14-22 nëntor 1908 - Kongresi i Manastirit
Posted: Tue Nov 23, 2010 7:15 pm
Manastiri ka veshur petkun e festës. Një koncert madhështor që është organizuar një natë më parë me grupet më të zgjedhura shqiptare, ua ka lënë vendin ceremonive të tjera sot. Një delegacion qeveritar i kryesuar nga zv/kryeministri i Maqedonisë, Abdylaqim Ademi dhe shumë drejtues të organizatave shoqërore si dhe Shoqata e Historianëve të Shqiptarëve të Maqedonisë. Pasi është vizituar shtëpia-muze e Kongresit, të pranishmit kanë shkuar tek hoteli qendror i qytetit "Epinal", ku është zhvilluar një sesion shkencor kushtuar kësaj date të madhe historike. Kryetari i Historianëve Shqiptarë në Maqedoni, Skënder Hasani ka bërë thirrje që Prishtina dhe Tirana duhet që ta festojnë me madhështi këtë datë të madhe për kombin tonë dhe data 22 Nëntor duhet të jetë një festë zyrtare edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë. Qëndroj përpara kësaj ndërtese historike në oborrin e gurtë të saj para kësaj porte historike dhe pyes veten në heshtje. Vërtet këtu lindi Alfabeti jonë?!…
Atë 14 nëntor të vitit 1908 kur delegatët nga tërë trevat shqiptare kaluan këtë prag frynte erë dhe binte borë. Dëbora i kishte veshur kësulën e bardhë Pelisterit piktoresk duke i dhënë një hijeshi të veçantë atë ditë Manastirit. Manastiri dhe tërë trevat shqiptare e ndjenë se kishte filluar një kohë e re koha e të mësuarit të gjuhës mëmë me shkronjat e saj që shqiptarët e kishin ruajtur në shekuj si gjuhë që flitej por nuk shkruhej. Të moshuarit iu kanë transmetuar më të rinjve bres pas bresi ato ditë të jashtzakonshme që iu hodhën kulm ëndrrave të shqiptarve për gjuhën e tyre. Gazetari i moshuar nga Manastiri Qenam Hasani thotë se qysh në orët e para të mëngjesit para kësaj ndërtese historike ishin grumbulluar mijra shqiptarë që të ftohtin e madh e përballonin mes këngëve dhe valleve kombëtare. Kostumet shumëngjyrëshe nga të gjitha trevat shqiptare dhe hareja të jepnin idenë se aty para asaj ndërtese zhvillohej një dasëm e madhe. Para ndërtesës historike në të dyja anët e lumit Draguar përveç qytetarve nga Manastiri ishin rreth 100 nxënës shqiptarë të cilët mësonin në shkollat e mesme të Manastirit. Në këto gjimnaze kishte edhe 4-5 profesorë shqiptarë misis tyre edhe Bajo Topulli, zvdrejtor i njërit nga gjimnazet turke të Manastirit. Kënga dhe vallja pushoj duke u kthyer në ovacione të zjarrta kur filluan të vijnë delegatët pranë ndërtesës. Poeti i mirnjohur Lasgush Poradeci ateherë nxënës në vitin e parë të kolegjit rumun në Manastir në një skicë të tijën ka mundësi të jetë krijimi i tij i parë e përshkruan kështu këtë moment: -Ishte një i ftohtë i madh me dëborë dhe ne prisnim në të dyja anët e lumit Draguar që nanuriste me qetësi perëndie. Pas pak çastesh filluan të vijnë delegatët. Vijnë me radhë llandonët me nga katër kuaj secili të zbukuruar me flamuj kombëtarë dhe kuajve iu kishin lidhur fjongo kuqezi nëpër këmbë. Sipër mbi një karrocë fluturonte një korb. Ndalon karroca dhe prej saj del Çerçiz Topulli. Më pas ai mori në shenjë korbin duke sharë ashtu siç shajnë burrat kur korbi ra para këmbëve të Mihal Gramenos. -Të lumtë Çerçiz i thotë Mihali, Kongresi i ABC së do të na vejë mbarë kujton atë moment Lasgush Poradeci në skicën e tij që publikohet këtu për herë të parë!
Në sallën e Kongresit,
rruga drejt bashkimit
Në sallën e madhe u futën delegatët pjesmarrës të ardhur nga të gjitha trevat e Shqipërisë si dhe nga komuniteti shqiptar në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Amerikë etj. Në kongres morën pjesë pjesmarrës të gjitha feve: Myslimane, katolike, ortodokse njerëz të ditur që erdhën në këtë Kongres për një qëllim të madh kombëtar. Shfetojmë dokumentacionin e Kongresit fletë të zverdhura nga koha por që shndritin nga idetë. Aty ndodhet kumtes e Gjergj Fishtës që njihej si Homeri shqiptar. Fjalë zemre që prek zemrat e gjithë delegatëve.
-Vëllezër nuk kam ardhur këtu që të mbroj asnjë alfabet, por të gjithë së bashku të krijojmë një alfabet të përbashkët, jemi këtu jo për t`u përçarë por për t`u bashkuar..Kleriku mysliman Ibrahim efendiu është ngritur nga salla dhe ka shkuar tek faltoria ku fliste Gjergj Fishta dhe e ka përqafuar me lot në sy …
Shfletojmë kronologjinë e zhvillimit të Kongresit.
Kërkesa e delegatëve ishte që gjuha shqipe të mos shkruhej më as me alfabetin grek as me atë arab por vetëm me alfabetin latin me 36 shkronjat të cilat përdoren edhe sot.
Mjeda tepër i emocionuar e ndes sallën kur ngrihet dhe reciton vargjet e tija të skalitura mjeshtërisht:
- Përmbi za që lëshon bilbili
- Gjuha shqipe m`shungullon
- Përmbi erë qi nep zymbyli
- pa do zemrën ma ngushëllon…
ABC ja e Manastirit e 22 Nëntorit 1908 do të mbetet në qiellin e gjuhës dhe kulturës shqiptare si ylli i mëngjesit. Të ngjitet mallëngjimi në grykë kur shikon atë ndërtesë historike dhe atë sallë … të duket sikur trokasin përsëri pas 102 vjetësh hapat e largëta të atyre burrave flokëthinjur dhe të mençur... Ke mall të ulesh në ato karrige të prekish poltronin ku ishte ulur Gjergj Fishta një vjershë e Gjerasim Qirjazit:
- Do të punojmë për mëmëdhenë
Gjithë jetën sa të rroj
Do të zgjoj ata që fle-në …
Aty janë kujtimet e Mihal Gramenos i cili këtë moment historik e përshkruan kështu: Ah, me sa gëzim e pritëm këtë ditë të Kongresit tonë të ABC, sepse ky kongres nuk ishte thjesht një kongres gjuhëtarësh por një kongres kombëtar për çështje të rëndësishme të lëvizjes sonë kombëtare. Kryetar i Kongresit u zgjodh me vota të fshehta Mit'hat Frashëri dhe nën kryetar Luigj Gurakuqi dhe Gjerasim Qirjazi. Ditën e tretë të punimeve u krijua komisioni i Alfabetit të gjihës shqipe dhe kryetar I këtij komisioni u zgjodh poeti Gjergj Fishta me anëtarë të tjerë Ndre Mjedën, Luigj Gurakuqin, Sotir Peçin, Bajo Topullin etj. Kongresi i Manastirit u nda në katër grupe dhe tri ditë rresht punuan veçmas. Grupet patën diskutime të gjata dhe të ashpra për të zgjedhur variantin e secilit grup, madje debati zgjati saqë u rrezikua edhe kompromisi. Por ka qenë këmbëngulja e Ndre Mjedës që u arrit kompromisi i madh historik. Në procesverbalin origjinal të Kongresit lexojmë: Të nesërmen para se të fillonte punimet kongresi Dom Ndre Mjeda shkoj tek Mit'hat Frashëri dhe i paraqiti dy alfabete. Zoti Frashëri pas një diskutimi të shkurtër ngeli i kënaqur dhe i tha Mjedës që këto dy variante t'i paraqiteshin komisionit. Sapo komisioni u mblodh dhe Mjeda po paraqiste variantin latin të alfabetit pasi ky variant është më i thjeshtë më praktik që mësohej shpejt. Ky alfabet u ndërtua jo mbi bazën e shkronjave arabo -turke apo greke as me shkronja të përziera, por thjesht alfabet latin alfabet ku çdo shkronjë shprehte një tingull -fonemë.
Ndërkohë Luigj Gurakuqi zbulon një dërrasë të zezë që ishte në krye të sallës ku ishte shkruar ABC salla shpërthen në ovacione të gjata. I gjithë komisioni më pas nënshkruan vendimin me një penë të vendosur mbi flamurin kombëtar. të gjithë zotërinjtë delegatë dhanë besën e tyre ka thënë Fishta. Njësimi i alfabetit ka thënë Mit'hat Frashëri është pema e parë e kongresit por ka dhe një pemë tjetër të bukur ky është bashkimi i shqiptarëve … Qoftë ky themeli i një bashkimi të përjetshëm e ka mbyllur fjalën e tij Mit'hat Frashëri.
Çfarë ka ngelur sot nga Manastiri i Kongresit
Qyteti historik i Manastirit pritet, ashtu si 102 vjet më parë, të presë shumë miq dhe të ftuar për të festuar këtë ngjarje të madhe historike për gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Shumë persona kanë sjellë në dhomën muze të kongresit shumë relike. Kryetari i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë në Maqedoni, prof. Nebi Dervishi ka sjellë në muze foto të rralla të 11 anëtarëve të komisionit të Kongresit të Manastirit, të panjohura më përpara, një abetare e vitit 1909, që mban firmën e Parashqevi Qirjazit. Një fjalor i Sami Frashërit, i botuar në vitin 1901. Por tek shëtit nëpër Manastir, në këtë qytet i cili ka mbartur shumë ngjarje historike për shqiptarët, është e vështirë të gjesh gjurmë, pothuajse asgjë. Shtypshkronjës Universale që shtypi abetaret dhe librat shqip, nuk i ka ngelur as nam e as nishan. Edhe pse familja Qirjazi me pesë anëtarët e saj kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për këtë ngjarje historike ku u ngrit shtypshkronja dhe që mbajti delegatët në hotelin e saj të Gërmenjve, nuk ka asnjë rrugë emrin e kësaj familjeje në Manastir. Ndërtesa historike e Kongresit të Manastirit ishte në gjendje të mjerueshme dhe gati drejt rrënimit, por një ndërhyrje e para disa kohëve më parë shpëtoi rrënimin e saj. Kati i parë i ndërtesës historike i është shitur për biznes ish-prefektit të parë të Manastirit. Ajo që ka mbetur si gjurmë në Manastir dhe që nuk mund të zhduket është fusha e Pellagonisë, që na kujton të parët tanë Pellazgët; Heraklea Linkesits, që të kujton fisin ilir të Linkestëve me mbretin e tyre Bardhyl; emri i lumit Dragor që vjen nga fjala shqip 'Dragua', si dhe emri i Manastirit, që ka të bëjë me mbiemrin në shqip 'i butë'.
http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=89106