"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Cfare mendoni per kete artikull te shkruara nga ky '' akademik'' dhe '' historian''?

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

Post Reply
User avatar
Kastrioti1443
Regular Member
Regular Member
Posts: 65
Joined: Thu Jan 03, 2013 10:35 pm
Gender: Male

Cfare mendoni per kete artikull te shkruara nga ky '' akademik'' dhe '' historian''?

#1

Post by Kastrioti1443 » Mon Nov 24, 2014 7:23 pm

Deshiroj qe te gjithe ketu te kemi dicka te qarte para se te fillojme te japim mendimet dhe analizat tona. Do ishte mire qe ky njeri te mos konsiderohej '' armik i populit'', por le ta shikojme pak me thelle arsyetimin e tij ( gjithmone nese eshte arsyetim) dhe mendimet e tij, bashke me analizen qe ka bere.

Une nuk pajtohem me shkrimin e tij, por ama dicka dua ta them.... ne thelb te asaj cka ai ka shkruar, shkruesi ka te drejte, dhe une mendoj se ne duhet te kapim thelbin e asjak cka ka shkruar, dhe jo thjesht fjalet lakuriq dhe bruto qe ka shprehur ketu.
Lavdia e skllavit
Hysamedin Feraj
(Pjesë nga libri “E pafilozofuara”, 2011)

“Shqiptarët kanë një histori të lavdishme” është shprehja morale që shqiptarët e thonë për vete. Si populli që ka qenë 2000 vjet nën robëri e nën pushtim. Dhe, që në pjesë të madhe vazhdon me qenë.

Fjalia pason, mbasi mijëra volume librash janë shkruar nga historianët shqiptarë për të provuar masakrimet e shqiptarëve prej pushtuesve të ndryshëm, deri në rrezikun e zhdukjes dhe asimilimit: “Historia jonë është e lavdishme”.

Mbrojtje e Nietzsche-s për moralin e skllavit, shqiptarët bëhen me lavdërimin për “historinë tonë” që na e kanë bërë të tjerët, si ilustrim faktik, me historinë tonë për moralin e skllavit që e kthen skllavërinë e vet në moralin dhe lavdinë e vet. Në virtytin e vet. Sepse në “pasqyrën e filozofisë” niçeane shprehja “historia jonë është e lavdishme”, duke ditur se është histori e të qenët 2000 vjet nën pushtim, është lavdi për të qenët nën pushtim dhe robëri. Lavdia e të robëruarit dhe të skllavëruarit, siç shprehen historianët, “e lëngimit të popullit tonë nën skllavërinë shekullore”.

Shqiptarët bëjnë sikur çuditen me serbët që festojnë një betejë të humbur para shumë shekujsh, ndërkohë që historinë e humbjes së vet 2000-vjeçare e quajnë të lavdishme. Si humbje e përgjithshme, pa pasur ndonjë betejë për ta shenjuar si të humbur. Domethënë, si lavdinë e tyre. Sepse lavdia shqiptare nuk është një betejë e humbur. Është thjeshtë një histori e humbur. Por, nuk është e vetmja shprehje dhe as e vetmja vlerë, e konsideruar vlerë, e një etike të të pafuqishmit, pasi pjesa më e madhe e asaj me çka shqiptarët e lavdërojnë veten moralisht, si komb, si komb në botën e popujve dhe të kombeve është ajo që Nietzsche, dhe jo vetëm ai, e përshkruan si etikë dhe moral i skllavit.

Në një vetëngushëllim popullor për një histori të humbur tanimë si mundësi e bërjes së historisë dhe të vetes dhe si një rrugë suksesi për individin që të dalë në krye të këtij populli, për ta sunduar më tej, historianët, politikanët, shkrimtarët etj., kanë krijuar dhe kthyer në doksë të përgjithshme dhe të sistemuar “lavdinë e skllavit”. Që skllavi i lavdëruar, domethënë populli dhe kombi shqiptar, t’i pranojë si sundimtarët e vet, por që “e respektojnë”. Me fjalë. Me lëvdata. E me këtë, si popull dhe individë, ia bëjnë vetes të vështirë ta kuptojnë se kush ua do të mirën: “armiqtë” që u tregojnë mangësitë ose “miqtë” që i lavdërojnë. Për t’i lënë, kështu, si kanë qenë dhe si janë. E, siç thonë, janë “më të prapambeturit në Europë”, “më të mjerët e saj”. Gjithsesi “miqtë” dhe “armiqtë” u japin një temë të “bisedojnë nga mëngjesi deri në mbrëmje”, nëpër sofra, tavolina, kafene, “jo se hanë e pinë tërë kohën...”.

Lavdinë e skllavit nuk e thotë më pak shprehja vetëlavdëruese shqiptare, si dije universitare, politike dhe si doksë se “ne nuk kemi pushtuar kurrë ndonjë popull tjetër”. Siç duket, nuk kemi pasur kohë, sepse të tjerët na kanë pushtuar ndërkaq. Ngritja në vlerë e një fakti të tillë nuk është “lavdia e skllavit” vetëm për Nietzsche-n dhe antimoralen niçeane. Po aq është e tillë në përgjithësi për moralin liberal. Për moralin liberal perëndimor dje dhe për moralin liberal sot. Sepse, siç e tregon Hobsbawm-i, ndër kriteret europiane që një popull të njihej si komb nga kombet e tjera “ishte aftësia e provuar për pushtime”.

Prandaj edhe sot, duket se në botën liberale perëndimore, dhe jo vetëm te këta, vazhdon njëfarë respekti për serbët e Serbinë që zhvilloi gjithë luftërat e fundit në Ballkan. Dhe njëfarë mëshire për shqiptarët, njëfarë humori sallonesh me ta, por nuk konstatohet ndonjë respekt, veçse në shprehjet diplomatike. Sa për të fshehur përçmimin nëpër sallone diplomatike dhe “kabllograme”. Diferencimi i tillë ndërmjet dy popujve konstatohet nga që kushtet e tjera janë të barabarta, domethënë interesat realpolitike. Interesat janë invariable për të dyja rastet, sepse për të dyja rastet qëndrimin e përcaktojnë këto interesa. Por, qëndrimi moral, respekti, është variabël.

Mirëpo, të përthithur tërësisht në moralin e skllavit, shqiptarët vazhdojnë të bëjnë të habiturin sesi “bota”, sesi “Europa”, sesi “Perëndimi” i harruan kaq shpejt masakrat serbe ndaj popujve të tjerë dhe tani “u luten” të anëtarësohen në “gjirin e tyre”, si të barabartë me ta. Sepse, serbët kanë shtet. Ndërkohë, nëse kjo harresë është habi shqiptare që habit vetë, me më të drejtë, “bota”, “Europa”, “Perëndimi” do të duhej të habiteshin se si shqiptarët i harruan kaq shpejt masakrat serbe. Jo vetëm ndaj popujve të tjerë, por ndaj atyre vetë. I kanë harruar, sepse nuk po ndërtojnë shtet. Dhe, gjithë ambasadorët perëndimorë “i lusin”, veç e veç dhe në kor: ndërtoni shtetin shqiptar, shihini interesat kombëtare!

Gjithsesi, shqiptarët vazhdojnë të vetëlavdërohen dhe ta konsiderojnë vlerë edhe se “në shekuj i shpëtuan asimilimit dhe zhdukjes”, a thua se është fjala për qeniet darviniane që kanë “qëllimin” më të lartë mbetjen gjallë dhe ruajtjen e llojit. Në kuptimin, se në fakt nuk kanë asnjë qëllim. Se ky “qëllim” është thjesht instinkti i tyre, si e dhëna, domethënë dhuna natyrore ndaj tyre që i mban nën determinimin e vet.

Ruajtja e jetës, mbetja gjallë përkundër rrezikut të asimilimit dhe zhdukjes, është ajo që e bën skllavin skllav. Dhe, jo vetëm në filozofinë niçeane, por që nga Aristoteli, te Hobsi dhe Hegeli, e deri sot. Skllavi që nuk është i tillë nga natyra, është skllav nga pranimi i skllavërisë në këmbim të ruajtjes së jetës.

Kjo mundet me qenë zgjidhje “e mençur”, por kur paraqitet si vlerë morale nuk është më shumë se etikë dhe moral i skllavit. Lavdia e tij. Për më tepër që zotëria nuk është i interesuar ta vrasë, ta zhdukë, ta hiçësojë skllavin, sa kohë që skllavi mund të përdoret, të shërbejë, të jetë skllav. Dhe, zotëria e vret skllavin, nëse nuk pranon me qenë skllav, domethënë me shërby, me u përdorë prej tij si skllav. Ajo që e dallon skllavin nga zotëria është ky zëvendësim i turpit të zotërisë nga skllavërimi me trupin e skllavit, i lirisë me ruajtjen e jetës si trup. Prandaj, ruajtja e vetes biologjike është dëshmia e mençurisë së tij racionale dhe lavdia e tij morale, që duket se e thotë ky vetëlavdërim shqiptar i mbijetesës përballë rrezikut të asimilimit.

Si lavdi skllavi dhe etikë e të pafuqishmit bëhet më e dukshme ngase është dije e stabilizuar shqiptare se asimilimit dhe zhdukjes i shpëtuan duke ikur dhe fshehur nëpër malet e izoluara, ku pushtuesit pothuajse nuk i ndiqnin më. Veç fushatave ndëshkuese, kur nga malet zbrisnin për plaçkitje të karvaneve tregtare dhe zejtarëve në qytete, a kur vrisnin ndonjë tagrambledhës. Dhe, sigurisht kjo nuk është tezë e “historianëve maqedonas” dhe as armiqve të tjerë, por pikëpamje e vet historiografisë dhe doksës shqiptare. Pohimi jo vetëm i përket historiografisë dhe doksës shqiptare, por madje është mbrojtur dhe përhapur në mënyrë të sforcuar prej tyre.

Sepse, ndër të tjera, donin të provonin “rezistencën shekullore kundër pushtuesve” dhe, prandaj, si rebelimet si plaçkitjet me motive ekonomike, i kanë paraqitur si argumente të “rezistencës shekullore” dhe “mospajtimit të popullit me pushtimin”. Mirëpo, këto “rebelime” vinin kryesisht nga zonat malore, të cilat kishin mundësi t’i shpëtonin ndëshkimit duke u ngjitur maleve. Jo se nuk kishte popullsi shqiptare nëpër qytete, porse këta kryesisht i kishin pranuar rregullat e pushtuesit dhe ishin integruar në jetën publike të tyre, porsa nuk mund të iknin. Të detyruar të zgjedhin ndërmjet “rezistencës popullore” ose “pranimit të pushtimit” dhe “integrimit” në sistemet e pushtuesve, historianët kanë zgjedhur “rezistencën popullore” dhe kjo i vendos kryesisht maleve. Sidoqoftë, zgjedhja del se mbetet ndërmjet dy qëndrimeve sipas moralit të skllavit: ruajtja e ekzistencës ndaj asimilimit duke u nënshtruar dhe integruar ose duke ikur dhe izoluar maleve. Sipas historiografisë sonë, të dyja bashkë. Dhe, kjo nuk do të thotë se historianët nuk e thonë të vërtetën shkencore. Problem është vetëm nëse kjo e zëvendëson filozofinë si reflektim për veten ose si pyetësim të qenies së vet.

Gjithsesi, shqiptarët kanë arritur t’i shpëtojnë asimilimit dhe zhdukjes dhe sot lavdërohen se“jemi populli më i vjetër në Ballkan” dhe, me modesti, ndër më të vjetrit në Europë. Sërish, duke e kthyer etikën në natyrë dhe biologji dhe vlerën morale në ruajtje të llojit.

Sepse, për aq sa nuk shquhen nga kjo vjetërsi si krijues të historisë, të ndonjë historie, si të artit, të filozofisë, të shkencës, të teknologjisë, të politikes, etj., kjo vjetërsi mbetet thjesht e qenies biologjike shqiptare, si qenie e vjetër në këtë areal. Mirëpo, kjo është njëlloj si të lavdërohet pula se vjen direkt nga dinosaurët. Sepse, pa bërjen e historisë, e ndonjë historie, dhe pa bërjen e botës shqiptare e të botës së historisë, kjo lëvdatë mbetet lëvdata e të pafuqishmit për t’i bërë ato. Për më tepër që, të qenët ndër më të vjetrit në Europë tregon gjithë kohën kronologjike që kanë pasur në dispozicion ta bëjnë historinë e vet, historinë në botë, ndonjë histori. Por, se përkundrazi, të qenët ndër më të vjetrit në Europë, i bën edhe të qenët më së gjati nën pushtim, “nën pushtimin shekullor”. Prandaj lavdërimi me vjetërsinë dëshmon vjetërsinë e skllavërisë dhe lavdërimin e skllavit me këtë vjetërsi. Lavdia e tij qenka se, me të ardhur të tjerët, e mbyti historia e të tjerëve. Më i lashti nuk na qenka bërës i historisë, por pritës i saj.

Nuk duket më pak lavdi e tillë vetëlavdërimi se “kemi ndihmuar gjithnjë popujt e tjerë”, pa qenë në gjendje të provojmë më parë se kemi qenë popull. Që pastaj të mund të ndihmonim popujt e tjerë. Sepse, të qenët nën pushtim për shekuj e bën popullin thjesht popullatë dhe ende jo popull. Sepse, populli është në realitetin e tij si popull për aq sa është në publikësinë e vet. Në “mikpritjen” mitike shqiptare, prit-e-përcill si në anektodën kur i thanë plakut: “u çu e doli Serbia”, dhe plaku pyeti, “e kush hyni?”, sepse në shekuj një pushtues largohej nga një tjetër që hynte.

Në historiografinë, vetëkuptimin dhe doksën shqiptare është bërë dhe bëhet një diferencim interesant i personave të shquar “me gjak shqiptar”, që janë integruar në botën publike të krijuar nga të tjerët:

Nga njëra anë, kur është fjala për pushtimet nuk lavdërohen me “aftësinë e dëshmuar për pushtime” nga shqiptarët, ndonëse shumë pushtime dhe pushtues të popujve të tjerë në favor të perandorive dhe mbretërive të krijuara nga të tjerët, kanë qenë me “gjak shqiptar”. Nga ana tjetër, lavdërohen për gjithçka tjetër të bërë nga persona të shquar, vetëm pse kanë qenë “me gjak shqiptar”, ndonëse gjithë ç’kanë bërë e kanë bërë po në logosin e krijuar nga të tjerët. Në të vërtetë, në të dyja rastet veprimet e tilla janë të individëve biologjikisht shqiptarë, por që nuk i përkasin botës shqiptare. Sepse, populli shqiptar si i tillë nuk kishte lënë me qenë logosin dhe botën shqiptare, që këta t’i përkisnin kësaj bote.

Gjithsesi, të parë nga “pasqyra” niçeane të gjithë këta, pavarësisht cilit grupim i përkasin, janë dëshmi e aftësisë për të shërbyer ndaj zotërisë, ndaj pushtuesit. Shërbim për krijimin e shtetit grek, shërbim romakëve, shërbim bizantinëve, shërbim ... shërbim... Derisa rilindësit shqiptarë u nxehën më keq se Nietzsche dhe shpërthyen në thirrjen: mjaft punuat për të tjerë, o fatkeqë! Por, klithma rilindëse nuk ka lënë shumë gjurmë. Deri sot vazhdon vetëlavdërimi shqiptar me shërbimin që u kanë bërë pushtuesve të vetë të ndryshëm. Me shërbëtorët, qoftë edhe si perandorët më të shquar “me gjak shqiptar”. Shërbëtorë, sepse pa mundur me qenë zotëri duke qenë vetja, duhet të fshihen si perandor romak, strateg bizantin, vezir ose bej osman, shenjtor katolik ose ortodoks... Vetëm si krenari dhe lavdi e skllavit kur e kryen funksionin e vet mirë, domethënë i shërben sa më mirë zotërisë që i jep identitetin përtej biologjisë “së gjakut”. Dhe, njëlloj, kërkojnë edhe sot mirënjohje nga zotëria për shërbimet që i kanë bërë: na ktheni borxhin! Por, zotëria u tregon se është zotëri edhe sot: duke mos i qenë mirënjohës skllavit. E, me mosmirënjohjen, i tregon skllavit se është skllav. Dhe, për atë që nuk është skllav nga natyra, me këtë ia zbulon mundësinë me qenë zotëri.

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Cfare mendoni per kete artikull te shkruara nga ky '' akademik'' dhe '' historian''?

#2

Post by rrëqebull » Mon Nov 24, 2014 8:39 pm

H. F. wrote:Dhe, gjithë ambasadorët perëndimorë “i lusin”, veç e veç dhe në kor: ndërtoni shtetin shqiptar, shihini interesat kombëtare!
Kjo është ajo që e rrëzon të gjithë ndërtesën e shkrimit të mësipërm, për mua.
Vetë autori me këtë fjali jep një shëmbull të asaj çka po kërkon të qortojë tek shqiptarët në përgjithësi: mungesa e një lloj ndërgjegjeje/ndjeshmërie më të lartë.

I ka gjetur për bukuri fjalët për t'i veshur Kombit Tonë modelin e gatshëm të interpretimit të skllavërísë të bërë nga interpetues të interpretimeve të interpretëve të Niçes, por për mua fjalia e çekur më sipër si dhe mungesa e disa saktësimeve të domosdoshme e bëjnë shkrimin pa vlerë botëkuptim-pasururese.

Por gjithsesi formulimi i tij (pra jo domosdoshmërisht përmbajtja) ka vlerë të pamohueshme botëkuptim-zgjeruese.

Shkrimi është marrë nga libri “E pafilozofuara”.
E. Për mendimin tim merret në mënyrë të tepërt me problematizimin (faktorizues) të gjërave të gabuara që janë thënë e shkruar, duke "harruar" që ka gjëra të pashprehura dhe të pafilozofuara ndonjëherë në Mendimtarinë Shqiptare, të cilat duke u filozofuar, do të ishin "shërim" i vetvetishëm për "ngërçet" që autori ka vënë në dukje.

Pra, për ta përmbledhur me një metaforë: për mua autori ka zgjedhur rrugën më të gjatë (të pasaktë) sepse e ka gjetur të shtruar, në vend që të "lodhej" duke hapur një rrugë më të shkurtër (të saktë). [ku saktësia natyrisht varet nga mprehtësia e ndjeshmërisë që përdoret]

Duhet shumë më tepër hapësirë për ta shprehur me qartësi, por, kjo "rruga e shkurtër" që përmënda ka të bëjë me leximin e Shqiptarisë jo siç ka bërë autori (si narçizizëm i atij që vetë-lëvdohet duke u vetëquajtur «shpëtimtar i vetvetes (për faktin se i është nënshtruar të fuqishmit)» [thënë përmbledhtas]), pra jo si moral skllavor (për mua një nga përkufizimet e skllavit është pikërisht mungesa e moralshmërisë!), por si një mos-shpërngulje e shikimit të Saj (flas gjithnjë për Shqiptarinë) nga humnera e përfaqësuar nga dallimi midis pushtuesve dhe Vetja. [Kam ndërmënd këtë: «And when you gaze long into an abyss the abyss also gazes into you».]

Pra, autori sulmon pasojat e pasqyrimit të «shikimit të humnerës» në Historinë Tonë, sikur të ishin tipare të vetëlindura të Kombit Tonë. [Ku «humnera» është «mos-kalërimi i Tigrit» evolian nga ana e Kombit].
Nga kjo lind kallëzimi i tij (akuza.., madje nga këndvështrimi i tij i huazuar nga Niçja do mund të quhej: sharja) si komb mos-bërës historie, si komb histori-pësues.
Dhe kjo është ajo që më duket papranushmërisht e pasaktë.

Ndërsa siç thash, dhe po e përsëris, formulimi i tij, [sado i gramshaleshur me (mbi/nën/keq/kot)interpretime të mendimit niçjan - pikërisht si jehues i këtij të fundit], është i vyer, pra botëkuptim-zgjerues.
Last edited by rrëqebull on Mon Nov 24, 2014 10:28 pm, edited 1 time in total.

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4185
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Cfare mendoni per kete artikull te shkruara nga ky '' akademik'' dhe '' historian''?

#3

Post by Zeus10 » Mon Nov 24, 2014 10:11 pm

Autori, merr persiper te dialogoje per ide te servirura gjate diktatures, si ajo e "historise se lavdishme", qenia nen "pushtimin e POPUJVE te tjere", "qenia ne skllaveri" etj. Autori, eshte plotesisht gabim kur pozohet si triumfant persiper ketyre tezave, qe i paraqet si opinion te pergjithshem popullor. E verteta eshte, qe elita e sotme intelektuale, e shikon shume me ndryshe historine e shqiptareve. Intelektualet e sotem, mendojne se popull yne, nuk ka qene i pushtuar as nga "romaket" as nga "turqit", as nga barbaret, e keshtu me rradhe. Populli yne, atehere kur kombet agresive te sotem( qe violenca ju konsiderohet si vlere nga autori), nuk ishin vecse komunitete mjerane fetare, te skllaveruara ne kuptimin e vertete, shpirteror dhe ekonomik, nen theokratet lokale, kishte njohur per nje kohe te gjate, jeten etnike ne liri dhe kishte ndertuar nje shoqeri me karrakter sekular, kur nuk njiheshin te tilla per kohen. Shqiptaret ishin luftetaret me te mire dhe me sypatrembur ne Europe dhe me gjere dhe pervec kesaj, ishin inxhiniere dhe arkitekte te mire, me keshtjellat, ujesjellesat dhe kullat e tyre legjendare, perkunder besimit te pergjithshem sot, se karrakteri barbar ka dominuar popullsine shqiptare. Ata kurre nuk rrane ne roberi te mirefillte, as ne ditet e erreta te "pushtimit" Osman. Keta te fundit vete, tokat ku banonin shqiptaret, i diferenconin me emrin etnik te shqiptareve. Perandorite, ishin forma e egzistences se shteteve, para lindjes se shteteve-kombe dhe si rrjedhim, eshte paradoksale te flasesh per ndergjegje kombetare, e tu veshesh shqiptareve petkun e skllavit si komb, pale tu kerkosh atyre, te organizonin nje rezistence ne formen KOMBETARE, te standarteve te sotme, kur vete kombi-shtet nuk egzistonte si i tille. Shqiptaret me shume se kushdo, kane ngritur krye kunder taksimit dhe imponimit, megjithese ishin te organizuar ne klane relativisht te dobet, krahasuar me perandorite e medha ne kohe te ndryshme, te cilat nga ana e tyre nuk kishin karrakter etnik. Analiza e Hysamedinit, mund te intimidoje "kuadrot e diktatures", por jo brezat e rinj te intelektualeve, mendjekthjellet qe kane para shume realitete me sy.

Ftoheni ne debat kete intelektualuc, dhe do shohim sa i afte do jete te mbroje idete e tija, gjithmone nese do te guxoje te afrohet per debat.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”