Karamanlisit, i cili ka qenë dy herë Kryeministër dhe dy herë President i shtetit grek. Lidhjet e ngushta familjare janë karakteristike për shoqërinë greke.

Ish-kryeministri ynë, Fatos Nano, ka thënë që prapa tij vjen historia, se rruga e Shqipërisë për në Evropë kalon nga Greqia, ndërsa më 11 shtator 1998 F. Nano që nga Lisbona, ku merrte pjesë në një mbledhje ndërkombëtare, deklaroi në një konferencë shtypi se kryeqyteti i Kosovës është Beogradi (lajm nga ATSH).

Ai, për figurën e Kryepeshkopit Janullatos pohon: "Unë nuk mund të mendoj që të ketë ndonjë njeri, i cili të ketë kontribuar më shumë për rilindjen e Shqipërisë si komb i lirë evropian". (Fq.4, 27 korrik 2003, "Parade magazine" USA). Ndërsa, ky i fundit është deklaruar kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, A. Janullatosi kërkon që Bashkimi Evropian të jetë një bashkim politik i krishterë, ku sigurisht të mos marrë pjesë vendi ynë, që shumicën e popullsisë e ka të fesë islame. Urrejtjen për fenë islame A. Janullatos e ka shprehur në intervistën që i ka dhënë Fred A. Reed, të cilën ky e ka botuar në librin e tij "Salonica Terminus" (Talonbooks, 1996). Midis të tjerash, A. Janullatos në këtë intervistë thotë: "Njerëzit në Perëndim duhet ta kuptojnë se Islamizmi është në thelb një fe politike." (No comment! - Sh. D.). Citojmë këtu, me këtë rast, disa "bëma të lavdishme" të kryepeshkopit grek të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, A. Janullatos, të cilat janë dhurata helm të Patrikanës për Shqipërinë, por në të vërtetë, të Greqisë. Gazeta greke "Kathimerini", botim anglisht, njofton se "ditën e martë të muajit maj 2003, kryepeshkopi Janullatos, (titulli zyrtar) kryepeshkop i Kishës Autoqefale të Shqipërisë, shkoi në Stamboll dhe takoi kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Greke dhe patrikun Vartolomeo, për t‘u rekomanduar që Kushtetuta e Bashkimit Evropian të shpallë Bashkimin Evropian si bashkim politik të krishterë. Gazeta e sipërpërmendur tregoi gjithashtu një fotografi të të tre liderëve ortodoksë-grekë. Në fotografi të bie në sy patriku Ekumenik Vartolomeo, që deklaroi në fillim të viteve nëntëdhjetë se "vuajtjet e popullit serb bëjnë thirrje për simpati universale mes popujve ortodoksë, pasi serbët tani po përballojnë sulme nga forca të errëta në shumë drejtime".

Do të ishte e drejtë që këshilli bashkiak i Tiranës, para se t‘i jepte titullin e nderit kryepeshkopit Janullatos, duhej të kërkonte nga ky që t‘i rekomandonte Kushtetutës së BE-së që ta shpallte BE-në bashkim politik të krishterë, mysliman, çifut etj.

Ky solidaritet klerikësh të lartë grekë është në kundërshtim me traktatin e Lozanës, ku thuhet shprehimisht: "Patrikana e Stambollit është një institucion i zakonshëm turk dhe subjekt i ligjeve turke", kurse A. Janullatosi, duke u udhëhequr nga paragjykime raciste dhe fetare, dëshiron që të lerë pa hyrë në BE Turqinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe kërkon të mbahet qëndrim racist ndaj besimeve të tjera. Kjo kërkesë e A. Janullatosit është hedhur poshtë dhjetëra vjet më parë nga Lidhja e Kombeve dhe për këtë le të citojmë buletinin e Lidhjes së Kombeve, "Minoritetet Kombëtare", numri 5-6, nëntor-dhjetor 1933, ku thuhet: "Karli V kërkoi të krijojë unitetin e Evropës mbi bazën e krishtërimit dhe për këtë fakt ai u bë i padrejtë dhe mizor ndaj dy feve, islame dhe çifute". Ne besojmë se Lidhja e Kombeve është një manifestim në mbretërinë e institucioneve, një unitet organik dhe i ndërgjegjshëm i njerëzimit në tërë rruzullin tokësor...".

Janullatosi, jo vetëm që ka uzurpuar Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, por ka lënë edhe trashëgimtarë froni. Për këtë flasin faktet. Kur u organizua Sinodi i KOASH-it, "kryepeshkopi ynë dorëzoi më 19 korrik 1998 peshkop në Berat, peshkopin grek Injatios, kurse peshkopin shqiptar, Joanin, e dorëzoi më 20 korrik 1998. Kjo radhitje është e qëllimshme, sepse, sipas kanoneve të kishës ortodokse, pasardhës i kryepeshkopit do të jetë ai që ka marrë titullin i parë në atë vend, pra peshkopi grek, Injatios.

Re: Helenizimi i Shqipetareve me anen e fese orthodokse!

Posted: Fri Aug 07, 2009 5:58 pm
by alfeko sukaraku
arta ..me ke dale tamam ne shteg.Kam sjell me vete 20 faqet e para te librit te elena kocaqit ..planet per zhdukjen e shqiptarve...fatkeqsisht nuk fuksionoka skaneri ketu ..edhe nuk e di kur do me behet mbare serisht...ne se dikush i ka me te leht ler te postoj.Por pjesen qe flet per Kozma etolianin do ta shkruaj ketu.Keto dituri duhet ti reklamojm edhe ti perhapim ketu ..sepse vetem keshtu do kryejm rizgjimin e kombit nga opiumi fetare fanatik.Vetem se nuk duhet te harrojm se fetari si Gjergj Fishta eshte njemi here me shqipotare se shqiptari.

elena kocaqi..planet per zhdukjen e shqiptarve...f 10-11

Kisha ortodokse i percau shqiptaret ne ortodoks dhe mysliman,duke quajtur ortodoks grekoserbet edhe myslimanet shqiptare.Shqiptaret ortodoks qe u vune ne sherbim te kishes u perdoren prej saj kundra shqiptarve te tjere

Precesi i helenizimit nis me berjen ortodoks dhe mesimin e gjuhes greke.Kete e kane realizuar shume mire prifterinjet e kesaj kishe .Nje prift qe mbahet si shenjtore i quajtur Shen Kozma ,ka qene me aktiv ne procesin e asimilimit te shqiptarve.Ai ju predikonte epiriotve qe te mesonin greqishten dhe nder te tjera ju thoshte:

"Dergojini femijet tuaj te mesojn greqishten sepse kisha jone eshte greke.Dhe ti ,vellai im,po nuk mesove greqisht ,nuk mund ti kuptosh ato qe thote kisha jone.Me mire, vellai ime,te kesh shkolle greke ne vendin tende se sa te kesh burime edhe lumenj.Cilido i krishter ,burre apo grua qofte, qe me premton se nuk do flase shqipe ne shtepin ,te ngrihet ne kembe edhe te me te ma thoje ketu.Une do i mare te gjitha mekatet e tija mbi vete qe nga dita e lindjes edhe deri me sote,do ti porosis te gjithe te krishteret qe ti flasin edhe edhe do tja shlyej te gjitha mekatet.Atij nuk do ti jepet kjo mundesi ehe sikur te japin para me thase"..marre nga Perdikimi 7 drejtuar shqiptarve te epirit"


A duhet qe, ky kriminel -bastard i ndyre hitlerian ,te jete shenjtore i kishes ortodokse te anastas janullatos???

A duhet detyruar anastas janullatua te kerkoj falje per kete pise antishqiptare?

A duhet detyruar ortodoksia shqiptare te distancohet nga "shenjtore " te tille.

Pashko Vaso--o moj shqypni
Naim Frashri-Tradhetoret
Gjergj Fishat-Maskarenjet

ketu duhet ta kapim fillin e katastrofes sone kombetare.

Re: Helenizimi i Shqipetareve me anen e fese orthodokse!

Posted: Wed Aug 26, 2009 2:26 pm
by Aleksandër
Antishqiptarizmi tradicional i Patrikanes se Stambollit

Shkruan:Sherif DELVINA


Lufta e gjate e papatit me Bizantin ne vendin e shqiptareve, si para epokes se lavdishme * te Skenderbeut ashtu edhe pas saj, nuk mori kurre forma te keqija. Per fanatizem nuk behet fjale ne keto vise, se nuk jane verejtur pengime fetare. “Kemi te dhena teqarta pohimi te simbiozes se paster ndermjet katolikeve e ortodokseve”, verente me kenaqesi M.Shuflai. Reposhi, vellai i Skenderbeut, u varros ne manastirin e kishes se Hilandarit, mbishkrimi i varrit e quan “Duke i Lirise” (Hopf. “Kronika”, f.295). Skenderbeun, papa e quajti “biri im…me trimi i gjithe princave katolike”. Qysh nga viti 1453 e deri ne shekujt e mevonshem, Patrikana e Stambollit kishte pushtet te plote mbi te krishteret e Ballkanit.

Nen juridiksionin e saj perfshiheshin arsimi, martesat, divorcer, familja, trashegimia. Patriku u shpall vezir ne rangun e nje pashai me tre tuje. Ai zgjidhej me ankand; kush i jepte me shume suUtanit, behej patrik. A.Vakalopulos ve ne dukje: “…U mbytne borxhe kasa e Patrikanes Ekumenike dhe dhenia e detyrave kishtare u be nje objekt arreveshjeje e trafiku. Ky shembull u shtri ne provincat,ku peshkopet merrnin para me anen e perfaqesuesve te pjeses qe aspironte peshkopaten ose detyren e priftit. Ishte mbreteria e simonise”. Peshkopatat u bene cifligje lakmish e ankandesh. Peshkopet ortodokse ushtronin pushtet fetar e shteteror. Per kete L.Stavrianos, ne “Ballkani pas 1453″, f.104, shkruan: “Peshkopet ortodokse funksiononin ne dioqezat e tyre sa si prefekte aq edhe si klerike”.Patrikana merrte nga sulltani dy detyra kryesore:1. Te gjithe te krishteret e Ballkanit te ushqenin urrejtje kunder Perendimit.2. Te mos lejonte te beheshin kryengritje nga popujt e Ballkanit kunder suUtanit. Pas marrjes seKostandinopojes u hodhen bazat e sundimit turko-grek mbi te krishteret e Ballkanit. Te gjitha keto qe thame me siper, nuk lejonin qe fryma e autoqefalise, qe kish filluar me “Perikopene e Ungjillit” ne shek.XV, te vijonte me tej. Po te mos kishin nje kishe autoqefale kombetare, shqiptaret mund te ckombetarizoheshin, sic ishte rasti i nje pjese te tyre ne Greqi e ne vende te ndryshme te ish-Jugosllavise. Prifterinjte, para se te vinin ne Shqiperi, pergatiteshin ne Malin e Shenjte Athos. Aty ata mesonin te kryenin sherbimet fetare dhe udhezoheshin te benin c’ishte e mundur qe besniket ortodokse te flisnin gerqisht. Qendra kulturore e Janines, e nxitur dhe e perkrahur nga Patrikana, bente cmos per greqizimin e shqiptareve ortodokse. Patrikana mund te hapte sa te donte shkolla greke kudo ku kishte te krishtere shqiptare. Ckombetarizimi i shqiptareve ishte ne rend te dites. Ne Himare shkollat greke ndeshen ne rezistencen e banoreve vendas. Me gjithe luften esistematike te Fanarit, te perkrahur nga turqit, himariotet hapen shkollat shqipe ne Vuno, Dhermi e ne Himare ne vitin 1637, me ndihmen e murgjve baziliane arbereshe te ardhur nga Kalabria, te cilat vazhduan rreth 100 vjet. Aty vinin nxenes te vegjel nga Lekuresi, Nivica, Shen Vasili, Lukova, Piqerasi, Kudhesi. Keto shkolla i mbylli perfundimisht, me urdher te Patrikanes, peshkopi i Himares dhe i Delvines me 1720. Ai hapi ne cdo fshat shkolla greke, duke i detyruar te iknin mesuesit e meparshem. Te fundit qe u larguan ishin arbereshet B.Matranga e P.Skiroi. Historiani grek K.Paprigopulos qorton Patrikanen e Stambollit se per neglizhence nuk mund te helenizonte te gjithe popujt e Ballkanit; ajo nuk perfitoi nga Situata jashtezakonisht e f avorshme qe i kishte lejuar Perandoria Osmane. Pas shpalljes se Hatihumajunit me 1856, i cili u njihte popujve te Perandorise Osmane barazine e arsimit ne gjuhen e tyre, shqipja perseri u ndalua te mesohej. Nen kryesine e Patrikanes vazhdoi greqizimi i shqiptareve. Thimi Mitkoja i shkruante F.Krispit me 1879: “Greket e Janines jane shqiptare te greqizuar dhe kjo kuptohet fare lehte nga menyra se si e flasin greqishten”. Faik Konica shenon: “Nje nder dredhite me te holla te grekeve, eshte ajo qe binden zyrtaret e larte te Stambollit me anen e korruptimit te nxirrnin nje qarkore qe ndalonte botimin e librave shqip”. Shekulli XIX eshte shekulli i luftrave per liri per popujt e Ballkanit kundra sundimit turk. Ata duhet te luftonin ne kete kohe ne dy fronte: kunder pushtuesve osnmane si dhe vefles se tyre te preferuar, Patrikanes. Ne programme Rilindjes sone Kombetare kerkohej emancipimi kombetar dhe shpirteror i shqiptrebve pa dallim feje. Por Parikana veproi si persekutore e atdhetareve ortodokse shqiptare. Per te gjuha, kisha dhe shkolla duhej te ishin greke dhe vete shqiptaret te quheshin greke. Ata duhej t’i nenshtroheshin ekuacionit: shqiptare+ortodokse=greke. Besimtaret qe vareshin nga Patrikana duhej te helenizoheshin: (helenizim=ortodoksizem). Njerezit e Patrikanes vrane Dhaskal Todrin, Naum Veqilharxhin, Pandeli Sotirin, papa Kristo Negovanin, Spiro Kosturin, etj. “Bashkepunimin e Rusise me Greqine e Patrikanes kundrejt Shqiperise dhe Epirit e udhehiqte identifikimi i interesave te tyre”. (E.Nikolaidhu, “Kriptokristianet e Shpatit” – Janine 1979). Patrikana rrezatonte papushim ide ultragreke ne Shqiperi. Dalloheshin ne ektekutimin e politikes antishqiptare me plot e perplot manipulime djallezore peshkopi i Janines, Sofroni, i Artes, Serafini, i gjirokastres, Anthimi. Kjo treshe e hierarkise fetare perbente boshtin qendror te luftes kunder Rilindjes sone Kombetare. Parulla e tyre tradicionale ishte “nje fe, nje atdhe”. Nga fundi i shek.XIX (ne vitin 1879) Patrikana greke e Stambollit leshoi ne qarkullim mallkimin e tipit mesjetar kunder abetares ne gjuhen shqipe. Ata qe manin dhe mesonin me abetare te tilla, cilesoheshin si heretike nga mitropoliti i Drinopullit, Anthimi. Ne kete kohe organi I fanarioteve dhe i patrikanes “Ylli i lindjes” rekomandonte qe leterqarkorja e Anthimit te lexohej me vemendje dhe, si e tille, te gjente zbatimin e vet ne praktike. Asaj i sherbyen grekomanet me parullen e mirenjohur: “Te gjithe ortodokset, pa marre parasysh se ku jetojne e c’gjuhe flasin, jane greke”. Ne kete kohe andartet vepronin me parullen: ne nje dore kryqin dhe ne tjetren thiken. Ne Korce librat e shkollat shqipe i mallkonte dhespoti i Korces, Filotheos Kostandinidhis e, me pas, pasardhesi i tij, Foti. Peshkopi grek Jakovi, qe nga Durresi ku kishte seline e tij, iu kundervu qeverise se Vlores me 1912. Ndersa mitropoliti grek i Korces, Jermanos Anastasiadhis, dhe ai i Gjirokastres, Vasilios Papkristos, u bashkuan me forcat pushtuese greke ne Shqiperine e Tugut. Qe t’i jepej fund veprimtarise antishqiptare te Patrikanes, duhej te formohej Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiperise. Themelimi i saj eshte i lidhur me emrin e F.S.Nolit. Me 8 mars 1908 u shpall ne Nju Jork Kisha Ortodokse Shqiptare me ne krye Fan Nolin. Ndersa ne vitin 1919 kisha shqiptare ne SHBA u be Peshkopate Autoqefale. Keto dy akte qene vendimtare per formimin e Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Sipas porosise se Nolit, ne Shqiperi u be shqiptarizimi i kishes, nisi perdorimi i gjuhes shqipe ne kishe, u zevendesuan epitropetm psaltet, ata qe ndiznin kandUat, si dhe sherbetoret dhe sherbetoret e kishave me shqiptare te zgjedhur nga patriotet. Debimi i kater mitropoliteve greke nga Korea, Gjirokastra, Berati e Durresi per veprimtari antishqiptare lehtesuan themelimin e Kishes Ortodokse Autoqefale. Shpirti, truri dhe zemra e kesaj kishe ishte Fan Noli. Megjithese Noli u largua per pak kohe ne Gjeneve per te mbrojtur interesat e Shqiperise, ai mbeti themeluesi i kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Prandaj kisha jone quhet kisha e Fan Nolit. Noli punoi me kleriket patriote dhe me intelektualet e shquar ortodokse. Me 11 shtator te vitit 1922, ne Kongresin e Beratit u shpall Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Ajo u sanksionua ligjerisht me miratimin e Statusit te saj me 4 dhjetor te 1923. Po ne ate” vit, Noli, pasi u shugurua peshkop, mori ne dore kryesine e Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Mirepo Patriarkana vazhdonte te mos e njihte. Me 1927, si kusht per njohjen e autoqefalise, ajo kerkoi te drejten e emrimit te metropoliteve dhe te anetareve te sinodit. Me nje fjale, donte drejtimin administrativ te Kishes Shqiptare. Keto kerkesa u hodhen poshte me te drejte, sepse cenonin pavaresine e Kishes Shqiptare. Me 15 qershor te vitit 1929 u mblodh Kongresi i I i Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise. Ai miratoi Statusin e perhershem te vitit 1929 te KOASH-it. Ky status pasqyronte traditat e vecanta kombetare te Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise dhe dogmat universale te ortodoksizmit. Ne artikullin 16 te ketij statusi kerkohet qe kryepeshkopi e gjerarkia e larte kishtare te jene me nenshtetesi, gjak e gjuhe shqiptare. Me kete Status nuk lejohet nderhyrja e Patriarkanes Ekumenike ose e cdo kishe tjeter ne Kishen Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Qendresa e Qeverise Mbreterore, e popullit shqiptar dhe, sidomos e ortodokseve te Shqiperise ndaj nderhyrjeve e presioneve te Patriarkanes, bene qe Patrikana e Stambollit me 12 prill 1937 te leshoje tomin e Sinodit te Patriarkanes Ekumenike me numer 609, me te cilin njohu boterisht Kishen tone. Kjo njohje qe nje miratim i padiskutueshem i Statutit te vitit 1929, themel i te cilit eshte artikulli 16 i ketij statuti. Tomosi numer 609 perfundon:”Gezuar te shenjten moter, Kishe Autoqefale Shqiptare!” Ne vitin 1991 Patrikana e Stambollit emeroi pa te drejte Janullatosin si eksark dhe ne gusht te vitit 1992 si kryepeshkop. Kjo u sajua nga Patrikana per te likujduar autoqefaline e kishes sone. Zgjedhja e Janullatosit si peshkop i Andruces, anetar i Sinodit te Shenjte te Greqise, shok e bashkepunetor i metropolit vorioepirot, Sebastianos, ne Sinodit e Shenjte te Elades si kryepeshkop i Shqiperise na ben te mendojme: Ku po vemi!? Patrikana dhe njerezit e saj po perpiqen te vecojne muslimanet nga te krishteret si dy popullata me vete dhe rivale. Ata udhezojne vartesit se pergjegjes te cdo fatkeqesie ne Shqiperi te nxirren muslimanet. Kurse Noli na meson se kane dale njerez te keqinj nga radhet e te dy paleve. Prandaj me te drejte kumbojne sot teper aktuale fjalet e tij:”Ruhuni nga kisha e Satanait, Patrikana e Stambollit!” Ka ardhur koha qe ti degjojne keto fjale te gjithe shqiptaret, pa dallim partie e perkatesic fetare dhe te kerkojme venien ne vend te nenit 16 te Statusit te KOASH-it, te vitit 1929, qe i mbylli porten nderhyrjes se Patrikanes. Projektligji mbi fene, qe se afermi do te diskutohet ne parlament, likuidon padrejtesisht nenin 16. Ne kete projektligj kerkohet qe kryetaret e komuniteteve fetare ne Shqiperi te jene nenshtetas shqiptar qe ne lindje. Po te aprovohet ky nen, perjashtohet diaspora. Keshtu, sipas ketij neni, edhe Fan Noli nuk do te kish pasur te drejte te behej Kryepeshkop i Shqiperise. Une mendoj qe ne kete nen te thuhet se kryetaret e komuniteteve fetare te jene me kombesi shqiptare se bashku me gjerarkine e larte fetare. Ky ligj nuk prek minoritetin grek te vendit tone. Ata kane te drejte te kene liturgjine e tyre ne gjuhen amtare si dhe prifterinjte e vet. Noli ia perkushfoi atdheut tone gjithe gjenialitetin e tij me kryevepren e tij, themelimit te Kishes Autoqefale te Shqiperise, se bashku me liturgjine qe perktheu. “Autoqefalia Ortodokse Shqiptare”, Nr. 7,1994

http://www.lajmishqip.com/?p=416#more-416

Re: Helenizimi i Shqipetareve me anen e fese orthodokse!

Posted: Wed Aug 26, 2009 6:34 pm
by alfeko sukaraku
Per njohsin me te thjesht te historis se Epirit ,eshte me se e qarte qe "ortodoks=greke" ,edhe perse gjuha e memes ishte gjuha shqipe.Po keshtu edhe per myslimanet, te cilet quheshin turq edhe perse gjuha e memes ishte shqipja.

Pashko Vaso duhet drejtkuptuar edhe nuk duhet analizuar ashtu edhe aq thjesht.."feja e shqiptarit eshte shqiptaria"

Cila ishte arsyeja qe arriti deri tek kjo thenie Pashkua???Pikerisht analizimi i drejt i vepres se tij do nxjerrin ne drite diturin e vertet shqiptare ne lidhje me kete ceshtje.