"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Historiani Lambert: Europa sabotoi historine shqiptare

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1359
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Historiani Lambert: Europa sabotoi historine shqiptare

#1

Post by Patush » Wed Sep 02, 2009 5:03 pm

Historiani zviceran Aleksandre Lambert -intervistë për “Panorama”
Evropa sabotoi historinë tuaj në shekullin XIX, kur Ilirinë e quajti Ballkan”
30/11/2007 - Panorama
Diku andej nga fundi, pranë Ruandës mbase. Dhe përderisa ne nuk e njohim vetveten mirë, përderisa ngremë zërin, nxijmë gazetat e çajmë mikrofonat duke përbotëruar sa monstruozë jemi, harruar vlerat, kështu ka për të ndodhur. Të huajt, shumica absolute e tyre, ata që përbëjnë mëhallën e madhe rrotull shtëpisë, nuk do të na japin vendin që na takon kurrë nëse një ditë ne nuk do të mësojmë të duam para së gjithash vetveten. Dhe që të kesh respekt për vetveten, së pari duhet të fiksosh në memorie vlerat, pozitivitetin. Kombe të tjera, më agresivë, më të fuqishëm, duket veçse na kanë marrë me përdhunë në çdo kohë pasurinë dhe vetë jetën, kanë punuar me kujdes për të na vdekur në shpirt edhe atë pjesë e cila na bënte krenarë: - Historinë. Të vrarë, të vjedhur, të kafshuar dhe së fundmi të izoluar, mbase vërtet ne nuk dukemi më shumë se tregojmë. Porse është turp gjithsesi që të huajt të na mësojnë të jemi më shumë krenarë. Dhe ndërsa grekët, për shembull, na vendosin kufirin, jo vetëm imagjinar, në Shkumbin, dhe këtë ua trashëgojnë brezave, pavarësisht se shifrat tregojnë 2007, sa nacionalistë mbetet të jemi? Sa dimë ne se Aleksandri i Madh ishte ilir, apo edhe vetë Pirrua i Epirit. Dhe nëse ata më pas folën një tjetër gjuhë, pse nuk tentojmë të përvetësojmë atë pjesë që na takon? Por ky le të mbetet një ilustrim. Vonë nuk është kurrë. Këtë filozofi sjell edhe historiani zviceran Aleksandre Lambert në intervistën për “Panorama”. Fe. De.


INTERVISTA

Dr. Aleksandre Lambert, me që ju i njihni problemet e vendeve të Evropës Juglindore, sidomos shqiptarët, a mund t'u flitni lexuesve tanë, por edhe botës, në këtë 95-vjetor të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë se si i njihni ju shqiptarët?

Përballë tendencës së përgjithshme të shtypit dhe mediave të tjera ndërkombëtare, pjesërisht të ndikuara nga propaganda serbe dhe greke, si dhe nga gjithë ata që i mbështesin, duke folur keq për shqiptarët - dhe duke qenë se bashkësia ndërkombëtare bën pyetjen për të ardhmen e këtij populli në Evropën Juglindore, unë mendoj se është koha që të paraqitet ky popull në një mënyrë objektive, konstruktive, dhe pse jo edhe të drejtë.
Më lejoni t'ju them që në fillim se unë nuk mendoj se shqiptarët janë engjëj dhe popuj të tjerë duke përfshirë edhe serbët të jenë të tillë. Unë do t'ju flas për faktin se me përhapjen e klisheve, këtyre ideve të rreme shumë herë të përsëritura me fyerje kundër shqiptarëve, askush nuk do mund t'u ndërrojë bindjen shqiptarëve për dinjitetin e tyre të shquar, as edhe për identitetin e tyre kombëtar, për të cilin ata kanë të drejtë të jenë krenar. Me fjalë të tjera, të flasësh qëllimisht keq për dikë dhe pa argumente tregon se kemi të bëjmë me një vogëlsi shpirtërore që mbulon me turp atë që shpif, sidomos kur nuk ia njeh, por edhe më keq kur ia mohon vlerat një populli.

Çfarë mund të na thoni për zhvillimin e ngjarjeve në vendet e Ballkanit pas përmbysjes së regjimeve komuniste, sidomos për ato lidhur me shqiptarët?

Pas Luftës së Ftohtë, Evropa dy herë nuk ka qenë në gjendje të ndalojë genocidet dhe "spastrimet etnike" në kontinentin e vet. Po të mos kishin ndërhyrë më në fund Shtetet e Bashkuara për të ndaluar masakrat në Bosnje dhe në Kosovë, asgjë nuk do ta kishte ndaluar regjimin e Milosheviçit të çonte deri në fund genocidin e tij të bërë kundër popullsive myslimane në Ballkan. Duhet pranuar se Evropa ka disa vështirësi në punën për të integruar në mënyrë të drejtë komunitetet e veta myslimane. Gjithashtu mund të supozojmë se po të kishin qenë të krishterë 8 mijë burrat dhe djemtë që u masakruan në Srebrenicë, Mladiçi dhe Karaxhiçi nuk do t'i kishin shpëtuar proceseve të tyre për një kohë kaq të gjatë. Nga ana tjetër duhet të jemi të ndërgjegjshëm se afiliacionet fetare dhe konfesionale të shqiptarëve nuk kanë qenë shumë të rëndësishme për ta, as edhe qenësore në përcaktimin e identitetin të tyre kombëtar. Në fakt, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Hero i tyre kombëtar, ishte katolik kur ai luftonte kundër otomanëve për 25 vjet rresht, duke mbrojtur lirinë e Shqipërisë dhe duke penguar ushtritë otomane të mbërrinin deri në Vatikan. Nuk është një gjë e rastit që shumë Papë atë e kanë nderuar me emrin "Kampion i Kristianizmit". Kurse Volteri ka shkruar për të: "Po të kishte qenë në krye të Perandorisë Bizantine, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Konstandinopoli nuk do të kishte rënë në duart e Otomanëve", që në atë kohë përfaqësonin Perandorinë më të fuqishme të botës. Edhe Napoleon Bonaparti e ka vlerësuar Skënderbeun si një nga katër "Gjeneralët" më të mëdhenj të historisë. E vërteta është se shqiptarët po ta kishin konsideruar fenë islame dhe çdo fe tjetër më të rëndësishme se identitetin kombëtar, nuk do ta kishin bërë Skënderbeun hero të tyre kombëtar.

Si e shpjegoni ju çështjen e kthimit të shumicës së shqiptarëve në fenë myslimane dhe mendimin e ndokujt që e konsideron këtë fakt si negacion për hyrjen e shqiptarëve në Evropë?

Unë mendoj se Evropa duhet të jetë krenare që të ketë në gjirin e saj kombin shqiptar, i cili duhet vlerësuar si shumë tolerant. Për shqiptarët çfarëdo që të jesh mysliman, ortodoks, katolik, por edhe atë, je po aq shqiptar dhe po aq i respektuar sa gjithë të tjerët. Eshtë e vërtetë se gjatë pushtimit otoman shumë shqiptarë u kthyen në myslimanë. Por e vërteta është se kryengritjet më të shumta kundra Perandorisë Otomane janë bërë më tepër nga shqiptarët se sa nga popujt e tjerë të krishterë. Përkundrazi, ndërrimi i fesë për shqiptarët ka qenë një mjet për të ruajtur identitetin e tyre kombëtar, dhe ata e kanë ruajtur këtë identitet për një kohë shumë të gjatë. Shumë kohë përpara ardhjes së qytetërimit sllav në Evropën Perëndimore dhe shumë përpara ardhjes së serbëve në Ballkan (ata erdhën në shekullin e VII-të pas Krishtit). Shqiptarët kishin një qytetërim të tyre në juglindje të Evropës dhe e kanë ruajtur kulturën e tyre gjatë shekujve, edhe pse janë ndodhur midis dy kulturave më të rëndësishme të Evropës të asaj kohe, greke dhe romake. Dhe kjo është një provë që flet në të mirë të shqiptarëve, po të kemi parasysh se në të njëjtën kohë shumë popuj të tjerë të Evropës u romanizuan, u gjermanizuan dhe u sllavizuan. Te shqiptarët ky fenomen asimilimi ndodhi vetëm te popullsia ortodokse e atyre krahinave kufitare që jetonin afër serbëve dhe grekëve. Ata nuk i qëndruan presionit fetar të drejtuar nga kisha ortodokse, që është e njohur shumë mirë në histori për çështje asimilimi. Ata e humbën identitetin e tyre kombëtar për t'u bërë grekë, serbë e malazezë vetëm për të ruajtur fenë ortodokse. Shqiptarët katolikë e kanë patur më të lehtë ta ruajnë identitetin e tyre shqiptar, sigurisht nga mbështetja e fuqishme e Vatikanit. Shqiptarët që u konvertuan në myslimanë e patën më të lehtë ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar, se feja myslimane ishte feja zyrtare e pushtuesit. Një meritë e tyre është fakti se ata morën vetëm kulturën osmane, dhe nuk u asimiluan prej tyre siç mund të ketë ndodhur me popuj të tjerë në Perandorinë Otomane, të cilët humbën edhe gjuhën. E vërteta është se shqiptarët e konvertuar në fenë islame, u sollën gjithmonë si vëllezër me shqiptarët ortodoksë e katolikë, duke ndihmuar këta të fundit në zgjidhjen e drejtë të shumë problemeve me administratën turke.

Pasi sqaruam çështjen e konvertimit fetar të shqiptarëve në Mesjetë, çfarë mund të na thoni ju për ilirët, paraardhësit e shqiptarëve të sotëm, ose më mirë si i njihni ju shqiptarët e Lashtësisë?

Ilirët, paraardhës dhe stërgjyshër të shqiptarëve janë regjistruar nga historia në Evropën Juglindore të paktën po aq herët sa edhe grekët. Ata janë unikë në Evropë, sepse prania e tyre në këtë zonë ngjitet të paktën deri në periudhën neolitike, siç e dëshmojnë arkeologjia, antropologjia dhe vazhdimësia kulturore dhe etnolinguistike. Grekët dhe shqiptarët kanë të përbashkët faktin se kanë gjuhë indoevropiane që dallohen nga gjuhët e tjera indoevropiane, ashtu sikurse edhe armenishtja. Studimet e gjysmës së dytë të shekullit XX, provojnë se shqipja është gjuha më e vjetër indoevropiane. Gjuha shqipe ndryshe nga greqishtja dhe armenishtja e sanskritishtja në shkrimin e saj përdor alfabetin latin, dhe shqiptohet ashtu sikurse shkruhet. Po të hyjmë në historinë e lashtësisë, ne mund të gjejmë se Aleksandri i Madh, i biri i Olimpias, epirote - ilire, kishte si gjuhë amtare ilirishten. Greqishten atij ia mësoi Aristoteli. Shumë e përhapur është në botën e sotme shprehja "Një fitore si e Pirros". Dhe kjo shprehje të kujton fitoren e famshme që Pirroja pati kur mundi romakët në Askulum në vitin 279, para Krishtit. Plutarku e ka vlerësuar Pirron si strategun më të madh të lashtësisë. Kjo betejë që humbën romakët mbeti në histori edhe si beteja që karakterizon fillimin e ngjitjes së tyre, kurse për Epirotët dhe për Pirron kjo betejë u shënua si pika e dekadencës së tyre. Bota e ka konsideruar Pirron si grek, edhe pse ai e mësoi greqishten në moshën 12-vjeçare në Aleksandri, ku vazhdonte edukatën e tij princore. Eshtë e vërtetë se romakët i mundën ilirët pas luftërash dhe kryengritjesh që zgjatën me shekuj. Konsulli romak Paul Emili nuk mundi të nënshtrojë ilirianët edhe pasi ai rrafshoi për tokë më se 70 qytete të tyre dhe dërgoi në Romë si skllevër 150.000 epirotë - ilirë, me në krye mbretin e tyre Genc. Sipas historianit romak Suetona, kryengritja e ilirëve në vitet 6 dhe 9 pas Krishtit ishte më e tmerrshmja nga të gjitha luftërat që Roma ka bërë në botën e jashtme pas luftërave Punike. Roma nuk arriti t'i asimilojë ilirët. Përkundrazi, janë me dhjetëra perandorët që Iliria i dha Romës, sidomos kur Perandoria romake filloi të bjerë. Midis perandorëve më të famshëm le të përmendim Konstantinin e Madh, që lindi në Kosovë. Qe Konstantini i Madh ai që u rreshtua vendosmërisht në anën e kishës Kristiane me Ediktin e Milanos të vitit 313, i cili u garantoi të krishterëve një tolerancë që ishte e barabartë me njohjen e kristianizmit si fe e shtetit. Sundimi i Konstantinit të I-rë shkëlqeu me ndërtimin e monumenteve kristiane, prej të cilëve po përmend Vatikanin. Edhe Perandori Justiniani i I-rë ishte ilir. Ai la si trashëgimi të lavdishme veprën e tij legjislative Kodi i Justinianit, që ka mbetur edhe sot e kësaj dite themeli i të drejtës civile moderne. Përkthyesi i parë i Biblës në gjuhën latine ka qenë iliriani Shën Hieronim. Kompozitori dhe himni kristian "Laudamus …" me përdorim edhe sot e kësaj dite është vepër e kompozitorit Niket Dardani, edhe ai ilirian nga Kosova. Duhet të pranojmë se ilirët në Evropë kanë qenë një nga popujt e parë që u kristianizuan, kjo vërtetohet edhe nga Bibla. Kur Shën Pavli shkoi në Iliri për të kristianizuar ilirët, ai gjeti në Durrës një kishë kristiane.

A mund të na thoni diçka lidhur me shqiptarët që lanë gjurmë në historinë e Evropës gjatë Mesjetës, duke na e konkretizuar këtë dhe me emra?

Në Mesjetë shqiptarët i kanë dhënë udhëheqës botës, udhëheqës laikë ose fetarë dhe personalitete kulturore që i kalojnë kufijtë e Evropës. Disa Papë kanë qenë shqiptarë, për shembull, - Klementi i XI-të më i dalluari prej tyre. Por shqiptarët kanë qenë në krye të feve me rëndësi botërore, si në krye të fesë ortodokse, ashtu edhe të asaj myslimane. Në histori gjejmë udhëheqës të shquar shqiptarë në shumë vende të Evropës, madje edhe prej atyre që ngandonjëherë kanë përcaktuar fatin e shumë betejave historike (në vitin 1515 qe Merkur Bua me kalorësinë e lehtë të Venedikut, e përbërë e gjithë nga shqiptarë që përcaktoi fitoren e betejës së Marinjanit, që historia e emëroi beteja e gjigandëve dhe jo Françesku i I-rë i Francës, 19 vjeç, që ato dy ditë beteje mësoi se si luftohet). Shqiptarët i kanë dhënë shumë kryeministra dhe gjeneralë të shquar Perandorisë Otomane (vetëm familja Qyprili i dha 5 kryeministra Perandorisë). Shqiptarët i kanë dhënë shumë heronj të pavarësisë greke, prej të cilëve po përmend Kundurjotis, Marco Boçari, Kanaris, Kolokotroni, Karaiskaqis, Bubulina. Që ishin në udhëheqje të revolucionit grek, prej të cilëve edhe disa kryeministra të shtetit të ri të pavarur grek. Rumania gjithashtu ka pasur një familje princore me origjinë shqiptare (Aleksandër dhe Vladimir Gjika si dhe princesha Eleonora e njohur me emrin Dora Distria). Françesko Crispi, shok i Garibaldit, Kavurit e Macinit që ka qenë një kryeministër i madh Italisë, ishte me origjinë shqiptare. Piktorë si Carpacci, Albani etj., humanisti Leonic Tome, profesori i Kopernikut dhe shumë personalitete shqiptare, janë nderuar nga historia e Italisë. Muhamet Aliu, reformatori i Egjiptit Modern, që historia franceze e ka quajtur "Napoleon i Lindjes së Afërt" qe shqiptari që themeloi dinastinë mbretërore të Egjiptit që mbretëroi gati 150 vjet.
Arkitekti i "Taxhmahallit" në Agra të Indisë, kryevepra e arkitekturës islamike, ishte vepër e një shqiptari ashtu sikurse edhe "Xhamia Blu" e shumë xhami të rëndësishme të Stambollit. Dhe më në fund Heroi Kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një shembull gati universal i luftëtarit të lirisë, i nderuar në botën mbarë me përmendore jo vetëm në Tiranë, Prishtinë e Shkup, po gjithashtu në Romë, Bruksel, Gjenevë, Detroit, Buenos Aires. Të tjera përmendore për Skënderbeun janë projektuar të ngrihen në Londër, Varshavë, Melburn, Manila etj. Kur shqiptarët kanë kontribuar kaq shumë për qytetërimin e njerëzimit, përse pak njerëz në botë janë të ndërgjegjshëm për këtë, përkundrazi shumë as nuk kanë dashur ta pranojnë këtë realitet? Duhet thënë se një gjë e tillë shpjegohet edhe nga izolimi relativ jo pa qëllim i shqiptarëve nga komuniteti ndërkombëtar, dhe në mënyrë të veçantë nga ai evropian, që nga Kongresi i Berlinit e këtej (1878). Në të vërtetë pas mundjes së turqve në luftën ruso-turke, shtypi ndërkombëtar filloi punën për të injoruar shqiptarët duke i ndërruar emrin gadishullit të dikurshëm të Ilirisë të banuar që nga kohët parahistorike dhe deri në ditët e sotme nga ilirianët - shqiptarët. Atë e pagëzuan me emrin e ri që ka edhe sot, Gadishulli i Ballkanit, vetëm duke u nisur nga vargu i maleve Ballkan. Përse iu vërsulën shqiptarëve? Pjesa më e madhe e diplomacisë konservatore evropiane ka përdorur termin pexhoratif "turq" për t'i cilësuar si turq të gjitha komunitetet myslimane në Ballkan, edhe pse shumica prej tyre nuk janë aspak turq. Evropa ka mbështetur dhe ka zmadhuar tokat e Greqisë, të Serbisë dhe të Malit të Zi, në kurriz të shqiptarëve. Asnjëra nga fuqitë e mëdha evropiane nuk e ka mbështetur çështjen shqiptare, kur shqiptarët krijuan Lidhjen e Prizrenit për të mbrojtur çështjen e tyre të drejtë kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit. Ata u lanë në baltë nga të gjithë.

A mund të na flitini për shqiptarët pas Kongresit të Berlinit dhe Lidhjes së Prizrenit deri në Pavarësi?

Duhet pranuar se krijimi i shtetit shqiptar është relativisht i vonshëm. Që nga dalja në arenën ndërkombëtare të çështjes shqiptare në saj të Lidhjes së Prizrenit, shqiptarët nuk kanë pushuar së luftuari për autonominë e tyre politike. Vetëm në vitin 1912 gjatë luftës së I-rë ballkanike, shqiptarët arritën të shpallin pavarësinë e tyre. Në vitin 1913 Konferenca Ndërkombëtare e Ambasadorëve në Londër e ka njohur pavarësinë e Shqipërisë dhe në një farë mënyre kufijtë e saj. Sigurisht duke paguar shumë shtrenjtë këtë pavarësi, shqiptarët me gjysmën e territoreve të populluara nga shqiptarë që diplomacia botërore ia dhuroi serbëve, grekëve dhe malazezëve. Dhe që nga kjo kohë bota filloi të përdorë shprehjen "Shqipëri e Madhe", duke i paraqitur keq shqiptarët dhe duke dekurajuar çdo dëshirë të tyre që të formojnë në mënyrë të ligjshme shtetin komb shqiptar. Ja që dhe padrejtësia historike ndaj shqiptarëve që përgatiti një përmbysje të vërtetë në Ballkan, duke e cilësuar këtë të fundit "depo baruti").

Si e njihni ju Shqipërinë dhe shqiptarët pas shpalljes së Pavarësisë Kombëtare dhe çfarë ndodhi me ta deri në mbarimin e Luftës së Parë botërore?

Në vitin 1912, Shqipëria e pavarur shpallet shtet asnjanës. E vërteta është se që nga pavarësia dhe në vitet që erdhën dhe gjatë gjithë shekullit të XX-të, Shqipëria, shteti më i vogël i Evropës ka vuajtur agresione dhe pushtime të huaja më shumë se çdo shtet tjetër evropian. Për shqiptarë shekulli i XX-të filloi me ekspeditat ushtarake dënuese të Turqisë që shkatërruar vendin për t'i nënshtruar shqiptarët kryengritës kundër pushtimit turk, në emër të vendosjes së rendit perandorak. Pastaj gjatë Luftës së I-rë Ballkanike, të gjitha palët ndërluftuese të këtij konflikti, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia, në emër të luftës kundër Turqisë pushtuan toka shqiptare dhe luftën e bënë po në territore të banuara nga shqiptarë, duke dhunuar në këtë mënyrë asnjanësinë e Shqipërisë. Gjatë Luftës së II-të Ballkanike (1913), kur Serbia dhe Greqia u lidhën për të luftuar kundër Bullgarisë, shtetet ndërluftuese zhvilluan luftime edhe në toka të banuara nga shqiptarë. Edhe para shpërthimit të Luftës së I Botërore, Greqia pushtoi Shqipërinë e Jugut, ku bëri një genocid të vërtetë duke djegur 400 fshatra me popullsi shqiptare - myslimane. Në shembullin e genocidit që kishin bënë serbët kundër shqiptarëve në vitin 1912 e 1213. Serbia pushtoi përsëri Shqipërinë e Veriut (1915) kur serbët ishin në luftë kundër ushtrisë austro - hungareze. Merrni me mend Shqipërinë e Veriut që u bë prapë fushë lufte. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, italianët filluan pushtimin e tokave të Shqipërisë Jugperëndimore (1915). Edhe francezët dërguan ushtritë e tyre për të pushtuar Shqipërinë Juglindore në vitin 1915. Ja se si evropianët e kanë trajtuar një shtet sovran dhe asnjanës të vetë Evropës.

Kush është Aleksandre Lambert
Dr. Aleksandre Lambert, historian, që ka si gjuhë amtare gjermanishten dhe është doktoruar në Relacione Ndërkombëtare në Institutin Universitar të Studimeve të larta Ndërkombëtare në Gjenevë është Drejtor akademik i "School of International Training" në Gjenevë. Ai është autor i disa librave dhe artikujve në fushën e relacioneve ndërkombëtare të filozofisë politike, të politikës së sigurisë dhe lidhjeve civile-ushtarake. Eshtë ekspert i OSBE dhe i kontrollit demokratik të reformës së Forcave të armatosura. Ai ka dhënë kontributin e vet në shumë takime ndërkombëtare në Amerikë, në Evropë, në Kaukaz, në Azinë Qendrore dhe në veçanti në Evropën Juglindore si në Slloveni, Kroaci, Serbi, Bosnjë, Mal të Zi, e në shumë forume ndërkombëtare si atë të Kran Montanës, ku ka njohur delegacionet e Shqipërisë, të Kosovës etj. Ai e ka vizituar Shqipërinë dhe ka filluar të njohë çështjen shqiptare që në rini të tij me kërkimet e bëra në Arkivin e Lidhjes së Kombeve Gjenevë, kur njohu mirë edhe çështjen çame.

“Aleatët ia lanë Lindjes Shqipërinë, edhe pse e dinim se s’ishit sllavë”
01/12/2007 - gazeta Panorama
• Në pjesën e sotme të intervistës për “Panorama”, historiani zviceran Dr. Aleksandre Lambert, flet për Shqipërinë pas Luftës së Dytë Botërore.
Në pjesën e sotme të intervistës për “Panorama”, historiani zviceran Dr. Aleksandre Lambert, flet për Shqipërinë pas Luftës së Dytë Botërore. Këmbëngul se nuk është e rastit që shqiptarët në asnjë moment të historisë nuk njihen si komb që ka sulmuar kombet e tjerë dhe se shumë shqiptarë kanë shkëlqyer duke drejtuar qoftë perandori, qoftë shtete të tjera. Po kështu, sipas tij, të tjerë shqiptarë kanë lënë emrin e tyre në fusha të ndryshme të shkencave në shtete të ndryshme të botës. Më tej historiani ndalet në zhvillimet pas Luftës së Dytë Botërore, duke shprehur bindjen se ajo që ndodhi me Shqipërinë, me lënien e saj në Bllokun e Lindjes ishte një llogari e bërë nga aleatët që fituan luftën. Në fund edhe disa këshilla se si duhet të veprojnë shqiptarët për t’u ngjitur pranë shumicës, aty ku ata tentojnë.

Sipas jush, cili është qëndrimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve kundër agresionit fashist italian dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore?

Në prill të vitit 1939 re të zeza i afrohen përsëri Shqipërisë, kur ky shtet që nuk ka sulmuar kurrë një vend tjetër, u sulmua dhe u pushtua nga Italia fashiste, por jo pa i bërë një qëndresë të armatosur asaj fuqie të madhe. U derdh gjak në Shqipëri për mbrojtjen e pavarësisë, në vigjiljen e shpalljes së Luftës së II-të Botërore, pasi dy shtete me emër të mirë evropian i’u dorëzuan Gjermanisë naziste pa shkrepur asnjë pushkë. Në shtator të vitit 1939, kur shpërtheu Lufta e II Botërore, Shqipëria asnjanëse, por e pushtuar shërbeu sërish si fushë lufte kur ajo nuk i kishte deklaruar luftë asnjë shteti tjetër. Në vitin 1940 pas agresionit të ushtrisë fashiste italiane kundër Greqisë, historia e deshi që grekët që mbrojtën vendin e tyre kundër italianëve zhvilluan luftimet më të shumta në tokën e Shqipërisë së Jugut. Pas gjithë sa na thatë del se mbi shqiptarët kanë rënë të gjitha pasojat e konflikteve ushtarake që kanë ndodhur në Evropë gjatë shekullit XX-të. Nuk ka asnjë dyshim. Le të dalë një historian për të kundërshtuar të vërtetën tragjike shqiptare, duke na treguar një popull a shtet tjetër në Evropë, që të ketë pësuar më shumë pushtime dhe më shumë luftëra të zhvilluara në territorin e tij se shqiptarët asnjanës, e për më tepër që nga çdo konflikt të kenë dale jo vetëm pa asnjë përfitim, por me humbjet që bota u ka shkaktuar atyre.

Po vetë shqiptarët, që kanë vuajtur kaq shumë nga luftërat që shtetet e tjerë kanë zhvilluar padrejtësisht në territoret e tyre, a kanë bërë ata vetë luftëra gjatë shekullit XX-të? Dhe përse?

Po, shqiptarët kanë bërë vetëm luftëra për çlirim kombëtar dhe për mbrojtjen e pavarësisë së tyre, sigurisht në një masë që i përgjigjet atyre si shteti më i vogël i Evropës edhe pse i provuar historikisht si më i vjetri. Ata vetë kanë organizuar vetëm luftëra për çlirim dhe jo luftëra për të pushtuar vende të tjera. Kështu në shembullin e luftës së Vlorës ata organizuan luftën e çlirimit kombëtar pa pasur asnjë ndihmë të huaj. Shqiptarët bënë luftën e tyre për mbrojtjen e integritetit tokësor nga sulmi i Italisë fashiste. Dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore edhe pse pati në Shqipëri një rezistencë popullore nacionaliste kundër pushtuesit italian e gjerman, atje u bë një luftë e organizuar kundër pushtuesit për çlirim kombëtar nga zgjedha nazifashite.

Shqipëria u çlirua. Lufta e Dytë Botërore mori fund. Po çfarë u bë me Shqipërinë dhe shqiptarët?

Në mbarim të Luftës së Dytë Botërore aleatët e perëndimit u kujdesën shumë për të mos lejuar që në Greqi të fitonin komunistët dhe ajo të mbetej në kampin komunist. Greqia mbeti me perëndimin. Por Shqipërinë aleatët ia lanë bllokut të lindjes edhe pse e dinin mirë se shqiptarët, si edhe grekët nuk bënin pjesë në popujt “sllavë”, dhe ç’është më e keqja ata e dinin se një pjesë e mirë e popullit shqiptar nuk ishin me komunistët. Ata e njihnin mirë këtë realitet. Dhe ja fati i popullit shqiptar kur ai iu la bllokut të lindjes për të provuar kështu të gjitha tmerret e sistemit komunist. Si fillim diktatura komuniste e Enver Hoxhës bëri një politikë të jashtme shumë të keqe, duke u prishur në mënyrë të prerë me aleatët perëndimorë të luftës, anglezët dhe amerikanët. Një prishje tjetër aleance ndodhi kur në vitin 1948 u prenë marrëdhëniet diplomatike me Jugosllavinë e Titos. Pastaj i erdhi radha prishjes me Moskën në vitin 1961. Dhe më në fund me Kinën komuniste në vitin 1978. Sigurisht diktatori Enver Hoxha asgjësoi dhe zhduku fizikisht pjesën më të madhe të shokëve të afërt të luftës, duke vazhduar deri në fund të jetës së tij luftën e klasave të ushtruar kundër një populli të tërë. Ai nuk kërkoi të bënte aleanca strategjike, por preferoi të ndërtojë 700 000 bunkerë në të gjithë vendin. Enver Hoxha nuk pranoi asnjë ndihmë të perëndimit “kapitalist”, madje as edhe ndihmën e Kryqit të Kuq ndërkombëtar të destinuar për të dëmtuarit nga tërmetet dhe fatkeqësi të tjera natyrore. Kjo ka ndodhur në të njëjtën kohë që drejt Jugosllavisë shkonin miliarda dollarë me vlerën e asaj kohe, prej të cilave vetëm një pjesë shumë e vogël caktohej për shqiptarët e Kosovës. Qeveria jugosllave në vend që t’u jepte shqiptarëve të Kosovës mundësi pune dhe vende në administratë e kulturë, ajo parapëlqente t’i punësonte jashtë shtetit si emigrantë. Po t’ju japim si shembull Zvicrën mund t’ju themi se në Zvicër kanë emigruar më shumë shqiptarë nga ish- Jugosllavia se në asnjë vend tjetër të botës po të merret në përpjesëtim me popullsinë dhe territorin që ka ky shtet, relativisht i vogël i Evropës. Me këtë rast më lejoni të bëj konstatimin, se Titoja me anë të emigracionit bëri një spastrim etnik të shqiptarëve të Kosovës nga Jugosllavia.

A kanë bërë shqiptarët në historinë e re luftëra pushtuese qoftë në aleanca, ose masakra kundër popujve të tjerë?

Shqiptarët nuk kanë sulmuar asnjë komb tjetër dhe nuk kanë marrë pjesë në masakra. Eshtë e njohur se shqiptarët e kanë për turp të vrasin një armik që dorëzohet. Edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, pas kapitullimit të Italisë fashiste (1943) shqiptarët me traditën e tyre të mikpritjes strehuan ushtrinë italiane, edhe pse një ushtri fashiste dikur pushtuese kishte vrarë, djegur e shkretuar vendin. Ata e prishën realizimin e planit nazist gjerman për internimin në Gjermani të ushtrisë italiane. Shqiptarët fill mbas Luftës së II–të Botërore i riatdhesuan të gjithë ushtarët italianë. Për të vlerësuar fisnikërinë dhe vlerën e këtij qëndrimi tepër humanitar ndaj ushtrisë dhe popullit italian në atë epokë historike, mjafton të kujtojmë se mijëra ushtarakë italianë pas kapitullimi të Italisë (1943) u masakruan nga nazistët në ishullin grek të Qefalonisë. Për ironi të fatit, gjysmë shekulli më vonë nga shpëtimi i ushtrisë italiane nga shqiptarët në kohën e luftës, qeveria italiane harroi gjestin fisnik të tyre. Në vitin 1991, i priti shumë keq 15 000 refugjatët e eksodit shqiptar, duke i mbyllur për disa ditë në stadiumin e Barit në atë vapë gushti, duke u hedhur ushqimet dhe ujin me helikopter nga qielli. Ky qëndrim nuk i përgjigjej sjelljes plot mirëkuptim të popullit Italian.

A jeni optimist për shqiptarët se një ditë ata do të ecin me të njëjtin hap të ndonjë vendi të përparuar të Lindjes komuniste?

Unë kam besim tek e ardhmja e shqiptarëve të Ballkanit. Eshtë një nga popujt më të rinj të Evropës, me një moshë mesatare prej 27 vjeç. Shqiptarët kanë mundësi të mëdha në vendin e tyre për zhvillimin e bujqësisë, shfrytëzimin racional të pyjeve, rritjen e blegtorisë, peshkimin. Në territoret e tyre ka rezerva kromi, bakri, boksiti, qymyri, rezerva hidro – energjie, etj. Në Shqipëri mund të zhvillohet shumë mirë turizmi në zonat malore, por edhe në 440 kilometra bregdet gati të virgjër të detit Adriatik dhe të detit Jon, deri diku në qendër të Evropës, në 41 gradë të gjerësisë veriore. Dhe shqiptarët nuk kanë mbetur në vend. Pas krizave që ata pësuan vihet re se brezi i ri i është futur ndërtimit të vendit, duke ndryshuar faqen e fshatrave dhe qyteteve kryesore me godina të një teknologjie, që nuk ndryshon shumë nga ajo e vendeve të tjera evropiane. Të huajt i çmojnë hotelet, restorantet dhe baret pse jo dhe shërbimin e shqiptarëve, të cilët nuk qëndrojnë më poshtë nga çfarë ata gjejnë në vendet e tjera, qofshin me tradita shekullore në turizëm. Sigurisht në Shqipëri vihen re edhe raste ndërtimesh të egra, fryt i mungesës apo zbatimit të ligjshmërisë. Por dhe kjo ka shpjegimin e vet. Ekonomia nuk mund të presë, duhet të shkojë përpara. U takon legjislatorëve të nxjerrin ligjet dhe të kërkojnë që ato të zbatohen. Emigracioni i ri i shqiptarëve, pas shembjes së regjimeve komuniste në Ballkan, është një dukuri krejt e re me specifikën e vet në këtë etapë të historisë së tyre, le ta quajmë këtë etapën e demokratizimit a të tranzicionit drejt sistemit ekonomik kapitalist me globalizim ose jo. Ajo që është specifike dhe masive tek emigrantët e rinj shqiptarë është patriotizmi, dashuria e madhe për vendin e tyre, dhe çuditërisht krenaria e tyre atavike. Dhe nuk e kanë pasur të lehtë ta ruajnë dhe ta manifestojnë atë krenari shqiptare, kur mediat e të gjitha vendeve kanë paraqitur si shqiptarë, gjithmonë te publiku i tyre, vetëm ata mijëra të rinj shqiptarë të hapërdarë nëpër Evropë që merren me veprimtari të jashtëligjshme. Studiuesit kanë nxjerrë se emigrantët shqiptarë më shumë se emigrantë të popujve të tjerë janë bërë një faktor me peshë jo vetëm për përmirësimin e jetës, por edhe të kulturës, e sidomos të ekonomisë së atdheut që ata lanë pas në kohën e eksodeve biblike… Sot duhet theksuar, se brenda një viti ata dërgojnë në atdhe vetëm nëpërmjet institucioneve bankare një miliard euro. Dhe kjo është pare me djersë që i dërgohet atdheut për ndihmë. Merreni me mend se sa mund të investojnë emigrantët kur shteti shqiptar të sigurojë investimet!

Me eksperiencën që keni fituar edhe në studimet e vendeve të sotme të Ballkanit, çfarë mund të na thoni lidhur me zgjidhjen e drejtë që duhet të gjendet për ta paqësur Ballkanin?

Mendoj se virusi që ka shkaktuar sëmundjen që u bë një epidemi që ka brejtur dhe ka vënë në rrezik demokracitë e reja në zhvillim e sipër në vendet e Juglindjes së Evropës, ky virus mund të mund të asgjësohet në Ballkan po qe se ka një vullnet të mirë te qeveritarët e atyre vendeve, si për të kontrolluar nacionalizmin e egër, ashtu edhe korrupsionin shtetëror. Kjo mund të bëhet vetëm po qe se i jepet një pavarësi e vërtetë popujve dhe kombeve, si edhe një autonomi e paevitueshme minoriteteve kombëtare, kudo qofshin në Ballkan.

A keni ndonjë mesazh për popullin shqiptar në këtë muaj nëntori, muaj festash të kombit shqiptar?

Eshtë një kënaqësi për mua t’u uroj nëpërmjet jush të gjithë shqiptarëve të Ballkanit, si dhe shqiptarëve kudo që ndodhen në botë, festën jubilare të 95-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë. Një përshëndetje u dërgoj edhe delegacioneve shqiptare të Shqipërisë, Kosovës që kam njohur në takime në OKB Gjenevë, në forume ndërkombëtare si ai i Kran Montanës e në kolokiume e simpoziume të tjera, ku është trajtuar çështja shqiptare, të cilën unë e kam mbrojtur me bindje shkencore, por edhe do ta mbroj.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Historiani Lambert: Evropa sabotoi historine shqiptare

#2

Post by alfeko sukaraku » Wed Sep 02, 2009 6:39 pm

Pikerisht Patush

kjo eshte pika qe studjuesit shqiptare duhet te kene ne qender te vemendjes.Evropa e sabotoj histrin e shqiperis edhe nga ana tjeter mbeshteti karagjozin Meyer edhe karagjozet e tiranes qe e ndjekin akoma edhe sote e kesaj dite.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1359
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Historiani Lambert: Europa sabotoi historine shqiptare

#3

Post by Patush » Mon Dec 07, 2009 9:54 pm

Ç’të bëjmë me Muzeun Kombëtar - nga Arben Kallamata


28/09/2004 / Arben Kallamata

Të them të vërtetën u zhgënjeva pa masë që po merremi me propozime* për zgjerimin e Muzeut Historik Kombëtar. E ç’i duhet një populli të vockël dhe pavlerë si shqiptarëve një Muze Historik Kombëtar? Puna më e paqme që mund të bëhej me të do të ishte t’i bije e ta rrafshoje fare. Së pari, pasi na ka zënë gati një të katërtat e Sheshit kryesor të Tiranës (s’po guxoj ta quaj sheshin me emrin e që i kanë vënë, sepse kam frikë mos tingëlloj kombëtarist, ose nacionalist anakronik). Duke rrafshuar gjithë atë godinë avdalle, me gjithë atë mozaik (ku mungon kazma, domethënë mjeti shkatërrues që komunistët e kishin simbol të ndërtimit), do hapet edhe më tepër vend në shesh, duke iu krijuar mundësi partive politike për të organizuar demonstrata, mitingje dhe koncerte politike më masive. Përfitim të cilin vogëlsi të tilla si puna e historisë, s’ta japin kurrë.

Kuptohet, përpara se t’i vihet dinamiti për ta rrafshuar Muzeun Historik Kombëtar, duhet bërë edhe pak punë përgatitore. Së pari, me shpirt njerëzor, duhet lajmëruar personeli i Muzeut që të largohet. Të gjithë, me përjashtim të Moikom Zeqos, i cili duhet lënë dhe dënuar të rrënohet aty për veprimtari antiglobaliste. Pos kësaj, duhet bërë një punë e kujdesshme për largimin dhe dërgimin në destinacion të të gjitha materialeve me vlerë. Për shembull, të gjitha poçet, qypat, statujat, shtizat, veglat e punës të mbledhura nga lashtësia i duhen shpërndarë me kujdes atyre që iu takojnë. Kjo nuk është punë e kollajshme, prandaj duhen thirrur ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj për të marrë vendim. Në fakt, vendasit nuk duhen thirrur fare, sepse janë nacionalistë. Më mirë e bëjmë këtë punë vetëm me të huajt. Sidomos me fqinjët. Ftojmë së pari grekët e u themi: “Ejani të dashur miq shkencëtarë grekë. Ja ku i keni të gjitha objektet e Muzeut tonë Historik Kombëtar, i cili ne s’na duhet më. Merrni ç’iu takon. Gjithçka që i përket qytetërimit Helen”. Pastaj…

Prisni një minutë. Kjo s’po më duket shumë e logjikshme. Grekët s’kanë për të lënë asgjë pas. Jo vetëm zbulimet e Bënçës, por edhe fshesa e pastrueses së Muzeut kanë për të dalë objekte helene. Kam frikë se një gjë e tillë nuk ka për t’i shkuar aspak për shtat Latinëve dhe Sllavëve, të cilëve do të mbeten me gisht në gojë. Prandaj e mira do të ishte të ftoheshin njëkohësisht edhe grekët, edhe italianët, edhe serbët, edhe malazestë, edhe bullgarët, edhe boshnjakët, edhe francezët, edhe turqit, edhe austriakët, edhe gjermanët, edhe romunët edhe vllehët. Të vihen në start të barabartë të gjithë dhe të fillojnë njëkohësisht spastrimin e Muzeut. Jo siç mund të jetë bërë puna spastruese në shekuj, në mënyrë kronologjike dhe të pavarur, ku secili vidhte vlera në muzeun e madh që quhej Shqipëri dhe i çonte në vendin e vet pa pasur konkurrencë të drejtpërdrejtë. Jo siç bënin dikur konsujt anglezë, austriakë, francezë, italianë apo gjermanë, që s’i shqetësonte kush rreth e rrotull.

Do të ishte bukur sikur i gjithë procesi të filmohej dhe të transmetohej në televizion. Mund të krijohej një “Reality TV” shumë i suksesshëm. E drejta e transmetimit t’i shitej domosdoshmërisht me tender një televizioni të huaj, ndërsa të ardhurat t’i dhuroheshin fondit në ndihmë të të pastrehëve në …Kopenhagen.

Lënia e gjithçkaje në duar të të huajve do të kishte edhe një të mirë tjetër. Ata do të na zgjidhin shumë pyetje me të cilat po sfilitemi e s’po u japim dot përgjigje. Për shembull, ata mund të na sqarojnë përfundimisht nëse Gonxhe Bojaxhi është serbe, maqedonase, vllahe apo rome. Duke qenë brenda Muzeut, ata do të dinin të zbulonin dhe të saktësonin shkencërisht (sepse vetëm ata kanë ekskluzivitetin e shkencës) se në ç’datë dhe në ç’rrethana është vjedhur nga banditët shqiptarë aksh legjendë apo filan mit. Si dhe kujt i është vjedhur - serbit, malazezit, boshnjakut, kroatit, maqedonasit, vojvodinasit, sllovenit apo gjithë ish-Jugosllavisë njëkohësisht. Si edhe sa u detyrohemi për këtë vjedhje.

Unë personalisht jam shumë kureshtar të di se kujt do t’i bjerë për hise Skënderbeu. Jo se kam ndonjë afeksion të veçantë për të, të kuptohemi (edhe sikur të kisha, s’do të guxoja ta pranoja hapur, sepse do të më akuzonin për kombëtarist). Po jam shumë i paqartë nëse ai do të përfundojë në Beograd, në Athinë, në Stamboll apo në Sofje.

Sinqerisht, nuk ve dot bast, megjithëse do të anoja pak nga Athina. Jo për gjë po kam dëgjuar se Skënderbeu e mbante veten për pasardhës të Piros së Epirit (uroj të mos jetë propagandë ultranacionaliste ky thashethem) dhe e di mirë që Epir në greqisht do të thotë Greqi. Në fakt, jo vetëm Epir. Edhe Pellazg, edhe Maqedoni, edhe Iliri, edhe Etruski, edhe Trojë, edhe Kostandinopojë, edhe Trakë, edhe Bizant, edhe Para Erës Sonë, edhe Krisht, edhe gjithçka tjetër që ka lidhje me historinë në gjuhën greke përkthehet Greqi.

Mbasi ta kishin spastruar mirë e mirë ish-Muzeun ish-Historik ish-Kombëtar, unë do t’iu lutesha studiuesve të huaj të mbanin një simpozium me temën: “Përcaktimi përfundimtar i datës së saktë të lindjes së popullit shqiptar,” duke i orientuar qartë që të kërkonin në dokumente të periudhës nga shekulli 11 deri në shekullin 19 dhe t’iu referohen kryesisht autorëve serbë, si më të lëçiturit në këtë lëmë. Le të përcaktohet kjo një herë e mirë, me vit, me muaj, me ditë dhe me orë. Për shembull, të thuhet: Kombi shqiptar lindi nga hiçi në 16 shkurt të vitit 1372. Pikë. Ose, Kombi shqiptar mbërriti në territorin e sotëm pas një udhëtimi të gjatë që nga Himalajet, në 22 prill 1431, në ora 5:35 të mëngjesit. Pikë. Kësaj i them unë saktësi shkencore. Gjithë të tjerat janë hamendje.

Të dhënat e simpoziumit do t’i përktheja në të gjitha gjuhët e Europës Lindore, vende të cilat kanë nevojë të ndriçohen me pak kulturë demokratike (pasi edhe sot e kësaj dite, 14 vjet pas rënies së Murit të Berlinit, vazhdokan t’u quakan “ish-Demokracitë e Lindjes”, term që vërteton më së miri që ato sot për sot kanë rënë në kthetrat e diktaturave dhe ëndërrojnë ditët e ndritura të demokratit Stalin.)

Ndërkohë, ne shqiptarët (ose çfarëdolloj kombi qofshim) nuk duhet të rrimë duarkryq por duhet të merremi aktivisht me punë spastruese: të përjashtojmë nga kombi të gjithë ato figura që nuk janë shqiptare. Në frymën e pleniumeve të KQ-së të Partisë, që ia kishin marrë dorën përjashtimeve, le t’u biem me radhë të gjitha figurave të dyshimta dhe të paqarta, që nga Ali Pasha i Tepelenës (grek), Bushatlliu (malazes), Fan Noli (bullgaro-amerikan), Ismail Kadare (francez), Ismail Qemali e Naim Frashëri (turq), Gjergj Fishta (italian), e kushdo qoftë, dhe t’ua fshijmë nga biografia çdo grimcë të të qënit shqiptar. Madje këtë punë mund ta fillojmë me të gjithë ata lojtarë të ekipit kombëtar që luajnë jashtë Shqipërisë, sepse kështu u kursejmë goxha telashe brezave të ardhshëm.

Pasi të kemi pastruar mirë sheshin, pasi të kemi pastruar mirë historinë dhe aktualitetin, pasi t’i kemi fshirë plotësisht të gjitha figurat, le të dalim e të demonstrojmë të lumtur e të përqafuar për partitë politike, internacionalizmin proletar, globalizmin demokratik, fqinjësinë e mirë ballkanike dhe dashurinë e pastër ndëretnike.



* Replikë me artikullin e z.Ardian Klosi, me titull “Të zgjerohet Muzeu Kombëtar”, botuar në “Shekulli”, numrin e datës 18.09. 2004
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Historiani Lambert: Europa sabotoi historine shqiptare

#4

Post by alfeko sukaraku » Tue Dec 08, 2009 1:36 pm

Po mire fshatin e dogjen,por me uren c paten valle??
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1359
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Historiani Lambert: Europa sabotoi historine shqiptare

#5

Post by Patush » Fri Dec 11, 2009 2:49 am

alfeko sukaraku wrote:Po mire fshatin e dogjen,por me uren c paten valle??
Eshte objekt lidhes, lidh fshatin me fshat, qytetin me qytet, vellaun me vlla, dhe nuk mund te lejohet qe vellau te lidhet me vellaun dhe ta njohin njeri tjeterin!
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1359
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Historiani Lambert: Europa sabotoi historine shqiptare

#6

Post by Patush » Fri Jan 15, 2010 3:38 am

SH Q I P T A R Ë T:George Fred Williams

Përkthyer nga anglishtja prej Shaban Ballës
Drejtësia dhe e vërteta nuk janë mbrojtje ose arësye në sallat e diplomacisë
Djali jem, ti nuk e di se me sa pak mëshirë qeveriset bota.

Tiranë - Shtypshkronja “Dielli” - 1934


Parathënie e botimit të parë
E gjeta të vlefshme përkthimin e këtyre rreshtave mbasi këto përmbajnë gjykimin e një të huaji mbi Shqipërinë, i cili e formoi këtë vetgjykim duke qenë vetë në kontakt me Shqiptarët e duke shikuar me sytë e vet çdo gjë që ka shkruar. Përveç kësaj, ky shkrimtar është i një shteti të cilit nuk i intersonte ose i interesonte shumë pak gjendja politike e Shqipërisë e për këtë çdo fjalë që shkruan ky njeri është e sigurtë se e shkruan siç ia ndien ndërgjegjeja e vet e jo pse ashtu ia lyp pozita diplomatike. Për shembull, në Kreun IV tek nënartikulli “Europa përkrah sundimin turk” do të shikoni se San Xhuljano, Ministër i Jashtëm i Italisë, nga pozita e tij diplomatike shkruan të kundërtën e asaj që ndjen në shpirtin e tij. Por që shkrimtari i jonë shkruan ashtu si e ndien, do ta vini re po të këndoni me kujdes Kreun III “Rënia e Qeverisë së Vidit”. Aty do të formoni një vetgjykim se sjelljet e tij në këtë mënyrë proshqiptare ndoshta u bënë shkak që ai të shtrëngohesh me dhënë dorëheqjen nga pozita e tij në Europë.
Xhorxh Fred Uilliams më 1914 ishte Ministri i Amerikës në Greqi dhe në Mal të Zi dhe vëzhgues i Komisionit Ndërkombëtar në Durrës, komision i cili do të udhëhiqte dhe do të bashkëpunonte me qeverinë e Vidit. Por zoti Uilliams duke e pa të pamundur bashkëpunimin në mes tyre dhe duke e pa se punët po shkonin mbrapsht pse marrëveshja e Londrës e kishte mbjellë shumë ters farën, e ma tepër pse marrëveshja e Londrës caktonte një princ kurse Vidi erdhi me titullin mbret, mbas shumë mundimesh për marrëveshje sa me kryengritësit e Shqipërisë së mesme, sa me ata të Jugut, u bind se këto punë ishin të kota dhe vendosi të marrë një masë të fundit. Shkoi në Shqipërinë e Jugut ku pruri në marrëveshje “epirotët” kryengritës me vlonjatët që të bashkoheshin e të shpallnin pavarësinë e tyre, gjithmonë me qëllim që sapo të zhdukej qeveria e Vidit e cila doemos nuk kishte jetë të gjatë, t’i bashkonte kësaj pavarësie edhe pjesën e sipërme të Shqipërisë. Mirëpo, posa muarën vesh këtë gjë diplomatët e Europës me të shpejtë dërguan në Vlorë dy luftanije që përmbanin anëtarë të komisionit të Durrësit, të cilët nën hijen e topave të fuqive të mëdha të Europës e ndaluan këtë bashkim që ky zotni me shumë mund e bëri.


Atëhere zoti Uillliams u bind krejtësisht që veprat e fuqive të mëdha me marrëveshjen e Londrës nuk patën për qëllim ta bëjnë këtë shtet të lirë, por të gjejnë shkaqë se si me e shtypur ma tepër, e duke patur në dorë këtë dhe tjera fakte ky vendosi me e lënë këtë skenë mëkatesh, por njëherit me ngritur perden e me paraqitur komedinë tragjike dhe shpirtin e zi të diplomacisë Europiane. I dhanë rastin Shqipërisë në Mbledhjen e Londrës për ta provuar nëse Shqiptarët janë të zotët apo jo përsa paradëshirojnë. Por me mënyrën që ata i kishin hartuar planet e tyre mund t’i hidhnin hi syve të gjithë botës duke e bërë me e quajtur të zezën të bardhë, e prandaj Shqipëria lëkundej atë kohë në djepin e fatit herë mbi dhe, herë jasht gropës së zezë të tmerrshme e të helmatisur. Gjindej ky djep pikërsisht mbi gropën e pafund, kur përfaqësuesit kryesorë të diplomacisë Europiane, të mbuluar me maska fytyrë-njeriu, kishin vu tehët e bajonetave të tyre mbi litarët që varesh ky djep për t’i pre e për ta lëshuar fatin e Shqipërisë në këtë gropë vdekjeje që të mos mund të ngrihesh kurrë.

Për të qenë korrekt ndaj pikpamjes njerëzore, këta zotërinj kishin filluar me përhapë fjalën se ua dhamë provën e lirisë Shqiptarëve por nuk po janë të zotët me e mbajtur dhe për fakt tregonin me gisht kryengritjet e brendshme, shkaktarët e të cilave ishin ata vetë. Pikërisht në këtë kohë të duhur e të rrezikshme për Shqipërinë, zoti Uilliams heq maskat që iu japin pamje njerëzore këtyre diplomatëve dhe nxjerr në shesh fytyrat e tyre të lyera me gjak të pafajshëm e ia tregon me gisht botës duke deklaruar se të fshehtat e kësaj diplomacie janë shkaku i kaq gjakderdhjeve dhe deklaron pafajsinë dhe vujtjet e Shqiptarëve e mundimet e tyre për liri. Ai shpreh hapur se Shqiptarët nuk janë të egër e të rrezikshem, siç e thonë diplomatët Europës, porse Shqiptarët jane fisnike, janë trima, janë të ndershëm, jane liridashes dhe kanë mikpritjen më të madhe në botë. Këto deklarata zoti Uilliams ia bëri më tepër popullit të vet Amerikan duke iu lutur që të ndërhyje sa më parë për t’i ndihmuar ketij populli në të drejtat trashëgimore që kërkon dhe në varfërinë e tij, shkakun e së cilës ia ngarkon fuqive të mëdha të Europës.
Përkthyesi Shaban Balla
Tiranë, 20 Mars 1934
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1359
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Historiani Lambert: Europa sabotoi historine shqiptare

#7

Post by Patush » Fri Jan 15, 2010 3:39 am

Parathënie e botimit të dytë
Kur m’u tregua ky libër i vockël e lexova menjëherë dhe pa vonesë, e rishtypa dhe e redaktova duke ruajtur përkthimin origjinal. Libri është shkruar para 90 vjetësh, përkthyer e botuar në Shqip para 70 vjetësh dhe ribotohet për herë të dytë tani. Falenderoj me këtë rast përkthyesin Shaban Balla që e kaloi në Shqip veprën e respektuar të Xhorxh Fred Uilliamsit dhe dajën tim Qazim Kuqashin që kishte ruajtur një botim të tillë 70 vjeçar.
Së pari botimi apo ribotimi i një libri të tillë është një gjë shumë e mirë, sepse shpreh respektin për një njeri shpirtmadh e shpirtdrejtë si Xhorxh Fred Uilliamsi, për edukimin e shkollimin e tij dhe respektin për vlerat që përcjell pena e tij. Nga ana tjetër, është për të ardhur keq që ajo histori e dhimshme e Shqipërisë e fillimit të Shekullit XX, në vend që të ishte për arshivë, vazhdon poshtërsisht të nëpërkëmbet edhe në kohën e tanishme. Libri pohon thënien popullore se të huajt, akoma më shumë armiqtë, kur gjejnë shesh bëjnë përshesh. Libri tregon sa tragjike kanë qenë (dhëmsurisht edhe janë) ndaj shqiptarëve përçarjet e shkaktuara nga armiqtë. I vetquajturi mbret Princ Vidi qëndroi në Shqipëri në periudhën 7 Mars – 3 Shtator 1914. Siç edhe shkruan Xhorxh Fred Uilliamsi, nga ajo rrëmujë mizore e Luftës I Botërore shqiptarët vetëm e pësonin. Pena e Xhorxh Fred Uilliamsit përcjell rëndësinë e vlerave njerzore që duhet të kenë udhëheqësit që organizojnë, drejtojnë apo udhëheqin shtetet. Vetëm njerëzit me mirësjellje, me shpirtmadhësi, fisnikërisht të respektuar, të palodhur në punë, me vullnet dhe trimëri janë ato që kanë shkaktuar dhe udhëhequr përparimin e popujve.
Xhorxh Fred Uilliams (1852-1932) lindi në Dedham të Masaçusetsit. U arsimua në degën e ligjeve në Masaçusets më 1872 dhe pas studimeve të tjera u bë avokat. Gjatë viteve 1880-1887 kreu redaktime të botimeve të rëndësishme ligjore në vitet. Më 1889, ishte anëtar i legjislaturës së Masaçusetsit dhe gjatë viteve 1891-1993 ishte anëtar demokrat i Kongresit Amerikan. Gjate viteve 1913-1914 ishte Ambasador i SHBA në Greqi dhe Mal të Zi.
Saimir Lolja Tiranë, 19 Tetor 2004
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1359
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Historiani Lambert: Europa sabotoi historine shqiptare

#8

Post by Patush » Fri Jan 15, 2010 3:42 am

SH Q I P T A R Ë T - T O K A DH E B A N O R Ë T
"Tokë e Shiqipërisë lemë të hedh sytë e mij,
Mbi ty, O nanë e mjerë e njerëzve primitivë."
- Bajroni tek “Udhëtimi i Çajlld Heroldit”
“Bah! Shikoni këto barbarë!" ka thirrur çdo tiran që ka shtyrë në fatkeqësi viktimën e vet, kur më në fund e ka pa të pamundshme me e bërë skllav. Ngjarja e dhimshme e Shqipërisë nuk i është treguar popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo ka qenë zhdukur në vendin e vet të Bajronit dhe të shteteve të mëdha, të cilët kanë vendosur të zhdukin nga faqja e dheut këtë popull heroik. Në sallat e errta të diplomacisë Europiane për shekuj me radhë ka qenë mbyllur e munduar fati i Shqipërisë. Edhe tani, me lot ndër sy dhe krejt e dobësuar nga robërija dhe padrejtësia e shekujve, ajo po nxjerr përpara duart thatanike për të kërkuar drejtësi dhe liri; por akoma më kot. Po, shpërblimi i mëkateve është vdekja dhe kujdesi i drejtë i Perëndisë nxjerr përpara faktin se gjendja e keqe e sotme e Europës rrjedh drejtpërsëdrejti po nga ajo politikë që e përdori për Shqipërinë. Megjithëse ka shumë për të thënë, dal përpara ta them unë këtë ndodhi, të përshkruaj tokën, origjinën, gjuhën, zakonet dhe historinë e këtij populli, intrigat e Europës për ta mbajte këtë popull skllav të Turqisë, mundimet dhe kërkesat e drejta të tij për liri dhe pavarësi, dhe më në fund se si Amerika mund ta ndihmojë duke i prirë këtij populli në të drejtat e veta.



Toka e Shqiptarëve
Valona ishte një pjesë e vogël e kësaj toke prej së cilës ata që shkelën Shqipërinë krijuan emrin Albania në shekullin XI. Emri i vërtetë i kësaj toke është Shqipëri dhe i popullit Shqiptar që domethënë toka dhe bijt e Shqipes. Shqipëria, në mes të Malit të Zi dhe të Austrisë kah Veriu, le Serbinë kah Lindja dhe Greqinë kah Jugu, dhe shtrihet 390km përgjate bregut Lindor të Adriatikut. Ajo është shumë afër bregut Italian ku qytetet dhe portet prej Brindisi deri në Venedik duket sikur duan me thënë se janë kryenaltë me përparimin dhe lumturinë e tyre përpara anës tjetër të shkretë të detit të fqinjës së vet. Si në Jug ashtu edhe në Veri të Shqipërisë ka porte të bukur dhe liqenj të mëdhenj e të mrekullueshëm. Buza e Drinit dhe liqeni i Shkodrës, të cilët janë tani pothuaj të pavozitshëm, duhet që nëpërmjet tyre t’u zhvillonte një tregti e madhe e përgjithme. Katër porte të tjerë përgjatë bregut Shqiptar janë pa mole dhe pa farë përmirësimi. Lumenjt janë të mbushur e të pavozitshëm, ndërsa pyje të mëdhenj po kalben në balta e moçale. Fusha të mëdha e pjellore shërbejnë vetëm si një kullote e dobët për tufat e dhenve të një race shumë të dobët; i vetmi plug është parmenda e drunjtë e Romës së lashtë. Minierat e punuara prej Romakëve dhe Venecianëve janë zhdukur nga pamja dhe s’dihet fare ku janë. Përveç rrugës Egnatia, një tregues i pushtimit Romak, s’ka rrugë dhe fuqi të mëdha ujrash shkojnë kot, sepse s’ka asnjë central elektrik. Nuk ka bankë dhe ka shumë pak të holla; nuk ka një zyrë postare të vendit veç atyre të të huajve. Ka shumë pak gazeta dhe libra; shumë rrallë lëviz ndonjë lloj maqine dhe madje s’ka as qeveri të vendit.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1359
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Historiani Lambert: Europa sabotoi historine shqiptare

#9

Post by Patush » Fri Jan 15, 2010 3:44 am

Ministri i Punëve të Jashtme të Italise, i shquari San Xhuljano, bëri një përshkrim se si mbërriti nga bregu i detit deri në Shkoder, qyteti kryesor, hypur mbi kalë, nëpër fusha, moçale, ferrishte e baltra, mbi një rrugë të verbët, ndërsa gjatë rrugës së tij në njërin krah kalonte i bukuri lumë pengues dhe i pavozitshem, i cili me pak shpenzime mund të bëhet që të kalojnë nëpër të prej qytetit deri në det vaporë prej më se tre mijë tonelatash. E pamundur! Në zemër të Europës të ndodhet një shkretirë kësi soji, por qe një fakt. Në të vërtetë kjo rrjedh nga se ky vend ka mundësira përparimi më të mëdha se çdo shtet tjeter i Ballkanit por që Europa e ka pa të arësyeshme me e bërë këtë vend të mjerë e të shkretë. Ky vend zë pozitën gjeografike më të mire në Europe; ai është çelsi i tregtisë së Ballkanit dhe porta e kalimit për në Lindje. Me gjithë këtë, sot nuk ka asnjë udhë hekuri që t’i përshkojë Ballkanet prej Adriatiku në atë mënyrë që kjo të jetë një vijim i linjës Austriake.


Faksimili i origjinalit të librit“Shqiptarët“
Kur Princ Vidi dhe përfaqësuesit e gjashtë fuqive të mëdha e bënë Durrësin kryeqytet të Mbretërisë, ata sot zunë një vend të keq, një katund të qelbët, porse Durrësin nën emrin Epidamus siç quhej në kohët e vjetra Ciceroni dy mije vjet përpara e përshkroi si një vend të bukur, të madh e të lulëzuar. Në atë kohë ishte një qendër e madhe tregtie, por sot sikurse edhe fqinji i tij Tivari në Veri, qëndrojnë si njëmendore e mëkatit të shkatërrimit turk. Në tokën e Epirit ku sot 600’000 frymë rrojnë mjerisht, nën Pax Romana rronin 4’000’000 në lumturi. Do të shohim më vonë se jo natyra por arti i zi e zbriti këtë vend nga lumturia e hershme në gjendjen e dhimshme e të mjeruar të sotme. Kjo u qeth e u shkurtua në traktatin e Berlinit, në ndarjen e Ballkanit dhe në marrëveshjen e Londrës, saqë askush s’mund të dije sot sipërfaqen dhe popullsinë e saj. Mund të jetë e madhe sa shtetet Konektikat dhe Masaçuset bashkë dhe popullata mund të çmohet nga 500’000 në 1’500’000, por mesatarisht mund të jetë 750’000 shpirt. Shkodra ka 40’000 banorë dhe me pak përjashtime ky vend përbëhet prej katundesh.

Origjina e Shqiptarëve
Mbrapa në kohët parahistorike, para se poetët e Homerit të këndonin për perënditë e tyre dhe heronjtë e përrallave, përpara se të shkruhej gjuha greke, rronte një popull i qujtur Pellazg. Herodoti (484-425 p.e.s.) iu vesh Pellazgëve historinë e cila këto i përmend shumë më parë se sa qytetërimin e grekërve; punimi i ashpër që mbulon anët e Panteonit në Athine akoma quhet Pellazgjik. Këta ndërtuan mure të mëdhenj që quhen ciklopike dhe për të cilët Prof. Pokok thotë që qenë ndërtuar shumë më përpara se të egzistonin grekërit e Homerit. Prej kësaj race të fortë parahistorike mbetën vetëm Shqiptarët. Vetëm në kohë të vona u shkoqit se Pellazgët qenë Ilirianët e vjetër, e para degë Indo-Europiane, perandoria e të cilëve shtrihesh që nga Azia e Vogël deri në Adriatik dhe nga Veriu deri në Danub. Nga studimet e shkrimtarëve të rinj, si Prof. Maks Myller dhe Prof. Pot, në gjuhën Shqipe u bë e qëndrueshme kjo origjine. Këto Ilirianë, që rrojnë akoma në Shqipëri si Toskë, u shpërndanë edhe në Itali dhe njihen si Toskë, Toskanë, Etruskë.
Është e kotë të kërkohet për perënditë e Greqisë në etimologjinë e gjuhës së saj. Në gjuhën Shqipe këto janë shumë të qarta dhe domethëniet e tyre shumë të drejta. Për shembull, Kaos është hapsi, hapësira; Erebus, biri i Kaosit, është er-het-os, me e bërë të errët; Uranos është I-Vran-os, domethënë zana e reve, vranët; Zeus, Zaa, Zee, Zoot-Zot, zë rrufe; Athena është E thëna, me thënë fjalën; Nemesis, nemës, domethënë nam, thirrje e djallit; Muse, Mosois, është mësuesi; Afërdita domethënë afër ditës, agimi. Kur do të jetë studiuar mirë gjuha Shqipe dhe kur do të jenë zhvarrosur gojëdhanat e saj, atëhere shumë nga veprat e Homerit do të rishkohen dhe ca nga ato do të jetë nevoja edhe të korigjohen. Herodoti nuk e pati ditë që emrat e heronjve të veprës së Homerit ishin fare qartë në gjuhen Pellazgjike. E deri edhe emri i vet i Homerit mund të gjurmohet në gjuhën Shqipe: I mirë, dhe në formën Imiros do të thotë poezia e mirë.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1359
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Historiani Lambert: Europa sabotoi historine shqiptare

#10

Post by Patush » Fri Jan 15, 2010 3:46 am

Flamuri kombëtar
Në gjuhën Shqipe është Agamemnon, Ai-ge-mendon, ai që mendon; Ajaks, ai gjaksi, gjakderdhës; Priamos, Bir-i-amës, biri i amës e me kuptim ironik Biri i tokës, i vendit; Akili, i qiellit, një i zbritur nga qielli; Odiseu, i udhës, udhëtari, aji që shëtit; Ithaka, i thak, idhnak; Droilos, Droili(os), ai që druhet, frigac. Shumë të tjera mund t’i shtohen kësaj liste. Nuk është çudi në se njerëzit që kanë studiuar gjuhën Shqipe të thonë se kjo është gjuha origjnale e Homerit dhe që grekërit e morën nga poetët Pellazgjike të shumtën e këngëve të trimërive dhe ato heroike. Sa dituri e madhe e pret arkeologun kur toka Shqiptare do të hapi thesarin e historisë Pellzagjike! Këta dhe shumë rrjedhime të tjera provojnë që Shqiptarët sot janë mbi tokën e të parëve dhe flasin gjuhën e stërgjyshëve të tyre. Edhe përpara se dega helene të njifej në malet e Thesalisë, Shkodra, qyteti kryesor i Shqipërisë, qe pa dyshim kryeqyteti i mbretërisë madhështore të Ilirisë. Shqipja qe gjuha amtare e Aleksandrit të Madh që pushtoi botën dhe e Pirros së Epirit, një nga gjeneralët më të mëdhenj që përmend historia dhe përballues i fundit i ushtrive pushtuese Romake. Një tragjedi, përtej përfytyrimit të tragjedistit, është kjo që një racë e vjetër dhe e fortë erdhi në një gjendje kaq të keqe dhe mizore, gjë e cila shikohet si skandal i qytetërimit Europian. Nuk është për çudi që otomanët nuk lejuan ndonjë gërmim në tokën Shqiptare, sepse ajo mund t’i sillte ndërmend këtij populli lulëzimin e parë.

Vendasit e Shqipërisë
Nuk janë turq sikurse shumë e mendojnë; përpara kanë qenë të gjithë të krishterë, por gjatë shekujsh pjesa më e madhe është kthyer në besimin mohamedan. Shumë prej malsorëve janë katolikë, ndërsa në Shqipërinë e Jugut pothuajse kisha greke është krejtësisht e pranueshme përveç mohamedanëve. Gjuha shqipe është aq e dallueshme nga gjuhët tjera të Europës sikurse është gjuha Kelte dhe Baske. Ata s’kanë literaturë veçse pak libra të priftërinjve katolikë; as alfabet të qëndrueshëm nuk kanë akoma. Në shkollat e pakta turqit nuk kanë lejuar që të mësohet gjuha e tyre dhe nuk janë shumë ata që dijnë me shkruajtur e me lexuar. Historia e Shqipërisë është një shënim i gjatë shkeljesh, plaçkitjesh dhe gjakderdhjesh. Këngët e tyre tregojnë, theksojnë, vetëm lufta e trimërira. Të gjitha shkeljet e Europës mizore e kanë përshirë këtë vend me zjarrm e shpatë.
Mbasi vdiq heroi Gjergj Kastrioti që mbajti larg nga Shqipëria për 24 vjet ushtritë e sulltanit duke i zhdukur nga faqja e dheut njërën mbas tjetrës, otomanët mundën ta pushtojnë Shqipërinë dhe e mbajtën nën zgjedhë për më se 450 vjet. Përveç popullit të fushave, të cilët i ka vrarë më shumë zgjedha e robërisë, përgjithësisht Shqiptarët janë trima e luftetarë të fortë. Malësori nuk del kurrë prej shtëpisë së tij i pa armatosur, e deri bariu mban tufën e vet i armatosur deri në dhëmbë. Lufta ka qenë i vetmi besim i tyre; biles ata thonë: aty ku është shpata aty është besimi. Djali rritet pa farë edukate ose disipline përveç se përdorimit të armëve. Në ushtrinë turke ai mësoi se si me vjedhë e me grabitë; në shtëpinë dhe vendin e vet zyrtarët dhe tagrambledhësit e pengonin në kursimet, punimet dhe industritë. I rritur në një atmosferë dhune dhe vjedhje, edhe urija shpesh here e ka shtërnguar të fitojë rrojtjen e tij si të mundet, qofte edhe prej armikut që i ka shkelë në votër. Nuk duhet shikuar për çudi pse vjedhja që i bënin turqve quhesh patriotizëm i lartë. Pa dyshim këta malësorë janë të egër dhe të pamëshirshëm në mësymje ose në mbrojtje. Që këta kanë edhe zakone të këqija s’ka nevojë për vërtetim, porse janë rritur në një atmosferë pesimiste.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1359
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Historiani Lambert: Europa sabotoi historine shqiptare

#11

Post by Patush » Fri Jan 15, 2010 3:48 am

Një popull fisnik
Ky popull është shembulli më i madh i të mbajturit të moralit dhe meritave të trashëguara, për fisnikërinë dhe për kapacitetin e tij që, megjithëse për shekuj me rradhë ka qenë nën ndikimin tiranik dhe zhvleftësues, e mban prap kryet lart, nuk i ka humbur shpresat e veta dhe gjithnjë thotë se jam Shqiptar, qoftë edhe në mes të zjarrmit. Dhe për këtë ky meriton të gradohet me një listë të gjatë virtytesh të pastërta e shembullore. San Xhiljano thotë se Shqiptarët janë egoista të radhës së parë. Sigurisht ata nuk janë një racë që shtrohen dhe kërrusen nga frika. Trimërija e tyre s’ka kufi; ata e përballojnë vdekjen dhe fatkeqsinë e tyre pa u trembur. Fjala e besës për ta është shumë më e shenjtë se sa bëmat e mëdha të popujve të qytetëruar dhe mikpritja e tyre vijon deri sa mos t’u mbetet më kurrgjë. Virtytet e grave të tyre janë të trashëguara dhe vdekja është dënimi i zakonshëm dhe i shpejtë në rast tradhëtie ose imoraliteti.

Ndjeshmëria e tyre në çnderime dhe fëmijë është shumë më i madh se sa në rrena e shpifje dhe këto raste mbarojnë gjithmonë në gjakmarrje. Në asnjë vend tjetër të botës nuk është ma e sigurte gruaja nga fyerjet se sa në Shqipëri; ai qe vret një grua bie nga vlefta dhe e humb emrin e famën. Bajroni e nderon në këtë mënyrë besnikërinë e Shqiptarëve nga përvoja vetjake që pati prane tyre:
T’ashpër janë djemtë e Shqipërisë,
e me gjithë këtë nuk u mungojnë virtytet,
të ishin ato virtyte më të pjekur;
Ku është armiku që ua ka pa shpinën e shtegun ta lirojnë?
Fortesat e shtëpitë e tyre nuk janë më të sigurta kurrë,
sa ata vetë në kohëra turbullimi e në rast nevoje;
Sa e rëndë është mërija e tyre,
por kur ta falin, miqësia është fare e sigurtë;
Kur mirënjohja ose fisnikëria me derdh gjakun i thërret,
të patrembur shkojnë përpara kudo që t’i çojë udhëheqësi i vet.
Kaq tepër e admironte Bajroni këtë popull saqë Shelli e thërriste atë me emrin përkëdhelës ALBI. Malësori dallohet nga qytetari. Veshja përgjithësisht është si veshja kombëtare e Greqisë. Fustanella, një fustan i bardhë që mbërrin deri ke gjuri, çorape të bardha mbulojne puplat e këmbëve, këpuce me maja të kthyeme e me tufa mbi ta, rrypi i mesit i mbushur me armë, xhamadani me mëngë të lëshuara mbrapa dhe qeleshe. (Xhorxh Fred Uilliams ka vizituar vetëm bregun e jugor të Shqipërisë, prandaj përshkruan kostumin popullor jugor Shqiptar – shën. përkth.). Ky popull rron në formën prindërore, domethënë plaku i shtëpisë nderohet dhe shquhet përmbi të tjerët dhe të gjithë e dëgjojnë. Vajzat nderojnë dhe ndigjojnë nanën. Iu mbarohet më parë çdo dëshirë prindëve e pastaj të tjerëve. Tek ky popull nderimi për moshën është një tipar i veçantë. Janë shumë zemër mirë për njëri tjetrin, ndihmojnë shoqi shoqin në rast rreziku apo nevoje, kanë respekt për eprorët e tyre dhe e mbajnë besën me drejtësi e me ndërgjegje të pastër. Në mes të tyre flasin një gjuhë të zbukuruar, përdorin shprehje të pastra dhe të prishurit e gojës shpaguhet pa vonesë e ngadonjëherë shumë rëndë. As me qeshje nuk përdoret gjuhë përdhosëse.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1359
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Historiani Lambert: Europa sabotoi historine shqiptare

#12

Post by Patush » Fri Jan 15, 2010 3:50 am

Mikpritja është në kulmin e saj në Shqipëri. Një sulm po t’i bëhet mikut në çdo mënyrë qoftë, është një çnderim i madh për të zotin e shtëpisë e për gjithë fisin e tij. Ai që grabit ose vjedh mikun, sipas zakonit të vendit dënohet shumë rëndë, ose me vdekje ose nxirret jashtë fisit. Burrat janë të gjatë, Gegët në Veri janë më të gjatë se Toskët në Jugë; gjithashtu më të fortë dhe më të rreptë. Një shkrimtar e përshkruan lëvizjen e malësorëve të Veriut si të dhive të egra që i ngjiten majave e shkëmbinjëve më të mprehtë dhe zbresin pa pikë frike nga këto vende, që kur i sheh thua se asgjë e gjalle s’mund të shpëtoje nga ato. Besa është tradita më e shenjtë; kur njëri ka besën e një personi të mirë të njërit fis, çnderimi më i madh e pret thyesin e saj prej personit të atij fisi. Besa e Shqiptarit jo vetëm që mbahet dhe mbrohet me vullnetin më të mirë, por Shqiptari po të jetë nevoja jep edhe jetën për të mbajtur besën e dhënë. Një udhëtar nën fjalën e besës është nën mbrojtje të shenjtë.

Zakone gjakmarrje

Gjakmarrja është një traditë e Shqiptarëve, por e rregulluar mbas ca ligjeve dhe zakoneve të vendit që caktojnë kur, kush dhe si është e drejtë një gjakmarrje. Në këto raste qeveria nuk përzihet, edhe në qoftë se ndërhyn do të ndjekë zakonin e vendit më tepër se ligjin. Ky “lex talionis”, rregull që jep të drejtë që të shpaguhet një dëm i ndërsjelltë ose si i thonë, një sy për një sy e kokë për kokë, jo vetëm që hyri nëpër ligje gjatë shekujve, por edhe nëpër besime. Gjykohej se shpirti i të vrarit nuk ka qetësi deri sa të vritet gjaksori. Në Shqipëri familjes ose trashëgimtarve nuk u mbetet gjakmarrja vetëm për vrasje, por edhe për çeshtje nderi grash. Gjaqet shpesh herë shtrihen deri në bajraqe, fise, dhe shpagime gjaqesh shumë herë kanë kapërcyer katunde e krahina. Ligjet turke në këtë vend nuk jepnin ndonjë farë drejtësie; madje i nxitnin këto zakone pasi ato shkaktonin përçarje, grindje dhe armiqsira të mbrendshme ndërmejt Shqiptarëve, gjëra që i lehtesojnin barrën Turqisë për të zbatuar më tepër tiraninë dhe robërinë. Me ardhjen në fuqi të ligjit të krimeve, ky zakon ndoshta do to zhduket me kohë sikurse në rastin e Malit të Zi.


Gratë Shqiptare
Ndërsa, si dhe në shtetet tjera të Ballkanit, gruaja bën të gjitha punët, si në fushë ashtu edhe në shtëpi, ajo shikohet më me respekt dhe zë një pozitë më të lartë se gruaja e Lindjes. Një grua mund të shëtisi prej një ane të Shqipërisë në tjetrën pa farë dyshimi, bile edhe një burrë që mund të ndodhet me të, nga shkaku i gruas është i sigurtë. Në qoftë se një vajzë e fejuar le të fejuarin e vet, ajo e ngarkon familjen e saj me një gjak të cilin e ka të drejtë i fejuari i saj. Përveç atyre të qytetit, nusja nuk merr pajë nga ati i saj, përkundrazi dhëndri i paguan një shumë të hollash të atit të vajzës; për gratë e veja paguhet gjysma. Ndër gratë Shqiptare dashuria dhe bukuria nuk luajnë një rol me rëndësi. Ç’ka ia shton rëndësinë gruas pranë burrit është të pjellurit; dukë shtuar femijët, shtohet edhe pozita. Nuk egzistojnë gjëkundi gra më të virtytshme se në Shqipëri.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1359
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Historiani Lambert: Europa sabotoi historine shqiptare

#13

Post by Patush » Fri Jan 15, 2010 3:53 am

Brez i fuqishëm
Gjaku i Shqiptarëve është gjak burrërie. Shqiptari i ka dhënë Turqisë gjeneralët dhe ministrat më të mirë. Vëllezërit e tyre në Itali, Toskanët, vunë themelet e vertetë të madhështisë së Romës. Pesë perandorë të Romës qenë bij malësorësh Ilirianë; ata e forcuan racën Italiane. Në grykat dhe në malet e Atikës gjuha Shqipe është në përdorim edhe sot. Në përpjekjet e Greqisë për liri, Shqiptarët lanë emra fame. Ata trazohen me të tjerët, por në trazim nuk bashkohen, domethënë nuk i përziejnë gjakun dhe zakonet e tyre. Të ruajturit e gjuhës dhe të zakoneve të veta nën thembrën dhe tiraninë e shekujve tregon mundësitë e një race të fortë e të pamundëshme. Do të shohim se si Europa e përdori këtë çelës të Ballkaneve për të mbajtur mbyllur dyert e mëshirës e të dritës mbi një popull, i cili tani po lutet për pavarësi e liri.

Ngatërresat e fuqive të mëdha
Djali im, ti nuk e di se me sa pak mëshirë qeveriset bota.
Uksensherna, kryeministër i Suedisë, 1612
Shqipëria, një vend kaq i vogël e i prapambetur, pa kurrfarë qytetërimi, pse luan një rol kaq të madh në politikën e Europës? Është e nevojshme që t’i pergjigjem këtu kësaj pyetje, përgjigjia e së cilës trajton përmbajtjen e ndërlikuar të diplomacisë Europiane. Përgjigjia e shkurtër është se situata gjeografike e Shqipërisë paraqet probleme politike edhe më të gjëra se ato të parashtruara prej shteteve të tjerë të Ballkanit. Gjendja e Shqipërisë është një faktor kryesor i problemit të Lindjes, mbasi kjo është udha natyrale e kalimit prej Adriatikut në Lindje. Përveç kësaj është edhe pikërisht vendi për daljen e tregtisë së Ballkanit dhe së fundi ajo ka në dorë komandën e hyrjes në Aariatik në ngushticën e Otrantos. Portet e saja, me portin në detin Egje të Selanikut dhe të Bosforit, janë çelsat e dyerve të Europës Lindore për në detin Mesdhe. Për të marrë në dorë këta çelsa diplomacia e Europës ka punuar për dy shekuj rresht.



Përjashtimi i Rusisë nga deti Mesdhe
Përmbi të gjitha del e dukshme figura e Rusisë, qëllimi kryesoer politik i së cilës ka qenë me patur kalim të lirë në detin Mesdhe. Për këtë qëllim ajo e pa të arsyeshme shkatërrimin e Turqisë. Në vitin 1711, Pjetri i Madh thirri në ndihmë shtetet sllave të Serbisë, Sllovenisë, Maqedonisë, Bosnjës, Hercegovinës, Kroacisë dhe Malit të Zi për t’u bashkuar me të në një luftë fetare e racore për të liruar të krishterët ortodoksë dhe gjithë popujt që flasin gjuhën sllave nga zgjedha otomane. Që prej asaj kohe, Rusia dhe Turqia kanë qenë në një ndeshje të përhershme dhe Rusia është bërë mbrojtësja dhe ndihmësja e shteteve sllave. Këto kondita iu paraqitën parlamentit prej Sir Eduard Greit (Ministër i Jashtëm i Britanisë), parlament i cili ishte vendi i zakonoshem i diplomacisë Europiane në të kaluarën. Është për t’u shënuar se shtetet që emëroi Cari i Madh, bashkë me Hungarinë dhe Poloninë, formonin një rreth të fortë popujsh sllave kundrejt Austrisë Gjermane. Ëndrra për t’i bashkuar këta popuj në një perandori sllave qe një lumturi për Rusinë dhe Serbinë, por një tmerr për popujt Gjermane dhe për të gjithë Europën Perendimore. Nga frika e kësaj fantazme të një perandorie sllave, fuqitë e Europës kanë ndenjur të bashkuara për të mos e lënë Rusinë e as aleatët e saj sllave me zënë vend ose me krijuar ndonjë kalim për në detin Mesdhe.
Por fakti kryesor që i takon Shqipërisë është se fuqitë Enropiane e përkrahën sundimin turk në Europë dhe e mbrojtën atë kundra Rusisë për të vetmen arsye se zhdukja e Turqisë nga Adriatiku deri në Stamboll do të shkaktonte ndarjen e këtyre vendeve fqinjëve të tjerë, dhe në këtë menyre do të hapej çeshtja e madhe e sllavëve për të dalë në detin Mesdhe. Lufta Krimesë u bë prej Anglisë dhe Francës për të mbrojtur Turqinë kundra Rusisë dhe përfundoi me traktatin e Parisit në të cilin pavarësia e Turqisë u garantua dhe u sigurua. Ajo u pranua që të marrë pjesë në marreveshjet e fuqive Europiane, kurse popujt e krishterë të Lindjes u lanë nën mëshirën e dobët të Sulltanit. Ishte përpara kësaj lufte kur Car Nikolla parashtroi që perandoria turke të mos njihej nga ana e Rusisë dhe Anglisë, por kjo e fundit nuk e pranoi këtë kërkesë.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1359
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Historiani Lambert: Europa sabotoi historine shqiptare

#14

Post by Patush » Fri Jan 15, 2010 3:55 am

Traktati i Berlinit
Në vitin 1878, Rusia pushtoi Turqinë dhe ndaloi në dyert e Stambollit. Traktati i Shën Stefanit u bë në mes të dy ndërluftuesve dhe me të cilin mjeshtërisht Rusia për të mirën dhe përdorimin e vet krijoi një shtet të madh Bullgar, që nga ana Jugore do të shtrihej deri në detin Egje duke përfshirë edhe portin e Selanikut. Kjo shkaktoi mbledhjen e shpejtë të fuqive Europiane të cilat bënë traktatin e Berlinit. Ky traktat ndaloi formimin e shtetit Bullgar të projektuar dhe vuri në heshtje kërkesat e Rusisë për të pasë një port në detin Mesdhe. Serbia, Rumania dhe Mali i Zi u shpallën shtete të pavarura. Një hartë e kohës së fundit do të tregoje se traktati e la një copë të Ballkanit akoma nën sundimin turk, e cila shtrihej prej Adriatikut deri në Stamboll dhe përmblidhte Bosforin, Selanikun, Maqedoninë dhe Shqipërinë. Shtetet sllave të Bosnjes dhe Hercegovinës në Adriatik iu dhane Austrisë. Qe një këmbëngulje e vendosur për Europën që të mos lejonte shtet sllav të kishte një dalje në detin Mesdhe. Skllavëria dhe robëria e të shkretës Shqipëri nuk u bisedua; kjo ishte viktima e parimit të kësaj diplomacie të Europës.


Kongresi i Berlinit - Qershor 1878
Kërkesat e Serbisë në Adriatik
Lufta Ballkanike më 1912 nuk u prit me sy të mirë nga fuqitë Europiane. Historia e saj është e njohur por nuk është kuptuar krejtësisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës se dy gjërat më me rëndësi të kësaj lufte ishin marrja e portit të Selanikut dhe të porteve të Shqipërisë. Këta ishin vend-daljet natyrale të tregtisë së Ballkanit dhe vend-shkarkimet e hekuradhave të ardhshme. Edhe Austria priste me padurim ndonjë rast për të shtirë në dorë portin e Selanikut, por shteti serb kërkonte mbi gjithë të tjerat një port për lëvizjen tregtare të tij. Ajo ishte e mbyllur dhe e izoluar larg detit dhe në qoftë se shkeljes së tokave të huaja i jepte të drejtë, Serbia pa turp mund të kërkojë një vend-dalje në det. Grindja e shteteve të Ballkanit në mes tyre u bë shkak që gjashtë fuqitë e mëdha të Europës të marrin në dorë frenat dukë ndërhyrë që t’i pushonin këto grindje.

Austria dhe Italia rivale
Në këtë kohë duhet përmendur edhe një fazë tjetër trazimesh në Shqipëri. Austria dhe Italia urdhërojnë ose komandojnë detin Adriatik përveç ballit të Shqipërisë. Këta dy shtete kanë pritur me padurim vite me rradhë rastet për të shtirë në dorë portet e këtij vendi. Ata kanë shpenzuar të holla duke mbajtur në Shqipëri agjentë dhe shkolla për të shtuar ndikimin e tyre mbi këtë popull. Të dy këto kanë pritur ditën kur “i sëmuri i Lindjes” do t’u varrosej në anën tjetër të detit Egje. Mbi dy pika Austria dhe Italia qenë posaçërsisht në marrëveshje: e para, që asnjëra prej tyre të mos sundonte Shqipërinë dhe e dyta që asnjë fuqi tjetër të mos vendosej në Adriatik. Nga pikpamja diplomatike e përgjithshme, kjo nuk qe një gjë shume e pa arsyeshme. Pse, po të kish nën sundimin e vet Austria Shqipërinë, ajo do të gjendej vetëm 74 km larg bregut Italian në mës të Vlorës dhe Otrantos. Dhe, po të bëhej Italia sunduese e Shqipërisë, do ta kthente Adriatikun në një gji të Italisë duke e bërë “il mare nostra”, sikurse italianëve u pëlqen ta thonë. Në anën tjeter, çdo fuqi detare me zotërimin e Shqipërisë do të ishte një kërcënim e kanosje për të dyja, Austrinë dhe Italinë.

Perandoria sllave
Plani për një perandori sllave ushqehesh më tepër prej Serbisë nën emrin e krijuar “Serbia e Madhe”. Edhe Mali i Zi është bashkuar me këtë plan; që të dy duke qenë nën kujdesin e Rusisë, mbrojtëses së tyre të betuar. Me një perandori të tillë, provincat sllave, Bosnja, Hercegovina dhe Dalmacia, më lejen ose hapjen e Austrisë, do të bënin të mundur daljen e Malit të Zi dhe të Serbisë në Adriatik. Shumë u zemëruan këto shtete kur më 1908 Austro-Hungaria zgjeroi sundimin e vet mbi Bosnjen dhe Hercegovinën dhe i bëri kryekëput të vetat. Kur të gjashtë fuqitë e mëdha e patën mbaruar Konferencën e Londrës mbi ndarjen Ballkanike, ato ndoqën po ata parimet e vjetra për të mos lejuar shtetet sllave me takuar detin Mesdhe. Turqia pothuaj se qe terhequr nga Ballkani dhe një problem i madh gjendej mbi tryezën e fuqive Europiane. Këto e zhvilluan këtë duke i dhënë portin e Selanikut Greqisë dhe duke krijuar shtetin e pavarur të Shqipqrisë. Në këtë mënyrë varroseshin shpresat e Serbisë, e cila në këtë kohe është çuar në këmbe dhe ka shkelur Shqipërinë ndërsa Mali i Zi ka pushtuar Shkodrën.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1359
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Historiani Lambert: Europa sabotoi historine shqiptare

#15

Post by Patush » Fri Jan 15, 2010 3:58 am

Shqipëria dhe lufta botërore

Në këtë plan veprimesh Austria dhe Italia ishin pa kundërshtim fuqitë lëvizëse dhe princi trashëgimtar Franz Ferdinandi i Austro-Hungarisë shikohej si kujdestar i parimit të tyre. Serbia mjaft e zemëruar që prej vitit 1908, tani u tërbua dhe pa dyshim demonstratat e saja kundër Austro-Hungarisë qenë të rrepta dhe kërcëuese për hakmarrje. Qellimi i gjallë i Europës për të përjashtuar Rusinë dhe aleatët e saj nga deti Mesdhe shihet edhe nga fakti se kur Austro-Hungaria mori Bosnjen dhe Hercegovinën për pak qe duke u shkaktuar një luftë Europiane dhe vepra e krijimit të shtetit të pavarur Shqiptar sigurisht qe duke ndezur një ndeshje të përgjithshme. Mëria e madhe kundra Austro-Hungarisë natyrisht iu drejtua princit trashëgimtar dhe vrasja e tij në Sarajevë keqësoi pa masë marrëdhëniet midis Austro-Hungarisë dhe Serbisë. Mbas kësaj, ngjarjet rrodhën shumë shpejt. Austro-Hungaria i diktoi ultimatum Serbisë dhe me kundërshtimin e tij i shpalli luftë. Rusia qiti zërin se kjo ishte puna e saj dhe brenda pak diteve pesë prej fuqive të mëdha u gjendën në ndeshje të vazhdueshme. Po të kish përmbushur Europa dëshirat e Serbisë për një skelë në Shqipëri, kjo klimë e tmerrshme nuk do të vinte. Zotërimi ose sundimi mbi Shqipëri qe pa dyshim shkaku që u shkaktua kjo luftë që po përfshin kontinentin e Europës. Kjo është historia e diplomacisë Europiane në Ballkan, me gjithë se shumë shkurt është përshkruar. Prandaj përshtatet posaçërisht titulli "Ngatërresat e Fuqive të Mëdha".

Shqipëria etnike
Faji i diplomacisë Europiane

Në qoftë se me të vërtetë bashkimi sllav është një kanosje për qytetërimin Perendimor, sigurisht historia e diplomacisë përkundrazi ndryshon kur Rusia të ketë siguruar aleatë të fuqishëm në Perëndim për shkatërrimin e Gjermanisë, pengesën më të madhe të triumfit të saj. Por në qoftë se ky bashkim është vetëm një përrallë e shpikur ose një arsyetim jo i vërtetë, atëhere diplomacia Europiane duhet të quhet fajtore ndaj krimit që bën duke mbajtur Ballkanet nën zgjedhën e dobët të Turqisë. Në njërën anë prej këtyre dy çengelave, që janë përgjigjia e këtij problemi, duhet të varet kjo lloj diplomacie. Edhe në qoftë e vërtetë se kanosja sllave qe një pretendim dhe që shtetet e mëdha deshën vetëm me gjetur shkak për të mbajtur Rusinë larg nga deti Mesdhe, vuajtjet dhe fatkeqësirat e Shqipërisë varen mbi dyart e tyre sepse Shqipëria vuajti vetëm prej fajit të tyre. Me të vërtetë me sa pak mëshirë qeveriset bota! Po to kish prishur Europa një shekull më parë sundimin otoman në Europë, patjetër faqja e qytetërimit tonë do të ishte ndryshe. Shtetet e Ballkanit do të kishin tashmë një shekull vjetërsi në lirinë e tyre dhe mundet që në rrugën e paqes do të ishin më të përparuar në pasuri, në edukatë, në tregti dhe industri. Përkundrejt të sotmes që janë të varfër e të shkatërruar prej luftash të vijueshme, të cilat janë shkaktuar vetëm e vetëm pse kërkonin të liroheshin nga zgjedha. Shqipëria tani do të mund të ishte një shtet i lulëzuar e i përparuar. Ndoshta kur diplomacia e zezë, që ka rrënjët në shekujt e errët e që bën çdo shtet të shihet me tjetrin me një armiqësi të madhe, të jetë zhdukur dhe ndonjë mënyrë simpatie njerzore dhe vllazërore të përdoret, atëhere do të kujtojme faktin që suksesi i një populli nuk është nevoja të bëhet me humbjen e një tjetri. Atëhere sllavet, gjermanët, anglezet, turqit dhe Shqiptaret mund të përfitojnë shumë më mirë nga përparimi, lulëzimi dhe lumturia e njëri-tjetrit.

Diplomacia e shastisur e Europës
Ndërkaq Shqipëria, viktima kryesore e kësaj diplomacie, mbetet e lodhur, e kërrusur dhe e zhytur në gjak sepse, edhe mbas lirimit të shteteve tjera të Ballkanit nga zgjedha, kjo u la akoma nën Turqi. Bashkë me Shqipërinë mbeti nën zgjedhë edhe Maqedonia. Po të kishte mbetur ndopak simpati njerëzore në politikën e Europës dhe ndonjë ndjenjë për të shpaguar mëkatet që ka bërë gjatë shekujve, këto fuqi do t’u kishin dhënë rastin Shqiptarëve për të formuar një qeveri dhe për të zbatuar nje statut të vetin. Edhe një dhenzë e truve të kalit do të kishte menduar që një popull trim dhe luftëtar si ky nuk do të pranonte një zgjedhë tiranie të re në vendin e së parës. Por diplomacia e shastisur vendosi të zbatojë forcën dhe tiraninë për të sunduar këtë popull; por ky vendim doemos do të binte poshtë sikurse u pa. Shtetet e Europës kanë bërtitur dhe kanë shpallur se Shqiptarët janë popull i pabindur, i egër e barbar. Por në anën tjetër deshën të krijojnë mbi ta një qeveri pa pyetur dëshirat e tyre, pa iu siguruar ndonjë farë lirie ose të drejta trashëgimore dhe biles pa asnjë këmbë ushtari për të vënë në zbatim programin e tyre: sollën vetëm disa oficerë, kurse ushtarë jo. Por, po të ishin të vërteta deklaratat e tyre, ata do të kishin sjellur fuqi të madhe të armatosur për të perkulur Shqiptarët; por këto të bërtitura ishin vetëm për të justifikuar sjelljet e tyre. Ata prenë copa me rëndësi nga toka Shqiptare dhe ia dhanë fqinjëve në Veri, në Jugë dhe në Lindje, duke shkaktuar kështu ngatërresa dhe luftëra të përditshme në mes të këtyre shteteve. Copën që mbeti nga gërshëra e tyre e quajtën shteti i pavarur i Shqipërisë. Gabimin më të madh të planeve të tyre do ta përshkruaj në kreun që vijon.
Shqipëria është bërë lëmi i ndikimeve të shumëllojshme qe e tërheqin në drejtime të ndryshme. S’ka vullnet, s’ka program e as autoritet të njohur në këtë tokë. Propaganda, intriga dhe shpifjet e fshehin të vërtetën.
Këtë e raporton Dr. Dillone nga Durrësi.
Kur gjashtë fuqitë e mëdha hartuan një plan qeverimi për Shqipërinë, vepra e tyre tregoi një pazotësi të çuditshme, sepse ai qe një plan që i nuk përshtatesh një shteti si ky. Marrëveshja e Londrës përmbante nenet:
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”