Page 1 of 1

Jusuf Buxhovit: Historia e Kosovës

Posted: Mon Apr 16, 2012 6:47 pm
by Sally
Thuhet shpesh se historia përsëritet. Në fakt janë historianët që përsërisin njëri-tjetrin, qoftë edhe duke kundërshtuar sho-shoqin. Në rastin e historisë sonë ky fakt është edhe më i dukshëm. Ka ardhur koha që historia të shkruhet ashtu siç e shkruan e tërë bota e civilizuar, duke e ndërtuar mbi fakte e dokumente dhe jo mbi tezat dhe mendimet e njëri-tjetrit/çdokujt. Ciceroni ka thënë: “Ligji numër një i të shkruarit të historisë është thënia e të vërtetës”. Sa më shumë fakte e dokumente te pacenuara, aq më shumë të vërteta përmban një shkrim historik(V.K.)

Filluan të dridhen themelet e SANU-s ( Akademisë Serbe të Shkencave), çerdhja e së keqes shqiptare. Filluan të dridhen gotat e shlivovicës të cilat cakërroheshin kur përgatiteshin elaborate shfarosëse për shqiptarët. E bota iu besonte! Edhe pse shqiptarët notonim dhe po notojmë në ujërat e trekëndëshit të Bermudeve (SERBI, GREQI, TURQI! -KADARE) ashtu qetas duke u tretur në vorbullat magnetike te pikës së zezë në brendinë e oqeanit dhe duke humbur në botën e harresës dhe tjetërsimit, na del “Noa me barkën e tij”, e cila na e tregon rrugën e humbur pa dëshirën tonë.
Populli i vjetër, i nxjerrë njerëzit e mëdhenj, të cilët i dalin krah vendit të tij, krijimit të tij dhe historisë së tij. Ky është vetëm se fillimi.


Por, a kemi ne njerëz?! Kemi të ditur?!

Historia e jonë gjatë shekujve na është vjedhur, na është përbaltur dhe na është përdhosur. Pa dëshirën tonë! Ashtu na e diktonin dhe ne ashtu si të tillë e pranonim.
E tani kur ne po e shkruajmë ashtu si ishte: Beogradi filloi të çmendet! Tani kur ata menduan se fazën e përgjumjes sonë e kaluan me sukses, llogaritën në fazën e tretjes. Por Jo! I kemi të mëdhenjtë tonë që as nuk flenë e as nuk përgjumen, por shkëlqejnë nga lartësitë e kreshtave dhe i godasin me fakte përgjumësit tanë.
Njësia matëse e vlerave tona është kjo: Kur diçka kemi mos u mundohuni shumë, vetëm përcilljani reagimeve serbe: Nëse ata na lavdërojnë; ta dini se jemi në rrugë të gabuar! Por nëse ata thonë: “Është për dhunim të paparë e të pashembullt ndaj fakteve historike dhe arsyes së shëndoshë”. “Bëhet fjalë për një fantazi shumë të rrezikshme në shërbim të Shqipërisë së madhe etnike. Libri nuk meriton kurrfarë vëmendje shkencore, sepse fjala është për pamflet. Ai libër ashiqare duhet t’iu shërbejnë politikanëve si pseudoargument për krijimin e ‘Shqipërisë natyrale’. Është krejtësisht e pakuptimtë teza për Kosovën si qendër shpirtërore, kulturore e shtetërore të Shqipërisë” (Sllavenko Terziq, këshilltar shkencor i Institutit të historisë së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë) ta dimë së për atë vepër që flasin ka vlera të mëdha.

Kemi shumë çka me vlerë të cilat trekëndëshi i Bermudeve na i ka zhdukur dhe na ka paraqitur karshi botës si njerëz me bisht (të cilin e kishin vet), si njerëz pa histori (e vetë mburreshin me përvetësime), si njerëz të pa qenë (e vet ishin të posa ardhur).



Historia jonë i ka rrënjët e thella! Vështirë ato shkulën,vështirë ato thahen!

“I ashtuquajturi historian shqiptar Jusuf Buxhovi, para sa kohesh e botoi librin “Historia e Kosovës”, e cila le qe s`ka asnjë baze shkencore por i gjuan serbet krejtësisht nga historia, kurse Kosovën e përshkruan “si një qendër shpirtërore, kulturore dhe shtetërorë te Shqipërisë. “marria” e tij shkon aq larg saqë pohon se shqiptarët janë themeluesit e Trojës dhe shkruesi i Iliades është shqiptar.” (reaguan serbet) Themelet po dridhen!

J. Buxhovi është penë e ndritur, ku secili shqiptar që ka lexuar diçka, medoemos në ato që është dashtë të lexohen janë edhe shumë vepra madhështore te tij. “Mjerimi me i madh është që veprat e (njerëzve të mëdhenj) të tillëve nuk financohen nga shteti dhe nuk përkthehen në të gjitha gjuhët e botës, që ata të mësojnë të vërteten e historisë së shqiptareve”, shkruante një dashamirë i kombit. Vetëm shpirti i njeriut i mbushur me atdhedashuri shkruan vepra si këto!

Desha të shkruaj edhe më shumë, por po iu le vend edhe të tjerëve të cilët janë zgjedhur nga një rastësi, e entuziazmi i tyre me rastin e botimit të kësaj vepre madhështore shprehet kështu:
“Të lumtë Z Buxhovi, i ke tërbuar bishat shoviniste të cilat vetëm gjak shqiptari dëshirojnë. E vërteta i tërbon dhe i egërson pse një shkencëtar shqiptar arrin t’jua thotë të vërteten me bazë historike e arkeologjike të popullit shqiptar, të çilet që gjashtë shekuj gënjyen tërë boten. Zoti Buxhovi, libri yt do të na shërbej neve dhe gjeneratave të ardhshme për ta kuptuar të vërtetën historike te popullit shqiptare. Te lumtë, zoti të dhëntë shëndetin, si ty ashtu edhe gjithë atyre që i shërbejnë kombit shqiptar” (ademi)

Tjetri shprehet: “Përshëndetjet ma të përzemërta dhe dëshirat më të ngrohta për Ju, zotni i nderuar Jusuf Buxhovi, qe si i ka hije një burri të vërtetë shqiptar, me punë të përkushtuar dhe mendjendritur, po ia vulosni vërtetësinë historisë sonë të ndrydhur e të shkelur nga armiqtë e egër dhe miqtë e shpifur. Ju, me Librat e botuar, ia lëkundet themelet Akademisë së Shkencave Serbe, e cila po shihet se është e tmerruar nga fakti se, nipat e shqiptareve “sharrëxhinjtë” të dikurshëm, po ua sharrojnë rrënjët gënjeshtrave serbe dhe po e nxjerrin në shesh të vërtetën shqiptare. Reagimet e Beogradit, janë dëshmia e suksesit Tuaj te plote z. Buxhovi. Këtij suksesi, të jeni i bindur, sa Ju, i gëzohen të gjithë bashkëkombësit tanë që kanë sy me pa dhe mend për të gjykuar punën tuaj aq shumë të dobishme për kombin tonë të shumëvuajtur dhe atdheun tonë me shekuj të sakatosur. Puna juaj është sadisfaksioni ynë ma i mirë dhe hakmarrja me e denjë ndaj gjithë antishqiptarizmit. Të dhëntë Zoti shëndet për punë e suksese të reja. Gëzuar!” ( Hektori)

“Përgëzimet e sinqerta Z.Buxhovi. Jeni dhe do të mbeteni një nga më të mëdhenjtë e historiografisë shqiptare. Historia e shkruar nga Ju, do i tund themelet e falsifikimeve serbe mbi ne, ka për t’i rrezuar si kullat prej zalli shpifjet dhe mashtrimet historike që serbet ia kanë bërë kombit shqiptarë. Puna e juaj me vlera diamanti do ti bënë ballë kohës dhe do të shënon përfundimisht fundin e rrenave serbe. Europë, hapi sytë!” (F.Xh)

Jo moti një analist çek thoshte për shqiptarët: “Derisa të (gjithë) terët jetonin në male, JU (shqiptarët ) shkruanit epitafe në varre”, çka dëshmon se Ne kur kishim civilizimin, sllavët bënin jetë përtej Uralit… prandaj miku im z.Buxhovi Ju në fakt më punën Tuaj të pa lodhshme, me argumente e fakte keni dëshmuar para opinionit e Zotit se cila është e vërteta për Kosovën. Deshën a s’deshën sllavët të kuptojnë të vërteten… është peshë e vogël, sepse shpesh e vërteta dhëmb. Të përgëzoj për punën madhore. Faleminderit që po bëni shumë për kombin. Gjithë respekti!” (Naimi)

Dhe Vepra e J. Buxhovit ka nxjerr në shesh te vërteten edhe pse e vërteta jonë kalon rrugë të gjatë për tu shfaqur -para botës për të dalur… Heshtja e jonë shpesh e imponuar, por edhe e paguar, e serbëve iu ka ngjallë idetë për të na etiketuar si te ardhur!… Në ketë zbrastesirë të krijuar nga heshtja, sllavët në vazhdim, u munduan që një ditë, veten ta quajnë si pasardhës të Ilirëve. Por, atdhetarët dhe intelektualë si Buxhovi e shumë të tjerë me punën e pa lodhur që bëjnë, lehtë dhe njëkohësisht shumë fuqishëm, ndikojnë në atë që planet destruktive serbe të shkrumbohen kaq mjerisht.


Këso njerëz i duhen kombit.

Pra, Jusuf Buxhovi shkroi historinë.




(Me rastin e botimit të kryeveprës historiografike “Historia e Kosovës” e Jusuf Buxhovit)

Fahri Xharra
15.04.12

Re: Jusuf Buxhovit: Historia e Kosovës

Posted: Mon Apr 16, 2012 7:11 pm
by Sally
Historia e Kosoves -Interviste Jusuf Buxhovi






Re: Jusuf Buxhovit: Historia e Kosovës

Posted: Mon Jun 11, 2012 10:38 pm
by Adriana
NË ÄNGELHOLM TË SUEDISË U MBAJT SESIONI I PARË SHKENCOR I SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE, ARTISTËVE, KRIJUESËVE SHQIPTAR NË SUEDI (SHSHAKSHS-së).

U PROMOVUA PO ASHTU LIBI “KOSOVA” I, II DHE III E HISTORIANIT JUSUF BUXHOVI.


Në kuadër të planit të punës së Kryesisë së SHSHAKSHS aprovuar kohë më parë me rastin e konstituimit të kësaj shoqate është paraparë që çdo vit të mbahen sesione shkencore, në të cilat do të prezentohet puna, aktiviteti dhe publikimin e vlerave të mirëfillta kultutore dhe gjuhësore të bashkëkombasve tanë në këtë vend të largët verior të Suedisë, i cili u mbajt në Ängelholm me temën: “Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi”.

Po ashtu, u hapë një ekspozitë e krijimtarisë nga krijuesit në Suedi, dhe historianit Jusuf Buxhovit i dhuruan libra krijuesit në Suedi

Të pranishmëve ju uroj mirëseradhje nikoqiri z. Rrahman Rrahmani kryetar i SHKSH “Nëna Terezë”, ku me pak fjalë ai paraqiti një prezentim të shkurtër të punës dhe kontributit të anëtareve të kësaj shoqate, në gjashtë vitet e punës së saj të frytshme, në ruajtjen dhe kultivimin e kulturës, gjuhës dhe traditës shqiptare në Suedi. Për nder të këtij sesioni të parë shkencor Ansambli i SHKSH “Nëna Terezë”u paraqit në skenë me vallen e “Rugoves “ku u mirëprit me duartokitje frenetike nga të pranishmit e këtij Sesioni Shkencor.

Më pastaj, Sesionin e parë Shkencor e shpalli të hapur z. Hysen Ibrahimi, kryetar i SHSHAKSHS-së, i cili ndër të tjera tha:

Me 2 qershor 2012, Shoqata e Shkrimtarëve, Artistëve, Krijuesve Shqiptar në Suedi

”Papa Klementi XI Albani” po shenon një datë, e cila e do ta ket rëndësinë e vet në fushën e kulturës, publicistikës dhe krijimtarisë shqiptare sidomos në pasqyrimin e mbarëvajtjes së proceseve për pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe krijimtarin e krijuesve tanë në Suedi dhe më gjërë nga bashkatdhetarët shqiptarë. E veçanta dhe më e rëndësishme, është ruajtja

e miqësisë shqiptaro-suedeze, duke vlerësuar lartë ndihmën dhe kontributin e popullit

mik suedez, të cilët na përkrahën gjatë gjithë kohës në strehimin e tyre duke na ofruar të gjitha kushte të barabarta me popullin suedez, deri sa ne u çlriuam. Si dëshmi e kësaj

shteti i Suedisë, më 4 mars 2008, menjëherë pas rishpalljes së pavafësisë e njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Falemdinderit Suedi, për jetë do u jemi mirënjohës.

Jag böjer mig inför den vänliga svenska folket!

Zonja dhe zotërinjë,

Kam nderin dhe më lejoni, që në emër të Kryesisë, anëtarësisë, grupeve punuese dhe në emrin tim personal, të shpalli të hapur Sesionin e parë Shkencor, me temën:

”THESAR KOMBËTAR I MËRGATËS SHQIPTARE NË SUEDI”.

Lidhur me punën e deritashme në realizimin e botimit të librit në fjalë, fjalen e rastit e mbajti Fetah Bahtiri i cili referoj në pika të shkurtëra mbi ate se deri ku është arritur në këtë drejtim.

Kumtesat në këtë Sesion i lexuan: Muftar Avolli, Avdyl Uka, Mursel Shkupolli, Nazif Hajra, Mehedin Ademi, Xhavit Çitaku, Bajram Muharremi, Zyrafete (Kryeziu) Manaj, Abdurrahim Vallasa, Hamide Vllasa, Isuf Bajraktari dhe Shaban Gashi.

Grupet punuese në përpilimin e këtij libri apo si vet ata e quajtën ”Thesar”prezentuan para të pranishmëve punën e tyre në prezentimin e gjurmëve dhe jetesës së bashkëkombasve tanë në Suedi. Ky libër pritet që së shpejti të dal nga shtypi nën përkujdesjen e SHSHAKSHS dhe ne ndihmën finansiare të biznismenit shiqptar këtu në Suedi z. Halim Hotit. Moderatore e këtij Sesioni të parë Shkencor ishte znj. Miradije Sopa e cila udhëheqi për mrekulli këtë sesion shkencor.

Pas kumtesave, z. Hysen Ibrahimi shpalli të përfunduar Sesionin e parë Shkencor të organizuar nga SHSHAKSHS-së dhe për nderë të pranishmëve u shtrua një drekë e përbashkët.




Pjesëmarrës në sesionin e parë shkencor të SHSHAKSHS



Në këtë sesion shkencor merrnin pjesë anëtar të Shoqatës së Shkrimtarëve, admirues të fjalës së shkruar, bashkëkombas nga qyteteve të regjionit Skåne, miq suedez të shqiptarëve, Kryetarja e Kryesisë së Komunës Ängeholm Åsa Herbst, e cila edhe pershendeti me disa fjalë këtë sesion dhe shoqatës shqiptare këtu i dëshiroj suksese në të ardhmen dhe se tha se shqiptarët do kenë mbeshtjete e institucioneve të qyteti Ängeholm edhe në të ardhmen në punëne e tyre.



Mysafirë i SHSHAKSH, në këtë sesion shkencor të parin ishte historiani, shkrimtari, publicist dhe gazetari shumëvjeqar dikur në të përditshmen Rilindja të prishtinës, Jusuf Buxhovi. Jusuf Buxhovi ishte mysafir i shoqatës së shkrimtarëve me rastin e prezntimit të libirtit të tij historik ”Kosova” në tri pjesë botuar kohë më parë në Prishtinë.

Libri ka tri vëllime: Antika dhe mesjeta, Perandoria osmane dhe Nga konferenca e Londrës deri te protektorati ndërkombëtar. Botues të këtij projekti, të parit në historiografinë shqiptare, janë “Faik Konica” nga Prishtina dhe “Jalifat Publishing” nga Hjustoni i SHBA-ve.

Në këtë vazhdë nga ana e anëtarëve të SHSHAKSHS u paraqtiën kumtesa lidhur me librine Jusuf Buxhovit të cilat kumtesa zgjuan kërsherin dhe interesimin e të pranishmëve në këtë sesion.

Për librin “Kosova” në tri vëllime, referuan: Hysen Ibrahimi, Osman Ahmetgjekaj, Rizah Sheqiri si dhe Hamit Gurguri.



Sipas Hysen Ibrahimit”Kosova” e Jusuf Buxhovit është libri i parë historiografik i kësaj natyre. Në hyrje, autori bën të ditur se fjala është për një shkrim gjithëpërfshirës të historisë shqiptare nga antikiteti e deri në kohën tonë, ku Kosova jo vetëm që nuk shihet e shkëputur nga koncepti i Shqipërisë së natyrshme, por ajo paraqitet si qendër e saj shpirtërore, kulturore dhe shtetërore.

Me këtë rast, autori, fokusimin e përqendron te Pellazgët, ku Dardanët dhe Dardania paraqiten trungu kryesor i asaj që më vonë njihet si vazhdimësi iliro-shqiptare.
Duke shfrytëzuar shumë burime nga historiografia botërore, veçmas ato nga autorët antikë, Buxhovi nxjerr përfundimin se Dardanët janë themelues të Trojës dhe bartës të qytetërimit antik, i cili me pa të drejtë u është atribuuar grekëve, të cilët erdhën shumë vonë dhe përvetësuan gjithë qytetërimin pellazg, madje edhe shkrimin e tyre.
Ndersa sipas poetit, publicistit dhe shkrimtarit Rizah Sheqiri Buxhovi është i pari historian që shpalos një qeshtje madhore për ne e kjo është se ne kemi filllua tia shkruajm vetës vet historinë tonë gjë e cila deri më tani nuk ka qenë. Sheqiri tha se deri me tani të mëdhenjët kan shkruar historinë e të vegjlëve dhe të dobëtve.



Buxhovi, thotë ky sjellë sot fakte të reja të pamohueshme, të pa thyeshme dhe sot pra është koha që edhe të vegjlit të shkruajnë historinë e tyre.


Sheqiri kumtesëne e tij e filloj me një vargë të një poezie të tij në shqip botuara kohë më parë në të cilën paraqet këtë iden e të medhenjëve dhe të fortëve po ashtu e perfundoj kumtesene e tij me të njejtën poezi por në gjuhën suedeze cka beri jehonë në sallë nga duartrokitjete e të pranishmëve.

Ndërsa Osman Ahmetgjekaj tha se është shumë më rendësi për ne sot qeshtja e shtet formimit shqiptar, me ç’rast autori sjell një pamje tjetër nga ajo që është parë nga historiografia ideologjike shqiptare.

Hamit Gurguri në kumtesen e tij u ndal më shumë në aspektin letrar të këtij libri e që me të vertetë ka edhe efektin e vet edhe letrar.

Autori, Buxhoi, tha se nuk ka bërë tjetër pos që gjërat e njohura i ka vendosur në vend të vet, duke i rivlerëusuar dhe se shpreson se rruga që e ka nisur jo vetëm që do të pranohet, por edhe do të vazhdohet nga një çasje gjithëpërfshirëse e historianëve.

Me këtë rast Buxhovi theksoi se historiografia shqipare duhet të tejkalojë pengun e klisheve të historiografisë serbomadhe, ku edhe sot e gjithëditën barten disa nga tezat e saj rreth mitit mesjetar serb, mbi të cilin u ndërtuan planet hegjemoniste serbe. Ai theksoi se shteti i Kosovës duhet të krijojë kushte që historianët të krijojnë vepra shkencore të një vlere të qëndrueshme, me të cilat luftohen konceptet hegjemoniste të historiografisë serbomadhe, në vend se të kënaqet me kuazihistorianë, të cilët historinë e shtetit të Kosovës e shohin të shkëputur nga kontinuiteti i saj mijëravjeçar duke e rrudhur në një dhjetëvjetësh me heronjë të shpifur!

Kryesia e SHSHAKSHS-së, ndau “MIRËNJOHJE” publike historianit Jusuf Buxhovi me motivacionin:

“për kontributin e dhënë shumëvjeçar për shqiptarët, dhe çështjen shqiptare”.

Në kuadër të Sesionit Shkencor, u shfaq edhe filmi dokumentar “Një vizitë tek të mbeturit pengë”, ku u paraqitën fshatrat Cerajë, Bistricë dhe Koshtovë e Vllahisë (fshatra shqiptare në pjesën veriore të Mitrovicës dhe Kosovës) për gjendjen e tyre tejet të vështirë, ekonomike, sociale, arsimore dhe kulturore. Filmi ishte realizuar nga arsimtari Sejdi Zeka-Dreni.

Në emër të Kryesisë së SHSHAKSHS-së, Sesioni e shpalli të mbyllur z. Hysen Ibrahimi, kryetar. Për nderë të pranishmëve u shtrua një drekë e përbashkët.

Komisioni për Informim

pranë SHSHAKSHS-së

Sokol Demaku, kryetar.