"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Luftrat shqiptaro-turke pas vdekjes se Skenderbeut.

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Luftrat shqiptaro-turke pas vdekjes se Skenderbeut.

#1

Post by Arbëri » Sun Nov 13, 2011 12:02 pm

KRYENGRITJET E SHQIPTARËVE NË PASHALLËKUN E VRAJËS - “BOZGUN” (1842-1844)
Reshat AVDIU,
i burgosur politik, njëherit edhe kryetar i
“Shoqatës së Muhaxhirëve të Preshevës”

“ SHQIPTARËT LUFTUAN QË TA BËJNË SHQIPËRINË-SHQIPËRI”
KRYENGRITJET E SHQIPTARËVE NË PASHALLËKUN E VRAJËS-“BOZGUN” (1842-1844)

Kryengritjet e shqiptarëve në Pashallëkun e Vrajës 1842-1844-ishin zhvilluar për shkak të shtypjes feudale dhe angarisë e cila sa vinte dyfishohej dhe trefishohej. Hysen Pashai i Vrajës, ishte sundimtar i rreptë dhe grabitqar i madh. Megjithëse, i mbante tokat më të pëlleshme në fushëgropën e Vrajës dhe nga dyja anët e Moravës Jugore dhe tjerat në Radovnicë, ai ia kishte vu syrin edhe çifligut të Tabanocës, pronar i së cilit ishte Sali Shehut nga Presheva. Për t’ia grabitur çifligun e tij, Hysen Pashai i Vrajës ia kishte marrë kokën Selim Shehut dhe më këtë akt të paskrupullt ai e kishte shpallur çifligun e Tabanocës si pronë të vetën legjitime.

Kjo kishte shkaktuar indinjatë të thellë tek masat e gjëra të vegjëlisë shqiptare në kazanë e Preshevës dhe më gjerë. Mu për këtë arsye nipi i tij, djali i vëllait i Sali Shehut, Ymer Aga edhe ky nga Presheva, u bashkohet organizatorëve kryengritës siç ishin: Sahit Tolës dhe Selman Rogaçicës të cilët po përgatiteshin ta sulmonin Vrajën në çastin më të volitshëm të mundshëm me ndihmën dhe përkrahjen e kryengritësve nga “Ilirida” me në krye prijatarin Dervish Carën e Tetovës dhe trimat e tij.

Prej të gjithave që u thanë më lart, shihet qartë se popullata e këtyre vendeve në Shqipërinë e Vjetër Verilindore, “gjithmonë ka qenë gati me iu bashkua çdo lëvizje që ka qenë e drejtuar kundër sunduesve të tyre, e sidomos kundër shfrytëzuesit të pa ngopur siç ishte Hysen Pashai i Vrajës.” Kundër Hysen Vrajës dhe padrejtësive të tij, populli shpesh herë ankohej gjer në Stamboll tek sulltani, ankesat ndaj tij, ishin aq serioze dhe të argumentuara saqë ai vetë personalisht detyrohej të shkonte në Stamboll për t’u mbrojtur nga akuzat popullore. Dhe se të gjitha të bëmat e tij Pashai i Vrajës i mbulonte dhe i korruptonte me lira të kuqe turke dhe ryshfete tjera joshëse. Përveçse, shqiptarëve që ankoheshin në Stamboll për veprat e këqija të Hysen Pashait, ankoheshin edhe serbët karpatjan nga Vraja dhe rrethina e saj. Pas kthimit të një delegacioni apo deputacini të serbëve nga Stambolli për t’i përvetësuar ata, Hysen Pashai i Vrajës, i fton në zijafet të 35 vetat nga ai grup i të deleguarve. Dhe ua lejoi serbëve që ta ndërtonin kishën e tyre të re ortodokse dhe se ndërtimin e kësaj kishe, Hysen Pashai i Vrajës e kishte ndihmuar me 100.000 grosh dhe me material tjetër ndërtimor, si me tulla, tjegulla, gëlqere dhe hekur etj. Qarqet fanatike myslimane nga Vraja e Shqipërisë së Vjetër Verilindore, ia zunë për të madhe këtë gjest qyqar të pashait të tyre dhe filluan t’i simpatizonin dhe t’u bashkoheshin edhe më tepër lëvizjes kryengritëse shqiptare në këtë anë të Shqipërisë së Vjetër Verilindore të Shën Konstandinit të Madh nga Naissusi.

Duke e refuzuar pagesën e taksave të larte, që i aplikonte reforma turke e Tanzimatit të Hatisherifit të Gjylhanes (1839), shqiptarët e Vrajës me rrethinën e saj, shpeshherë çoheshin në këmbë në formacione të vogla por Hysen Pashai i Vrajës i zinte organizatorët e këtyre togjeve të rebeluar dhe i varte ata. Tërë vitet duke filluar prej 1841 e gjer më 1844, ishin të vrullshme dhe jo të qeta për Pashallëkun e Vrajës të Hysen Pashait. “Disa historian dhe publicist të asaj kohe, këto kryengritje shqiptare i bëjnë të viteve 1842 dhe 1843, kurse disa tjerë të viteve 1841. Mirëpo, sipas burimeve të reja që u zbuluan konstatohet se këto me siguri janë zhvilluar në prill të vitit 1844.”

Para kryengritjeve në Pashallëkun e Vrajës, gjatë viteve 1841-1843, Kazanë e Preshevës, Kumanovës, Bujanocit dhe atë të Gjilanit, e kishin përfshirë kryengritjet e vrullshme kundër reformave të Tanzimatit të Hatisherifit të Gjylhanes (1839), këto kryengritje, ishin të drejtuara nën udhëheqjen e prijatarit Bajram Vaksincës, nga Kazaja e Kumanovës.

Sipas, shënimeve të Jovan Haxhi-Vasileviqit, Fejzë Tola (Sahit Tola i Gjati) nga Tërnoci, Ymer Presheva, Selman Rogaçica- Maloku, Selim Marku dhe Sheh Hysen-Presheva, i tubuan shqiptarët e Moravicës të Kazasë së Preshevës dhe ata të Karadakut të Gjilanit dhe me 16 gusht të vitit 1844 e sulmuan Vrajën. Kësaj radhe kryengritësit ishin të organizuar shumë mirë. Për këtë sulm të shqiptarëve Hysen Pashai i Vrajës kishte qenë në dijeni dhe se qysh më parë për t’u mbrojtur nga kryengritësit e Shqipërisë së Vjetër Verilindore, kishte sjellë ushtar mercenar toskë nga ana e Çamerise, kryesisht nga Vilajeti i Janinës. Dhe se ushtrisë mercenare e cila kishte ardhur nga Janina, u printe Rushit Beu, ai do të përleshej, me kryengritësit shqiptarë te vreshtat e Bonoshevcës afër Vrajës. Kurse sipas shënimeve të Dr. A. Matkovskit, nga mesi i janarit i vitit 1844, rreth 3000-4000 kryengritës shqiptarë me në krye prijatarët: Dervish Carën e Tetovës, Selim Markun e Dibrës dhe Sulejman Tolën e Tërnocës, e kishin apeluar Hysen Pashain e Vrajës, që në afat prej 11 ditësh të largohej nga qyteti, se përndryshe luftëtarët shqiptarë, do të hynin dhunshëm në Vrajë dhe do ta shkatërronin atë. Meqenëse, edhe pas këtij kërcënimi Hysen Pashai vazhdonte edhe më tutje të mbetej në Vrajë, duke u bërë rezistencë kryengritësve-atëherë luftëtarët shqiptarë vendosën që në momentin më të volitshme për ata vetë, që ta sulmonin Vrajën, e Shqipërisë së Vjetër Verilindore.

Një mbrëmje shkurti më 1844, Hysen Pashai i Vrajës, e kishte dërguar një aradhe mercenarësh të ardhur nga Toskëria, që t’i sulmonte kryengritësit shqiptarë të cilët, ishin pozicionuar rreth e përqark Vrajës. Në luftimet e sipërme, që u zhvilluan, atë natë u vra Selim Marku, pas vrasjes së tij, në bazë të urdhrit të Dervish Carës, komandën e ekspeditës shqiptare për marrjen dhe pushtimin e Vrajës, ishte emërtuar si prijatar Sulejman Tola (Sahit Tola i Gjati) nga Tërnoci, ai përshkruhej të ishte burrë i gjatë dhe sypatrembur.

Dita, ditës nizamët, e Hysen Pashait nga Vraja, kalonin në anën e kryengritësve dhe në këtë mënyrë lëvizja shqiptare masivizohej gjithnjë e më tepër, me kryengritës të rijë shqiptarë të ardhur, edhe nga trojet etnike të Shqipërisë së Vjetër Verilindore si nga: Nishi, Kurshumlia, Prokupja, Dobrovojska, Leskoci, Vraja, Bujanoci, Presheva, Kumanova, Gjilani, Shkupi, Tetova, Dibra dhe Gostivari, një ditë e kishin arritur shifrën, prej 15.000 nizamëve shqiptarë. Me në krye prijatarët; Sahit Tolën, Selman Rogaçicën dhe Ymer Preshevën, kryengritësit shqiptarë atëbotë, ishin nisur nga fshati Tërnoc afër Bujanocit dhe i sulmojnë ushtarët mercenarë të Hysen Pashait të Vrajës. Me malima dhe havana, rrihej atëbotë Vraja, nga çdo cep dhe bregore e saj e afërt, ndërsa të 15.000 mazapët (ushtarët) shqiptarë te Zoti i Madhërishëm, gjithmonë ispat e bënin trimërinë e tyre. Mes 3 dhe 6 prillit 1844, kryengritësit shqiptarë, hynë triumfalisht në qytet dhe e pushtojnë Vrajën. Për marrjen e Vrajës nga ana e luftëtarëve shqiptarë kështu shprehen disa burime arkivale serbe AS, MID; “në prill të atij viti (1844-vër. R. A), 15.000 shqiptarë “gjeg” (gegë) nga vendet; Dobrovoj, Leskoc, Vrajë, Kumanovë, Gjilan, Shkup, Tetovë, Gostivar bënë aktin e dhunshëm të rrëzimit të Hysen Pashait të Vrajës. Sipas po të këtyre burimeve arkivale, kryengritësit shqiptarë ishin bërë zotë të situatës në vendet e lartpërmendura për arsye të masivitetit të kryengritjes, atyre askush nuk kishte çka tu bënte, pa ardhur ushtria e rregullt perandorake, pra sipas të njëjtave burimeve arkivale të zëna ngoje, kryengritësit paraqitnin forcë të madhe rezistence.”[1]

Hysen Pashai i Vrajës i plagosur u mënjanua nga kryengritja nëpër fshatrat e Pçinjës, ku do të shkonte në Qypërli, prej nga shkruante mauzar pas mauzari (porosi pas porosie), duke lutur dhe vajtuar për ndihmë nga Stambolli. Edhe këngëtori i eposit popullor i “Rilindjes Kombëtare Shqiptare”, në vargjet dhe ritmin e gradacionit epiko-liriko-legjendar e kishte derdhur tërë artin e tij shpirtëror prej artistit të krenarisë kombëtare. Duke e kënduar dhe lavdëruar, sakrificën sublime të prijatarëve të kësaj kryengritje të Vrajës, ai në gradacion trimërie këtë rast e ngritë dhe i këndon Dervish Carë-Tetovës dhe Ymer Sheh-Preshevës dhe të 15.000 nizamëve-redifëve shqiptarë, që luftonin me topa dhe mortaja nëpër llogoret e luftës plot gjak dhe me plotë kufoma të ushtarëve të vrarë nga dyja palët e hasëmuara shqiptare. Edhe bajraqet e luftës me stemën e huaj ishin rënduar nga gjaku shqiptar, ishin përzhitur dhe djegur nga flakët e luftës vëlla-vrasëse dhe nuk nguleshin dot mbi tokën e zhuritur, ndër llogoret e Luftës së Vrajës të Shqipërisë së Vjetër Verilindore. Aty nuk dihej se kush këndë po e vret dhe po ia merr shpirtin dhe kokën si trofe lufte, se kështu i kishin mësuar të huajt invador dhe besimet e tyre fetare. Porse, një gjë dihej dhe ishte e sigurt, se nga të dyja anët, derdhej rrëke gjaku i pastër shqiptarë, për interesat e të mëdhenjve.
Dervish Cara lëshon kushtrimin
Shehë Ymeri ia qet tymin,
O ju vëllezër vrajali,
Edhe k’tu i thojnë Shqypni
Kjo Tetovë fjalë ka çue.
T’i Preshevë n’kambë m’u çue!
Hysen Pashën me rrethue,
T’gjallë prej Vraje mos me lishue.
Për ta qetësuar gjendjen në Pashallëkun e Vrajës, sulltani i Portës së Lartë të Stambollit e kishte caktuar mirallaj Frenk Ymer Pashain me një efektiv prej 6000-10.000 kalorësish dhe një bateri artilerie. Kështu që më 10 qershor 1844, shqiptarët e Vrajës, Bujanocës dhe ata të Preshevës u tubuan te kodra e Somolicës dhe i bënë rezistencë të vogël, mirallaj Frenk Ymer Pashait. Kështu që me 10 qershor 1844, kalorësia e kolonel Ymer Pashait kishte hyrë në Vrajë dhe kishte vendosi rregull, pastaj ushtria e tij, u shpërnda që t’i kapte prijatarët shqiptarë të kryengritjes të Shqipërisë së Vjetër Verilindore, Bozgun të Vrajës. Një eskadron ushtarësh të kolonel Frenk Pashait të këtij dezertori austriak ishte drejtuar për në fshatin Tërnoc, që ishte shndërruar atëbotë në çerdhe të fuqishme kryengritësish.

Ushtarët e Ymer Pashë-Llatasit, njëherë e kishin rrethuar fshatin dhe tek më vonë, ishin futur në të, ku do t’i arrestonin 93 burra më të njohur, ndërsa historiani serb nga Vraja, Dr. J. Haxhi-Vasileviqi, do të shënonte mes tjerash për këtë ngjarje të rëndësishme të historisë së lavdishme të shqiptarëve në këtë pjesë të Shqipërisë së Vjetër Verilindore, kështu: “Për dy ditë dhe dy net rresht ushtrisë si tij, Omer Pashai i kishte dhënë autorizim të bënin çfarë të donin në Tërnocë, ata nuk i kishin kursyer as edhe fëmijët e gjinisë femërore. Së bashku me 93 tërnocas për në Stamboll duarlidhur për në internim ishin dërguar edhe 200 kryengritës tjerë.”[2]

Pas shuarjes së kryengritjes shqiptare në Pashallëkun e Vrajës-Bozgun, padishahu turk i fton të arrestuarit gjegjësisht prijatarët e lëvizjes Bozgun të Vrajës në “Ak Sarajet” e tija në Stamboll si: Selman Rogaçicën Sahit Tolën nga Tërnoca dhe Ymer Shehë-Preshevën. Kinse për bisedime për përmbushjen e kërkesave të shqiptarëve nëpër trojet e tyre etnike në Shqipërinë e Vjetër Verilindore dhe atë duke e përfshirë periudhën që nga reformat e Tanzimatit të Hatisherifit të Gjylhanes të 1839 dhe gjer më 1844, kur edhe ishte shuar lëvizjet e vrullshme shqiptare në Pashallëkun e Vrajës.

Dinaku dhe gjakpirësi Hysen Pashai i Vrajës, edhe këtë herë nuk kishte ngurruar si zakonisht të derdhte si edhe herëve tjera florinj të pakursyer, për t’ia arritur qëllimit të tij djallëzore sa herë që i vinte puna pisk nga kundërshtarët e tij në Pashallëkun e Vrajës. Ai këtë gjithmonë e bënte për ti eliminuar dhe asgjësuar krerët e rebeluar të lëvizjes shqiptare. Edhe padishahu i Portës së Lartë të Stambollit, këtë herë e kishte luajtur mjaft mirë lojën e tij të ndytë dhe dinake. Ai i kishte dërguar emisarët e tij për t’i marr nga internimi krerët e lëvizjes kaçake shqiptare “Bozgun” të Vrajës,për në sarajet e tij të bardha atje në Stamboll kinse për“bisedime”. Por, sipas emisarëve (sejmenëve) të padishahut, jepej të kuptohej dhe supozohej se sulltani ndaj tyre, nuk kishte asgjë të keqe, me të gjitha ato se çfarë kishte ndodhur me ta, në atë pjesë të Rumelisë turke. Para, se t’i fillonin “bisedimet” padishahu i Portës së Lartë, të gjithë pjesëmarrësve shqiptarë të atij mexhlisi ua kishte përgatitur nga një kafe me farmak (helm). Selman Rogaçica-Maloku, i pari e kishte hetuar tradhtinë e padishahut nga Stambolli, ndaj tij dhe shokëve të tjerë kryengritës. Se çdo njëri nga ata, posa e provonte ta pinte vetëm se një gllënjkë (hurbë) të vetme nga kafeja e helmuar, binte i vdekur për tokë si pula pa krye, siç thotë popullata jonë në këtë pjesë të Shqipërisë së Vjetër Verilindore në Preshevë e Bujanoc. Selman Rogaçica-Maloku kishte qenë kraharor gjerë me plot leshra, e zbërthen jakën e këmishës dhe kur nuk e vëren në një moment sulltani turk, duke e çuar filxhanin me farmak nga goja e derdhë mbi kraharorin e tij, prej leshatakut. Siç kishte treguar ai vet në popull, pas asaj ngjarje të kobshme, unë vërtet pak u dogja, nga kafeja e nxehtë, ama shpëtova nga vdekja e sigurt.

Lëvizjet kaçake të shqiptarëve në këto anë të Shqipërisë etnike, kura-kurës nuk pushuan për një shtet dhe independencë nga invaduesit e shumtë të huaj të ardhur në këtë tokë dhe nën qiell të Arbrit, atje prapa Karpateve dhe Uraleve të Rusisë në fillim dhe tek më vonë nga invadorët mongol të Azisë. Shpirti i Arbrit, kura-kurës nuk do të vdesë së luftuari, për një Shqipëri as të vogël dhe as të madhe, për atë Shqipëri të përpjekjeve dhe të ëndrrave të patriotëve shqiptarë. Që kufijtë e saj të jen të para Traktatit të Shën Stefanit të 3 marsit 1878 dhe të Kongresit të Berlinit të 13 korrikut 1878. Herët a vonë, deshën apo nuk deshën të tjerët Shqipëria, do të bëhet Shqipëri dhe se stërnipërit dhe stërmbesat e Gjergj Kastriotit, prapë do të bëhen zot i territoreve të tyre të okupuara, padrejtësisht të Shqipërisë së Vjetër Verilindore në Arnaullëkun e Nishit. Ku edhe Shtatorja e kryetrim tonë të madh Skënderbeut, tek atëherë do ta gjejë vendin e tij të merituar aty mbi kalanë Faranore të Nishit të mbretit të Ilirisë-Bind të Naissusit. Nuk ishte edhe rastësi e zakonshme, që Gjergj Kastrioti ynë, e kishte braktisur ushtrinë e Perandorisë Osmane, më 1443 dhe ishte kthyer përgjithmonë në Krujën tonë legjendare, mu nga Nishi. Në bazë të gojëdhënave popullore në këtë pjesë të Shqipërisë, flitet sot dhe kësaj dite se qytetit të Nishit, emri i paska mbetur prej se kur mbahet mend, prej kohës së Skënderbeut, se ai i paska rreshtuar asqerët e tij shqiptarë, para se të nisej për në Krujë dhe i paska komanduar shqip; nish-dysh-nish.
Sundimtari i Vrajës Hysen Pashai dhe kryengritjet shqiptaro-turke, gjatë kohës 1839-1844 në Shqipërinë e Vjetër Verilindore në shënimet dhe publikimet historiko-etnologjike të J. H. Vasileviqit nga Vraja.


Vazhdon ..
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: KRYENGRITJET E SHQIPTARËVE NË PASHALLËKUN E VRAJËS - “BO

#2

Post by Arbëri » Sun Nov 13, 2011 12:07 pm

Gjatë viteve 1843-1844, ishte ngritur i tërë Arnautllëku i Regjionit të Preshevës vijnë dhe hidhen në Vrajë, që me qytetarët “turq” të atjeshëm ta rrëzonin nga pushteti Hysen Pashain e Vrajës. Dhe se udhëheqësit shqiptarë kishin qenë kundërshtarë personal të pashait nga Vraja siç ishin: Sulejman Tola nga Tërnoci, Selman Rogaçica-Maloku dhe Sheh Ymer-Presheva dhe të tjerët.

Shqiptarët,këtë herë kishin qenë të shumtë në numër se ndonjëherë tjetër dhe kjo kishte qenë e vetmja lëvizje shqiptare, e cila kishte pasur sukses ndaj Hysen Pashait të Vrajës. Ai kishte qenë i njoftuar për qëllimet dhe tendencat e shqiptarëve dhe turqve, m’u për këtë, me kohë i kishte ndërmarrë të gjitha masat e duhura mbrojtëse, duke e shtuar numrin e mercenarëve shqiptarë-toskë, nga anët e Janinës për ta mbrojtur qytetin e Vrajës. Shqiptarët, pas një beteje të vogël, do të futeshin në qytet, në ditën e parë të festës së Pashkëve të vitit 1842 (1844-v.a.). Rreth e përqark konakut kryesor të Pashait të Vrajës, kishin qenë të ngritura edhe katër kulla shtesë, në të cilat banonin njerëzit e pashait dhe ushtarët e gardës së tij të përhershme, dhe depot e armëve dhe municionit për to.

Shqiptarët, do t’i thyenin ato magazina dhe tërë municionin dhe armatimin ekzistues nga aty do ta merrnin dhe bartnin, jo vetëm se nga aty, porse nëpër tërë qytetin e Vrajës. Atëbotë, ishin edhe disa kulla të tilla me municione dhe armatim të llojllojshëm edhe këtë arsenal të shumtë lufte kryengritësit shqiptar e kishin marrë, për ta mbrojt Vrajën në të ardhmen.

Thuhet, pastaj në shënimet e këtij historiani, sllavë nga Vraja, kinse detyra parësore e kryengritësve shqiptarë paska qenë, ta rrënonin për tokë ndërtesën e bukur dhe të madhe kishtare të qytetit të Vrajës. Shqiptarët dhe turqit e bashkuar, kinse e kishin rrënuar për tokë këtë tempull kishtar të Vrajës. Pastaj qytetarët të krishterë të Vrajës, të theqafjes të prapa Karpateve të Rusisë, qenkëshin dëbuar nga aty dhe nëpër shtëpitë e tyre sipas J. H. Vasileviqit, qenkan vendosur kryengritësit shqiptarë. Pastaj si çështje prioritare nga turqit dhe shqiptarët e Vrajës, ishte që të zbrazeshin haremet e qytetit, (harem-i, turq. banesë e veçuar e grave te myslimanët e pasur, ku i mbajnë gratë e veta të shumta, ata njerëz që e kanë xhepin plotë, kurse kokën e kanë të zbrazur-v.a). Ku pastaj nëpër këto ndërtesa haremi, do të lëshoheshin shqiptarët t’i thernin shkit dyfytyrësh dualist që i kishin shërbyer kastës së Hysen Pashait të Vrajës. Dhe m’u për këtë ata kishin ikur dhe ishin fshehur nëpër fshatrat për rreth Vrajës, se serbët e Vrajës me ata të Arnautllëkut të Nishit, gjithmonë dhe kurdoherë kishin qenë me turqit dhe pashallarët e tyre, në bashkëpunim lufte ndaj shqiptarëve dhe kura-kurës, nuk i kishin bashkuar armët e tyre, ndaj armikut të përbashkët të Perandorisë Osmane. Pastaj të gjitha privilegjet e tyre i kishin fituar përmes botës femërore duke ua dhënë pashallarëve turq për në haremet e tyre vajzat më të bukura dhe të zgjedhura enkas për ta. Pastaj çdo e arritur në frontet e luftës mes turqve dhe shqiptarëve dhe çlirimtarëve tjerë të popujve të Ballkanit, krerët serb kolaboracionist të turqve i kanë festuar me këngë nëpër ahengjet e tyre, duke u thurur këngë lavdie dhe trimërie pashallarëve agallarëve dhe bejlerëve turq. Edhe në betejën e çlirimit dhe marrjen e Vrajës, nga

shqiptarët dhe turqit, do të dëshmohet se serbët të parët, do t’i dilnin në ndihmë Hysen Pashait të Vrajës, duke e fshehur dhe larguar atë nga Vraja për tek miqtë e tij, serb atje në Kazanë e Pçinjës. Kryengritësit e çlirimit të Vrajës, ishin betuar po të kapej pashai i Vrajës, ai do të varej së bashku me suitën e tij, m’u para kishës së Vrajës, sepse ai vet kishte kontribuar mjaft në ngritjen e saj, në vendin e “Arnaut Pazarit” të Vrajës, me këtë akt të pa hijshëm të tij ai i kishte indinjuar dhe armiqësuar pa masë qytetarët e Vrajës si shqiptarët njashtu edhe turqit.

Shqiptarët, të dehur nga suksesi i tyre dhe shumë larg nga njohja reale e gjërave të krijuara atëbotë, pastaj shqiptarët duke u vet mashtruar se ata me turqit e kishin dëbuar pashain e Vrajës. Pastaj shqiptarët ishin vet mashtruar se situatën e kishin krijuar ata vetë, dhe se gjithçka do të varej nga ata vetë dhe kështu shqiptarët e kishin zgjedhur pashain e ri të Vrajës Mesim Begun dhe i kishin vendosur nëpër regjionet e Vrajës organet e tyre gjyqësore.

Sipas J. H. Vasileviqit, Hysen Pashai kishte ikur nga Vraja përmes Pçinjës kishte shkuar në Qyperli (Velez) dhe që andej priste rrjedhën e gjërave dhe i bënte planet e tij për t’u kthyer përsëri në Pashallëkun e Vrajës. Sipas shënimeve arkivale serbe AS, MUD; mes tjerash thuhet se pashai i Vrajës, përmes njerëzve të tij besnik serb, përmes tellallit kishin lajmëruar në zë se Hysen Pashai, kishte ikur nga Vraja dhe për momentin gjendej në konakun e tij të Pçinjës. Pastaj, paria (serbe-v.a.), nga shumë vendbanimet e saja i kishin dalë pashait të Vrajës në ndihmë dhe kishin kërkuar leje nga ai vet, që t’u lejohej që edhe ata të niseshin për në Vrajë, që t’i dëbonin që andej shqiptarët, porse Hysen Pashai nuk i kishte lejuar shkiet e Pçinjës duke i ngushëlluar me fjalët mikluese: “Luteni Zotin biro, që të kthehemi në (Vrajë) dhe gjithçka, do të bëhet mirë ” thoshte Pashai i Vrajës.

Nga të dhënat tjera arkivale që gjenden në arkivin shtetëror të Serbisë” AS, MUD; dhe në zyrën e knjazit të Serbisë shihet qartë se Hysen Pashai i Vrajës, gjithmonë kishte qenë i njoftuar me qëllimet programore të regjimit centralist të Stambollit mbi shkëputjen e derë-bejlerllëkut (sundim feudal mesjetar-v. a.) edhe në Pashallëkun e Vrajës, kjo atë e brente dhe e pengonte mbi të gjitha, kurse për shqiptarët dhe turqit, ai thoshte do t’i pastronte dhe shfaroste si kundërshtarët e tij personal, siç kishte vepruar në të shumtën e rasteve deri atëherë me sukses të madh ndaj arnautëve dinsëz dhe turqve kryeneç. Pastaj sipas deklaratës të ndihmësit të ministrit të punëve të mbetshme të Serbisë që nga 7 korriku i vitit 1841. Hysen Pashai kishte qenë i njoftuar me ferman të posaçëm nga Porta e Lartë e Stambollit, mbi shkëputjen e sundimit mbi pashallëqet dhe aplikimin e reformave të Tanzimatit të Hatisherifit të Gjylhanesë. Hysen Mehmet-Pashai i Vrajës, nuk ka dashur si pashallarët tjerë që ta nënshkruante marrëveshjen e padishahut të Stambollit ku mes tjerash thuhej: “Edhe unë jam pasha si të tjerët, megjithatë kur fermani i perandorit (e jo i ministrit !) të më është dërguar, unë me fermanin e perandorit bëjë ashtu siç më urdhërohet”. Shihet se Hysen Mehmet-Pashai i Vrajës, kishte ambicieje, të bëhej nëpunës i Portës edhe atë në erën e re të Tanzimatit të Hatisherifit të Gjylhanes.

Nga raportet tjera të arkivit shtetëror serb AS, MID; shihet se, fermani Hysen Pashait, për reforma të reja edhe për pashallëkun e tij, iu kishte dërguar gjatë vitit 1839, porse ai nuk kishte dashur ta aplikonte.[3]

Reformat e Tanzimatit, po t’i aplikonte Hysen Vraja, më tepër, do ta shtrëngonin atë personalisht sesa popullatën e kësaj ane të Shqipërisë së Vjetër Verilindore. Dhe m’u për këtë shqiptarët, e kishin përmbysur atë nga pashallëku i tij dhe e kishin aplikuar qeverisjen civile shqiptaro-turke në Vrajë dhe rrethinën e saj, d.m.th në këtë pjesë të arnautllëkut shqiptarë. Qeverisja qendrore nga Stambolli kishte filluar të aplikohej, tek atëherë kur shqiptarët dhe turqit e Vrajës e murrën në dorë qeverisjen lokale dhe me këtë akt, ata kishin filluar ta aplikonin sistemin centralist të Stambollit duke i aplikuar edhe një pjesë të reformave të Tanzimatit.

Edhe nëse shqiptarët, e nxitur atëbotë, duke e vërejtur pozitën e dobësuar të Hysen Pashait, e kishin përmbysur atë nga pushteti qeverisës në Pashallëkun e Vrajës. Por, edhe nëse shqiptarët e Shqipërisë së Vjetër Verilindore, nuk do ta përmbysnin atë nga pushteti një veprim të tillë, do ta bënte vetë qeverisja qendrore e Stambollit. Gjersa në Vrajë, dhe nëpër trojet etnike të Shqipërisë së Vjetër Verilindore i digjte dhe i shkrumbonte të gjitha padrejtësitë e Hysen Pashait të Vrajës, prijatari kryengritës dhe dragoi malor i Karadakut të Bujanocës Selman Rogoçica-Maloku. Në të njëjtën kohë, në mënyrë tinëzare nga Stambolli, ishte nisur Frenk Ymer Pashë-Llatasi me ushtrinë e tij të përhershme efektive dhe me urdhër, që të vendoste“rregull”ndër këto male të Karadakut shqiptarë,dhe nëpër pashallëqet rreth Principatës Autonome të Serbisë. Në të njëjtën kohë nga ai kërkohej që t’i aplikonte dhe zbatonte reformat e Tanzimatit të Hati-sherifit të Gjylhanesë. Frenk Omer Pashë-Llatasi, ishte dezertor i ushtrisë austriake, i cili ishte islamizuar dhe nga emri i tij, paraprak që e kishte

pasur Mihajlo Llatas, do të quhej Omer apo Ymer. Dhe se ai me ushtrinë e tij, do të futej në Vrajë pas një rezistence nga shqiptarët dhe turqit. Qysh më parë, me të dëgjuar lajmin se po vinte Omer Pasha-Llatasi, me 6000-10.000 kalorës dhe me ushtrinë e tij të përhershme dhe me një bateri artilerie prej disa topave dhe havanave. Shqiptarët autokton nga ky regjion i Shqipërisë së Vjetër Verilindore të Karadakut të Preshevës me ata të Bujanocës, ishin bashkuar në Moravicë dhe kishin lidhë besën, që në kodër të Somolicës, ta prisnin, Omer Pashë-Llatasin dhe ta shkatërronin atë. Duke e parë ushtrinë kundërshtare të Frenk Omer Pashë-Llatasit, numerikisht të madhe dhe të armatosur mirë, shqiptarët nuk mundën që t’i bënin ballë dot, pas disa përpjekjeve frontale, thyhen rëndë dhe shpërndahen. Edhe këtë rast, serbët lokalë puthadorët e Portës për qejfin e sejmenit të tyre, edhe këtë herë nuk kishin ngurruar që t’i venin në këngë tallëse, gjithë ata trima shqiptarë, se nuk paskan mundur t’i qëndronin sulmit turk të Omer Pashë-Llatasit, më gjatë se një sahat kohë. Pastaj, shkojnë aq larg se me të dëgjuar se po vinte ushtria turke kishin “ikur” kush se nga ka mundur, porse realiteti është krejt ndryshe, se shumë të moshuar pjesëmarrës në Betejën u Somolicës u kishin folur dhe treguar nipave të tyre.
Këtu në këtë tempull nga konstituimi i Vrajës, si njësi administrative në Pashallëk të Vrajës. Në krye të kësaj njësie administrative turke, qysh në fillim caktohet nga Porta e Lartë, Qorr Mehmet Pashë-Zampare, ky do ta administronte Pashallëkun e Vrajës, njëzet vitet e para të shekullit XIX. Kur edhe gjatë sundimit të tij, haset në rrjedhat politike edhe djali i tij, Hysen Mehmet-Pashai. Kurse më 1815, do ta merrte ai drejtimin e Pashallëkut të Vrajës. Nga kjo kohë kishte filluar të blinte ushtarë mercenar toskë etj. dhe i kishte dërguar gjithmonë ndaj lëvizjeve çlirimtare të vegjëlisë në këtë pjesë të Shqipërisë së Vjetër Verilindore. Ai në fund të vitit 1843/44, ishte mënjanuar nga kryengritësit shqiptarë me në krye Dervish Carë-Tetovën. Ashtu i plagosur ishte fshehë tek miqtë e tij, në Pçinjë, që andej pastaj shkoi në Qypërli (Velez). Gjer sa ishte ai në egzil, jashtë pashallëkut të tij, hanëmja e tij e Madhe Berkovka (me prejardhje bullgare). Përmes, sejmenëve të sajë ia përgatitë të shoqit të saj Hysen Pashait, një pite me farmak (helm) dhe ia dërgon atje në Velez dhe kështu e helmon atë. Pas, kësaj vëllai i tij,Sulejman Mehmet-Begu,e merr udhëheqjen në P. e Vrajës dhe do ta drejtonte atë gjer nga viti 1856. Kur, kryengritësit e shumtë të vegjëlisë klasore, e kishin detyruar të shpërngulej nga Vraja dhe ishte vendosur në çifligun e tij, në Ratajë, fshat ky që gjendej atëbotë në kufijtë administrativ të qarkut të Vrajës. Ai nuk kishte guxuar që andej të kthehej gjer në fund të vitit 1865, kur atypari për në Vrajë, kishte qëndruar për dy ditë rresht reformatori shqiptar nga Nishi Mithat Pashai. Ku ia kishte mundësuar atij, që të kthehej përsëri në Vrajë e tij, të lindjes. Ky tempull është ngritur në shekullin e XVIII, kurse Vraja kishte filluar të ndahej në kasaba.
Image
Se beteja kishte qenë shumë e rrufeshme se që lufta në disa momente bëhej fyta-fytë, me shpata e jataganë me kasature e zigji. Omer Pashai ishte futur në Vrajë, në ditën e parë të festës krishtere të shpirtrave (duhovi), ku do t’i nxinte krerët e lëvizjes dhe uzurpatorët e pushtetit mbretëror të Vrajës dhe do t’i prangonte 200 shqiptarë tjerë kryengritës, nga ky regjion i Shqipërisë së Vjetër Verilindore. Ndërsa, për në Tërnocë fshat ky i Fejzë Tolës njëri ndër prijatarët e Lëvizjes Shqiptare Bozgun të Vrajës, Omer Pashai siç kemi shkruar më lart e kishte lëshuar një eskadron kalorësie, me leje të bënin çfarë të donin ata vetë, në këtë katund, të vatrës revolucionare shqiptare. Sot e kësaj dite flitet se anadollakët në këtë fshatë nuk i kishin kursyer as edhe fëmijët e gjinisë femërore që të mos i përdhosnin, ato lule të pafajshme shqiptare.

Zonja e Vjetër-Berkovska, Omer Pashait, ia kishte lëshuar në shfrytëzim njërin nga konaqet më impozante të shoqit të saj, përveç kësaj ajo, ia kishte dhënë kolonelit turk edhe një shumë të madhe parash, nga thesari i Pashait të Vrajës, pastaj shpatën e tij, të praruar në arë. Flitej se, Hysen Mehmet-Pashai, kur kishte dëgjuar për këtë vepër të së shoqes së tij, sa nuk kishte luajtur nga mendja, por e kishte mbajtur veten. Pastaj, shënohet se Zonja e Madhe, e kishte helmuar të shoqin e saj, me pite të ngrohtë e përgatitur me farmak të cilën gatesë, ia kishte dërguar përmes një sejmeni të saj besnik nga Vraja për në Velez, deri sa ai ndodhej atje në emigrim. Që kur kishte ikur nga kryengritësit e Lëvizjes Shqiptare-Bozgun të Vrajës, këtë vepër kriminale Berkovska e kishte bërë nga frika se ky po të kthehej përsëri në Vrajë do ta dëbonte atë nga haremi i tij, pa asnjë lloj trashëgimie nga pasuria ekzistuese e Pashait të Vrajës.
Image
Frenk Omer Pashë-Llatasi, ishte dezertor i ushtrisë austriake që e shoi lëvizjen shqiptare “Bozgun” në Kodër të Somolicës dhe Vrajë. Shumë nga të moshuarit që kishin marr pjesë në Betejën e Somolicës, u kishin folur dhe treguar nipave të tyre: “Se beteja kishte qenë shumë e rrufeshme saqë përleshja në disa momente bëhej fyt-fyt, me shpata e jatagan me kasature e zingji. Mes ushtrisë së rregullt osmane dhe kryengritësve shqiptare në këtë pjesë të Shqipërisë së Vjetër Verilindore.
Frenk Omer Pashë-Llatasi, e kishte rikthyer përsëri rendin dhe qetësinë në tërë regjionin e qytetit të Vrajës. Pastaj, e kishte lexuar dhe ratifikuar fermanin, me të cilin, e bënë shkëputjen e Pashallëkut të Vrajës dhe tek më vonë me urdhrin e tij, e formon Kazanë e Vrajës, me prefektin (kajmekamin) udhëheqës në krye të saj.

Atëbotë Omer Pashai, i kishte ftuar serbët dhe turqit me influencë dhe që ishin lojal të Portës së Lartë të Stambollit, nga e tërë Kazaja e Vrajës dhe më gjerë dhe para të gjithëve, përveçse dy muhamedanëve turq i kishte vendosur për aze (mbledhje-v.a.) të mexhlisit të tij edhe dy serb; azen e parë nga rrethi i shkive të krishterë e pasonin: Haxhi-Mihajlo Pogaçareviqin dhe Haxhi-Jovça Pogaçareviqi. Kështu, kishte përfunduar edhe lëvizja shumë e njohur në Vrajë, të Shqipërisë së Vjetër Verilindore, ku edhe sot nëpër dokumentet e shkruara arkivale turke dhe ato serbe, njihet me emrin e saj si “Arşarat ape Bozgun.”[4]
[1] Krh. Arhiv Serbije AS, i Ministarsvo Inostranih Dela MID; Vnuterno odeljenje, V. II. br. 221, Aleksinac, 10 aprila 1844, Karantin Aleksinački Popčiteljstvu vnutreni dela. Izvestije o pobuni Arnauta.

[2] Dr. Jovan Hadži-Vasilević, “Južna Stara Srbija” Beograd, 1913.


[3] AS. MUD apo MID; ky raport i përfaqësuesit nga Stambolli i dërguar më 21 maj 1839, kishte të bënte me këtë ferman, Arkiv Srbije, MID, Beograd, 1839.
Ky material është shkëmbyer nga materialet e publikuara në Arkivit Shtetëror Serb, AS, MID, apo MUD; dhe i është përshtatur rendit kronologjikë të rrjedhave historike atëbotë në Shqipërinë e Vjetër Verilindore. Ndërsa pjesën tjetër e kam shkëmbyer dhe cituar nga vepra e J. H. Vasileviqit, Južna Stara Srbija, Beograd, 1913. fq. 404-406 që e kam parë si të rëndësishme për çështjen ton kombëtare, dhe se deri më sot, nuk më është e njohur se ndonjëri nga historianët dhe publicistët shqiptarë të kenë shkruar për këtë temë shumë të rëndësishme për analet e “Historisë Shqiptare”, për këtë pjesë të Shqipërisë së Vjetër Verilindore, e mbetur tash e 130 vjet, që nga Kongresi i Berlinit më 1878, nën kolonializmin dhe hegjemonizmin serbo-rusë.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Luftat Shqiptaro-Turke pas Skenderbeut

#3

Post by Arbëri » Mon Nov 14, 2011 9:50 pm

Artikuj nga gazetat te huaja

Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Luftat Shqiptaro-Turke pas Skenderbeut

#4

Post by Arbëri » Mon Nov 14, 2011 9:51 pm

Turqit kishin ndermend te perdornin ndergjegjen kombetare shqiptare qe ti kunderviheshin traktatit te Shen Stefanit dhe Berlinit.
Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Luftat Shqiptaro-Turke pas Skenderbeut

#5

Post by Arbëri » Sat Nov 19, 2011 9:49 am

"QUARRELS OF THE POWERS"
Times, Aug 19, 1879


Image
Constantinople, Aug. 18- A deputation of albanians has arrived here and presented a memorandum to the Government asking that autonomy be granted to Albania
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Luftat Shqiptaro-Turke pas Skenderbeut

#6

Post by Arbëri » Sat Nov 19, 2011 9:50 am

Editorial article 4-No Title
Times, Nov 22 1879


The Arnaouts of Albania are ready to fly at the throats of the Montenegrins, who, rendered desperate by famine and distress, are in the mood for a fight of any kind.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Luftat Shqiptaro-Turke pas Skenderbeut

#7

Post by Arbëri » Sat Nov 19, 2011 9:51 am

A Massacre in Albania
Mukhtar Pasha and his Body Guard Killed
Times, Nov 29, 1879


London, Nov. 29.-A Vienna dispatch says: " The Tageblatt announces that Mukhtar Pasha and his body guard of 70 men were massacred on the 27th inst. by the Arnauts. Six thousand Albanians are posted near Gusinje and may attack the Montenegrins.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Luftat Shqiptaro-Turke pas Skenderbeut

#8

Post by Arbëri » Sat Nov 19, 2011 9:52 am

State Questions Abroad
The Complications in Albania
Times, Dec 26 1879.

Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Luftat Shqiptaro-Turke pas Skenderbeut

#9

Post by Arbëri » Sat Nov 19, 2011 9:53 am

Image
Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Luftat Shqiptaro-Turke pas Skenderbeut

#10

Post by Arbëri » Sat Nov 19, 2011 9:58 am

Ramadan Zaskoci

Image
piktur: Ramadan Zaskoci (me dy kobure kshtu e thirnin)

Ramadan Zaskoci nga Mamzi, i dalluar në lëvizjen antiosmane e antiserbe në vitet 1876-1914, mori pjesë në lëvizjen kundër Mehmet Ali pashë Maxharrit në Prizren e Gjakovë (1878) dhe në mbrojtjen e tokave shqiptare nga shovenistët malazezë (1879) si dhe në luftimet kundër ushtrive osmane (1881), por sidomos në krye të malësorëve lumjanë, bashkë me krerë të tjerë, në luftimet kundër forcave osmane që hynë në Lumë në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit të 20 (1903 -1904, 1909, 1910) dhe atyre serbe në nëntor 1912. Qe ndër udhëheqësit e kryengritjes së shtatorit 1913 kundër pushtuesve serbë.
http://sq.wikipedia.org/wiki/Ramadan_Zaskoci
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Luftat Shqiptaro-Turke pas Skenderbeut

#11

Post by Arbëri » Sat Nov 19, 2011 10:03 am

Sefë Kosharja

Image

KOSHARJA Sefë ( ?-1881). Pjesëmarrës aktiv i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ishte nga fshati Koshare i rrethit të Ferizajt. U shqua në pritën që forcat vullnetare të Lidhjes së Prizrenit organizuan më 21 prill 1881 në afërsi të fshatit Koshare kundër ushtrive osmane të komanduara nga Dervish pasha. Pas betejës Sefë Kosharja u kap i plagosur nga forcat e armikut. Meqenëse nuk pranoi ta dënonte veprimtarinë e Lidhjes, Dervish pasha e vari po atë ditë, para fshatit, në majë të një lisi. Për qëndrimin heroik që mbajti para litarit, populli i Kosovës e përjetësoi me një këngë në të cilën thuhet midis të tjerave: "Sefë Kosharja i par' i fisit Hije të paska maja e lisit! - Po, hije m'ka mue o djemt' e mij, se kam lanë shpirtin për Shqipni!"
http://sq.wikipedia.org/wiki/Sef%C3%AB_Kosharja
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Luftat Shqiptaro-Turke pas Skenderbeut

#12

Post by Arbëri » Sat Nov 19, 2011 10:05 am

Current Foreign Topics
Times, April 22, 1880


Reuter’s Telegram Company has received the following telegram from Odessa: “Information has been received here from Constantinople that 300 armed representatives of the Albanian League recently exacted a promise from Mukhtar Pasha, at Prizrend, to exile the Prefect and Presidents of tribunals. They also demanded the formation of Albania into a Principality, under the sovereignity of the Albanian chief of Gusinje.”
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Luftat Shqiptaro-Turke pas Skenderbeut

#13

Post by Arbëri » Sat Nov 19, 2011 10:06 am

Topics of Interest Abroad
Times, May 2, 1880


A correspondent at Ragusa says: " The situation in Northern Albania is most serious. The combined Albanian Clans, numbering 15000 men, are advancing to attack the Montenegrin positions in the Movatscha Valley, and if possible, to recover Podgoritza.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Luftat Shqiptaro-Turke pas Skenderbeut

#14

Post by Arbëri » Sat Nov 19, 2011 10:07 am

Albania's War Preparations
Times, May 12, 1880


Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Luftat Shqiptaro-Turke pas Skenderbeut

#15

Post by Arbëri » Sat Nov 19, 2011 10:08 am

Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”