"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Popullsia e kazasë së Shkupit, sipas burimeve arkivore të viteve 1902-1904

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

Post Reply
User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Popullsia e kazasë së Shkupit, sipas burimeve arkivore të viteve 1902-1904

#1

Post by rrëqebull » Sat Nov 22, 2014 5:24 pm

Përshkrimi i popullsisë së vilajetit të Kosovës dhe të kazasë së Shkupit, si kryeqendër e tij, në fillim të shek.XX paraqet vështirësi jo vetëm për shkak se regjistrimet osmane të popullsisë nuk qenë të plota, por edhe për shkak të deformimeve që i bënë në këto vite gjendjes së tyre demografike shtetet ballkanike në aktet zyrtare e më shumë në propagandën e botimet e kësaj kohe. Ashpërsimi në këtë periudhë i "çështjes maqedone” u shoqërua me ndërhyrjet e shteteve të Ballkanit dhe të Fuqive të Mëdha në zotërimet evropiane të Perandorisë Osmane. Qarqet drejtuese politike të Sofjes, të Beogradit e të Athinës, duke përdorur "argumente historike” dhe të dhëna etnike të falsifikuara, u përpoqën t’i jepnin Maqedonisë një shtrirje sa më të gjerë, të përfshinin në përbërjen e saj edhe territoret me popullsi shqiptare të vilajeteve të Kosovës e të Manastirit. [...]


Sipas statistikave të nxjerra nga burimet e ndryshme arkivore kazaja e Shkupit kishte në vitet 1902-1904 një popullsi shqiptare prej 49 112 frymësh nga të cilët 45 907 ishin myslimanë dhe 3 205 katolikë që përbënte shumicën 56.37 për qind të popullsisë së kazasë. Regjistrimet e mëvonshme osmane kanë dhënë në fundin e dhjetëvjeçarit të parë të shek.XX (më 1910) një numër më të madh të popullsisë shqiptare në kazanë e Shkupit.
Gjithsesi, duke marrë parasysh se regjistrimet osmane nuk e përfshinin gjithë popullsinë myslimane shqiptare e në mënyrë të veçantë gratë, numri që statistikat osmane japin për popullsinë shqiptare të kazasë së Shkupit nuk mund të konsiderohet i plotë. [...]

Si G.Dypon (G.Dupon) [...], ashtu edhe A. Stranieri kanë mbrojtur në studimet e tyre tezën e argumentuar shkencërisht, që e njeh popullsinë shqiptare të kazasë së Shkupit dhe të vilajetit të Kosovës si popullsi autoktone, pasardhëse të ilirëve, që zinin pjesën perëndimore të Gadishullit ballkanik; shqiptarët, theksojnë ata, janë një popull origjinal nga gjuha e zakonet, që ruajtën identitetin e tyre e nuk u romanizuan gjatë pushtimit romak. [...]

Prania e pandërprerë e shqiptarëve si popullsi autoktone në kazanë e Shkupit dhe vazhdimësia në këto treva e kulturës materiale e shpirtërore shqiptare nga lashtësia e deri në kohën e re, krahas përbërjes etnike shqiptare të popullsisë së kësaj kazaje, e kanë çuar Ramiz Abdylin, ashtu si mjaft studiues të tjerë në përfundimin se Shkupi “si kaza dhe si qytet kishte mbetur brenda kufijve etnikë shqiptarë”. [...]

Me gjithë praninë e elementëve të tjerë etnikë, të cilët gjithsesi ishin të pakët në numër, qyteti i Shkupit, duke patur një shumicë të popullsisë shqiptare kishte një fizionomi të qartë kombëtare shqiptare. [për vitin 1906]
http://oshtima.org/postimi/99
https://www.facebook.com/oshtima

Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”