"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Kryengritja e Shtatorit në Mavrovë ne fillim te shekullit 20

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

Post Reply
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4203
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Kryengritja e Shtatorit në Mavrovë ne fillim te shekullit 20

#1

Post by Zeus10 » Wed Nov 06, 2013 7:33 pm

Kryengritja e Shtatorit në Mavrovë ka mbetur pa hyrë në histori, si kryengritja më e madhe shqiptare në fillim të shek XX

Pra kjo kryengritje edhe pse zgjati mbi dy muaj dhe përfshiu 7 qarqe, fare pak njihet në historiografinë botërore dhe ballkanike. Kjo kryengritje më e madhe shqiptare në fillim të shek. XX nuk mund të krahasohet as me atë të Ilindenit, e cila ka zgjatur vetëm një ditë dhe ka përfshi vetëm një qytet. Pra, Ilindenit i jepet shumë më shumë peshë në politikën shtetërore maqedonase dhe atë ballkanike, ku për fat të keq është e përkrahur edhe nga disa historianë shqiptarë. Ndërsa Kryengritja Shqiptare e Shtatorit, minimizohet nga vetë politikanët shqiptarë dhe institucionet e saja, nuk mbahet asnjë manifestim në rang shtetërorë në Kosovë, as në Shqipëri, as në Maqedoni.
Pas pushtimit të fushës së Pollogut nga ushtria serbe, ajo hasi në rezistencë dy javore në fshatrat e Rekës mbi Mavrovë. Në këto beteja filloi lufta më e përgjakur e shqiptarëve të kësaj ane. Kryengritësit i bënë rezistencë të paparë ushtrisë së rregullt serbe që ishte e organizuar mirë, edhe me artileri dhe teknikë moderne, numerikisht shumë më e madhe. Për këtë arsye, forcat kryengritëse kërkuan ndihmë nga Komanda e Përgjithshme Shqiptare që ndodhej në Dibër. Qeveria e Përkohshme e Dibrës, pas një analize, më 29 shtator vendosi që kryengritësve mbi Mavrovë t’u dërgojë përforcime të reja, nga radhët e luftëtarëve që ishin në vijën mbrojtëse Ohër-Strugë, pasi që forcat serbe në këtë drejtim gjithnjë e më shumë po forcoheshin. Ushtritë serbe pasi e pushtuan Gostivarin e dogjën dhe u hakmorën për rezistencën e bërë. Regjimi serb vendosi për t’u hakmarrë dhe shfarosur popullsinë e pafajshme me burra, gra, fëmijë dhe pleq, duke djegur fshatrat për rreth dhe duke rrafshuar ato me tokë. Nga këto masakrime, mbi 5000 banorë e lëshuan Gostivarin me rrethinë dhe u nisën në mërgim kah Elbasani. Kjo kryengritje përfshiu shtatë qarqe shqiptare dhe zgjati mbi dy muaj në luftë për çlirim dhe bashkim kombëtar. Raportet e diplomatëve të huaj flasin për luftime të ashpra në të gjitha frontet e luftës, duke theksuar se përkundër epërsisë së ushtrisë serbe me armatim, kryengritësit shqiptarë të krahinës së Rekës në komandën e Hoxhës së Tanushës nuk zmbrapsën. Në vazhdim të raportit, konsulli austriak nga Beogradi thekson se vazhdojnë luftimet e ashpra, me humbje nga të dyja palët. Për sukseset e dobëta të depërtimit të ushtrisë serbe në të gjitha frontet, lajmëronte edhe Zhitkovski nga Manastiri, sipas të cilit ushtria serbe nuk ishte në gjendje që të ripushtojë territoret shqiptare në vijën Strugë-Dibër-Kërçovë, kurse luftime tejet të rrepta ishin zhvilluar në territorin mbi Gostivar, në vijën Vracë-Mavrovë, me fshatrat përreth. Derisa mbi Gostivar bëheshin luftime të ashpra, Jeliçka nga Shkupi njoftonte me telegram se kryengritësit paskan sulmuar në fushën e Pollogut, midis Tetovës dhe Gostivarit, një kolonë furnizimi të përbërë prej 4 kamionësh dhe 350 karrocash me bukë, ku “automobilat u dogjën, ndërsa ushqimi u rrëmbye”.
Beteja e madhe në Mavrovë dhe pjesëmarrja e shqiptarëve të Rekës/Në betejën e Mavrovës, ushtria serbe në fillim u mbraps, Shqiptarët e Rrekës nën komandën e Hoxhë Tanushës, dukej se janë në prag të fitores. Në këto çaste të vështira për ushtrinë serbe komandanti i tyre detyrua me revole në dorë të ndalë ushtarët e tij që filluan të iknin nga fushëbeteja. Komanda serbe, për të shpëtuar nga disfata e plotë, kërkoi përforcime të reja. Asaj i erdhën në ndihmë njësitet e regjimentit XII, XX dhe njësiti “Car Llazar”. Forcat serbe filluan sulmin më 27 shtator, me artileri prej së largu, pasi me armë të tjera nuk mund të afroheshin në pozicionet e luftëtarëve shqiptarë. Sipas raporteve serbe, në këto sulme përmenden afër 40 vullnetarë të vrarë shqiptarë. Më 28 shtator, forcat serbe arritën para Mavrovës, kurse këtyre njësiteve iu bashkëngjitë edhe regjimenti VII, që u kyç në sulmin e mëtutjeshëm. Më 29 shtator, serbët pasi pushtuan Mavrovën, vazhduan marshin nga fshatrat e Rekës, nëpër rrethinën e Zhirovnicës dhe Grykës të Lumit Radika, duke iu afruar Dibrës. “Raportet serbe japin një numër të madh të vrarësh nga kryengritësit”. Ata shqiptarë që nuk u nënshtruan urdhrave të komandës serbe, dënoheshin dhe dërgoheshin në burgjet e Shkupit. Krerëve të shquar të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare u grabiteshin fëmijët e tyre nga mosha 8-10 vjeçare dhe dërgoheshin në Serbi, kurse “deri tani vetëm në Tetovë janë grabitur 4 fëmijë”. Sipas raportit të konsullit austriak, Von Storck nga Beogradi, po veprohet vërtet pa mëshirë kundër “arnautëve” të zënë rob, kështu që shfarosja e filluar e elementit jo sllav, do të kryhet tërësisht “me këto ekzekutime të shumta që u bënë në Tetovë dhe Gostivar”. Në betejën e Mavrovës përleshja me armë ka zgjatur 13 ditë, duke lënë një numër të vrarësh nga kryengritësit shqiptarë, por edhe pse mungojnë raportet serbe për numrin e të vrarëve nga ana e tyre, ka pasur të vrarë edhe nga ushtria serbe.122 Komanda dhe ushtria e saj më 30 shtator po përparonte kah lumi Radika në drejtim të Dibrës. Ushtria serbe sulmonte edhe nga Kërçova, ajo pasi mori përforcime të reja, kaloi në kundër ofensivë, kështu pas sukseseve në afërsi të Kërçovës te fshati Izvor, mori drejtimin e Dibrës. Në këtë betejë u plagos çetniku i njohur serb Vasilije Trbiq. Ushtria serbe pasi e shoi me gjak këtë kryengritje, u soll si e çoroditur mbi tërë popullsinë e pafajshme, shkruante gazeta “Radniçke Novine”. “Më kap tmerri kur i shoh dhe pyes vetveten, se si njerëzit mund të jenë kaq barbarë sa të kryejnë kaq shumë mizori”.14 Për sjelljet serbe dhe pastrimin etnik njofton edhe Mitropoli i Durrësit, ku thotë se “duke ikur nga barbaria serbe kanë ardhur shumë njerëz nga Dibra, Gostivari, Gjakova, Prishtina, Tetova, Prizreni, kurse me ta edhe mjaft bullgarë (bëhet fjalë për sllavo-maqedonasit)”. Deri më 25 tetor nga Tetova dhe Gostivari janë shpërngulur me dhunë mbi 400 familje. Gjendjen faktike në Kosovë dhe trevat lindore më së miri e përshkruan nipi i Bajram Currit, Daljan Curri, i cili vetë u paraqit në konsullatën austriake në Shkodër, për t’u ankuar për gjendjen dëshpëruese të popullsisë në rrethet e Gjakovës dhe Prizrenit, për t’u lutur për këshillë dhe ndihmë. “Sipas dëshmive” të tij, serbët, respektivisht malazezët, bëjnë masakra më çnjerëzore në ato vise, kështu që Bajram Curri është i mendimit se ata i kanë caktuar vetes si qëllim për të shfarosur me gjithë gra dhe fëmijë shqiptarët që jetonin përbrenda kufirit të ri serb dhe malazez. Në letrën dërguar Mis Durhamit nga Manastiri, më 21 tetor 1913, përshkruhen krimet dhe masakrat që kanë bërë serbët në Dibër, Strugë, Ohër, Mavrovë, Gostivar, Tetovë dhe Shkup. Ushtria serbe u soll shumë keq edhe në pjesën e Shqipërisë së lirë dhe të pavarur, ku bëri kërdi në Prefekturën e Elbasanit, edhe pse popullsia e saj e mbajti me bukë. Ajo, kur u tërhoq nga këto anë, shkatërroi çdo gjë, madje duke plaçkitur edhe mobiliet e shtëpive. Para këtij tmerri, një pjesë e madhe e popullsisë së këtyre krahinave u shpërngulë, ndërsa një pjesë e saj u vendosë në Shqipërinë e Mesme. Për këtë situatë të krijuar, Serbia akuzonte Qeverinë e Vlorës, e cila me ndihmën e Esat Pashës dëshironte të dilte përsëri në det. “Serbia ëndërronte asgjësimin e Qeverisë së Vlorës” dhe pushtimin e Shqipërisë nga veriu, kurse Greqia nga jugu ende i mbante me këmbëngulje viset e pushtuara përreth Vlorës. Më 18 tetor, Austro-Hungaria i dërgoi një ultimatum Serbisë, që brenda 8 ditëve të tërheq ushtritë e saj nga kufijtë politikë, të caktuar me vendimin e Londrës. Me “këshillimin” e Francës dhe të Anglisë, ushtria serbe në afatin e caktuar tërhoqi ushtrinë. Pra, lakmitë e daljes në detin shqiptar dhe politika pushtuese sllave pësuan një disfatë të plotë. Serbia deshi të dalë në det, edhe të ketë një koloni të saj: “Prandaj mbeti edhe pa det, edhe prej kolonisë së ëndërruar bëri një armik gjakatar”. Qeveria e Vlorës ndodhej në një pozitë të palakueshme: grekët assesi të largoheshin nga Shqipëria Jugore, ndërsa serbët nga Shqipëria Verilindore. Serbia këto qëllime ekspansioniste në tokat e pushtuara shqiptare mundohet t’i forcojë edhe më tepër me ndihmën e Esat pashë Toptanit dhe Arif Hiqmet Kumanovës, që ishin shpallur publikisht aleatë të Nikolla Pashiqit dhe “miqtë e Serbisë”. Në anën tjetër, Qeverinë e Vlorës nuk e njohu as Turqia. Ajo vazhdoi edhe më tutje që Shqipërinë e Pavarur ta radhisë si vend i pandarë të Perandorisë. Xhonturqit gjatë luftërave ballkanike përhapën një propagandë të fuqishme midis shqiptarëve mysliman, ku munduan të bindin popullatën shqiptare për çlirimin e trojeve të okupuara e të shkelura nga armiqtë, premtuan njohjen e Shqipërisë me kufijtë e saj Etnik, kjo ide gjeti mbështetje të fortë te forcat liridashëse kur panë se armiqtë sllavë morën vendin nëpër këmbë. Edhe Fuqitë e Mëdha vendosën të vënë “gurët e ndarjes”, pasi Shqipëria në këtë kohë nuk paraqiste forcë kombëtare midis Ballkanit. Dobësitë e shqiptarëve dhe përçarjet tyre për interesa të ngushta karrieriste bënë që Fuqitë e Mëdha ta ndajnë Shqipërinë copa-copa, sipas interesave të tyre politiko-strategjike, ky popull kreshnik u shndërrua një mall tregu për ta. (V.Xh). Nga kjo situatë e paraqitur, shqiptarët e panë se nuk mund të pritej më shumë nga Fuqitë e Mëdha, ngase vetëm Austro-Hungaria nuk mund t’u bënte ballë shteteve të tjera evropiane. Prandaj, një pjesë dërmuese e popullatës shqiptare filloi ta kthejë kokën “prapa”, kah Turqia, duke thënë se është më mirë një Shqipëri autonome, se sa një shtet i “përgjysmuar” dhe gjoja i pavarur. Këtë ide më së shumti e propagandonin turkomanët e zakonshëm, të cilët assesi të bindeshin se “Shqipëria mund të ekzistojë edhe pa Turqinë”. Ideologët e kësaj ideje ishin turkomanët Ali Tetova dhe Beqir Grebeneja, dhe ideatori i unionit serbo-shqiptar, Arif Hiqmet Kumanova, të cilit Nikolla Pashiqi i kishte premtuar postin e princit të Shqipërisë në tokat e pushtuara që nga Dibra Tetova deri në Shkup. Ndërsa rryma turkomane ishte paguar nga pushteti xhonturk, për të rrëzuar Qeverinë e Përkohshme, duke përgatitur “komplot” kundër Ismail Qemalit. Por Ismail Qemali, si diplomat i shquar me një peshë të jashtëzakonshme në diplomacinë kombëtare dhe njohës i mirë i rrethanave politike në Ballkan e më gjerë, ishte shumë i interesuar për ruajtjen e unitetit kombëtar në këto çaste kritike për Pavarësinë e vendit. Prandaj, njerëzit e Qeverisë pasi e burgosin Beqir Grebenenë, vetë Ismail Qemali urdhëroi që ta lëshojnë në liri, ndërsa për Esat Pashën ka deklaruar se “ky tradhtar duhet të vritet”.
Gjenocidi serb në trevat lindore shqiptare, pas shuarjes së kryengritjes së Dibrës/Komanda serbe, në këto rrethana, në vend që të qetësonte situatën, ajo ndërmerrte masa tejet të ashpra kundër popullsisë së pafajshme. Arrestimet e shqiptarëve myslimanë dhe turqve vazhdojnë pa ndërprerë. Shqiptarët e arrestuar në burgun e Tetovës nxirren jashtë qytetit dhe pa gjykim ekzekutohen. Sipas raportit të nënkonsullit austriak, të përpiluar me të dhëna nga terreni në Tetovë, më 8-9 tetor, thuhet se “me të vërtetë po veprohet pa mëshirë kundër “arnautëve” të zënë rob dhe shfarosja e filluar më parë e elementit shqiptar do të kryhet tërësisht”. Posaçërisht shumë keq po sillet ushtria serbe në trevat lindore, ku pati kryengritje të armatosura. Ushtria serbe dhe komitët e saj po bëjnë ekzekutime të papara në fshatrat e Tetovës dhe Gostivarit. Raporti i konsullit Jeliçka në Shkup përshkruan më së miri situatën dhe rrethanat politike në Tetovë dhe më gjerë në Vilajetin e Kosovës dhe të Manastirit, pas mbarimit të Kryengritjes së Shtatorit. “Mjerisht, një monotoni e trishtuar duhet ta karakterizojë raportin e këtushëm, duke marrë parasysh përdhunimet dhe shtypjen e pjesës jo sllave të popullatës, zor se mund të ketë vend për të regjistruar të gjitha aksionet e regjimit serb”. Në veçanti, për sa u takon shqiptarëve myslimanë dhe turqve, ka pushuar së ekzistuari çdo siguri e pronës, lirisë individuale, të ndërgjegjes, si dhe e jetës. Më poshtë në raport vazhdon: “Të gjitha xhamitë po mbyllen, pasi imamët e qyteteve dhe të fshatrave refuzojnë që ditën e premte, lutjen e Allahut ta zëvendësojnë me lutjen për sovranitetin e vendit, dhe në vend të Zotit, të përmendet emri i Kral Pjetrit”. Thirrja e ezanit nëpër minaret e xhamive është ndaluar rreptësisht, kështu që me të gjitha mjetet po punohet për “kthimin në fenë ortodokse”. Sukses më të madh kanë pasur në krahinat kufitare, ndërsa në krahinën e Rrekës dhe Dibrës sot nuk ka mbetur askush prej konfesionit islam. Më 29 nëntor kanë arrestuar shumë shqiptarë në Tetovë dhe Gostivar, shumë prej tyre të besimit islam kanë filluar të braktisin shtëpitë. Vetëm nga Tetova dhe Gostivari, prej 25-29 tetor, mbi 140 familje kanë ikur për në Shkup, për të vazhduar rrugën e migrimit për në Turqi. Konsulli austriak thekson, më 29 nëntor për të parë gjendjen faktike të shqiptarëve: “vetë e vizitova Tetovën, me qëllim që të bindem për gjendjen dhe situatën faktike, ku me sytë e mi pashë gjendjen trishtuese të shqiptarëve myslimanë”. Ata ishin të terrorizuar nga arrestimet e shumta, endeshin rreth e rrotull të druajtur e të ndrydhur, duke pritur në ankth rastin e vetëm për të shpëtuar nga zgjedha e sundimit serbo-sllav, duke sakrifikuar tërë pasurinë e patundshme, të cilën nuk guxojnë ta quajnë si të vetën”. Në Teqen e Tetovës, njëra ndër më të pasurat në kohën e Perandorisë Osmane, ku para ardhjes së serbëve jetonin mbi 50 dervishë, duke shërbyer në një qendër të kulturës islame dhe duke dalë në ndihmë kalimtarëve të ndryshëm, të cilët gjenin strehim dhe ushqim pa pagesë. Me ardhjen e sunduesve serbë në Pollog, ata së pari plaçkitën vendet më të pasura dhe më të bukura të kësaj ane, e pastaj filluan t’i shfrytëzojnë për kazerma dhe nevoja ushtarake, si depo për municion dhe strehimore kuajsh. Në raportin e vet konsulli austriak thotë: Unë dhe nënkonsulli britanik patëm një takim me udhëheqësin e fesë islame, Mutiveliun e Pollogut, Abdyrahman Beun, një shqiptar shumë i zgjuar dhe i nderuar, që kryente detyrën e Mutiveliut të Tetovës. Ky udhëheqës i shquar ishte shumë i pakënaqur me sjelljet barbare të ushtrive serbe dhe se kishte planifikuar të emigrojë në Shqipëri, për t’u bashkangjitur me patriotët e tjerë shqiptarë. Ai mbante lidhje të përhershme me Mehmet pashë Tetovën, Halim Beun dhe patriotë të tjerë që ndodheshin në taborin e Ismail Qemalit, që luftonin për bashkimin e trojeve shqiptare. Ky mbante kontakte me diplomatët e huaj, duke i mbrojtur shqiptarët nga sjelljet e egra të ushtrisë dhe policisë serbe. Deri tani kishte luajtur rol të rëndësishëm me autoritetin që kishte, që të ndalë shpërnguljet e shqiptarëve për në Turqi. Se çfarë barbarizmash ka kryer ushtria serbe në Pollog dhe më gjerë, mund të konstatojmë nga raporti që na jep konsulli Jeliçka, pasi e vizitoi Tetovën nga fillimi i muajt nëntor të vitit 1913, pas mbarimit të Kryengritjes së Shtatorit. Në rrugën ndërmjet Shkupit dhe Tetovës, e cila është e gjatë 47 kilometra, në të cilën kryhen të gjitha shkëmbimet e prodhimeve në fushën tepër pjellore, e cila shtrihet deri në Gostivar, por edhe në krahinën e pasur dhe të populluar të Dibrës, “nuk takova një njeri dhe as një shtëpi të banuar, me përjashtim të dy haneve nga koha e turqve”. Shtypi shqiptar i kohës, në artikujt e vet ngriti lart idealet dhe luftën e popullit shqiptar, për çlirim e bashkim kombëtar. Përkrahje të madhe i dha kryengritjes shqiptare edhe shtypi progresiv botëror, duke folur haptazi për terrorin serb, që kryenin paramilitarët serbë dhe pushteti në viset e posa pushtuara shqiptare. Sipas shtypit të kohës, shqiptarët treguan haptazi me veprimet tyre luftarake se kurrë nuk do të njohin sundimin e egër policor serb në trojet e tyre historike, dhe se janë në gjendje çdo herë e në çdo kohë t’i mbrojnë vatrat e veta edhe me armë.

Marrë nga "zemrashqiptare.net"
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”