"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Juniku, një shekull pa vrasje

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

Post Reply
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4185
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Juniku, një shekull pa vrasje

#1

Post by Zeus10 » Sun Jan 12, 2014 3:15 pm

Juniku nuk ka vetëm histori dhe nuk ofron vetëm turizëm. Banorët e këtij vendbanimi po mbrojnë me shekuj dhe një “sekret mistik”. Juniku, është vendbanimi në territorin e Kosovës ku pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe gjykatat kanë shumë pak punë. Për më shumë se një shekull, në këtë vend nuk ka pasur vrasje.

Bota historike e natyrore, si dhe ajo zhvillimore u shndërrua në komunë, po e bëjnë Junikun - dikur fshat, tani qytezë - të kërkuar nga turistët zviceranë, gjermanë, polakë, çekë...
Juniku nuk shquhet vetëm për trashëgiminë kulturore dhe turizmin, por edhe për shkallën e ulët të krimit në këtë vend. Përjashtuar luftërat, në 100 vitet e fundit, siç mbahet mend e siç dokumentohet, pati vetëm dy vdekje aksidentale dhe një të qëllimshme.

Qetësia që të krijohet nga pamja e tij piktoreske sapo të shkelësh në këtë komunë, siguria e lartë dhe mikpritja e ngrohtë e banorëve që haset në çdo vend, qoftë në dyqane, rrugë, kafeteri... e ka bërë këtë vend të kërkuar nga rreth 6000 turistë të huaj në vitin 2013.

Togeri Rasim Syla, komandant i stacionit policor në Junik thotë se pjesëtarët e policisë janë në pushim në këtë komunë. Ai thekson se aty pothuajse nuk ndodhin incidente.
“Nuk ka pasur asnjë incident që prish imazhin e rendit dhe ligjit”, ka thënë ai.

Juniku pritet që të jetë një komunë edhe më e zhvilluar në vitet në vijim, sidomos kur tashmë është bërë plani që rruga e asfaltuar të shkojë deri në Bjeshkët e Gjeravicës, një projekt i përkrahur edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Juniku ofron edhe shumë të trashëgimisë kulturore, kulla qindravjeçare, mullinj të ndryshëm, por edhe restorante me ushqime tradicionale shqiptare.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Juniku, një shekull pa vrasje

#2

Post by rrëqebull » Sun Jan 12, 2014 3:37 pm

Ja, KJO është qeverisje autentike shqiptare!
Madje do mund të quhej AMVISËRI: një bukurzaní e të gjitha elementeve që e mirëmbajnë dhe e shfaqin të plotë qenësinë e një vëndi shqiptar — që nga vlerat kombëtare kulturore, bukuritë natyrore, e deri tek mbarëvajtja ekonomike.

Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”