"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Jason Godwin: Jeniçerët, ishin shqiptarë...

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

Post Reply
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Jason Godwin: Jeniçerët, ishin shqiptarë...

#1

Post by Sally » Tue Nov 19, 2013 8:03 pm

[quoteemJason Godwin: Jeniçerët, ishin shqiptarë, kjo nuk shkruhet në librat e historisë]Teksa gërmonte në arkiv me qëllim njohjen e Stambollit të viteve 1800, historiani dhe shkrimtari britanik, Jason Godwin u magjeps sidomos nga marrëdhëniet komplekse të shqiptarëve me Perandorinë Osmane. Sa më shumë iu qasej dokumenteve, aq më shumë bindej se në fakt shqiptarët kishin patur në kontroll aparatin shtetëror duke u vendosur në poste kyçe të Perandorisë otomane. Mbi këtë bindje Godwin mund të kish shkruar një libër historik, ku në fokus të ishin marrëdhëniet e shqiptarëve me Perandorinë Osmane, çka ndoshta do të ngjallte edhe polemika. “Ndoshta do më duheshin 4-5 vjet për ta shkruar një libër mirëfilli historik”, – thotë Jason Godwin, ndaj vendosi të shkruante për 5 muaj një roman; një triller historik dhe ekzotik. Por para se të bënte këtë, vendosi të udhëtonte në Shqipëri, në kërkim të gjurmëve të rrugës së vjetër ‘Egnatia’, e cila lidhte Romën me Stambollin. Erdhi për herë të parë në vitin 1999, udhëtoi përgjatë bregdetit, u mahnit nga peizazhi dhe diku në lindje të Tiranës gjeti dhe një “copëz” të rrugës së vjetër për të cilën kish ardhur. Njohu shumë shqiptarë dhe mësoi po aq mbi zakonet dhe traditat e tyre. Pas këtij udhëtimi shkroi romanin “Pema e Jeniçerëve”. Botimi në Britani në vitin 2006 u mirëprit nga kritika, e cila e vlerësoi si një mister historik dhe ekzotik që lexohet si letërsi dhe përjetohet si triller. Ndaj kështu duhet të lexohet edhe në shqip, me përkthimin e Fari Lackas, “Pema e Jeniçerëve” i cili vjen pas 7 vjetësh nga botimi i parë nën siglën e Shtëpisë Botuese “Saras”.

Në promovimin dje të romanit “Pema e Jeniçerëve” në shqip ishte i pranishëm edhe autori Jason Godwin, i cili u përball me pyetje paksa larg natyrës së librit të tij. Autori Godwin nuk po e kuptonte se përse romani i tij, në thelb një fiction por i bazuar edhe në fakte historike, do të shihej si një provokim, që i vinte në dorë lexuesit shqiptar në kohën kur debati për otomanizmin është ende i nxehtë mes nesh. “Para se të shkruaja këtë histori, kam bërë shumë kërkime dhe kam parë shumë dokumente që kanë të bëjnë me Perandorinë Osmane dhe me marrëdhëniet që shqiptarët krijuan me këtë perandori. Në librin ‘Pema e Jeniçerëve’, përmes personazheve unë sjell diçka dhe nga kultura dhe rëndësia e jeniçerëve, të cilët më së shumti ishin shqiptarë. Kjo nuk shkruhet në librat e historisë. Ndaj doja të shkruaja për ta”, – dukej sikur shfajësohej Godwin, interesat dhe njohjet e të cilit në fakt janë më shumë në historinë e Perandorisë Osmane, ndaj shpesh iu desh të theksonte se “ky nuk është një libër historik, megjithëse ka shumë elementë historikë në të”. Por një mendim sigurisht që mund ta japë për Ali Pashë Tepelenën, një personazh episodik që sillet herë pas here në libër me veset dhe virtytet e tij, por që nuk kuptohet nëse autori i ka të huazuara nga ndonjë dokument historik apo janë thjesht mendime të tij mbi figurën e Ali Pashës. “Ali Pashë Tepelena ishte një njeri i jashtëzakonshëm, një njeri i zgjuar që diti të përfitojë në rrethana të caktuara. Ishte i suksesshëm dhe despot i pamëshirshëm, i cili u njoh dhe veproi në një shkallë të gjerë europiane. Këto i gjen dhe në dokumentat e kohës. Ndaj nuk është për t’u habitur që në fund osmanët nuk guxuan të përballeshin me të, por e qëlluan përmes dërrasave të dyshemesë së shtëpisë së tij dhe kokën ia çuan në Stamboll”, -tha Godwin. Shqiptarët janë të pranishëm në disa prej veprave të britanikut Godwin.

Ata herë vendosen në qendër e herë në sfond të ngjarjeve që shkrimtari ka dashur të rrëfejë. Kjo qe dhe arsyeja që një nga librat e tij u soll në shqip. “Në pesë veprat e Godwin, që kanë një kombinim të marrëdhënieve historike me thrillerin, shqiptarët janë të pranishëm. Lexuesi që do të marrë në dorë këtë libër do të njihet me personalitete të rëndësishme të historisë otomane, që kanë qenë me origjinë shqiptare dhe kanë kontribuar në zhvillimet politike në Perandorinë Osmane. Aty do të hasen emra si Mehmet Pasha, Ali Pashë Tepelena, Daut Pasha, gjeneral i madh dhe Vezir i madh i Perandorisë Osmane, si dhe jeniçerë të famshëm që nga Halil Patrona, që krijuan traditën e përmbysjes së kazanëve, nga e cila merr titullin dhe “Pema e Jeniçerëve”, – tha Bajram Peçi, përfaqësues i Shtëpisë Botuese “Saras”.
[/quoteem]
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”