"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

A i perket Shmitt plejades se albanologeve te shquar Gjerma

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

Post Reply
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2934
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

A i perket Shmitt plejades se albanologeve te shquar Gjerma

#1

Post by Mallakastrioti » Thu Mar 06, 2014 10:20 pm

A i perket Shmitt plejades se albanologeve te shquar Gjermano-austriake?

---

Le te diskutojme kete teme lidhur albanologut Oliver Jens Schmitt dhe veprave te tije. Kryesisht ne Wikipedia do gjeni keto informacione:

"Oliver Jens Schmitt (born Basel, 15 February 1973) is a professor of South-East European history at Vienna University since 2005. He is a member of the Austrian Academy of Sciences.[1]

His book Skanderbeg. Der neue Alexander auf dem Balkan, a critical biography of George Castrioti-Skanderbeg, caused a hot debate in Albania.[2] A Swiss national daily newspaper Tages-Anzeiger published the Schmitt's interview given to Enver Robelli in Tirana on 25 February 2009, in which it is emphasized that Schmitt claims that Skanderbeg's mother Voisava was Serbian, member of Brankovići noble family and that Kastrioti surname is probably derived from the Greek word.[3] He was accused of committing sacrilege and sullying the Albanian national honor.[4] The translator (Ardian Klosi) who translated his book from German to Albanian was accused for treason.[5] Klosi committed suicide in Tirana on 26 April 2012.[6]"
---
Por, gjithesesi wiki njihet si nje burim jo i sigurte (edhe pse siç thote populli "ku ka ze nuk eshte pa gje") do kerkoja te rendisja disa albanologe te zellshem te cilet jane marr me gjuhen shqipe dhe shqiptaret ne pergjithesi:

Franz BOPP (1791-1867)

Gjuhëtar gjerman, profesor i Universitetit të Berlinit. Në moshën 25-vjeçare botoi veprën e parë Über das Konjugationssystem der Sanskritsprache in Vergleichung mit jenen der griechischen, lateinischen persischen und germanischen Sprache ["Mbi sistemin e zgjedhimit të sanskritishtes në krahasim me atë të greqishtes, latinishtes, persishtes dhe gjermanishtes"] (Frankfurt, 1816). Mbahet si vepra themeluese e gjuhësisë së re krahasuese indoeuropiane.
Në rrethin e interesave të tij shkencore dallohet edhe gjuha shqipe. Dha ndihmesë nismëtare për vështrimin në rrafshin krahasues të strukturës gramatikore të shqipes. Që nga fundi i viteve ’30 të shekullit XIX iu drejtua shqipes dhe prejardhjes së saj. Fillimisht më 1843, në një kumtim në Akademinë e Berlinit, që ka mbetur i pabotuar, analizoi numërorët dhe përemrat e gjuhës shqipe.

Jacob Philipp FALLMERAYER (1790 - 1861)

Historian, bizantinist, publicist, anëtar i Akademisë së Shkencave të Bavarisë. Studioi teologjinë dhe filozofinë në Universitetin e Salzburgut (Austri). Por prirjet e tij e drejtuan drejt historisë dhe gjuhëve semitike. Jeta dhe interesat profesionale e shkencore u luhatën edhe mes karrierës ushtarake e arsimore. Udhëtoi në vendet e Lindjes, Turqi, Maqedoni dhe Greqi ku ra në kontakt me popullsinë arbëreshe. Më 1822 filloi të merrej me historinë e Trapezundës, duke e kurorëzuar me veprën e parë Geschichte des Kaiserthums Trapezunt ["Histori e Perandorisë së Trapezundës"]. (Munih, 1827, ribot. 1848, 1990). Kjo vepër edhe sot mbetet bazë për historinë e mbretërimit të Komnenëve. Tezën e shtruar që në këtë vepër se “kombi i famshëm i helenëve është zhdukur nga radhët e popujve dhe është zhytur në errësirë...” e zhvilloi më tej në veprën Geschichte der Halbinsel Morea während desMittelalter. 2 vol. ["Historia e gadishullit të Moresë gjatë mesjetës"]. (Stuttgart, 1830–1836, ribot. 1965). Hedh idenë se grekët e sotëm janë një popullsi e përzier sllavësh, me element të dytë shqiptarët. Gjatë qëndrimit disavjeçar në Greqi, bindet për vërtetësinë e tezave të tij, veçanërisht për karakterin shqiptar të popullsisë së krahinave të gjera të Beotisë dhe Atikës

Theodor Anton IPPEN (1861 – 1935)

Diplomat austriak dhe albanolog, njohës i mirë i rrethanave shqiptare. Ndoqi studimet universitare për orientalistikë në Akademinë e Vjenës
Qëndrimi i parë i Ipenit në Ballkan ishte Shkodra, qytet në të cilin gjatë vitit 1884 kreu funksionin e konsullit. Në vitin 1897 emërohet Konsull i përgjithshem i perandorisë austro-hungareze në Shkoder, funksion të cilin e kreu deri më 1904. E njohur është ndihmesa e tij për zhvillimin e arsimit shqip në krahinën e Shkodrës. Qëndrimin në Shqipëri e shfrytëzoi edhe për të kryer studime mbi vendin dhe popullin. Udhëtoi në zonat kufitare me Malin e Zi, te fiset malore të Kastratit, Hotit, Grudës, Kelmendit dhe Shkrelit. Më 1897 kreu një udhëtim në Shqipërinë e Mesme, në Tiranë dhe Elbasan. Qe ndër hartuesit e memorandumit mbi formimin e një Shqipërie të pavarur. Skica e hartuar prej tij u përfshi në propozimin e Austrisë dhe Italisë. Përpjekjet e këtij politikani mbi Shqipërinë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1912-1913) zënë vend në historinë shqiptare.
Ippen gjatë ushtrimit të aktivitetit si kryekonsull u mor dhe me historinë dhe letërsinë tonë kombëtare, u dha pas kërkimeve arkeologjike pranë rrënojave të kishave, manastireve, kuvendeve të hershme, por gjithashtu merrej edhe me studimin e etnografisë së popullit tonë. Alte Kirchen und Kirchenruinen in Albanien ["Kisha të vjetra dhe rrënoja kishash në Shqipëri"]((Sarajevë, 1900, 1902); Skutari und die nordalbanische Küstenebene ["Shkodra dhe ultësira bregdetare e Shqipërisë së Veriut"] (Sarajevë, 1907); Denkmäler verschiedener Alterstufen in Albanien ["Monumente të periudhave të ndryshme në Shqipëri"] (Sarajevë, 1907) dhe Die Gebirge des Nordwestlichen Albaniens [Malësia e Shqipërisë Veriperëndimore](Vjenë, 1908), janë katër monografi të cilat së bashku janë botuar sqip në vëllimin Shqipëria e vjetër (Tiranë, 2002).
Në vitin 1916 u botuan studimet Die Landschaft Schpat im mittleren Albanian ["Krahina e Shpatit në Shqipërinë e Mesme"]; Beiträge zur inneren Geschichte Albaniens im 19.Jahrhundert ["Kontribute për historinë e brendshme të Shqipërisë në shekullin XIX"] (studim 40-faqesh botuar në Illyrisch-Albanische Forschungen, Bd. 1, München dhe Lajpcig, 1916). Si botimet më me rëndësi të Ippen-it njihen: Novibazar und Kosowo. Das alte Rascien [Novipazari dhe Kosova. Rasha e vjetër] (Vjenë, 1892), me përshtypje mbi gjeografinë, etnografinë apo politikën në formën e skicave.
Në studimet mbi etnologjinë shqiptare sjell të dhëna interesante mbi format e vendbanimeve, llojet e banesave shqiptare, doket, zakonet, mbi të drejten zakonore dhe besimet fetare të popullit shqiptar, gjeografinë, arkeologjinë, ekonominë etj

Maximilian LAMBERTZ (1882 - 1963)

Opinioni shkencor e përcakton si figurën e fundit të plejadës së dijetarëve që themeluan dhe ngritën albanologjinë si shkencë. Në vendlindje, Vjenë, studioi gjuhësinë krahasuese, filologjinë klasike dhe arkeologjinë.
Sapo hidhte hapat e parë shteti i pavarur shqiptar, erdhi në vendin tonë. Burimin për studimin e shqipes dhe jetës shpirtërore të shqiptarëve e gjeti te vepra e Fishtës, kënga popullore, epika e maleve. Te fletorja Posta e Shqypnis botoi punimin e parë albanologjik Die Volkspoesie der Albaner ["Poezia popullore e shqiptarëve"]. Shtyllat e kësaj fletoreje u bënë gjatë viteve 1917-1918 arenë e pikëpamjeve dhe studimeve të tij rreth poezisë kreshnike; njëkohësisht shënohet edhe fillimi i hulumtimit sistematik të kësaj dege. Visari i këngës popullore të mbledhur nga Donat Kurti dhe Bernardin Palaj i siguroi lëndën për studimin monografik Die Volksepik der Albaner ["Epika popullore shqiptare"] (1958) që sjell një përshkrim të ngjeshur të epikës popullore, motiveve dhe stilit të saj.
Die Laute des Hochlandes (1950), përkthimi gjermanisht i Lahutës së Malcis, bëri që bota shkencore të njihet me visaret e letërsisë shqipe. Një vit më parë (1949) përmes introduktës Gjergj Fishta und das albanische Heldenepos “Lahuta e Malcis” : Eine Einfuhrung in die albanische Sagenwelt ["Gjergj Fishta dhe epi heroik shqiptar "Lahuta e Malcis". Një hyrje në botën e legjendave shqiptare"] e kishte paralajmëruar bashkë me “Lahutën” edhe botën e legjendave shqiptare plot me “lugetër, kuçedra, floçka, lubi, dragonj, orë e zana”. Veprat Albanische Märchen und andere Texte zur albanischen Volkskunde ["Përralla shqiptare dhe të tjera tekste të folklorit shqiptar"] (1922), Albanien erzhält ["Shqipëria rrëfen"] (1956), përbëjnë një kontribut tjetër në shkencat albanologjike dhe njohjen e auditorit gjerman me pasurinë e krijimtarisë folklorike të shqiptarëve.
Ndihmesa e Lambertz-it është e njohur edhe në fushën e gjuhësisë. Studimet e monografitë për dialektet e shqipes këndej e përtej Adriatikut, pasohen me përkthimin dhe analizën e Gjella e Shën Mërisë të Varibobës, prihen e pasohen edhe me tekste shkollore e vepra të tjera që e rendisin në majat e albanologjisë.

Karl Heinrich Theodor REINHOLD (1834 - 1880)

K. H. T. Reinhold, fizikan, gjurmues e mbledhës i folklorit, lindi në Göttingen (Gjermani). Ushtroi detyrën e mjekut dhe kryemjekut, mbi 30 vjet në flotën detare të shtetit grek, atëherë nën kujdestarinë e Bavarisë. Duke punuar e jetuar me marinarët arvanitas u dashurua mbas “gjuhës elegante të shokëve të anijes”. Mblodhi prej tyre materiale të konsiderueshme folklorike. Ndihmesë të veçantë për këtë i dha prifti i Porosit Vasil Saqellari. Për njohjen dhe studimin e veprës ndikoi edhe “fryma albanologjike”, e cila ato vite u bë e pranishme përmes veprës së Hahn, Bopp etj.
Më 1855 botoi veprën Noctes Pelasgicae vel sym-bolae ad cognoscendas dialectos Graeciae Pelasgicas collatae cura ... ["Netë pellazgjike ose kontribut për njohjen e dialekteve pellazgjike të Greqisë, mbledhur..."].(1855), që përbën vetëm një pjesë të atij thesari kulturor shqiptar që mblodhi albanologu.
Vepra, e ndarë në tri pjesë, përmban një skicë gramatikore, një vëllim leksikor, si edhe një numër tekstesh poetike në dialektin shqip të ishujve të Greqisë, Poros e Hydra.
Për të parën herë bota e kulturuar u bë me dije për shqipen e folur në Greqi dhe ishujt e saj.
Gustav Meyer arriti të sigurojë fletore dhe shënime të tjera të Reinhold-it të shkruara pas botimit të librit, mes viteve 1855 - 1857. Kjo lëndë i shërbeu si themel i Fjalorit etimologjik të gjuhës shqip (1891). Një pjesë të mirë të kësaj trashëgimie të pabotuar e bëri të njohur në veprën e tij Studime shqiptare, v. 5 (1896). Vepra e plotë e titulluar Netët pellazgjike të Karl Reinholdit: tekste të vjetra shqipe të Greqisë: 1850-1860, e plotësuar dhe e pajisur me aparat të plotë shkencor është botuar shqip më 2005.

Franz SEINER (1874 - 1929)

Gjeografi austriak, eksplorator i njohur i kontinentit afrikan, gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore drejtoi zyrën e statistikave në Shkodër. Veprimtarinë e tij për regjistrimin e popullsisë së zonës e shtriu në të gjithë vendin. Libri i tij Ergebnisse der Volkszahlung in Albanien ["Numrim i parë i popullsis në Shqipni"] (1922), botuar edhe shqip po atë vit, është i pari i llojit të vet mbi popullsinë e Shqipërisë. Shtypi i kohës, duke e vlerësuar, e prezantoi si “një armë shkencore e fortë kundër pretendimeve të padrejta të fqinjve të shtetit të ri shqiptar”. Kjo vepër dhe, përgjithësisht, veprimtaria statistikore e Seiner-it ndihmuan në pikëpamje organizative dhe metodike për veprat e tjera të këtij lloji si ato të Teki Selenicës (1923, 1928) e të tjera.
Vepra tjetër Die Gliederung der albanischen Stamme ["Ndarja e fiseve në Shqipëri"] (Graz 1922), është një studim i vlefshëm mbi bajrakët dhe fiset në Shqipërinë e Veriut.


Gustav WEIGAND (1860 – 1930)

Kush merret me çështjen e gjuhës shqipe, herët a vonë do të ndeshë Gustav Weigand-in. Çmohet edhe në ditët e sotme si romanist, filolog balkanologjie dhe bullgarist, por edhe si albanolog.
Ndonëse kishte bindjen (madje është përfaqësuesi më në zë i saj), se shqipja duhej vlerësuar duke u nisur veçanërisht nga substrati trak, Weigand-i solli kontribute me vlera për albanologjinë. Në Universitetin e Lajpcigut në vitin 1891 fitoi të drejtën të jepte mësim dhe që nga viti 1893 ishte drejtor i Institutit për gjuhën rumune, themeluar prej tij. Nga viti 1896 deri më 1928 punoi profesor i filologjisë romane. Mbahet si studiuesi më i rëndësishëm i arumanishtes. Pas institutit rumun dhe atij bullgar e grek, në Lajpcig, në verën e vitit 1925 Weigand-i hapi edhe një institut shqiptar. Interesat e tij nuk shtrihen vetëm te rumanishtja (studimin e dialekteve dakorumune, hartimin e atlasit gjuhësor të gjithë viseve rumune), por shumë shpejt te bullgarishtja dhe më në fund te shqipja.
Ka merita të mëdha për hulumtimin e shqipes si në studim dhe teori, ashtu edhe në fushën organizative. “Balkan – Arkiv” (Lajpcig), - revistë e themeluar prej tij u botua për tre vjet (1925-1928), duhet konsideruar si organi i parë i filologjisë balkanike. Solli një kontribut të rëndësishëm për hulumtimin e shqipes.

----
Disa personalitete te shquara gjermanishtfolese qe njihen si albanologe, te cilet me perkushtim dhe pasion shkencor u moren me shqipen dhe shqiptaret.

Diskutim te kendshem dhe faleminderit per pjesemarrjen.
Image

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4203
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: A i perket Shmitt plejades se albanologeve te shquar Gje

#2

Post by Zeus10 » Thu Mar 06, 2014 11:42 pm

Oliver Shmitt, nuk ngjan aspak me albanologet e famshem te shekullit te 18-19 -e. Materialet qe shfrytezon ai, jane kryesisht nga burime slave dhe vete pozicioni i autorit, megjithese ai perpiqet te pozohet diku ne mes te qendrimeve sllavo dhe atyre shqiptare, eshte dukshem ne favor te tezave sllave.
Ne mes tone, ka disa studjuesa, qe e pelqejne aq shume tezen ilire per prejardhjen e shqiptareve, sa mjaftohen, per te shfaqur nje mbeshtetje maksimale per autore si Shmitt me ca fjali me opinion te manget, per ceshtjet qe trajtohen. Konkretisht, per tezen ilire Shmitt i paafte(apo ndoshta dhe pa deshire) per te gjetur prova qe vertetojne lidhjet iliro-shqiptare, apo qofte dhe per te vertetuar te kunderten e saj, mban nje qendrim qe me shume mund te shfrytezohet nga ata, qe jane kunder kesaj lidhje.
Analizat e tija historike, duket sikur jane ato te nje gjyqtari, megjithese askush nuk e ka vene ne nje rol te tille. Ai ne pamje te pare pozohet sikur nuk do ti beje qejfin askujt, si ne rastin e meposhtem(faqe nga libri i tij):

Image

Pas fjalise se pare:
  Rreth vitit 1500 shqiptaret nuk ishin nje grup i parendesishem dhe periferik, sic paraqitet ne shume vepra serbe( qe jane te vetmet qe Shmitt shfrytezon-shenimi im)  
pritshmeria jone eshte qe ai te thote, qe shqiptaret jane grupi me i rendesishem, por ai ben akrobacine e pare duke u shfaqur ne nje pozicion me te 'ekuilibruar', sikur duket sikur do te shqetesoje ndjenjat e historianeve serbe, menjehere ne fjaline pasardhese
  por ata nuk ishin as shumice e qarte sic e postulojne historianet shqiptare  
ne fjaline pasardhese, ai e heq dore nga maska e "ekujlibrit" kur shkruan:
  Ne te vertete, verehet re nje perqendrim i bashkesise fshatare shqipfolese, ne cepin perendimor te Kosoves, pra aty kufillon zona malore shqiptare, prej te ciles shqiptaret jane shkeputur drejt lindjes  
Image

duke ju bashkuar plotesisht tezave serbe, qe shqiptaret zbriten nga malet(konkretisht behet fjale per Malesine e Gjakoves dhe Alpet Shqiptare) dhe populluan Lindjen e Kosoves(lexo : gjithe Kosoven) pa specifikuar nese ky ishte pushtim apo rivendosje, ne vendet qe ishin marre prej serbeve ne nje periudhe te ndermjetme. Autori, nuk perdor as termin shqiptar, per te pershkruar identitetin etnik te kesaj bashkesie, por ate shqipfoles, sepse ne misionin e tij te mbrapshte, deshiron te vendos shenjen e barazimit midis nje grupi me identitet etnik te paster sic jane shqiptaret, me nje grup me nje identitet etno-fetar sic jane serbet.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4203
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: A i perket Shmitt plejades se albanologeve te shquar Gje

#3

Post by Zeus10 » Fri Mar 07, 2014 12:17 am

Autori ndoshta nga padija ndoshta nga dashakeqesia, i paraqet serbet dhe shqiptaret si bashkesi me cilesi etnike te njejta, qe zevendesonin njera-tjetren ne keto troje, pa na thene se cili prej tyre ishte vendasi original. Ne kete pike, autori (i famshem per mungesen e analizes), meqenese ai i sheh keto levizje si zevendesime te pastra etnike, nuk rreket aspak te hetoje nese serbet jane aty ardhes ne shek 5-6-7, dhe nese u ngulen ne Kosove per here te pare(Kosova djepi i Serbise), cilet bashkesi zhvendosen nga keto troje dhe pse shqiptaret u gjenden papritur me shumice neper male(sic vete shprehet ai) te ashpra per jetese. Por serbet vete pohojne, se Kosova eshte djepi i Serbise, sepse atje jane manastiret e famshme ortodokse(qe gojet "e liga" thone qe kane qene katolike), duke e lidhur gjenezen e tyre me Kishen , e cila ka qene nje institucion shpirteror per bashkesi te etnive te ndryshme. Me kete pohim ata ja limitojne vetes te drejten, per te na treguar cfare i ben ata serbe: trashegimia etnike serbe, apo i ben te tille besimi duke adoptuar brez pas brezi dhe gjuhen e institucionit te ketij besimi Kishen Serbe, nje derivat lokal te Kishes Sllave .
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: A i perket Shmitt plejades se albanologeve te shquar Gje

#4

Post by rrëqebull » Fri Mar 07, 2014 12:57 am

Për mendimin tim teoriçkat e ylyverit
nuk janë as të tijat, por janë thjesht prodhim i një "think tanku" shumë-trurësh.

Në një Evropë të shëndetshme dhe me një Shtet Shqiptar shqiptar, botimi i atij libri sikurse edhe i shumë të tjerëve, do përbënte një skandal diplomatik.... e lëre më pastaj se ça mundësie mund të ekzistonte që autori të emërohej pjesëtar i Akademisë së Shkencave tonë...


Gjithsesi po sjell këtë pjesë të një prej përgjigjeve të duhura që këta histErianë kanë marrë, sepse i vë pikat mbi ë në mënyrë të pakundërshtueshme:
Nathalie Clayer, si të gjithë të huajt që shkruajnë me keqdashje për historinë e Shqipërisë kërkon të eliminojë Skënderbeun si personalitet qendror i historisë së Shqipërisë. Nuk është e vështirë që të kuptohet se përse bëhet kjo gjë. Ata që kërkojnë të mohojnë ekzistencën e kombit shqiptar në të shkuarën, e shohin si pengesë të madhe Skënderbeun. Se është e qartë që, derisa në historinë shqiptare, në shekullin XV, ekziston një personalitet si Skënderbeu, nuk mund të thuhet se në atë kohë nuk kishte një bashkësi nacionale shqiptare të konsoliduar, për kohën. Lufta është, si të thuash «prova e lakmusit» për virtytet dhe vlerat e një bashkësie, respektivisht të një nacioni. Për të përballuar një luftë të gjatë me një fuqi të madhe, siç bënë shqiptarët në shekullin XV përballë Turqisë, duhet që bashkësia të jetë e aftë të nxjerrë një ushtri të fortë që do të bëjë luftën, ndërsa pjesa tjetër e bashkësisë të angazhohet në sfidën e vështirë për të punuar për luftën duke e mbajtur ushtrinë me ushqime dhe veshje, si dhe duke riparuar kështjellat, urat, shtëpitë etj., që shkatërroheshin periodikisht nga armiku.
Derisa Shqipëria e asaj kohe, me popullsinë e saj të vogël arrinte të nxirrte në luftë një ushtri të fortë prej 15 mijë vetësh, si dhe një numër pothuajse të barabartë mbrojtësish të kështjellave, të cilat forca arritën që për 35 vjet të përballonin beteja shumë të vështira, atëherë duket e sigurt që shqiptarët qenë një bashkësi me një disiplinë të lartë, që mund të krahasohet vetëm me atë që patën më vonë prusianët. Shqiptarët e asaj kohe kishin një nocion të lartë përgjegjësie si individë-pjesë e një bashkësie përtej asaj fisnore dhe lokale. Ndryshe nuk do të kishte mundësi që shqiptarët e kohës të luftonin me aq përkushtim për një kauzë që shkonte shumë përtej asaj fisnore dhe lokale. Shqipëria e kohës kishte një elitë politike shumë të aftë për kohën, me moral dhe sensin e përgjegjësisë. Shoqëria shqiptare e shekullit XV zotëronte cilësinë kryesore që duhet të ketë një bashkësi për të ndërtuar një nacion (komb) dhe një shtet, cilësi kjo që është disiplina. Kjo nuk ndodhi sa ora në atë kohë por ishte rezultat i një procesi më të gjatë në kohë, dhe që duhet të ketë filluar që me krijimin e Principatës së Arbrit në shekullin XIII.

http://www.zemrashqiptare.net/news/id_1 ... lejer.html



Për më shumë: https://vargmal.org/lg/dan5271

Kelmendi
Member
Member
Posts: 25
Joined: Sun Mar 14, 2010 2:26 pm
Gender: Male

Re: A i perket Shmitt plejades se albanologeve te shquar Gje

#5

Post by Kelmendi » Fri Mar 07, 2014 2:39 am

Sic duket propaganda e saj Nathalie Clayer paska vazhdimin..


Në jeteshkrimin e Clayer, në kapakun e pasëm të librit, thuhet:
“Aktualisht po punon për një libër mbi fenë dhe ndërtimin e shtetit shqiptar në periudhën midis dy luftrave”.

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: A i perket Shmitt plejades se albanologeve te shquar Gje

#6

Post by ALBPelasgian » Sat Mar 08, 2014 6:51 pm

Sigurisht qe Schmitt nuk mund te jete ne lartesine e atyre albanologeve gjermane qe cane te paret shtigjet ne kete fushe. Jo vetem Schmitt qe s'mund te jete ne lartesine e ketyre shkollareve, por te gjithe shkollaret post-moderniste nuk ngjiten kurre me ne piedestalet e brezave te meparshem. Kjo per disa arsye, e para albanologet e gjysmes se pare te shekullit te kaluar (madje gjer ne vitet 60-70) udhehiqeshin nga parime pozitivizmi, duke i avancuar diciplinat e vecanta duke i gershetuar njera me tjetren. Aty ku perfundonin burimet e shkruara, perdoreshin ato jo te shkruara dhe anesjelltas. Cdo dicipline plotesonte pjesezen e munguar te mozaikut. Prandaj s'asht e cuditshme pse te arriturat me te medha i atribuohen pikerisht kesaj periudhe. Por fillimi i viteve 90-ta, si edhe ne fusha te tjera, solli post-modernizimin dhe qasjen qe dikton ai. Shkollaret u bene perhere e me skeptik ndaj cdo gjeje ''tradicionale''; te tjeret kembengulnin te rishikohej cdo gje, e te tjere shkonin deri ne refuzimin e skajshem te gjithckaje. Postmodernizmi s'eshte ndjere askund me negativisht sesa ne albanologji. Kjo per faktin se albanologjia perhere ka pasur si pike te ''dobet'' dokumentimin relativisht te vone te shqipes, e referencimet e varfra gjer ne mosnjohje te pararendeses se saj ne kohen klasike (para-romake).

Emeruesi i perbashket per keto studime post-moderniste ne albanologji eshte skepticizmi i tepruar ndaj gjithckaje, duke shperfillur cdo te arritur te brezit me te hershem te dijetareve. Goditja me e rende ka qene ne gjuhesi. Hershmeria e shqipes here eshte vene ne dyshim, here eshte mjegulluar ne menyre te paperligjur. Te gjithe ne jemi mesuar, tashme, te ndeshin hyrje te tilla ne enciklopedi ose permbledhje koncize ne gjuhesi se ''We know nothing of Illyrian'', ''Not much is known about early Albanian'', ''The illyrian background of Albanian is disputable'', e te ngjashme me keto. Keto shprehje shabllon perseriten aq shpesh, sa nje numer i madh studiuesish bijne pre e lehte e tyre. Me ka rastisur te kem nje leterkembim me nje gjuhetar holandez V.V, i cili merrte guximin te jepte gjykime te prera per shqipen gjithehere duke u nisur nga premisa se nuk dime asgje per pararendesen e saj ne lashtesi. Ne leterkembim, gjuhetari holandez u vu shpesh ne siklet nga padijenia e tij trishtuese rreth atyre qe i pohonte me mjaft siguri. Kete pezm qe e ndjej une ne albanologji, e shpreh fort mire nje studiues baskolog perkitazi me studimet qe kane hyrre ne udhe corre sa i perket baskishtes - si nje prej gjuheve relike ne siujdhesen iberike.

Image
The History of Basque, Robert Lawrence Trask

E njejta, pa i hequr as pike e as presje mund te thuhet edhe per albanologjine. Pra, qasja post-moderniste eshte problemi paresor qe verej. E ku mbetet Schmitt ne kete mes? Sigurisht qe ai ne shume prej fushave asht vetem nje rishtar, ai pra eshte nje albanolog ne formim e siper. Askush nuk mund ta ve ne dyshim se perkushtimi i tij mund te jete plotesisht i sinqerte (pa ndonje motiv dashakeqes), ashtu sikunder askush nuk e ve ne dyshim qe ai ende nuk ka vene themelet e nje autoriteti te pakontestueshem ne fushat qe mbulon. Sigurisht qe librat e tij per shqiptaret nuk bejne perjashtim nga ky rregull. Plot prej veprave te tij (te perkthyera ne shqip) jane bere subjekt i nje debati te pafundme. E detyra e nje studiuesi te perkore eshte qe gjykimi i tij rreth vepres se Schmitt te mos jete as ne kategorine e atyre qe e lavderojne pertej cdo modestie (Klosi e plote te tjere) e as prej atyre qe e zhvleresojne deri ne palce. Por shume prej asaj qe eshte thene per te, eshte bere jo gjithehere ne menyre korrekte, perderisa te dyja palet flasin shume per autorin e fare pak ose hic per vepren. Disa prej verejtjeve te mia i pata shprehur ne nje artikull, pa pretenduar se jane perfshire te gjitha. Rezerva kryesore imja mbetet ne disa prej interpretimeve te tij diskutabile, sic eshte periudha e Skenderbeut dhe vecmas shek. XIX, ku ai perbrendeson turli sterotipi per shqiptaret.

Ajo cka me duket me interesante tek Schmitti eshte qendrimi i tij ndaj parardhesve te shqiptareve. NUk eshte mohues, sic eshte pretenduar shpesh ne tituj gazetash, ashtu sic nuk eshte plotesisht pohues sic mendojme ne se duhet te jete. Ndonese pranon se fare pak dihet per ilirishten, autori perjashton prere qe shqipja mund te jete transplantuar ne territorin e sotem nga Thrakia ose ndonje vis tjeter pertej Danubit. Ai eshte i bindur se para-shqipja (sic e quan ai) eshte folur kryesisht ne Dardani e Shqiperi veriore. Ai njeh si perbersen kryesore te shqipes, ilirishten, vecse territorin primordial te saj e cungon (gabimisht) vetem ne Dardani, Peoni (pjesa perendimore e FYROM-it) si dhe ne Shqiperine veriore (duke anashkaluar Shqiperine bregdetare dhe tere Epirin). Por per kete s'mund te fajesohet plotesisht Schmitt. Ne te vertete eshte nje shkolle e tere qe ze fill me Joklin e Baricin, te cilet thoshin se Uhreimat-i i shqipes as nuk ishte shume afer brigjeve te Adriatikut e Jonit por as shume larg prej tij. E ne kete kuptim, ata e gjenin me te besueshme qe shqipja duhet te jete folur ne Dardani e Peoni.

NJe tjeter aspekt qe me ka terhequr vemendjen eshte qendrimi i tij rreth ardhjes se supozuar te shqiptareve ne Dardani, te cilet sipas tezes serbe, fale rrethanave te caktuara historike u mbivendosen ne Kosove duke shprengulur ose asimiluar ''serbet ortodoks'' (teza arnautash). Ndonese nuk eshte gjithehere konsistent. Schmitt me duket se qellon ne shenje kur e dekonstrukton mitin e nje ardhjeje te perhershme nga Shqiperia. Argumenti logjik i tij mund te permblidhet sa vijon: Shqiperia e sotme qendrore ose ajo veriore nuk kishin shtesa te mjaftueshme demografike sa te kolonizonin hapesira te gjera sa Kosova gjer ne Moraven e eperme. Kjo per mendimin tim eshte e pranueshme, sepse hipotezat e histriografive fqinje nisen gjithehere nga supozimi se shqiptaret kane qene nje ''bombe'' demografike, te cilet kane ndryshuar realitetet etno-gjuhesore permes mbivendosjes se dhunshme. Eshte mese evidente se shqiptaret si pasrendesit e fundit te nje popullsie te stermadhe paleo-ballkanike (iliret) perbejne nje entitet te zvogeluar, te kontraktuar gjeografikisht e substancialisht. Ky kontraktim ishte vetem ne fazen e par ekur ndodhen ato qe quhen dyndje popujsh sllav, sepse nje faze me te eger njohur kur entitetet e para sllave u krijuan dhe u zgjeruan (Bullgaria e Simeonit, Serbia e nemanjiqve, etj). Ne kete kuptim, popullsia indigjene arbereshe duhet te jete mpakur demografikisht si pasoje e rezistences aktive ndaj pushtuesve. Pra, Shqiperia qendrore kurrenjehere s'ka pasur popullsi aq te numert, sa te detyrohej qe te leshonte nje hemarogji demografike qofte ne veri-lindje (Dardani, Peoni) apo jug (Epir). Shqiptaret pra ne keto hapesira (Dardani e Epir) ishin te pranishem gjate tere kohes, pervec qe ishin letargjik ne kuptimin qe nuk kishin nje entitet te vetin politik i cili do t'i bente me te dukshem ne kronika mesjetare.
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4203
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: A i perket Shmitt plejades se albanologeve te shquar Gje

#7

Post by Zeus10 » Sat Mar 08, 2014 7:40 pm

ALBPelasgian wrote: Ndonese nuk eshte gjithehere konsistent. Schmitt me duket se qellon ne shenje kur e dekonstrukton mitin e nje ardhjeje te perhershme nga Shqiperia. Argumenti logjik i tij mund te permblidhet sa vijon: Shqiperia e sotme qendrore ose ajo veriore nuk kishin shtesa te mjaftueshme demografike sa te kolonizonin hapesira te gjera sa Kosova gjer ne Moraven e eperme. Kjo per mendimin tim eshte e pranueshme, sepse hipotezat e histriografive fqinje nisen gjithehere nga supozimi se shqiptaret kane qene nje ''bombe'' demografike, te cilet kane ndryshuar realitetet etno-gjuhesore permes mbivendosjes se dhunshme.
Nuk eshte ashtu Albpelasgian, Shmitt thote pikerisht ate dhe eshte se paku kontradiktor me veten e tij ne fjaline:

Ne te vertete, verehet re nje perqendrim i bashkesise fshatare shqipfolese, ne cepin perendimor te Kosoves, pra aty ku fillon zona malore shqiptare, prej te ciles shqiptaret jane shkeputur drejt lindjes

e para---i trajton shqiptaret vetem si bashkesi fshatare
e dyta---e zvogelon permasen etnike te tyre nga shqiptare ne shqipfoles
e treta---i shikon ata te perqendruar vetem neper male, kjo e kombinuar me piken(e para) do te thote qe ata mungonin plotesisht neper fusha dhe qytete
dhe me e rendesishmja :
e katerta--- e shpall prezencen e shqiptareve ne LINDJE te Kosoves(lexo: gjithe Kosoven) nje rezultat te levizjes demografike te "fshatareve shqipfoles te perqendruar ne cepin malor", duke na lene te paqarte, nese ky ishte fillimi i prezences shqiptare ne lindje, apo ishte nje vale e re demografike dhe vetem pas shek te 15(lexo: kur otomanet u bene zoter te Ballkanit)

Te gjitha keto teza jane identike me ato serbe, qe thone:
1. Shqiptaret kane qene te pacivilizuar
2. Ata kane qene malesore te eger qe jetonin vetem ne male
3. Vazhdimisht sulmonin fushat duke zhvendosur banoret ""e vertete"", qe qellonin te ishin gjithmone sllave apo greke
4. Shqiptaret u bene popullsi domethenese, vetem nga shtesa demografike dhe nga ndihma e myslimaneve otomanet, qe ndihmonin mbjelljen e kolonive te malesoreve shqiptare,
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2934
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: A i perket Shmitt plejades se albanologeve te shquar Gje

#8

Post by Mallakastrioti » Sat Mar 08, 2014 9:18 pm

Le te supozojme qe shqiptaret prej maleve veriore zbriten drejt jugut (apo lindjes) dhe "zaptuan" tokat e te tjereve. Cilet ishin keta te tjere dhe ku shkuan? U asimiluan, u debuan apo demografikisht shqiptaret u rriten aq teper sa popullsite e meparshme dale nga dale shkuan drejt degradimit?

Ne se popullsite e meparshme te cilat banonin jugun apo lindjen u asimiluan prej shqiptareve, asnjehere nuk ka ndodhur ne histori qe nje popullsi baritore te asimiloje popullsi bujqesore, ka ndodhur e kunderta si ne shembullin e vllenjeve.
Ne se tosket jane ish geg, si ka mundesi qe flasin shqipen ne dy dialekte? Pra, perse tosket nuk ruajten te folmen dialektore prej nga erdhen? Dialektet kryesisht formohen prej disa karakteristika ndarese te te njejtit grup shoqeror. Arsyet dhe format jane disa, perkatesia klanore eshte ajo baze, pra kur individet jane te lidhur perhere me klanin apo familjen, duke u rritur klani apo klanet, formohen fshatrat te cilat siç dime ruajne nje fare veçorie, apo thene me mire nje fare perkatesie me kufije disa here imagjinar dhe disa here fizike.Disa fshatra te cilet jane prane njeri-tjetrit japin dhe marrin me njeri-tjetrin me ane te martesave dhe keshtu lindin perzierjet. Prej ketyre perzierjeve lindin lidhjet e gjakut midis fshatrave. Keto lidhje gjakrash fshatrash krijojne krahinen. Kjo krahine vepron ne menyre gati te pa varur prej nje krahine tjeter te larget e cila vepron gati ne te njejten menyre me nje krahine tjeter me te larget. Ende sot nder shqiptar ne fshatra kryesisht malore ruhet tradita qe ne lidhjet martesore pyetet rrenja e familjes ne menyre qe te mos jete e njejte (pra i te njejtit fis) si dhe te pakten e brezit te shtate. Shqiptaret e dinin dhe e dine shume mire çka sjell perzierja prej te njejtit gjak (ne kuptimin gjenetik).
Pra,ne se tosket do ishin ish geg, ata do kishin ruajtur te folmen dialektore (shih arbereshet e Italise apo arvanitet) si dhe te njejtat karakteristika me geget te cilet gjendeshin ende ne veri, por diçka te tille sot e shohim edhe ne qe geget dhe tosket kane aq te perbashketa sikurse aq veçori duke nisur qe prej dialekteve, veshjeve, formave tradicionale ne pergjithesi etj...(KJO NUK DO TE THOTE ASPAK QE NUK JANE I NJEJTI TRUNG, PRA E NJEJTA RRENJE E STERLASHTE)
Popullsi veriore drejt jugut sigurisht kane shkuar, sigurisht kane ekzistuar emigrime te familjeve te ndryshme gege ne Toskeri, por siç eshte konstatuar perhere ka ndodhur qe keta individe jane "asimiluar" (ne se do perdornim kete fjale ne thonjeza) ne toske dhe jo e kunderta.
Nuk kemi raste qe shqiptaret te kene patur nje aftesi te madhe asimilimi popullsishe te tjera jo shqiptare (ne se Epiri do ish banuar me grek), por ka ndodhur perhere e kunderta, pra elementi shqiptar ka qene gati perhere i asimilueshem prej elementit jo shqiptar (shih shembujt e asimilimit ne sllav te shume fiseve dhe individesh shqiptar, sikurse rastin e asimilimit shqiptar ne Cameri apo edhe rastin arvanitas)
Image

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: A i perket Shmitt plejades se albanologeve te shquar Gje

#9

Post by rrëqebull » Sun Mar 09, 2014 12:40 pm

ALBPelasgian wrote: Shkollaret u bene perhere e me skeptik ndaj cdo gjeje ''tradicionale''; te tjeret kembengulnin te rishikohej cdo gje, e te tjere shkonin deri ne refuzimin e skajshem te gjithckaje.
Të qe skepticizëm do ishte mirë, por është qëndrim ideologjik, dogmatik, neo-marksist/kripto-bolshevik.

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2934
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: A i perket Shmitt plejades se albanologeve te shquar Gje

#10

Post by Mallakastrioti » Wed Mar 19, 2014 9:26 pm

Vazhdojme me tej me vepren e Guillelmus Adae (Brocardus), misionarit, shkrimtarit dhe kryepeshkopit francez te shekullit te 14-te, i cili ne vepren e tij me titull "De modo Sarracenis extirpandi" te vitit 1332, pikerisht ne "Directorium ad passagium faciendum" ku pershkruan Shqiperine Veriore, sjell faktet interesante lidhur jo vetem aspektit kulturor arberor-shqiptar te kohes, pra kur permend faktin qe "shqiptaret ne gjithe librat e tyre perdorin germa latine", por edhe ne aspektin administrativ dhe organizues ushtarak. Ketu, ne vepren e tij, pikerisht ne faqen 484 (perkthyer edhe ne frengjisht prej latinishtes), kemi nje deshmi teje te rendesishme, pasi autori (Brokardi) shkruan qe shqiptaret kishin nje ushtri kaloresiake qe arrinte shifren e pesembedhjete mije burrash te afte luftarak. Per shekullin e 14, nje fuqi e tille luftarake, pra vetem kalores e duke mos futur ketu forcat luftarake te kembesorise, do te thoshte nje ushtri me te vertet te madhe dhe te organizuar per kohen. Do te thoshte se Veriu i Shqiperise ishte ne periudhen me lulezuese te saj si ne aspektin ekonomik, ate kuluror, sikurse demografikisht me nje popullsi te larte dhe ne rritje, pra aspak nje popullsi e ulet ne numer, pikerisht sepse vetem nje popullsi e larte demografike mund te çoj ne fushe beteje nje fuqi luftarake perbere prej pesembedhjete mije kalores (plus forca te tjera ushtarake si kembesoria, te cilat duhet te kene qene edhe me te larta ne shifra). Brokardi gjithashtu lavderon kete fuqi ushtarake duke i quajtur keta kalores shqiptar si luftetare me vlera.
Pra, si perfundim mund te shtojme qe, shqiptaret ne shekullin 13-14 (por edhe me vone) jo vetem ishin nje fuqi luftarake, nje fuqi demografike per kohen, nje fuqi ekonomike, por mbi te gjitha, sipas deshmitarit okular Brokardit, kishin edhe libra te tyre ne gjuhen shqipe me germa apo shkronja latine. I quan libra dhe jo liber kishtar dhe kur quhen libra do te thote qe perveç librave te shenjte, ekzistonin edhe libra te karaktereve apo te permbajtejeve te ndryshme dhe kjo çon ne perfundimin qe shqiptaret nuk ishin shume me mbrapa se fqinjet e tyre te pertej detit ne kete aspekt.

Image
Image

drague
Junior Member
Junior Member
Posts: 5
Joined: Sun Feb 17, 2013 3:46 pm
Gender: Male

Re: A i perket Shmitt plejades se albanologeve te shquar Gje

#11

Post by drague » Fri Mar 21, 2014 9:58 am

Mallakastrioti wrote:A i perket Shmitt plejades se albanologeve te shquar Gjermano-austriake?

---

Le te diskutojme kete teme lidhur albanologut Oliver Jens Schmitt dhe veprave te tije. Kryesisht ne Wikipedia do gjeni keto informacione:

"Oliver Jens Schmitt (born Basel, 15 February 1973) is a professor of South-East European history at Vienna University since 2005. He is a member of the Austrian Academy of Sciences.[1]

His book Skanderbeg. Der neue Alexander auf dem Balkan, a critical biography of George Castrioti-Skanderbeg, caused a hot debate in Albania.[2] A Swiss national daily newspaper Tages-Anzeiger published the Schmitt's interview given to Enver Robelli in Tirana on 25 February 2009, in which it is emphasized that Schmitt claims that Skanderbeg's mother Voisava was Serbian, member of Brankovići noble family and that Kastrioti surname is probably derived from the Greek word.[3] He was accused of committing sacrilege and sullying the Albanian national honor.[4] The translator (Ardian Klosi) who translated his book from German to Albanian was accused for treason.[5] Klosi committed suicide in Tirana on 26 April 2012.[6]"
---
Por, gjithesesi wiki njihet si nje burim jo i sigurte (edhe pse siç thote populli "ku ka ze nuk eshte pa gje") do kerkoja te rendisja disa albanologe te zellshem te cilet jane marr me gjuhen shqipe dhe shqiptaret ne pergjithesi:

Franz BOPP (1791-1867)

Gjuhëtar gjerman, profesor i Universitetit të Berlinit. Në moshën 25-vjeçare botoi veprën e parë Über das Konjugationssystem der Sanskritsprache in Vergleichung mit jenen der griechischen, lateinischen persischen und germanischen Sprache ["Mbi sistemin e zgjedhimit të sanskritishtes në krahasim me atë të greqishtes, latinishtes, persishtes dhe gjermanishtes"] (Frankfurt, 1816). Mbahet si vepra themeluese e gjuhësisë së re krahasuese indoeuropiane.
Në rrethin e interesave të tij shkencore dallohet edhe gjuha shqipe. Dha ndihmesë nismëtare për vështrimin në rrafshin krahasues të strukturës gramatikore të shqipes. Që nga fundi i viteve ’30 të shekullit XIX iu drejtua shqipes dhe prejardhjes së saj. Fillimisht më 1843, në një kumtim në Akademinë e Berlinit, që ka mbetur i pabotuar, analizoi numërorët dhe përemrat e gjuhës shqipe.

Jacob Philipp FALLMERAYER (1790 - 1861)

Historian, bizantinist, publicist, anëtar i Akademisë së Shkencave të Bavarisë. Studioi teologjinë dhe filozofinë në Universitetin e Salzburgut (Austri). Por prirjet e tij e drejtuan drejt historisë dhe gjuhëve semitike. Jeta dhe interesat profesionale e shkencore u luhatën edhe mes karrierës ushtarake e arsimore. Udhëtoi në vendet e Lindjes, Turqi, Maqedoni dhe Greqi ku ra në kontakt me popullsinë arbëreshe. Më 1822 filloi të merrej me historinë e Trapezundës, duke e kurorëzuar me veprën e parë Geschichte des Kaiserthums Trapezunt ["Histori e Perandorisë së Trapezundës"]. (Munih, 1827, ribot. 1848, 1990). Kjo vepër edhe sot mbetet bazë për historinë e mbretërimit të Komnenëve. Tezën e shtruar që në këtë vepër se “kombi i famshëm i helenëve është zhdukur nga radhët e popujve dhe është zhytur në errësirë...” e zhvilloi më tej në veprën Geschichte der Halbinsel Morea während desMittelalter. 2 vol. ["Historia e gadishullit të Moresë gjatë mesjetës"]. (Stuttgart, 1830–1836, ribot. 1965). Hedh idenë se grekët e sotëm janë një popullsi e përzier sllavësh, me element të dytë shqiptarët. Gjatë qëndrimit disavjeçar në Greqi, bindet për vërtetësinë e tezave të tij, veçanërisht për karakterin shqiptar të popullsisë së krahinave të gjera të Beotisë dhe Atikës

Theodor Anton IPPEN (1861 – 1935)

Diplomat austriak dhe albanolog, njohës i mirë i rrethanave shqiptare. Ndoqi studimet universitare për orientalistikë në Akademinë e Vjenës
Qëndrimi i parë i Ipenit në Ballkan ishte Shkodra, qytet në të cilin gjatë vitit 1884 kreu funksionin e konsullit. Në vitin 1897 emërohet Konsull i përgjithshem i perandorisë austro-hungareze në Shkoder, funksion të cilin e kreu deri më 1904. E njohur është ndihmesa e tij për zhvillimin e arsimit shqip në krahinën e Shkodrës. Qëndrimin në Shqipëri e shfrytëzoi edhe për të kryer studime mbi vendin dhe popullin. Udhëtoi në zonat kufitare me Malin e Zi, te fiset malore të Kastratit, Hotit, Grudës, Kelmendit dhe Shkrelit. Më 1897 kreu një udhëtim në Shqipërinë e Mesme, në Tiranë dhe Elbasan. Qe ndër hartuesit e memorandumit mbi formimin e një Shqipërie të pavarur. Skica e hartuar prej tij u përfshi në propozimin e Austrisë dhe Italisë. Përpjekjet e këtij politikani mbi Shqipërinë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1912-1913) zënë vend në historinë shqiptare.
Ippen gjatë ushtrimit të aktivitetit si kryekonsull u mor dhe me historinë dhe letërsinë tonë kombëtare, u dha pas kërkimeve arkeologjike pranë rrënojave të kishave, manastireve, kuvendeve të hershme, por gjithashtu merrej edhe me studimin e etnografisë së popullit tonë. Alte Kirchen und Kirchenruinen in Albanien ["Kisha të vjetra dhe rrënoja kishash në Shqipëri"]((Sarajevë, 1900, 1902); Skutari und die nordalbanische Küstenebene ["Shkodra dhe ultësira bregdetare e Shqipërisë së Veriut"] (Sarajevë, 1907); Denkmäler verschiedener Alterstufen in Albanien ["Monumente të periudhave të ndryshme në Shqipëri"] (Sarajevë, 1907) dhe Die Gebirge des Nordwestlichen Albaniens [Malësia e Shqipërisë Veriperëndimore](Vjenë, 1908), janë katër monografi të cilat së bashku janë botuar sqip në vëllimin Shqipëria e vjetër (Tiranë, 2002).
Në vitin 1916 u botuan studimet Die Landschaft Schpat im mittleren Albanian ["Krahina e Shpatit në Shqipërinë e Mesme"]; Beiträge zur inneren Geschichte Albaniens im 19.Jahrhundert ["Kontribute për historinë e brendshme të Shqipërisë në shekullin XIX"] (studim 40-faqesh botuar në Illyrisch-Albanische Forschungen, Bd. 1, München dhe Lajpcig, 1916). Si botimet më me rëndësi të Ippen-it njihen: Novibazar und Kosowo. Das alte Rascien [Novipazari dhe Kosova. Rasha e vjetër] (Vjenë, 1892), me përshtypje mbi gjeografinë, etnografinë apo politikën në formën e skicave.
Në studimet mbi etnologjinë shqiptare sjell të dhëna interesante mbi format e vendbanimeve, llojet e banesave shqiptare, doket, zakonet, mbi të drejten zakonore dhe besimet fetare të popullit shqiptar, gjeografinë, arkeologjinë, ekonominë etj

Maximilian LAMBERTZ (1882 - 1963)

Opinioni shkencor e përcakton si figurën e fundit të plejadës së dijetarëve që themeluan dhe ngritën albanologjinë si shkencë. Në vendlindje, Vjenë, studioi gjuhësinë krahasuese, filologjinë klasike dhe arkeologjinë.
Sapo hidhte hapat e parë shteti i pavarur shqiptar, erdhi në vendin tonë. Burimin për studimin e shqipes dhe jetës shpirtërore të shqiptarëve e gjeti te vepra e Fishtës, kënga popullore, epika e maleve. Te fletorja Posta e Shqypnis botoi punimin e parë albanologjik Die Volkspoesie der Albaner ["Poezia popullore e shqiptarëve"]. Shtyllat e kësaj fletoreje u bënë gjatë viteve 1917-1918 arenë e pikëpamjeve dhe studimeve të tij rreth poezisë kreshnike; njëkohësisht shënohet edhe fillimi i hulumtimit sistematik të kësaj dege. Visari i këngës popullore të mbledhur nga Donat Kurti dhe Bernardin Palaj i siguroi lëndën për studimin monografik Die Volksepik der Albaner ["Epika popullore shqiptare"] (1958) që sjell një përshkrim të ngjeshur të epikës popullore, motiveve dhe stilit të saj.
Die Laute des Hochlandes (1950), përkthimi gjermanisht i Lahutës së Malcis, bëri që bota shkencore të njihet me visaret e letërsisë shqipe. Një vit më parë (1949) përmes introduktës Gjergj Fishta und das albanische Heldenepos “Lahuta e Malcis” : Eine Einfuhrung in die albanische Sagenwelt ["Gjergj Fishta dhe epi heroik shqiptar "Lahuta e Malcis". Një hyrje në botën e legjendave shqiptare"] e kishte paralajmëruar bashkë me “Lahutën” edhe botën e legjendave shqiptare plot me “lugetër, kuçedra, floçka, lubi, dragonj, orë e zana”. Veprat Albanische Märchen und andere Texte zur albanischen Volkskunde ["Përralla shqiptare dhe të tjera tekste të folklorit shqiptar"] (1922), Albanien erzhält ["Shqipëria rrëfen"] (1956), përbëjnë një kontribut tjetër në shkencat albanologjike dhe njohjen e auditorit gjerman me pasurinë e krijimtarisë folklorike të shqiptarëve.
Ndihmesa e Lambertz-it është e njohur edhe në fushën e gjuhësisë. Studimet e monografitë për dialektet e shqipes këndej e përtej Adriatikut, pasohen me përkthimin dhe analizën e Gjella e Shën Mërisë të Varibobës, prihen e pasohen edhe me tekste shkollore e vepra të tjera që e rendisin në majat e albanologjisë.

Karl Heinrich Theodor REINHOLD (1834 - 1880)

K. H. T. Reinhold, fizikan, gjurmues e mbledhës i folklorit, lindi në Göttingen (Gjermani). Ushtroi detyrën e mjekut dhe kryemjekut, mbi 30 vjet në flotën detare të shtetit grek, atëherë nën kujdestarinë e Bavarisë. Duke punuar e jetuar me marinarët arvanitas u dashurua mbas “gjuhës elegante të shokëve të anijes”. Mblodhi prej tyre materiale të konsiderueshme folklorike. Ndihmesë të veçantë për këtë i dha prifti i Porosit Vasil Saqellari. Për njohjen dhe studimin e veprës ndikoi edhe “fryma albanologjike”, e cila ato vite u bë e pranishme përmes veprës së Hahn, Bopp etj.
Më 1855 botoi veprën Noctes Pelasgicae vel sym-bolae ad cognoscendas dialectos Graeciae Pelasgicas collatae cura ... ["Netë pellazgjike ose kontribut për njohjen e dialekteve pellazgjike të Greqisë, mbledhur..."].(1855), që përbën vetëm një pjesë të atij thesari kulturor shqiptar që mblodhi albanologu.
Vepra, e ndarë në tri pjesë, përmban një skicë gramatikore, një vëllim leksikor, si edhe një numër tekstesh poetike në dialektin shqip të ishujve të Greqisë, Poros e Hydra.
Për të parën herë bota e kulturuar u bë me dije për shqipen e folur në Greqi dhe ishujt e saj.
Gustav Meyer arriti të sigurojë fletore dhe shënime të tjera të Reinhold-it të shkruara pas botimit të librit, mes viteve 1855 - 1857. Kjo lëndë i shërbeu si themel i Fjalorit etimologjik të gjuhës shqip (1891). Një pjesë të mirë të kësaj trashëgimie të pabotuar e bëri të njohur në veprën e tij Studime shqiptare, v. 5 (1896). Vepra e plotë e titulluar Netët pellazgjike të Karl Reinholdit: tekste të vjetra shqipe të Greqisë: 1850-1860, e plotësuar dhe e pajisur me aparat të plotë shkencor është botuar shqip më 2005.

Franz SEINER (1874 - 1929)

Gjeografi austriak, eksplorator i njohur i kontinentit afrikan, gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore drejtoi zyrën e statistikave në Shkodër. Veprimtarinë e tij për regjistrimin e popullsisë së zonës e shtriu në të gjithë vendin. Libri i tij Ergebnisse der Volkszahlung in Albanien ["Numrim i parë i popullsis në Shqipni"] (1922), botuar edhe shqip po atë vit, është i pari i llojit të vet mbi popullsinë e Shqipërisë. Shtypi i kohës, duke e vlerësuar, e prezantoi si “një armë shkencore e fortë kundër pretendimeve të padrejta të fqinjve të shtetit të ri shqiptar”. Kjo vepër dhe, përgjithësisht, veprimtaria statistikore e Seiner-it ndihmuan në pikëpamje organizative dhe metodike për veprat e tjera të këtij lloji si ato të Teki Selenicës (1923, 1928) e të tjera.
Vepra tjetër Die Gliederung der albanischen Stamme ["Ndarja e fiseve në Shqipëri"] (Graz 1922), është një studim i vlefshëm mbi bajrakët dhe fiset në Shqipërinë e Veriut.


Gustav WEIGAND (1860 – 1930)

Kush merret me çështjen e gjuhës shqipe, herët a vonë do të ndeshë Gustav Weigand-in. Çmohet edhe në ditët e sotme si romanist, filolog balkanologjie dhe bullgarist, por edhe si albanolog.
Ndonëse kishte bindjen (madje është përfaqësuesi më në zë i saj), se shqipja duhej vlerësuar duke u nisur veçanërisht nga substrati trak, Weigand-i solli kontribute me vlera për albanologjinë. Në Universitetin e Lajpcigut në vitin 1891 fitoi të drejtën të jepte mësim dhe që nga viti 1893 ishte drejtor i Institutit për gjuhën rumune, themeluar prej tij. Nga viti 1896 deri më 1928 punoi profesor i filologjisë romane. Mbahet si studiuesi më i rëndësishëm i arumanishtes. Pas institutit rumun dhe atij bullgar e grek, në Lajpcig, në verën e vitit 1925 Weigand-i hapi edhe një institut shqiptar. Interesat e tij nuk shtrihen vetëm te rumanishtja (studimin e dialekteve dakorumune, hartimin e atlasit gjuhësor të gjithë viseve rumune), por shumë shpejt te bullgarishtja dhe më në fund te shqipja.
Ka merita të mëdha për hulumtimin e shqipes si në studim dhe teori, ashtu edhe në fushën organizative. “Balkan – Arkiv” (Lajpcig), - revistë e themeluar prej tij u botua për tre vjet (1925-1928), duhet konsideruar si organi i parë i filologjisë balkanike. Solli një kontribut të rëndësishëm për hulumtimin e shqipes.

----
Disa personalitete te shquara gjermanishtfolese qe njihen si albanologe, te cilet me perkushtim dhe pasion shkencor u moren me shqipen dhe shqiptaret.

Diskutim te kendshem dhe faleminderit per pjesemarrjen.
-haha- oliver schmitt eshte nje cope idioti.ka pasur dhe perkrajen e disa pseudo gjuhtareve shqiptare.
ps. kur gjen shesh ben pershesh thote populli

Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”