E vërteta e luftës së Reçit
Posted: Mon Aug 31, 2009 3:42 pm
Rikthim te tema e nxehtë e Luftës Nacionalçlirimtare. Te bashkëpunimi i forcave partizane dhe atyre të Ballit Kombëtar e Legalitetit. Në një zonë ku nuk pati asnjë bashkëpunëtor të pushtuesve nazifashistë. Dhe e treguar nga një bir i kësaj zone, që dhuroi dëshmoren e parë në Shqipërinë e Veriut
Tema e Luftës Dytë Botërore vazhdon të tërheqë vëmendjen e historianëve e studiuesve të ndryshëm, në Europë e më gjerë. Dokumente e fakte të reja, këndvështrime, interpretime e qëndrime të reja e kanë pasuruar atë. Edhe në Shqipëri, tema e Luftës Nacionalçlirimtare vazhdon të zërë një vend të dukshëm.
Pavarësisht disa mendimeve e tezave të shprehura vitet e fundit (në fillim të viteve '90-të mohimi i saj, më vonë se ajo ishte luftë civile e vëllavrasëse, ose hidhej ideja se kujt i duhej lufta kundër nazistëve gjermanë, sepse ata ishin kalimtarë e deri disa ide e mendime që po hidhen në treg kohët e fundit, sikur këtë luftë e kanë bërë Balli e Legaliteti etj.), sigurisht që koha ka sjellë fakte e dokumente të reja të panjohura më parë (ose të fshehura qëllimisht), ka sjellë mendime, qëndrime e interpretime të reja.
Mendimet e shprehura se historia duhet rishkruar është i drejtë për disa ngjarje e zhvillime politike të asaj periudhe tepër delikate, për rolin e disa politikanëve e figurave të asaj kohe, por pa iu shmangur për asnjë moment idesë themelore, se ajo ishte luftë e popullit shqiptar kundër pushtuesve nazifashistë dhe bashkëpunëtorëve të tyre, luftë që i bën nder popullit e vendit tonë, e që me të drejtë e radhit atë ndër ata popuj e vende, që në saj të luftës që bënë, e përfshin veten në Koalicionin Antifashist.
Vitet e fundit është folur e shkruar shumë herë për Luftën e Reçit.
Edhe për këtë luftë janë thënë gjëra të reja, e janë pasqyruar të vërteta që më parë nuk publikoheshin ose fshiheshin, por, në jo pak raste janë thënë e shkruar të pavërteta, e madje falsifikime.
Unë, si bir i asaj zone, do përpiqem nëpërmjet disa dokumenteve të pabotuara më parë, të parashtroj disa të vërteta, e kryesorja, nëpërmjet zhvillimit të saj, të nxjerr në pah mesazhet tepër pozitive të kësaj lufte për gjithë popullin shqiptar. Reçi, si pjesë e Rranxave të Malësisë së Madhe, shtrihet në Verilindje të qytetit të Shkodrës, dhe në atë kohë numëronte rreth 300 shtëpi.
Banorët e kësaj zone malore-gjysmë kodrinore, e siguronin jetesën kryesisht nga shitja e rrushit, gështenjave, dhe blegtoria. Popullsia në masë ishte analfabete, sepse deri mbas çlirimit të vendit nuk ka pas asnjë lloj shkolle.
Si shumica e shqiptarëve, edhe reçjanët e pritën pushtimin e vendit me indinjatë e keqardhje. Madje, në prag të pushtimit, disa prej tyre iu drejtuan Shkodrës për t'u armatosur e luftuar, ashtu siç kishte premtuar ish-Mbreti Zog...
Disa bij të kësaj zone dezertuan gjatë Luftës Italo-Greke, dhe u kthyen në shtëpitë e tyre. Pavarësisht nga përpjekjet e joshjet e regjimit fashist dhe të disa bashkëpunëtorëve të tij, nga kjo zonë nuk u regjistrua asnjë milic. Është kuptimplotë fakti se nga kjo zonë nuk ka patur asnjë bashkëpunëtor të pushtuesve italianë e më vonë atyre gjermanë.
Më 10 qershor të vitit 1942, u krijua në Postribë çeta e parë partizane për Qarkun e Shkodrës. Krahas Postribës, partizanët gjetën terren të përshtatshëm në zonën e Reçit. Sipas dokumenteve të asaj kohe, pushtuesit, duke parë qëndrimin e popullsisë së kësaj zone, në pranverë të atij viti ngritën aty një postë karabinierie, me efektiv të përbashkët italianë dhe shqiptarë, e vetmja në gjithë Malësinë e Madhe.
Në verën e vitit 1942, partizanët e parë të Qarkut të Shkodrës, Gjovalin Luka dhe Abdyl Bekteshi, filluan të lëviznin në këtë zonë, e sidomos në lagjen e sipërme të saj, në Doç, ku kishin krijuar dy-tri baza të sigurta, e ku kanë qëndruar pjesën më të madhe të kohës, deri në tetor të atij viti.
Një fakt interesant e domethënës, që nuk është vënë në dukje më parë, është se në korrik të vitit 1942, disa dhjetëra fshatarë të Reçit kishin krijuar një lloj besëlidhje që, në rast se partizanët do të rrethoheshin në ndonjë shtëpi nga forcat qeveritare, të tjerët do t'u shkonin në ndihmë.
Natën e 18 tetorit, partizanët e sipërpërmendur, u rrethuan në pabesi nga forcat e milicisë fashiste në shtëpinë e Bejto Faslisë, e cila prej muajsh ishte ndër bazat kryesore të tyre. Mbas disa orë luftimi, atyre u erdhën në ndihmë bashkëfshatarët dhe arritën të çajnë rrethimin dy partizanë, dhe i zoti shtëpisë me djalin dhe nipin.
Në luftë u vra vajza e shtëpisë Gjylie Bejto Vukaj, që është dëshmorja e parë e Shqipërisë së Veriut. Mbas kësaj ngjarjeje, fashistët i dogjën shtëpinë, deshën t'i internonin familjen, por bashkëfshatarët e tij bënë të gjitha përpjekjet dhe e shpëtuan nga internimi...
Kjo ngjarje pati jehonë të madhe gjithandej, e sidomos në Malësi të Madhe, ku tradita e mikpritjes dhe mosprerjes në besë të mikut është aq e rrënjosur, e respektuar dhe e shenjtë për malësorët...( Mjafton shembulli i mëposhtëm:
Sipas kujtimeve të djalit të shtëpisë Xhemal Bejto, fashistët kanë qëndruar tri ditë përreth shtëpisë, dhe mbasi kanë grabitur të gjithë pasurinë, bagëti etj., kanë vendosur të djegin shtëpinë, si dënimi më i madh që mund t'i bëhej dikujt, veçanërisht për psikologjinë e traditat e malësorëve...Një oficer urdhëron një bashkëfshatar t'i vinte zjarrin shtëpisë së Bejtos.
Fshatari, nga frika filloi të hipte në shkallët e vendosura për këtë qëllim. Kur arrin në gjysmë të shkallëve, një milic nga Dukagjini, me emrin Lulsh, i drejtohet fshatarit: "Ulu poshtë, se nuk bën të djegësh shtëpinë e fshatarit tënd".
Fshatari, duke parë oficerin që e kërcënonte, për një moment ngurroi dhe mbeti në gjysmë të shkallës. Milici i përsëriti ulu, ose do të vras dhe i drejton pushkën, çka e detyron fshatarin të ulet. Milici i drejtohet oficerit, se, ti je nga Jugu e nuk i din ligjet e Maleve.
Unë para tri netësh dojsha ta ha të gjallë Bejto Faslinë, ndërsa tani, mbas asaj që bani ai, e nuk preu miqtë në besë, më vjen keq për të e për familjen e tij, sepse me qëndrimin e tij ai nderoi malet tona").
Për t'u qëndruar besnik dokumenteve të kohës, po riprodhoj telegramin që zv/ministri i Brendshëm Mark Gjon Markagjoni (djali i Gjon Marka Gjonit) i bënte Prefekturës së Shkodrës; "Përgjigje telit Nr. 373 Res. datë 31 m.k. Nuk Kuptohet se për ç'arsye nuk keni pushkatuar menjëherë në vend të zotin e shtëpisë Bejto Faslia (.).
Ndër këso rastesh duhet të ju urdhënoni kategorikisht organeve vepruese që të zbatojnë pa tjetër ç'ka urdhënon qarkorja e Kryeminstrisë Nr.3068, datë 31 gusht 1942, posë kundra t'arratisunve edhe kryetarit të familjes që përbunë t'arratisunit (.).
Na njoftoni përfundimin (.) N/Ministri (Firma poshtë)". Kjo ngjarje pati rëndësi të madhe, sepse krahas të tjerave, bëri jehonë për popullarizimin e lëvizjes partizane, dhe që nga kjo kohë, për shumë arsye, Reçi, ashtu si dhe Postriba, Grizhja, Rrjolli, u bënë zonat kryesore të lëvizjes partizane e më gjerë, ku u organizuan çetat partizane dhe batalioni partizan "Perlat Rexhepi".
Pushtuesit italianë dhe bashkëpunëtorët e tij u përpoqën disa herë të shuenin lëvizjen partizane në këtë zonë, duke ndërmarrë operacione "spastrimi" dhe arrestime në radhët e popullsisë.
Kështu, siç dokumentohet nga materiali i mëposhtëm, një operacion i tillë është ndërmarrë në fillim të qershorit të vitit 1943. Në shkresën Nr.719, dt.11.6.1943, firmosur nga Rregjenti M. Murati, ndërmjet tjerave thuhet: Drejtorisë së Përgjithshme Nr.1 (Komisionit Qëndror të internimit. Për njoftim; Prefekturës, Prokurorisë së Mbretit. Komandës së Legjionit të Katërt M.F.Sh. IV
"Qysh ditën e mrame të muejit maj të këtij viti, një çetë komuniste prej 45-50 vetash të armatosun, e kryesueme prej të njoftunit Gjovalin Luka, qëndronte në katundin Reç e Prenikaj të Koplikut (Prenikaj është lagje e Reçit- shënimi im), ku gjente strehë prej banorëve të këtyre katundeve.
Mbasi kjen mbledh informata të sigurta, prefektura lokale dispononte spastrimin e zonës nga banda komuniste, mbi këtë komanda e të IV Legjion të M.F.SH. me datën 5 të këtij muaji ka çue një repart të saj në atë krahinë ku banda komuniste tue qëndrue në objekte favorizuese dhe pozita të zgjedhuna vjen në dijeni të ndjekjeve dhe largohet tue mos mujt me hy në kontakt me ta.
Në këtë rast janë ndalue dhe vu në dispozicion të kësaj zyre personat e poshtëshenuem, të cilët sipas hetimeve edhe deklarimeve të tyne, i kanë dhanë ushqim e strehim çetës komuniste të Lukës dhe asaj të Llesh Marashit për shumë herë me radhë, me pretendim se kanë qenë të shtërnguem nga frika...".
Më poshtë, në këtë dokument flitet për arrestimin e 15 vetëve, të gjithë nga Reçi, (të gjithë të njohur si baza të luftës Nac.çlirimtare ), si dhe për propozimin për internimin e tyre.
Në disa materiale të botuara vitet e fundit është folur shumë herë për rolin e luajtur nga Llesh Marashi gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, ku ai paraqitet si figurë e rëndësishme, e veçanërisht në Luftën e Reçit. Ai rridhte nga një familje me emër në Malësinë e Madhe. Ai kishte qenë oficer në periudhën e Zogut, dhe me pushtimin e vendit nga fashistët italianë, ai nuk ka pranuar të vihej në shërbim të tyre, me gjithë ofertat që i kishin bërë.
Në pranverë të vitit 1943, ai pranoi platformën e Frontit Nacionalçlirimtar dhe në fund të muajit mars të vitit 1943, së bashku me disa njerëz të tij (7 vetë), u bashkua me çetën partizane (që numëronte mbi 40 vetë), e cila, me këtë rast u riorganizua. Me propozimin e partizanëve, Llesh Marashi u zgjodh komandant i kësaj çete, ndërsa si komisar u zgjodh komunisti Qamil Gavoçi. Mbasi ka qëndruar rreth 20 ditë me çetën është larguar me pretekstin, për të organizuar luftën në Malësi të Madhe.
Roli i tij ka qenë tepër i dyshimtë, sepse që nga kjo kohë e deri në Luftën e Reçit, ai nuk është ndjerë më...Sipas kujtimeve të ish-partizanëve të çetës partizane ku ishte zgjedhur komandant, ai duke dashur të justifikonte largimin nga çeta, kishte dalë me idenë për të krijuar një çetë vetëm me malësorë të Malësisë së Madhe, madje i ka propozuar Bejto Faslisë (nga tregimi i tij) që të shkëputej nga çeta partizane dhe të bashkohej me të.
Është tepër interesant qëndrimi i këtij njeriu, i cili menjëherë mbas Luftës së Reçit, u vu krejtësisht në shërbim të pushtuesve gjermanë, dhe deri në çlirimin e Shkodrës ka qenë qarkkomandant xhandarmërie, duke u treguar i pamëshirshëm ndaj lëvizjes Nacionalçlirimtare. Mjafton të përmendim faktin, se me urdhër dhe firmë të tij janë internuar në kampin e Prishtinës mbi 200 të rinj shkodranë, nga të cilët rreth 80 nuk janë kthyer më...
Duke u kthyer te shkresa e mësipërme e regjentit M. Murati e dt.11.6.1943, ku krahas çetës së Gjovalin Lukës përmendet çeta e Llesh Marashit, dua të saktësoj se është fjala për çetën partizane të riorganizuar, pikërisht atë ku ai ishte zgjedhur komandant, çka vërtetohet nga shkresa Nr. 276/16, dt. 28.4.1943 (pak ditë mbas riorganizimit të çetës) e Ministrisë së Brendshme, ku thuhet: "Ministria e Mrendshme (Zyra politike).
Komandës së Xhandarmarisë Ushtarake (Drejtorisë Përgjithshme Policisë) Tiranë. Komunikoj emnat e përbamjes së bandës së Llesh Marashit që vepron në provincën e Shkodrës.
Rrok Konto Marashi, Ndue Gjelosh Marashi, Harap Zeneli, Dan Elezi, të gjithë nga fshati Zagorë i Shkrelit, Zef Luka nga fshati Brigje të Hotit, Palok Mirashi nga Kastrati, Gjovalin Luka nga Shkodra, Bejto Faslija, Xhem Fejto Faslia (bab e bir) nga fshati Reç, Tuk Jakova, Xhemal Broja, Sadik Kosova, të tre nga Shkodra, Bajram Zaganjori nga Shkodra, Qamil Gavoçi dhe i vëllai nga Shkodra, Fahri Ramadani nga Drishti me një tjetër me emën e mbiemën Beshir, Hysen Imeri nga Postrriba. Ministri."
Pak ditë para kësaj, me dt. 23.4 1943 po ky regjent, M. Murati dërgonte shkresën Nr. 0444 si më poshtë: "Prefektures.
Komandës Grupit K.K.M.M., Komandës së Legjionit M.F.SH. Për njoftim Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Tiranë. Kemi informata të sigurta se një çetë komuniste e përbame prej 250 vetësh kanë kalue nëper vendin Molla e Urës Shtrejtë dhe ka mërritun në qendrën nën Rrezes Cukalit përmbi Vukaj të Shllakut.
Kjo çetë asht pa me 22 të këtij mueji prej shtegtarëve të Dukagjinit. Informata thotë se çeta gjindet akoma në atë vend. Dyshoj se mos bahet ndonjë turbullim nga ana e saj. Regjenti M. Murati".
Nga këto dhe shumë materiale të tjera të asaj periudhe, shihet qartë se pushtuesi e bashkëpunëtorët e tij, jo vetëm kishin frikë nga shtrirja dhe përhapja e lëvizjes Nacionalçlirimtare, por po përgatiteshin për një ndërhyrje masive kundër saj.
Një ngjarje tepër e rëndësishme e kësaj periudhe është dezertimi i Ushtrisë Kombëtare shqiptare e dislokuar gjatë bregdetit Adriatik, nga Shëngjini deri në Tivar (një temë e trajtuar pak në studimet tona), dhe bashkimi i një pjese të saj me batalionin partizan "Perlat Rexhepi" të porsakrijuar.
Vitet e fundit janë thënë të vërteta e të pavërteta, madje edhe gjëra krejtësisht të paqena lidhur me këtë ngjarje. Siç thashë më sipër, mungon një studim i dokumentuar rreth këtij akti atdhetar të këtyre bijve të popullit shqiptar, të cilët, pavarësisht se me vonesë, u vunë në shërbim të luftës për çlirimin e atdheut e disa prej të tyre dhanë edhe jetën.
Për t'u ardhur në ndihmë sadopak studiuesve që do të merren me këtë problem, dhe për dijeni të lexuesit, do të përmend vetëm dy momente. Lidhur me dezertimin e asaj pjese të ushtrisë që kaloi në rajonin e Shkodrës, ish-komandanti i baterisë "Drini", e dislokuar në këtë periudhë në Komino të Ulqinit, toger Fadil Deliallisi, kujton: "Qëllimi ynë ishte me kalue me çdo kusht në Rranxat e Shkodrës për t'u bashkue me çetat partizane, por pa u përpjekë me armikun, sepse ushtarët, si artilierë nuk kishin ba stervitje për luftim kambsorie.
Kërkonim me arritë në Rranxat e Shkodrës për t'u bashkue me çetat partizane e me u organizue bashkë me ta, për një kohë të shkurtër me u stervitë e me njoftë format e luftës partizane...Lidhur me formimin e batalionit partizan "Perlat Rexhepi", ai kujton: "Batalioni 'Perlat Rexhepi' asht formue me 8 gusht 1943 në pyllin e katundit Vorfë.
Ky batalion asht formue nga partizanët e Qarkut të Shkodrës dhe nga ushtarët e baterisë "Drini" që dezertuen nga regjimenti III Kaçator shqiptar i Ulqinit, që pruni toger Fadil Deliallisi, të cilët me 7 gusht 1943 u bashkuen vullnetarisht me partizanët e Qarkut të Shkodrës..."
Tepër domethënës është njoftimi i Kuesturës Shkodër, e cila me shkresën Nr. 0983, dt. 23.8.1943, vetëm një javë para luftës së Reçit, njofton Drejtorinë e Përgjithshme Tiranë, si më poshtë: "Xhandarmaria lokale na njofton se oficerë të dezertuar së bashku me 130 ushtarë, nën drejtimin e komunistit Sadik Bekteshi, nga bjeshka e katundit Domen (Drisht) do të kalojnë për në rajonin e Malësisë së Madhe (Tuz). Gjithashtu, një fuqi tjetër e përbame prëj 60 vetësh, oficerë e ushtarë, e komunista, nën komandën e Gjovalin Lukës ndodhen në katundin Ura e Shtrejtë (Drisht).
Simbas informatave që ka ajo, ndër këto dy ose tri ditë kanë ndërmend të mësyjnë gazermat ushtarake e postkomandat ma të afërta. Për këtë, nga ana e xhandërmarisë lokale asht njoftue dhe komanda e ushtrisë. Kuestori Dh. Bala. Firma poshtë".
Lufta e Reçit nuk është një ngjarje e rastit apo një aksion i rëndomtë i pushtuesit kundër lëvizjes Nacionalçlirimtare. Ai ishte një operacion i përgatitur shumë mirë nga të gjitha pikëpamjet.
Ai kishte si qëllim shkatërrimin e eliminimin një herë e mirë të kësaj lëvizjeje, dhe pikërisht në zonën që konsiderohej si kështjella e saj. Sipas planit të përgatitur nga pushtuesit italianë, ata do të sulmonin me më shumë se 1100 vetë të armatosur më së miri, të mbështetur edhe nga aviacioni.
Komanda italiane llogariste të fuste në luftë edhe të ashtuquajturat "Forca vullnetare" të Malësisë së Madhe, çka komanda italiane e kishte zyrtarizuar në një mbledhje me bashkëpunëtorët e vet.
Sipas planit të hartuar nga komanda italiane, fashistët llogarisnin që me dt.31 gusht të sulmonin dhe të nënshtronin Reçin, të nesërmen, më 1 shtator të vazhdonin marshimin për në Rrjoll e Postribë dhe ditën e tretë të dilnin në brigjet e Drinit, duke nënshtruar një herë e mirë këto krahina "rebele", që ishin bërë strehë e luftëtarëve për liri.
Duhet vënë në dukje se ato ditë ishte krijuar një situatë mjaft e favorshme për luftën kundër pushtuesit italian.
Mbas rënies së Musolinit, kur dukej se fashizmit italian po i vinte fundi, kemi një gjallërim të luftës kundër pushtuesit edhe në Qarkun e Shkodrës, ku krahas lëvizjes Nacionalçlirimtare, vërehet aktivizim më i dukshëm edhe i Ballit Kombëtar dhe Legalitetit, si dhe një bashkëpunim më i frytshëm midis tyre e Frontit Nacionalçlirimtar.
Kuptimplote është demonstrata e përbashkët e rinisë, e dt. 26 korrik, në qendër të qytetit të Shkodrës, ku përfaqësoheshin të gjitha forcat politike.
Aty pushtuesit dhe bashkëpunëtorët e tyre përdorën të gjitha mjetet e dhunës e deri armët, ku u vra kryetari i Rinisë së Ballit Kombëtar Mustafa Dervishi, i cili ishte në ballë të demonstratës, e u plagosën disa të tjerë.
Të nesërmen, varri i tij u mbulua me kurora, që siç thuhet në traktin e Ballit Kombëtar, lëshuar me këtë rast "Ishin kunora prej të gjitha ideologjinave, u derdhën lotë të sinqertë prej të gjitha klasave të Shqipnisë".
Ndërsa revista "LIRIA", botim i Rinisë Popullore Antifashiste për Shkodrën, në numrin 1 të muajit shtator të vitit 1943, shkruante: "Bijve të denjë të qytetit kreshnik të Shkodrës Vojo Kushi, Jordan Misja, Esat Gjyli, Branko Kadia, Tom Kola, Mustafa Dervishi, që me gjakun e tyre të pastër lanë këtë tokë arbënore, rinia Antifashiste e Shkodrës këtë botim të parë ia kushton".
Mbas kësaj ngjarjeje dalin në mal për të luftuar armikun me pushkë në dorë edhe disa përfaqësues të Ballit e Legalitetit. Kuptimplotë është fakti se edhe për ta baza kryesore ka qenë zona Reç, Rrjoll, Grizhe, Postribë, ajo zonë ku që në verën e vitit 1942, ishte kthyer në zonën bazë të Lëvizjes Nacionalçlirimtare.
Kjo zonë konsiderohej, si të thuash, zonë e çliruar, ku krahas partizanëve mund të lëviznin lirisht edhe përfaqësues të Ballit e Legalitetit, mbasi që nga maji i këtij viti, në zonën e Reçit, për shembull, nuk kishte shkelë asnjë lloj force qeveritare...
Siç kujton veterani i luftës, Ramadan Reçi, pikërisht në këtë periudhë, më 13 gusht 1943, në Muçovilë të Reçit është organizuar një mbledhje e parisë së Rranxave, ku kanë marrë pjesë bajraktarët e Reçit, Koplikut, Grizhës dhe Rrjollit, si dhe përfaqësues të Frontit Nacionalçlirimtar, Ballit Kombëtar dhe Legalitetit, dhe ku Ramadani përfaqësonte Frontin Nacionalçlirimtar (tërheq vëmendjen fakti se ai duke qenë nipi i bajraktarit të Reçit, ishte në rolin e një përfaqësimi të dyfishtë...)
(Vijon nesër)