Profilet e pesë oficerëve të famshëm të shërbimeve inteligjente. Historitë e Zenel Shehut, Pashke Prelës, Sofokli Micit dhe Ymer Kondos
Do sjellim profilet e 5 agjentëve të tjerë shqiptarë që bënë karrierë të suksesshme në shërbimet sekrete. Ky numër shënon edhe fundin e ciklit të shkrimeve për “spiunët” e famshëm shqiptar në shërbimet inteligjente. Kësaj radhe do të sjellim një profil të shkurtër të Xhevdet Mustafës, shqiptarit që nuk reshti, deri në vdekje, për të ekzekutuar Enver Hoxhën. Ai ishte rekrutuar nga shërbimet amerikane, në shërbimet për të rrëzuar regjimin, por në shtator të vitit 1982 u vra në aksion nga forcat e Sigurimit të Shtetit.
Një tjetër personazh i suksesshëm është Zenel Shehu, personi që njihet si autori i kapjes së Hamit Matjanit. Ai ka qenë fillimisht me shërbimet kundër Enver Hoxhës, por u prangos nga Sigurimi, dhe më pas u vu në shërbim të tij për kapjen e agjentëve të huaj. Ai është ndër protagonistët kryesorë të Radio-lojës së famshme. Pashke Prela, është ndër të rrallat agjente që kanë bërë emër në radhët e Sigurimit të Shtetit. Vejusha pukjane është vlerësuar nga “spiunë” të njohur si Mark Dodani. Ajo është ekzekutuar nga kreu i bandës “Keqanaj” me thikë, pasi i kishte marrë peng familjen. Sofokli Mici është ndër oficerët e rrallë të shërbimeve, që kishte studiuar në Leningrad për drejtësi dhe kishte fituar titujt shkencorë, Doktor dhe Profesor. Ai njihet për misionin “Apollon” që synonte rivendosjen e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë. Profili i fundit i kushtohet Ymer Kondos, i cili njihej si agjent inteligjent dhe i shkathët. Ai vrau edhe “Njekovin”, një poliagjent të njohur. Të dhënat e këtyre profileve janë marrë nga arkivat e shtetit.
Xhevdet Mustafa
I arratisur nga Shqipëria në vitin 1964 në drejtim të Amerikës, Xhevdet Mustafa është njeriu që hyri si personi fundit që do desantonte në Shqipëri për të vrarë ish-diktatorin Hoxha. Gjatë qëndrimit të tij në Amerikë, Xhevdet Mustafës ishte rekrutuar nga shërbimet sekrete amerikane. Ai ishte shumë i njohur për forcën e tij fizike. Në shtator të vitit 1982 i nisur nga Brindisi i Italisë, Mustafa së bashku me 2 persona të tjerë zbarkon në plazhin e Divjakës. Detyra e tij ishte eliminimi i Enver Hoxhës. Por, në fakt, Xhevdet Mustafa nuk arrin të realizojë dot detyrën e tij, pasi plani dekonspirohet. Më 27 shtator 1982, pas dy orë luftimi, Xhevdet Mustafa vritet nga forcat e Sigurimit të Shtetit.
Zenel Shehu
Ai do mbahet mend si njeriu që bëri të mundur kapjen e Hamit Matjanit. Badigard i Ahmet Zogut dhe mik i ngushtë i Hamit Matjanit, ai rekrutohet nga CIA, me urdhër të mbretit për të desantuar në Shqipëri. Detyra e tij ishte t’i paraprinte mbërritjes në vend të grupeve të tjera diversante. Zenel Shehu zbarkon në Shqipëri në vitin 1952, por shumë shpejt ai do kapej nga shërbimi sekret shqiptar. Më pas, nëpërmjet tij, ata realizojnë kapjen edhe të 13 grupeve të tjera me anë të radiolojës. Duke qenë mik i ngushtë i Hamit Matjanit, ai e detyron këtë të fundit të zbarkojë në Shqipëri, duke i paraqitur një situatë tjetër në vend. Pas kësaj, në vitin 1953, Matjani zbarkon në Shqipëri dhe kapet menjëherë nga Sigurimi i Shtetit, kurse Zenel Shehu kishte vetëm pak ditë që ishte vrarë.
Pashke Prela
Dëshmorja nga Puka ka qenë një nga agjentet më të njohura femra të Sigurimit të Shtetit. Ndoshta kjo, edhe për shkak fundit tragjik të saj. Kryetari i bandës, “Keqanaj”, të cilin Prela e futi në kurth të Sigurimit të Shtetit, mori hak duke e vrarë në sytë e fëmijëve të saj. Ish-oficeri i Sigurimit, Mark Dodani ka treguar se vejusha ishte një agjente e zonja dhe se ishte afruar te Shërbimi pas kërcënimeve të bandave, se ajo do të vihej në shërbim të tyre. Në fillim të vitit 1947, u realizua edhe kurthi që do paralajmëronte fundin tragjik të Prelës. Ndërsa banda e “Keqanajt” strehohej në shtëpinë e saj, e cila nuk dyshonte për Prelën, pasi edhe shtëpia ndodhej në një reliev shumë të thyer, agjentja vë në jetë planin. “Pashka çorienton “kryebanditin”. I mbushi rëndë çantat me ushqime, djathë, turshi, bukë, ndërkohë që midis ushqimeve iu kishte futur sende të rënda, madje dhe gurë, me qëllim që kur të dilte nga dera të mos ishte në gjendje të vraponin për t’iu ikur forcave që i kishin rrethuar”, - rrëfen Dodani. Kryebanditi arrin të shpëtojë, dhe megjithëse Prelës iu kërkua të linte banesën, nuk pranoi, me shpresën se nuk ishte pikasur. Por pas disa muajsh, kryebanditi kthehet në befasi dhe ther me thikë Pashke Prelën në sytë e fëmijëve.
Sofokli Mici
Personazhi imagjinar Sofokli Mici trajtohet në librin “Mëkatarë 2”, të Nafiz Bezhanit si një agjent profesionist i Sigurimit të Shtetit. Ai ishte një intelektual shumë i njohur. Kishte studiuar në Leningrad për Drejtësi. Ishte zgjedhur anëtar i Gjykatës së Lartë dhe kishte fituar tituj shkencorë doktor dhe profesor. Sipas Bezhanit, ideja për të aktivizuar prof. Sofon, siç e quan ai në libër, në Shërbimin Sekret Shqiptar u krijua pas vizitës turistike që bëri në Shqipëri në vitin 1985 një grup turistik grek. Në dosjet sekrete ai është protagonist i asaj me emrin “Misioni Apollon”, e cila kishte si qëllim normalizimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve fqinjë, Shqipëri e Greqi, mision i cili u realizua me sukses nga ai. Në të njëjtën kohë, në dosje dyshohej se prof. Sofo ishte bashkëpunëtor i shërbimit sekret grek, “Asfali”, gjë e cila nuk vërtetohet ligjërisht.
Ymer Kondo
Një agjent profesionist i Sigurimit të Shtetit, Ymer Kondo mbart një histori mjaft interesante. I ardhur nga një familje pronarësh vlonjatë, pas çlirimit ai u radhit në listën e personave që konsideroheshin armiq të klasës punëtore. I rritur me këtë njollë në biografi, ai ishte një person i izoluar nga shoqëria dhe njerëzit. Edhe pasi mbaroi Shkollën Tregtare ai nuk gjeti asnjë vend pune për shkak të biografisë së tij. Edhe vetë u bë objekt i persekutimeve të herëpashershme. Por, për çudi, ai pranoi të punonte për Sigurimin e Shtetit e madje me zell të madh. Në një nga arrestimet e tij, një nga gjeneralët e Ministrisë së Brendshme e kishte marrë Ymerin dhe e kishte futur në një kurs të veçantë për ta stërvitur si specialist zbulimi. Pastaj i kishin propozuar të punonte në kampin e të arratisurve në Itali si radist. Me një të shkuar të tillë, të gjithë besonin se Kondo ishte një i arratisur dhe i mbushur me mllef ndaj regjimit. Kondo njihej si agjent inteligjent dhe i shkathët. Ai vrau edhe “Njekovin”, një poliagjent të njohur
"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Xhevdet Mustafa dhe agjentët e tjerë të famshëm të Sigurimit
- Zeus10
- Grand Fighter Member

- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Xhevdet Mustafa dhe agjentët e tjerë të famshëm të Sigurimit
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing