Page 1 of 1

A ka njeri ndonje burim per emrin e Epirit

Posted: Fri Sep 04, 2009 1:18 am
by RealIlirian
Per shume kohe jam munduar te shpjegoj dhe llogjikisht te formoj rrjedhen e mundshme te historise dhe nje nga pikat me te dobeta eshte Epiri.
Pervec teorise greke qe epir do te thote kontinent qe per mua nuk ka asnje kuptim llogjik per kohen e atehershme, pasi si ka mundesi qe nje territor madhesia a hollandes se sotme te quhet kontinent? eshte sikur anglezet te quajne hollanden kontinent e jo europen. Per mua kjo eshte nje idiotesi si shpjegim qe nuk ka kursesi linearitet historik evolucionar.

por megjithese eshte e permendur dhe e llogjikshme dhe per mua me e mundshmja emri epir prej mbretit pirro, nuk kam gjetur end ndonje reference per kete apo mbrojtje te kesaj teze qe per mua eshte me e forta dhe me e llogjikshmja pasi dhe fiset indiane te amerikes qe njihen perdornin te njejten llogjike emerimi

Epir = E Pir vjen nga fjala e pirros. tokat e piros, pasi Pirro ishte mbreti qe i bashkoi fiset ilire te atyre trojeve qe aspak nuk njiheshin si epire para kohes se tij me sa di une. A ka ndonje source qe tregon se fjala epir ka ekzistuar para kohes se pirros, apo ndonje qe e permend kete hipoteze qe per mua eshte me se e llogjikshme dhe natyrore pa u futur ne perralla greke e besime?

Ju lutem to diskutoni.

Re: A ka njeri ndonje source per emrin e Epirit

Posted: Fri Sep 04, 2009 1:30 am
by Arta
RealIlyrian, ketu kemi hapur nje teme te tere mbi Epirin dhe perkatesin e tij.


http://www.arberiaonline.com/viewtopic. ... 72&start=0

Re: A ka njeri ndonje source per emrin e Epirit

Posted: Fri Sep 04, 2009 1:45 am
by Arta
Por simbas disa te dhenave, Camet e Thesprotise i thone Shqiperise IPERIA.

Plus mos te harrojme se etynomy me i vjeter edhe se ai Ilirjan, ka qene SKIPERIA=IPERIA=IPEROS Iperiot=Epiriot

Re: A ka njeri ndonje source per emrin e Epirit

Posted: Fri Sep 04, 2009 1:55 am
by RealIlirian
po sigurisht gjuha ka evoluar, dhe ndoshta the emri i pirros mund te mos kete qene pirro tamam si i themi ne sot.
por si cdo gje tjeter emrat kane nje kuptim dhe nuk jane kot. ai shpjegim i grekut qe epir do te thote kontinent eshte idiotesi per mua.
pastaj fjala shqiperi lidhet me fjalen epir qofte nga gjuhesia qofte dhe nga historia ku sic dihet pirro krenohej me shqiponjen dhe quante veten bir te shqiponjes. Eshte me e llogjikshme qe perdorimi i fjales shqiperi ka patur si synim Pirron e epirit sesa arberine e skenderbeut pasi dhe vete skenderbeu e quante veten princ te epirit e jo te arberise gje qe eshte natyrale pasi cdo popull ndjek origjinen e tij me te lashte.
por fjala epir cfare origjine mund te kete. Cilat ishin arsyet qe u quajten ato troje epir. Dhe per mua kjo eshte shume e lidhur me Pirron vete, por nuk kam gjetur asnje material deri tani ku e gjej kete fjale para asaj kohe. Nese fjala epir ka ekzistuar para Pirros atehere ideja qe dhashe eshte thjesht ide dhe jo hipoteze.

Re: A ka njeri ndonje source per emrin e Epirit

Posted: Fri Sep 04, 2009 2:47 am
by Zeus10
RealIlirian wrote:po sigurisht gjuha ka evoluar, dhe ndoshta the emri i pirros mund te mos kete qene pirro tamam si i themi ne sot.
por si cdo gje tjeter emrat kane nje kuptim dhe nuk jane kot. ai shpjegim i grekut qe epir do te thote kontinent eshte idiotesi per mua.
pastaj fjala shqiperi lidhet me fjalen epir qofte nga gjuhesia qofte dhe nga historia ku sic dihet pirro krenohej me shqiponjen dhe quante veten bir te shqiponjes. Eshte me e llogjikshme qe perdorimi i fjales shqiperi ka patur si synim Pirron e epirit sesa arberine e skenderbeut pasi dhe vete skenderbeu e quante veten princ te epirit e jo te arberise gje qe eshte natyrale pasi cdo popull ndjek origjinen e tij me te lashte.
por fjala epir cfare origjine mund te kete. Cilat ishin arsyet qe u quajten ato troje epir. Dhe per mua kjo eshte shume e lidhur me Pirron vete, por nuk kam gjetur asnje material deri tani ku e gjej kete fjale para asaj kohe. Nese fjala epir ka ekzistuar para Pirros atehere ideja qe dhashe eshte thjesht ide dhe jo hipoteze.
Fjala Epir ka egzistuar para Pirros, dhe shume gjera qe kane lidhje me Epirin ne lashtesi jane """greke""", duke filluar qe nga emri. Por ""greke"" nuk duhet kuptuar si dicka aliene, shume e ndryshme nga te tjeret, dmth iliret, maqedonet, epirotet dhe traket. Te gjithe ishin nje race, flisnin nje gjuhe. Pra mos u mundoni te filtroni greket e vjeter nga iliret dhe epirotet si dy kultura te ndryshme. Nje gje eshte e sigurte, qe ata skane folur paraardhesen e gjuhes se sotme greke, por nje gjuhe nga e cila kane dale gjithe dialektet e shqipes.

Re: A ka njeri ndonje source per emrin e Epirit

Posted: Fri Sep 04, 2009 3:00 am
by Zeus10
""Greket"" qe banonin ne Peloponez dhe vetem atje, quanin banore te kontinentit epirotet. Pra i vetmi ndryshim ishte se epirotet banonin ne kontinent, qe eshte stereja e madhe ose e dukshme.

Image

Vete fjala Epeiros ""perkthehet"", e parë=e dukshme qe me pas eshte perdorur per te pershkruar copen e madhe te tokes qe ne sot e quajme kontinent.
Prandaj ne kete kendveshtrim, nuk do te gjeni asgje greke tek ""greket e vjeter"".
Dhe sikur ta konsiderojme epir rrjedh nga ndajfolja yper=syper=siper(varianti tjeter qe ofron propaganda greke) prape jemi brenda semantikes shqip. Asnjegje nuk eshte specifikisht greke, ato kane vetem nje petk te tille.

Re: A ka njeri ndonje source per emrin e Epirit

Posted: Fri Sep 04, 2009 3:12 am
by Zeus10
Emri i Pyrros, lundron brenda ujrave te greqishtes se vjeter(lexo: shqipes se vjeter). Ai burron nga fjala flake:

Image

Per te cilen jane dy sinonime pyr(vetem zoti e di sakte se si eshte shqiptuar) dhe flôks, qe eshte fjala shqipe flakë. Pyr, eshte nje shprehje, qe ose eshte reduktuar ne shqipen e sotme, ose eshte zevendesuar semantikisht prej ndonje fjale tjeter. Por ajo pa dyshim, i perket stokut te vjeter te shqipes, dhe eshte misheruar diku ne nje fjale tjeter shqip, qe kerkon studim per ta gjetur.

Re: A ka njeri ndonje source per emrin e Epirit

Posted: Fri Sep 04, 2009 3:27 am
by RealIlirian
nuk eshte se dua te gjej gje greke tek greket, por me duket si jo fort normale ai perkthim qe i eshte ber, por nese fjala epir ekziston para pirros atehere kuptohet qe mendimi im eshte thjesht nje rastesi, ose pirro more emrin prej tokes se tij. Faleminderit per informacionin. shendet dhe bravo per punen qe po beni te gjithe bashke.