"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Cameri nuk te harrojm kurre

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

Post Reply
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#91

Post by Mallakastrioti » Thu Sep 26, 2013 7:01 pm

Zogu godites wrote:
Mollos wrote:Pamje te llahtarshme ,shqiptare gra ,burra, femije te masakruar nga greket.

Die Griechen
in Epirus
3. 8. 1914
(Simplicissimus)



Image
Cfare eshte ai ne pikture qe krekoset ashtu grek apo shqiptar. Ai eshte nje nga vrasesit.
Perzierje Arvanito-Vllah.
Ke plot per plot edhe sot ne ate biçim shteti quajtur Greqi, sikurse e ke edhe ne Shqiperi kete bastardizem!
Rama u ka dhene pushtet se njerin e ka bere edhe nenkryetar Parlamenti. Nje fare Dule qe kujton se eshte sternip i Themistokliut (jo Germenjit se i merre pleshtat atij, por nje Themistokli fantomatik "grek i lashte")!
Image

Mollos
Member
Member
Posts: 20
Joined: Thu Aug 22, 2013 12:57 pm
Gender: Male

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#92

Post by Mollos » Thu Sep 26, 2013 7:15 pm

Zogu godites wrote:

Cfare eshte ai ne pikture qe krekoset ashtu grek apo shqiptar. Ai eshte nje nga vrasesit.
Nuk e di, por ne ate kohe (1914) greket e paten pervetesuar fustanellen.


Image

User avatar
Tomorr
Senior Member
Senior Member
Posts: 150
Joined: Sat Jul 11, 2009 6:26 pm
Gender: Male

Histori me Venizellos dhe kali i Trojës përballë politikës s

#93

Post by Tomorr » Tue Oct 15, 2013 11:29 pm

Nga Hyqmet Zane

Venizellosi erdhi dhe foli ashtu siç kanë folur të gjithë grekët para tij dhe ashtu siç do të flasin pas tij. Ky nuk është Venizellosi i parë, por është nipi i atij Venizellosi, Elefteris, që në vitin 1925 në Lidhjen e Kombeve pranoi minoritetin shqiptar në Greqi dhe për këtë në vitin 1925 qeveria shqiptare i bën presion Greqisë në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë që çamët janë minoritet dhe që janë shqiptare dhe jo turq. Atëherë kryeministri grek Elefteros Venizellos detyrohet të pranojë në Lidhjen e Kombeve në mënyrë zyrtare se: “I kam telegrafuar qeverisë sime për t’i tërhequr vëmendjen mbi gjendjen e shtetasve greke me kombësi shqiptare që të mos ngatërrohen me turqit, për sa i përket zbatimit të konventës së shkëmbimit të popullsive”. Kjo thënie është në letrën e Venizellosit drejtuar Lidhjes së Kombeve më 6 gusht 1925. Që nga kjo kohë nuk u përzu asnjë çam nga Çamëria deri më 1944 kur u bë shpërngulja masive.
***
Historitë me Venizellos dhe Papulias, me Delianaqi dhe Metaksai, me Micotaqis e grekë të tjerë, janë histori si me kalin e Trojës ku edhe në humbje ata mendojnë me dinakëri për qëllimet e tyre të mbrapshta ashtu si me trojanët edhe sot me shqiptarët. Venizellosi i sotëm, si marifetçi i politikës helene u detyrua të pranojë se ka çështje çame, por që ai nuk e njeh. Me gjithë tonalitetin imponues dhe provokues ndaj ministrit Bushati, që e tha fjalën e tij ashtu siç e tha, Venizellos nuk ka se si ta njohë çështjen çame se ai është një grek si të gjithë grekët e tjerë.
Si investigues i çështjes çame në librin “Kosova dhe Çamëria përmes dëshmive rrënqethëse”, që unë e kam botuar më 2009, kam intervistuar një prej dëshmitarëve okularë, Mehmet Qamil Izeti nga Filati i Çamërisë i cili ndërroi jetë në vitin 1912 në lidhje me një histori të kohës kur Elefteros Venizellos ishte kryeministër, për hir të së vërtetës po e riprodhoj ashtu siç edhe e kam shkruar të thënë nga goja e këtij çami të mirë dhe intelektuali, biri i një patrioti të respektuar si Qamil Izeti, për t’i thënë opinionit publik shqiptar dhe atij ndërkombëtar se të gjitha deklarimet greke të zyrtarëve të lartë të këtij shteti në lidhje me çështjen e pronave të shqiptarëve në Greqi janë mashtrime.
***
Pas Pangallosit, hypi në fuqi Venizelloja. Ky ndoqi një politikë të drejtë në problemet e thjeshta, por gjithmonë panhelenizimin e kishte në plan të parë të detyrave të tij. Sidoqoftë para ligjit, kishte drejtësi. Agallarëve të Filatit u ishin marrë tokat që kishin në fshatrat e banuara nga të krishterët, qofshin këta greqishtfolës apo shqipfolës. Kjo ishte një vepër që binte në kundërshtim me ligjet bazë të Greqisë. Prona private mbrohej nga kushtetuta greke dhe, si e tillë, nuk mund të merrej pa dëshirën e të zotit. Në asnjë vend të Greqisë nuk kishte ndodhur një gjë e tillë, përveç në Çamëri. Në Shkallë të Zorianit, në fshatrat Dolan, Picar etj. të zotët e tokës (çamërit myslimanë) nuk i lejuan ata që shkuan t’u merrnin tokën me forcë, sipas “reformës agrare” që ua kishte caktuar qeveria greke. U përdor forca për t’i mbrojtur tokat e tyre. Kur bujqit e rinj të krishterë kërkuan ndihmë e qeverisë për t’i ndihmuar në vendosjen e tyre në pronat që u ishin caktuar, shkoi vetëm i plotfuqishmi i zonës dhe bëri kërcënime. Pronarët e zonës ishin informuar nga miqtë e tyre, se, në bazë të ligjit, nuk do të përdorej forca, prandaj të mos tërhiqeshin nga e drejta e tyre. Kështu u bë. Atje, ku u rezistua, “reforma agrare” nuk u zbatua.
Kishte kaluar një kohë e gjatë nga Pollotriosi (marrja e tokave më forcë) dhe nuk u ishte dhënë asnjë shpërblim pronarëve. Pas shumë përpjekjesh u arrit që të bëhej një takim me ministrin e bujqësisë në Athinë. Nga ana e çamëve shkoi një komision i përbërë nga Haki Musai, Musa Hamiti, Shuaip Metja etj. Ballafaqimi me ministrin e bujqësisë nuk dha rezultat. Këta kërkuan me këmbëngulje që t’i priste kryeministri, që në atë kohë ishte Venizelloja. Me ndihmën e deputetit të Çamërisë, ia arritën qëllimit. Venizelloja, si politikan që ishte, i priti me respekt dhe u mundua të përdorte fjalë të bukura, por që në thelb ishin një mohim i të drejtës. Haki Musai u ngrit në këmbë, hoqi pallton dhe iu duk këmisha e grisur. “Shikoni zoti kryeministër, unë jam një nga zotëruesit e tokave që na janë marrë. Kostumin që kam veshur ia kam marrë hua një shokut tim, që është grek dhe ndodhet në Filat. Ju mund ta vërtetoni këtë. Këmishën, siç e shikoni, është e grisur. Fëmijët dhe familjen e kam në ditë të hallit. Fati im e solli që më morën të gjithë tokat që kisha, s’kam asnjë mjet jetese, a është e drejtë kjo ? Ju keni vepruar në kundërshtim me kushtetutën tuaj, që është ligji themelor i çdo shteti. A duhet që ju si kryeministër ta lejoni këtë gjë?”. Venizelloja, pasi u mendua pak, tha: “Sa është vlera e të gjithë pasurisë që është marrë?”. – Mbi 30 milion dhrahmi, - ishte përgjigja. “Pasi shteti grek është me një ekonomi të theksuar, do të të jepet gjysma e vlerës”, - tha Venizelloja. Menjëherë mori në telefon kryetarin e
gjykatës së larte dhe, në praninë e tyre, i dha porosinë dhe kërkesën e tyre për t’u dhënë gjysmën e vlerës së mallit. Ranë dakord për këtë gjë. Ishin fjalët e fundit të kryeministrit.
Filloi gjyqi, gjysma u përgjysmua përsëri. Pa pikë turpi, kryetari i gjykatës tha se kjo ishte porosia e kryeministrit. Vlera zbriti në 7 milion e 500 mijë dhrahmi. Pagesa do të bëhej me Molloje (letra me vlerë që do të paguheshin me afate të ndryshme dhe që shumica e tyre nuk u pagua më). Vendimi do të jepej pasdite. Të shtrënguar nga halli dhe, duke mos pasur mundësi se ku të kërkonin të drejtën, sepse orvatjet e tyre për ta takuar rishtaz kryeministrin, nuk dhanë asnjë rezultat, pranuan. Çuditërisht vendimi nuk u dha për 7 milion e 500 mijë dhrahmi, por për 5 milion. Protestuan këta, por u pyet Musa Hamiti nga kryetari i gjyqit “për sa u vendos qirje Musa, për 7 milion e 500 mijë apo për 5 milion”. “Për 5 milion” ishte përgjigjia. Kjo ishte një bombë, që u plasi në duar anëtarëve të komisionit. Kthimi në Filat u bë veças nga Musai, i cili, me zotësinë e tij dhe me disa miq që kishte, mundi t’ua hedhë fajin atyre, megjithse shumica e fshatit nuk e besoi. Musai u largua disa kohë nga Filati dhe, kur u kthye, kjo punë ishte e harruar. Mehmet Hasani, që vdiq 97 vjeç, më ka thënë se kishte akoma shumë Molloje të papaguara. Këto duhet t’i kenë njerëzit që ai banoi dhe kështu është një dokument i gjallë për të vërtetuar të dhënat e mësipërme. Gjatë kohës së Venizellos, nuk lejohej hapja e shkollave shqip. U la e lirë që të zgjidhej një deputet nga vendasit. Ali Bej Dinoja erdhi në Çamëri i veshur me gunë dhe qeleshe dhe i mori të gjitha votat e çamëve myslimanë, por, në saje të dallavereve dhe makinacioneve elektorale, nuk u zgjodh ai, por një grek që kishte marrë më pak vota.
***
Në një debat midis Mihal Gramenos me një gazetar grek, jepet sinteza e vërtetë e deformimeve gjenetike që kanë grekët në raport me europianët kur bëhet fjalë për të vërtetat historike
Gazetari grek - Si ia kaloni me grekët e Shqipërisë? Mihal Grameno - Në Shqipëri nuk ka grekë, - iu përgjegj Gramenoja. Me përjashtim të një pakice në afërsi të Janinës. Gazetari grek - Si është e mundur? – kishte pyetur me habi gazetari grek. A nuk ka të krishterë në Korçë, Berat, Gjirokastër, Vlorë e gjetkë? Mihal Grameno - Sigurisht që ka shumë. Mirëpo ata janë shqiptarë, - ia ktheu Gramenoja. Gazetari grek - Jo, - kishte këmbëngulur greku. Mos e thuaj atë, se ata janë grekë.

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#94

Post by Adriana » Thu Oct 24, 2013 1:07 pm

Si u grabitën çamët në ‘25: Letrat që Mid’hat Frashëri u dërgon eprorëve të tij në Tiranë

Në vitin 1925, pasuria që i ishte grabitur popullsisë çame nga grekët llogaritej 2.700.000 napolona ari.
Kanë kaluar plot 90 vjet që kur ambasadori shqiptar në Athinë, apo ministri fuqiplotë, si quhej asokohe, luftonte për çështjen çame.Kur flitet shumë për diplomacinë dhe për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, ku mollë sherri është pa dyshim Çamëria, vjen për lexuesin një përmbledhje letrash, që Mid’hat Frashëri, ministri fuqiplotë i Shqipërisë në Athinë u dërgon eprorëve apo homologëve të vet gjatë periudhës që ai shërbeu në Athinë. Historianët Luan Malltezi e Sherif Delvina kanë përgatitur librin “Çështja Çame- Mid’hat Frashëri Ministër Fuqiplotë, Athinë (1923-1926)”. Një qëmtim i kujdesshëm i materialeve, nxjerrë kryesisht nga Arkivi Qendror i Shtetit, që na sjell në vëmendje një temë të nxehtë si ajo e Çamërisë. Janë komunikime me ish-ministrin e Jashtëm, me atë të brendshëm, me vetë Presidentin e Republikës, asokohe, Ahmet Zogu, por edhe me homologët grekë. Është një raportim i rregullt për marrëdhëniet me vendin fqinj, por më së shumti për çështjen çame, për shpërnguljet, burgimet, vjedhjen e pasurisë, depërtimin në Turqi. Frashëri ishte këmbëngulës në kërkesat e veta dhe nuk përtonte t’u dërgonte qindra letra eprorëve të tij, edhe pse shumë herë nuk merrte përgjigje, ndonëse gjendja siç thoshte ai ishte katastrofike. Madje ai shkonte dhe më tej, pa pritur reagimin e shtetit të tij, i propozon Kryeministrit grek Pangallos, të ndërrojë popullsinë çame me atë të minoritetit grek në Shqipëri.


Letrat që Mid’hat Frashëri u dërgon eprorëve të tij në Tiranë:

Athinë, 8 shtator 1925
Shkëlqesës së Tij
Zotit Ministrë të P. të Mbrendëshme
Tiranë



Zoti Ministrë,

Si mbas vendimit të komisionit për nënshtetësin e Shqiptarëvet në Greqi, në mbledhje të tij të 7 corente, kam nderin të paraqit shënimet e mëposhtme mbi atitudën e autoriteteve Greke drejt Shqipëtarëvet.

Elementi shqiptar në Greqi duhet t’a ndajmë në dy pjesë:
A.Elementi Orthodhoks,
B.Elementi Mysliman
Orthodhoksët Greqija i quan si grekër, me qenë se, pas mentalitetit të Helenëvet, një orthodhoks nuk mund të jetë përveç se Grek.
Do të shtyrtojmë pra situatën e Shqiptarëvet Myslimanë.
Këta gjendenë:
A. Si popullsi kompakte në Çamëri, dua të them në zallë të dett që zgjatet nga Stilos gjer në Prevezë. Largë zallit gjejmë shqiptar muhamedanë: Në Janinë, Konicë, Voshtinë.
B. Popullsi kompakte e dytë, në Prefekturat Fllorinë dhe Kostur, me 37 katunde dhe 2 qytete, me afro 35.000 njerëz.
C. Popullsi e përndarë (sporadike) në shumë qytete të Maqedhonisë: Selanik, Karaferia, Vodena, Niausta, katerinë, Allasonjë, kavalle.
S’dihetë numuri i drejtë i këtyre shqiptarëve; po mund të jetë gadi 100.000 frymë, mbase ma tepër dhe jo më i pakët.
Tani të shohim çë ka qenë atituda e Greqisë kundrejt këtyre minoriteteve?
Që ditën e nesërme të luftës Ballkanike, politika helenike u shfaq çiltazi për të ndjekurë dhe të përzënë elementin mysliman Shqiptar nga Epiri dhe Maqedhonija.
Realizimi i kësaj politike filloi me anë të çetave hajdutësh dhe të sjelljeve të autoriteteve sivil dhe militarë.
Po, kjo politikë morri nji gjyrë të re dhe fare militante pas motit 1920.
Në atë mot Greqija mori do masa për elementin turk të Maqedhonisë, nga shkaku se gjendesh në luftë me Turqinë, masa të cilat duke dashurë, dhe me gjithë protestimet dhe rekomandimet, i zbatoj edhe mbi elementin Shqiptar, mbase në nji mënurë më të fortë dhe më të rëndë se nga ato që zbatonte mbi Turqit.
Këto masa janë:
1. U përzunë me dru dhe me të rahurë prej gjindarmërisë greke, të 35.000 shqiptarët e Follorinës dhe Kosturit.
Këta të ndjekur u bë me një program dhe enkas, me qenë se Përfaqësonjësi Shqiptar në Athinë i kishte dhënë komisionit Mikst nji radhua të atyne katundaret, si edhe vetë popullsia që reklamoj origjinën shqiptare dhe të drejtën për të ndenjurë.
2. Prapë kundra dekllaratësë që bëri Delegati Grek në Lausanne Z. Caclamanos, në Janar 1922, u përzunë me pahir dhe me dru:
A. Të tërë Shqiptarët e Prevezës
B. Të tërë Shqiptarët e Janinës.
C. Një pjes e madhe e shqiptarëvet të Konicësë
D. Të tërë Shqiptarët e Pargës
E. Një shumicë shqiptarësh të vetë Çamërisë.
3. Shqiptarët mysliman në Epir ose në Maqedhoni s’kanë të drejtë as të shesin as të japin me qera, as të marrin të hollat e pasunivet të tyne.
4. As nji shtëpi s’ka mbetur e lirë: tekdo kanë kallur me pahir refugjatë, duke hedhurë rrugaçet të zotërit e shtëpivet.
Shumë shtëpi rrijnë të zbrazura dhe prapë refugjatët grek qeverija i instalon në shtëpi të shqiptarëvet.
5. Refugjatët me lejen e autoriteteve, grabitin pasuninë, kopshtet, ullinjtë, fiqtë, vneshtët dhe drithit e Shqiptarëvet.
6. Pasuni e grabiturë gjer më sot me llogarinë më të poshtme arin vleftën 2.700.000 napolona ari.
7. Dyert e drejtësis janë të mbylluna për Shqiptarët, dhe të rrahurët, të grabiturët, të burgosurët, janë buka e përditëshme për ta. Kjo situatë tragjike është dëftyerë edhe në raportet e Z. Carl Bratli, që udhëtoj në Çamëri, nga ana e Shoqënisë së Kombevet. Qëllimi i këtyne sjelljeve është që të shtrëngohenë Shqiptarët të ikin nga Greqija, dhe të grabitet e doravisht pasuni e tyre.
8. Mbi këto Qeverija Greke ka bërë dhe nomin eksproprimit, e cila, në realitet është një mënyrë konfiskimi dhe grabitje pa çdëmtim. Ky eksproprim do të jetë edhe më i keq akoma për ata myslimanë shqiptarë nënshtetas grekë.
9. Ligji i eksproprimit gjer më tani ka lënë rrugaçet me qindra fëmijë të pasurë, të cilët tani s’kan bukë të hanë.
10. Po pika më esenciale është: Shqiptarët në Greqi s’kanë:
A. Të drejtë për votim;
B. S’kanë deputet;
C. S’kanë të drejtë për shkolla;
D. Xhamitë dhe Teqetë e bektashivet janë të konfiskuarë prej Qeverisë.
Këto janë pikat kryesore me të cilat Greqija ka dëftyerë se nuk do të respektojë shqiptarët muslimanë as si minoritet kombësije, as si individ, që ka të drejtë për rrojtje.
Pritni ju lutem, Zoti Ministrë, të falat e mia me nderime.
Përfaqësuesi i Shqipërisë në Athinë
Midhat Frashëri



*

Athinë, 17 tetor 1925
Nr. 1310
Shkëlqesës së Tij
Zotit Ministrë të P. të Jashtme
Tiranë

Zoti Ministrë,

Nga shperngulja e popullsise Çame ne fillim te shekullit te kaluar

Ditën e dytë të ardhjesë s’ime këtu në Athinë poqa Z. Rendis, Ministrë të P. të Jashtme, si dhe Kartanxhogllu, sekretarin (drejtorin) gjeneral të Ministrisë.
Mbemë dakord me ta që më shënojnë ditën kur do të mundim të fillojmë bisedimet për lidhjen e marrëveshjesë relative me nënshtetësinë.
Sot poqa Z.-in Pangalos.
Sipas porosisë që më kishte bëtë zoti Kryetar i Republikës, i thashë të falat dhe shtova se, jam porositurë të them që marrëdhanëjet nërmiet të shteteve i kemi dhe më teprë akoma i ka në dorë Greqija, që t’i bëjmë miqësore.
U përgjigj se dëshëron edhe ay fort shumë që të jemi miq, dhe pandaj ka dhën urdhrë në Ministri të Pun. të Jashtme të kërkohetë nga Shqipërija agrementi për Gjeneral Kondulin, si Ministrë. Shtoj se Kondulin e ka mik personal dhe se është shovinist shqiptar.
Duke sjellë fjalën, pas një bisedimi tjatrë, mbi çështjen e Shqipëtarëvet të Greqisë dhe sidomos të Çamëvet, i thashë se, situata e tyre dhe komentet e shumë që bëjnë gazetat Shqipëtare, krijon pakë pengim për harmoninë midis dy shteteve.
I kallëzova qysh autoritetet lokale bëjnë ekses zelli dhe si 104 Çamër janë të arrestuarë dhe burgosurë pa nonjë shkak real. I rrëfeva pastaj shtrëngimet e bërë në Çamëri duke marrë shtëpitë dhe pasurinë e tyre.
Z. Pangalos, duke marrë shënim, më premtoj që të japë urdhra kategorike ne komandanti i Janinës dhe ne Ministri i Bujqësisë që të këqyrin këtë punë. Z. Pangalos nuk dinte, ose bëri sikur ignoronte zotimin e Greqisë të bërë në Lauzanë, në favor të Çamëvet. I thashë se, në qoftë se Greqija ka qëllim që t’i përzërë Çamët, ose t’i shtrëngoje gjer sa të ikin, atëherë më mirë të marrim masa që tani për të bërë dhe ne si Tyrqija, do me thënë për të këmbyerë grekofonët tanë me Çamët e Greqisë.
Me këtë rast Zoti Ministrë, do të përsërit ato që pata nderin të parashtronj në raportin t’im Nr. 1289, me datë 15 Ct.
Se është më mirë të na qahen dhe të na luten neve grekët, se sa ne tyreve. Sot, një mik që ka udhëtuarë nga Parga, më rrëfente se, sekretari i dytë i asaj Krahine, i kish thënë “Të ju them të vërtetën, Qeverija ka marrë në sy që t’i shtrëngojë Çamërit dhe të ikin. Edhe Musa Demin që arrestojnë çdo muaj dhe e burgosin, nuk’ ka no një shkak tjetrë.
Për Kondulin do të them se është nga Levsina (Elevsis) si dhe Pngalloj, dhe ka lënë një kujtim të mirë në Korçë, në kohë të luftësë, ku ka qenë si prefekt.
Po marr vesh se qarket Vorio-epirote kanë shkelurë këmbë që të mos vejë Konduli në Shqipëri; ata duanë të emërohetë Z. Jorgopullo, një shef zyre i ministrisë së P. Të jashtme, të cilit i kanë marrë më teprë besim për politikën e tyre.
Z. Pangallos duke bërë fjalë për Z. Panurjas (të cilin pa dyshim un e lëndova) më tha se ka bërë shumë gafe.
Pritni ju lutem, Zoti Ministrë, të falat e mia me nderime.
Midhat Frashëri



*

Athinë, 4 nëntor 1925
Nr 1433
Shkëlqesës së Tij
Zotit Ahmed Zogu
Kryetar i Republikës
Tiranës

Zotni Kryetar,
I inkurajuarë prej porosisë që më bëtë të ju shkronj drejt për drejt kur të kem nevojë për no një send, po marr lirinë të ju bënj këto lutje që më vijojnë më posht:
1. Punët tona në Shoqërin e Kombevet sa vete po shtohenë, dhe e shoh fort të nevojëshme qi të emërohetë në Genevë një zyrtari i zoti, me vullnet të math, dhe që të dijë mirë punët e Shqipërisë.
2. Puna e Shqiptarëvet të Greqisë, dhe në teprë ajo e Çamëvet, ka ardhurë në një fazë kritike që nuk mund të durojë më teprë kështu të mvrauarë.
Kam bërë çdo javë më teprë se një raport në Ministrit tënë, dhe kam rekomanduarë masa reciproke.
Edhe die kuvendonja me një koleg t’im mbi këtë punë. Më pyeti në kemi edhe ne në Shqipëri grekër. I thashë se kemi disa mijë. “Po atëherë çë i mbani? Pa i përzeni, le të vijnë këtu në Greqi, pa atëherë Qeveri e Athinës të ju lutet juve.
3. Puna e refugjatëvet që po vijnë në Shqipëri, ose duanë që të vijnë, ka nji importancë fare kryesore për neve, mjerisht transportimi dhe instalimi i refugjatëvet nuk po bëhetë as pak në rregull, dhe nga kjo parregullsi mund qi të na ngjajë no një fatkeqësi e madhe.
Shkëlqesa Juaj kishte pasurë mirësinë të më premtoni se një njeri i zoti, energjik dhe i ndershmë do të emërohetë si Drejtor i Përgjithshëm për Instalimin dhe Rikonstruktim.
Kjo nevojë sot më duket edhe më e madhe akoma, se çështja na kanoset me një katastrofë kombiare, Zoti mos e dhantë.
Pranoni Ju lutem, Zoti Kryetar, të falat e mia me nderime.
Midhat Frasheri d.v.



*

Athinë, 11 nëntor 1925
Zotit Sir Erik Drumond
Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes së Kombeve
Gjenevë
Nr. 1483

Qeveria shqiptare sapo u njoftua që një projekt do të ishte përpiluar në Komisionin Mikst, në Kostandinopoli, për të dënuar nga atdheu i tyre 5000 (5 mijë) çamë (shqiptarë shtetas grekë të Epirit) duke iu nënshtruar shkëmbimit të detyruar. Në emër të qeverisë sime unë jam i detyruar të protestoj me të gjitha energjitë e mia kundër një vendimi të tillë. Sikundër keni dijeni ju, zoti Sekretar i Përgjithshëm, shkëmbimi i popullsisë është vënë në jetë nga Greqia dhe Turqia në Konferencën e Lozanës, ku, sipas kërkesës së Shqipërisë, myslimanëve me origjinë shqiptare u është njohur e drejta e përjashtimit nga ky shkëmbim. (janar 1922)…
Dua të shtoj se deri tashti, më tepër se 60.000 (gjashtëdhjetë mijë) shqiptarë janë dëbuar prej vatrave të tyre dhe janë dërguar në Azi të Vogël kundër dëshirës së tyre.
Duke pasur parasysh atë që paraprin projekti për të shpërngulur 5000 shqiptarë të tjerë, është në kontradiktë të dukshme me letrën dhe frymën e zotimeve të qeverisë greke dhe turke, si dhe vendimeve të marra nga vetë Këshilli i Lidhjes së Kombeve. Do të isha shumë mirënjohës nëse ju dëshironi të merreni me këtë ngjarje dhe me urgjencë të tërhiqni vëmendjen e Komisionit Mikst, duke ftuar të heqë dorë nga planet për dëbime të reja të shqiptarëve.
Ju lutem, zoti Sekretar i Përgjithshëm, pranoni konsideratën time më të lartë.
Ministri i Shqipërisë në Athinë




buron nga: http://www.pakufije.com/?p=997
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#95

Post by Adriana » Sun Nov 03, 2013 7:46 pm

Çamët, protestë kundër Papulias



Shoqata “Çamëria” do të organizojë përpara Presidencës një tubim, ndërsa kreu i shtetit shqiptar do të takojë homologun e tij grek, Karolos Papoulias.

Në një deklaratë për shtyp, ata sqaruan se kërkesa ndaj presidentit grek do të jetë heqja e ligjit të luftës dhe rreshtimi i tij personal në atë pjesë të shoqërisë civile greke, që pranon fajin ndaj komunitetit çam.

“Ne i kërkojmë Presidentit grek të rreshtohet me atë pjesë përparimtare të qarqeve akademike të shoqërisë civile greke, që e pranon fajin e vendit të vet ndaj komunitetit çam dhe kërkon pagimin e këtij borxhi, që gjendet në sirtarët e historisë. Në emër të Traktatit të Miqësisë midis dy vendeve, Greqia duhet të heqë të gjithë ato ligje, që bien ndesh me të, në veçanti ligjin e luftës. Në kuadër të zbatimit të detyrimeve greke ndaj këtij Traktati, duhet të njihen detyrimet ndaj popullsisë çame dhe shqiptare në përgjithësi, sa i takon pranimit të fajit për genocidin, njohjes së të drejtave themelore të njeriut, ku përfshihet e drejta për restaurimin e shtetësisë, të drejtat pronësore, ato kulturore, gjuhësore, etj. Në veçanti, meqënëse Greqia vazhdon të këmbëngulë për ngritje varrezash të tjera ushtarësh grekë në Shqipëri, diçka që provokon kujtesën tonë kombëtare, ne i kërkojmë zotit Papulias të pranojë ngritjen në Greqi të varrezave të komunitetit çam, si dhe të monumenteve që përkujtojnë dëshmorët tanë në luftën antifashiste dhe viktimat e pafajshme të një faqeje të turpshme të historisë së vendit fqinj”, tha Adrian Tana.

Shoqata “Çamëria” ka vlerësuar qëndrimet e fundit të shtetit shqiptar, duke i konsideruar ato si një përmbushje të detyrimit kushtetues.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#96

Post by Mallakastrioti » Wed Dec 11, 2013 9:14 pm

Tek e fundit ishin vet studiuesit grek si Nikolaos G. Politēs, i cili ne vepren e tij me titull "Euchai kai katarai" - Vell. I , Pj. 2, viti i publikimit 1871, f. 47, pranojne pikerisht se hidronimi i lumit te lashte "Thyamis" perdoret ne trajten "çam" ne gjuhen shqipe dhe pikerisht prej ketij hidronimi ka marr vet emertimin edhe krahina shqiptare e Camerise. Pra, nuk ka vend per spekullime te tipit "nuk ka ekzistuar ndonjehere ndonje toponim me emrin Cameri", pretendim i cili ngrihet sot prej fqinjeve tane jugor. Ndoshta, pike se pari, duhet qe vet greket e sotem te kundershtojne greket e djeshem qe kane shkruar te kunderten!
---
Image
Image

Prespar
Regular Member
Regular Member
Posts: 99
Joined: Thu Sep 09, 2010 6:35 pm
Gender: Male
Location: Chicago

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#97

Post by Prespar » Sat Jan 04, 2014 10:20 pm

135 years after the heroic events near Pente Pigadia, Preveza, with Zenel Çelo from the village Horë, Vranisht entering frontal warfare with the Ottomans...and finally murdered a pasha in his own tent.






What did Janina’s eyes see - an ancient polyphonic melody interpreted by Jean-Jacques Fauthoux, Martina A. Catella, Pierre de Trégomain, Romane Claudel Ferragui, and Emmanuel Pesnot BRAVO!!




Janinës çi panë sytë - What was it Janina’s eyes saw?
Ja-Janino - Ja-ninë-o
Ish e prëmte ajo ditë - That day was a Friday
Te Pesë Puset në grykë - At the canyon of the Five Wells*
Zenel Çelua vet i dytë - Zenel Çelo and a second person
Zeneli me të Velçionë - Zenel and a Velçiot
Dhe trimi Jaçe Mavronë - And the brave Jack Mavrova
Çau mespërmes taborë - Cut right through the military convoy
E shtriu pashanë e gjorë - And slayed the poor pasha

*Today Pente Pigadia


[youtube]135 years after the heroic events near Pente Pigadia, Preveza, with Zenel Çelo from the village Horë, Vranisht entering frontal warfare with the Ottomans...and finally murdered a pasha in his own tent.



[youtube]http://youtu.be/BqK_YcPIDcs[/youtube]

http://youtu.be/BqK_YcPIDcs








https://www.facebook.com/pages/ARVANITE ... 6529109776

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#98

Post by Adriana » Thu Jul 03, 2014 7:59 am

[quoteem“Çështja Çame” në dilemat e tregëtarit Idrizi !] Përvjetori i masakrës greke ndaj Çamërisë u përkujtua sivjet pa shumë bujë ndërkohë që pritej e kundërta për shkak të rritjes se përfaqësimit politik të PDIU, partisë që ka marrë përsipër politikisht e elektoralisht zgjidhjen e “Çështjes Çame”. Në këtë përvjetor ishte e dukshme indiferenca e publikut dhe mungesa entuziazmit të medias ndërkohë që u vu re edhe angazhimi i shtirë dhe i sforcuar i politikës përballë këtij realiteti . Ka shume arsye të “ftohjes” se publikut, përfshi edhe shqiptarët me origjinë nga Çamëria , por un mendoj se kryesore mbetet keqfunksionimi apo keqpërdorimi i kësaj çështjeje nga PDIU ose më mirë të themi nga udhëheqja politike .

Që nga zgjedhjet e 23 qershorit ku PDIU, si e vetmja parti me kauzë të qartë politike në Shqipëri , zgjidhjen e “Çështjes Çame” , arriti të dyfishojë përfaqësimin në parlament , kauza e tyre në vend që të shpërthente po shkon duke u venitur . Ndryshimet politike , ardhja në pushtet e te majtës historike ,pro greke e serbe, detyruan një ndryshim edhe për sa i përket Çështjes Çame dhe përpjekjeve për zgjidhjen e sajë. Në kushtet e reja politike me pesë deputet në Kuvend PDIU i kishte të gjitha mundësitë ta rriste presionin brenda dhe jashtë vendit duke e bërë “Çështjen Çame” çështjen më të rëndësishme politikes së jashtme shqiptare . Jam i ndërgjegjshëm , si shumë shqiptarë që besojnë e kërkojnë zgjidhjen e Çështjes Çame, se qenia në qeveri e të majtës ,ish komuniste, nuk e ndihmon zgjidhjen e kësaj çështjeje prisja gjithashtu që ky zhvillim negativ politik në planin makro te stimulonte e të fuqizonte aksionin politik të mbështetësve të sajë të përfaqësuar politikisht nga PDIU. Këtë, besoj , e kanë kuptuar e bien dakord me mua edhe shumë çamë që me të drejtë e konsiderojnë jetike avancimin dhje zgjidhjen e çështjes së tyre . Nuk e di çka ndodhur por PDIU e ka minimizuar dukshëm aksionin e sajë politik dhe drejtuesit e saje duket te hutuar e të hallakatur ne këtë vite të parë të këtij mandati elektoral të konsoliduar të tyre.

Prania publike e z. Idrizi dhe e të tjerëve në PDIU ka rënë ndjeshëm ndërkohë që edhe ai angazhim politike e publik që edhe ai angazhim politike e publik që kemi mundur të evidentojmë është konsumuar për çështje të tjera , pak apo aspak të lidhura me “Çështjen Çame” opinioni apo elektorati jo vetëm çam i PDIU-së duket i hutuar e i çoroditur politikisht përballë dilemës së pa zgjidhur të kryetarit Idrizi, partia e të cilit nuk ka vendosur ende në se do jetë në qeveri apo opozitë .



Me një këmbë në zyrën e Ramës dhe tjetrit ne zyrën e Bashës ia ka humbur një vit kohë çështjes çame e cila armikun më të madh të sajë jo politik ka kohën që po kalon me shpejtësi . Me këtë qëndrim z. Idrizi ka mundur të ruaj disa interesa pragmatike, kryesisht ne fushën e punësimit si drejtoria e sigurimeve shoqërore apo disa segmente te tjera me të vogla te pushtetit vetëm në Tiranë, ndërkohë që në rrethe njerëzit e PDIU në administratë janë trajtuar një lloj si pjesa tjetër e opozitës duke u larguar në mënyrë masive prej saj . Por gjithsej edhe ku “përfitim “ i vogël pragmatik i z. Idrizi nuk kompenson heqjen dorë nga kauza për të cilën PDIU është votuar si partia e tretë me e madhe ne vend ne zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Kohet e fundit janë lajmëruar dhe ka shenja të një bashkëpunimi më të ngushtë Idrizi- Rama gjë që pritet ta kalojë PDIU-në , në së deputetet e tjerë te sajë do ta mbështesin Idrizin, edhe zyrtarisht në koalicionin qeveritar . Rama ka nevojë për bashkëpunimin e opozitës në reforma të tilla siç është reforma administrative e zgjedhore apo goditjet e paralajmëruar te sistemit gjyqësor dhe Idrizi pritet te jetë për te një alibi e shkëlqyer politike. Sigurisht që Rama nuk humbet asgjë nga aleanca me Idrizin, përkundrazi, por Idrizi , apo më mirë të themi PDIU dhe sidomos “Çështja Çame” , humbasin shumë nga koalicioni apo marrëveshjet fshehur apo hapur me Ramën .



Unë nuk besoj që çështja çame mund të zgjidhet apo edhe të jetë një agjendë serioze politike e ish komunistëve të Edi Ramës , kjo për arsye historike e motive aktuale. Shqiptarët dhe veçanërisht çamët e dinë mirë se në kohën e qeverisjes se paraardhësve politik e gjenetik te Ramës dhe partisë Çështja Çame u sabotua tërësisht dhe përmendja e Çamërisë dhe masakrave greke mbi të u ndalua te përmendej edhe nën zë. Atdhetarë, intelektualë e personalitete të shquara të Çamërisë u shpallën armiq e komunizmit dhe u dënuan e persekutuan rëndë ndërkohë që krejt popullsia çame e Shqipërisë u trajtua si kategori e dorës së dytë. Përmendja e origjinës çame u transformua pothuaj në një turp si pasojë e propagandës komuniste e cila nuk ndryshonte nga ajo greke në raport me çamët dhe Çamërinë. Me pak fjalë nga Greqia shoviniste në Shqipërinë komuniste çamët ranë nga shiu në breshër nga një politike diskriminimi , gjurme e shenja të së cilës herë, herë shfaqen edhe sot në pionin politik e publik shqiptar . Dihet që e majta është nga natyra e sajë ideologji internacionaliste ku kauza të tilla si çështja çame nuk kanë asnjë shans të gjejnë terren . Duke i shtuar kësaj pengese ideologjike edhe lidhjet e njohura greke e serbe të së majtës shqiptare gjasat që qeveria Rama të bëhet e ndjeshme ndaj “Çështjes Çame” . Z. Idrizi e di mirë që përcaktimi i qartë i politikës së jashtme të qeverisë Rama është : “zero problem me fqinjët” gjë që do të thotë” : zero “Çështje Çame , zero Çamëri. Nuk e di si e kuptojnë këtë në PDIU por besoj se pikërisht kjo e bën “tabu “ çdo bashkëpunim të mundshëm të PDIU-së me qeverinë Rama dhe krejt të majtën ish komuniste shqiptare. Nga ana tjetër pjesëtar i koalicionit te majtë qeveritar është edhe PBDNJ kreu i të cilës Vangjel Dule nënkryetar i parlamentit , pjesëtar i minoritetit etnik grek në Shqipëri, është nga armiqtë më të njohur të “Çështjes Çame” gjë që e ka dëshmuar edhe ne debatet publike me z. Idrizi në parlament dhe jashtë tij .



Në këto kushte duket e pa mundur që z. Rama të plotësojë edhe interesat e greke të Dules edhe interesat çame të Idrizit gjë që e bën të pa pranueshëm , politikisht dhe moralisht, përfshirjen apo edhe përkrahjen e qeverisë nga PDIU. Por rreshtimi e përfolur i PDIU në krah të Edi Ramës ka edhe një problem elektoral . Për shkaqe historike e aktuale shumica e popullsisë çame mendojnë e votojnë politikisht djathtas . Me këtë arsyetohet rritja tre here e përfaqësimit elektoral të PDIU në zgjedhjet e 2013 pas koalicionit me qeverinë e djathte të PD . Njerëz të cilët kishin votuar historikisht për PD u motivuan të votonin PDIU si pjese e të njëjtit koalicion apo kah politik por duke theksuar kauzën çame që e mbartë në mënyrë më natyrale e më specifike PDIU. Një ndryshim i këtij kahu do ti sillte shumë probleme PDIU. Në se z. Idrizi pozicionohet edhe zyrtarisht majtas janë të gjitha gjasat që grupi parlamentar çam te ndahet ndërkohë që shumica e elektoratit pritet ta braktisë. Por edhe ndenjja kështu, sa mish as peshk është tejet e rrezikshme. Flakët e ndezura të Çështjes Çame të promovuar fort me votën pro PDIU ne zgjedhjet e 23 qershorit 2013 mund te shuhen sa hap e mbyll sytë në se kjo çështje vihet në pazar për interesa te ngushta pragmatike.



Nuk besoj se grupi parlamentar i PDIU-se mund te thyhet për interesa ekonomike . Për fat të mirë nga njohjet personale e di që të pesë deputetet çam të PDIU mund të kenë shumë mungesa, por janë, falë Zotit, të plotësuar ekonomikisht gjë që e ngushton shumë mundësinë korruptimin e tyre nga ky këndvështrim. E ndejat gjë mund të thuhet pa frikë për shumicën e çamëve që mund të konsiderohen pa frikë pse pjesë më punëtore, më e lindur për biznes e racës shqiptare. Në këto kushte çdo interes pragmatik ,punësimi në administratë apo te natyre tjetër në kurriz të kauzës çame duket e pa nevojshme dhe e pa justifikueshme, Vakja e “Çështjes Çame “ e manifestuar ne përvjetorin e këtij vitit te masakrës e gjenocidit greke është një kambanë alarmi jo vetëm për çamet dhe PDIU-në .Shumë shqiptarë jo çamë e dhanë në zgjedhjet e fundit votën për PDIU duke dashur të theksojnë dashurinë e tyre për Çamërinë dhe çështjen e sajë gjë qe e dëshmon si çështje te të gjithë shqiptareve. Me shume vota priteshin në se politika e PDIU ne parlament dhe jashtë tij do të ishte me e fortë me e qartë me e drejtpërdrejtë. Zhgënjimi nga politika e deritanishme “as mish e as peshk” e z. Idrizi mund të rezultojë shumë shpejt në një bumerang i cili do të dëmtojë me së shumti Çështjen Çame.



Janë te gjitha te dhënat qe na bëjë te mendojmë tek kthimi i saj në “çështja Idrizi” , një dështim që ne se ndodh i dëmton dukshëm interesat kumbare shumë më të mëdha se ato të Idrizit dhe PDIU-së . Shpresoj shumë të mos ndodhë kështu por nga praktika botërore e Shqiptare kauzat kumbare si çështja çame nuk kanë qenë kurrë pjesë e ideologjive të majta për më tepër marksiste nga po përpiqet ti orientojë z. Idrizi. Natyrshëm këto janë pjese thelbësore te ideologjive te djathta. Rrëshqitja majtas e lidershipit të PDIU është e dukshme pavarësisht etiketimit zyrtar si opozite. “Fshehja” apo kufizimi i daljeve publike te z. Idrizi ka krijuar shume keqkuptime edhe brenda komunitetit çam. Kohë më parë deputeti tjetër çam, Dashamir Tahiri, e ironizoi publikisht këtë sjellje të kryetarit të tij: Pyesni për të Aida Shtinon (drejtuesen e emisionit “Njerëz të humbur”, u përgjigj ai kur e pyeten për Idrizin . Si përfundim un besoj ende se z. Idrizi dhe PDIU janë të dënuar të ketë një dhe vetëm një kusht në bashkëpunimin politik me këdo që i kërkohet në Shqipëri dhe jashtë saj : Çështjen Çame . Çamërisë u përkujtua sivjet pa shumë bujë ndërkohë që pritej e kundërta për shkak të rritjes se përfaqësimit politik të PDIU, partisë që ka marrë përsipër politikisht e elektoralisht zgjidhjen e “Çështjes Çame”.



Në këtë përvjetor ishte e dukshme indiferenca e publikut dhe mungesa entuziazmit të medias ndërkohë që u vu re edhe angazhimi i shtirë dhe i sforcuar i politikës përballë këtij realiteti . Ka shume arsye të “ftohjes” se publikut, përfshi edhe shqiptarët me origjinë nga Çamëria , por un mendoj se kryesore mbetet keqfunksionimi apo keqpërdorimi i kësaj çështjeje nga PDIU ose më mirë të themi nga udhëheqja politike . Që nga zgjedhjet e 23 qershorit ku PDIU, si e vetmja parti me kauzë të qartë politike në Shqipëri , zgjidhjen e “Çështjes Çame” , arriti të dyfishojë përfaqësimin në parlament , kauza e tyre në vend që të shpërthente po shkon duke u venitur . Ndryshimet politike , ardhja në pushtet e te majtës historike ,pro greke e serbe, detyruan një ndryshim edhe për sa i përket Çështjes Çame dhe përpjekjeve për zgjidhjen e sajë. Në kushtet e reja politike me pesë deputet në Kuvend PDIU i kishte të gjitha mundësitë ta rriste presionin brenda dhe jashtë vendit duke e bërë “Çështjen Çame” çështjen më të rëndësishme politikes së jashtme shqiptare . Jam i ndërgjegjshëm , si shumë shqiptarë që besojnë e kërkojnë zgjidhjen e Çështjes Çame, se qenia në qeveri e të majtës ,ish komuniste, nuk e ndihmon zgjidhjen e kësaj çështjeje prisja gjithashtu që ky zhvillim negativ politik në planin makro te stimulonte e të fuqizonte aksionin politik të mbështetësve të sajë të përfaqësuar politikisht nga PDIU. Këtë, besoj , e kanë kuptuar e bien dakord me mua edhe shumë çamë që me të drejtë e konsiderojnë jetike avancimin dhje zgjidhjen e çështjes së tyre .



Nuk e di çka ndodhur por PDIU e ka minimizuar dukshëm aksionin e sajë politik dhe drejtuesit e saje duket te hutuar e të hallakatur ne këtë vite të parë të këtij mandati elektoral të konsoliduar të tyre. Prania publike e z. Idrizi dhe e të tjerëve në PDIU ka rënë ndjeshëm ndërkohë që edhe ai angazhim politike e publik që edhe ai angazhim politike e publik që kemi mundur të evidentojmë është konsumuar për çështje të tjera , pak apo aspak të lidhura me “Çështjen Çame” opinioni apo elektorati jo vetëm çam i PDIU-së duket i hutuar e i çoroditur politikisht përballë dilemës së pa zgjidhur të kryetarit Idrizi, partia e të cilit nuk ka vendosur ende në se do jetë në qeveri apo opozitë . Me një këmbë në zyrën e Ramës dhe tjetrit ne zyrën e Bashës ia ka humbur një vit kohë çështjes çame e cila armikun më të madh të sajë jo politik ka kohën që po kalon me shpejtësi . Me këtë qëndrim z. Idrizi ka mundur të ruaj disa interesa pragmatike, kryesisht ne fushën e punësimit si drejtoria e sigurimeve shoqërore apo disa segmente te tjera me të vogla te pushtetit vetëm në Tiranë, ndërkohë që në rrethe njerëzit e PDIU në administratë janë trajtuar një lloj si pjesa tjetër e opozitës duke u larguar në mënyrë masive prej saj . Por gjithsej edhe ku “përfitim “ i vogël pragmatik i z. Idrizi nuk kompenson heqjen dorë nga kauza për të cilën PDIU është votuar si partia e tretë me e madhe ne vend ne zgjedhjet e 23 qershorit 2013.

Kohet e fundit janë lajmëruar dhe ka shenja të një bashkëpunimi më të ngushtë Idrizi- Rama gjë që pritet ta kalojë PDIU-në , në së deputetet e tjerë te sajë do ta mbështesin Idrizin, edhe zyrtarisht në koalicionin qeveritar . Rama ka nevojë për bashkëpunimin e opozitës në reforma të tilla siç është reforma administrative e zgjedhore apo goditjet e paralajmëruar te sistemit gjyqësor dhe Idrizi pritet te jetë për te një alibi e shkëlqyer politike. Sigurisht që Rama nuk humbet asgjë nga aleanca me Idrizin, përkundrazi, por Idrizi , apo më mirë të themi PDIU dhe sidomos “Çështja Çame” , humbasin shumë nga koalicioni apo marrëveshjet fshehur apo hapur me Ramën .



Unë nuk besoj që çështja çame mund të zgjidhet apo edhe të jetë një agjendë serioze politike e ish komunistëve të Edi Ramës , kjo për arsye historike e motive aktuale. Shqiptarët dhe veçanërisht çamët e dinë mirë se në kohën e qeverisjes se paraardhësve politik e gjenetik te Ramës dhe partisë Çështja Çame u sabotua tërësisht dhe përmendja e Çamërisë dhe masakrave greke mbi të u ndalua te përmendej edhe nën zë. Atdhetarë, intelektualë e personalitete të shquara të Çamërisë u shpallën armiq e komunizmit dhe u dënuan e persekutuan rëndë ndërkohë që krejt popullsia çame e Shqipërisë u trajtua si kategori e dorës së dytë. Përmendja e origjinës çame u transformua pothuaj në një turp si pasojë e propagandës komuniste e cila nuk ndryshonte nga ajo greke në raport me çamët dhe Çamërinë. Me pak fjalë nga Greqia shoviniste në Shqipërinë komuniste çamët ranë nga shiu në breshër nga një politike diskriminimi , gjurme e shenja të së cilës herë, herë shfaqen edhe sot në pionin politik e publik shqiptar . Dihet që e majta është nga natyra e sajë ideologji internacionaliste ku kauza të tilla si çështja çame nuk kanë asnjë shans të gjejnë terren . Duke i shtuar kësaj pengese ideologjike edhe lidhjet e njohura greke e serbe të së majtës shqiptare gjasat që qeveria Rama të bëhet e ndjeshme ndaj “Çështjes Çame” . Z. Idrizi e di mirë që përcaktimi i qartë i politikës së jashtme të qeverisë Rama është : “zero problem me fqinjët” gjë që do të thotë” : zero “Çështje Çame , zero Çamëri.



Nuk e di si e kuptojnë këtë në PDIU por besoj se pikërisht kjo e bën “tabu “ çdo bashkëpunim të mundshëm të PDIU-së me qeverinë Rama dhe krejt të majtën ish komuniste shqiptare. Nga ana tjetër pjesëtar i koalicionit te majtë qeveritar është edhe PBDNJ kreu i të cilës Vangjel Dule nënkryetar i parlamentit , pjesëtar i minoritetit etnik grek në Shqipëri, është nga armiqtë më të njohur të “Çështjes Çame” gjë që e ka dëshmuar edhe ne debatet publike me z. Idrizi në parlament dhe jashtë tij . Në këto kushte duket e pa mundur që z. Rama të plotësojë edhe interesat e greke të Dules edhe interesat çame të Idrizit gjë që e bën të pa pranueshëm , politikisht dhe moralisht, përfshirjen apo edhe përkrahjen e qeverisë nga PDIU. Por rreshtimi e përfolur i PDIU në krah të Edi Ramës ka edhe një problem elektoral . Për shkaqe historike e aktuale shumica e popullsisë çame mendojnë e votojnë politikisht djathtas . Me këtë arsyetohet rritja tre here e përfaqësimit elektoral të PDIU në zgjedhjet e 2013 pas koalicionit me qeverinë e djathte të PD . Njerëz të cilët kishin votuar historikisht për PD u motivuan të votonin PDIU si pjese e të njëjtit koalicion apo kah politik por duke theksuar kauzën çame që e mbartë në mënyrë më natyrale e më specifike PDIU. Një ndryshim i këtij kahu do ti sillte shumë probleme PDIU. Në se z. Idrizi pozicionohet edhe zyrtarisht majtas janë të gjitha gjasat që grupi parlamentar çam te ndahet ndërkohë që shumica e elektoratit pritet ta braktisë. Por edhe ndenjja kështu, sa mish as peshk është tejet e rrezikshme. Flakët e ndezura të Çështjes Çame të promovuar fort me votën pro PDIU ne zgjedhjet e 23 qershorit 2013 mund te shuhen sa hap e mbyll sytë në se kjo çështje vihet në pazar për interesa te ngushta pragmatike. Nuk besoj se grupi parlamentar i PDIU-se mund te thyhet për interesa ekonomike . Për fat të mirë nga njohjet personale e di që të pesë deputetet çam të PDIU mund të kenë shumë mungesa, por janë, falë Zotit, të plotësuar ekonomikisht gjë që e ngushton shumë mundësinë korruptimin e tyre nga ky këndvështrim. E ndejat gjë mund të thuhet pa frikë për shumicën e çamëve që mund të konsiderohen pa frikë pse pjesë më punëtore, më e lindur për biznes e racës shqiptare. Në këto kushte çdo interes pragmatik ,punësimi në administratë apo te natyre tjetër në kurriz të kauzës çame duket e pa nevojshme dhe e pa justifikueshme, Vakja e “Çështjes Çame “ e manifestuar ne përvjetorin e këtij vitit te masakrës e gjenocidit greke është një kambanë alarmi jo vetëm për çamet dhe PDIU-në .Shumë shqiptarë jo çamë e dhanë në zgjedhjet e fundit votën për PDIU duke dashur të theksojnë dashurinë e tyre për Çamërinë dhe çështjen e sajë gjë qe e dëshmon si çështje te të gjithë shqiptareve. Me shume vota priteshin në se politika e PDIU ne parlament dhe jashtë tij do të ishte me e fortë me e qartë me e drejtpërdrejtë. Zhgënjimi nga politika e deritanishme “as mish e as peshk” e z. Idrizi mund të rezultojë shumë shpejt në një bumerang i cili do të dëmtojë me së shumti Çështjen Çame. Janë te gjitha te dhënat qe na bëjë te mendojmë tek kthimi i saj në “çështja Idrizi” , një dështim që ne se ndodh i dëmton dukshëm interesat kumbare shumë më të mëdha se ato të Idrizit dhe PDIU-së .



Shpresoj shumë të mos ndodhë kështu por nga praktika botërore e Shqiptare kauzat kumbare si çështja çame nuk kanë qenë kurrë pjesë e ideologjive të majta për më tepër marksiste nga po përpiqet ti orientojë z. Idrizi. Natyrshëm këto janë pjese thelbësore te ideologjive te djathta. Rrëshqitja majtas e lidershipit të PDIU është e dukshme pavarësisht etiketimit zyrtar si opozite. “Fshehja” apo kufizimi i daljeve publike te z. Idrizi ka krijuar shume keqkuptime edhe brenda komunitetit çam. Kohë më parë deputeti tjetër çam, Dashamir Tahiri, e ironizoi publikisht këtë sjellje të kryetarit të tij: Pyesni për të Aida Shtinon (drejtuesen e emisionit “Njerëz të humbur”, u përgjigj ai kur e pyeten për Idrizin . Si përfundim un besoj ende se z. Idrizi dhe PDIU janë të dënuar të ketë një dhe vetëm një kusht në bashkëpunimin politik me këdo që i kërkohet në Shqipëri dhe jashtë saj : Çështjen Çame.


Image
Nga : Nebil ÇIKA
http://www.pakufije.com/2014/07/03/cesh ... it-idrizi/[/quoteem]
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#99

Post by Mallakastrioti » Tue Jun 14, 2016 6:59 pm

Ndoshta Greqia keta njerez i konsideron thjesht si turista qe erdhen ne Shqiperi, por ne te vertet keto foto tregojne fillesat e drames çame qe ne vitin 1941, vit i luftes italo-greke. Nuk me duken si bashkepuntore te italianeve, personalisht. (Imazhe te tilla ka me dhjetra dhe qindra, z. Koçia/Kotzias!)

Image

Image
Image

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#100

Post by Adriana » Tue Apr 11, 2017 5:09 pm

8 Prill 2017 - Gjurmë Shqiptare - Preveza në Greqi, ku ende flitet gjuha Shqipe Dokumentar nga Preveza që sjell historinë e dikurshme të këtij qyteti, ashtu siç sjell edhe realitetin e sotëm që ruan me vështirësi gjurmët e banorëve shqiptarë. Si ruhet ende shqipja në Prevezë sot në Greqi? Traditat dhe trashëgimia që mban ende gjallë rrënjët e banorëve autoktonë të mbetur... Ndiqni të plotë videon e dokumentarit të gazetarit Marin Mema që sjell dëshmi të jashtëzakonshme.

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”