Page 1 of 1

R O Z A F A dhe Legjenda e saj

Posted: Fri Dec 02, 2011 11:33 pm
by stealthi
Image

Krenare ngrihet mbi Bunën e gjerë dhe mbi qytetin e Shkodrës kështjella e lashtë e Rozafatit.Kur është hedhur guri i parë i në themelet e kësaj kështjelle? S’dihet . Historia e saj humbet në mjegullën e lashtësisë ilire, banorëve të mocëm të kësaj mënge.

Një gjë dihet mirë e qartë ; atë e kanë pasur dikur labeatët dhe pastaj Ardianët, që ishin fise të forta ilire.Në atë kohë tërë bregu i këtejshëm i Adriatikut, gjer në Tergestenin e bujshme apo Triesten e ditëve tona, ishte breg ilir.

Më vonë u derdhën këtej romakët pastaj sllavët, normanët, venetikët turqit e shumë popuj të tjerë të huaj. Gjatë shekujve ata krepat e thatë nën muret e Rozafatit, si dhe vetë muret e kështjellës , janë lagur me përrenj gjaku të atyre që e kanë sulmuar dhe atyre që e kanë mbrojtur.

Të huajt erdhën dhe shkuan kurse populli ynë mbeti ngulur në këtë tokë ilire.Ndërtimi i Rozafatit ka një gojëdhënë të bukur por dhe të hidhur që ka ardhur nga lashtësia deri në ditët tona. Ja c’thotë kjo gojëdhënë………

I ra mjegulla Bunës dhe e mbuloi të tërë . Kjo mjegull mbeti aty tre ditë e tre netë . Pas tri ditësh e trinetësh fryu një erë e hollë dhe e lartoi mjegullën. E lartoi dhe e shpuri gjer në kodrën e Valdanuzit.

Aty majë kodrës punonin tre vëllezër. Ndërtonin një kështjellë. Murin që e bënin ditën u prishej natën dhe kështu nuk e lartonin dot . Na shkon aty një plak i mirë.

- Puna e mbarë , o tre vëllezër.

- Të mbarë paç o plak i mirë . Po ku e sheh ti të mbarën tonë.
Ditën punojmë , natën prishet . A di të na thuash një fjalë të mirë . C’të bëjmë që të nbajmë muret në këmbë ?

- Unë di - u thotë plaku - po e kam për mëkat tua them .

- Atë mëkatë hidhe mbi kryet tona , se ne duam që ta qëndrojmë më këmbë këtë kështjellë..

Plaku i mirë mendohet e pyet :
- A jeni të martuar o trima ? A i keni ju të tre vashat tuaja ?

- Të martuar jemi - i thonë ata - edhe të tre i kemi vashat tona.
Na thuaj pra ç’të bëjmë që ta qëndrojmë këtë kështjellë ?

- Në doni ta qëndroni , lidhuni me besa besë : vashave mos u rrëfeni , në shtëpi mos kuvendoni për fjalët që do t’u them unë . Atë nga të tri kunatat që do të vijë nesër t’ju sjellë bukën , t’a merrni e t’a muroni të gjallë në mur të kështjellës . Atëherë keni për ta parë se muri do t’u zërë vend e do t’u qëndrojë për jetë e mot.

Tha kështu plaku , pastaj shkoi ; tani u pa , pastaj s’u pa.

Vaj !

Vëllai i madh e shkeli besën e fjalën : ia tregoi të gjitha vashës së vet kështu e kështu , i tha të mos vinte atje të nesërmen . Edhe i mesmi e shkeli besën e fjalën : ia tregoi të gjitha vashës së vet . Vetëm i vogli e mbajti besën , fjalën : nuk kuvendoi në shtëpi , nuk i tha gjë vashës së vet .

Në mëngjes ata të tre ngrihen shpejt e shkojnë në punë . Cekanët godasin , gurët coptohen , zemrat rrahin , muret lartohen…
Në shtëpi nëna e djemve s’di gjë . I thotë së madhes:

- Moj nuse e madhe , mjeshtrit duan bukë e ujë ; duan kungullin me verë.
Nusja e madhe ia kthen:
- Besa nënë , sot s’mund të shkoj se jam sëmurë.
Kthehet i thotë së mesmes:

- Moj nuse e mesme , mjeshtrit duan bukë e ujë : duan kungullin me verë.
- Besa nënë , sot s’vete , se do shkoj tek fisi për të bujtur.

- Nëna e djemve i kthehet nuses së vogël .
- Moj nuse e vogël…

Nusja e vogël brof në këmbë:
- Urdhëro zonja nënë !

- Mjeshtërit duan bukë e ujë; duan kungullin me verë.

- Besa nënë unë shkoj , po e kam djalin të vogël. Druhem se do gji të pijë e qan.
- Nisu , shko se djalin ta shikojmë ne e s’ta lëmë të qajë - , i thonë të kunatat.

Ngrihet e vogla, e mira, merr bukë e ujë, merr kungullin me verë, puth djalin e vogël në të dy faqet,niset e bie në Kazenë; që aty ngjit kodrën e Vladanuzit, i afrohet vendit tek punojnë të tre mjeshtrit: dy të kunetërit dhe i shoqi.

- Puna mbarë , o mjeshtër !
Po c’është kështu? Cekanët ndalen e s’godasin, po zemrat rrahin fort e fort. Fytyrat zbehen. Kur e sheh i vogli të shoqen, hedh cekanin nga dora, malkon gurin e murin.

E shoqja i thotë:
- Cke ti im zot ? Pse mallkon gurin e murin ?
Hidhet kunati i madh:

- Ti paske lindur në ditë të zezë , moj kunata jonë . Ne e kemi bërë me fjalë të t’murojmë të gjallë në mur të kështjellës.

- Shëndoshë ju o tim kunetër. Po unë do t’ju lë një porosi: kur të më muroni në mur, synë e djathë të ma lini jashtë, dorën e djathtë të ma lini jashtë, gjirin e djathtë të ma lini jashtë. Se djalin e kam të vogël. Kur të nisë të qajë - me njërin sy do ta shikoj , me njërën dorë do ta ledhatoj, me njërën këmbë do ti tund djepin e njërin gji do t’ia jap të pijë. Gjiri im u muroftë, kështjella qëndroftë, djali im u trimëroftë, u bëft mbret e mbretëroftë !

Ata e marrin nusen e vogël dhe e murojnë në themel të kështjellës. Dhe muret ngrihen, lartohen nuk shemben më si më parë. Po reth tyre gurët janë dhe sot të lagur e të myshtë, sepse vazhdojnë të pikojnë lotët e nënës për birin e saj…
Dhe i biri u rrit , luftoi e trimëroi .

Re: R O Z A F A dhe Legjenda e saj

Posted: Fri Dec 02, 2011 11:43 pm
by Mendi
stealthi wrote:
burimi http://www.forum.........
O Steltho, ai postimi per Rozafen i mire eshte, por ky 'burimi' sikur 'bie pak ere', sepse ne qe s'jemi anetare tek ai forum nuk mund ta lexojme. A po mos eshte thirrje per me u rregjistru ne forum-al?

Re: R O Z A F A dhe Legjenda e saj

Posted: Fri Dec 02, 2011 11:45 pm
by Sally
Faleminderit per kete legjende stealthi, na mungonte ne forumin tone :D

linku nga eshte mare burimi nuk qenka ne pune

Re: R O Z A F A dhe Legjenda e saj

Posted: Sat Dec 03, 2011 12:47 am
by stealthi
Mendi wrote:
stealthi wrote:
burimi http://www.forum...........
O Steltho, ai postimi per Rozafen i mire eshte, por ky 'burimi' sikur 'bie pak ere', sepse ne qe s'jemi anetare tek ai forum nuk mund ta lexojme. A po mos eshte thirrje per me u rregjistru ne forum-al?
Mendi postimin qe bera i perkete nje forumi tjeter dhe gjithmon burimi duhet ven ne fund te postimit sipas rregullores. gjithsesi po e heq qe te kuptosh qe nuk eshte reklame.

Gjithe te mirat

Re: R O Z A F A dhe Legjenda e saj

Posted: Sat Dec 03, 2011 3:23 pm
by Sally
stealthi: Mendoj qe legjenda e ROZAFES nuk ka nevoj per asnje burim, sepse ajo legjende njihet boterisht, keshtu qe nuk eshte as nje lajme i ri as nje dokument i punuar dije ose pardije.

Por megjithate eshte mese e vertet qe rregullorja eshte qe te postojme dhe burimin, po ja qe edhe ne ate link nuk mund te shikonim dot burimin se kerkoka regjistrim, keshtu qe edhe mua me tingellon si nje detyrim per tu regjistruar ne ate forum vetem per te pare nje material. Pra nje burim me spec!!!!