"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Cameri nuk te harrojm kurre

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#46

Post by Arta » Thu Jul 01, 2010 1:17 am

"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#47

Post by Arta » Fri Jul 02, 2010 3:13 am

Pettifer: Grekët duhet të hapin bisedimet për çështjen çame

Studiuesi i njohur britanik flet për zhvillimet rajonale

Edhe pse impenjimi është shtuar, ka pak kohë që punon edhe si pedagog i shumë të famshmit universitet të Oksfordit, profesor James Pettifer, nuk heq dot nga gërmimi i arkivave për të zbuluar të vërtetat e çështjes shqiptare. Dhe Londra është pa dyshim vendi nga ku “flenë” ende shumë të vërteta të panjohura, por që britaniku që e njeh më mirë çështjen shqiptare nuk resht së zbuluari dhe së elaboruara studime që ndihmojnë kancelaritë të punojnë. Pettifer, i cili prej vitesh punon në Qendrën e Studimeve Ushtarake të “Madhërisë së Saj” në Londër, ka sjellë në “Shqip” librin më të ri “Ëoodhouse, Zerva dhe çamët”, ku flet për rolin britanik në kohën e masakrave greke ndaj popullsisë çame. Por, në një intervistë për “Shqip”, profesor Pettifer bën një analizë të gjerë mbi zhvillimet në Shqipëri dhe në Ballkan. Sipas tij, Athina zyrtare duhet të nisë të negociojë mbi të drejtat e çamëve sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi ajo do të hapet dikur, por e rëndësishme është që ajo të bëhet shpejt. Në këtë intervistë, studiuesi i njohur flet edhe për krizën e fundit, por edhe për çështjen e integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Dhe në këtë pikë, James Pettifer, nuk është aspak optimist kur parashikon se shtetet ballkanike do të rrinë në radhë edhe për një kohë të gjatë, pasi sipas tij, Europa ka një dhimbje të madhe koke që është kriza greke, e cila mund të sjellë pasoja të rënda kudo, madje edhe në Shqipëri...

Hapja e arkivave të kancelarive perëndimore po nxjerrin dita-ditës një të vërtetë të ndryshme për Ballkanin dhe në veçanti për çështjen shqiptare. Ju sapo keni botuar një tjetër libër për çështjen çame pas “gërmimeve” në arkivat ballkanike. Çështja çame, sipas jush, është një rast politik apo çështje e të drejtave pronësore?

Në fakt, ky është një problem i të drejtave të njeriut, por nuk është vetëm i tillë, ndaj duhej të ishte zgjidhur shumë kohë më parë. Është një çështje e një identiteti të gabuar dhe shtetësie, ndaj duhet një që të kuptohet në mënyrë korrekte se ç’ka ndodhur. Unë mendoj se duhet bërë një punë historike, unë jam munduar të nis diçka në librin vogël Ëoodhouse, Zerva dhe çamët. Por çështja kryesore është se grekët duhet të nisin të negociojnë. Çamët kanë pasur një përvojë të keqe prej shumë kohësh dhe kanë harxhuar shumë pasuri për pasuritë e tyre të patundshme.

Problemet e vjetra të Ballkanit po gërmohen, por politika greke si konservatorët ashtu edhe socialistët e cilësojnë të mbyllur çështjen çame, ndërkohë që reagimi i Tiranës është kondicionuar nga dobësia e shtetit shqiptar. Ju mendoni se kjo çështje zgjidhet në suazat bilaterale apo duhet një ndërhyrje ndërkombëtare?

Në fakt, faktori ndërkombëtar është aktivizuar, por e rëndësishme është që grekët do të duhet të vendosin bëhen realistë dhe të fillojnë të bisedojnë, sepse përndryshe do të kemi turbullira për vite të tëra. Ndërkaq, edhe qeveritë shqiptare, si të së majtës ashtu edhe të së djathtës kanë ndërmarrë përpjekjet e tyre për ta hapur këtë çështje, por grekët nuk e kanë marrë në konsideratë. Unë mendoj se doktor Berisha duhet të bëjë më shumë presion nëpërmjet shqiptarëve që jetojnë në Greqi, të cilët janë një faktor i rëndësishëm për ekonominë greke, merren me ndërtime, në biznesin e restoranteve etj., duke i dhënë vlera të rëndësishme ekonomisë së Greqisë. Ndërkohë që çështja e emigrantëve është edhe rast i të drejtave të njeriut, pasi kemi mungesë të arsimimit të tyre në gjuhën amtare, gjë që është një standard i njohur në Bashkimin Europian.

Në lidhje me çështjen çame kemi disa zhvillime edhe në lidhje me komunitetin që e përfaqëson në Shqipëri. Nga një shoqatë, tani kemi edhe dy parti politike, a mendoni se kjo përbën faktor pozitiv?

Unë mendoj se duhet të jenë më shumë të bashkuar, por opinioni im dhe i koleges, Miranda Vickers, është që çamët duhet të grumbullohen vetëm në një parti politike.

Në Shqipëri kanë nisur procedurat për regjistrimin e ri të popullsisë, i cili ende pa filluar ka hapur polemika të mëdha në vend në lidhje me çështjen e deklarimit të përkatësisë etnike dhe atë religjioze. Shumë mendojnë se vërtetësia e deklarimit do të varet edhe nga kushtëzimi ekonomik...

E njoh këtë argument dhe ka kohë që e kam vënë re kur nisa të punoj në Ballkan 20 vjet më parë. Por ndryshimet e fundit kanë dhënë një panoramë të ndryshme, ku Shqipëria është një vend më i fortë se 20 vjet më parë dhe është thuajse i barabartë me Greqinë dhe jo një protektorat. Qeveria shqiptare duhet të ketë më shumë besim, pasi ka shumë miq të fuqishëm që e ndihmojnë dhe besoj se ky regjistrim do të realizohet mjaft mirë, pasi ky regjistrim është shumë i rëndësishëm për çështjen e pronësisë.

Përveç çështjes së etnicitetit polemika ka hapur edhe problemi i fesë, si mendoni ju për këtë?

Në fakt, kjo është një çështje e njohur në Ballkan që i ka rrënjët që nga koha e Perandorisë Otomane. Unë mendoj se këtu kemi të bëjmë me çështjen e lidershipit të Kishës Ortodokse Greke, pasi ka ende disa besimtarë ortodoksë që e konsiderojnë fuqinë e Greqisë. Unë mendoj se kjo nuk është çështje kombësie, por thjesht e karakterit fetar. Duhet të kemi parasysh se shumë ortodoksë shqiptarë në të gjitha periudhat historike, kanë qenë pjesë e bërthamës dhe e drejtimit të çështjes shqiptare, kemi shumë patriotë që kanë qenë jo vetëm besimtarë, por edhe klerikë të kishës ortodokse.

Tani në Ballkanin Perëndimor kemi disa zhvillime të reja që ndahen në dy çështje kryesore” liberalizimin e vizave për qytetarët e rajonit dhe procesin e integrimit në BE ku shumica ka aplikuar për statusin e vendit kandidat. Vetëm Shqipëria dhe Bosnja mbetën të fundit për liberalizimin e vizave, sipas jush kjo është një çështje politike apo teknike?

Në fakt, është e vërtetë që një pjesë e madhe e opinionit publik në Britani e konsideron fenë si çështje të rëndësishme, ndaj është shumë e vështirë të pranojnë hyrjen në BE të vendeve me shumicë myslimane. Nuk jam shumë i sigurt për vendet e tjera, por fakt është që kriza ekonomike i ka ndryshuar mjaft gjërat. Duhet të presim edhe më shumë për çështjen e anëtarësimit të vendeve ballkanike. Sipas mendimit tim, situata do të kondicionohet edhe më shumë nga kriza e rëndë ekonomike në Greqi. Ajo është thelbësore për një kohë të gjatë për zhvillimet në të gjithë rajonin, por edhe më gjerë. Patëm pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë, por kjo nuk solli shumë entuziazëm, pasi taksapaguesit europianoveriorë nuk duan të hedhin para e të blejnë anëtarë të BE-së. Opinioni im është që edhe Kroacia nuk do të pranohet në BE në vitin 2012, kjo pasi kriza greke do të japë më shumë reaksion në të gjithë strukturën europiane për vite. Unë mendoj se NATO dhe BE janë gjëra të ndryshme, pasi NATO është Amerika dhe Shqipëria është një mik i mirë i SHBA-së. Në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare, mendoj se një rol të rëndësishëm mund të luajë Turqia, e cila ka një qeveri efektive dhe mund të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimet në Ballkan si në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë etj. Në këtë aspekt unë nuk jam me një mendim me disa njerëz si Piro Misha që mendon se Shqipëria rrezikohet nga një otomanizëm i ri. Nuk kemi të bëjmë me këtë, por thjesht me peshën specifike të një shteti të fortë.

Mund të flasim pak për krizën aktuale politike në vend...

Flasim, ju vazhdoni të keni një polarizim të lartë politik në vend. Ne duhet të shohim se çdo të ndodhë me paratë e njerëzve për të dhënë një mendim më të saktë. Duhet të presim pasojat e krizës greke, por mendoj se në disa pjesë të Shqipërisë kriza greke ndihet mjaft dhe po lë gjurmë çdo ditë. Unë isha në Peshkopi, ku shumë familje punojnë në Greqi në ndërtim dhe shumë janë kthyer se nuk ka punë, ndaj është e rëndësishme që të ndërhyhet.

-----------------------------------------------------------------------------------

Historiani që gërmoi arkivat e Britanisë
Kush është James Pettifer?


Profesor James Pettifer, është pedagog i historisë në universitetin mjaft prestigjioz të Britanisë, Oksford. Ai gjithashtu punon në Akademinë Ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar si specialist për Ballkanin dhe vendet fqinje. Ai lindi në Hereford, të Mbretërisë së Bashkuar në vitin 1949 dhe u arsimua në Kings School Worcester, në Hertford College Oxford dhe në Free University of West Berlin. Prej kohësh ka qenë një anëtar i rëndësishëm i bordit akademik të Universitetit të Oksfordit dhe një profesor i Institutit të Studimeve Ballkanike, të Selanikut dhe lektor i Departamentit të Studimeve greke dhe bizantine të Universitetit të Birminghamit. Ai gjithashtu jep leksione edhe në Universitetin e Tetovës, si dhe ka qenë studiues dhe lektor në Universitetin e Princetonit në SHBA. Është i njohur për punët e tij si “Çështja e re e Maqedonisë”. “Labirinti turk”, “Guida blu për Shqipërinë dhe Kosovën”, “Shqipëria, nga anarkia në identitetin ballkanik. Ndërkaq, libri i parafundit ishte “Çështja Shqiptare, riformësimi i Ballkanit. Për një kohë të gjatë, Hammes Pettifer, ka qenë publicist dhe komentator i gazetës britanike “Times” për disa vite, ku ka kontribuar për Ballkanin. Ai është një lektor aktiv në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Gjermani, Grancë, Suedi, Greqi, Turqi dhe vendet e Ballkanit. Një nga publikimet e tij është “Enigma e historisë malazeze”.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#48

Post by Arta » Wed Jul 14, 2010 7:50 pm

Image

Ky eshte marshimi Cam drejt Qafe Botes
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#49

Post by Arta » Sat Jul 17, 2010 3:02 am

CAMERIA-Te ftuar:
Shpetim idrizi - Kryetar i PDU
Dashamir Tahiri - Deputet

"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arban Blandi
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 465
Joined: Sun Apr 25, 2010 12:11 am
Gender: Male
Location: Іllyria, Ukraine
Contact:

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#50

Post by Arban Blandi » Tue Jul 27, 2010 6:57 am

Arta wrote:
Ju faleminderit për këtë këngë, është e bukur.
Our Scribd Channel - History was a damn dim candle over a damn dark abyss.

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2928
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#51

Post by Mallakastrioti » Mon Aug 02, 2010 4:44 pm

Image

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#52

Post by Arbëri » Tue Aug 17, 2010 12:09 am



Sikur nuk e dinte ky i shituri qe postoi kete video për cka behet fjale , sa e njofi unë është anti shqiptare :mrgreen:
http://www.balkanforum.info/f26/antigri ... er-180721/
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#53

Post by Arbëri » Thu Aug 19, 2010 12:12 am

Pika e zeze e Greqise eshte Çameria , thote ky ketu :

“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#54

Post by erix77 » Thu Aug 19, 2010 10:20 am

camet ishin greke dhe jo greke bythgrisur por paria e grekeve.

Sa te semure jane keta ellinet sdine si ta genjejne veten.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#55

Post by alfeko sukaraku » Fri Aug 20, 2010 8:08 pm

erix77 wrote:camet ishin greke dhe jo greke bythgrisur por paria e grekeve.

Sa te semure jane keta ellinet sdine si ta genjejne veten.
greke me c kuptim????
ata kishin e kane per gjuhe te nenes shqipen apo jo?Si qenka greke dikush qe ka per gjuhe te nenes shqipen?

kjo eshte themra e Akilit e ceshtjes shqiptarogreke.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#56

Post by erix77 » Fri Aug 20, 2010 8:40 pm

eshte fare e thjeshte kur nuk ka me greke te duhet te besh kedo grek qofshin keta shqiptare,sllave,vllehe apo turq.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2064
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#57

Post by Sally » Fri Oct 08, 2010 9:01 am

Çamëria larg dhe afër

Shkruan: Kudusi Lama

* Vlorë, 03. 10. 2010

Të nderuar pjesëmarrës!

Është detyrim të marrësh barrë për të lëvizur drejt të ardhmes çështjen kombëtare. Prandaj, duke vlerësuar këtë nismë qytetare dhe këtë Lëvizje gjithkombëtare, ju përshëndes dhe ju uroj sukses në këtë detyrë sa të rëndë, aq edhe të lavdishme për çdo shqiptar. Çështja e Çamërisë është pjesë e pandarë e çështjes kombëtare shqiptare. Çdo tendence per ta mohuar, apo anashkaluar kete ceshtje, eshte tregues i qarte, se nuk ka klime te favorshme politike, per ta quar perpara ceshtjen kombetare shqiptare dhe nuk eshte arritur, qe fqinjet tane e ne menyre te vecante Greqia, te sigurojne qytetarine ne politiken e tyre dhe te kene eleminuar racizmin dhe ultranacionalizmin ne kuader te "megali Idhese" greke dhe "Nacertanias" serbe ne mendesine e qytetareve te tyre dhe te inteligjencies se tyre.

Une jam i sigurte, se shqiponja jone nuk mund te vazhdoje edhe ne rruget e Europes moderne te jete e coptuar. Ajo, duhet dhe do te arrije, qe t’i kete te gjitha trojet etnike shqiptare nen flatrat e saj. Krahte e shqiponjes nuk duhet te kullojne gjak me tej. Ato duhet te shtrihen ne hisen e diellit te tyre. Te vdekurit duhet te gjejne prehje, duke i patur pasardhesit prane. Edhe ato ne varre kane nevoje per perkujdesje. Mjaft kane shkelur andartete mbi ta.

Ka ardhur koha, te hedhim tej pikllimin dhe te shprehim vendosmerine, per ti marre perfundimisht trojet tona. Me lot fitohet meshire, kur ka meshirues. Me lot kurre nuk fitohet e drejta. Kush qane, eshte i destinuar te mbetet skllav dhe te mbetet pa te ardhme. Ne nuk jemi nga ata, qe mund te mbetemi pa te ardhme. Kush na rekomandon te qajme, na don skllever. Ne duhet te jemi te vendosur dhe shume luftarak ne rrugen tone, per te vajtur deri ne cepin me te fundit te trojeve tona dhe deri ne kufirin me te larget, per te sjelle afer te gjithe shqiptaret, mbetur rrugeve te botes. Zemrat tona duhet te jene shume luftarake dhe shpirtrat tane shume te vendosur, per te mos lejuar me tej qe pronaret te jene qeraxhi.

Cameria nuk duhet konsideruar si dicka e larget, ajo eshte ketu afer, eshte vazhdim i trojeve, vazhdim i tokave. Ajo ka qendruar mjafte larg memes, ka ardhur koha te kthehet ne vater. E camerine e bejne camet dhe trojet e tyre, ato duhet dhe do te bashkohen, duan apo nuk duan shovinistet antishqiptar te cdo kombesie qofshin. Ne duhet:

· te jemi te qete me te qetet,

· te jemi qytetare me qytetaret,

· te jemi te kulturuar me te kulturuarit,

· te jemi miq me miqte,

· te jemi te edukuar me te edukuarit,

· por te jemi te rrepte me armiqte,

· te jemi te pa meshirshem me ata qe na duan te vdekur,

· te jemi me tolerance zero me ata qe na mohojne kombin tone,

· teresine tone tokesore,

· qe na mohojne te drejten tone per te qene zot mbi trojet tona,

· qe na mohojne te drejten tone per ta bere perfundimisht kombin tone njehere e mire nje e te pa ndare.

Mua me duket, se sot ka nga ata, qe mendojne, se shqiptareve u ka humbur syri i pushkes. E keni shume gabim duhet tu themi ne, shqiptari mbetet ai qe ka qene. Shqiptari nuk eshte zhbere me gjithe perpjekjet e armiqeve per ta zhdukur edhe ne kohet e errta te historise, kush mendon se mund te zhbeje e zhduke shqiptaret e trojet e tyre sot ne kohet moderne eshte aventurier e aventurieret ne pergjithesi gjithnje vrasin veten. Historia ka deshmitaret e saj. Ajo i ka treguar dhe do te tregoje edhe me tej se Cameria eshte toke e grabitur. Te kujtojme se kombi Izraelit u kethye ne trojet e tij pas 2000 vjetesh. Ai ishte shperngulur ne kohet e largeta. Megjithate u kethye. Ne nuk duhet e nuk do te presim 2000 vjet, se jemi e jetojme ne kohte moderne. Ne duhet e do te kthehemi ne trojet etnike shume shpejte. Cameria nuk ka me kohe te qendroje larg, ajo don dhe do te vije afer me trojet e tjera te memes Shqiperi.

Drejtesia do te behet. Camet do te thone shume shpejt miremengjes ne portat e tyre. Nese dikush del edhe ne televizor e thote se "tashme ceshtja nacionale eshte nje ceshtje folklorike", mos besoni se eshte e vertete. Kete e thote dikush qe nuk ka origjine dhe qe per pese pare shet babane edhe nenen. Te tille sot edhe ka. Une nuk dua te beje evidence. Por ata duhet te dine, se nacionalizmi sot ne gjithe boten eshte ne nivelin me te larte te kerkeses, per te qene. Ne, qe jemi te ndare ne gjashte pjese ne Ballkan dhe qe e kemi diasporen me te madhe se popullsine ne trojet etnike e kemi teper urgjent, qendrimin shume te qarte dhe te vendosur e te prere, per zgjidhjen perfundimtare te ceshtjes kombetare shqiptare.

Ne mjafte raste, ne bejme evidencen e vuajtjeve dhe te humbjeve e demeve qe na jane shkaktuar nga armiqte e ne radhe te pare nga fqinjet, qe ne gjithnje kemi tentuar ti emertojme si miq. Por qe ne fakt na kane qendruar me sopaten mbi koke. Kjo faze une mendoj se ka kaluar. Ka ardhur koha qe te bejme vetem programe dhe te vrapojme per ti realizuar ato duke bere edhe sakrifica e duke rrezikuar.

Mjafte me me vaje.

Nuk kemi kohe.

Ka ardhur koha e zgjidhjeve e kur nuk ka zgjidhje, vjen koha e thirrjeve.

Djemte dhe vashat nuk lindin e rriten ne token e memedheut, vetem per te konsumuar buke, por edhe per te kryer obligimet ndaj kesaj toke, qe na ka lindur e rritur, na ka siguruar jetesen, na ka siguruar vazhdimesine e do te na ruaje edhe eshtrat ne perjetesi. Keto zgjidhje sjellin mesazhin e bashkimit kombetar shqiptar, i cili eshte bashkuar ne evidencen e kultures, ne njesimin e gjuhes se bukur shqipe, ne flamurin e lavdishem te kombit, ne kengen e vallen, ne traditen e pergjegjesine per te ardhmen, ne inteligjencen e qytetarine. Ky bashkim gjithperfshires i fushave jetesore kombetare, natyrshem do te diktoje edhe bashkimin politik, sepse nuk mund te kete integrim nderkombetar, pa integrim e integritet kombetar.

Ky takim i sotem kombetar edhe per qytetin ku mblidhet, ka nje simbolike shume domethenese. Jemi ne Vlore. Ne Vloren heroike e historike, qe mban mbi supe heroizmat luftarake te popullit tone ne shekuj, qe mban mbi supe luften e lavdishme te vitit 1920, kur fuqite e medha edhe njehere tentonin ta zhduknin kombin e shtetin shqiptar. Ishte Vlora qe tha: Jo, kjo toke eshte jona. Ky shtet eshte yni. Nuk ka fuqi qe na i merr. Jemi ne Vlore e cila mban ne gji flamurin kombetar, si nje amanet per t’ia percjelle brezave te sigurte dhe per te transmetuar mesazhet se ketu eshte bere Shqiperia, ne ate 28 nentor te vitit 1912 nuk eshte bere vetem nje cope shqiperi. Ishin ato mesazhe qe e bene Kosoven, qe do te bejne edhe Kosoven Lindore, edhe trojet ne Maqedoni, edhe Camerine, edhe Ulqinin e Tivarin, Plaven e Gucine. Jemi ne Vlore e Vlora nuk bene politike nenshtrimi, por merr vendime historike per te ardhmen e sigurte kombetare shqiptare.

Prandaj edhe vargjet e kenges per Camerine: "O ju djemtë e Çamërisë, kudo jeni e jetoni, amanet i Perëndisë, Çamërinë mos e harroni". Une do ta kendonja: "O ju djemtë e Shqiperisë, kudo jeni e jetoni, amanet i Perëndisë, Çamërinë mos e harroni". Sepse Cameria nuk eshte vetem e cameve. Ne cdo oborr shtepie ne Cameri cdo shqiptar, ka nje gisht dhe Ate, secili e ka per detyre ta beje te lire. Ne jemi dhe duhet te jemi qytetar, por kurre te nenshtruar dhe te perbuzur. E kemi per detyre te udhehiqemi nga kultura qe na karakterizon, por kurr duke hequr dore nga shpirti luftarak qe e trashgojme. E per te marre mesazhe, se cili duhet te jete qendrimi yne, duhet te njohim historine, qe greket mesojne ne shkollat e tyre qe nga femijeria e deri ne auditoret e universiteteve. Kur njohim kete "histori" mund te marrim edhe qendrimet qe duhet.

Ne kemi detyrime ndaj qytetarise europiane, por kurre ndaj antiqytetarise greke. Kurre ndaj shovinizmit greko - sllav, qe akoma me metoda mesjetare kerkon te fitoje epersi e privilegje me paturpesi ne shpine te trojeve e te popullit shqiptar.

· Kur shikojme se greket nuk pranojne asnje shqiptar qe nuk ka emer grek, por me cdo kusht i zhdukin identitetin,

· kur shikojme se si greket na kercenojne edhe neper parada ushtarake,

· kur shikojme se greket na kercenojne edhe nepermjet internetit,

· kur shikojme se greket na kercenojne edhe ne emer te Europes (gje e quditshme kjo),

· kur shikojme se si greket tentojne te konsiderojne grek cdo qytetar shqiptar te fese orthodokse,

· kur shokojme se si greket kerkojne te tjetersojne edhe trojet shqiptare per ti emertuar ato si greqi,

· kur shikojme se si greket vijne e na zhvarrosin edhe femijte neper shqiperi e i quajne varreza ushtaresh grek,

· kur shikojme se mjafton ti veshe vetes nje emer grek dhe mund te fitosh pension nga shteti grek, sikur te jesh edhe banor i Prishtines,

· kur shikojme se si greket politizojne edhe aksidentet automobilistike,

· kur shikojme se si politikane greke pa turp, vijne e bejne propagande greke neper teritoret e shtetit shqiptar,

· une nuk mund te them se kemi nje fqinje qe duhet ti besojme e qe mund te jemi bashke per te perballuar problemet, qe mund te na sjelle e ardhmja.

Ky fqinje duhet shikuar me shume vigjilence. Me kete fqinje duhet qendruar ne pozicione shume te sigurta. Ky fqinje vetem kerkon dhe asgje nuk jep, jo nga vetja, por nga te drejtat e shqiptareve, sic eshte edhe rasti i Camerise. Te cilen nese presim te na e japin greket nuk kemi per ta marre kurre, por ne duhet ta marrim vete ate. Natyrisht une jam dakort qe kjo te realizohet ne rruge demokratike, nese ka rruge dhe llogjike, nese ka politike europiane e boterore te ndershme, nese ka gjykata nderkombetare qe do ti analizojne faktet dhe dokumentet. Por nese jo, ne jemi ata qe duhet te kthejme camet ne trojet e tyre te ligjshme. Greqia nuk ka per te na vrare e zhdukur me shume sec ka vrare e zhdukur deri sot, le te vrase, por ne duhet ta bejme perfundimisht kombin tone nje e te pandare.

Une kam deshire te besoj, se Greqia do te kuptoje, se e drejta duhet vendosur ne vendin qe i takon dhe shqiptaret duhet te marrin ate qe u takon, por kur shikoj sa helm e shovinizem prodhohet prej tyre, kur shikoj sa paragjykime e racizem ka ne terrenin grek, nuk mund te mashtrohem dhe te besoj se greket do te behen te urte dhe do ti zgjidhin problemet me qytetari.

· Ne jemi vrare prej tyre,

· ne jemi masakruar prej tyre,

· ne jemi zhdukur prej tyre,

· ne jemi shperngulur prej tyre, dhe

· sot akoma ata akuzojne e ne heshtim,

· ata pretendojne e ne heshtim,

· ata kerkojne e ne heshim,

· ata kercenojne e ne heshtim,

· ata mashtrojne e ne heshtim.

Se ne bejme politike. Nese eshte kjo politike, une them se politika qenka e keqe.

Ne duam te drejten tone dhe ate nese nuk na e japin duhet ta marrim.

Si?

Koha do te na tregoje, mjafton te jemi te vendosur, per te bere detyren ndaj atdheut. Por ne nuk duhet te mbetemi vetem ne kete zgjidhje, pra ne kthimin e cameve ne pronat e tyre dhe ne jetesimin e te drejtave te tyre. Ne e kemi per detyre te kerkojme;

· qe Greqia te kerkoje falje boterisht per masakrat mbi camet ne vecanti, nder te cilet masakroi rreth dhjete mije veta, si dhe per masakrat qe ka bere mbi gjithe shqiptaret te teresi;

· qe historia e Greqise te shkruhet sic eshte e verteta, jo si kane deshire dhe i po e shkruajne shovinistet grek;

· qe te hiqet dore njehere e pergjithmone nga mendesia mesjetare, te konsiderimit te popullsise orthodokse shqiptare si popullsi greke;

· te hiqet dore pergjithmone nga tendenca, per te kerkuar troje greke ne tokat shqiptare;

· te kerkohet dhenja e te drejtave te arvanitasve ne Greqi, nje popullsi qe mbahet nen trysni mesjetare;

· te kerkohet hapjen e shkollave shqipe per emigrantet shqiptar ne Greqi ne baze te ligjeve nderkombetare, etj.

Dhe keto jane krejt normale. Askush nuk duhet te mendoje se eshte shume. Te gjitha keto i gezojne te gjithe ne kushte te njejta ne gjithe boten. Ne duhet te kemi te qarte se nuk jemi sot per neser ne keto treva. Kemi qene jemi e do te jemi ketu. Dhe neser pa tjeter qe do te jemi me te fuqishem se sot. Prandaj te ndertojme gjithcka ne kushte te tilla, qe te mos thone neser, se ne kemi qene te pa denjte sot, sic po themi ne sot, se jane vonuar ata te djeshmit.

Ne e kemi per detyre te jetojme dhe te madheshtojme kombin tone. Ne nuk mund te vdesim, qe te na duan greket e sllavoballkanasit. Prandaj duhet te jemi te drejteperdrejte ne marredhenjet me ta. Asnjehere te mos hezitojme te jemi vetevetja dhe te veprojme vetem sipas kerkesave te zerit te atdheut tone, sipas kerkesave te zerit te historise tone dhe sipas kerkesave te berjes dhe zhvillimit te kombit tone. Ne jemi e do te jemi. Shteti dhe politika jone duhet ta kuptojne te paret kete. Nuk eshte mire te kujtojme, qe ne pergjithesi zhvillimet kombetare shqiptare kane ardhur nepermjet rrugeve ilegale, sepse politika legale nuk ka qene e afte te udheheqe rrugen e zhvillimit te vendit. Nuk kam deshire qe kjo mendesi te vazhdoje edhe me tej. Le te dale politika kombetare mbi politiken e buzeqeshjeve.

Me respektin me te madh per te gjithe shqiptaret uroje, qe kauza e kesaj levizje te jete e sukseseshme dhe synimet e objektivat e saj te realizohen, per te miren e shqiptareve, per te miren e shqiptarise, per te miren edhe te grekeve e te Greqise, qe do te ndihen me te lehte, kur te jete vendosur drejtesia.

Ju faleminderit.

Kudusi LAMA Gjeneral (ne rezerve) - Vlorë, 03. 10. 2010
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Socio
Star Member
Star Member
Posts: 693
Joined: Thu Sep 03, 2009 12:44 pm
Gender: Male

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#58

Post by Socio » Fri Oct 08, 2010 11:53 am

Image

Published by 'The Sydney Morning Herald' 7 December 1945
One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present

User avatar
Arban Blandi
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 465
Joined: Sun Apr 25, 2010 12:11 am
Gender: Male
Location: Іllyria, Ukraine
Contact:

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#59

Post by Arban Blandi » Fri Oct 08, 2010 10:11 pm

Image
Our Scribd Channel - History was a damn dim candle over a damn dark abyss.

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#60

Post by Arbëri » Fri Oct 08, 2010 10:18 pm

Ethnic Epirot Albanians and the Greek assimilation methods against them!!

“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”