"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Cameri nuk te harrojm kurre

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

Post Reply
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#61

Post by Sally » Mon Jan 31, 2011 12:04 pm

Çamëria midis viteve 1930-1933

Shkruan: Eugen SHEHU



Në fillim të viteve 30-të të shekullit të kaluar,pati shqiptarë që besuan se vuajtjeve të banorëve të Çamërisë, mund t’u vinte fundi.Kjo për dy arsye. E para, se shteti amë sa vinte e fuqizohej.Zëri i Shqipërisë pati nisur të ndjehej fort,falë politikës së jashtme të zgjuar, të Mbretit të Shqiptarëve, Ahmet Zogut.Politika në fjalë,nuk nguronte të shprehej post ë tjerave, edhe për dhunën sllave apo greke,duke marrë në mbrojtje bashkëkombasit e vetë, të cilët jetonin pa drejtësisht nën qeveritë sllavo-helene.Është fakti i pamohueshëm se,pamvarsisht prej indiferencës së kancelarive evropiane, rreth çështjes çame,Këshilli i Lidhjes së Kombeve,disa herë i kërkoi llogari Athinës, mbi terrorin e saj fizik e psikologjik të ushtruar ndaj popullatës shqiptare myslimane atje,si edhe ndaj një varg masave represive të helenëve që synonin asimilimin e shqiptarëve etnikë në zonën prej Filatit e deri në Gjirin e Artës dhe Prevezës.Arsyeja e dytë lidhet me faktin se pikërisht në këtë periudhë,në gjirin e politikanëve të Athinës,patën nisur kundërshtime e përplasje të hapura, që çuan deri në eleminimin e njëri-tjetrit. I ardhur në krye të qeverisë me grusht shteti (në vitin 1928) tanimë Veneziello po përplasej me grupin e kolonelëve kundërshtarë të cilët e kishin kërcënuar me jetën e tij.Por të dy këta zhvillime, asesi nuk mund të ndalnin rreprezaljen e andartëve grekë ndaj shqiptarëve etnikë të çamërisë. Mandej sipas vetë burimeve të historiografisë greke, ka qenë kryeministri grek Veneciello, i cili,në vitin 1930 pas disa ankimeve nga Këshilli i Lidhjes së Kombeve, për Komandantin e divizionit të Janinës, i thotë këtij të fundit në mënyrë ironike ;„Pse i vrisni shqiptarët në Janinë ? Shumë gabin ! Qeveria e jonë ka marrë masa për këtë.Ne kemi mbyllur të gjitha shkollat shqipe,pra shqiptarët janë të detyruar ose të shkojnë në Turqi,ose të mësojnë gjuhën tonë.Gjuha është baza.Me kohë, nga frika ata do harojnë të flasin edhe gjuhën e tyre dhe gjithshka merr fund“. Në gushtin e vitit 1930,Kryetari i Partisë „Bashkimi Demokratik“ i Greqisë, Papanastasiu,ndërrmori nismën për mbajtjen e një konference ballkanike.Në këtë Konferencë që do të mbahej në muajin tetorë,midis të tjerave hidheshin die për një miqësi e respekt midis kombeve të ballkanit,për të çuar më përpara fatet e vendeve respektive.Natyrisht se ftesat në fjalë iu dërguan edhe qeverisë së shtetit amë,madje ato u publikuan edhe në shtypin helen,si shembull të tolerancës etnike dhe dëshirës për fqinjësi të mirë nga ana e shtetit helen. Ndërsa atdhetarët shqiptarë, të cilët ndiqnin me vëmendje situatën e nderë në çamëri, nuk munguan t’i përgjigjeshin kësaj nisme me kritika të ashpra dhe të drejta. Kështu në shtypin e kohës atdhetari ,Namik Delvina,posaçërisht për Konferencën në fjalë do të shkruante ; „Kur Sqhperia vete në Lidhjen e Kombeve pa sjellë ndonji fitim… çdo të sjellë dërgata e sajë në Athinë ? ç’do t’u paraqesë vallë Athina pjesmarrësve,vuajtjet e shqiptarëve nën sundimin e Greqisë, apo peripecitë?“.( Gazeta “Rilindja e Arbërisë“ – Tiranë, 26 gusht 1930 ).Edhe pse qeveria shqiptare e asaj kohe,mbajti një qëndrim shumë të prerë në konferencën në fjalë,sërish asgjë nuk u arrit.Sikurdoherë, edhe kësaj radhe, helenët u përpoqën t’i thoshin Evropës së vjetër se diçka po bëjnë. Por që konferenca në fjalë ishte vetëm një përpjekje për të fshehur apo lustruar dramën e madhe të shqiptarëve, këtë e treguan reprezaljet që në fillimin e vjeshtës të vitit 1930. Kun ë qytetet e mëdha të çamërisë si Janina,Filati, Preveza, Gumenica etj, vazhdonte met ë njejtën egërsi si edhe më parë dëbimi i shqiptarëve etnikë, për në viset e Anadollit.demagogjia për kinse shpërblimin e pronarëve çamë,sish tjetër veçse gënjeshtra e radhës e Athinës.Ndërkohë që me dhjetra gazeta helene nuk linin faqe pa folur, për 4-5 fshatra me grekë në viset mbrenda shtetit amë, ato heshtnin përballë qindra e qindra krimeve nga ma të shëmtuara që u bëheshin shqiptarëve të pambrojtur.Ishin po këto gazeta, të cilat në rolin e zëdhënisit të terrorit grek,sulmonin në gjdo kohë qëndrimin e atdhetarëve shqiptarë si në çamëri ashtu edhe në shqipëri, për kinse dezinformim të opinionit evropian.Natyrisht, k¨to bori të shkatëruara të andartëve grekë, nuk mund të bënin që të heshtëte opinioni publik si mbrenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë.Madje, mu në Gjirokastër, në qytetin e lakmuar kurdoherë prej Athinës, gazeta e drejtuar nga atdhetari i shquar Xhevat Kalajxhiu, do të shkruante ,“ Tragjedia e vëllezërve tanë përtej kufirit po vazhdon pa pushim, ajo është një tragjedi e pashembullt në histori. Kanë 19 vjet që po vuajnë çdo ditë torturën e vdekjes.Nga 19 vjet e këtej, pësimet e tyre nuk përshkruhen dot… Greqia po ndjek me gjakëftohtësi një politikë sistematike për vdekje, me tortura kundrejt çamërve.Nuk mjaftuan rrepjet, gjveshjet, lënia vatrat e tyre stërgjyshore dhe të venë në Anadoll… Druri dhe rrepjet janë në urdhër të ditës. S’ka aspak dyshim se po vazhdohen metodat që përdorin sot autoritetet greke, një ditë, nuk do të mbetet këmbë shqiptari në çamëri“. ( Gazeta „ Demokracia „ – Gjirokastër më 24 tetorë 1931 ).Po në këtë kohë,në bazë të një ligji i të ashtuquajturës reformë agrare, pronarë të cilët kishin më shumë se 300 ha tokë, u merrej teprica për nevojat e shtetit. Por edhe kësaj radhe „pazaret“ e qeverisë helene dulën shpejt. Pushteti vendorë në çamëri,në bashkëpunim të ngushtë me korofillakët grekë, nisi ti rrëmbejë edhe kopshtet e shtëpive të shqiptarëve,pasi sipas ligjit në fjalë,ata nuk përfshiheshin as si grekë e as si turqë.Pra që sipas Athinës, duhet e të deklaroheshe,ose turk ose grek, nëse deklaroheshi si turk, atëherë me plaçkat e trupit, për 4-5 ditë e shihje vehten në Azi. Por është e kuptueshme që rrëmbimi i tokave të shqiptarëve etnikë në çamëri, deri tek kopshti i zarzavateve, nuk ishte qëllim në vetvehte, ç’prej vitesh, mbi bazën e planeve të hartuara në Athinë, këto toka iu jepeshin të krishterëve ardhacakë, vetëm e vetëm që vendi të popullohej me të tillë, për të zhdukur tek e mbrëmja rracën shqiptare. Fillimishtë u sulmuan trevat ku shqiptarët etnikë përbënin pjesën dërmuese të popullsisë vendase,gjithshka kontrollohej me saktësi prej pushtetit vendorë, i cili mbante qëndrim të rreptë ndaj shqiptarëve, të cilët kundërshtonin trimërisht masa të tilla kolonizuese. Në fillim të viteve të 30-të, të shekullit të kaluar në trevën e çamërisë, sipas statistikave helene, bëhej fjalë për rreth 1500 familje të krishtera, të shkuara në Anadoll. Në një letër që atdhetarët çamë u dërgonin autoriteteve shqiptare, për të ngritur zërin rreth këtij problemei, post ë tjerave shkruajnë tekstualisht ; „Fshatrat që deri tani po vuajnë më shumë nga dyndja e refugjatëve në Anadolli janë ; Arprica,Dhrohomia,Galbaqi,Gardhiqi , Nista,Vola etj“.(A.Q.SH.-Tiranë.Fondi 251,dosja 232.Fl. 9). Në fillim të vitit 1932,disa krerë nga parësia çame e Filatit i dërguan një protestë Veneziellos, si edhe disa kancelarive evropiane, ku jepnin të dhëna të plota mbi tokat e rrëmbyera padrejtësisht nga shteti dhe që në vend të shpërblimit, tanimë kërkohej t’u merrej edhe shtëpia për tiu dhënë ardhacakëve.Veneciello, si kurdoherë premtoj se do t’ua „zgjidhte“ kërkesat dhe dërgoi në mars të vitit 1932 gjeneralin famëkeq Koçona, së bashku edhe me 350 ushtarë të divizionit të 8-të. Natyrisht Koçona, nuk kishte punë me pronat por ai kishte shkuar në Filat për të ndjekur disa çeta të ardhura nga shteti amë.Mirëpo se çfar donin këto çeta në Filat, këtë e dinin vetëm Veneciello dhe Koçona, ndërsa shumë nga paria e kësaj treve u burgos, u rrah , ndërsa disa u zhdukën, kinse kishin strehuar „ çeta e ardhura nga Shqipëria“. Pas kësaj, protestat e banorëve çamë ndaj Athinës,nisën të dërgohen kancellarive evropiane, vetëm nëpërmjet shtetit amë. Si shkak i trazirave të mbrendshme në Athinë, Veneziello u rrëzua në fundvitin 1932. Në vend të tij hypi Panajot Calldari, i cili që në ditët e parat ë qeverisjes, megjithëse pat premtuar shumë, vazhdoi të njejtin skenarë ngjethës ndaj shqiptarëve të çamërisë.Kështu amabasadori shqiptarë në Athinë, në një letër të atyre ditëve, e bën me dije qeverinë e vet në Tiranë, se nga trevat e Gumenicës, me dhjetra familje shqiptarësh myslimanë, po përgaditeshin të shkonin në Anadoll, pasi që rrojtja aty ishte e pamundur.Kjo do të kryhej nga vetë prefekti i qarkut të Gumenicës, i cili kishte marrë përsipër të shkonte në Athinë e të gjente para për të blerë pasurinë e mbi 300 familjeve të fshatit Smokovinë. Paratë do t’u paguheshin në dorë këtyre çamëve, vetëm kurë ata të kishin arritur në Anadoll dhe për këtë prefekti u kishte treguar sigurimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë. Po kështu ishte rënë dakord edhe mbi 150 familje nga fshati Volo. Ndërkaq në të dy rastet shqiptarët etnikë të çamërisë, do të firmosnin të gjithë (mbi 16 vjeç e lartë) një deklaratë ku mudis të tjerave do të deklaronin „ se po largoheshin nga vendi i tyre me dëshirë“.(A.Q.SH-Tiranë „Koleksioni dokumentash pas vitit 1912“ dosja 1042, fleta 158 ).



Sikur të mos mjaftonin tërë këto,banorët myslimanë të çamërisë, duhej të përballeshin edhe me bashkëfshatarët apo bashkëqytetarët të krishterë të tyre, kisha ortodokse helene në vend që të kryente misionin e vet duke i ndihmuar sadopak myslimanët shqiptarë, ajo ndërsente mbi ta lukuninë e kriminelëve të krishterë. Teqetë eshumta në çamëri u rrafshuan krejt mbrenda viteve 1913-1920, ndërsa xhamitë e pakta mbikqyreshin nga gjandërmaria greke se kush hynte dhe kush delte. Për gjdo trazirë që ndodhte, të parët që jepnin llogari ishin myftinjtë çamë, pamvarsisht se mbi ta nuk rëndonte asnjë lloj faji.Me dhjetra prej këtyre myftinjëve dhe hoxhallarëve të çamërisë u dergjen burgjeve të tmerrshme të Janinës apo Korfuzit, derisa vdiqën pa marrë vesh askurrë pse u dënuan.Për të drejtat e shqiptarëve në këtë kohë, pos dhjetra atdhetarëve shqiptarë, ka kontribuar edhe „publiçisti Zvicerian Wiliam Martin“(Gazeta „Liria Kombëtare“ Gjenevë 2 shkurt 1932 ).Nderkaq vazhdonte në mënyrë sistematike, ndonëse jo fare legale,shpërngulja me dhunë e shqiptarëve mysliman për në shtetin amë.Kjo shpërngulje bëhej pothuajse e detyrueshme në kushtet kur ata ndonëse në tokën e tyre stërgjyshore, mbeteshin pa asnjë pëllëmbë toke,ndonëse kishin jetuar në shtëpi dy apo tri katëshe, paskëtej jetonin në çadra, ndonëse kishin patur gjithë ata pasuri,tanimë vuanin për bukën e gojës.Kanë qenë këta arsyet që me mijëra shqiptarë etnik të çamërisë,i kthenin krahët përgjithmonë vendlindjes, me pikëllimin e patreguar në shpirt, ndaj dhe fati më i mirë, këta shqiptarë i priste në shtetin amë, ku pamvarsisht prej vështirësive, së paku gjenin një lloj përkrahje nga shteti amë i atyre viteve si edhe solidarizimin e popullit.Ndërsa të tjerët ata që u detyruan të merrnin rrugët e Anadollit, atëherë harrimi binte përjetësisht mbi ta. Aq shumë po rritej numri i shqiptarëve që largoheshin nga çamëria, saqë u mendua se po kthehej në bumerang për vetë politikën dhe diplomacisë dinake që thurej si rrjeta e marimangës, nëpër zyrat e fshehta të Athinës. Vetëm brenda viteve 1931-1932, janë sipas statistikave,rreth 12 mijë banorë të çamërisë të cilët të larguar përgjithmonë prej trevave amtare, kanë kërkuar ndihmën e shtetit amë.Përballë kësaj gjendjeje,Athina, dërgon në Janinë deputetin Mella dhe gjeneralin Neokli Boçari për të hetuar rreth numrit të saktë të shqiptarëve të larguar.Në bisedat që emisarët e Athinës patën me autoritetet vendase në Janinë,post ë tjerave është deklaruar se ; „Nuk mundemi të lejojmë ndjekjen e çamëve me këtë shpejtësi… se mundet të na ndjekin 70 mijë grekër që ne kemi në Shqipëri“.( A.Q.SH – Tiranë. Fondi 252,dosja III, faqe 6 ).Me dëshirën e vetë çamëve të cilët shkonin në shtetin amë, Mbretëria shqiptare i vendoste ata në zonat pranë kufirit, sidomos në vijën Sarandë-Delvinë, duke u falur toka dhe duke i ndihmuar për ngritjen e shtëpive.Nga ana tjetër gjatë viteve 1930-1933,u ndje haptas veprimtaria e etshme e sillogjeve vorioepirote. Këto sillogje megjithëpresionin e ushtruar prej Lidhjes së Kombeve, herë tulateshin e herë vepronin ilegalisht, por asnjëherë nuk e ndërprenë veprimtarinë e tyre antishqiptare, e sidomos në rastin kur ministri shqiptar i arsimit, në vitin 1932, Mirash Ivanaj, dha urdhërin për të mbyllur shkollat greke në jug të vendit (përderisa Athina të çelte shkolla shqipe në çamëri), këto sillogje reaguan në mënyrë arrogante,duke ngritur zërin deri në Gjenevë për këtë problem.Ironia e fatit kishte të bënte me atë, se ndërsa kërkonin të mos mbyllnin shkollat për fëmijët grekë në Shqipëri,ishin po këto sillogje që nxisnin nëpërkëmbjen e të drejtave më elementare të fëmijëve të çamërisë.Edhe në këtë rast atdhetarët shqiptarë reaguan menjëherë ndaj veprimeve shovene të sillogjeve famkeqe,veçanërisht në shtypin shqiptar,por edhe në atë evropian, burra të tillë si ;Xhevat Kallajxhiu,Ihsan Libohova,Mid’hat Frashëri, Mehdi Frashëri, Kostë Cerkezi, Faik Konica,Mehmet Konica,patër Fishta… etj, dëshmuan me fakte konkrete se ç’fatkeqësi po jetonin shqiptarët e jugut prej dhunës helene.Gjithashtu, nuk duhet lënë menjanë faktin se këto sillogje, je vetëm që donin të përligjnin krimet e çeverisë helene ndaj çamëve, por u përpoqën me gjdo kusht e mjet,të mbjellnin farën e përqarjes e të vëllavrasjes, edhe ndaj shqiptarëve të krishterë e myslimanë në çamëri. Janë të njohura një varg ngjarjesh në Filat,Gumenicë, Prevezë e Janinë, ku shqiptarët të krishterë të paguar apo frikësuar nga Athina, mblidheshin duke deklaruar se vëllezërit e tyre myslimanë ishin kriminelë, se ata duheshin të zhdukeshin nëpër shkretërirat e Anadollit. Ndërsa vetë këta të krishterë të mjeruar të implikuar me marëzitë e sillogjeve vorioepirote, të deklaronin se qeveria helene i trajtonte ata njëlloj si grekërit e tjerë, por , është gjithashtu i njohur fakti, që sillogjet në fjalë, ndonëse konsideroheshin si bashkime me vullnet, nisën të lëshojnë metastazat e tyre edhe në jugun e shtetit amë, ku nëpër listat e zeza regjistroheshin me forcë e madje paguheshin për veprimtarëne e tyre nëpër të krishterët mbrenda kufijve politik të 1913-ës.Mjaft prej këtyre të shiturve tek sillogjet vorioepirote, Athina,u pati dhënë në dorë shuma të mëdha floriri.Qëllimi ishte që këta të krishterë të blenin sa më shumë pasuri të patundshme sidomos në vijën e kufirit të shtetit amë, me çamërinë, me ç’rast ata kërkonin të punonin mbrenda dinakërisë shekullore helene. Sa më shumë prona të blinin aty të krishterët, aq më shumë,vite më vonë andartët grekë do të kishin baza për akte diverzive.Si strehë e sillogjeve vorioepirote në vitet 1931-1933 mbrenda kufijve të shtetit amë,shërbenin pos të krishterëve të shitur tek Athina edhe dy tri kisha në fshatrat Sopik,Goranxi,Smines etj. Lidhur me këtë veprimtari, natyrisht nuk ka qëndruar duarkryq shteti shqiptar i asaj kohe.Janë me dhjetra shqiptarë të krishterë, të thirur nga organet kompetente të cilët kanë dhënë llogari për veprimtarinë e tyre, në dëm të shtetit e kombit të tyre.« Lidhur me veprimtarinë e Asfalisë në fshatin Smines, Xhevdet Shaban Kasimi nga Konispoli, ish nëpunës i nënprefekturës së atjeshme, dëshmon ; « Rreth vitit 1933, gjindarmërija e rrethkomandos së Konispolit, zbuloi degën e sillogut të Vëllasit të Smines.Qëndra ishte shtëpia e Anagnost Filit. U gjetën dy barrë kali me dokumenta,urdhëresa, letërkëmbime, si edhe vula zyrtare të asaj dege ku shkruhej « Dega e Sillogut të Vëllahut“.Ato u shpunë në Konispol së toku me Anagnosin dhe prej andej në Gjirokastër”.( I.Hoxha “Viset kombëtare shqiptare në shtetin Grek” – Tiranë 1998 , faqe 237 ).Është e kuptueshme se veprime të tilla shovene, pamvarsisht se çfar pasoja do të kishin, nuk mund të merrnin peshën e duhur në Shqipërinë e vitit 1933, të ngërthyer në dhjetra e dhjetra probleme të brendshme dhe të jashtme. Sidoqoftë janë disa nota proteste që qeveria shqiptare në vjeshtën e vitit 1933 i ka dërguar Athinës, duke e bërë me dije se për veprimtarinë e dënueshme të sillogjeve vorioepirote.Sipas koncepteve të atëhershme të Mbretit Zog, acarimi i mëtejshëm të marrëdhënieve me Athin ën ( ka pasur zëra që të shpërnguleshin me forcë 20-30 mijë grek që ishin në shtetin amë) nuk do t’i shërbente as diplomacisë as politikisht zhvillimeve të kombit tonë.



http://www.lajmishqip.com/?p=15870
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#62

Post by Adriana » Fri Feb 04, 2011 6:43 pm

Çamët, një ringjallje përmes dhembjes







Ndonëse kanë kaluar shtatë dekada, tragjedia e popullit çam vazhdon të jetë prezente në kujtimet e tyre rrënqethëse.

Emisioni i pasdites në Top Channel vizitoi shtëpinë e një prej atyre që u dëmtuan më shumë nga genocidi grek.

Kamerat tona vizituan familjen Bollati. Nesër, kryefamiljari i quajtur Faik, do të festojë 74-vjetorin e tij të lindjes. Ai është bërë i famshëm për historinë e dhimbshme të familjes së tij, nga e cila genocidit i mbijetoi vetëm ai, nëna dhe dy motrat.

Kalvari i vuajtjeve nisi në shpërnguljen e fisit të tij nga Paramithia dhe ndonëse ka kaluar shumë kohë e ai ishte vetëm një fëmijë kur ngjarja ndodhi, Faiku ka ende të regjistruar në kujtesë gjithçka nga ajo periudhë.

"Kam jetuar gjithmonë me barrë të rëndë, sepse duke qënë me babë e me nënë, jam rritur në shtëpinë e fëmijës. Nuk është ndonjë gjë e tmerrshme të rritesh në jetimore, fundja ajo është krijuar për fatkeqët si unë, por të dish që prindërit t'i kanë vrarë, është shumë e dhimbshme.

Unë jam rritur mirë. Dua të them, nuk më ka munguar për të ngrënë e as shkolla, por kurrë nuk më ka thënë goja fjalën baba".

Megjithatë, fati u ekuilibrua në jetën e rritur të Faikut. Ai sot është një gjysh i lumtur, I cili pret lindjen e nipit të tij të dhjetë.

"Zoti apo fati, quajeni si të doni, më fali katër fëmijë. E kërkova shumë një djalë, por ai më erdhi vetëm pas tre vajzave", vijon Zoti Bollati.

"Djalit ia vumë emrin Jeton. Ishte motra që ma kërkoi, pra halla e tij. Erdhi dhe më tha që për nder të atyre që ishin vrarë andej, duhet t'i vija këtë emër. Djali i vuri emrin djalit të vetë Jehon, një nip tjetër e kemi me emrin Vijon dhe të gjithë kanë qëllim që të tregojnë vazhdimësinë e fisit".

I rritur me përgjegjësinë e përtëritjes së fisit, Jetoni vendosi që të martohej që në moshën 20-vjeçare. "Ishte momenti që kuptova domethënien e emrit tim, çasti që më shtyu të krijoja familjen time kaq herët", thotë ai.

"Fisi kishte vuajtur shumë. Nga familja, pak syresh kishin mbetur gjallë. Babai dhe të tjerët kishin nevojë për sadopak gëzim, pas gjithë atyre vuajtjeve.

Edhe me emrat kemi vazhduar në të njëjtën linjë. Për mua është deri diku një lloj përgjegjësie që të ndihmoj familjen në zmadhimin e saj, për ta bërë siç ka qenë dikur".

32-vjeçari fiton jetesën nëpërmjet një biznesi të mesëm në Tiranë dhe është duke planifikuar që të zgjerojë edhe më shumë aktivitetin. Nga origijina e tij, ai ka trashëguar forcën e një shpiti të paepur.

"Jam martuar i ri dhe arsyeja e vetme lidhet me vullnetin për të rritur sa më shpejt familjen tonë. Në bashkëpunim edhe me gruan, kemi rënë dakord që të bëjmë sa më shumë fëmijë", thotë pinjollii i familjes Bollati.

"Deri tani kemi bërë tre fëmijë, por shpresojmë edhe për një të katërt pak më vonë".

Kush e ndjen muzikën dhe di t'a "lexojë" atë, e kupton motivin e këngës së famshme çame, "Tumankuqe" . Është sjellë në versione të ndryshme dhe nga zëra të ndryshëm, por i pari që "e pikasi" ishte Faiku, së bashku me vajzen e tij Klebeta. Këngën, ai solli komunitetit çam nëpërmjet Ansambit "Çameria".

"E lexova tekstin në një libër të Fatos Memorrapajt, ku trajtohej folklori nga Çamëria. Në atë periudhë ishte krijuar edhe ansambli dhe i thashë vajzës që të shkonte ta këndonte. Më parë ajo këngë nuk ishte kënduar", kujton Faiku.

"Vajza nuk kuptonte disa prej fjalëve të tekstit, i dukeshin primitive, shumë të vjetra e të hershme. Kështu, u ula dhe ia shpjegova të gjitha e rishkruam tekstin. Në këngë, ka mbetur i njëjti tekst që shkruajta atëherë".

Selimeja është e lindur në Durrës, me origjinë çame. Ajo nuk është pjesë e 23 mijë shqiptarëve myslimanë te spastruar me dhune nga trojet e tyre.

Historinë e ka dëgjuar përmes fjalëve. Megjithatë, edhe pse është vajza e brezit që vuajti genocidin, ajo mbetet 100% came, duke nisur që nga kuzhina çame.

"Vajza ime është martuar me një burrë çam dhe ka trashëguar të gjithë zakonet e mia. Ajo jeton në Tiranë dhe ka tre djem, por vazhdon të gatuajë shumë qumështorin dhe traditat e tjera të guzhinës çame".

Faiku, 20 vjet më parë vizitoi fshatin e tij të lindjes. Emocionet ishin më të fortat që ka provuar ndonjëherë në jetën e tij 74-vjeçare.

"Në vitin 1991, kalova kufirin dhe shkova në Paramithi", kujton Faiku. "Një nga miqtë e mi atje, më morri dhe më tregoi se ku ishte varri i babait dhe i vëllait.

Aty ishin edhe shumë çamë të tjerë, sepse kishte qenë një varrezë masive. Morra një grusht dhe nga vendlindja e kur u ktheva mbolla një palmë në të. Herë pas here i bëj shërbimin dhe më duket sikur i shërbej të parëve të mi".
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#63

Post by Mallakastrioti » Thu Feb 24, 2011 5:10 pm

Image

martin3456
Member
Member
Posts: 19
Joined: Mon Feb 21, 2011 9:14 am
Gender: Male

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#64

Post by martin3456 » Fri Feb 25, 2011 9:03 am

Bravo Top Channel per kete emision!
Duhen emisione te tilla dhe me te shpeshta nga te gjitha TV shqiptare dhe sidomos nga TVSH (se per kete e paguajme), le ti heqin nje 10 min nga emisionet apo lajmet per politiken dhe te meren me gjera me te rendesishme si kjo me siper.

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#65

Post by Adriana » Sat Mar 19, 2011 11:08 am

Image
Një libër i ri me dokumente të viteve 1820-1943



Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#66

Post by Adriana » Thu Jun 23, 2011 11:33 am

Është prezantuar sot në Tiranë projektideja për sistemimin dhe rehabilitimin e varrezave të Kllogjerit në Qafë Botë, në jug të vendit në nderim të popullsisë came. Në varrezat e Kllogjerit në vitin 1944 humbën jetën gjatë ardhjes në Shqipëri nga lodhja dhe etja dy mijë shqiptarë të Camërisë të dëbuar me forcë nga trojet e tyre në Greqi.


Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3781
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#67

Post by Arbëri » Fri Dec 30, 2011 10:17 pm

Image

Sa shum mall kam per ty o vendlindja ime ,
Lotet si rreke me bjene ,
Kur kujtoj femijrine zemra fort fillon me rrehe ,
Perse o zot me denove ,
Large baltes time me dergove .

Kur degjoj per vendin time
Toke nene Camerine
Me djeg zemra
Me vlon xhani
Sa i shtrejte eshte vatani .

Perse valle e kam te ndaluar
Te shkel token e tim eti
Te prek varret e te pareve
Te kendoj nji kenge Came
Te hedhe valle Shqiptare.

Po me prit moj nena ime
Se tashi nuk jam me i vogel
Do te vijme te gjithe bashke
Te, te veshim Kuq E Z
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#68

Post by Mallakastrioti » Thu Jun 14, 2012 4:51 pm

Image

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#69

Post by Mallakastrioti » Sun Jul 15, 2012 8:06 am

Toponimi "Cameri" nuk ka ekzistuar ndonjehere? Atehere ndoshta duhet te korrigjojne edhe tekstet apo librat e tyre greket (ose ndonje minister shqiptar tip Haxhinasto ndoshta do bente mire ti lexonte para se te shprehej me deklarata jo historike)
---
Teksti shkeputur prej "Genikē historia tēs Hellēnikēs Epanastaseōs, Volumi 1-2
Autor:Lampros Koutsonikas
(Nenvizuar me te kuqe "CAMERIA OSE KAONIA E LASHTE")

Image
Image

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#70

Post by Adriana » Tue Nov 20, 2012 7:35 pm

Promovohet me 25-Nentor libri dokumentar: The Cham Albanians of Greece
Me autor: Robert Elsie & Bejtullah Destani



Image
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#71

Post by Sally » Fri Feb 01, 2013 12:07 pm

Grekët: “Hiqni emërtimin: vendlindja Çamëri”

Tiranë, 1 shkurt - Problemi i toponimeve në pasaportat e fëmijëve shqiptarë, që kanë lindur në shtetin grek, ka vënë në lëvizje Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Greqia i ka kërkuar Shqipërisë, nëpërmjet ambasadës së saj në Tiranë, të heqë nga pasaporta ‘vendlindja Çamëri’ për të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë lindur në qytetet dhe fshatrat çame që ndodhen në Greqi.

Ministri i Jashtëm Edmond Panariti, ka thirrur në zyrën e tij Ambasadorin grek në Tiranë, Leonidas C. Rokanas, ku i ka kërkuar që shteti helen të mos kthejë më shqiptarët nëpër dogana dhe të gjendet një zgjidhje e pranueshme nga të dyja palët, sa i përket referencave në gjuhën shqipe që bëhen në pasaportën biometrike.

Burime brenda Ministrisë së Jashtme dhe Ambasadës greke në Tiranë, bëjnë me dije se, ambasadori grek Leonidas C. Rokanas, i ka kërkuar ministrit Panariti që shteti shqiptar të vendosë në gjuhën angleze referencën e vendlindjes që shkruhet në shqip dhe të shënohet vendi i banimit sipas hartës toponimike ndërkombëtare, ku emrat e qyteteve dhe fshatrave grek të citohen sipas hartës botërore të toponomive dhe jo sipas emërtimeve të tyre në shqip
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#72

Post by rrëqebull » Thu Feb 07, 2013 3:35 pm

Image

Pjesë nga -The Challenge to Preserve the Cham Heritage - James Pettifer, Miranda Vickers - 2005

Përkthimi është i fjalëpërfjalshëm. Vetëm njojtimet e numërtuara plotësonjëse dhe shënimet në [kllapa] janë të përkthyesit.

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#73

Post by ALBPelasgian » Sun Feb 10, 2013 12:30 am

rrëqebull wrote:Image
Përkthimi është i fjalëpërfjalshëm. Vetëm njojtimet e numërtuara plotësonjëse dhe shënimet në [kllapa] janë të përkthyesit.
Nje shpalosje e guximshme. Duke njohur interesimin e studiuesve britanik (te apostrofuar) me vjen mire qe ata kane ngritur zerin ne mbrojtje te vlerave kulturore ilire ne Epir. Artikullin origjinal po e ve edhe ne faqen time.

Edhe referencat plotesuese te perkthyesit jane interesante. Kerkova gjithandej fjalorit te Pokornyt per barazimin molos>malesor, por s'e gjeta dot. Me ndihmoni ta gjej sepse kjo do e rriste kredibilitetin e artikullit!? Ju falemnderit!
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#74

Post by bardus » Sun Feb 10, 2013 11:24 am

ALBPelasgian wrote:

. Kerkova gjithandej fjalorit te Pokornyt per barazimin molos>malesor, por s'e gjeta dot. Me ndihmoni ta gjej sepse kjo do e rriste kredibilitetin e artikullit!? Ju falemnderit!
Ja dhe Pokorny per fjalen Mal.

Root / lemma: mel-8, melǝ- : mlō-
English meaning: to appear, come up
German meaning: `hervorkommen, erscheinen, hochkommen; Erhöhung, Wölbung'

venet. FlN Mal-ont-īna `Maltein' (Körnten), södillyr. PN Malontum, etc. (Krahe, Wörzburger Jahrb. 1, 214);
maybe lat. *mal-ont-īna, montis, mons, m. a mountain; a mass; a great rock. Also Meru ‘mount in India’
alb. mal `mountain' (*mol-no-); tosk. maje `cusp, peak, acme, apex, summit' (*moli̯ā); alb. mol `wood, forest' (`Bergwald') from *mēlo-; geg. moje `hochgelegener Ort' (*mēl-i̯ā); vorrom. malga `Alpenwirtschaft' (*mal-ikā);
alb. malësi ‘highland’, illyr. Molossii Illyr. TN

obviously Root / lemma: mel-8, melǝ- : mlō- : (to appear, come up) derived from Root / lemma: mel-1 (also smel-), melǝ- : mlē-, mel-d- : ml-ed-, mel-dh-, ml-ēi- : mlī̆-, melǝ-k- : mlā-k-, mlēu- : mlū̆- : (to grind, hit; fine, ground).
air. Akk. Pl. mailgea (*mal-ik-), mir. Nom. Sg. mala `Augenwimper'; mell `clump, Högel' (*mel-no-) = bret. mell `großer ball'; mir. mul `ball, clump' (*molu-), mul-lach `acme, apex, Scheitel'; abrit. Inselname Μαλαιος, later Malea Insula (Adamnán), neugael. Muile `Mull';
lett. mala f. `edge, bank, border, shore, region'; lit. lýg-mala `height of Randes';
References: WP. II 294 f., Jokl L.-k-U. 162, Berneker II 74, J. Loth RC. 44, 293 ff.; 46, 161 f.
Page(s): 721-722

Image


Kjo eshte nje nga leksemat me te forta te gjuhes shqipe,sepse gjendet e shperndare ne te gjithe Europen atje ku shkelen Iliret.Ate qe s`ka permendur Pokorny ketu eshte se pervec shqiptareve edhe etrusket , Mala "mountain",si nje prove kokeforte e lidhjes me shqipen .Pokorny Mal e nxjerr nga mel-,mela-,megjithate une mendoj se eshte gabim sepse rrenja duhet te jete *al- qe shihet te N`al-t "lart",por sidoqofte eshte fjale e gjuhes shqipe.Me dhjetra toponime me rrenjen Mal- gjenden edhe andej poshte nga Greqia.Arbereshet kane ruajtur RRAH "koder" qe mund ta lidh me DY-RRAH "Durres" e njejta teknike si te DIMALIUM.

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Cameri nuk te harrojm kurre

#75

Post by rrëqebull » Sun Feb 10, 2013 1:21 pm

ALBPelasgian wrote:
rrëqebull wrote:Image
Përkthimi është i fjalëpërfjalshëm. Vetëm njojtimet e numërtuara plotësonjëse dhe shënimet në [kllapa] janë të përkthyesit.
Nje shpalosje e guximshme. Duke njohur interesimin e studiuesve britanik (te apostrofuar) me vjen mire qe ata kane ngritur zerin ne mbrojtje te vlerave kulturore ilire ne Epir. Artikullin origjinal po e ve edhe ne faqen time.

Edhe mua më ka befasuar ky artikull(dhe të gjithë ata që Vikers-ia ka shkruajt për Çamërinë), për saktësinë e kritikave që parashtron, mbasi kisha lexuar një pjesë nga libri “Terrorizmi historiografik” i Kastriot Myftaraj me titull Pse hesht Ismail Kadare për librin e Natali Klejer, ku ndër të tjerash thuhet:
Menjëherë pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri, në vitin 1993, në Paris u bë një takim ku morën pjesë disa të ashtuquajtur studiues të çështjeve shqiptare, që tashmë përbëjnë celulën e doktorëve-vrasës të terrorizmit historiografik antishqiptar. Në këtë takim qenë të pranishëm Nathalie Clayer, Alexandre Popoviç, Bernd Fischer, Peter Bartl, Oliver Schmitt, Miranda Vickers, James Pettifer, Stephanie Schwandner-Sievers.
Gjithashtu qenë të pranishëm edhe leitnantët e tyre shqiptarë Fatos Lubonja, Piro Misha, Aurel Plasari, Remzi Lani etj.

E gjithë pjesa: https://vargmal.org/dan5271#post16026
ALBPelasgian wrote:Edhe referencat plotesuese te perkthyesit jane interesante. Kerkova gjithandej fjalorit te Pokornyt per barazimin molos>malesor, por s'e gjeta dot. Me ndihmoni ta gjej sepse kjo do e rriste kredibilitetin e artikullit!? Ju falemnderit!
bardus e ka sjellë të saktë:
bardus wrote:
alb. mal `mountain' (*mol-no-); tosk. maje `cusp, peak, acme, apex, summit' (*moli̯ā); alb. mol `wood, forest' (`Bergwald') from *mēlo-; geg. moje `hochgelegener Ort' (*mēl-i̯ā); vorrom. malga `Alpenwirtschaft' (*mal-ikā);
alb. malësi ‘highland’, illyr. Molossii Illyr. TN
Page(s): 721-722
Indo-European Etymological Dictionary - Indogermanisches Etymologisches Woerterbuch (JPokorny)
Aty nuk shkruhet fjalia "Malësi është e njëjtë me Molossii", por ajo nënkuptohet vetë pasi janë të renditura njëra pas tjetrës, dhe në një fjalor me mijëra faqe, natyrisht që renditja e fjalëve është më skematike.

Për shëmbull edhe në raste të tjera presja nënkupton: [është], si p. sh.:
From early Italic, Illyrian people the cognate for tears passed to Altaic languages
ku nënkupton [popullata] Italike e hershme [që ishte] popullatë Ilirike

Diku tjetër, tek rrënja *meĝ(h)- është edhe më i qartë, dhe përdor dy pikat.
Alb. math `big,: mcymr. maon (*maĝones) `the clumsy', maith `long, big' large' common alb. - mcymr. -k > -th phonetic mutation.
Maybe alb. (*mad) mal `mountain (big)' : illyr. TN Molossii
Page(s): 708-709
Indo-European Etymological Dictionary - Indogermanisches Etymologisches Woerterbuch (JPokorny)
ku fjala ndoshta(maybe) i drejtohet përkatësisë së fjalës mal rrënjës mag/mad(h), dhe jo njëjtësisë midis mal:Molossii
[për të vënë në dukje edhe që -k > -th është sipas tij një ndryshim tingullor i zakontë për shqipen, sepse na dorëzon drejtëpërdrejtë kuptimin e Makedon në shqipen Madhon/Mathian.]

Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”