"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

SULI dhe banoret e tij Shqiptare

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

Post Reply
User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: SULI dhe banoret e tij Shqiptare

#76

Post by ALBPelasgian » Mon May 10, 2010 9:36 am

The Greek population had received a strong Slavonic infusion many centuries before. More recently, Albanian settlers had expelled the inhabitants from certain districts both in the mainland and in the Morea. Attica, Boeotia, Corinth, and Argolis were at the outbreak of the war of independence peopled in the main by a race of Albanian descent, who still used, along with some Greek, the Albanian language.

The sense of a separate nationality was, however, weak among these settlers, who, unlike some small Albanian communities in the west of the Morea, were Christians, not Mohammedans. Neighbourhood, commerce, identity of religion and similarity of local institutions were turning these Albanians into Greeks; and no community of pure Hellenic descent played a greater part in the national war, or exhibited more of the maritime energy and daring which we associate peculiarly with the Hellenic name, than the islanders of Hydra and Spetza, who had crossed from the Albanian parts of the Morea and taken possession of these desert rocks not a hundred years before.

The same phenomenon of an assimilation of Greeks and Albanians was seen in southern Epirus, the border-ground between the two races. The Suliotes, Albanian mountaineers, whose military exploits form one of the most extraordinary chapters in history, showed signs of Greek influences before the Greek war of independence began, and in this war they made no distinction between the Greek cause and their own.

Even the rule of the ferocious Ali Pasha at Janina had been favourable to the extension of Greek civilisation in Epirus. Under this Mohammedan tyrant Janina contained more schools than Athens. The Greek population of the district increased; and in the sense of a common religious antagonism to the Mohammedan, the
Greek and the Albanian Christians in Epirus forgot their difference of race.


http://www.fullbooks.com/History-of-Mod ... 87810.html
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: SULI dhe banoret e tij Shqiptare

#77

Post by Arbëri » Thu Jun 03, 2010 4:27 pm

Image
Image
Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: SULI dhe banoret e tij Shqiptare

#78

Post by Arta » Wed Jun 16, 2010 3:38 am

Arkivi i panjohur i Ali Pashes

Dr. Irakli Koçollari

Dokumentet e Arkivit të Ali Pashës, duke iu referuar kronologjisë së tyre, zënë fill që nga viti 1747, por që prej këtij
viti dhe gjer aty nga vitet 1880 ato janë të ralla dhe sporatike. Pas kësaj kohë, e cila përkon me marrjen e fronit të Pashait në Janinë, dokumentacioni në tërësi dhe korespondenca që gjendet në këtë thesar historik shtohet dhe intensifikohet, duke u bërë një praktikë e rregullt e veprimtarisë së administratës së Pashait.

Në radhën e dokumentave të para të këtij fondi të madh gjenden letra, korespondencë dhe informacione që bëjnë fjalë për lëvizjen e rusëve në brigjet jonianë, vendosja e tyre e parë në Korfuz dhe në Shtatë Ishujt e Jonit (Prill 1788). (1) (Insituto Neoelenikon Spudhon; Arhio Ali Pasa, Tomos A, 1747-1808, Nr.9, f. 23). Krahas tyre po këto kohë fillojnë e bëhen të pranishëm në dokumentacionin e Ali Pashës edhe francezët me përfaqësues zyrtar Pol Tozanin. Rivaliteti dhe synimet franceze fillojnë e bëhen intensive duke u bërë kështu një pasqyrë e ekspansionit bonopartesk nëpër tërë Europën në tërësi. (2) (Insituto Neoelenikon Spudhon; Arhio Ali Pasa, Tomos A, 1747-1808, Nr.9, f.52)

Por, korespondenca dhe informacionet që zënë pjesën më të madhe të fillimit të viteve 1800, janë ato kushtuar operacioneve ushtarake për nënshtrimin e Sulit, për gjendjen në radhët e suljotëve, njoftime periodike nga fronti i luftimeve, për avancimet dhe dështimet, prapaskenat dhe kulisat e organizuara nga njerëzit e Aliut, etj. Po, çishte kjo krahinë dhe cilët qenë banorët e saj që u bënë aq të njohur dhe mbetën aq domethënës në faqet e historisë, jo vetëm të viteve kur ata u shfaqën por vazhdojnë të jenë të tillë, të fokusuar në histori, edhe mbas dy shekujsh?

Suli, krahina malore e Çamërisë


Suli në vështrimin gjeo-strategjik përmbledh territoret malore të krahinës së Thesprotisë. Ai është i vendosur në një pozicion shumë të favorshëm natyror, i rrethuar dhe mbrojtur nga tërë shpatullat e tij prej terrenesh të pjerrëta, humnera dhe gryka të frikshme dhe të pakalueshme. Nga perëndimi ai ka kontakte me detin Jon, zbritja për në brigjet e të cilit mund të arrihet vetëm përmes shtigjeve të ngushta e të rrezikshme. Këto rrethana natyrore dhe qëndresa e popullsisë së shtatë fshatrave të tij, i kishin siguruar krahinës së Sulit autonomi relative ndaj Portës, që prej viteve kur osmanët zbritën në këto anë.
Lumi Aheron duke u bashkuar me Kokytun, në rrjedhjen e tij të poshtme, formon një liqen kënetor, duke e bërë ambientin përreth kaq të dëmshëm saqë konsiderohet rruga më e shkurtër për në mbretërinë e vdekjes. (3) ( Koçollari, I; “Policia Sekrete e Ali Pashës”, Ilar, Tiranë 2004, vol I)
Që prej shekullit XVI, veç autonomisë, kjo krahinë kishte fituar shumë herët dhe një numër të drejtash të tjera ndaj Portës. Një ndër këto të drejta ishte armëmbajtja. Në vitin 1730, numri i familjeve suljote që kishte privilegjin të mbante armë vlerësohej në njëqind. (3) (Arvantinou, Sp. P: “Istoria tou Ali Pasa tou Tepelenli”, Athina 1895, Vol. II)

Suljotët, banorët shqiptarë të panënshtruar

Suliotët ishin një degë e popullsisë shqiptare të Çamërisë, një nga tre ndarjet e mëdha të toskeve. Organizimi i komunitetit të tyre meriton të veçohet. Suloitët banonin në një krahinë që përbehet nga një hapësirë e zhveshur, e pjerrët dhe me male të thikët. (4) (Devanport, R.A; “The life of Ali Pasa of Tepeleni – Vezir of Epirus, surnamed Aslan or the Lion”, London, 1837,)
Suliotët e armatosur ishin rojet e këtij distrikti të vogël kristian, mbi të cilin ushtronin autoritetin superior të feudalit. Pronësia e tyre ishte e vogël, por ata formuan një kastë ushtarake dhe përbuznin të gjithë punëtorët që ata mbanin për punët e tyre. Toka në pjesë të pasura të territorit të tyre kultivohej nga fshatarët që ata mbanin me mëditje, të cilët ishin me kombësi greke.
Emri i suliotëve ishte i rezervuar për luftëtarët shqiptarë të cilët qeverisnin dhe mbronin fshatarësinë si spartanët e lashtë. Fshatarët dalloheshin nga emri i fshatit ku banonin. Banorët e kësaj krahine të vogël të gjithë së bashku nuk i kalonin 5000-6000 vetët dhe forca ushtarake nuk kishte më shumë se 1500 burra. Konfliktet lokale, midis prijësave të fiseve ishin të ashpra dhe xhelozitë e pashueshme të shoqërisë shqiptare i kishin sjelle suliotëve ndarjen e territoreve të tyre në gjashtë fshatra të spikatur, që quhen Kakosuli, Qafa, Avariko, VërA, Kuqi dhe Samonedha. Emri i Kakosulit të kujton atë të Kakoilio tek Odisea. Në Shqipëri ai ishte një emër terrori, që paralajmëronte gjithmonë urrejtjen dhe vdekjen.

Konsolidimi i dominacionit politik mbi Janinën dhe Pashallëkun në tërësi nga ana e Ali Pashës, ëndrra e tij për zgjerimin e pushtetit apo themelimin e një shteti të bashkuar shqiptar, nxitën në mënyrë të natyrshme këmbënguljen dhe përpjekjet inatçore të Pashait për nënshtrimin me çdo kusht të të gjithë vatrave të rezistencës në atë pjesë të territoreve që kundërshtonin autoritetin, vullnetin dhe hierarkinë e pushtetit të tij dhe gëzonin autonomi të pjesshme prej pushtetit qendror osman. (5) ( Finlay, George; “A histry of Greece” I-VIII, Rev. H.F.Tozer. M.A., Vol. VI, Oxford 1877, f. 43-46.

Synimet e Aliut mbi Sulin dhe suljotët

Këto synime politike yshtën dhe ndërsyen shumë herët vrullin ushtarak të Aliut që të komandonte forcat e tij në marshime direkt ndaj kësaj krahine të panënshtruar. Por, në fundin e shekullit të XVIII dhe fillim të shekullit të XIX suljotët kishin ndërmarrë një sërë lëvizjesh politike dhe diplomatike jo vetëm duke kontaktuar por edhe u lidhur nga afër me ushtarakët rusë që kishin në zotërim Shtatë ishujt e Jonit dhe më pas me ata francezë. Suljotët kishin marrë prej tyre ndihma të konsiderueshme ushtarake dhe financiare dhe jo rallë rebelimet e tyre qenë yshtur prej tyre dhe për interesat e tyre politike. Rrezistenca, organizimi, armatimi dhe fuqia e tyre financiare qenë rritur ndjeshëm.
Goditja dhe nënshtrimi përfundimtar i Sulit do t’i priste udhën një prapavije të rëndësishme konspirative që shfrytëzohej dhe përdorej aktivisht prej fuqive të huaja, të cilët fusnin hundët dhe përziheshin në punët e brendshme të Pashallëkut dhe brigjet e Ballkanit perëndimor. Nga ana tjetër, Aliut, për të shkuar drejt misionit të mëvehtësimit që ai ëndëronte, i duhej të kishte një situatë stabile të brendëshme. Prandaj për të vënë plotësisht nën kontroll këtë krahinë katërqind vjeçare të pavarur dhe nën izolim indipendist, Aliu u përgatit gjatë për të siguruar me çdo lloj çmimi fitoren. (6). (Devanport, R.A; “The life of Ali Pasha of Tepeleni- Vezir of Epirus surname...”, Th, Tegg and Son, London 1837)

Operacionet ushtarake për nënshtrimin e Sulit

Për të shtypur këtë separatizmin mëvetësor por edhe rebelimet, mosbindjen dhe kundërshtitë ushtarake të suljotëve ndaj autoritetit ligjor të Ali Pashës, ky i fundit kishte ndërmarë më parë dy fushata ushtarake, kundër tyre (e para më 1792 dhe e dyta më 1796), por të dyja ato kishin dështuar me pasoja dhe humbje të konsiderueshme jo vetëm njerëzore dhe ushtarake por ato kishin lëkundur rëndë prestigjin dhe autoritetin e vetë Pashit.
Në këto rrethana tepelenasi u përgatit dhe mobilizua seriozisht për fushatën e tretë, ( më 1803), e cila padyshim ishte edhe më e ashpra dhe më e gjata në radhën e tërë misioneve ushtarake të ndërmara prej tij. Në këtë mënyrë Aliu synonte të rikuperonte prestigjin e tronditur dhe konsolidonte përfundimisht autoritetin e tij të padiskutueshëm nëpër tërë territoret e Pashallëkut që zotëronte.

Fushata e tretë dhe fudin tragjik i Sulit

Fushata e tretë për marjen e Sulit ishte një ndërmarrje ushtarake me shumë përgjegjësi, por jo pak e tillë ishte edhe nga pikëpamja politike dhe morale pasi ajo do të vinte në vend prestigjin, autoritetin dhe krenarinë ushtarake, ose do ta godiste rëndë e pse jo, keq atë. Në këtë fushatë, ai aplikoi, përdori dhe demonstroi një arsenal të tërë veprimesh taktike dhe teknike ushtarake, forcash dhe mjetesh të pamobilizuara ndonjëherë më parë. Por, në thelbin e saj, fushata e tretë për marrjen e Sulit është një kompleks i tërë dhe masiv operacionesh agjenturore, kurthesh sekrete të përgatitur me mençuri të admirueshme profesionale, presionesh morale, familjare dhe psikologjike. Aty u përdorën me mjeshtëri spiunë dhe informatorë të kualifikuar, që të befasojnë me artin dhe shkallën e lartë të maskimit dhe penetrimit. Ryshfeti dhe premtimet, miklimi dhe joshja, ofertat dhe pazaret u ofruan dhe servirën me shumë mençuri dhe efektivitet. Mbas dy fushatave të para të dështuara, Aliu kishte kuptuar fare mirë se ngjitja në shpatet e egër dhe të vështirë të suksesit, drejt majës së Sulit të panënshtruar, nuk mund të kërkohej dhe arrihej përmes forcës së armëve. Një mënyrë dhe mjet tjetër duhej aplikuar; kurthet, konspiracioni, dinakëria, dredhia e pastaj forca, spiunët e futur brenda radhëve të qëndresës, pastaj formacionet e ushtrisë dhe armët e tyre.
Në këtë kuptim fushata e tretë është më shumë se një kompleks i tërë operacionesh sekrete dhe agjenturore së një lufte frontale e planifikuar nga ushtarakët dhe strategët e Aliut.

Kompromentimi i kryekapedanit Kicco Boçari nga Ali Pasha

Në situatat delikate, Aliu del qartë që i ka filluar operacionet kundër Sulit duke përdorur pikërisht njeriun më me influencë të qëndresës suljote Kiço Boçarin i cili tanimë ishte kompromentuar prej Aliut. I rënë në kurthin e këtij Pashai, ne e gjejmë atë të shkojë në Sul për të bindur bashkpatriotët të tërhiqen nga rezistenca. Këto indicie që gjer dje kanë qënë të tërthorta tanimë shfaqen nga ky dokumentacion qartaz. Kështu, në një informacion që i dërgon nga fronti i Sulit, kapedan Hysen Shahe, Ali Pashës i thotë:

“... Të bëj me dije dhe të mësosh, nga këtu ku ndodhem (në Sul), se punët gjer më tani, shyqyr, dhe falë Zotit shkuan mirë. Por tani zuri dimri dhe na pengon për më tej...
Duhet të dish gjithashtu se edhe Kuconika ( një tjetër kapedan suljot që i shërben Pashait) nuk e di që suljotët e tij ja kanë me hile dhe ai akoma nuk kupton gjë dhe “fle gjumë”....

Bisedat dhe fjalët që ua thashë në sy suljotëve, ata as që bënë kabull ti merrnin në konsideratë prandaj duhet të dërgosh Kiço Boçarin që të urdhërojë Thanasin dhe Pilo Dushin të shkojn lart në Sul, pranë njerëzve të fisit të tyre, të bisedojnë dhe ti bindin sepse ata na mbajnë të gozhduar fort dhe nuk lëvizim dot.....” (7)(Insituto Neoelinikon Spudhon, Arhio Ali Pasa, Athina 2010, Letra nr.119, Vol A, f 213-4)

Ndërsa në një letër personale, sekrete, që vetë Kiço Boçari, personalisht, i shkruan Ali Pashës, e njofton për punën që ka bërë për të bindur një tjetër kapedan të rezistencës suljote për t’u tërhequr nga rrezistenca dhe të shkojë në Janinë përpara Pashait për t’u rrëfyer, kërkuar ndjesë dhe vënë në shërbim të tij. Në reshtat e kësaj letre thuhet:
“I Madhërishëm dhe shumëndriçuar, Vezir dhe Zoti ynë,....!
Unë skllavi yt i bindur.... sikurse të kam shkruar edhe pardje, i dërgova lajm Tusha Zervëz, i cili ishte këto ditë në Tepovo (fshat në Çamëri), të vijë e të më takojë. Me të mbritur tek unë, kuvendova gjatë me të dhe e binda të vijë përpara teje dhe të të bjerë në gjunjë dhe të të falet përpara për të gjitha... do të kërkojë falje edhe për qëndrimet e tij të kaluara....
Zoti të dhëntë ty ymër, fuqi dhe zëmër...! “
Skllavi yt i bindur

Kiço Boçari

(7)(Insituto Neoelinikon Spudhon, Arhio Ali Pasa, Athina 2010, Letra nr.120, Vol A, f. 216)
Dhe në fakt, në një letër të pas disa ditëve, që gjendet në Arkiv, shkruar nga një tjetër njeri në shërbim të Aliut, Pallaska, gjejmë që ky i fundit ti shkruajë Pashait për Tusha Zervën sa më poshtë:
“I madhërishmi dhe i shumëndriçuari Vezir AliPasha!

...Dje erdhi këtu (në Janinë) Tusha Zerva dhe sot nuk proftasi do të të takonte në Perama (fshat ne afëri të Janinës) ndërsa ti ikje për Tepelenë. Ai nuk donte që ta merrte vesh njeri informacionet që më dha mua dhe që unë ti përcolla ty. Këto biseda që më tha fshehtas porositi që të jenë vetëm për ty, dhe të mos i tregohen njeriu tjetër sepse për këto çështje ai u trembet shokëve të tij. (suljotëve që vazhdojnë rrezistencën kundër Aliut).
Sidoqoftë, “unë jam sipër tij dhe atë e kam nën vehte dhe e vërtis si të dua, akoma më shumë”.

.....
Kiçua ( Boçari ) dhe unë të lutemi dhe kemi një kërkesë, - të lirosh Suliotët të cilët ndodhen nën haps (burg). Pas këtij lirimi do të shohësh se do të ndryshojë qëndrimin e tyre edhe tërë Radovishti – Çamëri. Me këtë rast mund tu merren të liruarve edhe 1000 grosh....” (8)(Insituto Neoelinikon Spudhon, Arhio Ali Pasa, Athina 2010, Letra nr.119, Vol A, f 218)
Dhimitër Pallaska kishte marrë për grua motrën e Kiço Boçarit, njërit prej krerëve kryesorë të qëndresës së Sulit. Në dy fushtat e para ushtarake të organizuara kundër Sulit, gjatë të cilave Pashai dështoi, Kiçua ishte një nga krerët kryesorë që drejtoi rrezistencën suljote. Ndërsa, Pallaska ishte një komit i regjur, i cili ishte kapur prej Aliut dhe në shpërblim të faljes së jetës u përdor prej Pashait për të hyrë në Sul dhe vepruar për interesat e Aliut, si konspirator i tij. Me porositë personale të Pashait, ai, me shumë kujdes arriti të krijojë lidhje personale me familjen më me influencë të kësaj krahine, atë të Boçarajve dhe mandej mundi të marrë motrën e Kiços për grua.

Në këto rrethana Aliu ngarkoi me detyrë Pallaskën të punonte për të kompromentuar me parë Kiço Boçarin dhe mandej, pas këtij akti ta afrojë tek Aliu. I tërë ky plan i tij arriti të realizohej. Kiçua pas një kompromentimi gradual dhe i zënë ngushtë pranoi të takohet me armikun e tij të betuar, Ali Pashën dhe mandej ti shërbejë interesave të tij për thyerjen e rezistencës suljote.
Duke qënë brenda kësaj familjeje, e cila drejtonte qëndresën suljote, ai filloi t’i dërgojë informacione të rëndësishme Aliut, për, krerët kryesorë dhe më me influencë të qëndresës suljote, rezervat e tyre të luftës dhe vendndodhjen, kontaktet e tyre sekrete me rusët dhe mandej me francezët, rrugët sekrete nga ku ata fusnin në krahinën e Sulit armatimin dhe ndihmat ushqimore, pikat e dobëta ku mund të godiste ushtria, njerëzit e lëkundur, etj. Në fushatën e tretë dhe përfundimtare të rënies së Sulit, të vitit 1803, Dhimitër Pallaska së bashku me Kiço Boçarina, siç del tanimë qartë dhe konkretisht nga këto dokumente, luajtën rolin kryesor për përçarjen e krerëve suljotë, tërheqjen e disa prej tyre nga rezistenca, kompromentimin e një pjese tjetër, gjer në nënshtrimin përfundimtar të Sulit.

Kompromentime të tjera që çuan në rrëzimin e qëndresës së Sulit

Se sa intensive kanë qënë veprimet e Pashit për përçarjen e suljotëve, për kompromentimin e tyre dhe nxitjen e konfliktit mes fiseve, gjer në tërheqjen përfundimtare nga rezistenca e tregojnë edhe shumë dokumente të tjera, një nga të cilat e shkruar përsëri nga Pallaska, për kompromentimin e një kryekapedani tjetër të fisit Kuconika, nënvizon:
“...gjatë vajtjes time të fundit në Sul, siç e dini takova Dhimon (Kuconika) dhe rashë dakort me të për shpërblime të majme.... U dhashë të dyve dhe ata më dhanë fjalën se do të veprojnë sipas porosive të mija.... Më dhanë fjalën! Pasi, gjer tani, sipas hesapeve të shënuara në defter, për të dy kam dhënë një shpërblim prej 17 pujash (qese florinj).....” (9)(Insituto Neoelinikon Spudhon, Arhio Ali Pasa, Athina 2010, Letra nr.122, Vol A, f 219)

Në dokumetet e panjohura të Arkivit të Ali Pashës gjendet edhe një numur i madh informacionesh rreth një figure tjetër, tepër intereresante dhe krysore suljote, ajo e Foto Xhavellës, i cili u muar peng, në moshë të vogël prej Pashit dhe u mbajt për disa vite si i tillë për ti bërë presion të jatit Kiço Xhavellës, të tërhiqej nga qëndresa.
Në njërën prej tyre bëhet me dije se kreu i policisë së Ali Pashës, Tahir Abazi e ka marrë pengun, Foto Xhavella, me vehte dhe e ka shpënë në Sul, që ky tu bëjë thirrje, suljotëve të ndërpresin rezistencën dhe të largohen prej andej. Në të shkruhet:
“I Madhërishëm dhe i shumëshkëlqyeri.. Vezir...!

....Letrën dhe porositë tuaja i muarrëm dhe kuptuam qartë të gjitha urdhërat... Pa u vonuar, ne, së bashku me Foto Xhavellen për pesë apo e shumta dhjetë ditë do të kemi realizuar synim tonë ndaj suljotëve...të kini durim dhe bindje të plotë.....”
(10)(Insituto Neoelinikon Spudhon, Arhio Ali Pasa, Athina 2010, Letra nr.198, Vol A, f. 365)
Por, duket që goditja finale e kësaj qëndresë ka mbërritur në fillim të Dhjetorit të vitit 1803, kur pas një presioni të gjithanshëm, ushtarak dhe politik, paqësor dhe violent, kërcënimi dhe miklimi, ofertash dhe kompromentimesh, Ali Pasha, me një mençuri dhe dinakëri të admirueshme, duke përdorur njerëzit e vënë plotësisht në shërbim të tij ariti të bindë krerët e qëndresës për pazare në këmbim të idealit të tyre.

Në një nga letrat e fundme që Veli Pasha, i biri i Aliut, nga fronti i luftimeve në Sul, i shkruan të atit, Aliut:

“I Madhërishëm Vezir, Zoti im!
...sipas porosive që më dergoje, kuvendova me Foto Xhavellën dhe së bashku vendosëm e i dhamë një letër dervish Hasanit për ta çuar lart në pozicione, tek suljotët që rezistojnë. Pasi u kthye prej andej devishi më solli një letër nga Kuconika, Tusha Zerva. (kapedanët kryesorë të rezistencës suljote). Ata kërkonin që tu dërgoja lart Kiço Boçarin.
Dje në darkë, në të ngrysur, u nisa Kiçon (Boçarin), të cilit, në biseda ata i kishin thënë se - Ishin dakort të dorëzonin kështjellën e Qafës, pa qënë nevoja të zbrezen më dyfekë, por me kushtin që të lejohen të gjithë të rrethuarit të dalin të sigurtë dhe të shkojnë në Pargë. Por, ata kishin edhe një kusht tjetër, kërkuan pazar për dorëzimin e kështjellës dhe shuma që ata donin ishte gjashtëqind puja.... dhe unë sot ua dërgova aty që ta mbyllim përfundimisht ....” (11)(Insituto Neoelinikon Spudhon, Arhio Ali Pasa, Athina 2010, Letra nr.199, Vol A, f.365)

8 Dhjetor 1803 Skllavi yt,Veliu

Dhe vërtet, të nesërmen, e shkrimit të kësaj letre, Suljotët, pasi kishin kërkuar kompromiset e mësipërme u larguan në rrugën që të shpinte në qytezën bregdetare të Pargës dhe prej andej një pjesë e tyre në Korfuz ku u pritën dhe mandej u përdorën prej francezëve.

Dokumentet e Arkivit imponojnë rishikimin e historisë së Sulit

Dalja në dritë e dokumenteve që përmëndim më sipër por edhe shumë të tjerëve që nuk renditen në këtë shkrim, hedh një dritë të re për të riparë shumë çështje që lidhen me Sulin, rezistencën suljote, shkaqet e qendresës, lidhjet e krerëve suljotë me të huajt dhe interesat e tyre, por edhe shkaqet e rënies së kësaj rezistence, mekanizmat, mjetet, njerëzit dhe mënyrat që u përdorën. E thënë me pak fjalë këto dokumente të shumta tanimë ndriçojnë thellësisht këto ngjarje e për rrjedhim ofrojnë nevojën e rishqyrtimit të kësaj pjese të historisë së suljotëve dhe të heronjve që morën pjesë në këtë rezistencë... që siç thotë Bartoldi, “e parë brenda interesave dhe synimeve që kishte Ali Pasha për një shtet të pavarur dhe sovran, qëndresa dhe heroizmi suljot nuk duket se është aq heroik sa shfaqet.” (12) (Bartholdy, J.L.S; “Voyage en Grece, fait dans les annes 1803-1804”, Paris 1807.) Dhe ndoshta Bartoldi ka pasur të drejtë sepse pendimi suljot u shpall në ditët e fundit të jetës së Ali Pashës. Një përfaqësi e tyre, ndërsa Pashi luftonte çastet e fundit kundër Hurshid Pashës, shkoi dhe i ra në gjunjë duke i kërkuar ndjesë dhe kërkuar rreshtimin e tyre përfundimtar përkrah tij.... por ndoshta atëherë ishte tepër vonë!
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

Picasso`
Senior Member
Senior Member
Posts: 146
Joined: Thu Aug 06, 2009 12:18 am
Gender: Male

Re: SULI dhe banoret e tij Shqiptare

#79

Post by Picasso` » Wed Jun 23, 2010 1:50 pm

Ushtaret "Grek" folin shqip ne 1916.

Magazina "Parnasus" i muajit Shkurt 1916, shpreh brengosje per faktin qe shumica e ushtarve "grek" ne mardheniet mes tyre flasin ne gjuhen SHQIPE, te cilen e quajne prirje pikellimi, dhe shpresojne se ajo "prirje" do te shkulet teresisht duke i perdorur te gjitha mjetet e mundura.
swire.jpg
swire11.jpg
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: SULI dhe banoret e tij Shqiptare

#80

Post by alfeko sukaraku » Wed Jun 23, 2010 10:11 pm

picaso

kurre nuk ekzistoj nje kombe greke me pare se kurva e motit ti bente shtet e tju ju vendoste me dhune gjuhen e klerikve.

e kam studjuar ceshtjen ne brendesi edhe i njoh shume mire detajet.

ne vija te trasha po ti freskoj keshtu:

Nuk kemi asnje mbishkrim te paster e te sigurt greke para shek 4 p e s

Ne shek 5 p e s u shkruajten veprat homeriane ne athine per here te pare , edhe gjithsia dijetare pranon se ato u shkruajten ne nje gjuhe te panjohur=jogreke.

Gjuha greke qe flitet sote pranohet se u ndertua nga Gorjas nga Leondinet e Siqilis i cili erdhi ne Athine ne fund te shek 5 p es.

Kjo gjuhe u be gjuha e perbashket qe te merreshin vesh ne aleancen e athines "edhe nuk ishte e gjajshme me atikishten e folur edhe do merrte shume kohe te perhapej"

Kjo gjuhe doli jasht mureve te Athines ne shek 4 p e s edhe u perhap neper oborret mbreterore kryesisht si gjuha e shkollimit

Aleksandri i madhe u dijesua ne kete gjuhe edhe e perhapi kete gjuhe si gjuhen e fes edhe te shkollimit

Pas pak kohe roma do mbizotronte mesdheun edhe do vendoste latinishten si gjuhen e shtetit, ndersa greqishten si gjuhe letrare edhe te pa rrezikshme se nuk ishte gjuha e ndonje kombi , e la si gjuhen e fese edhe te ligjeve te murgimit.

Si e tille qendroj edhe ne Bizant...

Me renien e bizantit kronikanet kudogjejn shqipfoles ne greqi .deri ne kohen kur evropa i beri shtet shqiptaret ortodoks edhe ju dha per gjuhe gjuhen e klerikve..me vone shkolla-gazeta-ushtria-shteti-radio-tv..edhe ja ku jane greket sote.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4130
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: SULI dhe banoret e tij Shqiptare

#81

Post by Zeus10 » Thu Jun 24, 2010 12:16 pm

alfeko sukaraku wrote:picaso
kurre nuk ekzistoj nje kombe greke me pare se kurva e motit ti bente shtet e tju ju vendoste me dhune gjuhen e klerikve.
e kam studjuar ceshtjen ne brendesi edhe i njoh shume mire detajet.
ne vija te trasha po ti freskoj keshtu:
Nuk kemi asnje mbishkrim te paster e te sigurt greke para shek 4 p e s
Ne shek 5 p e s u shkruajten veprat homeriane ne athine per here te pare , edhe gjithsia dijetare pranon se ato u shkruajten ne nje gjuhe te panjohur=jogreke.
Gjuha greke qe flitet sote pranohet se u ndertua nga Gorjas nga Leondinet e Siqilis i cili erdhi ne Athine ne fund te shek 5 p es.
Kjo gjuhe u be gjuha e perbashket qe te merreshin vesh ne aleancen e athines "edhe nuk ishte e gjajshme me atikishten e folur edhe do merrte shume kohe te perhapej"
Kjo gjuhe doli jasht mureve te Athines ne shek 4 p e s edhe u perhap neper oborret mbreterore kryesisht si gjuha e shkollimit
Aleksandri i madhe u dijesua ne kete gjuhe edhe e perhapi kete gjuhe si gjuhen e fes edhe te shkollimit
Pas pak kohe roma do mbizotronte mesdheun edhe do vendoste latinishten si gjuhen e shtetit, ndersa greqishten si gjuhe letrare edhe te pa rrezikshme se nuk ishte gjuha e ndonje kombi , e la si gjuhen e fese edhe te ligjeve te murgimit.
Si e tille qendroj edhe ne Bizant...
Me renien e bizantit kronikanet kudogjejn shqipfoles ne greqi .deri ne kohen kur evropa i beri shtet shqiptaret ortodoks edhe ju dha per gjuhe gjuhen e klerikve..me vone shkolla-gazeta-ushtria-shteti-radio-tv..edhe ja ku jane greket sote.

Jam dakord me cdo rresht tendin, pervec atij qe gjuha greke nuk ngjante me atikishten. Ajo ngjante me te se prej saj mori elementet leksikore, prandaj ne thelbin e saj ajo shpreh nje kuptim shqip.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2928
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: SULI dhe banoret e tij Shqiptare

#82

Post by Mallakastrioti » Thu Jun 24, 2010 8:54 pm

The Ottoman power in Europe, its nature, its growth, and its decline [microform] /by Edward A. Freeman (1877)

Author: Freeman, Edward Augustus, 1823-1892
Subject: Eastern question (Balkan); Turkey -- History Ottoman Empire, 1288- 1918
Publisher: London : Macmillan


Image
Image
Image

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: SULI dhe banoret e tij Shqiptare

#83

Post by ALBPelasgian » Sat Aug 28, 2010 12:08 pm

Join Date: Sep 2008
Posts: 7,001


http://www.gutenberg.org/files/13351/13351-8.txt

The Life of Thomas, Lord Cochrane, Tenth Earl of Dundonald, G.C.B., Admiral of the Red, Rear-Admiral of the Fleet
At length, in 1820, there was an open rupture. Ali was denounced as a traitor, and ordered to surrender his pashalik. Instead of so doing, he organized his army for prompt rebellion, trusting for success partly to the support of the Greeks. Most of the Greeks held aloof; but the Suliots, a race of Christian marauders, the fiercest of the fierce community of Albanians, sided with him, and for more than a year rendered him valuable aid by reason of their hereditary skill in lawless warfare. Not till January, 1822, was Ali forced to surrender, and then only, perhaps, through the defection of the Suliots.

The Suliots, dissatisfied with Ali's recompense for their services, had gone over to the Greeks, who, not caring to serve under Ali in his
rebellion, had welcomed that rebellion as a Heaven-sent opportunity for realising their long-cherished hopes.
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4130
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: SULI dhe banoret e tij Shqiptare

#84

Post by Zeus10 » Sun Sep 12, 2010 1:54 am

Gjuha e Sulit:
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2928
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: SULI dhe banoret e tij Shqiptare

#85

Post by Mallakastrioti » Fri Sep 24, 2010 9:16 pm

Kush tha qe Suli eshte shqiptar?---po kenga me poshte verteton "te kunderten" :)


Image


(* In Corfu many Souliotes were forced to abandon the ancestral traditional fustanella and ksoulia (cap) as it was considered aesthetically unsightly, but also psychologically unbearable.)


"Ti more Foto Xhavella,seç'na bere me kapella
seç u prem e seç u vram,Sulin e shkrete ku e lam;
Ali pashait ia dham,nat e dite rrime e qajme
Fati ne Korfuz na hodhi,zum dor tek Moskovi.
Me Moskov lith kuventin,te vem e te marm ventin.
Vemi e vdesim ne dhe tene,atje tek e patem thene.
vdesim me dyfek ne dore,sikur dhendurre me kurore"
Image

User avatar
Trojan
Honored Member
Honored Member
Posts: 382
Joined: Fri Jul 30, 2010 9:03 pm
Gender: Male

Re: SULI dhe banoret e tij Shqiptare

#86

Post by Trojan » Fri Sep 24, 2010 10:19 pm

Mallakastrioti wrote:Kush tha qe Suli eshte shqiptar?---po kenga me poshte verteton "te kunderten" :)


Image


(* In Corfu many Souliotes were forced to abandon the ancestral traditional fustanella and ksoulia (cap) as it was considered aesthetically unsightly, but also psychologically unbearable.)


"Ti more Foto Xhavella,seç'na bere me kapella
seç u prem e seç u vram,Sulin e shkrete ku e lam;
Ali pashait ia dham,nat e dite rrime e qajme
Fati ne Korfuz na hodhi,zum dor tek Moskovi.
Me Moskov lith kuventin,te vem e te marm ventin.
Vemi e vdesim ne dhe tene,atje tek e patem thene.
vdesim me dyfek ne dore,sikur dhendurre me kurore"
Shume e bukur kjo kenga Mallakastriot... se kisha pare ndonjehere..

do shikoj se mos gjej edhe une ndonje keng tjeter suljote...

elikranon
Honored Member
Honored Member
Posts: 373
Joined: Sat Dec 26, 2009 6:05 pm
Gender: Male

Re: SULI dhe banoret e tij Shqiptare

#87

Post by elikranon » Sat Sep 25, 2010 9:37 am

Socio wrote:
Poashtu edhe ne rastin e Serbeve apo Grekeve, i kemi kombe qysh heret . Nuk do te thote se ne cfare pjese te rruzullit tokesor ishin si dhe nuk do te thote se gjuhet e tyre nuk kane pesuar transformime me kohen, vetem do te thote se ata ishin te vecante, dallonin (me ndergjegje etnike te vecante) nga njeri tjetri dhe nga te tjeret, sikurse cdo komb tjeter qe ishte poashtu, perfshire ketu edhe Shqiptaret.
Tash kur flasim per tiparet e etnicitetit ato nuk jane vetem linguistike, (te ciles i jep teper rendesi) por edhe fetare, edhe kulturore, por prape edhe keto nuk mjaftojne; gjuha mund edhe te mos luaj rol fare ne ndergjegjen etnike te pjesetareve te kombeve (psh. Kroat versus Serb); poashtu as feja (ne te cilin aludon) mund te mos jete faktor fare (psh. Kurd versus Turk), cka eshte karakteristike kryesore eshte historia e perbashket, perjetimet e perbashketa (ndermjet pjestareve te atij grupi), natyrisht ne territor te perbashket.
Socio
Me falni qe po kthehem shume mbrapa. Ne kete ceshtje jam plotesisht dakort me ti.
Sipas Herodotit nje komb (ethnos) dallohet nga:
1) omaimos (te nje gjaku)
2) omoglloso (te nje gjuhe)
3) omothrisko (te nje feje)
4) omoithes (te se njejtes kulture).

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2928
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: SULI dhe banoret e tij Shqiptare

#88

Post by Mallakastrioti » Sat Sep 25, 2010 9:59 am

Elikranon...ne çfare gjuhe eshte ajo kenga per Xhavellen qe kendonin Suliotet?
Ishin te njejtes gjuhe,feje,gjaku me "greket " e tjere suliotet (se tema per Sulin eshte ketu)...ja na defte.
Image

elikranon
Honored Member
Honored Member
Posts: 373
Joined: Sat Dec 26, 2009 6:05 pm
Gender: Male

Re: SULI dhe banoret e tij Shqiptare

#89

Post by elikranon » Sat Sep 25, 2010 10:05 am

Mallakastrioti wrote:Elikranon...ne çfare gjuhe eshte ajo kenga per Xhavellen qe kendonin Suliotet?
Ishin te njejtes gjuhe,feje,gjaku me "greket " e tjere suliotet (se tema per Sulin eshte ketu)...ja na defte.
Ajo kenga eshte ne shqip. Per suliotet ke nja 3 kenge ne shqip dhe nja 300 ne greqisht.
Suliotet ishin bilingual. Apo vetem prifti Samuil qe shpertheu barutin dhe hodhi kishen ne ere dinte greqisht ne Sul?

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2928
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: SULI dhe banoret e tij Shqiptare

#90

Post by Mallakastrioti » Sat Sep 25, 2010 10:06 am

Edhe nje gje tjeter elikranon lidhur kenges per Xhavellen qe kam sjell ketu.Ka vler te madhe kulturore por vleren me te madhe e ka ne ate gjuhesore,pasi kenga eshte ne dialektin shqip tosko-çam.
Image

Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”