"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Pse shqiptarët e kanë historinë te falsifikuar?

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

Post Reply
User avatar
Orakulli
Star Member
Star Member
Posts: 609
Joined: Sun Jun 14, 2009 5:40 am
Gender: Male
Location: USA

Pse shqiptarët e kanë historinë te falsifikuar?

#1

Post by Orakulli » Sat Feb 22, 2014 3:16 am

Pse shqiptarët e kanë historinë te falsifikuar?

Shtetet Europiane kanë pasë dhe kanë instuticione te centralizuara që e vetëquajnë veten “autoritete vendosëse” përsa i përket historisë dhe arkeologjisë. Ishte dhe është shumë e rëndësishme për këto institucione të pushteteve qysh në kohën e lindjes së tyre të krijonin, përcaktonin dhe të zyrtarizonin një qëndrim të caktuar reth historinë dhe arkeologjise dhe ta ruanin të pandryshueshme atë në vazhdimësinë kohore. Ishte shumë e rëndësishme të zyrtarizohej një qëndrim i caktuar kudo në Europe e më gjërë sepse ajo ka lidhje me integritetin kulturoro-civilizues and tokësor të kombeve Europiane, një interes i madh i pushtetarëve të të gjitha kohërave.

Shumë nga grupet “shkencore” ishin dhe janë të financuara nga fonde mbretërore, shtetërore dhe instuticione fetare. Të tjëre janë të finacuar nga dhurues të ndryshëm privatë. Burimi i financimit të tyre ka ndikuar duke parakushtëzuar dhe zotëruar mendimin e tyre. Dihen interesat e mbretërive, kishave dhe të shteteve, por gjithashtu dhe dhuruesit nuk janë thjesht dhurues të pa-anshëm. Dhuruesit kanë dashur dhe duan të influencojnë, krijojnë dhe formojnë nje opinion tek publiku në funksion të mbrotjes dhe forcimit të interesave të tyre.

Bashkë, të dy grupet si ai mbretëroro-kishtaro-shtetëror, ashtu edhe ai privat kanë vendosur, ngritur dhe mbrojnë tashmë kultin racialo-kulturor te Greko-Latineve, sepse nën lekurë ai kult mbart të fshehur intersat e tyre të mëdha.

Eshtë vendosur vetëm në pak shekujt të fund që grekërit e vjetër janë orgjinuesit e civilizimit, inteligjencës, filozofise, artit, etj, të Europianeve. Sot, zbulimet dhe gjetjet e reja në këtë drejtim kanalizohen vetëm nëpërmjet "institucioneve të pushtetit", dhe nuk kanë e gjet dhe nuk kanë për të gjetur ndonjihere rrugën e pranimit të tyre nëse jane kundër kultit të krijuar historik Greko-Latin. Zbulimet e reja duhen pastruar nga emra te rinj origjinueses, turbullues, ose shkatërrues së status quo-së së “institucioneve shkencore pushtetore” Europiane. Emrat e rinj origjinues, që mund të jenë shumë nuk mund ta shikojnë dritën jeshile të “institucioneve pushtetore” të histobaronëve, arkeolobaronëve, dhe gjuhobaronëve . Shumë kërkime, zbulime mit-shkatëruese të shkollarëve të ndryshëm shqiptarë dhe jo shqiptarë, te financuara nga vetvetja, dhe që kanë lidhje me shqiptarët dhe gjuhën e tyre, që janë me evidencë në tokat e banuara historikisht prej shqiptareve, për shembull, lexoni Nermin Falaskin, janë injoruar plotësisht.

E vërteta është që historia e shqiptareve është përmbysur dhe mbahet forcërisht e tillë prej “Institucioneve shkencore pushtetore” të fuqive Europiane.

Unë jam i sigurtë që do vijë një kohë që mëndje të pavarura do ta kthejnë tek e drejta përmbysjen djallëzore që i është bërë historisë se Europës dhe në veçanti historisë së shqiptarëve.

https://www.facebook.com/notes/iliazi-f ... 9360225958
Image

Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”