Page 1 of 1

"Shekujt e erret" dhe shqiptaret mesjetare

Posted: Sat Nov 24, 2012 10:58 am
by ALBPelasgian
Ne menyre te qellimeshme, nje pjese e historianeve perzmadhojne deri ne neveri 'shekujt e erret' te Ballkanit Perendimor, nje periudhe qe fillon prej shek. II e vazhdon gjer ne shek. XI. Eshte e pamohueshme qe burimet jane te rralla fare per kete periudhe, duke qene se vemendja e Bizantit ne kete kohe rrihte gjetke. Derisa sulmet e vazhdueshme te popujve barbare kafshonin nga te gjitha anet terthoret e Bizantit, "prozhektori" i Konstandinopojes qe me i shqetesuar nga keto sulme sesa nga popujt qe kishin kohe qe ishin integruar brenda tij. Pra, heshtja e burime s'perkthehet me mos-ekzistencen e shqiptareve apo qenesine e tyre jashte hapesirave te tyre historike.

Ne vijim po sjell nje hollesi mjaft interesante, per te cilen i detyrohem nje shqiptari ne boten virtuale teksa po trajtonin kete ceshtje. Historiani reputativ francez, George Castellan permend si vijon:
"un évêché d’Arbanon est signalé en 869."
Per me gjere shih:

Image

L’IDÉE DE NATION CHEZ LES
PEUPLES BALKANIQUES
DES ORIGINES
A LA FIN DU XVIIIe SIÈCLE

https://docs.google.com/viewer?a=v&q=ca ... HNWLGhVqfQ

Re: "Shekujt e erret" dhe shqiptaret mesjetare

Posted: Sat Dec 29, 2012 11:53 am
by bardus
La storia di Ragusa: scritta nuovamente in tre libri



Nga mesjeta e erret shqiptare, shfaqet edhe nje person i panjohur Duka i Albaneve, qe ne linkun e meposhtem ku flitet per historine e Raguses,ka pushtuar Bosnjen dhe ka qene mjaft i famshem.
Duka i Albaneve ne kronikat sllave nuk permendet ne asnje vend.Autori Razzi,qe i referohet nje shkrimtari anonim ,le te kuptoje se i perket kohes rreth vitit 1000,por te tjere mendojne se eshte i mevonshem,sidoqofte eshte i paidentifikuar.Ky liber mjaft interesant per historine e Raguses i vendos shqiptaret qe ne legjenden e krijimit te qytetit dhe ne listen e fisnikeve te qytetit figurojne shume te tjere.

Image
Image
Image


http://archive.org/stream/lastoriadirag ... 6/mode/1up

Re: "Shekujt e erret" dhe shqiptaret mesjetare

Posted: Sun Jan 20, 2013 10:20 am
by bardus
E lidhur me postimin tim te mesiperm,po sjell edhe nje fragment nga,

Documentae historiae Chroaticae periodum antiquam illustrantia


ku ne listen e mbreterve te Kroacise deri ne shekullin e 11-te, i gjashti eshte nje Albanian,a eshte i njejti qe permendet me siper ?

Image