"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

PELLAZGET - POPULLI I PARE I MESDHEUT - CKA DIME PER TA?

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: PELLAZGET - POPULLI I PARE I MESDHEUT - CKA DIME PER TA?

#151

Post by Arbëri » Sun Apr 17, 2011 5:02 pm

Zur Geschichte der Pelasger, Part 2
By Karlmann Flor , 1860



Image
Nur die Albanesen hätten ihre alte pelasgische Sprache beibehalten, und sollen Neupelasger heissen.
Vetëm shqiptarët e kanë mbajtur gjuhën e vjetër te tyre pellazge , dhe duhen te quhen
"Pellazget e rinje "
..
Die in der Levante lebenden griechisch, wallachisch, türkisch oder arabisch sprechenden Juden nennen die Albanesen Pheleschtim, d. h. griechisch Pelasgoi und auf deutsch Philister. 2) Der grösste Theil des gebildeten Europa's ignorirt die Existenz eines zahlreichen, ungriechischen Volkes im heutigen Griechenland, und der griechische Name deckt dieses fremde Volk. *-) Der gewöhnliche Grund war bisher, warum man die Pelasger durchaus zu Stammvätern oder Stammverwandten der Griechen machen wollte, dass sie so leicht in den Hellenen aufgegangen sind
Turqit, Vllehet apo Judet qe flisnin gjuhen arabe SHQIPTARET I THIRNIN "Pheleschtim" ne gjuhen "greke" Pelazget" , ne gjuhen gjermane "Philister".
Pjesa me e madhe e qyteterimit te Evropes kane injoruar ekzsitencen e pupujve jo-greket , dhe me emrin "grek" e ben nje popull "grek" te cuditshem -haha-
Arsyeja e zakonshme ishte pikërisht pse kemi dashur ti bëjmë Pelasget si paraardhësit e "grekeve" , se ata kanë qenë të bashkuar në mënyrë të lehtë ne Helenet .
„Wir halten uns berechtigt, nicht nur die Epiroten (Pelasger), sondern auch die Makedonier als Tyrrhenische Pelasger zu fassen und in ihnen den über die ganze nördliche Breite der Halbinsel verbreiteten Kern eines grossen Völkerganzen zu erblicken, welcher die tyrrhenischen Pelasger in Thrakien und in Italien v erbindet
Neve kemi qendrim te drejte , qe jo vetem Epirotet (Pelazget|) , por edhe Maqedonet ishin te njejtit si Pelazget ..

Image
Image
Image
http://books.google.com/books?id=D6ZJAA ... en&f=false
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: PELLAZGET - POPULLI I PARE I MESDHEUT - CKA DIME PER TA?

#152

Post by Arbëri » Mon May 30, 2011 7:50 pm

Robert d’ANGÉLY
ENIGMA
nga pellazgët te shqiptarët


Image
ENIGMA...

e prejardhjes

së racës dhe të gjuhës



Pellazgëve

Ariasve,

Hititëve,

Helenëve,

Etruskëve,

Grekëve ose

Shqiptarëve etj.

... është zgjidhur




PARIS
MCMLXII
 
PARATHËNIE

Tim eti



Së shpejti në Francë do të botohet “Gramatika e krahasuar e gjuhës shqipe” e babait tim, Robert d’ANGÉLY. Një bashkëpërkim ka sjellë që paralelisht të botohet në Shqipëri një libër i përgatitur shqip: “ENIGMA – Nga pellazgët te shqiptarët”, një përmbledhje e 5 vëllimeve të librit “L’ENIGME”, që ka dalë në Francë më 1990 e 1991. Këtë vepër të plotë, të cilën im atë pa dyshim do t’ia kishte kushtuar Shqipërisë, unë sot po ia besoj popullit shqiptar, si një ndihmesë për kërkimet e gjuhëtarëve, historianëve dhe etnologëve, që interesohen për kulturën dhe prejardhjen shqiptare.

Falënderoj zotin Xhevat LLOSHI, zotin Bashkim KUÇUKU dhe zotin Fatmir TOÇI, që e realizuan këtë punë me qëllim që vetë shqiptarët të mund ta njohin këtë vepër, e cila tashmë u përket atyre.

“Më duhet ta përfundoj veprën e tij, që ishte jeta e tij, duke botuar njërin vëllim pas tjetrit…” Këto fjalë, që i kam shkruar në parathënien e pesë vëllimeve të para të veprës së tim eti “L’ENIGME” (të dala më 1990 e 1991) po i përsëris edhe sot me rastin e botimit të “Gramatikës”, e cila përbën vëllimin e 6-të dhe të 7-të të “ENIGMËS”.

Më në fund sot, tridhjetë vjet pas vdekjes së tim eti, po del “Grammaire Albanaise Comparée” (Gramatika e krahasuar e gjuhës shqipe) e tij, qëllimi kryesor i jetës së tij, me bindjen e thellë se “gjuha shqipe, ose gjuha pellazgo-etrusko-shqipe, është gjuha më e lashtë e Europës” dhe se “shqipja është paraardhëse e greqishtes së lashtë”.

Duke u nisur nga shënimet e pafund të tim eti (një pjesë e mirë e të cilave ka humbur), më del se ai kërkonte të bënte një vepër për Shqipërinë dhe gjuhën shqipe, plani i përgjithshëm i së cilës ndahej në katër pjesë. Pjesa e parë, që në thelb përfaqësohet nga pesë vëllimet e para të “ENIGMËS” do të ishte ajo, që ai vetë e ka quajtur: “Një studim dhe hulumtime historike, etnologjike, arkeologjike, gjuhësore, sociologjike etj…, ndjekur nga një shtojcë, që do të përfshinte shënime të ndryshme lidhur me tekstin e pjesëve të mëparshme”. A e ka hartuar këtë shtojcë të gatshme për botim? Ndoshta, por megjithëse unë kam gjetur shumë shënime lidhur me këtë temë, nuk e kam gjetur tekstin e redaktuar që do t’i përgjigjej kësaj shtojce të përfunduar. Pjesa e dytë, një “Gramatikë e shqipes”, ishte një vepër gjuhësore e shkruar frëngjisht Pjesa e tretë, një “Gramatikë e krahasuar e gjuhës shqipe, sanskritishtes, greqishtes, latinishtes dhe gjuhëve neolatine”, është p ashtu një vepër gjuhësore e shkruar frëngjisht. Por gramatika e paraqitur përfshin vetëm gjuhën shqipe dhe greqishten. Së fundi, pjesa e katërt duhej të ishte një “Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe”. Kam gjetur shumë shënime me fjalë shqipe dhe me etimologjinë e tyre, por nuk kam gjetur asnjë dorëshkrim të ndërtuar, që mund të përbënte këtë fjalor etimologjik të përfunduar.

Im atë asnjëherë nuk ka thënë: “Kam hartuar një vepër, ma botoni”. Vetëm shumë kohë pas vdekjes së tij dhe pasi e kisha zbuluar Shqipërinë, unë rastësisht shfletova dorëshkrimet e tij kur isha me pushime. Kjo për mua qe një tronditje dhe një zbulim për një varg çështjesh lidhur me Shqipërinë dhe gjuhën shqipe.

Në shkrimet e veta im atë nderimin më të madh ia bën Konstandin Kristoforidhit. Ai shkruan se ka ndjekur hap pas hapi veprën e tij, të cilën e quan “vepër e madhe për gjithë filologët që interesohen për shqipen”, që mban titullin: “Gramatika e gjuhës shqipe në dialektin toskë”, të botuar më 1882 në Stamboll.

Botimi i gramatikës së krahasuar është një transkriptim besnik i dorëshkrimit, të cilin e kam respektuar tërësisht dhe të cilit nuk i kam bërë asnjë ndryshim. Ky libër u paraqitet shqiptarëve dhe gjithë atyre, që interesohen për gjuhën shqipe, për të gjetur lëndë që të rrahin kërkimet për prejardhjen e gjuhës shqipe.

Duke mos qenë specialiste, nuk më lejohet të jap asnjë gjykim ose të bëj ndonjë kritikë rreth përmbajtjes së kësaj gramatike. Megjithatë do të dëshiroja të citoja, ndërmjet vërejtjeve nga vetë pena e tim eti, diçka lidhur me përdorimin e alfabetit të tij për shqipen. Ja se çfarë thotë ai: “Shqiptarët në Kongresin e Manastirit në korrik 1908 vendosën të zbatojnë alfabetin latin. Kjo zgjedhje nga pikëpamja e praktikës nuk paraqiste përparësi kundrejt alfabetit që tashmë kishte qenë në përdorim dhe i cili, për hir të tridhjetë e gjashtë shkronjave të thjeshta, i përgjigjej me përsosuri gjithë shumësisë ose pasurisë së tingujve që ka gjuha shqipe. Përkundrazi, alfabeti latin me njëzet e katër shkronjat e tij gjithsej i ka detyruar shqiptarët sot të përdorin bashkimin e dy shkronjave, bashkime që jo gjithnjë janë të goditura, sepse ndodh që nuk i përgjigjen mirë shqiptimit që duhet arritur. Për këtë arsye ne kemi zbatuar një kombinim të shpikur prej nesh, që është me një konceptim më gjuhësor dhe që ka marrë para sysh gjithë mospërputhjet me shqiptimin dhe i ka zgjidhur… me një përdorim më të arsyeshëm të alfabetit latin”.

Veç kësaj, pasi i përshkova shënimet e tim eti, vura re se ai kishte cituar, rikopjuar, komentuar, diskutuar shumë autorë albanologë, gjuhëtarë, historianë. Dhe m’u duk e nevojshme që njëkohësisht me gramatikën origjinale të tim eti, të përfshija gjithashtu citimet, ilustrimet, fotografitë etj., të albanologëve dhe shkencëtarëve shqiptarë.

Por kush ka qenë im atë?

Im atë lindi në Paris më 22 dhjetor 1893 dhe vdiq në Paris më 22 tetor 1966. Ishte biri i një inxhinieri francez, që punonte në shërbim të Perandorisë Osmane si inxhinier për rrugët dhe urat. Ai fliste shumë pak për veten dhe jetën e tij.

Ai ka qenë një dijetar i madh, që jetonte në një univers librash, kureshtar për gjithçka, që interesohej për gjithçka, gjithnjë i gatshëm për të lexuar, për të shkruar ose për të nxjerrë shënime. Por pasioni i tij i veçantë ishte pasioni për gjuhën shqipe dhe ai ishte gjithmonë i gatshëm për të diskutuar një fjalë ose etimologjinë e një fjale.

Ai ishte shumë i rreptë, i pëlqente puna e bërë mirë, ishte kërkues ndaj të tjerëve ashtu si dhe ndaj vetes. Nuk e pranonte mediokritetin, punën shkel e shko, njohjen e keqe të gjuhëve, fjalën e gjymtuar, duke kërkuar gjithmonë përsosurinë. E shquanin një vullnet i madh, një këmbëngulje e madhe dhe një durim i madh, cilësi të cilat e bënë që, pasi humbi dokumentet e veta, shkrimet, librat, elementët bazë të punës së vet, të kishte më pas kurajën që të rifillonte ta shkruante gjithë veprën e vet.

Im atë ishte njeri i hapur, besnik, i drejtë, integral, asnjëherë lajkatar, thoshte kurdoherë atë që mendonte, qoftë dhe kur kjo mund të kthehej kundër tij. Me gjithë dukjen serioze, ai në jetën private ishte njeri shumë i ndjeshëm, gazmor, me një gëzim të vërtetë për të jetuar. I pëlqenin udhëtimet, sidomos kur i lejonin të përdorte kompetencën e tij gjuhësore. Prandaj ka bërë si përkthyes udhëtime në anijet e mëdha të udhëtarëve “Champlain” të Kompanisë së Përgjithshme Transatlantike dhe në “Georgic” të Cunard White Starline, që lundronin ndërmjet Francës, Anglisë, Shteteve të Bashkuara dhe ishujve Bermude.

Kur unë isha fëmijë, babai më merrte gjithandej. Qëllimi i shëtitjeve të tij ishin pothuaj kurdoherë libraritë në Odeon, në bulevardin Saint-Michel, në Quai Saint-Michel dhe bukinistët përgjatë gjithë Senës. Ai qëndronte atje më këmbë me orë të tëra duke lexuar. Por pjesën më të madhe të kohës e kalonte në bibliotekë, sidomos në Bibliotekën Kombëtare, ku ka kaluar një pjesë të madhe të kohës. E adhuronte kinemanë, ku më ka çuar shpesh për të parë shumë filma… Nga pikëpamja fetare im atë njihte me përsosuri fetë katolike, protestante, ortodokse dhe myslimane. Me të unë kam hyrë në shumë kisha të Parisit të këtyre besimeve. Më kujtohet kur këndonte tekste liturgjike greke në kishat ortodokse të Parisit si Katedralja ortodokse në rrugën Georges Bizet apo kur i lexonte këto tekste në kishën Saint-Julien-le Pauvre, një kishë e kultit grek katolik të ritit bizantin. I pëlqente të fliste për xhamitë e famshme të Stambollit, si Xhamia Blu, bazilika e lashtë e Shën Sofisë që u bë më vonë xhami, ose dhe xhamia e mrekullueshme Sulejmanie, e ndërtuar nga arkitekti i famshëm osman Sinani…

Më 1924 im atë u martua me nënën time, një shqiptare nga Përmeti, e bija e doktorit Josif Bënja, i cili kishte qenë në Delegacionin shqiptar në Konferencën e Londrës në korrik 1913 për caktimin e kufijve të Shqipërisë. Nëna ime ishte një grua e gëzuar dhe me kurajë, që mua më shëmbëllente forcën dhe magjepsjen e gruas shqiptare.

Për shkak se i ati lëvizte vazhdimisht nga profesioni, im atë ka përshkuar gjatë fëmijërisë dhe rinisë së tij së bashku me prindët Turqinë, Greqinë, Shqipërinë, një pjesë të Rusisë, dhe çdo verë vinte në Francë. Ai e njihte shumë mirë jugun e Shqipërisë, në veçanti krahinën e Përmetit, të Dangëllisë, të Frashërit dhe gjithë Epirin. Ai i njihte zakonet, ritet, këngët popullore, jetën e përditshme të këtij populli të varfër dhe krenarinë e tij legjendare.

Lidhur me arsimin e tij, im atë bëri studimet klasike për greqishten dhe turqishten në Shkollën e Madhe Kombëtare Greke të Fanarit në Stamboll. Ka studiuar në kolegjin frëng Saint-Benoît në Stamboll për latinishten, greqishten, dhe filozofinë. Ka studiuar në fakultetin e filologjisë të Universitetin të Athinës, ku i lindi pasioni për greqishten e vjetër dhe autorët klasikë. Së fundi, u bë bakalaur në drejtësi pranë fakultetit të drejtësisë në Universitetin e Parisit. Më vonë, tërësia e dijeve të tij i bëri të mundur që të merrte pa provime Shkollën Kombëtare të Gjuhëve Lindore në Paris, të cilën e kishte ndjekur vazhdimisht, ku me vendim të ministrisë për dy vjet ka qenë i ngarkuar me kursin e shqipes dhe pastaj për tre vjet kishte vendin e mësuesit të shqipes.

Nga viti 1923 e deri më 1927 ka qenë mësues i shqipes pranë Mario Rokut (Mario Roques), pedagog i rumanishtes në “LANGUES’O” dhe pionier i kërkimeve gjuhësore frënge për albanologjinë. Ky kurs i shqipes financohej nga një dhurim i Mithat Frashërit, i familjes së madhe të luftëtarëve për pavarësinë e Shqipërisë. Më 1928 mori gjithashtu diplomën e turqishtes të Shkollës së Gjuhëve të Lindjes. Më pas u bë profesor i frëngjishtes në licetë turke (Liceu Hajrieh në Fatih) në Stamboll dhe profesor i gjuhëve të huaja (greqishtes, anglishtes, italishtes, gjermanishtes etj.) në shkollat private të Parisit (Shoqata Filoteknike e Parisit, Shoqata Politeknike e Parisit etj.).

Kjo prirje e përqendruar kryesisht në studimin e popujve të lashtë të pellgut mesdhetar dhe të Ballkanit do të shprehej në hartimin e dorëshkrimit të “ENIGMËS”.Kjo vepër i ka kushtuar gjithë jetën. Ai nuk mundi ta realizonte ëndrrën e vet që ta botonte veprën dhe kur vdiq la dorëshkrimin, i cili mbeti i fjetur në heshtje të thellë për tridhjetë vjet.

Nga bibliografia e gjerë që gjendet në shënimet e tim eti, shumë nga referimet ende kanë fletëporositë e bibliotekave të ndryshme, ku i ka marrë për t’i konsultuar. Këto referime lidhen jo vetëm me gramatikën, por edhe me pesë vëllimet e “ENIGMËS” dhe janë kaq të shumta, sa nuk ka qenë e mundur të përfshiheshin të gjitha në bibliografinë në fund të botimit. Megjithatë është me interes të vërehet, se ndërmjet bibliografisë rreth 90 referime kanë ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me Shqipërinë ose me gjuhën shqipe.

Më kujtohen gjithnjë disa nga librat midis librave të parapëlqyer, që kishin lidhje me Shqipërinë. Të tillë kanë qenë librat e F.Pukëvilit (Poucqueville, konsull francez pranë vezirit shqiptar Ali Pashë Tepelena, për Shqipërinë dhe Greqinë; libri i fratit jezuit Dyponse (Duponcet) “Historia e Skënderbeut, mbretit të Shqipërisë”; librat e Ronsard dhe të Lamartine; librat e H. Hekarit (Hecquard) dhe A. Degrandit, konsull i Francës në Shkodër me kujtimet e tyre për Shqipërinë e Epërme; ata të mareshalit Marmont, të E. Legrandit, të udhëtarit G. L. Jaray; dhe mbi të gjitha studimi i Mario Roques për “Fjalorin e shqipes” të vitit 1635 (“Dictionarium Latino-epiroticum” të Frang Bardhit). Ai e përjetonte të sotmen dhe të shkuarën e Shqipërisë, kulturën e saj të vjetër, rrënjët që te pellazgët, këta “të bardhë primitivë” që nga lashtësia deri te gegët e toskët e sotëm. Ai ishte i bindur për lashtësinë e gjuhës shqipe, siç e dëshmonte peshkopi frëng G. Adae që më 1332, i cili ndër të tjera ka thënë: “Dhe unë e di se sado që shqiptarët kanë një gjuhë krejt të ndryshme nga latinishtja, prapëseprapë ata kanë në përdorim dhe në të gjithë librat e tyre shkronjën latine”.

Kohët e fundit kam pasur rastin të vizitoj me emocione qendrën e lashtë të Kaminia-Polióhni në ishullin e Lemnosit të Greqisë, ku është gjetur mbishkrimi pellazgjik, që është komentuar gjatë nga im atë në vëllimin V të “ENIGMËS”. Në këtë peizazh të rrënojave pellazge buzë Detit Egje unë ripashë tim atë dhe mbishkrimet e lashta dhe sërish e ndjeva se ishte detyra ime që të botoja synimin thelbësor të jetës së tij.

Shpresoj se kjo vepër, të cilën, siç e thashë, im atë me siguri do t’ia kishte kushtuar Shqipërisë, do të japë ndihmesë për hulumtimet e albanologëve dhe të gjuhëtarëve shqiptarë që do të përpiqen për t’u dhënë përgjigje pyetjeve të shumta rreth lindjes e formimit të gjuhës shqipe.

Gjatë gjithë kësaj pune të pasionuar e kam ndier veten shumë afër tij.

Që atje ku është im atë, të cilin e kam dashur aq shumë, duhet të jetë i lumtur që do ta shihte të botuar fundin e “ENIGMËS”.



Me nderim për kujtimin e tij

Solange d’ANGELY”

Tetor 1998





LIbri i parë:



PELLAZGËT





DY FJALË LEXUESIT



Ky libër është shkruar me qëllimin, që t’i shërbejë si hyrje historike një gramatike etimologjike të krahasuar dhe një fjalori etimologjik të krahasuar të gjuhës shqipe. Kërkimet dhe studimet janë bërë për këtë qëllim. Në këtë vepër ne paraqesim një pamje të përgjithshme të së kaluarës së madhe që ka pasur populli i vogël shqiptar i sotëm, të cilin me të drejtë ne e konsiderojmë si popullin më tipik arian dhe si popullin më të lashtë të Europës që nga emri i vet etimologjikisht. Me gjithë këtë lashtësi të madhe, kjo e kaluar e shqiptarëve është pothuaj e panjohur si në Francë, ashtu edhe në botën tjetër, dhe nuk del as në historitë tona të përgjithshme ose universale, as në broshurat e veçanta.

E megjithatë kjo është një histori e gjatë dhe e rëndësishme e këtij populli, të ngulur në rrugën e tij që prej origjinave më të lashta të njeriut, dhe me gjithë pushtimet e me goditjet nga jashtë, që kanë bërë të rrudhen dhe të zhduken pak nga pak kufijtë e shtrirjes së gjerë, që ai zinte rreth gjithë pellgut të Mesdheut, ai prapë ka mundur të shtrihet dhe të mbahet në strehën e vet të vogël e të fundit, që ndodhet në caqet e trevës që zë ende sot, me mundime të mëdha, larg kryqëzimeve të mëdha të përleshjeve të mirëfillta kontinentale. Ai ka mundur të ruajë në këtë strehë, nën mbrojtjen pikërisht të përndjekësit të tij të fundit e më të egër – turkut – dhe në epokën tonë na ofron një shfaqje pothuaj unikale të një zgjimi pothuaj të mrekullishëm dhe një zhvillim origjinal të jashtëzakonshëm.

Ndonëse ai ndahet, - gjë që është provuar se është vetëm në dukje, - në dy degë kryesore: toskët dhe gegët, të cilët i kujtojnë se janë në armiqësi, dhe ndonëse është i ndarë në katër fe të ndryshme: myslimanë sunitë, myslimanë bektashinj, të krishterë ortodoksë dhe të krishterë katolikë, që është provuar se nuk ka ndonjë ndikim për shkak të tolerancës reciproke të besimtarëve të feve përkatëse, ky popull, të cilin e konsiderojnë të ndryshëm brenda gjirit të vet, na jep një shembull të përsosur të unitetit kombëtar! Kjo është njëkohësisht historia e një populli të pasur me mësime të ndryshme të vlefshme: për politikanin lidhur me përbërjen, organizimin dhe administrimin normal e pa përplasje me gjithë pengesat që përmendëm lidhur me përbërjen e tij fetare; për juristin lidhur me zbatimin e ligjeve të përshtatshme të sotme dhe me studimin e ligjeve tradicionale ose të pashkruara të kanunit të LEK DUKA GJINIT; për sociologun lidhur me mënyrën e të qenit e të jetuarit dhe me ruajtjen pothuaj të paprekur të dokeve e zakoneve mijëvjeçare të stërgjyshërve; për historianin lidhur me origjinën e tij, zhvillimin e tij, bëmat e tij luftarake dhe mbrojtjen ose ruajtjen e individualitetit të tij në gjirin e kombeve armiqësore, të gatshme për ta gëlltitur dhe për ta zhdukur; për gjuhëtarin më në fund, lidhur me shembullin e gjuhës së tij të mrekullueshme dhe kaq të rregullt në format e saj, sa për ne është e pamundur për të mos i njohur një frymë krejt të veçantë, që ka ndikuar mbi të gjitha gjuhët e tjera si ariane, edhe jo ariane, dhe që e kapërcen shumë atë të greqishtes ose të latinishtes, të cilave u ka shërbyer si model. Më së fundi, kjo është historia e pandashme prej popujve të tjerë, si europianë dhe aziatikë, ndërmjet të cilëve me valë të ndryshme zgjerimi i tij, që nga ekspedita e Pellazgëve ose e Ariasve drejt Indisë në lashtësinë më të madhe, që nga ekspedita e Aleksandrit të Madh, që ishte një përsëritje ose një kopje e së parës, që nga pushtimet e Romës ose të Bizantit, dhe së fundi, që nga njëzet e katër vjetët e luftave të vazhdueshme të heroit legjendar e të famshëm “Ushtar të Krishtit”, Gjergj Kastriotit të mbiquajturit Skënderbe kundër turqve dhe sulltanëve të tyre Murati II dhe Mehmeti II, shtrirja e tij ka lënë gjurmë aq të thella dhe hulli të dallueshme në trajtën e rrënojave dhe të dëshmive ende të lexueshme ndërmjet emrave të personave, në doket e zakonet, në gjuhë e gjithashtu në besimet e fshehta. Europa mesjetare nëpërmjet Perandorisë Bizantine, trashëgimtare të fuqive dhe të qytetërimeve romak e grek, është ajo që realizon, konkretizon dhe na provon në mënyrë të padiskutueshme ekzistencën materiale të elementit shqiptar dhe epërsinë e gjuhës e të frymës shqiptare, që sundonte nga Konstantinopoli në Kerson, nga Athina në Brigjet e Francës, nga Shqipëria në Egjipt, nga Danubi në Romë dhe deri në Sicili, e nga kolonat e Herkulit deri në Kaukaz. Të gjitha këto përbëjnë një të kaluar të madhe; një sfond i vogëlsisë dhe thjeshtësisë së sotme, që kërkon dhe tërheq vëmendjen e botës së sotme të qytetërua.



Na duket një detyrë tepër e vështirë të paraqesim një histori, - qoftë dhe një përshkrim dhe në një vëllim të kapshëm, - për lexuesit përgjithësisht pak të informuar, aq më tepër që nuk kanë asnjë dijeni për shqiptarët dhe çështjet shqiptare. Kuptohet me lehtësi se kjo vështirësi vjen nga fakti, që mungojnë libra të mëparshëm, që do ta kishin trajtuar çështjen shqiptare së pari nga pikëpamja e përgjithshme, dhe pastaj në përputhje me pikëpamjen tonë të veçantë. Na është dashur prandaj ta bëjmë gjithçka nga e para ose të ecim për analogji; dhe fakti që e zotërojmë me themel subjektin tonë na ka lejuar të lehtësohet mjaft detyra jonë. Gjatë gjithë punës nuk kemi bërë gjë tjetër veçse kemi hedhur poshtë e rrëzuar, dhe kemi arritur vetëm të hedhim themelet, të bëjmë pjesët kryesore dhe ndarjet më të mëdha, duke u kurorëzuar me çatinë e domosdoshme të kësaj ndërtese, duke e lënë për më vonë që të kryejmë rifiniturat e nevojshme, meqë mund të shpresojmë për ndihmën dhe përkrahjen, që do të na japin të tjerët po aq kompetentë ose të interesuar për sipërmarrjen tonë, si dijetarët për deshifrimin e mbishkrimeve pellazgjike, etruskologët, albanologët, helenistët e shquar etj….

Me gjithë këtë ndërlikim të detyrës sonë, si një detyrë primitive, origjinale ose të dorës së parë, mund të vërehet gjerësia e informacionit që përfshin dhe përmbledh vepra jonë. Në sajë të përfundimeve ose deduksioneve që kemi mundur të nxjerrim nga ky informacion i gjerë, në sajë të njohjes së thelluar të gjuhëve të nevojshme e të dobishme për ta redaktuar tekstin, dhe në sajë të praktikës së fituar në kërkim dhe në këshillimin me arkivat, që përbëjnë burimet kryesore për ta nxjerrë këtë informacion, kemi pasur mundësinë të arrijmë në rezultatet e shpresuara, që përbëjnë objektin e shumë hipotezave dhe të sintezave të këtij libri.

Si rrjedhim, ky libër pasqyron gjithçka një njeri i informuar ose kompetent mund të nxjerrë nga veprat serioze, ku flitet pak a shumë gjatë për Pellazgët ose Lelegët dhe për pasardhësit e tyre të drejtpërdrejtë. Ai është detyrimisht përgjithësues dhe nga vetë përcaktimi i kufizuar në shtjellim. Siç thamë, nuk ka asnjë synim tjetër, përveç se të paraqesë me radhë një varg piketash, pamjesh të përgjithshme, një hyrje fillestare për zgjidhjen e problemit ose të enigmës, që është shtruar në krye të kësaj vepre; është një përmbledhje por jo e thatë, që sugjeron kureshti të reja, është një histori e vogël dhe mësimdhënëse e popullit më të vogël europian të sotëm, por që në kohën e vet ka qenë më i madhi i Europës dhe burim i pothuaj gjithë popujve të kontinentit tonë. Deri më sot, për fat të keq, ai i ka munguar nxënësit, studentit, historianëve, letrarëve dhe gjithë publikut të ngritur të gjuhës frënge.



PROLOG



Ka shumë vjet, që në një libër të shquar të autorit shqiptar PIKA, me titullin ”Shënime kritike”, kemi lexuar këtë përcaktim, i cili përdoret për një dijetar perëndimor të gjuhësisë dhe etnologjisë: “Një dijetar gjuhëtar është një shkrimtar, i cili pasi ka lexuar një duzinë librash, të cilët trajtojnë po atë subjekt, shkruan librin e trembëdhjetë. Dhe natyrisht, ky i trembëdhjeti nuk mungon të riprodhojë me saktësi, të gjitha gabimet që dymbëdhjetë të mëparshmit i kanë tashmë.” Dhe autori M. PIKA citon një numër shembujsh, që në të vërtetë e konfirmojnë mendimin që ka shprehur.

E sollëm këtë shënim të autorit shqiptar jo për të bërë të besohet, se ne vetë e kemi lënë mënjanë ndihmesën që autorët e mëparshëm, - kur e kanë pasur, - mund të na jepnin; përkundrazi, ne kemi lexuar dhe kemi huazuar shumë, madje edhe faqe të tëra, të cilat i kemi riprodhuar ndonjëherë pa u përpjekur ta ndryshojmë tekstin; por ne i kemi cituar sepse këto huazime janë bërë për të shërbyer si masa, si vëllime ose si blloqe guri, të prera e të gdhendura sipas përmasave e kërkesave tona, që i kemi hedhur pastaj në betonin ende të lëngët, i cili përbën lëndën tonë. Si pasojë, ajo që duhet parë dhe shqyrtuar në këtë libër nuk janë blloqet e gurit, të cilët i përkasin fushës publike, nga e cila i kemi nxjerrë, por duhet parë çimentoja që “i ngjit” këto blloqe dhe që është e vetmja, e cila përfaqëson punën tonë të vërtetë, aq më tepër se ka përparësinë të përbëjë njëkohësisht një risi letrare, për shkak të origjinalitetit të konceptimit dhe të çlirësisë së ndërtimit.

Por ky origjinalitet që përmban vepra jonë dhe risia që ai sjell për shkencat gjuhësore dhe etnologjike kanë që të dyja një prejardhje më të rëndësishme se ajo që përmendim. Në të vërtetë, ky origjinalitet dhe kjo risi, rezultat të kërkimeve dhe studimeve tona të gjata, që kanë një synim të vetëm, janë bërë të mundura vetëm në sajë të njohjes së thelluar të disa gjuhëve, të domosdoshme për ta arritur këtë synim. Këto njohuri, speciale dhe adekuate, na kanë lejuar në fakt të bëjmë jo thjesht një punë hartuesi mendues, po gjithashtu dhe punën e hartuesit të një sinteze sistematike të një vizionari intuitiv. Ky vizion intuitiv në hapësirë dhe në kohë, na ka dhënë mundësinë që të paraqesim vazhdimisht gjendjet e ndryshme shoqërore të shoqërive tashmë të kaluara: të kohëve të reja, të mesjetës, të lashtësisë, të parahistorisë dhe të tjera, e gjithashtu na ka lehtësuar konceptimin retrospektiv të evoluimit të popullsive të ndryshme pellazgjike përmes shekujve, që nga errësira parahistorike e deri në ditët tona.

Pikërisht duke ndjekur këto evoluime, për t’u gjetur shkaqet që i kanë përftuar, dhe për t’i afruar, për t’i krahasuar e për t’i gjykuar përpara se të bëhej sinteza, ne kemi arritur të “SHOHIM” me anë të një vështrimi retrospektiv të vizionarit intuitiv, gjendjet shoqërore të këtyre popujve pellazgjikë që evoluan prej kohëve të lashta, dhe kështu kemi mundur t’i përshkruajmë këto gjendje në përputhje me evoluimet e tyre, ashtu siç janë përftuar. Me një fjalë, njohuritë tona adekuate na kanë shërbyer si një tejqyrë për të parë me qartësi përmes leximeve të ndryshme dhe për të dalluar imazhet e hijet mjaft të shquara atje, ku autorë të tjerë, jo të armatosur ose më tepër jo të pajisur si ne, nuk kanë parë gjë tjetër veçse një ‘mjegullirë’.

Ngaqë kanë injoruar etimologjinë e vërtetë të fjalëve, gjuhëtarët e kohëve të reja dhe bashkëkohës (si F.Miklosich e të tjerë, sa herë që ka qenë rasti për fjalë shqipe, të cilat përdoren edhe nga gjithë popullsitë e tjera të Ballkanit e të Azisë së Vogël), gjithnjë kanë deklaruar prerazi se këto fjalë, nga pikëpamja e prejardhjes etimologjike, janë turke, arabe, persiane, rumune, sllave, greke, italiane ose të tjera, por asnjëherë nuk kanë menduar që ato mund të jenë fare thjesht shqipe. Dhe meqë gjuha shqipe që prej një shekulli e gjysmë ose dy ka qenë epërdorur edhe nga një numër shumë i madh turqish, kudo nëpër këto vise, ka qenë krejt e natyrshme që këto fjalë të jenë përhapur në gjithë Juglindjen europiane dhe në gjithë Lindjen e Afërt.



Ajo që e ka lejuar përfytyrimin tonë për të krijuar, nga gjendja shoqërore dhe nga mënyra e jetesës dhe të ekzistencës njerëzve të një epoke, një ide ose një opinion të ndryshëm nga autorët përpara nesh, është po ajo aftësi që na lejon në sajë të njohurive tona adekuate, të bëjmë një krahasim ndërmjet epokës sonë dhe jetës sonë të sotme, me atë çka mbretëronte te pellazgët prej epokës parahistorike dhe te pasardhësit e tyre: grekët, etruskët, romanët etj., nga lashtësia, në bizantinët e mesjetës dhe te pasardhësit e tyre të drejtpërdrejtë të sotëm. Duam të themi se po të jemi ‘frymëzuar’ nga imagjinata jonë për të shkruar një vepër si kjo, kjo nuk ka ardhur për shkak të cilësive ose mundësive eprore dhe të jashtëzakonshme të përfituara përjashtimisht, por në sajë të aftësisë që na ka dhënë njohja e disa gjuhëve dhe sidomos të shqipes e të greqishtes.

Gjatë gjithë veprës sonë janë cituar më shpesh disa tekste, për t’i komentuar më pas dhe për t’i ndrequr në ato gjëra që i kanë të gabuara. Po ashtu mjaft shpesh ne i citojmë për të nxjerrë më pas çfarë kanë në kundërshtim me pikëpamjen tonë. Kështu, pa qenë rinovues, përkundrazi, ne jemi përpjekur të nxjerrim nga tekstet, si të lashta edhe të kohëve të reja, të vërtetën që na imponohet, duke ndrequr përkthimet e gabuara dhe duke korrigjuar idetë false, që kanë mbizotëruar dhe vijojnë të qëndrojnë edhe sot. Me këtë duam të themi se ne përpiqemi që t’i kthejmë popullit shqiptar atë që u përkiste pellazgëve: nën emrin e trakëve, tirrenëve, frigëve, grekëve, etruskëve, romanëve, bizantinëve e të tjerëve, dhe që serbët, grekët ose helenët e bullgarët e sotëm kanë arritur ta uzurpojnë abuzivisht nëpërmjet një propagande tendencioze, duke e shtrembëruar të vërtetën historike në favor të vet. Ky uzurpim sistematik dhe mijëvjeçar duhet të marrë fund, me gjithë ekzistencën e një literature të rëndësishme, që gjithnjë përpiqet të përligjë dhe të mbajë më këmbë pretendime të tilla të rreme; ai duhet aq më tepër të marrë fund sepse shqiptarët, domethënë ata që kanë të drejtë me të vërtetë, janë ende aty dhe nuk janë zhdukur nga faqja e dheut. Madje do të thoshim, po t’i besonim Nostradamit, se shqiptarët ende nuk kanë mbaruar së luajturi gjithë kartat e tyre dhe të habisin gjithë botën në arenën politike ndërkombëtare; e gjithashtu ne zotohemi këtu për t’u kujdesur që të luhen mirë këto karta, sepse në këto momente ata gjenden në një pikë vendimtare të jetës së tyre si një popull që i përket një race fort të dalluar, së cilës ata kanë nderin t’i kenë dhënë emrin e tyre, sepse Πελαργος ose Πελασγος etimologjikisht do të thotë: i lindur shqiptar, i lindur i bardhë ose i lindur nga raca e bardhë.

Për të gjitha këto arsye të ndryshme, ne shpresojmë se kemi bërë një vepër të dobishme, duke iu përgjigjur pyetjeve dhe nevojave të korrigjimeve, zgjidhja dhe ndreqja e të cilave, në pjesën më të madhe, është ndier nga disa kompetentë e njerëz që e njohin fushën, por të cilët vetë për arsye të ndryshme nuk kanë dashur ta ndërmarrin vetë këtë punë. Kolegët tanë, gjuhëtarë ose etnologë, do të na thonë me gjykimet e tyre, me vërejtjet e kritikat, nëse vërtet ia kemi dalë mbanë sipërmarrjes sonë, duke e arritur qëllimin që kemi vënë.



Paris, e hënë, 8 maj 1961





Hyrje

Ajo që na ka shtyrë për të hartuar këtë Vështrim Historik (I cili mban titullin: “Enigma.. e zgjidhur”, ka qenë sidomos denigrimi sistematik nga ana e serbëve dhe e helenëve për gjithçka, në të gjitha epokat që nga lashtësia e deri më sot, që ka qenë pellazgjike ose shqiptare; mandej komploti i heshtjes e ka ndjekur këtë denigrim; dhe së fundi, janë mashtrimet historike të përhapura nga dy palët e interesuara me qëllimin e prerë për të falsifikuar të vërtetën mbi shqiptarët, duke krijuar paragjykime të rreme e tendencioze, për të përvetësuar gjithçka që u përket shqiptarëve të sotëm.

Dijetarët e sotëm, të mjegulluar nga gjendja shoqërore aktuale e popullsive të ish Perandorisë Romake, të cilat pas kaq invazionesh, që ndodhën gjatë periudhës bizantine, flasin një numër të madh gjuhësh të ndryshme midis tyre, nuk mund të kalojnë nëpërmjet një përfytyrimi retrospektiv në gjendjen shoqërore reale të këtyre popullsive në epokën e Perandorisë, duke menduar se këto kanë folur, ashtu si edhe sot, gjuhë të ndryshme. Gjatë kësaj vepre ne disa herë kemi parashtruar që, nga koha e Jezu Krishtit, për shembull, e vetmja gjuhë mbizotëruese që është folur në të gjithë Perandorinë Romake, ka qenë shqipja, dhe fryma e saj nuk do ta pengonte ta kishte një fat të tillë që ta luante atë rol të rëndësishëm, të cilin ka mundur ta luante. Latinishtja dhe greqishtja nuk kanë qenë, ashtu si sanskritishtja, veçse gjuhë letrare dhe diturore. Lidhur me këtë ja se çfarë ka shkruar A.-H.Sayce (në Principes de Philologie compare, parathënia e botimit të parë, Paris, 1884, f. XIII). “Sanskritishtja është qenësisht një gjuhë diturore, që kurrë nuk është folur, ashtu siç na e tregojnë dokumentet. Ajo u shërben sot priftërinjve dhe letrarëve. Ajo është shfronësuar nga vendi i lartë që zinte si përfaqësuese e veçantë e gjuhës mëmë ariane, dhe është pranuar se nga disa pikëpamje gjuhët europiane kanë ruajtur më besnikërisht tingujt e format primitive, se sa i kanë gjuhët e Indisë.” Ne po e citojmë këtë pjesë vetëm sepse ajo konfirmon nga të gjitha anët mendimin tonë po për këtë çështje, domethënë se ka qenë gjuha pellazge ose shqipe, që duke nisur nga 3000 vjet para Krishtit, ka sjellë lindjen e gjuhëve primitive të Indisë dhe, vetëkuptohet, gjithashtu të sanskritishtes, siç do ta tregojmë gjatë veprës.

Nëse gjuha e folur në antikitet dhe në epokën bizantine nuk do të ishte shqipja, por më tepër greqishtja e vjetër, siç besojnë gjithë dijetarët helenistë, helenët e sotëm nuk do të kishin pasur vështirësi për ta bërë të rijetonte një shtet-social, i cili tashmë ka ekzistuar, dhe nuk do të ishin të detyruar ta prishnin e ta deformonin gjuhën e lashtë, për ta shndërruar në greqishten modern, dhe këtë të ndryshme deri në atë pikë, sap o të mos kishin qenë shkronjat të njëjta, pashmangshmërisht do të ishte deklaruar se gjendemi para dy gjuhëve të ndryshme. Helenët e sotëm do të quheshin edhe më fajtorë, pot ë dihej se nëpërmjet gjuhës së pastruar … ata kishin ardhur në një gjendje shoqërore pothuaj të afërt me gjendjen e shoqërisë së elitës në antikitet dhe me gjithë këtë sukses të madh, për faj të disa çamarrokëve, të mbiquajtur leshatakë ose… , pa dyshim sepse nuk rruheshin e nuk kriheshin mirë, idetë e opinionet absurd të të cilëve i kanë ndjekur, kanë bërë hapa prapa, e kanë fshirë gjithçka dhe e kanë përmbysur, duke prishur tërësinë e rezultateve të çmueshme që kishin arritur duke mësuar një greqishte kaq të pastër në termat dhe aq të rregullt në format gramatikore, sa edhe greqishtja e vjetër. Do të duheshin edhe pak përpjekje të vogla dhe do të kishin arrirë të rindërtonin format e thjeshta të së ardhmes e të paskajores, që janë shpërbërë, dhe të rivendosnin përdorimin e dëshirores ose të …, siç i ka shqipja, duke bërë të rigjallërohej gjendja e gjuhës greke të lashtë. Në vend të kësaj, duke cituar një proverb që helenët e dinë mirë, ata kanë bërë si lopa, e cila pasi i ka lënë ta mbushë mirë kovën, i jep një shkelm, e përmbys dhe gjithë qumështi derdhet e shkon kot.

Shpjegimi që duam të japim ne gjen konfirmim në gjuhën latine. Në të vërtetë latinishtja ka qenë një gjuhë e folur më përgjithësisht dhe më shpesh, ndryshe nga greqishtja, që kishte vetëm një formë: klasiken, kurse kjo gjithnjë ka pasur dy forma: një klasike ose shkencore, latinishtja e shkrimtarëve të epokës klasike ose gjuha e shkencës mirëfilltas, dhe një popullore, me sintaksë më të thjeshtë, latinishtja e folur nga shtresat popullore. Si pasojë rolin që luante latinishtja popullore kundrejt latinishtes klasike, e cila flitej në Romë nga mjekët dhe në Perandori nga zyrtarët e popujve të nënshtruar, e luante shqipja kundrejt greqishtes së lashtë në botën orientale, me këtë ndryshim që ndonëse rrethi i përdorimit të greqishtes ishte më i kufizuar se ai i latinishtes, sepse ishte në përdorim në shkollë, në gjyqet, për ushtrimin e kultit, në qeveri, në administratën e lartë dhe në diplomaci, pronë vatrat familjare madje edhe të elitës dhe jashtë ishte përsëri shqipja që përdorej. Rezultati: gjithë popujt barbarë të perëndimit kanë pësuar ndikimin e latinishtes së folur nga legjionet romake përtej Etrurisë dhe nga ky kontakt kanë lindur me kohë gjuhët romane ose neolatine, pra italishtja, frëngjishtja, spanjishtja, portugalishtja dhe dialektet ose të folmet e ndryshme që ato kanë. Ky fakt nuk është përftuar si pasojë e kontakteve me legjionet romake të Perandorisë së Lindjes, do të thoshim, sepse ushtarët, si dhe popullsitë civile nuk flisnin greqishten e latinishten, që i flisnin vetëm oficerët, por fare thjesht shqipen.

Kështu latinishtja kishte më shumë avantazhe se greqishtja, sepse kishte mundur nëpërmjet legjioneve të bëhej e njohur e të përhapej, kurse popujt e nënshtruar ndodheshin në prani të një gjuhe, aq më tepër të gjuhës së fitimtarit, për të cilin kishin interes si praktik, ashtu edhe politik që ta mësonin. Ky interes, meqë dilte i përbashkët dhe i përgjithshëm për të tërë popujt e nënshtruar, solli që pak nga pak gjuha e stërgjyshërve të zhdukej për t’i lënë vendin gjuhës së fitimtarit. Ne ngulim këmbë këtu për faktin, që të ndodhë zhdukja e një gjuhe populli në favor të një gjuhe tjetër, duhet që të ketë vullnetin, ose të paktën pranimin e popullit, i cili e humbet.

Mund të kundërshtohet, se si është e mundur që në antikitet dhe në epokën bizantine gjuha greke nuk flitej nga të gjithë, sepse vazhdimisht zbulohen mjaft mbishkrime greke, të cilat lidhen me këto epoka? Kësaj do t’i përgjigjemi se në mesjetë dhe deri një a dy shekuj më parë Europa jonë perëndimore gjithashtu ishte plot me mbishkrime latine, por kjo nuk do të thotë doemos se latinishtja flitej po ashtu. Jo, sigurisht; ne e dimë fare mirë, se ajo vetëm mësohej në shkolla dhe nuk flitej aspak në vatrat e shtëpive, ku nuk ishte në përdorim, pot ë flasim vetëm për Francën, ku kishte të folme të tjera dhe vetë frëngjishtja, në trajtën e një dialekti gjithashtu flitej, porse kishte avantazhin që mësohej në shkolla. Prandaj fakti që gjejmë në një vend mbishkrime greke të gdhendura gjatë gjithë epokave që nga antikiteti i vonë deri në kohën e re, nuk do të thotë se popullsia që banonte në këtë vend ka qenë gjithashtu greke si racë, por vetëm si arsimim, siç ishin pellazgët e Greqisë, maqedonasit, frigët, lidiasit, likiasit etj.

Nga vetë këto mbishkrime mund të nxirret gjithashtu përfundimi, se gjithë popullsitë pellazgjike ose shqiptare të antikitetit përdornin për arsimin e tyre gjithashtu shqipen, sepse ato provojnë që ka qenë para greqishtes, si në tekstet e likishtes dhe të të tjerave, ku as nuk ka pasur tekst grek.

Dijetarët mendojnë se historia dhe vendosja e helenëve në Greqi përkojnë me shfaqjen e parë të hekurit në Ballkan, kurse tradita, siç thonë ata, e bën këtë popull që të ketë ardhur nga Skitia ose Kaukazi, nëpër Danub dhe bregun e Adriatikut rreth shekullit XV ose XVI. Porse kjo ardhje lidhet me ilirët të vitit 3.000 para Krishtit, një pjesë e të cilëve e krahut të djathtë ndoqi bregun Adriatik drejt perëndimit dhe, kur arriti në derdhjen e lumit Po, u nda për herë të dytë: pjesa e majtë, më e rëndësishmja, u shty drejt jugut dhe arriti të pushtonte Italinë e të përbënte së bashku me rrënjësit popullsinë e aborigjenëve, kurse pjesa e djathtë iu ngjit bregut të majtë të lumit Po deri në lartësitë e Gjenovës, kapërceu lumin, u shty drejt jugut deri në bregdet dhe, duke ndjekur atë, arriti në Ventimilja, që ku dega e fundit depërtoi në Gali. Sa për helenët, siç e dimë, pasi e kemi shpjeguar shumë herë në këtë vepër, ata janë pasardhës nga përzierjet e pellazgëve me mesopotamasit ose egjiptasit, që emigruan në Greqi rreth 1700 para Krishtit dhe të cilët u përzien një herë të dytë pas vendosjes së tyre në Greqi, me të tjerë pellazgë. Me një fjalë, këta janë pasardhës të Danait, Kekropsit, Kodrosit, Kadmit dhe të shokëve të tyre, që zbarkuan me ta dhe të atyre pellazgëve të Greqisë, që u bashkuan me këta imigrantë. Nga kjo del se pellazgët, që nuk e pranuan këtë “bashkëpunim”, ose që u treguan më “refraktarë” kundrejt këtyre pushtuesve të huaj, përbënte klasën e ilotëve (Ειλωτες), të penestëve (Πενεσται), të metekëve (μετοικοι), të periekëve (Περιοικοι), të skllavëve (δουλοι), të robërve të tokës (υπηπεται), etj… Kështu shteti social i Greqisë së lashtë përbëhej nga elementi mbizotërues dygjuhësh: që fliste në shtëpi shqip dhe që mësonte në shkollë greqishten, dhe që u quajt më vonë helenë, të dalë nga përzierjet pellazgo-egjiptiane, pellazgo-aramease, pellazgo-fenikase ose pellazgo-mesopotamase, të imigruar në Greqi dhe të përzier përsëri me disa pellazgë, që kanë dashur ta pranonin këtë përzierje, dhe më pas me elementin pellazgjik të pastër e autokton, që fliste në shtëpi dhe kudo vetëm gjuhën pellazge ose shqipe, dhe elita e të cilit gjithashtu mësonte greqisht dhe përbënte ‘borgjezinë’, si dhe ‘plebejtë’, anëtarët e të cilëve që flisnin greqishten mund të quheshin gjithashtu helenë.

Kjo gjendje e Greqisë, ashtu si dhe e Epirit, Maqedonisë, Azisë së Vogël dhe Ishujve, ka vazhduar deri në vitin 146 para Krishtit. Pushtimi romak i dëboi sunduesit alogjenë, gjë që e pakësoi shumë popullsinë e Greqisë, dëmtoi tregtinë, bëri të bien artet dhe ndërpreu arsimin. Por pellazgët e skllavëruar, të një race me romakët, e morën veten, fituan lirinë dhe gjuha pellazge ose shqipe, që ishte dëbuar nga greqishtja në Greqi, në Ishujt dhe në Azinë e Vogël, e rifilloi përdorimin e saj si më parë, domethënë si para epokës së Homerit. Greqishtja, e cila me gjithë pushtimin romak rilulëzoi sidomos në Romë, Aleksandri dhe Antioki, me Ediktin e Konstandinit të Madh i rifitoi të drejtat e saj, kur krishterimi u ngrit në fe shtetërore. Por kjo greqishte, këtë radhë gjithashtu u kufizua në rolin e saj si gjuhë e dytë, duke mbetur gjithmonë e para, domethënë gjuhë amtare, shqipja.

Në antikitetin e lartë, para imigrimeve të Danait, Kekropsit, Kadmit, Kodrosit dhe shokëve të tyre, popullsia e Greqisë nga pikëpamja racore ishte shumë më e pastër se pas këtyre imigrimeve. Ajo përbëhej vetëm nga pellazgët, domethënë të lindurit të bardhë, që mbanin emra të ndryshëm: ilirë, selë, trakë = Γραικοι ose Graeci, ose grekë, argienë ose ‘Aργειοι ose args ose argues ose arias, domethënë: të bardhë ose arbën ose albanë, akeas etj… Kjo pastërti nuk ishte vetëm e pellazgëve të Ballkanit, të Azisë së Vogël dhe të Italisë, po gjithashtu për të gjithë popujt e botës së bardhë, që njihej nga bashkëkohësit e epokës në fjalë. Del se sa më shumë afrohemi në kohën tonë, aq më shumë popujt bëhen të shumtë në numër dhe aq më e madhe bëhet përzierja. Në këtë mënyrë në kohën tonë, me lehtësitë e mëdha të komunikimit, gjithë popujt modern, ashtu si populli Helen i sotëm, janë me prejardhje të përbërë, ndonëse në shkallë të ndryshme.

Pak më vonë pellazgët-frigas dhe fenikasit hynë në kontakt në Liki dhe në ishullin e Kretës; kështu mjeshtëria e varreve më të vjetra të Mikenës, e ngjashme me atë të Frigisë, mban gjurmët e Lindjes së Mesopotamisë. Nga ana tjetër, duke e pasur prejardhjen nga Peloponezi cistet prej bronzi të Etrurisë, qytetërimi etrusk na del si vazhdim i drejtpërdrejtë i qytetërimit pellazgjik të Mikenës.

Ky qytetërim pellazgjik i Mikenës ka dalë nga një tjetër pellazgjik, të quajtur minoik të Kretës, i cili është zhvilluar në këtë ishull që nga viti 3500 deri 1200 para Krishtit dhe që karakterizohej nga një frymë e veçantë butësie, gëzimi e progresi qytetërues, si dhe nga një frymë paqeje të vazhdueshme e të qëndrueshme, gjë që i ka lejuar dijetarit Evans, i cili ka bërë gërmimet në Kretë, ta quajë në mënyrë të goditur dhe me mençuri PAX MINOICA. Sa për popullin e Kretës, që bëri të lindte një qytetërim i tillë, ai nuk është gjë tjetër veçse një popull pellazg i pastër, që në atë kohë nuk mund të kishte përzierje tjetër veçse me pasardhësit e drejtpërdrejtë të racës së kuqe ose të atlantëve të Egjiptit, lundërtarë dhe kolonizatorë, të cilët kolonizuan gjithashtu pellazgët primitivë dhe autoktonë të brigjeve të Nilit. Një popull primitive, i tillë si pellazgët, për pasojë, i cili ka krijuar ab ovo gjithçka, që nuk ka kopjuar asgjë, siç e pamë, ai edhe nuk e bënte dot, dhe vetëm me imagjinatën e tij, nuk mund të ishte vetëm se moral e moralizues, njerëzor e njerëzues, paqësor e tolerant. Kështu gjithë autorët e vjetër, si grekë dhe latinë, i përshkruajnë si të qetë, διους = të urtë, punëtorë, prodhues, tolerant dhe mikpritës, të gjitha arsyet ose cilësitë, që i kanë bërë të asimilojnë gjithë popullsitë, të cilat emigronin ose gjenin strehë tek ata.

Po e njëjta gjë ka ndodhur me gjuhën pellazge: origjina e saj, siç e pamë, është kaq e largët dhe numëron dhjetëra e qindra mijëvjeçarë të formimit, të zhvillimit, të evoluimit e të njëjtësimit, sa ndiejmë një farë ndjenje mëshire për të gjithë ata, që gjithmonë janë përpjekur t’u japin gjuhëve mesopotamase (semitike) një rëndësi, që formimi i tyre krejt i vonshëm, - gjithsej mbi dhjetë mijë vjet, - nuk mund t’ua sigurojë, dhe aq më pak, t’u atribuohet atyre roli huazues për gjuhën pellazge. Veç kësaj, nuk mund të ishte ndryshe për këtë gjuhë pellazge, kaq primitive, sepse pot ë ndjekim termat e vetë Biblës, është gjuha e vetme, që flitej nga raca e bardhë e gjitha, para shpërndarjes që pasoi projektin e ndërtimit të Kullës së Babilonisë, në Mesopotami. Duke folur për gjuhët primitive ose për gjuhën primitive, ne kemi shpjeguar se si gjuha pellazge ose shqipe është po aq e lashtë sa raca e bardhë vetë, ashtu si më pas afër vitit 1700 para Krishtit ajo bëri të lindte greqishtja e vjetër, i shërbeu asaj si model dhe më në fund, nën emrin e etruskishtes bëri të lindte latinishten dhe më pas, i shërbeu bashkë me greqishten si model.

Gjuha shqipe e shtetit të lirë të Shqipërisë së sotme ka, që nga fundi i Republikës Romake, rreth fillimit të erës sonë, dy dialekte: toskërishten dhe gegërishten. Dialekti gegë i ngjet më shumë greqishtes së vjetër, kurse dialekti tosk i ngjet shumë më tepër latinishtes. Arsyeja e një fakti të tillë, të cilin ne do ta shpjegojmë gjithashtu në tekst, u detyrohet pasojave të fitores që arriti gjenerali romak Paul Emili mbi epirotasit në vitin 168 para Krishtit. Pasi ky gjeneral e rrafshoi tërësisht Epirin dhe e dërgoi si skllave gjithë popullsinë në kryeqytet për t’i shërbyer si ilustrim të triumfit të tij, tokat e shkretuara të këtij vendi, që kishin mbetur bosh për më shumë se njëqind vjet, deri në fundin e Republikës së Romës, u pushtuan nga etruskët e mërguar, të cilët për t’u mbrojtur nga rreziku që i kërcënonte në Itali, kapërcyen kanalin e Otrantos, në kohën e shpërnguljeve në masë. Këtu është gjithashtu arsyeja përse toskërishtja, e cila është në kontakt më të drejtpërdrejtë me Greqinë dhe gjuhën greke, i ngjet latinishtes; kurse gegërishtja, që është më larg nga Greqia dhe e ndarë prej saj nga Toskëria, i ngjet greqishtes.

Ne do të shpjegojmë gjatë tekstit në mënyrë të mjaftueshme mënyrën që ka shërbyer për formimin e greqishtes së lashtë. Mënyra është kjo: për formimin e emrave dhe të përemrave greqishtja merrte rrënjën, duke hequr mbaresën shquese ose nyjën e pasme të shqipes, kurse për foljet merrte thjesht rrënjën, qoftë kjo dhe e zgjeruar me mbaresa të ndryshme foljore. Duhet shënuar se vetë folja në shqipen mund të ketë si dhe në greqishten dy ose më shumë rrënjë, që ndryshojnë tërësisht ndërmjet tyre.
 
nga pellazgjishtja heq e bënë: elk- tërheq

nga pellazgjishtja qaj e bënë: klai qaj (Gjir. klaj)

nga pellazgjishtja hepem e bënë: epom = ndjek, përkulem

nga pellazgjishtja pjek e bënë pek - pjek

nga pellazgjishtja dhjes e bënë dhes = pëgër

nga pellazgjishtja kî e bënë ki = fekondoj

nga pellazgjishtja rriell e bënë re = rrjedh

nga pellazgjishtja ziej e bënë ze = vloj

nga pellazgjishtja miel e bënë meli = mjel
Duke ndjekur të njëjtën mënyrë arsyetimi, po ata dijetarë do të mund të na thoshin me lehtësi se:

Oδυσσευς = Udhës’she-u, me perifrazë: ai që nuk e pa udhën e vet;

Πηνελοπη = Pen e lypi, me perifrazë: që rregulloi perin e vet;

Αχιλλευς = Akileti, me perifrazë: aq i lehti;

Αγαμεμνων = Aqë me mënt-i, me perifrazë: aq i mençuri, aq i dituri;

Μενελαος = Mënt’ e lau, me perifrazë: që e lanë mendtë;

Ελενη = E lëna, me perifrazë: e lëna nga mendtë;

Πυθαγορας = Bythëgjeri, fjalë e përbërë = me vithe të gjera, nofkë për filozofin Pitagora, i cili në të vërtetë quhej Aristokles;

Βοτονιατης = Bythëgjati e shtrembëruar greqisht, fjalë e përbërë: me vithe të kërcyera;

Κερκυρα = Kërcuri = trung që noton;

Σικελια = Si kali = me kokë si të kalit (forma e ishullit);

Βρινδησι-ον = brin dashi - briri i dashit (forma e gjirit);

Ιταλια = Vetulla = forma e lashtë në vend të çizmes;

ηλος = hell;

Αρχιμηδης = përkthim i Kryemadhi = me kokë të madhe në kuptim metaforik;

Κικερων = Qiqra = në kuptimin tepër i hollë, inteligjent;

Μελλιττα = mjalta = Malta = mjaltë, për shkak të ëmbëlsisë së klimës në ishull;

Εχιδνα = e hidhna = nepërka = e hidhura, helmuese;

Βυξαντιον = Bizanti nga buza, prej formës etj.

vazhdon..
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: PELLAZGET - POPULLI I PARE I MESDHEUT - CKA DIME PER TA?

#153

Post by Arbëri » Mon May 30, 2011 8:00 pm

Nr.6, faqe 17 e Tituli Asiae Minoris, vol. I.
Image
Përkthimi shqip, që i ngjet tekstit:

1) E bënnë ctatën, me nê prindretë, Pulenidha Mullijesi dhe Daparai Pulenidha Purihimetësi:

2) Një njerëzi për gratë e tyre dhe djemtë.

3) Po të jet se viret (njeri) në dhê te ky varr, bërë (prej) neje, t’u bjerë pun’e madhe dhe hall e mi halle: ose dha: < (kaqë).



Nr.23, faqe 23 e Titulis Asiae Minoris, vol.1.
Mbishkrim dygjuhësh nga qyteti i TLOE
Image
Përkthimi shqip që i ngjet tekstit



1) E bënnë ctatun me ne prinjatet

ELPETI (vehtë) vehtes d(he) djemëvet.

2) E bleu Akuti me të.


Mbishkrim dygjuhësh i LIMYRIS.


Image

Transkriptim e përkthim shqip



1) E bëni varrin me të prindretë

2) Sidereja djal’i Parmenajt

3) Për vehtë vehten dhe gruan’e (ti) veht.

4) Dhe djalin Pubielene.



MBISHKRIMET FRIGASE



Para se të flasim për mbishkrimet e mirëfillta, do të themi disa fjalë mbi ngjashmërinë e madhe ndërmjet dy gjuhëve pellazge ose shqipe dhe greqishtes, që provon afërinë shumë të madhe që ekziston ndërmjet tyre, ose, për të qenë më të saktë, bijësinë e gjuhës greke të lindur nga e ëma: pellazgjishtja. Për më tepër konstatohet kjo bijësi ose farefisni e afërt ndërmjet dy gjuhëve, nga ekzistenca në greqishten e këtij numri të madh rrënjësh njërrokëshe, që ia kanë dhënë pellazgët, dhe në të cilën masa e madhe e fjalëve të prejardhura greke përbën fondin e saj kryesor.

Dhe ajo që themi këtu për gjuhën frigase, u përket edhe gjuhëve: lidishte, myzishte, kariase, trakishte, ilirishte, tirrenishte etj., nga të cilat, si pellazge, secila ka dhënë ndihmesë, pak a shumë në formimin e në zhvillimin e greqishtes dhe provon kudo, ku gjuha e Platonit u ngjiz, se gjeti në viset një element mjaft më të lashtë si racë dhe gjuhë: elementin pellazg.

Lidhur me gjuhën frigase, PLATONI vetë ka pranuar në: CRATYLE (P.410), se ka pasur shumë elementë, që i ngjasin greqishtes, që dallohen fare pak, si: Πυρ = zjarr, υδωρ = ujë, κυνας = qen dhe: Πλειστω αλλα = dhe të shumë të tjerave. Por ajo që është e pasaktë në atë që njofton Platoni, është se filozofi grek i jep mbizotërimin gjuhës, që ai e përdor për mësimin e vet dhe jo gjuhës, që e ka përftuar të tijën. Por do të themi menjëherë se Platoni mund të falet plotësisht, sepse ai mëkaton nga padija, ashtu si pothuaj të tërë autorët e lashtë, nga të cilët asnjë nuk ka qenë gjuhëtar në kuptimin që i japim ne sot dhe nuk mund ta dinte ose të dyshonte, që gjuha e popullit të kohës së tij, ka qenë pikërisht gjuha nënë e gjuhës së tyre. Përveç kësaj, mbishkrimet frigase, si të lashta dhe më të vona, që na kanë ardhur, provojnë të gjitha vërtetësinë e këtij pohimi të Platonit.

Mbishkrimet frigase të epokës romake më të vona (këto mbishkrime janë botuar nga autori W. M. RAMSAY, Phrygian Inscriptions of the Roman Period, në: A. KUHN, Zeitschr. für vergl. Sprachf. Indogerm. Sprach. 1887, f.381 e vij.), kanë këtë përparësi, që përmbajnë nene me fjali të modeleve të ndryshme, që përbëjnë pothuaj përkthime besnike të neneve të ngjashme, të gdhendura në epigrafitë greke bashkëkohëse me Friginë dhe që në këtë mënyrë bëhen një lloj mbishkrimi dygjuhësh.

MBISHKRIM FRIGAS I LASHTË

Autorët që kanë botuar mbishkrime frigase arkaike, të datuara nga shekulli VII para K., janë:

a) - STEUART, MORDTMANN dhe TEXIER.

b) - RAMSAY, që ka botuar një përmbledhje më të plotë, dhe së fundi:

c) KRETSCHMER, që gjithashtu ka botuar disa.

Më e thjeshta nga të gjitha është kjo më poshtë e KRETSCHMER:

Image
që në gjuhën shqipe i përgjigjet:

ARALA JA BËRI Babajt.



Me gjeresisht ne kete faqe http://www.gazetakritika.net/literatur/ ... gjely.html
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: PELLAZGET - POPULLI I PARE I MESDHEUT - CKA DIME PER TA?

#154

Post by Arbëri » Wed Aug 24, 2011 9:27 pm

La Turquie et ses differents peuples
By Henri Mathieu,1857

..ngjashmëria e mënyrave dhe ngjashmëri fizike, ajo shpjegon se pse shumica e emrave të Greqisë primitive kanë kuptim në gjuhën shqipe tani, dhe pse kaq shumë fjalë të lashta greke janë të përbëra nga elemente të Shqipërisë.

Image
Image
Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4135
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: PELLAZGET - POPULLI I PARE I MESDHEUT - CKA DIME PER TA?

#155

Post by Zeus10 » Thu Aug 25, 2011 5:15 pm

Arbëri wrote: Mbishkrim dygjuhësh i LIMYRIS.

Image

Transkriptim e përkthim shqip


1) E bëni varrin me të prindretë

2) Sidereja djal’i Parmenajt

3) Për vehtë vehten dhe gruan’e (ti) veht.

4) Dhe djalin Pubielene.
Personalisht, nuk mendoj, qe mbishkrimi eshte shkruar ne shqip, te pakten ne menyren si interpretohet me siper. Kete e them duke u nisur nga varianti i tij ne greqisht:
το μνεμα τοδε ποιησατο Σιδαοιος Παρμενον.

qe pak a shume me nje perkthim te trashe do te thote:

eshte bere ketu ne kujtim te Sidhaios Parmenononit.

τος υιος, εαυτω και τη γυναικοι και υιο Πυβιαλη.

birit vete, dhe te gruas dhe te birit Pybjale

Une mendoj se eshte nje perafrim i sforcuar drejt shqipes.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: PELLAZGET - POPULLI I PARE I MESDHEUT - CKA DIME PER TA?

#156

Post by Arbëri » Sun Sep 04, 2011 11:37 pm

Geo.Mag 36: Studimet e fundit,shqiptarët janë pellazgët, raca që jetonte në Ballkan shumë shekuj
përpara mbërritjes së grekëve

Code: Select all

Titulli: The Geographical magazine, Volume 36
Redaktor: Michael Huxley
Botues: Geographical Press, 1963
Image

Studimet e fundit frënge mbi Etruskët, sugjerojnë se shqiptarët mund të jenë fort mirë pasardhës të pellazgëve, një racë e lidhur (me ta) që jetonte në Ballkan shumë shekuj përpara mbërritjes së grekëve.

p.304



------------------------------



Recent French research on the Etruscans suggests that the Albanians could well be the descendants of the Pelasgians, a related race inhabiting the Balkans many centuries before the arrival of the Greeks.

p.304
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: PELLAZGET - POPULLI I PARE I MESDHEUT - CKA DIME PER TA?

#157

Post by Arbëri » Tue Sep 06, 2011 10:18 pm

Kadmi u mësoi grekëve shkronjat;
Pellazgët quhen Hyjnorë se vetëm ata, pas Përmbytjes së Deukalionit ruajtën shkronjat

Titull: The mythology and fables of the ancients, explain'd from history (1739)
Author: Banier, M. l'abbé (Antoine), 1673-1741
Volume: 3
Subject: Mythology; Folklore; Euhemerism
Publisher: London : Printed for A. Millar
Kështu, gjithë ato ide për Dragonj e Gjarpërinj, që i gjejmë të shpërndara poshtë e lartë te poetët që flasin për atë Princ, rrjedhin në origjinë nga andej. Por nëse nuk zgjedhim që tu besojmë Autorëve të cituar tani, ne mund të marrim parasysh nga fabula në vijim, atë që Aulus Gellius thotë për ilirët.

Sipas këtij Autori, banorët e lashtë të Ilirisë kishin dy qepalla syri për secilin sy, dhe një shikim aq therës, sa që në qoftë se ata fiksonin shikimin e tyre mbi këdo, ata e vrisnin, ashtu si do të bënte një Dragua apo Mbreti i Gjarpërinjve. Ky mendim, i vërtetë apo i rreme, i cili përfytyrohej për ilirët, një popull i vrazhdë dhe i egër, i shtyu ndoshta grekët që t’i quajnë ata Gjarpërinj dhe Dragonj, dhe për pasojë, kur Kadmi ishte tërhequr mes atyre njerëzve, ata duhet të kenë thënë se ai ishte bërë një Ilir, një Dragua, një Gjarpër; një shprehje metaforike, e cila u kuptua më pas në kuptimin fjalë për fjalë.


Sipas Antikëve, ishte Kadmi që u mësoi grekëve përdorimin e germave, të cilat ata nuk e njihnin më parë. Këto shkronja, që Herodoti i quan Kadmiane ose fenikase, u quajtën më pas Joniane: gjë e cila duhet të kuptohet në mënyrën që unë do të shpjegoj. Nuk ka vend që për të menduar se përdorimi i shkronjave, i cili është ndoshta aq i vjetër sa Bota (a), të ishte i panjohur në Greqi deri në kohën e Kadmit. Por krijimi i këtij opinioni, u bë, se ai futi në vend një alfabet të ri, të cilin grekët e përdorën më pas, në vend të atij pellazgjik, i cili ishte në përdorim atje që shumë kohë më parë. Por duhet vënë në dukje se ky alfabet kishte vetëm gjashtëmbëdhjetë germa; Palamedes i shtoi atij katër (1), dhe Simonides i Melos katër të tjera (2). Kështu u plotësua ai alfabet ku gjashtëmbëdhjetë germat e para ishin fenikase, i cili është sigurisht, greqishtja e vjetër. Shkronjat janë tërësisht si ato të fenikasve, ashtu si bien dakord të gjithë të diturit.



Është jashtë çdo dyshimi se germat nuk ishin të panjohura në Greqinë e para Kadmit, pasi ashtu siç është thënë tashmë: Pellazgët, popullsia më e lashtë e atij vendi, i kishte ato në përdorim. Autori im, është Eustathius, i cili duke shpjeguar epitetin Hyjnor, θεϊκός, të cilin Homeri ua vendos pellazgëve (3), thotë: Homeri i quan ata Hyjnorë, sepse vetëm ata, pas Përmbytjes së Deukalionit ruajtën Përdorimin e Shkronjave. Pliny (4) duket se e konfirmon këtë opinion, duke thënë: Pelasgos in Latium Literas attulisse (Pellazgët sollën shkronjat në Latium/Itali).
The abbé Antoine Banier (1673–1741), a French clergyman and member of the Académie des Inscriptions et Belles-Lettres from 1713, was a historian and translator, whose rationalizing interpretation of Greek mythology was widely accepted until the mid-nineteenth century.
Image
Image
Image
Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: PELLAZGET - POPULLI I PARE I MESDHEUT - CKA DIME PER TA?

#158

Post by Arbëri » Thu Sep 08, 2011 8:14 pm

Ishin pellazgët dhe ilirët, që, sipas historisë së 17 shekujve para Jezu Krishtit, e zunë të parët Italinë
Titulli: Monografia di Bobbio,
ovvero Genni Storici Statistici, Topografici ed Economici
Autori: Daniele Bertacchi
Botues: Pinerolo, dalla tipografia di G. Chiantore, 1859
Image
Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: PELLAZGET - POPULLI I PARE I MESDHEUT - CKA DIME PER TA?

#159

Post by Arbëri » Mon Sep 12, 2011 2:52 pm

Sipas studiuesve, Shqiptarët, e kanë prejardhjen nga raca e lashtë Pellazge,
raca më e vjetër e Europës

Titull: The Journal of race development (1910)
Autori: Clark University (Worcester, Mass.)
Volumi: v.2
Botues: Worcester, Mass. : Clark University
Edhe pse janë në varësi të Sulltanit turk, shqiptarët, megjithatë, janë një popull i veçantë dhe lëvdohen me një prejardhje racore më të lashtë se ajo e Greqisë. Njerëzit-shqiponjë përbëjnë një problem të çuditshëm për etnologët. Dëshmitë e tyre racore janë në masë të konsiderueshme të pasigurta dhe të panjohura. Nuk ka asnjë bazë, megjithatë, për një nocion popullor se shqiptari është një përzierje racash bashkëkohore. Formimi i kafkës dhe karakteristika të tjera të dallueshme racore tregojnë për një origjinë thuajse pastër dhe sigurisht për një lashtësi të madhe.
Mendimi i përbashkët i studiuesve, është se shqiptarët e kanë prejardhjen nga raca e lashtë Pellazge, raca më e vjetër e Europës. Më në veçanti, shqiptarët konsiderohen të jenë pasardhësit e drejtpërdrejtë të Ilirëve të lashtë me një përzierje Maqedonasish në lindje dhe Epirotësh në jug. Kështu që shqiptarët, me të drejtë mund të pretendojnë të jenë një nga racat më të vjetra dhe më të pastra në Europë; dhe kjo është e vulosur më tej nga fakti se ata janë një komb tejet i fortë.
Gjuha shqipe i jep mbështetje shtesë kësaj teorie të lashtësisë shqiptare. Gjuha nuk është aspak një dialekt helen, siç është supozuar gjerësisht. Gjuha shqipe formon një nga tetë ndarjet kryesore të grupit të gjuhëve Ariane apo Indo-europiane, dhe ka prejardhje të drejtpërdrejtë nga gjuha e lashtë ilire.
ALBANIA: THE LAND OF THE EAGLE-PEOPLE


Image
Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: PELLAZGET - POPULLI I PARE I MESDHEUT - CKA DIME PER TA?

#160

Post by Arbëri » Sun Nov 13, 2011 10:05 pm

Në Fillim, Toka e zezë dhe e frytshme, në pyjet e maleve të lashta lindi Pellazgun,
atin tonë dhe të njerëzimit

Titulli: The Poetical Works of Matthew Arnold
Autori: Matthew Arnold
Botues: London, MACMILLAN AND CO. AND NEW YORK, 1891
First Complete Edition printed September 1890.
Reprinted November and December 1890. July 1891.
...që kur në Fillim, Toka e zezë dhe e frytshme
Në pyjet e maleve të lashta lindi
Pellazgun, atin tonë dhe të njerëzimit,

Image
Complete edition with biographical introduction. Although remembered now for his elegantly argued critical essays, Arnold was a Victorian-era poet. He was the son of Thomas Arnold, the legendary headmaster of Rugby School who was celebrated in the novel Tom Brown's Schooldays. Arnold's works are divided into the following groups: Early Poems; Narrative Poems; Sonnets; Lyric and Dramatic Poems; Elegiac Poems; Later Poems; and Additional Early Poems. See other titles by this author available from Kessinger Publishing.
Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: PELLAZGET - POPULLI I PARE I MESDHEUT - CKA DIME PER TA?

#161

Post by Arbëri » Sun Nov 13, 2011 10:09 pm

Shqiptarët, më të vjetrit fare, vendasit e vërtetë të Ballkanit, pasardhës të
drejtpërdrejtë të iliro-pellazgëve

Titulli: Living races of mankind ...
Volume 2 of Living Races of Mankind, Henry Neville Hutchinson
Autori: Henry Neville Hutchinson
Botues: Hutchinson & co. 1900
Ashtu si turqit janë të ardhurit e fundit në trojet e Ballkanit, po ashtu të nënshtruarit e tyre shqiptarë, janë banorët më të vjetër fare të atij rajoni, madje pa përjashtuar as Helenët. Ata janë pasardhës të drejtpërdrejtë të popullsisë iliro-pellazge të cilët sigurisht që paraprinë ardhjen e grekëve, dhe duhet të konsiderohen si vendasit e vërtetë të gadishullit. Në kohët parahistorike zotërimet e tyre duket se zgjeroheshin nga Danubi i Ulët deri në Mesdhe, dhe të gjitha grupet rrethuese ishullore.

Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: PELLAZGET - POPULLI I PARE I MESDHEUT - CKA DIME PER TA?

#162

Post by Mallakastrioti » Tue Nov 29, 2011 8:07 pm

Kjo eshte nje pjese nga vepra monografike "Trashigime pellazgjesh" e Studiuesit te Shquar shqiptar Shtjefen Konstandin Gjecovi e cila, pjeserisht eshte botuar ne shtypin e viteve 1930.
Materiali eshte pergatitur per botim sipas asaj qe eshte e botuar dhe nga doreshkrimi qe ruhet. Kjo veper monografike e cila trajton problemin e vazhdimesise te Kultit (besimeve) te pellasgeve. Vepra me vertetimin e vazhdimesise se ketyre besimeve deri ne shek e XX tek populli shqiptar afirmonne rruge etnologjike vazhdimesine e pellasgo-iliro-shqiptare.
Pergatitur per botim nga Jaho Brahaj

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~


••• Dëshmimet e të vjetërvet. •••

Shkaf asht emën hyjnijet që së vonit u vadituna prej kombesh të kandeve të dheut, i muaren prej Pellazgjësh,16 ose prej atyne njerzve të egër e bjeshkana, njerzve gavej a vigaj që në gjuhë tonë edhe sot thirren "Katallaj" e që ishin me një sy në ball si thotë Homeri,17 njerëz që quheshin "Farkëtoret e Rrufeve të Zeusit" si e dëshmon Hesiodi e "Ndimëtarët e Vullkanit Etnes" si don Virgjili.18
Horodoti prej Halikarnasit i cili jetoi në 500 e mje në 424 vj. para Kishtit, i cili edhe thirret "At i historisë" na rrëfen se hyjnitë që besoheshin prej helenësh ishin të pellazgve.19
Ma vonë pellazgët e permirësuan në njëfarë mënyret trajten e sjelljeve e të lutunave. Mbas t'ardhunt të egjiptasvet, pellazgët e vendit rindreqën besimin e tyne, tu ju a njitë hyjnive emna të rinjë, tuj i lutun me sjellje të reja, e që mandej u pelqyen e u perqafen edhe prej grekëvet (Herodoti, ibid, 50).
Me hy me folë permbi seicilin hyjni t'etenve tonë, permbi emna e shkadomethanë të tyne të shemtueme e t'mbrapshtueme prej helenësh, latinësh e prej kombesh tjera 20 kisha me lakue prej shtekut që e kam mësy, e prandej po i la anash e nder hyjni të panjehuna, po i permendi nja disa të cilave s'u a zhgulë rranja ende prej tokës shqiptare.


••• Hyu - Zojsi - Ejti - Gjuesi - Jovis.•••

Emni i të Madhit Perendi Jehova i hebrejve gjithduer emnash mbajti: Jao, Jove, Jobe, Jahue. Jehave thirrej prej samaritansh; Jao prej grekësh; Jova prej latinësh e prej këtyne emnavet doli Jovis.
Ky hyjni i paganvet a i gentilvet u qujt:

Hy, Zojës, Ejt, Gjues prej shqiptarësh,
Jehova prej hebrejsh,
Aesar prej etruskësh,
Esgi prej indianësh,
Syre prej persianësh,
Zeus, Jao, Dhios prej gregësh,
Zain prej japonezësh,
Esgi - Istu prej sarmatësh (polakët),
Zeno prej rumenësh,
Jehove prej samaritaish,
Jova - Jovis prej latinësh.
(arciprete Bilotta, Gli Enti, Sacri della Bibla në numi Mitologici).


••• Perthanat e madhnia e Zeusit•••

Ma i pari e ma i madhi nder hyj asht Jupiteri, (Horat, Od. I. XII. I).
At i hyjnive edhe i njerzimit, (Virg. Aeneid, 13 254).
At ndihmëdhanës. (Cicer. N. D. 11. 23).
Jovi At. (Gellius. V. 12.).
Hy (Hyjni) (Centerus, p. 23).
Jupiter hedhës. (Jupiter Stator) (Dion Halic. II. 34: Propert. IV. El. XI).
Jupiter Qendrues. (Dion. Halic. II, 50).
Jupiter Shtys, (Jupiter Elecius) (Ovid. Fastor. III. 32).
Jupiter Kapitolini. (Liv. I. 20 et I).
Jupiter Tarpej (Tarpejus). (Juven. XII. 6).
Jupiter i Lacit. (Cicer. pro Planc. 9).
At i ditës e i dritës. (Horat. Od. I. 34).
Shkëlqyes. (Gell.V. 12).
Jupiter Gur. (Gell. I.12).
Zeus mirëpritës, zemergjanë, bujar. (Virg. Eneida. I. 781 et. )
Zeusi Vaj. (Gell. V. 12)
Tertuljani (in Apoleget. 14) thotë se edhe me treqindë emna të tjerë qe thirrë Zeusi, si e dëshmon Varroni, e së vonit të gjithë këto ju shkruene "Zeusi Creten", Zeusi i Kretës.
Oroe: Nder perdhanat që i jepnin Zeusit e hyjnive të tjerë, kam për të zanë në gojë në këtë shkrim vetëm ato, që u kanë mbetun në trashëgim shqiptarvet të sotshem sidomos nder malsinat tona.


••• Lindja e Hyut.•••

Kroni i biri i Uranit mësoi njerzimin në bujqësi. Titanët ishin vllaznit e Kronit. Ky qe at i shumë fëmijve të cilët por sa lindnin i perpinte, e prej të cilve shpëtoi vetëm Zoti (Zeusi), sepse e ama Rea 21 e dergoi në Kretë e Kroni i gënjyem perpiu gurin në vend të foshnjes.
Emni i Kronit e ka rranjën nga gjuha shqipe e don me thanë Mbret a kryekunoruem. - Per nderim të Kronit shqiptarët ngritën një kështjellë në maje të Gurit të Kuq, i cili gjindet në fushë të Finiqit, ku u ishte edhe qyteti i Kronit. Sot në atë vend asht fshati që quhet Krongji, në rrethinë të Delvinës. Permbi fshatin Krongji gjinden germadhat e motnueme të kohës pellazgve.
Zoti (Zeusi) pra mbas gojdhanës epirote** nuk u lind në Dodonë në pallat të Kronit, por në Palavli të Delvinës ku ishin tëbanet (stanet) e Kronit, e prej këndej u dergue nepër Butrint me lunder e në Kretë. - Këtu e muarne në kujdes priftëneshat Kurite edhe e rritne Zeusin në shpellë të malit "Id". - Kur e venin në gjumë Zeusin, ushtonte shpella prej kangësh e prej të trokitunave të shigjetave, që mos të ndigjonte Kroni vajin e foshnjes e të vinte e ta perpinte. Kuritat ishin vashëza këngëtare në za, e këto e rritne Zeusin. - Pra Kuritat e Dhiosit e rritne Zeusin.
Mbasi u rrit Zoti (Zeusi), erdhi në Epir e u ba perandor mbi Epir, Thesali e mbi Ellad. - Gojëdhana nuk thotë se e shfronësoi të atin - Kronin, siç bani Kroni me Uranin. Zonja Kjuro nga Palavlija i kishte pasë rrëfye Zoto Mollosit ketë gojëdhanë mbi Hyun: "Zoti kishte pasë luftë me gegët, (se gegët quheshin Qeravnarët a Titanët e të afermit e tyne Antitan) edhe Zoti kishte ndihmëtarë njerëz me një sy edhe me njëqind duar (Kiklopët-Katallajt) të cilët luftonin me një fuqi të bindshme e për armë kishin hunjë të hekurt e trenë të ndezuna, e u binin lodertijevet në mal të Olimpit, e titanët ishin nepër male të tjera. - Kjo luftë zgjati dhjetë vjet. Shkaktarët e luftës ishin titanët (gegët) të cilët deshten me shfronësue Zotin e në kambë të tij me kunorzue për mbret Martin, pse ishte trim edhe i pashëm. - Në këtë luftë Zoti (Zeusi) doli ngadhnjyes; i vuni perpara gegët edhe i qiti tej lumit të Vjosës e në vend të tyne solli lapthit *Labët). - Në këtë luftë muarën pjesë të gjihë trimat mbretnorë (të gjitha perenditë). - Gegët të mundun u shkulen, e në vend të tyne mbretnoi Zeusi, vllaznit e tij e fëmijët e ti.
Mbasandej Zoti u hapi luftë kretasve. Ushtarët e Zotit (Zeusit) ishin laber.
Oroe: Shumë fshatra të Kretës kanë emnat e fshatravet toskërisë; si bj. fj. Selinon, Selija e Delvinës; Zvaqja, Sfaka e Gjinokastres etj, si edhe shkronjat "nj" e "lj" i perdorin tepër kretasit si edhe labët.
Permbi vajtjen e Zotit në Kretë, Z. Basil Bendevi nga Lubina e Epirit na ka pasë rrëfye ketë gojëdhanë që e kishte pasë ndigjuar nga Moshara e kjo nga Ahmet Zuani nga Zhulati i Delvinës: "Mbreti Zoti (Zeusi) kishte luftë me kretas, pse këta nuk donin t'i napin të lamet (pagesat, si edhe sod nepër Shqipni!!!). Dergoi e thirri nji mbret çalaman nga një vend shumë i largët. Kur ju afrue shtëpisë së Zotit mbreti çalaman, Zoti i doli perpara per me e pritë e me e pershëndet.Tuj u ulë prej kalit mbreti çalaman, i shpëtoi sqepari nga brezi edhe e çau kokën e Zotit (Zeusit). Nga varra e kokës së Zotit doli një vashëz e bukur edhe e armatosun që e qujshin "Thena". Mbreti çalaman e shëroi Zotin, edhe i punoi armë si thika, shpata, shtiza, heshta, shigjeta e këso tjerash. Tuj u nisë per ma mësye Kretën Zoti, e la Martin si mëkambës të vet në Epir.
Me shumë laber mbërriti Zoti në Kretë e me pak mundime i shtroi edhe i vuni nden sundim të vetë. Permbasi u krye lufta, Zotit (Zeusit) i pelqeu vendi e nguli per shumë kohë aty në Kretë.
Si u rrit Thena, Zoti e martoi me një trim të mirë në një vend të largët edhe i dhuroi shumë kështjella e për nder të sajë ngrehu një qytet të ri të ciliin equejti n'emën të vashës, Thena ose Athena e sotshme."
* * *
Si u rritë Zeusi, e ç'veshi të atin nga mbretnimi edhe e ndau me vllazen të vet:
Mbreti e sunduesi i Erës e i tokës u ba Zeusi,
Neptuni (nep të tundun) i ra sundimi mbi detin,
Plutit (plotit) sundimi mbi pasunitë,
Zeusi perfytyrohej ndejun me madhështi në një fron të trajtuar prej eshtnash të dhambëve të elefantit, tuj mbajtë purtekën e sundimit në dorë të majtë, e në të djathten rrufenë. Per bri i rrinte rrogesha e kryesja e deshirave të tij shqipja, e cila si mbretëneshë e puplishteve ishte e trueme këti, edhe Ganimedi kupëmbajtësi i Zeusit. Nder landë të trueme Zeusit ishte bungu (shpardhja). Njëkto janë lumtime që i nepeshin Zeusit prej kombeve të botës.
Tashti të shohim se shka na ka mbetë në trashëgim ne shqiptarvet kah besimi e bindja ndaj këti e tjera hyjni pagane.


••• Zeusi në Shqipni•••

••• "Ndivenesa e Dodonës"•••

Para se të filloj me shtjell lamshin e ngatërruem të kavaljetavet të Katallajve, po u permendi atdhetarvet të mij se edhe në Shqipnin tonë kishte pasë ngulë rranjë të trasha idhujnijake. Që të mbërrijë me e vu per fije këtë lamsh më duhet me i dhanë vedit një të hovun për të gjatë të tokës së dashtun shqiptare, e të shkoi me zanë vend në ato maje të bindueshme tëmadhnushme të Dodonës, nga mundem ti sodisë rrethet e atmes teme deri në të ngimë. Mbi ato krahina, nga zu fill lumnija e jonë, lumnija e pellazgve, e të ulem nder ato gomile rrenimesh të Ndivënesës së Dodonës, nga filluen e u perhapen besimet e para, asht ma e arsyeshme t'u tham, hutimet e para, që u thadruen aq thellë nder zemra shqiptarësh. Këto kanë mbërri mje në breza të kohës që gjalliojm na, sikurse e ban dëshmi kombi i jonë, sodomos i malsinave shqiptare të sotshme.
Këto punë po i shkruej këtu o vëlla shqiptar, jo me ndonjë qëllim të keq, por pse po më ka anda me e ndrique me to vjetersinë e kombit tonë e mos o zot, se më ka lind në zemër me i pelqye vetë a me hutue kend me këso gojdhanash të paganëvet. Por ta marrë vesht bota se hyjnitë, mendyrat e sjelljet besimtare, si grekët si edhe latinët e vjetër i paten prej etenve tonë pellazgë. 22

••• Dodona•••

A gjindet kush në jetë që s'ja ka ndigjue zanin Dodonës shqiptare?
Mbas Permbytjes së Pergjithshme të rrozullimit (e cila ndodhi në vjetin 1675 mbas krijimit të botës. - P. Fr. Finetti, S. J. Storia del Testamento Antico esposta in lezioni.), e si nisi me u shtue njerzimi e me u shpernda nder vende të parrahuna të kanteve të dheut e të ndamë prej gishtit të Fuqiplotit, seicili me familje, gjuhë e komb të vetë, djali i katert i Javanit të birit të Jafetit me emën Dodanim, e msyni dheun tonë e mu n'atë krahinë, ku sot gjallisin vllaznit tonë toskët.
Me emën të Dodanimit pra u qujt Ndivënesa e Dodonës e që asht ma jetike e ma në za per kah shtektijet, prejse e mësyente njerzimi i atëhershëm prej kater anvet të rruzullimit e të cilën Homeri e thërret "Zeusi Pellazgjik", "Dodona Pellazgjike" (Iliada. II. 93). Këtu e pati ngulë rranjën e trashë kjoftë largu; këtu u jepte të gjegjun hutave të botës ai Zeusi (Zoti!) i rrejshem, e të tana të gjegjunat i shqiptonte të dyzueme ky rrenës i territ, që të mundej të arrinte qellimin e mbrapësht per me mbajtë njerzimin të ngerthyem nder hutime, e tuj jau hedhun ka një grusht pluhun nder sy, të mos ti binin në fije rrenave të dyzueme, e tuj i percjellun me "Po-Jo! - Jo-Po!"- Po u doli e pëvetmja e edhe po nuk u doli atyne të marrve, nuk e tirshin ma gjatë: "Ndivënesa - e foli!"
Ky brinoç i madh, të cilit i truhej i madh e i vogel, i pasun e i papasun me gjithë shka kishin, e pati fshehun emnin e vetë e qe thirrë prej botës Zeusi. Aq e pati verbue njerzimin, që paten arrit me nderlikue emnin e Hyut të jetës me emna të true e të mnishem të hyjve të rrejshëm. Keta mbasi e shtrinë sundimin e tyne mbi zemra njerzish, i mbrapshtuen për mnerë tuj u gjendun gati natë e ditë per me pritun ata që vinin me kerkue ndihmë prej ti, e me u ba mirë (!) të gjithë njatyne që ndodheshin ngushtë, tuj i marrë mendësh edhe ma ër mner nepërmjet të sherbëtorvet të vetë, ashtu që nder e pa nder ata ja falnin shpirtin, e Zeusi, per me i patun sa ma parë nder gaca të mbretnisë së territ, i shtynte turravrapthi me këputë zverkun a në ndonjë luftë a në ndonjë tjetër rrezik!
Kesh të din të flasin ato rrenoja, ajo pyllë e lisni, ajo buçilë e ai kumbim i kupave të remta (bakerta), që rrinin gati me i dhanë të gjegjun të gjithënjatyne që shkonin me kerkue fatin e jetës! Kesh të dinë të flasin, thashë, e të na dëftojnë me emën të gjithë ata të mdhajtë e botës që e mësynin këtë Ndivënesë pa farë priteset, tuj çue në fli dhanti të madhnueshme, që i mbështeteshin mbi trevezë të Zeusit në mirënjohje të rrenave të rrshtueme me hijeshi e tuj i percjellun me një grusht miza!
Aso botet i paten zgavernue sytë e curratë veshët tuj pritun me kureshtje kumbimin e kupave për kohëdina që do tu diftonin tuj parafolun. Të atyne kupave që paten bindë botën e që bota mbarë qe marrë mendësh mbas tyne, tuj besue se kumte qiellore u vinin nëpermjet tyne e që mandej qe ba përrallë, si Ndivënesa si edhe kupat, e filloi njerzimi kur donin me ba që të pushonte fjalëgjati (llafazani), sillnin kokën mënjananë e thonin: "Na shurdhoi si remet në Dodonë! (Aes Dodonaeum).
Vetëm veshët e shqiptarvet tonë as nder ato kavaljeta as nder kohët e vona të sotshme nuk i pati as nuk i ka merzitë njaj tingull i kupave; nuk u asht neveritë gurgullimi i asaj gurre a buçile e ushtima e rrebtë e zhaurimës që derdhej e dredhej si shakllori nepër lisni tuj e dridhun mbarë vendin kur hovej nder shpella të mnershme e nder zgavra e plasa currash.
Zeusi edhe sot bindohet nga shqiptarët mos me dije, padije.
Shiptari, i cili kurdoherë e ka ruajtë edhe e ruanë fjalën e porosinë e të parvet si sytë e ballit e që gojë-thana për kombin tonë asht aq e bindueshme, e ka ba që të ruhen të pa fueme e të pa ndrrueme shume punë e doke e me jau vu mendjen djal mbas djalit për të mos i qitun në harresë.
Janë sa e sa gojë-thana që i mbajnë e pa ditë se për të kuajin nderim po i mbajnë; asgjamangut shqiptari i mban, i nderon e i ruan, sepse i ka pasë prej të parësh, e me ba me ja vu në lojë a në qesti at besim, atë doke e atë fjalë që i ka ngelun prej të parve, veç në mos i punoftë zemra ndonjë të ligështumit, se s'kishte me e lanë me kalue lehtë.
Mos ja lavdrofshim besimin e doket tepër të vjetrueme shqiptarit, që ka pasë prej të parvet, sepse a të gabushme a t'egra, detyra e mirnjohjes do ta shtyjë që ta ja madhnojnë besën në në të ruajtun të fjalës e të porosisë së parvet.




______________________________
16). Pellazgët populli ma jetik që banoj dheun e Greqisë, i cili para se të quhej Hella qe thirrë Pellazgji, e këtij populli do t'i dihet qytetnimi i Greqisë. (Dikcjonari mitologik Villarosa. Napull 1841) - ... Homeri kryeshtjellësi i kombeve të lashtë Thesalinë e quan Argo Pellazgjik, e Falëtoren e Didonës (Dodonës, që ishte ma jetikja në atë kohë e quan Zeusi Pellazgjik. (Saggio Filos fiso antica Grecia. G. C Tipaldo, Napulli 1869, sopra la il Iliade v. 98).
17). Të quajtun "Kiklopes" prej perkrenarjet që u mbulonte kryet dhe fytyrën e cila kishte birë drejtë me sy edhe sepse mbanin një dritar (pishtar) në ball per me ju ba dritë sa rrekeshin nder gropa duke nxjerrw minerale. (C. Danti. Compendio della Storia Universale VIII. Greqia.
18). Prof. Dr. G. Garollo Piccola Enciclopedia; U Hoepli. Milano 1892.
19). Banorët e parë të tokave greke edhepse jetonin si shpellarë të vertetë të shtymun prej ndjesivet të permbrendshme të lumnisë adhuronin Hyun në natyrë duke i perngjitun vetitë e emnat e natyrës vetë të dukshme. (Tipaldi. Saggio Filosofico etc.) Pellazgët ma parë luteshin masandej u dhuronin kushte hyjnive. Asnjë hyjnije nuki jepnin emën as mbiemën. Popuj që erdhën mbrapa, prunë hyjni të tjera, ose ju a ndërruan emnat hyjnive që gjetën. Priftënt e tyne sollën me vedi ttemele besimesh e sjellje besimtare. Në ato kavaljeta priftënija pellazge kishin të vlerësuar mikpritjen si edhe bashkatthetarët e tyne. (Herodoti. lib. II, 52).
20). Gjuhë të ndryshme me emnat e hyjnive shkaktoishin ngatrrime fjalësh e kuptimesh, prej të cilavet shtoheshin emna e numëri i hyjnive . (Tipaldi. Saggio ect.).
21). Amulium patruum Rhaea sacerdotis, amore ejus captum, nubilo coelo obscuroque aëre (vrant me re) cum primum illucescere coepisset, in usum sacrorum aquam petenti insidistum in luco Martis compressisse eam... (M. Octavii. Lib I cap. 19).
22). "Dii quos coluerunt Romaniii, fuerunt fere innumeri (Vide Plin. H. N. II. &' Juvenali. XIII. 46).praesertim cum procedente tempore et prolato Imperio omnia fere sacra peregrina in Urbem peuetraverint. (Min, Fel. p. 15 ed Rigal. G. H. Nieupoort' De Sacris Romanor. c. I. De Diis).
Image

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: PELLAZGET - POPULLI I PARE I MESDHEUT - CKA DIME PER TA?

#163

Post by Arbëri » Wed Nov 30, 2011 12:22 am

Pellazgët stërgjyshërit e shumicës së Greqisë; racë superiore; shqiptarët pasardhësit e tyre
, mostra të shkëlqyera të njerëzimit

Titull: Scottish geographical magazine (1885)
Author: Scottish Geographical Society; Royal Scottish Geographical Society
Botues: Royal Scottish Geographical Society
Është një fshat, që ka një dorë njerëzish të shkëlqyer, i quajtur Albohori (alp dhe χώριον, një vend), që gjendet 150 metra mbi një mal i cili mbikëqyr mbetjet e qytetit pellazgjik të Dodonës, 9 orë në jug-perëndim të Janinës. Mund të jetë quajtur kështu. “vend malor", për t’u dalluar nga Dodona në luginë.

Nuk mund të shkosh larg në studimin e origjinës në Shqipëri, pa u përplasur me problemin pellazgjik: "Çfarë ishin dhe çfarë u ka ndodhur Pellazgëve?" Që ata ishin stërgjyshërit e shumicës së Greqisë së lashtë duket qartë; që ata ishin një racë superiore me një qytetërim të veçantë, mund të nxirret si përfundim nga mbetjet e shumta ekzistuese arkitektonike të njohura si Pellazgjike, dhe që ata u bashkuan me racat e tjera me kalimin e kohës duket qartë nga përmendjet e pakta të tyre në kohët historike.

Tani, mendohet, nga disa shqiptarë të arsimuar të cilët janë kompetentë për të shqyrtuar çështjen, se pjesa më e madhe e pellazgëve u vendos në Shqipëri, dhe se fiset më të mirë të Shqipërisë janë pasardhësit e tyre. Unë jam dakord me këtë mendim, të cilin traditat lokale e konfirmojnë, dhe të cilin do e shpie më tutje për të shpjeguar dallueshmërinë unike të popullit dhe gjuhës shqiptare. Në Shqipërinë Qendrore ka shumë fshatra apo grumbuj fshatrash në male, të cilët kanë qëndruar vendosmërisht të veçuar, dhe njerëzit janë mostra të shkëlqyera të njerëzimit, të mprehtë nga natyra, me karakteristika të gdhendura imët, ballin e hapur, qerpikë të gjatë, hundë të drejtë, gojë të përsosur, të pikturuar si harku i Kupidit, dhe me një sjellje fisnike por qetësisht natyrale. Për më tepër, kur i kërkova atyre se kush e zotëronte vendin "në kohët e vjetra sa s mbahen mend," m'u tha: "Pelëkhê," (Pleqtë) që është me siguri Pellazgët.


Image
Image

Marre : @Thenje per Shqiptaret
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4135
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: PELLAZGET - POPULLI I PARE I MESDHEUT - CKA DIME PER TA?

#164

Post by Zeus10 » Wed Nov 30, 2011 12:49 am

  Hmm  
...........m'u tha: "Pelëkhê," (Pleqtë) që është me siguri Pellazgët.
Strabo Geography Book VII 1a
"It is further said that in the lnguage of the Molossians and Thesprotians ols women are called "PELAI" and old men "PELIOI"....... as is also the case among the Macedonians at any rate, those people call their dignitaries "PELIGONES".
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

Prespar
Regular Member
Regular Member
Posts: 99
Joined: Thu Sep 09, 2010 6:35 pm
Gender: Male
Location: Chicago

Re: PELLAZGET - POPULLI I PARE I MESDHEUT - CKA DIME PER TA?

#165

Post by Prespar » Fri Dec 30, 2011 2:11 am

Nga Luftulla PEZA dhe Liljana PEZA (Albani Observer)
Në historinë e alfabetit si më i vjetër përmendet ai egjiptian, krijuar rreth vitit 2900 p.e.s. Nga ky më pas rrjedh alfabeti fenikas, i shekullit të 11 p.e.s., i cili kishte vetëm bashkëtingëlloret dhe ku zanoret nënkuptoheshin. Më pas nga fenikasit, shkruhet se alfabetin e morën grekët, e përmirësuan edhe me zanoret dhe prej tij rrodhi më pas alfabeti latin. Asnjë fjalë nuk thuhet mbi alfabetin pellazg, që përmendet shpesh nga autorët antikë.
Nga kërkimet tona të fundit mbi alfabetet, puna qëndron krejt ndryshe: njerëzit e parët që kanë shpikur dhe përdorur shkrimin dhe alfabetin për të shkruar gjuhën e tyre kanë qenë pellazgët dhe kjo, gjatë mijëvjeçarit të 6 p.e.s., për të cilën ka prova mjaft bindëse. Alfabet pellazg i kishte të dyja, zanoret dhe bashkëtingëlloret.
Në kulturën neolitike të Vinçës, që shtrihet në të gjithë Ballkanin gjatë mijëvjeçarit 6-5 p.e.s., janë ndeshur mbishkrime të lashta gjer tashmë të pavlerësuara nga ana gjuhësore.
Në figurat 1 dhe 2 tregohen një enë balte nga kjo kulturë me mbishkrimin e lashtë pellazg dhe një copë ene, që mban germën “M” të alfabetit. Shprehja: IIIVIJV1, e cila po të ndahet, bëhet: III VIJ V........
Per me shume
zgjohushqiptar.blogspot(pike)com/2011/12/pellazget-shpiken-shkrimin-dhe.html

Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”