Page 1 of 1

"Profecitë e Zotit të Tomorit"

Posted: Sat Aug 15, 2009 11:57 pm
by Arta
Doli në treg libri i ri me titull "Profecitë e Zotit të Tomorit", një vepër studimore, ku autori Ilir Cenollari, sjell tek lexuesi burime historike nga autorë të lashtësisë dhe të ditëve tona. Libri, i cili vjen përmes shtëpisë botuese "Jonalda", botohet me rastin e "Ditëve të Tomorit" duke përkuar me pelegrinazhin që bëhet ne malin Tomor nga datat 20-25 Gusht. Pikërisht për këtë pelegrinazh lexuesi do të gjej në libër përgjigjen e shumë pyetjeve pse njerëzimi (Në Shqipëri, Ballkan e më gjerë) e njeh Tomorin si mal mitik, pse Orakulli i Dodonës (Orakulli i Tomorit) është pikërisht aty në fillesat e tij dhe cila është lidhja me gjetjet arkeologjike në Janinë?!. Duke iu shmangur patriotizmës fals, autori shkencërisht sjell para lexuesit fakte dhe krahasime nga autorë të lasht si Homeri, Hosiodi, Stefan Bizantini, Hetakeu, Eskili, Pindari, Aristoteli, Horodoti, Plutarku, Polibi, Straboni, Titi Livi, Apolodori, Plini etj etj. të cilat i krahason me studimet për gjetjet arkeologjike dhe studime gjuhësore të shkencëtarëve më në zë në Evropë e në Botë, albanolog e jo të tillë, të cilët kanë debatuar për shenjtërinë e Malit Tomor. Duke nënvlerësuar debatin për qëndrimet ekstremiste të disa autorëve grekë, ndërtimi i materialit të librit në fjalë rrjedh natyrshëm me gërshetimin e studimeve të legjendës, gjuhësisë ("Nga e ka prejardhjen emri "Tomor?", historisë (Burimet historike për Dodonën dhe Malin Tomor") si dhe gjetjes së Qytetit të Dodonës në Tomarin e Janinës së sotme.

Re: "Profecitë e Zotit të Tomorit"

Posted: Sun Aug 16, 2009 7:51 pm
by alfeko sukaraku
Ne se autori perkrah "gjetjen e dodones edhe tomarit ne janine" ............ateher ai eshte shume large realitetit sepse dodona ne janines eshte nje ndertim i shek 3 p e s...ndersa Dodona e Homerit vjen nga kohet qe nuk mbahen mende.