tomaras wrote: le që ofendon, por edhe shtrembronë te dhenat, që asnjëhere nuk i kam permendur, duke munduar të mê etiketoje gjoja se unê kam thënë se sllavet janë nga antikiteti, gjë qe une se kam thënë por ky shkakton huti te paduhura;"Pellazgjishten e kane afruar ate here me ilirishten dhe nepermjet saj me shqipen here me trakishten here me gjuhet gjermanike dhe balto-sllave here me gjuhet anatolike etj". ndersa ky tomasero e shpall këtu se gjoja se unë e kam thënë këtë ?
Kjo shpifje nga JU tomasero nuk ka vendê ketu, tere bota e di fare mirë se, sllavët erdhen nË ballkan nê shekullin e VII pas krishti, e ti mundohu te me fajsosh mua edhe ti si te tjeret por, kjo shihet se cilat jane synimet tuaja..
Populli shqiptar de fakto eshte popullli me i vjeter ne Europë dhe autokton dhe nuk e kuptoj se ç'lidhje kanê kjetu ata sllavet e tu qe ti mundohesh ti shkarkojsh tek une ?
Unë te pergjigjem me dokumente e jo me shpifje si ti qe mundohesh te mê etiketosh.
"Shqiptarët dhe problemi pellazgjik"
Pellazgët:
Popullsi e lashtë mesdhetare paragreke e parailire. Sipas autorëve antikë (Homeri, Hesiodi, Herodoti, Tukididi etj.) banonte në pellgun e Egjeut dhe në bregdetin perëndimor të Azisë së Vogël, në Peloponez, në Greqinë Qendrore, në Thesali e gjetkë.
Përcaktimi i karakterit etnik të kësaj popullsie u shtrua si çështje që në kohën e lashtë, p.sh (Straboni në shekullin e I-rë para krishti)
Në shekullin XIX-të dhe shekullin XX çështjen e kanë rrahur gjuhëtarë, historianë e arkeologë, që kanë dhënë mendime e zgjidhje të ndryshme.
Gjatë Rilindjes Kombëtare
pikëpamja se nga pellazgët e ka prejardhjen populli shqiptar u përkrah si mbështetje
për të treguar lashtësinë e tij.
Pikëpamjet e sotme më të rëndësishme mund të përmblidhen në dy qëndrime kryesore:
1. Në Ballkan e në Mesdhe
ka jetuar një popullsi e tejlashtë me emrin Pellazgë, që shërbeu si bazë për formimin e popullsive të mëvonshme të kësaj treve:
gjuha e tyre pellazgjishtja duhet konsideruar si një gjuhë e parë indoeuropiane.
2. Në kohën e tejlashtë në Ballkan e në Mesdhe
nuk ka pasur një popullsi të njëjtë dhe as një emër të njëjt për të gjitha këto treva:
prandaj emërtimet Pellazge e pellazgjishte janë të pasakta.
Në këtë rast popullsitë quhen paragreke, parailire e paratrake dhe
përjashtohët mundësija e përcaktimit të karakterit të tyre etnik.
Teza e parë e autoktonisë dhe e lashtësisë së elementit të parë indoeuropian*, ka gjetur një mbështetje nga të dhënat arkeologjike të vendit tonë si edhe të vendeve fqinjë.
Kulturat e neoolitit të hershëm (Burimi, Podgorie, Vashtëmi, Blazi, Kolshi) kanë lidhje të ngushtë me
kulturat pasardhëse të neolitit të mesëm (të përfaqësuar nga Cakrani-Dunaveci), kurse kulturat e neolitit të vonë si Barçi, Maliqi, Kamniku, Burimasi etj., kanë në bazë të zhvillimit të tyre një tërsi elementesh të trashëguara nga neoliti i mesëm.
Gjatë epokës pasuese të bakrit, do të thotë gjatë gjysmës së dytë të mijëvjeçarit të tretë (III-të (2500 para krishti), në territorin e vendit tonë lindën dhe u zhvilluan kulturat Maliq II, Burimas, Tren, Blaz, Gradec, Benjë, të cilat në treguesit kryesorë dëshmojnë për një lidhje të ngushtë etnokulturore
me kulturat paraardhëse.
Si përfundim, indoeuropianizmi i territorit të vendit tonë është bërë nëpërmjet një procesi të gjatë evolutiv që nuk njohi ndërprerje.
Ardhja* e mëvonshme e një elemrnti të ri indoeuropian në fillim të epokës së bronzit nuk i zhduku kulturat e popullsitë vendase indoeuropiane të para.
Kështu, në kapërcyell të mijëvjeçarit të tretë (III-të ) para krishti
u bë një ndërthurje e elementëve kulturorë dhe etnikë
vendas me elementët të rinj indoeuropianë të ardhur, si rezultat i së cilës
u formua një popullsi me tipare të përgjithshme kulturore e gjuhësore të përbashkëta për tërë Ballkanin.Kjo është popullsia e tejlashtë e Shqipërisë që mund të lidhet me pellazgët e permendur në burimet historike.
Pellazgjishtja:
"Gjuha e pellazgeve nje gjuhe e panjohur disa te dhena nxirren ne menyre te terthorte. Jane veshtruar si mbeturina te Pellazgeve disa fjale te greqishtes dhe disa emra vendesh personash e perendish me disa prapashtesa te vecanta qe nuk kane te njejtat tipare fonetike qe nuk karakterizojne greqishten.
Jane bere perpjkje per te zbuluar lidhjet e pellazgjishtes me gjuhe te tjera indoeuropiane dhe jane sjelle te dhena me interes qe kane çuar perpra trajtimin e ketij problemi.
Pellazgjishten e kane afruar ate here me ilirishten dhe nepermjet saj me shqipen here me trakishten here me gjuhet gjermanike dhe balto-sllave here me gjuhet anatolike etj.
Megjithate perkatesia etnike e pellazgeve dhe perkatesia gjuhesore e tyre nuk jane zgjidhur perfundimishtë.
Qe ne shekullin XVII-te por vecanerisht me Rilindasit e shekullit XIX-te u hodh e u trajtua teza e lidhjes se pellazgeve me shqiptaret dhe te pellazgjishtes me shqipen nga studiues shqiptare e te huaj.
Per te treguar lashtesine e popullit tone tezen prejardhjes pellazge te shqiptareve e shtjelluan sidomos rilindesit Jeronim De Rada Pashko Vasa Naim Frasheri Sami Frasheri etj dhe e popullarizoi neper Europe vecanerishte albanologu Hahn.
Kohët e fundit këtë tez e ka mbrojtur edhe Spiro Kondo në librin; "Shqiptarët dhe prblemi pellazgjik" botuar greqisht dhe shqip (1962, 1964)
(S.M.)
Fjalori Enciklopedik Shqiptar Tranë 1985
Ardhja*=?
Pasardhëse*=?
Të ardhur*= ?
=============================

=============================

=============================

=============================

=============================

=============================
SHQIPTARET RACEEUROPIANE DINARIKE AUTOKTONE
