"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Cameri nuk te harrojm kurre

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

Post Reply
User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#76

Post by ALBPelasgian » Sat Feb 16, 2013 11:03 am

Bardus & Rrëqebull,

Ju falenderoj per sqarimet e hollesishme. Heperhe nuk e gjej nje autor gjerman te cilin e kisha ruajtur diku ne bookmarks. Ai teksa shpaloste toponimet pan-ballkanike me rrenjen shqipe ,,mal'' fillonte nga moloset per te vazhduar tek toponime me 'Mal' ne Moldavi. Nese e gjej do ta sjell ketu per diskutime me te shterruara. Ndonese D. Mustilli thote se iliriciteti i emrit Molos eshte problematik, ka gjasa qe shpjegimi i Jokl-it te qelloje ne shenje. Ai rendit disa shembuj kur plot fjale indo-evropiane ne shqip shnderrohen nga a:o (ai e ilustron me Molos > malas). Ka kohe qe e vizitoj faqen e linguistit Andis Kaulins, i cili merret hollesisht mbi perkimet e gjuheve baltike dhe ilirishtes. Duke e marre te mireqene ndikimin e ilirishtes mbi baltishten besoj qe eshte e mundshme mundesia e huazimeve te tilla. Kaulins prek edhe emrin Molos:

Image

Shih me shume: http://illyrianlanguage.blogspot.com/20 ... es-to.html

Nje lidhje me bazen e fjales proto-shqipe 'nalt', A. Konushevci shkruan:
Variant forms Al-ata, Nal-ata suggest that it may be related to PAlb nal-të ‘high (place, mountain)’. So, the root is probably *H2el- ‘to grow’.
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#77

Post by rrëqebull » Sat Feb 16, 2013 1:18 pm

Asgjë.

Në lidhje me ilirishten dhe baltiket, tek fjalori i Pokornit pohoet diçka tepër domethënëse, që e vërteton atë që thua edhe ti:
Baltic lang. were created before Slavic lang. hence the vocabulary shared by Baltic and alb. is of illyr. origin.
f.169

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#78

Post by Mallakastrioti » Mon Mar 04, 2013 8:30 pm

Bregdeti shqiptar deri ne gjirin e Artes pershkruar prej udhetarve te huaj.

Shkeputur prej vepres:"The new sailing directory for the Strait of Gibraltar and the western ..." Viti i publikimit 1832, f.36
Autor: John Purdy
---

Image
Image

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#79

Post by Mallakastrioti » Mon Apr 08, 2013 10:38 am

Kthimi i Herkulenjeve ne Tokat e tyre.

"Ylli (ILLi), sipas mitologjise, shkon dhe konsulton Orakullin e Delfit duke e pyetur kur do behet e mundur kthimi i Herkulenjeve ne Atheun e tyre, pra ne Peleponez. Orakulli pergjigjet se kthimi i tyre do behet mbas "tre te korrurave". Atehere Ylli rikthehet ne Atike dhe pret tre vjet. Mbas te tretit vit, se bashku me popullin e tij merr rrugen e kthimit, por sulmohet prej djalit te Orestit, Tizameni..."
---
"Ceshtja çame" nje çeshtje e pazgjidhur, e lene ne harrese apo e anashkaluar ne regjimin komunist, sikurse e injoruar si jo-ekzistente prej qeverive si dhe politikes (pa dallim ngjyre) te Athines, ne vitet e para te demokracise shqiptare ishte ne hapat e saj te para qe te institucinalizohej apo te behej nje çeshtje qe sot ka permasa te tjera. Duke lene menjane ne kete shkrim, si u trajtua kjo çeshtje prej politikes shqiptare ne hapat e para te saj, do ndalemi me teper si po trajtohet ajo sot. Para disa kohesh politikanet shqiptar, jo vetem te dy Partive kryesore (te medha), por edhe te forcave me te vogla, i premtuan jo vetem Komunitetit Cam, por edhe Partise e cila perfaqeson kete komunitet, se çeshtja Came do perkrahet prej tyre. Partia qe perfaqeson komunitetin çam, hartoi nje Rezolute ne kete drejtim dhe sot po kerkon ta paraqese ne Parlamentin Shqiptar qe te votohet. Mekanizmat qe nje Rezolute te hyje ne Parlament, siç shihet jane qe fillimisht duhen bere shqyrtime prej nje Komisioni te posaçem (Komisioni i Jashtem dhe Relatoret). Duke anashkaluar çka ndodhi para disa ditesh ne kete Komision, duke lene menjane ndonje individ "me kombesi te dyshimte" si dhe performancat e tij, duke lene menjane qe ne takimet e fiksuara prej kreut te PDIU me Relatoret (ku te semuresh ne kete periudhe eshte me se legjitime dhe e justifikueshme mos paraqitja ne takim, pikerisht sepse koha qe jetojme eshte e paqendrueshme) nuk u arrit ne asnje pike, do lindte pyetja: A u intereson çeshtja Came dy Partive te medha? A kane interesa te brendshme si dhe te jashtme keto dy Parti per kete çeshtje? Pra, a kane interesa partiake qe te perkrahin kete çeshtje? Dikush do thote: "Eshte kunder interesave kombetare", por pyetja ime eshte e qarte ne kete pike dhe ketu duhet te pergjigjen politikanet e dy partive kryesore dhe jo te fshihen mbas "interesave kombetare", pra te kerkojne ku eshte koka e strucit dhe ku rera!
Ceshtja Came ka te beje me interesat kombetare dhe çke me te, por me interesat e vertata kombetare, sigurisht ne se keto interesa jane ne axhendat e dy partive te medha!
Komunitetit Cam, miratimi i kesaj Rezolute, ia ka borxh jo vetem politika shqiptare, por gjithe Shqiperia, pra per kete eshte nje çeshtje Kombetare fillimisht e me mbas njerezore apo pronesie. Kjo çeshtje eshte nje çeshtje Shqiptare e cila kerkon nje zgjidhje.
Diku ne fillim te viteve '90 te shekullit te shkuar,nje politikan i rendesishem grek pohoi duke thene "Ceshtja çame sigurisht qe do marri nje zgjidhje, por duhet te prisni edhe njezet vjet te tjera". Pra duhet te prisni qe te lindi edhe nje gjenerate tjeter. Ne se nuk gabohem nje gjenerate, si njesi matje kohore eshte diku rreth 20-25 vjet . E pra ka ardhur koha e kesaj gjenerate dhe koha qe çeshtja Came te zgjidhet sipas te drejtave Kombetare dhe Nderkombetare.
---
"Mbasi Herkulejte dhe Ylli thyhen prej djalit te Orestit (Tizameni), Ylli shkon perseri te konsultoje Orakullin e Delfit dhe Orakulli i thote qe ata (Herkulejte) e kishin kuptuar gabim profecine, pasi nuk kishte te bente me "korrjen e trete te dritherave", por me gjeneraten e trete (lindja e trete) te tyre.
Une nuk di ne se politikani grek eshte nje prift i Orakullit Delfik, por di qe jemi ne "korrjen e trete" dhe Herkulejte duhet te kthehen ne Atdheun e tyre, ne Cameri.

Etnor Canaj

Image
Image

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#80

Post by Mallakastrioti » Fri Apr 12, 2013 10:13 pm

Pushtimi i Filatit prej forcave te rregullta greke ( foto 26 shkurt 1913). Ne kete foto paraqiten forcat e rregullta greke te cilat kane mbledhur popullsine çame perpara xhamise se Filatit (ndoshta per tu bere te ditur lajmin qe Cameria kalon nen kontrollin grek sipas çka u vendos ne Konferencen e Londres)

Image
Image

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#81

Post by Mallakastrioti » Mon Apr 15, 2013 8:43 pm

Ne vitin 1949, Hariton Llambro ( ΧΑΡΙΤΩΝ ΛΑΜΠΡΟΣ ) publikon nje veper te vogel diku rreth 29 faqe te titulluar "Camet dhe Cameria" (Οι Τσάμηδες και η Τσαμουριά).
Duke lene menjane anen propagandistike te vepres e cila eshte nder te parat e cila kerkoi te hedhi balte karshi popullsise shqiptare te Camerise, pra duke sajuar per "bashkpunim" te çameve me italianet dhe gjermanet, sikurse duke e analizuar vepren, nuk gjejme asnje fakt per kete bashkepunim qe pretendohet ende sot prej Athines zyrtare, autori sjell disa statistika apo nje lloj censusi interesant lidhur Camerise dhe popullsise se saj.
Gjithashtu autori permend diku rreth tetembedhjete krere shqiptar çam myslyman qe kane bashkepunuar (gjasa) me italo-gjermanet, por nuk sjell te vetmin fakt ku keta krere bene keto bashkepunime (do e quanim diçka e pabaze dhe e pa faktuar nje veprim te tille ndermarre prej ketij autori).
Autori eshte disi i njeanshem lidhur "greqizimit/helenizmit" te Camerise dhe popullsise se saj kur shkruan ne menyre qesharake qe çamet ishin "grek" dhe u konvertuan ne shqiptar pasi u detyruan te mesonin shqipen (?)...
...por le ti rikthehemi perberjes se popullsise.
Autori ketu (shih foto e bashkangjitur) nuk ndan popullsite e komunave apo fshatrave te Camerise ne grek dhe shqiptar, por i ndan ne te krishtere (ortodoks) dhe myslyman. Pra ne menyre gati te drejteperdrejt pranon qe popullsia ne Cameri ishte teresisht shqiptare , pra homogjene ne aspektin etnik (ndoshta me disa pakica vllahe, shenimi im) dhe te ndare ne dy besime fetare.
-----

Image
Image

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#82

Post by erix77 » Tue Apr 16, 2013 5:24 pm

Mallakastrioti wrote:Pushtimi i Filatit prej forcave te rregullta greke ( foto 26 shkurt 1913). Ne kete foto paraqiten forcat e rregullta greke te cilat kane mbledhur popullsine çame perpara xhamise se Filatit (ndoshta per tu bere te ditur lajmin qe Cameria kalon nen kontrollin grek sipas çka u vendos ne Konferencen e Londres)

Image
si me uniforme si pa uniforme zor se gjen ndonje grek ne ate foto,fatkeqesia me madhe nuk ishte shperngulja e cameve myslimane por shpelarja e trurit dhe asimilimi i dhunshem i shqiptareve orthodokse.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#83

Post by Mallakastrioti » Mon May 06, 2013 8:19 pm

Image
Misioni Britanik i cili dha udhezimet Napolon Zerves per masakren ne Cameri!
----
Lidhur dokumenteve arkivore angleze per ate qe quhet çeshtja Came, informacionet jane te pakta ose disi te cunguara. Kryesisht qe te hapen disa arkiva duhen te pakten 50-70 vjet edhe pse shume here nje shtet (Anglia ne kete rast), mund te refuzoje per vite me radhe te mund ti hapi ato.
Gjithsesi disa dokumente "lundrojne" tashme ne boten virtuale. Sot sjellim ne ekskluzive pikerisht nje dokument i cili ne se e analizojme mund te na japi shume informacione.
Dokumenti mban daten 16 tetor 1945 dhe eshte neneshkruar prej njerit nder figurat kryesore te Misionit Britanik prane forcave nacionaliste greke te N. Zerves (EDES) i cili quhej Christopher Montague "Monty" Woodhouse.
Cili ishte Christopher Montague "Monty" Woodhouse?
C.M. Woodhouse (1917-2001) gjate Luftes se Dyte Boterore ishte koka e Misionit Britanik prane forcave greke te EDES se N. Zerves. Kete mision Woodhouse e nis ne korrik te vitit 1943.
Paraqesim per here te pare kete dokument-relacion shkruar prej Woodhouse lidhur masakres se Zerves karshi popullsise shqiptare te Camerise.
Duke lene menjane disa shenime subjektive te Woodhouse (lidhur etnicitetit te çameve, apo propagandes se bashkepunimit te çameve me italianet e gjermanet), ne kete dokument rendesi te veçante ka pohimet qe ben vet Woodhouse. Nder te tjera ai shkruan:
"...Zerva, i inkurajuar prej Misionit Aleat i cili ishte nen meje, nxori ata (çamet, shen. E.C) prej shtepive ne vitin 1944 nen urdhrin per te lehtesuar operacionet kunder armikut..."

Pra siç lexojme Misioni Aleat, ku Woodhouse kishte kontrollin, inkurajon Napoleon Zerven dhe forcat monarko-fashiste te EDES te nxjerrin shqiptaret çam perj shtepive te tyre me pretekstin qe EDES dhe britaniket "te kishin me te lehte luften kunder armikut" (nje pavertetesi dhe nje justifikim prej Woodhouse, i cili kerkon te mbuloje masakrat e Zerves, ku vet ai inkurajoi monarko-fashistet grek).
Vazhdojme me tej.
Me poshte Woodhouse shkruan;
"...Puna e Zerves u perfundua me nje masaker te paepur kunder Cameve ne Filat ne Mars, 1945, e cila u krye prej forcave te parregullta te Zerves te cilat ishin nen kontrollin e nje oficeri i quajtur Zotos, te cilin e pashe heren e fundit ne Komanden Qendrore te Epirit ne Janine ne korrik, 1945. Filati dhe Paramithia, te cilat une i vizitova ne Korrik, duken te jene 100% greke tani..."
Pra, duke u nisur prej fjaleve te Woodhouse, ne menyre gati te drejteperdreje ushtaraku Britanik pranon qe ky ishte nje spastrim etnik i mirefillte. Gjithashtu siç sjell Woodhouse, disa kriminel te forcave te parregullta , si pershembull oficeri qe i udhehiqte ato me emrin Zotos, shkonin perhere te merrnin udhezime ne Komanden Qendrore Aleate ne Janine.
Pjeset me interesante te dokumentit jane si vijojne:
"...Camet moren ate qe meritonin, por metodat e Zerves ishin shume te keqija-ose me mire, njerezit qe kishte nenvhete dolen prej kontrollit"

Pra Woodhouse ne njeren ane kerkon te shlyeje mekatet e tij (si istigator dhe udhezues i spastrimit dhe masakrave kunder popullsise çame) duke u mbrojtur me tezen qe gjasme çamet bashkepunuan me pushtuesin italian dhe gjerman dhe per kete moren "ate qe meritonin", dhe ne anen tjeter ka njefare brerje te ndergjegjes pasi shton "metodat e Zerves ishin shume te keqija". Woodhouse pranon qe Zerva kreu krimet nder me çnjerrezore kunder shqiptarev te Camerise.
Pjesa e fundit eshte ajo me e rendesishmja qe gjithe ky plan ishte hartuar prej kohesh dhe Woodhouse e shkruan shume qarte:

"...Rezultati ishte ne perfundim se nje pjese popullsie, u hoq prej tokes Greke si nje minoritet i padeshirueshem.."

Pra me rreshtat e fundit te dokumentit, Woodhouse pranon dhe sjell nje deshmi e cila njihet historikisht, spastrimi etnik prej elementit shqiptar nen pretekstin e bashkpunimit me italianet dhe gjermanet .

"...Rezultati ishte ne perfundim se nje pjese popullsie, u hoq prej tokes Greke si nje minoritet i padeshirueshem.."
Kjo eshte e verteta e genocidit ndaj popullsise shqiptare ne trojet e tyre, ne Cameri!
----

Etnor Canaj
Image

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#84

Post by Mallakastrioti » Wed May 08, 2013 9:49 pm

Keta femije ishin bashkepunetor te gjermaneve dhe per kete duheshin denuar apo debuar! Ketyre femijeve u bene nje gjyq (farse) si bashkepunetor te gjermaneve ne Janine, pikerisht ai qe njihet si gjyqi famekeq i Janines, i ashtuquajtur "Gjyqi i kolaboracionisteve", i zhvilluar ne vitin 1945-1946!
(Pretendime groteske do shtoja ne se si bashkepunetor u cilesuan edhe te mitur 5-7 deri ne 10 vjeçar)

Image
Image

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#85

Post by Arbëri » Sat May 11, 2013 8:52 pm

Mallakastrioti wrote:Image
Misioni Britanik i cili dha udhezimet Napolon Zerves per masakren ne Cameri!
----
Lidhur dokumenteve arkivore angleze per ate qe quhet çeshtja Came, informacionet jane te pakta ose disi te cunguara. Kryesisht qe te hapen disa arkiva duhen te pakten 50-70 vjet edhe pse shume here nje shtet (Anglia ne kete rast), mund te refuzoje per vite me radhe te mund ti hapi ato.
Gjithsesi disa dokumente "lundrojne" tashme ne boten virtuale. Sot sjellim ne ekskluzive pikerisht nje dokument i cili ne se e analizojme mund te na japi shume informacione.
Dokumenti mban daten 16 tetor 1945 dhe eshte neneshkruar prej njerit nder figurat kryesore te Misionit Britanik prane forcave nacionaliste greke te N. Zerves (EDES) i cili quhej Christopher Montague "Monty" Woodhouse.
Cili ishte Christopher Montague "Monty" Woodhouse?
C.M. Woodhouse (1917-2001) gjate Luftes se Dyte Boterore ishte koka e Misionit Britanik prane forcave greke te EDES se N. Zerves. Kete mision Woodhouse e nis ne korrik te vitit 1943.
Paraqesim per here te pare kete dokument-relacion shkruar prej Woodhouse lidhur masakres se Zerves karshi popullsise shqiptare te Camerise.
Duke lene menjane disa shenime subjektive te Woodhouse (lidhur etnicitetit te çameve, apo propagandes se bashkepunimit te çameve me italianet e gjermanet), ne kete dokument rendesi te veçante ka pohimet qe ben vet Woodhouse. Nder te tjera ai shkruan:
"...Zerva, i inkurajuar prej Misionit Aleat i cili ishte nen meje, nxori ata (çamet, shen. E.C) prej shtepive ne vitin 1944 nen urdhrin per te lehtesuar operacionet kunder armikut..."

Pra siç lexojme Misioni Aleat, ku Woodhouse kishte kontrollin, inkurajon Napoleon Zerven dhe forcat monarko-fashiste te EDES te nxjerrin shqiptaret çam perj shtepive te tyre me pretekstin qe EDES dhe britaniket "te kishin me te lehte luften kunder armikut" (nje pavertetesi dhe nje justifikim prej Woodhouse, i cili kerkon te mbuloje masakrat e Zerves, ku vet ai inkurajoi monarko-fashistet grek).
Vazhdojme me tej.
Me poshte Woodhouse shkruan;
"...Puna e Zerves u perfundua me nje masaker te paepur kunder Cameve ne Filat ne Mars, 1945, e cila u krye prej forcave te parregullta te Zerves te cilat ishin nen kontrollin e nje oficeri i quajtur Zotos, te cilin e pashe heren e fundit ne Komanden Qendrore te Epirit ne Janine ne korrik, 1945. Filati dhe Paramithia, te cilat une i vizitova ne Korrik, duken te jene 100% greke tani..."
Pra, duke u nisur prej fjaleve te Woodhouse, ne menyre gati te drejteperdreje ushtaraku Britanik pranon qe ky ishte nje spastrim etnik i mirefillte. Gjithashtu siç sjell Woodhouse, disa kriminel te forcave te parregullta , si pershembull oficeri qe i udhehiqte ato me emrin Zotos, shkonin perhere te merrnin udhezime ne Komanden Qendrore Aleate ne Janine.
Pjeset me interesante te dokumentit jane si vijojne:
"...Camet moren ate qe meritonin, por metodat e Zerves ishin shume te keqija-ose me mire, njerezit qe kishte nenvhete dolen prej kontrollit"

Pra Woodhouse ne njeren ane kerkon te shlyeje mekatet e tij (si istigator dhe udhezues i spastrimit dhe masakrave kunder popullsise çame) duke u mbrojtur me tezen qe gjasme çamet bashkepunuan me pushtuesin italian dhe gjerman dhe per kete moren "ate qe meritonin", dhe ne anen tjeter ka njefare brerje te ndergjegjes pasi shton "metodat e Zerves ishin shume te keqija". Woodhouse pranon qe Zerva kreu krimet nder me çnjerrezore kunder shqiptarev te Camerise.
Pjesa e fundit eshte ajo me e rendesishmja qe gjithe ky plan ishte hartuar prej kohesh dhe Woodhouse e shkruan shume qarte:

"...Rezultati ishte ne perfundim se nje pjese popullsie, u hoq prej tokes Greke si nje minoritet i padeshirueshem.."

Pra me rreshtat e fundit te dokumentit, Woodhouse pranon dhe sjell nje deshmi e cila njihet historikisht, spastrimi etnik prej elementit shqiptar nen pretekstin e bashkpunimit me italianet dhe gjermanet .

"...Rezultati ishte ne perfundim se nje pjese popullsie, u hoq prej tokes Greke si nje minoritet i padeshirueshem.."
Kjo eshte e verteta e genocidit ndaj popullsise shqiptare ne trojet e tyre, ne Cameri!
----

Etnor Canaj
Me pas keta prifterinje greko-ortodokos e bekimonin xhelatin : http://www.allposters.com/-sp/Greek-Ort ... 99163_.htm
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#86

Post by Mallakastrioti » Sun May 12, 2013 9:07 pm

Te pervetesosh kostumet çame e ti paraqesesh si "Kostume tradicionale greke", jo vetem nuk ka kriter, por me teper do e quaja diçka qe duhet derguar ne ndonje gjykate nderkombetare per pervetesim simbolesh dhe kultures se tjeterkujt!

Image

Ku:

Ne se do i riktheheshim edhe njehere fotografise me kostume popullore shqiptare çame, te cilat na paraqiten si kostume "greke".
Ne oxhakun e kesaj dhome gjejme te gdhendur diçka teje interesante, pikerisht nje figure gjeometrike ne forme rombi ku perbrenda ne menyre te stilizuar na paraqitet simboli i diellit. Po ta krahasojme me simbolet shqiptare studiuar dhe sjelle ne librin e Prof. Mark Tirta me titull "Mitologjia nder shqiptar" nuk kemi as me te voglin dyshim qe keto motive ishin te perhapura gjithandej ne trevat banuar prej shqiptareve, sikurse tipike te tyre.

Image
Image

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#87

Post by ALBPelasgian » Sun May 12, 2013 10:27 pm

Falemnderit Mallakastriot!

Fragmentet qe po i sjell ne vijim mund edhe te mos jene plotesisht netruale. Mund te kene edhe pasaktesi vende-vende, meqe trajtohet nje periudhe e ndjeshme ne kohen e pushtimit italian. Megjithate disa detaje te vlefshme kemi rastin t'i nxjerrim ne shesh. Megjithe shprenguljet e medha qe pasuan Traktatin e Luzanes, shqiptaret megjithate ishin shumica e popullsise ne distriktet e Camerise (vetem ne qytetet e Janines, Prevezes dhe Artes, kolonizimi duket se ka ndryshuar gjendjen). Kurse ne pjeset me veri-lindore te Epirit ishte nje perqindje e ndjeshme vllehesh (te cilet gjithnje i kane rritur shifrat e helenizmit ne kete krahine), te cilet merreshin ne konsiderate nga italianet.

Image

Image

Image

Image

Image

P.S: Nuk munda me i vulos me logon e Arberia, per shkak se ky kompjuteri im neolitik eshte teper-teper i ngadalashem!
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#88

Post by Sally » Thu Aug 22, 2013 2:16 pm

Klodiana Manaj, një doktore shkencash me temën e Çamërisë

Çamëria si interes i studimeve në doktoratura në Europë

Të shkruash për çaështjen kombëtare dhe veçanërisht për atë çame, tashmë është kthyer në një interesim studimesh univesritare dhe diplomimesh në doktoraturat q ëbëjnë studentët shqiptarë në universitetet euroipiane. Qaq e vërtetë është kjo sa nga bashkëpunimi që kam pasur me dhjetra prej tyre, më kanë pohuar se kjo temë që është e pa eksploruar në këndvështrimin e interesave europiane, ka fituar një vëmendje të madhe dhe ka fituar terren si në uinversitetet italiane, po aq sa edhe në ato francezxe, gjermane, angleze, rumune, Çeke, polake e deri amerikane.
Për shkak të këtij interesimi, jam gjendur përherë në kushtet e një angazhimi maksimal për ti ndihmuar dhe ushqyer me materiale të shumta arshivore dhe historike që ata të ëprfaqësohen sa më denjësisht në studimet e tyre. Thellësia e studimeve të tyre ka gjetur edhe shtrat në arshivat e vendeve ku këta studentë shqitparë janë në universitetet e tyre, sa tashmë çështja çame është kthyer në një mesazh edhe për vetë Europën dhe si një këmbanë ndërgjegjësimi që do t’i trokasë dita-ditës Greqisë në portat e Athinës zyrtare.
Më herët një gjë të tillë me një temë studimi këtu e 74 vjet më parë e ka bërë studiuesi elbasanas Besim Qorri, që diplomomin e tij e bëri në universitetin “Dante Aligeri” në Firence të Italisë, për nderr të shkrimtarit të madh të “Komedisë Hyjnore” dhe që si të tillë sudiuesi shqiptar cilësonte temën për Shqiëprinë e Vërtetë që ë botoi në një libër të plotë dhe faktmbledhës.
Ndërsa studentja Klodiana Manaj risjell në diplomimin e saj të doktoraturës, studimin për Çamërinë duke i dhënë një vend të veçantë jo vetëm ndërgjegjësdimit të opinionit italian, por edhe atij europian pë të lëvizur në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut që janë edhe themeli i demokracisë europiane.
Sipas kësaj vajze nga Elbasani, e thjeshtë dhe me vizion të qartë, “Historia është pjesa më e rëndësishme e një populli, sepse jep sens dhë karakter shumë aspiratave të jetës sonë. Për këtë do doja t’i dedikoja një rëndësi të veçantë një faqeje të rëndësishme të popullit tone, krahinës së Çamërisë dhe konsenguencave mbi shtetin shqiptar dhe ngjarjet e dhimbshme që ndosha jo të gjithë e njohin”.
Interesimit tim se çfarë periudhe rrokin materialet për temën e saj, ajo të përgjigjet thjeshtë se “Dokumentat mbi historinë e Çamërisë përfshijnë një periudhë që shkon nga vitet 1912-1939, por, sigurisht, nuk mund të citohen të gjitha për t’i dhënë hapësirë ngjarjeve më të rëndësishme të kësaj pjese të rëndësishme të historisë që ende sot se ka një zgjidhje. Do doja të citoja vitin 1912 që shënon fundin e pushtimit osman dhe krijimin e shtetit të parë shqiptar, i cili doli nga luftërat i dërmuar dhe i lodhur nga vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër. Kjo e fundit la jashtë krahina të rëndësishme me popullsi shqiptare si Kosova dhe Çamëria. Dokumentacionet vazhdojnë deri ne vitin 1939 në prag të Luftës së Dytë Botërore kur Shqipëria u pushtua nga Italia dhe ishte kërcënuar të pushtohej nga Greqia në të cilën bënte pjesë dhe popullsia e kësaj krahine”.
Qëllimin që ajo i ka vënë vetes 2ëhstë sa atdhetar, aq edhe fisnik, sa i vërtetë, aq dhe trumpetues për Europën kur shprehet se “Me këtë projekt kërkimi jam munduar të hedh dritë mbi temat e identitetit kombëtar të krahinës së Çamërisë, mbi të gjitha midis dy luftërave botërore dhe pasojat mbi shtetin shqiptar. Kërkimi është bazuar në pjesën më të madhe mbi dokumentat e Arkivit Qendror të Shtetit (AQSH), dhe pjesa më e madhe e dokumentave jane në gjuhën shqipe. Krahas tyre zenë vend dokumentat në gjuhë të huaj, e cila ka ndihmuar të evindencojë kërkesat, raportet, që janë paraqitur në dokumente të ndryshme në Këshillin e Lidhjes së Kombeve, midis vtiteve 1912-1939 ose midis dy luftërave, dhe fitorja e viteve 1912-1913, për rishikimin e kufinjëve politikë shqiptarë të copëtuar në vitin 1913.
Mu duk e rëndësishme të vazhdoja kërkimin dhe ta shtrija në vitet pasardhëse (1922-1923), ku Qeveria e dale nga Kongresi i Lushnjes, si dhe qeveritë e tjera në vijim, kanë parë të rriten pretendimet e popullsisë shqiptare në Greqi”.
Në mendësitë e saj që e kanë orientuar këtë vajzë, janë të drejta vlerësimet që ajo bën kur pohon se “Do kërkohet gjithashtu si zgjidhja ligjore e problemti të çamëve ka qenë e penguar nga rrethanat e Luftës së Ftohtë dhe zgjidhja e këtij problemi do të ndihmonte në përmirësimin e raporteve shqiptaro-greke, dhe krijimin e një modeli pozitiv në rajon, ku një shtet anëtar i Komunitetit Europian, do të jepte një shembull pozitiv për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve.
Më tej janë analizuar dhe është furnizuar një përshkrim që shteti shqiptar bëri në konfront të minoriteteve dhe si shteti grek, ka përfituar në mënyrën më mizore rreth shtetit shqiptar, në periudha të ndryshme historike, duke filluar nga 1912-1913, ku shteti shqiptar u copëtua nga Konferenca e Londrës e 1913, për të përfunduar deri në vitet ’30, ku Greqia, pasi i shkeli të gjitha traktatet, vijoi me spastrimin etnik të minoritetit shqiptar”.
E saktë në atë që i ka vënë vetes qëllim, por edhe e saktë në atë çfarë kërkon t’i japë opinionit, Klodiana manaj thotë se “Kështu baza e kërkimit arkivor përsa i përket periudhës 1912-1939, janë disa dokumenta të publikuara nga studiues shqiptarë dhe të huaj, të cilat ndodhen në Arkivin Qendrir te Shtetit. Kjo periudhë është e varfër në dokumenta, pasi në këtë periudhë shteti shqiptar, nuk ishte stabilizuar, edhe për arsyen e fillimit të Luftës së Parë Botërore, kur tokat u pushtuan plotësisht. Përsa i përket viteve 1912-1939, janë konsultuar lista e fondeve nga AQSH; Fondi Kristo Dako, Fondi Mithat Frasheri, Fondi i Qeverisë së përkohshme të Vlorës, vetëm për të cituar disa. Duke iu referuar publikimeve diplomatike, në to janë të dhënat për numër, vend dhe datë të dokumentit; gjtihashtu një përkufizim i shkurtër i çështjes në fjalë që trajton dokumentin, duke dhënë etiketen nëqoftëse është raport, memorandum, telegram, etj”.


Kur e pyes se ëprse bëri një zgjedhje të tillë në lidhje me këtë çështje, ajo të përgjigjet se “Doja të tregoja këtë çëshjte përmes një studimi sado të vogël në Doktoratën në Historinë e Europës historinë mbresëlënëse e këtij populli të vuajtur, këtij populli që ka paguar me gjak çdo pëllëmbë të kësaj pjese të atdheut; kësaj tragjedie që ishte vetëm akti final i një politike të programuar të spastrimit etnik, e cila siç dihet ishte shfaqur me forma të ndryshme qysh nga koha e themelimit të shtetit grek që nga 1821.
Ia dedikoj këtë tezë gjithçka që është shkruar në të popullit të Çamerisë, këtij populli martir që ka vuajtur aq shumë. Këtij populli që ka paguar me çmimin më të lartë që mund të paguhet me jetën e dhjetera e mijërave bijëve të tij. Çamërisë së bukur, mëmëdheut të heronjëve të medhenj, që kanë shkruar me gjakun e tyre jo vetëm historinë e Çamërisë, por historinë e gjithë popullit shqiptar. Në gjuhën tonë është një shprehje që thuhet: “e vërteta zhytet, por nuk mbytet”. Unë jam e bindur që do të arrijë një ditë që ajo çka ndodhi atje do të merret vesh nga e gjithë bota dhe atëherë do të jetë ora e gjykimit dhe turpit për Greqinë”.



Akoma sot raportet midis Greqisë dhe Shqipërisë janë të ftohta për çëshjtjen e Çamërisë dhe për faktin që është akoma në fuqi një ligj i luftës kundër Shqipërisë. Ky ligj është i vitit 1939, e cila është hequr nga qeveria, por nuk është ratifikaur akoma nga parlamenti grek. Ndodhi kështu që ushtria e Zervasit, gjenerali i forcave ushtarake të Greqisë, të qeverisë së Metaksas, spostoi përfundimisht kufirin grek, duke pritur në tokën greke tërë krahinën e Çamërisë, e banuar nga ilirë autoktonë shqiptarë.

Në opinionet e saj zë vend edhe mendimi se “Turpi me të cilin është njollosur do t’i kushtonte shumë Greqisë nëqoftëse do të pranohej dhe të dilte në shesh e vërteta. Europa e heshtur nuk do të sillej sikur nuk dinte më asgjë për këtë çëshjte dhe t’a konsideronte si një çëshjte midis Shqiperisë dhe Greqisë. Ajo vetë do të njollosej me turp pasi i ka lejuar shtetit helenik të injorojë çëshjten e Çamërisë dhe të ketë kërkuar falje. Prandaj jam munduar sadopak të tregoj, që megjithëse kanë kaluar më shume se 100 vjet ajo që ka ndodhur atje është ngulitur thellë dhe përgjitmonë në mendjen e popullit të Çamërisë”. “Nuk ka se çfarë të bëjë shkrimtari, kur faktet flasin vetë”, - ka thënë Balzaku i madh.

Cila është Klodiana Manaj/Është studente që ka mbaruar doktoraturën në Universitetin e Romës “La Sapienza” dega Letërsi, 2006. Ajo ka lindur dhe është rritur në familjen e Naumka dhe Agron Manajt në lagjen ”5 Maj”, në Elbasan. Klodiana ka një jetë studimore relativisht të re, por të pasur me tituj dhe analiza të ndryshme që i kanë dhënë asaj edhe aftësitë studimore të shumta. Kështu, pas mbarimit të shkollës së mesme në gjimnazin “Ahmet Dakli”, në vitet 2007-2008 ka mbrojtur masterin ne “Didaktikë e gjuhës italiane” Universiteti “Tor Vergata” Romë dhe më 2013 ka mbrojtur Doktoraturën ne Universitetin “La Sapienza” ne “Historia e Europes” me temë “Identiteti kombëtar në krahinën e Çamerisë”, në janar 2013. Është njera nga studentet që ka fituar fondin e ekselencës për rezultatet e larta. Njëherazi Klodiana Manaj ka kryer kurse speciale në biznes, menaxhim projektesh, komunikim biznesi apo e drejtë biznesi. Kësaj CV të Klodianës i shtohen edhe kurse special te tjera si ai për marrëdhenie me publikun apo trajnimet në çështje mjedisore dhe hartim projektesh.



Përgatiti Hyqmet Zane
22-08-2013
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Mollos
Member
Member
Posts: 20
Joined: Thu Aug 22, 2013 12:57 pm
Gender: Male

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#89

Post by Mollos » Thu Sep 26, 2013 1:19 pm

Pamje te llahtarshme ,shqiptare gra ,burra, femije te masakruar nga greket.

Die Griechen
in Epirus
3. 8. 1914
(Simplicissimus)



Image

Zogu godites
Member
Member
Posts: 40
Joined: Tue May 11, 2010 9:10 pm
Gender: Male

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#90

Post by Zogu godites » Thu Sep 26, 2013 6:36 pm

Mollos wrote:Pamje te llahtarshme ,shqiptare gra ,burra, femije te masakruar nga greket.

Die Griechen
in Epirus
3. 8. 1914
(Simplicissimus)



Image
Cfare eshte ai ne pikture qe krekoset ashtu grek apo shqiptar. Ai eshte nje nga vrasesit.
Edi Rama, shanci perparimtar i vetem i Shqiperise.

Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”