A i perket Shmitt plejades se albanologeve te shquar Gjerma
Posted: Thu Mar 06, 2014 10:20 pm
A i perket Shmitt plejades se albanologeve te shquar Gjermano-austriake?
---
Le te diskutojme kete teme lidhur albanologut Oliver Jens Schmitt dhe veprave te tije. Kryesisht ne Wikipedia do gjeni keto informacione:
"Oliver Jens Schmitt (born Basel, 15 February 1973) is a professor of South-East European history at Vienna University since 2005. He is a member of the Austrian Academy of Sciences.[1]
His book Skanderbeg. Der neue Alexander auf dem Balkan, a critical biography of George Castrioti-Skanderbeg, caused a hot debate in Albania.[2] A Swiss national daily newspaper Tages-Anzeiger published the Schmitt's interview given to Enver Robelli in Tirana on 25 February 2009, in which it is emphasized that Schmitt claims that Skanderbeg's mother Voisava was Serbian, member of Brankovići noble family and that Kastrioti surname is probably derived from the Greek word.[3] He was accused of committing sacrilege and sullying the Albanian national honor.[4] The translator (Ardian Klosi) who translated his book from German to Albanian was accused for treason.[5] Klosi committed suicide in Tirana on 26 April 2012.[6]"
---
Por, gjithesesi wiki njihet si nje burim jo i sigurte (edhe pse siç thote populli "ku ka ze nuk eshte pa gje") do kerkoja te rendisja disa albanologe te zellshem te cilet jane marr me gjuhen shqipe dhe shqiptaret ne pergjithesi:
Franz BOPP (1791-1867)
Gjuhëtar gjerman, profesor i Universitetit të Berlinit. Në moshën 25-vjeçare botoi veprën e parë Über das Konjugationssystem der Sanskritsprache in Vergleichung mit jenen der griechischen, lateinischen persischen und germanischen Sprache ["Mbi sistemin e zgjedhimit të sanskritishtes në krahasim me atë të greqishtes, latinishtes, persishtes dhe gjermanishtes"] (Frankfurt, 1816). Mbahet si vepra themeluese e gjuhësisë së re krahasuese indoeuropiane.
Në rrethin e interesave të tij shkencore dallohet edhe gjuha shqipe. Dha ndihmesë nismëtare për vështrimin në rrafshin krahasues të strukturës gramatikore të shqipes. Që nga fundi i viteve ’30 të shekullit XIX iu drejtua shqipes dhe prejardhjes së saj. Fillimisht më 1843, në një kumtim në Akademinë e Berlinit, që ka mbetur i pabotuar, analizoi numërorët dhe përemrat e gjuhës shqipe.
Jacob Philipp FALLMERAYER (1790 - 1861)
Historian, bizantinist, publicist, anëtar i Akademisë së Shkencave të Bavarisë. Studioi teologjinë dhe filozofinë në Universitetin e Salzburgut (Austri). Por prirjet e tij e drejtuan drejt historisë dhe gjuhëve semitike. Jeta dhe interesat profesionale e shkencore u luhatën edhe mes karrierës ushtarake e arsimore. Udhëtoi në vendet e Lindjes, Turqi, Maqedoni dhe Greqi ku ra në kontakt me popullsinë arbëreshe. Më 1822 filloi të merrej me historinë e Trapezundës, duke e kurorëzuar me veprën e parë Geschichte des Kaiserthums Trapezunt ["Histori e Perandorisë së Trapezundës"]. (Munih, 1827, ribot. 1848, 1990). Kjo vepër edhe sot mbetet bazë për historinë e mbretërimit të Komnenëve. Tezën e shtruar që në këtë vepër se “kombi i famshëm i helenëve është zhdukur nga radhët e popujve dhe është zhytur në errësirë...” e zhvilloi më tej në veprën Geschichte der Halbinsel Morea während desMittelalter. 2 vol. ["Historia e gadishullit të Moresë gjatë mesjetës"]. (Stuttgart, 1830–1836, ribot. 1965). Hedh idenë se grekët e sotëm janë një popullsi e përzier sllavësh, me element të dytë shqiptarët. Gjatë qëndrimit disavjeçar në Greqi, bindet për vërtetësinë e tezave të tij, veçanërisht për karakterin shqiptar të popullsisë së krahinave të gjera të Beotisë dhe Atikës
Theodor Anton IPPEN (1861 – 1935)
Diplomat austriak dhe albanolog, njohës i mirë i rrethanave shqiptare. Ndoqi studimet universitare për orientalistikë në Akademinë e Vjenës
Qëndrimi i parë i Ipenit në Ballkan ishte Shkodra, qytet në të cilin gjatë vitit 1884 kreu funksionin e konsullit. Në vitin 1897 emërohet Konsull i përgjithshem i perandorisë austro-hungareze në Shkoder, funksion të cilin e kreu deri më 1904. E njohur është ndihmesa e tij për zhvillimin e arsimit shqip në krahinën e Shkodrës. Qëndrimin në Shqipëri e shfrytëzoi edhe për të kryer studime mbi vendin dhe popullin. Udhëtoi në zonat kufitare me Malin e Zi, te fiset malore të Kastratit, Hotit, Grudës, Kelmendit dhe Shkrelit. Më 1897 kreu një udhëtim në Shqipërinë e Mesme, në Tiranë dhe Elbasan. Qe ndër hartuesit e memorandumit mbi formimin e një Shqipërie të pavarur. Skica e hartuar prej tij u përfshi në propozimin e Austrisë dhe Italisë. Përpjekjet e këtij politikani mbi Shqipërinë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1912-1913) zënë vend në historinë shqiptare.
Ippen gjatë ushtrimit të aktivitetit si kryekonsull u mor dhe me historinë dhe letërsinë tonë kombëtare, u dha pas kërkimeve arkeologjike pranë rrënojave të kishave, manastireve, kuvendeve të hershme, por gjithashtu merrej edhe me studimin e etnografisë së popullit tonë. Alte Kirchen und Kirchenruinen in Albanien ["Kisha të vjetra dhe rrënoja kishash në Shqipëri"]((Sarajevë, 1900, 1902); Skutari und die nordalbanische Küstenebene ["Shkodra dhe ultësira bregdetare e Shqipërisë së Veriut"] (Sarajevë, 1907); Denkmäler verschiedener Alterstufen in Albanien ["Monumente të periudhave të ndryshme në Shqipëri"] (Sarajevë, 1907) dhe Die Gebirge des Nordwestlichen Albaniens [Malësia e Shqipërisë Veriperëndimore](Vjenë, 1908), janë katër monografi të cilat së bashku janë botuar sqip në vëllimin Shqipëria e vjetër (Tiranë, 2002).
Në vitin 1916 u botuan studimet Die Landschaft Schpat im mittleren Albanian ["Krahina e Shpatit në Shqipërinë e Mesme"]; Beiträge zur inneren Geschichte Albaniens im 19.Jahrhundert ["Kontribute për historinë e brendshme të Shqipërisë në shekullin XIX"] (studim 40-faqesh botuar në Illyrisch-Albanische Forschungen, Bd. 1, München dhe Lajpcig, 1916). Si botimet më me rëndësi të Ippen-it njihen: Novibazar und Kosowo. Das alte Rascien [Novipazari dhe Kosova. Rasha e vjetër] (Vjenë, 1892), me përshtypje mbi gjeografinë, etnografinë apo politikën në formën e skicave.
Në studimet mbi etnologjinë shqiptare sjell të dhëna interesante mbi format e vendbanimeve, llojet e banesave shqiptare, doket, zakonet, mbi të drejten zakonore dhe besimet fetare të popullit shqiptar, gjeografinë, arkeologjinë, ekonominë etj
Maximilian LAMBERTZ (1882 - 1963)
Opinioni shkencor e përcakton si figurën e fundit të plejadës së dijetarëve që themeluan dhe ngritën albanologjinë si shkencë. Në vendlindje, Vjenë, studioi gjuhësinë krahasuese, filologjinë klasike dhe arkeologjinë.
Sapo hidhte hapat e parë shteti i pavarur shqiptar, erdhi në vendin tonë. Burimin për studimin e shqipes dhe jetës shpirtërore të shqiptarëve e gjeti te vepra e Fishtës, kënga popullore, epika e maleve. Te fletorja Posta e Shqypnis botoi punimin e parë albanologjik Die Volkspoesie der Albaner ["Poezia popullore e shqiptarëve"]. Shtyllat e kësaj fletoreje u bënë gjatë viteve 1917-1918 arenë e pikëpamjeve dhe studimeve të tij rreth poezisë kreshnike; njëkohësisht shënohet edhe fillimi i hulumtimit sistematik të kësaj dege. Visari i këngës popullore të mbledhur nga Donat Kurti dhe Bernardin Palaj i siguroi lëndën për studimin monografik Die Volksepik der Albaner ["Epika popullore shqiptare"] (1958) që sjell një përshkrim të ngjeshur të epikës popullore, motiveve dhe stilit të saj.
Die Laute des Hochlandes (1950), përkthimi gjermanisht i Lahutës së Malcis, bëri që bota shkencore të njihet me visaret e letërsisë shqipe. Një vit më parë (1949) përmes introduktës Gjergj Fishta und das albanische Heldenepos “Lahuta e Malcis” : Eine Einfuhrung in die albanische Sagenwelt ["Gjergj Fishta dhe epi heroik shqiptar "Lahuta e Malcis". Një hyrje në botën e legjendave shqiptare"] e kishte paralajmëruar bashkë me “Lahutën” edhe botën e legjendave shqiptare plot me “lugetër, kuçedra, floçka, lubi, dragonj, orë e zana”. Veprat Albanische Märchen und andere Texte zur albanischen Volkskunde ["Përralla shqiptare dhe të tjera tekste të folklorit shqiptar"] (1922), Albanien erzhält ["Shqipëria rrëfen"] (1956), përbëjnë një kontribut tjetër në shkencat albanologjike dhe njohjen e auditorit gjerman me pasurinë e krijimtarisë folklorike të shqiptarëve.
Ndihmesa e Lambertz-it është e njohur edhe në fushën e gjuhësisë. Studimet e monografitë për dialektet e shqipes këndej e përtej Adriatikut, pasohen me përkthimin dhe analizën e Gjella e Shën Mërisë të Varibobës, prihen e pasohen edhe me tekste shkollore e vepra të tjera që e rendisin në majat e albanologjisë.
Karl Heinrich Theodor REINHOLD (1834 - 1880)
K. H. T. Reinhold, fizikan, gjurmues e mbledhës i folklorit, lindi në Göttingen (Gjermani). Ushtroi detyrën e mjekut dhe kryemjekut, mbi 30 vjet në flotën detare të shtetit grek, atëherë nën kujdestarinë e Bavarisë. Duke punuar e jetuar me marinarët arvanitas u dashurua mbas “gjuhës elegante të shokëve të anijes”. Mblodhi prej tyre materiale të konsiderueshme folklorike. Ndihmesë të veçantë për këtë i dha prifti i Porosit Vasil Saqellari. Për njohjen dhe studimin e veprës ndikoi edhe “fryma albanologjike”, e cila ato vite u bë e pranishme përmes veprës së Hahn, Bopp etj.
Më 1855 botoi veprën Noctes Pelasgicae vel sym-bolae ad cognoscendas dialectos Graeciae Pelasgicas collatae cura ... ["Netë pellazgjike ose kontribut për njohjen e dialekteve pellazgjike të Greqisë, mbledhur..."].(1855), që përbën vetëm një pjesë të atij thesari kulturor shqiptar që mblodhi albanologu.
Vepra, e ndarë në tri pjesë, përmban një skicë gramatikore, një vëllim leksikor, si edhe një numër tekstesh poetike në dialektin shqip të ishujve të Greqisë, Poros e Hydra.
Për të parën herë bota e kulturuar u bë me dije për shqipen e folur në Greqi dhe ishujt e saj.
Gustav Meyer arriti të sigurojë fletore dhe shënime të tjera të Reinhold-it të shkruara pas botimit të librit, mes viteve 1855 - 1857. Kjo lëndë i shërbeu si themel i Fjalorit etimologjik të gjuhës shqip (1891). Një pjesë të mirë të kësaj trashëgimie të pabotuar e bëri të njohur në veprën e tij Studime shqiptare, v. 5 (1896). Vepra e plotë e titulluar Netët pellazgjike të Karl Reinholdit: tekste të vjetra shqipe të Greqisë: 1850-1860, e plotësuar dhe e pajisur me aparat të plotë shkencor është botuar shqip më 2005.
Franz SEINER (1874 - 1929)
Gjeografi austriak, eksplorator i njohur i kontinentit afrikan, gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore drejtoi zyrën e statistikave në Shkodër. Veprimtarinë e tij për regjistrimin e popullsisë së zonës e shtriu në të gjithë vendin. Libri i tij Ergebnisse der Volkszahlung in Albanien ["Numrim i parë i popullsis në Shqipni"] (1922), botuar edhe shqip po atë vit, është i pari i llojit të vet mbi popullsinë e Shqipërisë. Shtypi i kohës, duke e vlerësuar, e prezantoi si “një armë shkencore e fortë kundër pretendimeve të padrejta të fqinjve të shtetit të ri shqiptar”. Kjo vepër dhe, përgjithësisht, veprimtaria statistikore e Seiner-it ndihmuan në pikëpamje organizative dhe metodike për veprat e tjera të këtij lloji si ato të Teki Selenicës (1923, 1928) e të tjera.
Vepra tjetër Die Gliederung der albanischen Stamme ["Ndarja e fiseve në Shqipëri"] (Graz 1922), është një studim i vlefshëm mbi bajrakët dhe fiset në Shqipërinë e Veriut.
Gustav WEIGAND (1860 – 1930)
Kush merret me çështjen e gjuhës shqipe, herët a vonë do të ndeshë Gustav Weigand-in. Çmohet edhe në ditët e sotme si romanist, filolog balkanologjie dhe bullgarist, por edhe si albanolog.
Ndonëse kishte bindjen (madje është përfaqësuesi më në zë i saj), se shqipja duhej vlerësuar duke u nisur veçanërisht nga substrati trak, Weigand-i solli kontribute me vlera për albanologjinë. Në Universitetin e Lajpcigut në vitin 1891 fitoi të drejtën të jepte mësim dhe që nga viti 1893 ishte drejtor i Institutit për gjuhën rumune, themeluar prej tij. Nga viti 1896 deri më 1928 punoi profesor i filologjisë romane. Mbahet si studiuesi më i rëndësishëm i arumanishtes. Pas institutit rumun dhe atij bullgar e grek, në Lajpcig, në verën e vitit 1925 Weigand-i hapi edhe një institut shqiptar. Interesat e tij nuk shtrihen vetëm te rumanishtja (studimin e dialekteve dakorumune, hartimin e atlasit gjuhësor të gjithë viseve rumune), por shumë shpejt te bullgarishtja dhe më në fund te shqipja.
Ka merita të mëdha për hulumtimin e shqipes si në studim dhe teori, ashtu edhe në fushën organizative. “Balkan – Arkiv” (Lajpcig), - revistë e themeluar prej tij u botua për tre vjet (1925-1928), duhet konsideruar si organi i parë i filologjisë balkanike. Solli një kontribut të rëndësishëm për hulumtimin e shqipes.
----
Disa personalitete te shquara gjermanishtfolese qe njihen si albanologe, te cilet me perkushtim dhe pasion shkencor u moren me shqipen dhe shqiptaret.
Diskutim te kendshem dhe faleminderit per pjesemarrjen.