Page 1 of 1

Sillni fakte mbi Shqiptarine e Kosoves.

Posted: Mon Dec 01, 2014 8:43 pm
by Kastrioti1443
Besoj se ky forum ka nivelin e duhur per te sjelle keto lloj faktesh ketu.


Pra tema eshte e thjeshte, sillni fakte per te provuar se Kosova ka qene gjithmone Shqiptare, duke c'bere keshtu propaganden e tmerrshem qe eshte krijuar, edhe prej vakumit qe ne kemi lene per shak te kaosit dhe dembelizmit tone ( qe te c'bejme njekohesisht edhe brockullat ne Wikipedia).

Padyshim qe edhe tema e krijuar ketu , ku u provua se servet nuk kane qene ndonjehere etni para viteve 1831, sherben si burim te dhenash ketu.

Pune te mbare!

Re: Sillni fakte mbi Shiptarine e Kosoves.

Posted: Mon Dec 01, 2014 8:54 pm
by rrëqebull
Nëse dikush ka mundësi të gjurmojë dhe përkthejë këtë burimin e drejtpërdrejtë, aq më mirë (sidomos për të kuptuar për çfarë thele kohore e ka fjalën: nëse për të gjitha kohërat apo për ndonjë periudhë në veçanti):
55. Jovan Cvijic, Balkansko poluostrvo (Balkan Peninsula), Belgrade 1966, p. 469

Re: Sillni fakte mbi Shqiptarine e Kosoves.

Posted: Wed Dec 10, 2014 7:54 pm
by Kastrioti1443
Ta Falemnderit Rreqebull.


Gjithsesi do deshiroja te perqendroheshim me teper ne mos ekzistencen e etnise serve dhe kush jane apo kujt i perkasin kishat ne kosove.

Re: Sillni fakte mbi Shqiptarine e Kosoves.

Posted: Wed Dec 10, 2014 10:56 pm
by rrëqebull
Që nuk ka pasur kurrë më shumë se 5% është pikënisje.
Që ky 5% pastaj ka qënë i përbërë nga shqiptarë ortodoksë të shkombëtarizuar (të vetëdekluar si "serv" ose të regjistruar nga administrata), apo nga kolonizatorë servishtfolës nga jashtë Dardanisë, veçse e shtyn numrin drejt 0%-çit.

Palca e kalbur abrahamike e identitetit serv natyrisht nuk e bën atë etni në kuptimin autentik të fjalës, por përbën një lloj identiteti, sado i rremë qoftë.
Nëse kuptimin autentik të fjalës identitet e japim me Shqipen vetvetqënie, "identitetet" si ato serve, greke e sllavo'maqedone' mund t'i quajmë 'vetvetquajtje', sepse përfaqësojnë veçse mënyrën se si e quajnë vetveten njerëz të trugomarosur (sugjestionuar) nga funksionarë abrahamikë (popët në këtë rast) e akademikë, dhe jo atë çka ata janë në të vërtetë (çorbanikë pa etni, ose të shkombëtarizuar).

Rasti i bullgarëve të IRJM-së që vetëvetëquhen 'maqedonë' është shëmbllematik, dhe duke parë se sa shqiptarë ortodoksë kanë rënë në këtë grackë deri tani vonë, nuk është aspak vështirë të mendohet se në të kaluarën e njëjta gjë ka ndodhur edhe në Dardani me mveshjen e "identitetit serv" si pasojë e ortodoksisë (prandaj them tek shkrimi më lartë që ka rëndësi të kuptohet qartë se për çfarë thele kohore e ka fjalën servishtfolësi).

Dhe po e njëjta gjë mund të thuhet për "identitetin malazez"

Image

Të gjitha "identitetet etnike" përreth nesh janë të rreme dhe kjo në vetvete është një vërtetim i shqiptarësisë së gjithëkohëshme të Dardanisë dhe të gjithë Siujdhesës Sonë.

Re: Sillni fakte mbi Shqiptarine e Kosoves.

Posted: Fri Oct 06, 2017 3:14 pm
by Kastrioti1443
bump