"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

G.Grades ka vendosur të bëjë akoma më shumë për Shqipëtarët

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

G.Grades ka vendosur të bëjë akoma më shumë për Shqipëtarët

#1

Post by Adriana »

Një shkrimtar francez – Ambasador i çështjes shqiptare


Shqiptarëve dhe çështjes shqiptare gjatë gjithë historisë i kanë dalë në krah vazhdimisht personalitete të njohura nga bota. Shumë figura të çmuara ndërkombëtare u angazhuan në periudha të ndryshme për të vënë drejtësi në zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare në Ballkan. Në Francë Shqiptarët e kanë ambasadorin e tyre : shkrimtarin francez Gilbert Gardes. Njohës dhe studiues i mirë i çështjesh shqiptare prej mëse 15 vitesh, Gilbert Grades ka vendosur sot që të bëjë akoma më shumë për shqiptarët.


Kush është Gilbert Gardes?

Gilbert Gardes ka lindur në vitin 1942 në Saint Etienne të Francës. Ka përfunduar studimet për histori të artit dhe ka doktoruar po në të njëjtën fushë në Universitetin Lumiere të Lionit. Ka doktoruar gjithashtu në letërsi në Universitetin e Sorbonës. Ka qenë një ndër hulumtuesit më të shquar për gjuhën dhe historinë e artit në CNRS (Qendra Nacionale për Hulumtime Shkencore) që nga viti 1975 deri në vitin 2006. Shquhet si njohës shumë i mirë në fushën e identitetit dhe trashëgimisë. Deri tani ka botuar mbi 240 tituj në fushën e arkitekturës, artit bashkëkohor, skulpturës, ikonografisë, urbanizmit, pikturës, biografisë, udhëtimeve dhe fushave tjera. Është sekretar i përgjithshëm i Shoqërisë Ndërkombëtare "Kujtesa e gdhendur".

Në mesin e botimeve të shumta të tij, një pjesë e konsiderueshme i kushtohen Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ndër botimet më të rëndësishme të zotit Gilbert Gardes për shqiptarët mund të përmendim "La Guide de l’Albanie" (Udhërrëfyes për Shqipërinë), libri i parë i botuar i këtij lloji në Francë pas Luftës së Dytë Botërore. Me rëndësi të veçantë janë edhe shkrimet e tij në Buletinin Bashkiak të Lionit me titull "Lioni dhe Kosova". Këto shkrime të botuara në prag të Pavarësisë së Kosovës ishin një përkrahje e fuqishme për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës që ishin mbajtur të pushtuar për më shumë se një shekull nga Serbia.

Shkrimet e tjera të zotit Gilbert Gardes për shqiptarët dhe Shqipërinë mund t’i gjeni edhe në faqen e tij të internetit http://www.gilbert-gardes.fr

Për miqësinë e tij me shqiptarët, për punën e tij të palodhshme publicistike në përkrahje të shqiptarëve, Shoqëria Shqiptare "Iliria" në Lion të Francës i dha titullin Anëtar Nderi në vigjilie të festave të Nëntorit, më 20 nëntor 2010. Kjo mirënjohje u dha në praninë e ambasadorit shqiptar në Paris, zotit Ylljet Aliçka.

Javën e shkuar, zoti Gilbert Gardes u nis nga Gjeneva për Prishtinë. Do të vizitojë qytete, fshatra, institucione të artit dhe kulturës për të mbledhur materiale për botimin e një libri për shqiptarët. Ai nuk do të ndalet në kufinjtë e sotëm administrativë. Shqiptarët janë shqiptarë pavarësisht se ku jetojnë. Me vizitën e tij dhe me materialet e grumbulluara shpresojmë së shpejti të kemi një libër të çmuar për trashëgiminë, kulturën, historinë e shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe viseve tjera shqiptare në Ballkan.

Eshtë fat për kombin tonë që një personalitet i njohur francez i kushtohet çështjes së shqiptarëve përmes librave të tij, që pa dyshim, kanë jehonë në qarqet intelektuale e politike.

Besoj se subjektet e ndryshme arsimore, politike e kulturore të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi do të tregohen të gatshëm për të mbështetur kërkimin e zotit Gilbert Gardes. Ta përkrahim punën e madhe të një miku kaq të madh të shqiptarëve. Ta arsyetojmë denjësisht dashurinë e tij për shqiptarët dhe Shqipërinë.

Shqiptarët kudo ku jetojnë ju urojnë - Mirë se erdhët në mesin tonë Gilbert. Bukën, kripën dhe zemrën e kemi pasur çdoherë për mikun. E kemi natyrisht edhe për ju. Urojmë edhe për një sukses tjetër tuajin dhe përforcim të miqësisë sonë.


http://www.albaniapress.com/lajme/14290 ... tare-.html
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”