"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

SULI dhe banoret e tij Shqiptare

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

Post Reply
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4214
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: SULI dhe banoret e tij Shqiptare

#16

Post by Zeus10 » Thu Sep 24, 2009 8:40 pm

IllyriankinG wrote:Ali Pash Tepelena, me gjithe mekatet qe I rendojne mbi dy guret e verreve qe e mbulojne, ai mbetet nje nga figurat me te rendesishme ne historine tone Kombetare.
Ndersa Suli ishte nje krahine shume e vogel e ndertuar artificialisht, nga Camet Ortodoks
te cilet u vendosen aty perpara ardhjes se Aliut ne pushtet.
Suli ishte nje krahine me 7 fshatra pak a shume si Himara me 7 fshatrat e saj.
Nuk eshte e drejte te cilesohet Ali Pash Tepelena, i dyti primes Shqiptar pas Gjergj Kastëriotit i cili ne 500 vjet hisori i shpalli lufte fuqise me te madhe te botes, si nje nga figurat me te erreta te historise sone.
Sigurisht, sepse Ali Pasha nuk kishte te njejten ndergjegje kombetare qe kemi ne sot, dhe nuk mund ta dinte qe lufta fetare mes shqiptareve do ti poziciononte keta te dobet ne procesin e formimit te kombeve. Megjithate, pasojat e vepres se tij, kane ndikuar qe ne kufirin jugor tonin, te lindte nje shtet me emrin Greqi, qe pati si berthame te ardhshme etnike, ortodokset shqiptare, te cilet te terbuar nga politikat e ndyra te bejlereve myslimane shqiptare, nen kuroren e Turqise, qe mese nje here diskriminuan popullsite e krishtera shqiptare, u detyruan te ngriheshin ne revolte. Kjo revolte u shnderrua ne nje lufte, jo vetem kundra bejlereve dhe agallareve myslimane, por dhe kunder vete Turqise, gje e cila u inkurajua dhe nga fuqite e medha te krishtera.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: SULI dhe banoret e tij Shqiptare

#17

Post by alfeko sukaraku » Thu Sep 24, 2009 8:43 pm

Dobesimi i pozitave came edhe shkaterrimi i Sulit,jane vepra te ali pash tepelenes
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

Socio
Star Member
Star Member
Posts: 693
Joined: Thu Sep 03, 2009 12:44 pm
Gender: Male

Re: SULI dhe banoret e tij Shqiptare

#18

Post by Socio » Fri Sep 25, 2009 8:24 pm

Zeus10 wrote:
IllyriankinG wrote:Ali Pash Tepelena, me gjithe mekatet qe I rendojne mbi dy guret e verreve qe e mbulojne, ai mbetet nje nga figurat me te rendesishme ne historine tone Kombetare.
Ndersa Suli ishte nje krahine shume e vogel e ndertuar artificialisht, nga Camet Ortodoks
te cilet u vendosen aty perpara ardhjes se Aliut ne pushtet.
Suli ishte nje krahine me 7 fshatra pak a shume si Himara me 7 fshatrat e saj.
Nuk eshte e drejte te cilesohet Ali Pash Tepelena, i dyti primes Shqiptar pas Gjergj Kastëriotit i cili ne 500 vjet hisori i shpalli lufte fuqise me te madhe te botes, si nje nga figurat me te erreta te historise sone.
Sigurisht, sepse Ali Pasha nuk kishte te njejten ndergjegje kombetare qe kemi ne sot, dhe nuk mund ta dinte qe lufta fetare mes shqiptareve do ti poziciononte keta te dobet ne procesin e formimit te kombeve..
Zeus, a ka mundesi me pak fjale te ma shpjegosh, sepse nuk e kam te carte, se cka mendon me fjalet e nenvizuara me larte !!
One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present

User avatar
IllyriankinG
Regular Member
Regular Member
Posts: 65
Joined: Sun Sep 20, 2009 8:54 pm
Gender: Male
Location: Arbëri

Re: SULI dhe banoret e tij Shqiptare

#19

Post by IllyriankinG » Fri Sep 25, 2009 8:40 pm

Për të analizuar figurën e Ali Pash Tepelenës, duhet të kthehesh pas në kohë në vitet 1700 dhe gjëndjen në të cilën ndodhej Epiri.
Cila ishte gjëndja e nacionalizmit, apo e vetdijes Kombëtare tek Shqiptarët në atë perjudhë? Në një njësi matëse 1 deri në 100 unë do ti jepja 5 që do të thotë, shumë shumë pak njerëz e kishin idenë se çfarë do të thoshte të ishe Ortodoks dhe të mos ishe Grek, apo të ishe Musliman dhe të mos identifikoheshe si Turk.
Gjëndja e Epirit në atë kohë, ishte shumë e rëndë, jo vetëm nga padija dhe lufta ndërfetare, por dhe nga varfëria, dhe nga pasiguria e jetës që mbizotëronte në krahinë.
Grupe kaçakësh që sulmonin karvanet tregëtare që lëviznin nëpër Epir, nga Arta dhe Preveza në Janinë dhe Gjirokastër, apo nga Gjirokastra Tepelena dhe Përmeti, në drejtim të Beratit, nga Follorina, Konica etj në drejtim të Voskopojës dhe Korçës. (Këto ishin rrugët tregëtare të kohës)
Në atë kohë, ndikimi i perandorisë ishte i dobët, për shkak të luftërave që ndodhin në kufijtë Veri-Lindor dhe në kufijtë Veri-Perëndimor të saj.
Në atë kohë Ali Pash Tepelena, me një dhunti zgjuarsie të lindur, kapi momentin dhe u transformua nga një prej këtyre kaçakëve, në një zbatues të ligjit në oborrin e vjehrrit të tij në Delvinë.
Pasi mori pushtetin Pashallëku i tij u zgjerua dhe filloi të mbizotëronte rregulli dhe qëtësia, mirqënia u rrit, dhe njerëzit filluan të arsimoheshin.
Nuk duhet të harrojmë, se shkollat në të cilat u shkolluan kollosenjtë e Rilindjes Kombëtare, u themeluan dhe morën jetë në kohën e Ali Pashait.
U ngritën shkolla, u ngritën kështjella, u ngritën ura, rrugë, ujsjellëse, xhami, teqe e kisha.
Me pakë fjalë filloi një perjudhë në të cilën ndihej aroma e një shteti të organizuar, edhe pse Autonom.
Filloi të frynte një erë perëndimore në trojet e lashta të Epirit, gjë që ishte harruar për një kohë të gjatë, nën erën e mykut të Perandorisë Osmane.

Suliotët!
Ata ishin veç disa fise Shqiptare, të cilët nuk i bindeshin këtij regjimi të ri, të vendosur nga një Pasha musliman, pavarsisht se ai ishte i gjakut të tyre.
Ata ju kundërvunë këtij shteti të ri, dhe si ndëshkim morën derdhjen e inatit dhe forcës së shtetit. Do me thënë, ky ishte një rrebelim i qytetarëve të një shteti ndaj shtetit të tyre.
Veprën e Ali Pash Veliçiotit, nuk mund ta zbehë dot as një grup Shqiptarësh rrebel në malet e Sulit, as fshatrat e Hormovës, Lekrit, dhe Kardhiqit, as Akademia Greke e Propagandës...
Lavdia e tij i kalon të gjitha kufijtë e një Pashai!
Ali Veliçioti, është një nga udhëheqësit më të mëdhenj, që ka njohur historia jonë Kombëtare. Një nga diplomatët më të sukseshëm në historinë e diplomacisë Shqiptare të përpara 1912, një nga strategët ushtarakë më të shquar pas Gjergj Kastëriot - Skënderbeut.
Ali Pash Tepelena, është mishërimi i karakterit të një Epiroti të vërtetë. Trim, burrëror dhe dinak në të njëjtën kohë...

Tani që të mos largohemi shumë nga tema mbi Suliotët...
Mendimi im personal ky, në rast të një nënshtrimi të Suliotëve, dhe pjesmarrje aktive të tyre në qeverrisjen e Ali Pash Tepelenës, sot do të kishim një Shtet të quajtur Epir, dhe ky shtet do të ishte tërësisht Shqiptar...

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4214
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: SULI dhe banoret e tij Shqiptare

#20

Post by Zeus10 » Sat Sep 26, 2009 9:54 pm

Socio wrote:
Sigurisht, sepse Ali Pasha nuk kishte te njejten ndergjegje kombetare qe kemi ne sot, dhe nuk mund ta dinte qe lufta fetare mes shqiptareve do ti poziciononte keta te dobet ne procesin e formimit te kombeve..
Zeus, a ka mundesi me pak fjale te ma shpjegosh, sepse nuk e kam te carte, se cka mendon me fjalet e nenvizuara me larte !!
Eshte shume e thjeshte Socio. Une kam bindjen e plote qe nderkohe qe shqiptaret kishin nje vetedije e plote te qenies se tyre etnike, gjitha racat e tjera, dhe sidomos greket dhe serbet nuk perbenin nje bashkesi qe ti bashkonte origjina, kultura dhe gjuha e vatres e perbashket. Ajo qe beri ngjizjen e tyre ne njesi kombetare ishte feja, nderkohe qe shqiptaret ishin te tille dhe pa lindur fete e ndryshme. Pra shqiptaret ishin shqiptare dhe pa lindur shteti shqiptar, kurse as serbet dhe as greket nuk perbenin bashkesi me tipare te qarta etnike, dhe u bene serbe dhe greke vetem kur u formuan shtetet respektive. As njera dhe as tjetra gjuhe e tyre, nuk jane gjuhe qe vine nga kohet e lashta si nevoje komunikimi ne vatren familjare brez pas brezi, por kane kaluar se s'ben nepermjet mjedisit fetare te kishave ortodokse sllave e greke.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

Socio
Star Member
Star Member
Posts: 693
Joined: Thu Sep 03, 2009 12:44 pm
Gender: Male

Re: SULI dhe banoret e tij Shqiptare

#21

Post by Socio » Sun Sep 27, 2009 11:45 am

Mire, faleminderit Zeus ! E respektoj mendimin tend edhe pse nuk e ndaj te njejtin mendim:

Une mendoj se gabim eshte nese mendojme se formimi i kombeve, cofte Shqiptar, Greke, Serb apo Kurd etj, etj fillon me formimin e komb-shteteve,(periudha e shek 19)

Kombi eshte entitet i pavarur prej shtetit ose mbreterise (te cilat jane vetem perberje politike), dhe si i tille ekziston dhe ka ekzistuar pamvarsisht prej tyre, (psh; Kurdet gjithmone pa shtet, por pavarsisht kesaj kane qene dhe jane komb.)

Poashtu edhe ne rastin e Serbeve apo Grekeve, i kemi kombe qysh heret . Nuk do te thote se ne cfare pjese te rruzullit tokesor ishin si dhe nuk do te thote se gjuhet e tyre nuk kane pesuar transformime me kohen, vetem do te thote se ata ishin te vecante, dallonin (me ndergjegje etnike te vecante) nga njeri tjetri dhe nga te tjeret, sikurse cdo komb tjeter qe ishte poashtu, perfshire ketu edhe Shqiptaret.
Tash kur flasim per tiparet e etnicitetit ato nuk jane vetem linguistike, (te ciles i jep teper rendesi) por edhe fetare, edhe kulturore, por prape edhe keto nuk mjaftojne; gjuha mund edhe te mos luaj rol fare ne ndergjegjen etnike te pjesetareve te kombeve (psh. Kroat versus Serb); poashtu as feja (ne te cilin aludon) mund te mos jete faktor fare (psh. Kurd versus Turk), cka eshte karakteristike kryesore eshte historia e perbashket, perjetimet e perbashketa (ndermjet pjestareve te atij grupi), natyrisht ne territor te perbashket.
One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present

Picasso`
Senior Member
Senior Member
Posts: 146
Joined: Thu Aug 06, 2009 12:18 am
Gender: Male

Re: SULI dhe banoret e tij Shqiptare

#22

Post by Picasso` » Wed Oct 14, 2009 2:55 pm

E ka ndonje, fjalorin e Marko Bocarit ne cfardo format?

Po ta kete, eshte mire qe te postohet ketu.

Edhe ne qoft se ka informata, dokumente, me te vjetra ne lidhje me Arvanitasit, dhe migrimet e tyre ne Italine e jugut, mundet edhe ata ti postoni:)

Me duhen informacione ne lidhje me ate kohe, shekulli 14, 15 dhe 16.

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: SULI dhe banoret e tij Shqiptare

#23

Post by Mallakastrioti » Wed Oct 14, 2009 11:00 pm

Ore djema...pa i hidhni nje sy kesaj se nga e majta mua me duket si shqip me germa greke kjo dhe me ckuptoj une me ate gerqishten time te çalet aty nga fundi ben nje koment ....sikur thote"....nuk eshte vetem gjuha greke e shkruar...etj

KLIKO NE IMAZH TA SHOHESH

http://i35.tinypic.com/2mowf21.jpg
Image

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4214
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: SULI dhe banoret e tij Shqiptare

#24

Post by Zeus10 » Wed Oct 14, 2009 11:22 pm

E PARA MBRETERESHA JONE ALEKSANDRA

I thua dhe vetes Mallakastriot ti pale :)

Image
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4214
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: SULI dhe banoret e tij Shqiptare

#25

Post by Zeus10 » Wed Oct 14, 2009 11:50 pm

http://i35.tinypic.com/2mowf21.jpg

Aty eshte shkruajtur me vjersha hymn e sulioteve, ku ata deklarojne perkatesine etnike te tyre dhe gjuhen e tyre:
te këndonë nde arbërishte
ç' është gjuhë trimërishte,
ç' eflit Navarhoj Mjauli,
Boçari dhe gjith’Suli
Image
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4214
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: SULI dhe banoret e tij Shqiptare

#26

Post by Zeus10 » Thu Oct 15, 2009 12:11 am

[col]Duav diev ndë mal,
si të pa siprë ndë kal,
ufsheh bërdha ndë në re,
të ndritonjësh ti ndë dhe.
------
Kur ti vinje ka Tatojë,
Hëna dil ka Jmitojë,
tuke shtif sit' e te pa,
ndrito për mua ti të tha..
-----
Drita je çë sperëndon,
lulea e lulevet çë mblon,
vendetë ka merudhi,
kado vete e kado rri.
-----
Parnithi një krino nxuar
e ka marudhia e hovë
erdh një Dhuk' e na emuar
e ekev ndë Peterhovë
-----
Lulea e lulevet me fletë
bërdha ndë pallat jë vetë
kur hin bërdha ndë një gardh
ka gjithë luletë ti sbardh
-----
Drita luan ndë diamant
çel e shqep ndë një perlandë
bërdha ndë si tënd çë luan
edi vetëm' aj çë ruan
të sglidh më të mirën vajzë
për ti shkon ndë glisht' unazë
-----
Ketu e tri milë vjet
vasillopuv nëk' uvjet
të mos ngjitej ati lart
të shih Lenënë ndë Spart
-----
Lenënë çë njer pastaij
ka të bukurit' e saij
një çë dh' asajë i pëlqev
vasillopuv e rrëmbev
-----
Pastaij ka tri milë vjet
na uleshe ti ç' i glet
Lenesë, ndë kurm ndë si
ndë t' ecurë ndë bukuri
-----
Ndai menate del një ifth
çë strros natën' e embif
për posh dheft' e sjell ditë
pra ja thonë 'Afrëditë
-----
Ti je aij ifthi çë na sjell
ditënë kur del si diell,
ka pallati, e na rruse
ndë në horë, si një nuse
me të tëmë me të tatë
e të mblonmë me uratë|Doli dielli në mal
si të pa sipër në kalë
u fsheh brenda në re
të ndriçohesh ti në dhe
-----
Kur ti vije nga Tatoi
Hëna dilte nga Imitos
duke hedhur sytë e të pa
ndriço për mua ty të tha
-----
Drita je që s'perëndon,
lulja e luleve që mbulon
vendet nga kundërmimi
nga do vete e nga do rrish

një zambak nxori,
e nga aroma e hollë,
erdhi një duk dhe na e mori
dhe e çoi në Petërburg.
-----
Lule e luleve me fletë
brenda në pallat je vetë,
kur hyn brenda në një gardh,
nga gjithë lulet ti zbardh.
-----
Drita luan në diamant,
çel e shqep në një perlandë,
brenda në sy tënd që luan?
E di vetëm ai që ruan,
të zgjedhë më të mirën vajzë
për ty shkon në gisht unazë.
-----
Këtu e tremijë vjet,
princeshë nuk u gjet,
të mos ngjitej atje lart,
të shihnin Lenën** në Spartë.
-----
Lenën që njeh pastaj
nga të bukurit e saj,
një që asaj i pëlqeu
princi e rrëmbeu.
-----
Pas tremijë vjetësh,
na uleshe ti që i ngjan
Lenës, në trup, në sy,
në të ecur në bukuri.
-----
Ndaj me natë del një yll,
që shtron natën e mbyll,
për poshtë dheut e sjell ditë,
pra ja thonë Afërditë.

Ti je ai yll që na sjell
ditën kur del si diell,
nga pallati, e na zbret
në qytet, si një nuse,
me të tëmë me të tatë
e të mbulojmë me uratë.[/col]
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: SULI dhe banoret e tij Shqiptare

#27

Post by Mallakastrioti » Thu Oct 15, 2009 8:31 am

Zeus10 wrote:E PARA MBRETERESHA JONE ALEKSANDRA

I thua dhe vetes Mallakastriot ti pale :)

Image
-haha- ....po prandaj thashe ore i uruar,se me njgjajte sikur e kish çkruar ndonje nga ante e mija
Image

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: SULI dhe banoret e tij Shqiptare

#28

Post by Mallakastrioti » Thu Oct 15, 2009 8:45 am

Kam nje liber te Kolluriotit...nuk di nese e kini a jo-ne qofte se dikujt do i nevojitej(pasi shumica e faqeve eshte ne greqisht) ia dergoj:
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
Image

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: SULI dhe banoret e tij Shqiptare

#29

Post by alfeko sukaraku » Thu Oct 15, 2009 9:24 am

Mallakastrioti wrote:Kam nje liber te Kolluriotit...nuk di nese e kini a jo-ne qofte se dikujt do i nevojitej(pasi shumica e faqeve eshte ne greqisht) ia dergoj:
ma dergo ne email te lutem.alfeko@yahoo.gr

ana e siperme eshte ne greqisht,ana e poshtme eshte ne arberisht
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: SULI dhe banoret e tij Shqiptare

#30

Post by Mallakastrioti » Thu Oct 15, 2009 11:00 am

alfeko sukaraku wrote:
Mallakastrioti wrote:Kam nje liber te Kolluriotit...nuk di nese e kini a jo-ne qofte se dikujt do i nevojitej(pasi shumica e faqeve eshte ne greqisht) ia dergoj:
ma dergo ne email te lutem.alfeko@yahoo.gr

ana e siperme eshte ne greqisht,ana e poshtme eshte ne arberisht

Sapo e nisa alfeko...pershendetje
Image

Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”