PRIVILEGIUM ALEXANDRI MAGNI MACEDONIS EX GRECO ORIGINALI TRADUCTUM
qe ne rastin me te keq eshte nje kopje e shekullit te 15. Studjuesit shqiptare, me inferioritetin e tyre, e shpallen kete nje falsifikim, bile as nuk e publikuan fare, me arsyetimin qe permbajtja e tij nuk perputhet me informacionet qe na vine nga librat e "lashte".
Mendimi juaj ju lutem.
Në vitin 1997, në muzeun Correr të Venedikut, studiuesja italiane L. Nadin, zbuloi “Statutet e Qytet Komunës së Shkodrës” të shek XIV-XV, për ekzistencën e të cilave, në atë muze, kishte pasur edhe një lloj sinjalizimi plot 90 vjet më parë. (L Nadin-L. Za, “Sugli antichi della citta di Scutari”, bot. në “Studiuesit italianë për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare”, Shkodër 1997, f 41-49; “Immagini e documenti della Biblioteca Nazionale Marciana e dalle collezioni del Museo Correr di Venezia”, Tirana 1998, f 75-79, po aty edhe Testamenti lat; L. Fontana, “Bibliografia degli statuti dei comuni dell’Italia superiore”, III (S-Z) Milano-Torino-Roma, 1907, f 101)
Fakti që ato statute kishin ekzistuar dhe aplikoheshin në një periudhë relativisht të gjatë historike, vërtetohej në disa raste në dokumentet mesjetare të kohës, madje në to flitej edhe për statute më të vjetra.
Ky ishte një zbulim me shumë rëndësi, por surprizën e shtonte edhe më përfshirja në ato statute mesjetare edhe e një “Testamenti me “Privilegje” të Aleksandrit të Madh, si edhe “Stema heraldike e Qytetit Republikan të Shkodrës”. Me qëllim që lexuesi të na ndjekë më konkretisht e citojmë të plotë këtë dokument në përkthimin shqip nga P. Xhufi:
“PRIVILEGIUM ALEXANDRI MAGNI MACEDONIS EX GRECO ORIGINALI TRADUCTUM”
Unë Aleksandri, bir i Filipit mbretit të Maqedonasve, mishërim i Monarkisë, krijues i Perandorisë Greke, bir i Zeusit të madh, bashkëbisedues i Brahmanëve dhe i Pemëve, i diellit dhe i hënës, triumfues mbi mbretëritë e Persëve e të Medëve, Zot i botës prej ku lind dhe deri ku perëndon dielli, nga veriu në jug, pinjoll i farës së shquar të popujve Ilirikë të Dalmacisë, Liburnisë, dhe të popujve të tjerë të së njëjtës gjuhë që popullojnë Danubin dhe zonën qëndrore të Thrakës, u sjell dashurinë, paqen dhe përshëndetjet e mia dhe të të gjithë atyre që do të më ndjekin në sundimin e botës.