Page 1 of 3

Shqiptaret !

Posted: Thu Sep 15, 2011 9:59 pm
by Arbëri
Shqiptarët janë një popull që ka origjinën në Ilirinë dhe Epirin në jug-perëndimin të ballkanit, Evropë.
@Thënie për shqiptarët
Image
Shqiptar është një person me prejardhje nga trojet e Shqipërisë dhe Kosovës se sotme, por edhe atyre të minoriteteve në zonën e Ballkanit, meqenëse e ndjen veten se i takon këtij kombi ose populli. Shoqëria shqiptare dallohet nga aftësia e shprehjes në gjuhën Shqipe dhe lidhet nga vazhdimësia e traditave të larmëta dhe të historisë të personave të saj, që nga lashtësia e deri në periudhën e sotme. Konkretisht, kjo shoqëri nuk bën dallime fetare dhe politike, apo klasifikime të tjera që nuk vijnë vetvetiu nga gjaku (gjenet) dhe gjuha Shqipe.

Shqiptarët merren si pjesa më e madhe e popullsisë së Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe një pjesë e popullsisë së Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë.
Shqiptarët janë themelues të shtetit të quajtur Shqipëri dhe Kosovë. Në Maqedoni çështja ende nuk është e qartë, ndërsa në Serbi dhe në Malin e Zi ata konsiderohen si pakica kombetare.

Re: Shqiptaret !

Posted: Thu Sep 15, 2011 10:02 pm
by Arbëri
Përveç shqiptarëve asnjë prej popujve të Ballkanit nuk ishte autokton;
ata ishin të gjithë pushtues

Titulli: Europe and the Turk: a pattern of alliances, 1350-1700 (Edition reprint)
Autori: Dorothy Margaret Vaughan
Botues: AMS Press, 1976
Popullsia e zonës malore ishte grupuar në mënyrë racore, më shumë se sa është tani. Përveç shqiptarëve asnjë prej popujve të Ballkanit nuk ishte autokton; ata ishin të gjithë pushtues, dhe historia e tyre deri tani, ka qenë shënimi i luftërave si me Perandorinë Bizantine, provincat e së cilës ata zinin, si dhe ne mes tyre.

Image

Image

Re: Shqiptaret !

Posted: Thu Sep 15, 2011 10:05 pm
by Arbëri
Shqiptarët, pasardhës të drejtpërdrejtë të emigrantëve më të hershëm Arianë,
fiset Ilire, Maqedonase dhe Epirote

Titulli: New York Times current history: the European war, Volume 17
Botues: The New York Times Co., 1919
Tani është vendosur mjaft mirë, asgjë më pak se, shqiptarët janë pasardhës të drejtpërdrejtë të emigrantëve më të hershëm Arianë, të cilët ishin të përfaqësuar në kohët historike nga fiset Ilire, Maqedonase dhe Epirote.
None the less, it is now pretty well established that ths Albanians are the direct descendants of the earliest Aryan immigrants, who were represented in historical times by the kindred Illyrians, Macedonians, and Epirots.
Image

Re: Shqiptaret !

Posted: Thu Sep 15, 2011 10:09 pm
by Arbëri
Shqiptarët-Arianë, pasardhës të ilirëve, ose pellazgëve,
raca më e vjetër në Europën Juglindore

Titulli: Scribner's magazine, November Volume 72, Vol LXXII – No.5
Redaktor: Edward Livermore Burlingame, Robert Bridges, Alfred Dashiell, Harlan Logan
Viti: 1922
Historia, vërtetë që është “ngjeshur” mbi Shqiptarin. Arianë, pasardhës të ilirëve, ose pellazgëve, ata janë ndoshta raca më e vjetër në Europën Juglindore. Për pesë shekujt e tyre të fundit, e ndoshta më shumë, zgjat rrëfimi i ruajtjes së patundur të karakterit shqiptar, përmes pushtimeve të huaja. Pjesa më e madhe nuk është histori shumë e largët, por shkelje aktuale, për të cilat ju mund t’i lexoni jehonat në gazetat tuaja të mëngjesit.
Pushtimi turk zgjati pesëqind vjet dhe përfundoi vetëm në vitin 1912.
Ndaj turqve, shqiptarët nuk u nënshtruan asnjëherë me të vërtetë, por arritën që të parandalojnë depërtimin e tyre në zonat e veta malore. Ky mos-nënshtrim i solli Perandorisë pasiguri të jetës e lumturisë, por, ndarja e Albanisë prej kontakteve të jashtme të asaj që theksohet si Shqipëria, bëri që të ruhen zakonet e saj të moçme në një formë çuditërisht të pastër.


Image
Image

Re: Shqiptaret !

Posted: Thu Sep 15, 2011 10:13 pm
by Arbëri
Shqiptarët janë ilirët e vjetër, një racë e guximshme,
malesh të serta; banorët më të vjetër të Ballkanit

Titulli: New outlook, Volume 121, Library of American civilization
Redaktorë: Alfred Emanuel Smith, Francis Walton
Botues: Outlook publishing company, inc., 1919
Shqiptarët janë ilirët e vjetër. Ata janë një racë e guximshme, malesh të serta. Janë banorët më të vjetër të Gadishullit Ballkanik. Ata e kanë sfiduar gjithmonë zhdukjen racore, dhe kanë qenë zemërakë ndaj kontrollit.

Image

The Albanians are the old Illyrians. They are a hardy, rough mountain race. They are the oldest inhabitants of the Balkan Peninsula. They have always defied racial obliteration, and have been impatient of control.
Page 295

Re: Shqiptaret !

Posted: Fri Sep 16, 2011 12:04 am
by Arbëri
Nëse ka në botë, një racë vërtetë autoktone, ajo,
sigurisht që është raca shqiptare, pasardhëse e pellazgëve
Titulli: Public opinion, Volume 34
Botues: The Public Opinion Co., 1903
Biblioteka e Princeton University
Deri në kohët e tashme, shqiptarët janë konsideruar nga Europa si ndihmësit e egër të turqve dhe atyre u janë veshur krimet që shkretuan orientin, por fakti është se çështjet janë shumë më të ndryshme.
Nëse ka në botë, një racë vërtetë autoktone, ajo, sigurisht që është raca shqiptare, pasi ajo është e formuar nga pasardhësit e pellazgëve dhe ka mbajtur për shekuj me radhë cilësitë unike të energjisë dhe të zgjuarsisë që karakterizonin paraardhësit e saj.
Në të gjithë Maqedoninë flitet gjuha shqipe dhe fshatrat e Janinës dhe të Shkodrës janë të populluar vetëm nga shqiptarët.

Image
UP to the present time the Albanians have been looked upon in Europe as the ferocious auxiliaries of the Turks and to them have been imputed the crimes which desolate the orient, but the fact is that matters are very different.
If there is a truly autochthonous race in the world it is certainly the Albanian race, as it is formed of the descendants of the Pelasgians and has kept for centuries the unique qualities of energy and intelligence which characterized its ancestors.
In the whole of Macedonia the Albanian language is spoken and the villages of Janina and Scutari are alone peopled by Albanians.
p.587

Re: Shqiptaret !

Posted: Fri Sep 16, 2011 3:02 pm
by Arbëri
Shqipëria është vend i vetëm në rajonin e Ballkanit ku
ndjenja e kombësisë duket të jetë e pavarur nga feja

Titulli: The East end of Europe: The report of an unofficial mission to the European provinces of Turkey on the eve of the revolution
Autori: Allen Upward
Botues: J. Murray, 1908
Nga vetë turqit, dhe nga të krishterët e Turqisë, emri Turk përdoret vazhdimisht për të përfshirë të gjithë elementët Muslimane në popullsi, përfshirë edhe ata me origjinë europiane; por, në funksion të karakterit të veçantë të popullit shqiptar, është më mirë që të përdoret termi mysliman si antitezë e atij të krishterë.

Është e vështirë të thuhet se sa të influencuar kanë qenë shqiptarët nga përpjekjet e bëra për t’i ndarë ata nga çështja e Islamit, ashtu si përfaqësohet nga Sulltani. Shqiptarët myslimanë, më saktë janë konvertime të kohëve të fundit, dhe Shqipëria është vend i vetëm në rajonin e Ballkanit në të cilin ndjenja e kombësisë duket të jetë e pavarur nga feja. Kështu, unë kam dëgjuar për një mysliman shqiptar që shkoi të qëndronte te një i krishterë në Athinë, dhe më është thënë se një i krishterë shqiptar do të pritet si një mik, nga bashkatdhetarët e tij myslimanë në Konstandinopojë. Duket sikur ka një lloj ngjashmërie mes këtij populli dhe zviceranëve, të cilët e kanë mposhtur me shumë sukses ndikimin përçarës të besimit fetar. Shqiptarët më ngjajnë më shumë me zviceranët mesjetarë, duke qenë ushtarë mercenarë, por, gjithashtu si zviceranët, ata janë besnikë ndaj paguesve të tyre për aq kohë sa zgjat paraja.

Nga të dy oficerët, unë mblodha disa informacione mbi temin se çfarë quajnë "Shqiptarizëm". Një Shqiptarist është ai që dëshiron të shohë Shqipërinë e pavarur.

Një numër i konsiderueshëm i Shqiptaristëve, sidoqoftë, pranojnë poste në shërbimin turk; një kaimakam m’u cilësua mua si një Shqiptarist, dhe unë kuptova se ai kishte marrëdhënie miqësore me udhëheqësit e grupit grek në kazanë e tij. "Përkrah turqve ata pëlqejnë grekët - thuhej në përgjithësi për shqiptarët ." Vetë Athales Bua është një shqiptar ose epirot - është e vështirë për të bërë dallimin mes këtyre të dyjave – dhe si i tillë, ka marrëdhënie miqësore me shqiptarët myslimanë . Në një rast, kur ai ishte duke kaluar me grupin e tij në një qark, ku trupat turke ishin të komanduara nga një shqiptar, komandant i dërgoi një mesazh duke e ftuar atë për një takim miqësor.
Bua ktheu përgjigjen: “Ne mund të takohemi si miq në vend tjetër; këtu ne jemi armiq. Ju bëni detyrën ndaj Sulltanit; unë do të bëj timen ndaj Mbretit Xhorxh; dhe, më kapni nëse mundni."
[…]
“Të gjithë shqiptarët ortodoksë e quajnë veten grekë," tha "Athales Bua, në mendjen e të cilit fjalët shqiptar dhe helen, janë dukshëm terma jo të veçantë. Rasti i tij, ndihmon për të kuptuar atë të sllavo-folsëve Patriarkist në vilajetet maqedone. Nga Helenët, emri helen merret në ditët e sotme, ashtu siç ishte prej Herodotit, e jo si një term racor, por si një term shoqëror, fetar, ose më mirë si shprehje e një kulture të përbashkët.
Nga raca një njeri mund të jetë pellazgjik ose dorian, sllav ose shqiptar, por nëse ai lidhet me Kishën Greke, ai është një helen, dhe mbretëria greke bëhet për atë, ajo çka ishte mbretëria e Jeruzalemit për hebrenjtë. Por shqiptarët, ashtu siç dihet mirë, nuk janë të ndarë vetëm në myslimanë dhe helenë; ka edhe dallim mes gegëve dhe toskëve, Jugut dhe Veriut. Dhe të krishterët në veri janë katolikë romanë. Ç’është kryesore për ta, Italia dhe Austria po drejtohen në kërkim të konvertimit politik. Sipas''Athales Bua, "Austria është më aktive dhe më e suksesshme." “Por”, ai shtoi atë që mund të jetë paragjykimi për gegët, “Shqipëria e Veriut është shumë e egër për çdo qeveri. Njerëzit nuk paguajnë asnjë taksë, ata janë kaçakë malesh.”
Image
Image
Image
Image
Image
Image

Re: Shqiptaret !

Posted: Fri Sep 16, 2011 10:56 pm
by Arbëri
Shqiptari ka vërtetë të drejtë që t’i shohë grekët, romakët,
serbët e osmanët si pushtues në tokën e tij të lashtë

Titull: Sketches from the subject and neighbour lands of Venice (1881)
Autor: Freeman, Edward Augustus, 1823-1892
Botues: London, Macmillan and Co.
Viti: 1881
Si një koloni, një koloni e izoluar, Epidamni apo Durrësi ishte gjithmonë i ekspozuar ndaj sulmeve barbare të fqinjëve. Dhe në këtë tokë fqinjët barbarë kanë qenë gjithmonë të njëjtit. Iliri i vjetër, albani, arnauti, shqiptari – ta thërrasim atë me cilindo nga këta emra që ne do të duam – ka jetuar këtu me gjithë ndryshimet. Ai ka vërtetë të drejtë që t’i shohë grekët, romakët, normanët, anzhuinët, serbët, venecianët dhe osmanët si pushtues të njëjtë në tokën e tij të lashtë sa nuk mbahet mend. Ishte rreziku nga ilirët që çoi në kontestet me të cilat hapet historia e Tukididit, kur Korinti dhe Korkyra luftuan për koloninë e tyre të përbashkët.
Ishte rreziku nga ilirët që e drejtoi Epidamnin te armët e Romës. Ishte iliri nën emrin e tij të ri, i cili në shekullin e katërmbëdhjetë, e bëri Durrësin për një moment, kreun e një shteti kombëtar, kryeqytetin e mbretërisë jetëshkurtër të Shqipërisë.



Image
ImageImage
Image

Re: Shqiptaret !

Posted: Sat Sep 17, 2011 8:02 pm
by Arbëri
Shqipja e folur në Ilirinë e Epirin e lashtë, një problem pa zgjidhje;
shqiptarët janë ilirët, pellazgët autoktonë

Titulli: Irano-Aryan Faith and Doctrine As Contained in the Zend-Avesta
Autori: Albert Pike
Botues: Kessinger Publishing, LLC; Facsimile of 1924
(ribotuar Janar , 1992)

* Albert Pike është një nga Masonët më të mëdhenj e më të njohur

Gjuha helene ka pasur, veç një pasardhëse, greqishten moderne. Shqipja, e folur në Ilirinë dhe Epirin e lashtë, ofron një problem që askush nuk është në gjendje ta zgjidhë. Gjuhëtarët nuk mund të pajtohen nëse ajo është kelte, apo ilirishte e vjetër, apo një dialekt i pavarur i folur para çdo migrimi arian, ose tâtarike apo trake, apo kryesisht indo-europiane apo ariane. Profesor Pott mendon se shqiptarët janë ilirët, dhe se kjo është përgjigjja më e mirë për emrin e Pellazg. Ai thotë se ilirët nuk ishin as gotikë, as sllavë, finik (shënim imi: grupi racor i finlandezëve) apo turq, e asgjë tjetër, në fakt, veçse autoktonë.
Image
Pike (December 29, 1809–April 2, 1891) was an attorney, Confederate officer, writer, and Freemason. Pike is the only Confederate military officer or figure to be honored with an outdoor statue in Washington, D.C. (in Judiciary Square) mostly due to his masonic connection with President Andrew Johnson, who pardoned Pike for treason after the American Civil War. He first joined the Independent Order of Odd Fellows in 1840 then had in the interim joined a Masonic Lodge and become extremely active in the affairs of the organization, being elected Sovereign Grand Commander of the Scottish Rite's Southern Jurisdiction in 1859. He remained Sovereign Grand Commander for the remainder of his life (a total of thirty-two years), devoting a large amount of his time to developing the rituals of the order. Notably, he published a book called Morals and Dogma of the Ancient and Accepted Scottish Rite of Freemasonry in 1871, of which there were several subsequent editions.
Image
Image

Re: Shqiptaret !

Posted: Sat Sep 17, 2011 10:15 pm
by Arbëri
Shqiptarët, populli i Epirit ose Shqipërisë,më të eturit për luftë;
jashtëzakonisht të guximshëm, ankth për sulltanët

Titulli: The world in miniature, Turkey,
Containing a description of the manners, customs [&c.] of the inhabitants. With coloured engr. [35 vols. Wanting vol.1,2 of Africa]
Vol. VI. (in six volumes)
Autor: Frederic Shoberl (W.H. Pyne)
Botues: Printed for R.Ackermann, 101, Strand, London
Shqiptarët

Populli i Epirit ose Shqipërisë, Principata e Komnenëve dhe Skënderbeut, janë konsideruar nga turqit si tejet të ashpër; megjithatë, ata kanë arritur në vende të larta në oborrin Osman; dëshmi e kësaj, Veziri i madh, Qyprilli, një shqiptar, i cili përkrahu shumë nga miqtë e tij dhe tërë familjen e tij. Shqipëria ka qenë objekt i Turqisë që nga pushtimi i saj nga Mehmeti II; por banorët e këtij vendi kanë shkaktuar shpesh ankth të madh për sulltanët, pasi ata janë jashtëzakonisht të guximshëm, dhe është shumë e vështirë për t’i nënshtruar e vënë në shërbim. Shqiptarët, në kërkim të fatit, e lënë me gëzim vendin e tyre për një tjetër. Ata i gjen në gjitha brigjet e Moresë dhe Detit Adriatik, në ishuj të ndryshëm, dhe madje edhe në bregdetin lindor të Italisë. Kostumi i tyre ndryshon shumë. Ky që përfaqësohet në pikturën e bashkëlidhur u pikturua në Morea dhe lexuesi mund të besojë në saktësinë e kësaj (shënim: piktura e shfaqur në këtë postim). Është shumë piktoresk dhe shfaq shumë pika ngjashmërie me kostumin e antikëve.
Vol.IV
Një nga shkaqet kryesore të mosbindjes ndër ushtarët turq është kumari, edhe pse është rreptësisht i ndaluar nga ligjet civile e ushtarake. Në mes të arnautëve, apo shqiptarëve, në veçanti, pasioni për lojërat e ndaluara të fatit, arrin kulmin. Shumë, që janë gjetur duke e shkelur këtë pikë, kanë humbur kokat e tyre, por shokët e tyre nuk kanë ndryshuar mendim nga kjo rreptësi.
[...]
Shqiptarët kanë reputacionin e të qënit më të eturit për luftë.

Image
Titulli: The world in miniature, Turkey,
Containing a description of the manners, customs [&c.] of the inhabitants. With coloured engr. [35 vols. Wanting vol.1,2 of Africa]
Vol. IV. (in six volumes)
Autor: Frederic Shoberl (W.H. Pyne)
Botues: Printed for R.Ackermann, 101, Strand, London
Image
Image
Image
Image

Re: Shqiptaret !

Posted: Sun Sep 18, 2011 5:33 pm
by Arbëri
Beteja e Vraninës - një Zhan d'Ark shqiptare;
shqiptarët raca më e shkëlqyer në Ballkan e Kostandinopojë

21 maj 1911
The New York Times
Image
Gazeta franceze: Yanitza, The Albanian Joan of Arc, from 'Le Petit Journal', 28 maj 1911

CETTINJE, 9 maj. - Një vajzë e re, emri të cilës përkon me emrin e dhënë të Vajzës së Orleans, tani është në këngët e kënduara nga rapsodët malazezë në hanet e kafenetë e Podgoricës. Kur javën e kaluar, në betejën e Vraninës, babai i saj, kryetari i fisit të tij, ra, ajo menjëherë zuri vendin e tij dhe i udhëhoqi Martinajt në fitoren kundër turqve. Mënjanë nga faza romantike e ngjarjes, për shkak se Janica Martinaj (Yanitza Martinay) është shumë e bukur, beteja është e rëndësishme përderisa tregon se malazezët në kufi ishin bashkuar me shqiptarët.

Sipas një personi i cili njihet mirë me të, kjo Zhan d’Ark e re nuk i ka ende 22 vjeç, dhe është "një grua e re e mirë-zhvilluar, e gjatë dhe e bukur.” Të gjitha gratë shqiptare janë të guximshme dhe janë të mësuara që nga vajzëria e tyre me përdorimin e armëve të zjarrit, dhe në kohët e luftës, duke qenë se nuk ka mushka, ato ngarkojnë ushqimet e municionin për luftëtarët e tyre dhe shkojnë në vijën e zjarrit për shpërndarjen e tyre."

"Dhe a janë vrarë ndonjëherë?"

"Po, kjo ndodh shpesh."

"Janica ndoshta do të ishte duke mbartur ndonjë pushkë të Martinajve; ose, duke qenë se shumë nga të Martinajve janë mbledhur vitin e shkuar prej turqve, arma e saj ndoshta mund të ketë qenë një nga pushkët e modelit të vjetër shqiptar, të cilat janë të zbukuruara bukur me argjend dhe kanë tyta shumë të gjata e të ngushta."

Shtënia me armë është pothuajse, dëfrimi i vetëm i të rinjve dhe të rejave në Shqipëri. Si djemtë edhe vajzat mësojnë për të qëlluar, kur ata janë 12 vjeç. Në dasma dhe festa e zbavitin veten duke hedhur valle e duke shtënë; në pagëzim të shtënat, janë përsëri dëfrimi kryesor - qitja ndaj shënjestrave për trofe të vogla - dhe në festime ka të shtëna gjatë gjithë ditës. Kjo është një nga vështirësitë e mëdha me të cilën turqit duhet të ndeshen, sepse ajo është pjesë e jetës kombëtare; njerëzit i përdorin pushkët e tyre ditën dhe natën flenë me to anash tyre. Ky zakon është shtuar me mbizotërimin e pasigurisë nga gjakmarrja brenda vendit dhe problemet e kufirit jashtë vendit.

Fizikisht, shqiptarët janë raca më e shkëlqyer në Europë. Gratë e tyre janë të pashme, me flokë të errët, edhe pse sytë e tyre nganjëherë janë gri. Të shohësh ato tek ecin, është një kënaqësi. Ne na pëlqeu të shihnim baletin në Serbi. Herën e parë që pashë ecjen e Shqiptareve, ajo më dha të njëjtën kënaqësi. Lëvizjet e tyre janë kaq të këndshme, elegancë e forcë së bashku.

Po, ata janë shumë të përsosur dhe një racë shumë e talentuar. Ata janë si skocezët në shekullin e shtatëmbëdhjetë, dhe ata do të jenë për shumë e shumë kohë raca më e shkëlqyer në Ballkan, si intelektualisht edhe fizikisht. Nëse shkoni në Konstandinopojë do të shihni se shumë prej njerëzve më të shkëlqyer, jo vetëm ushtarë, por edhe shtetarë, janë shqiptarë.

Faji i tyre, për shkak të shkallës së tyre aktuale të qytetërimit, është se ata nuk mund të rrokin idenë e shtetit. Fisi është organizimi i tyre më i lartë; ata nuk janë në gjendje të shohin rëndësinë e kombinimit të fisit me organizimin më të lartë të bërjes së një shteti. Por kjo do të ndodhë.


21 maj 1911
The New York Times


Foto e pare:
Gazeta franceze: Yanitza, The Albanian Joan of Arc, from 'Le Petit Journal', 28 maj 1911
Kjo histori u publikua edhe në Francë në 'Le Petit Journal'

Foto e dyte:
Shkrimi i NY Times, i perkthyer me siper

Image

Re: Shqiptaret !

Posted: Mon Sep 19, 2011 7:52 pm
by Arbëri
Shqiptarët, si dorianët e vjetër, raca e Pirros, Aleksandrit të Madh, Skënderbeut -
rifreskuan racën helene

Titull: Greek pictures, drawn with pen and pencil (1890)
Autori: Sir Mahaffy, John Pentland, Sir, 1839-1919
Botues: The Religious tract society, London
Image
Image
Harta e vendosur ne kete liber e tregon Shqiperine deri matanë Epirit



Në agim të ditës ju dalin para syve malet Akrokeraune dhe ai vend i egër, që tani është Shqipëri, e cila në kohët e vjetra ushqyeu Pirron, fshikulluesin e Romës, Olimpian, nënën titanike të Aleksandrit të Madh, dhe në ditët e mëvonshme një Aleksandër më të vogël, Skënderbeun, i cili ishte, prapseprap, një figurë e madhe në historinë e kohës së tij; dhe si dorianët e vjetër që zbritën nga malet e tyre, dhe rifreskuan Greqinë Jugore me të rinjtë e tyre të fortë dhe me virtytet e tyre luftarake, po ashtu, në Mesjetë, këta malësorë shqiptarë, sollën si shpirtin luftarak e kostumin e ndritshëm edhe bukurinë individuale, për të rifreskuar racën helene. Ka akoma, madje edhe në Atikë, rajone ku shqipja është gjuha e zakonshme; ka emra të famshëm shqiptarësh në analet greke, sidomos në Luftën e Madhe të Pavarësisë (1821-31), dhe madje, edhe në mes të marinarëve të Hidras, aq të njohur për iniciativat e tyre tregtare dhe veprat e tyre luftarake, familjet kryesuese ishin me origjinë shqiptare...

Image
Image
Image

Re: Shqiptaret !

Posted: Wed Sep 21, 2011 9:28 pm
by Arbëri
Shqiptarët janë raca më e vjetër
dhe më pak e përzier e gadishullit

Titulli: The Journal of geography, Volume 19
Autori: National Council for Geographic Education, National Council of Geography Teachers (U.S.), American Geographical Society of New York
Botues: National Council for Geographic Education., 1920
Indiana University
Shqiptarët janë raca më e vjetër dhe më pak e përzier e gadishullit, pasardhës të banorëve të hershëm, të shtyrë për t'u strehuar në këto male të sigurta. Këtu, ata kanë ruajtur zakonet primitive dhe mënyra organizimi, të huaja për Europën moderne. Baza e shoqërisë është fisi - që këtej vjen gjakmarrja.
Image
Kostum verior shqiptar.

The Albanians are the oldest and the least mixed race of the peninsula, descendants of early inhabitants driven to refuge in these mountain fastnesses. Here they have maintained primitive customs and organizations foreign to modern Europe. The basis of society is the tribe, hence the blood feud.

Re: Shqiptaret !

Posted: Fri Sep 23, 2011 11:48 pm
by Arbëri
Shqiptarët janë raca më e vjetër në Europë –
më e vjetër se popullsitë latine dhe greke

Titulli: The Biblical world, Volume 41, January- June 1913
Redaktor: William Rainey Harper, Ernest De Witt Burton, Shailer Mathews
Boties: Composed and Printed By The University of Chicago Press Chicago, Illinois. U.S.A., 1913
Në “Homiletic Renew” të muajit maj, Rev CT Erickson, një misionar mes shqiptarëve myslimanë nën Bordi Amerikan, raporton për një prirje të mrekullueshme drejt krishterimit, nga ana e shqiptarëve myslimanë. Shqiptarët janë raca më e vjetër në Europë – më e vjetër se popullsitë latine dhe greke – dhe kanë mbajtur gjuhën e zakonet e tyre, edhe kur janë shtyrë në jug të Italisë dhe Greqi. Një gjë shumë e rëndësishme që ai shton, është se ortodoksët e ritit grek, katolikët dhe myslimanët, bien dakord të gjithë njësoj, në kërkesën për një princ protestant europian si sundimtar të tyre. Idealet e tyre janë europiane e jo aziatike.

Image
Image

Re: Shqiptaret !

Posted: Fri Sep 23, 2011 11:55 pm
by Arbëri
Shqiptarët, tipikë për trimëri; të stuhishëm; besnikë;
zotërojnë të gjitha cilësitë e një kombi të madh

Title: An essay on certain points of resemblance between the ancient and modern Greeks, Edition 3
Author: Honorable Frederick Sylvester North Douglas
Botues: Printed for John Murray, 50, Albemarle-Street, London, 1813
Image

Shqiptarët më duket se zotërojnë të gjitha cilësitë, që përgjithësisht formojnë embrionin një kombi të madh. Shembuj tipikë për trimëri; të stuhishëm, sidoqoftë besnik ndaj njëri-tjetrit; trupat e tyre janë të shquar për veprimtarinë e fuqinë, dhe mendjet e tyre për mprehtësinë dhe arsyen. Feja, të cilën ata e shpërfillin, do të jetë një pengesë për bashkimin e tyre me grekët, ndërsa origjina dhe gjuha e përbashkët do të përgatisin rrugën e tyre në gadishullin e skajshëm të Mesenias.

The Albanians appear to me to possess all the qualities that generally form the germ of a great nation. Courageous to a proverb ; turbulent, yet faithful to each other; their bodies are remarkable for activity and force, and their minds for acuteness and sense. The religion, which they disregard, will scarcely form an obstacle to their union with the Greeks, while a mutual origin and language will prepare their way to the extreme peninsula of Messenia.


Image
Image
Image