Page 1 of 7
Cameri nuk te harrojm kurre
Posted: Tue Sep 08, 2009 8:16 pm
by alfeko sukaraku
Po e hap kete teme, qe te hedhim disa te dhena per Camet edhe per Camerine. Ketu mund te postojme njohurite tona per ceshtjen, si edhe mund te postojme pjese nga tradita edhe zakone Came.
Ne femijerine time kam pasur edhe disa shoke Came, biles njeri prej tyre eshte edhe regjizor i njohur, qe jeton ne mergim. Nga ata kam mesuar edhe tragjedine e tyre.
Ne Greqi jam njohur me se miri me ceshtjen came, i shtytur me teper nga urrejtja e mediave-kultures edhe politikes greke per Camet, por edhe per Arvanitet kryesisht.
Kjo urrejtje i kalon kufijte e nje "greku" edhe eshte perhapur edhe nder "shqiptaret", si dhe media shqiptare, sidomos drejtuesit e mjeteve elektronike te masmedias, te cilet vjellin me shume vrere per ta, se sa vete greket.
Duke vene re kete "dashuri shqiptaresh" per shqiptaret, edhe gjuhen shqipe, mendova se do ishte me e drejte, qe te postonim ne kete teme "ura diturie" per tragjedine Came.
Re: Cameri nuk te harrojm kurre
Posted: Tue Sep 08, 2009 8:29 pm
by alfeko sukaraku
Ne vitin 1945 Th Papamanolis ,boton librin me titull : Katakavmenos Ipiros(Epiri i perveluar).Ky liber ruan vlera te rralla historike sepse eshte shkruajtur nga dora "mburravece" e nje njeriu qe ruante brenda tij urrejtje te madhe per Camet.Vlerat historike te ketij libri ,jane dokumentet qe Papamanoli nxjerre nga arkivet e shteti greke ,ne te cilat dele ne pah se Mitropoliti Dhorotheos edhe horofilaqia greke ishin ata qe provokuan pushkatimin e 49 ortodoksve ne Paramithi.Kjo gjarje mbetet si shkaku nr 1 i gjenoncidit Came.Dhorotheu bashke me horofilaqin e binden komandaturen gjermane se Nexhat Dino ishte i lidhur me komunistat e Tiranes, edhe qe nga ky moment nderron duar qeverrisja vendore e Epirit me ndihmen e gjermanve.Administrata ju kthehet spiunave greke te cilet do dilnin me pozita me te forta nga lufta e dyte botrore.
Disa njohes foshnjore te ceshtjes e fillojn historin e gjenoncidit came me sulmin e shqiptarit te shitur shpirterisht tek ortodoksia=greqia,Napoleon Zervas.Por historia e gjenoncidit Came fillon shume kohe me pare se akti barbare i Zerves.
Re: Cameri nuk te harrojm kurre
Posted: Tue Sep 08, 2009 8:39 pm
by alfeko sukaraku
Ne kohet me te vjetra Ali Pash Tepelena ju qep Camve edhe i demtoj ata duke i percare ,vrare e prere.
Gjithashtu na duhet te permendim edhe historin e plakut te Mores ,sote heroj kombetare i "grekeve",Thedhori Kolokotronit.
Kolokotroni me Ali Farmaqin edhe me Camet kerkoi te ndertonte nje shtet te madhe shqiptare,ose me drejt nje omospondi shqiptarogreke.Per kete ai u arrestua edhe u denua me vdekje ,denim qe nuk u ekzekutua kurre.
http://www.youtube.com/watch?v=naSl88KG ... re=related
Re: Cameri nuk te harrojm kurre
Posted: Tue Sep 08, 2009 8:43 pm
by alfeko sukaraku
http://www.youtube.com/watch?v=7z-BP5lA ... re=related
ky eshte realiteti.
mbreti Zoge na hapi shkollen turke.
greket=ortodokset,sepse ata nuk dinin greqisht.
Asnje ortodoks ne qytetin time nuk ka ditur greqisht.
Re: Cameri nuk te harrojm kurre
Posted: Wed Sep 09, 2009 7:18 pm
by alfeko sukaraku
http://www.youtube.com/watch?v=mZ9WlQp6 ... re=related
i bashkohemi dhimbjes kombetare edhe e mbeshtesim me gjith shpirte kete tragjedi shqiptaresh.Vetem injorantet edhe te shiturit nuk munde ta kuptojn tragjedin e kombit tone,tragjedi qe e kane kenduar me se miri tre penat e arta te rilindjes :
Pashko Vaso-O moj shqypni
Naim Frashri-Tradhetoret
Gjergj Fishta-Maskarenjet
Edhe sote na ka mbytur injoranca, me tradhetoret e maskarenjet.
Re: Cameri nuk te harrojm kurre
Posted: Wed Sep 09, 2009 7:23 pm
by alfeko sukaraku
Re: Cameri nuk te harrojm kurre
Posted: Sun Sep 13, 2009 8:44 pm
by Mallakastrioti
Re: Cameri nuk te harrojm kurre
Posted: Wed Dec 09, 2009 5:24 pm
by Patush
Agim Gashi

Çamëri moj Çamëri
Çamëri moj Çamëri
Pse të ndihet vaji Ty?
Pse të ndihet vaji e gjama,
-Ah jetime më ka lanë nana!
Çamëri moj Çamëri
Unë kosovari qaj për Ty!
Çamëri moj Çamëri
Po shumë plagë që m´paske ti!
Ato plagë që t´lan´ të mekun
Spo sherohen as me shekuj!
Çamëri moj Çamëri
Unë mërgimtari qaj për Ty!
Çamëri moj Çamëri
Kush të keqen ta ka ba?
Djel e vasha t´shkaperderdhun
Gjithsekund në këtë dynja.
Çamëri moj Çamëri
Jo përqamja stë vyen Ty!
Çamëri moj Çamëri
Seç ma prish shëndetin ti,
Ju shof pak edhe t´përqarë
Zemër shkreta m´bahet varrë.
Çamëri moj Çamëri
Kosovari unë qaj për Ty!
Çamëri moj Çamëri
Mblidhi pleq e mblidhi t´ri,
Leni t´keqe e leni mni
Lidhni besë edhe miqësi,
Çamëri moj Çamëri
Mërgimtari qan për Ty!
Ka ardhë koha me u bashku
Njeni tjetrin me nderu,
Të gjtha forcat ti bashkoni
Lirinë n´daqit Ju ta gzoni!
Çamëri moj Çamëri
Nanë Shqipnija të merr në gji!
Çamëri moj tokë shqiptari
T´lidhim besë na e la i pari
Pa u bashku edhe Ti,
Kurr Shqipnija sbahet Shqipni!
Çamëri moj Çamëri
Kosovasi unë qaj për Ty!
2009-11-19
Re: Cameri nuk te harrojm kurre
Posted: Wed Dec 09, 2009 6:06 pm
by Arta
Re: Cameri nuk te harrojm kurre
Posted: Wed Dec 09, 2009 6:31 pm
by alfeko sukaraku
Ne se ka nje pike shume te qarte qe tregon shkaterrimin e shqiptarve ,ajo eshte ceshtja came.Camet u vetvrane me njeri tjetrin sepse fete i kishin percare ne ortodoks greke edhe ne mysliman turq.kjo eshte fatkeqsia edhe percarja me e madhe qe i ka ndodhur kombit tone.Ne duhet te nxjerrim mesime edhe te mos percahemi me nga ideologjit ,por te mbrojme shqiptarin mbi te gjitha.Vjersha e PAshkos nuk ka ndermend te zvogeloj a te urrej fete,por ka ne qender te vemendjes percarjen e shqiptarve nga fete ogurzeza
Re: Cameri nuk te harrojm kurre
Posted: Thu Dec 10, 2009 9:38 pm
by alfeko sukaraku
Abedin Dino
Abedini bashke me Osman Taken edhe Thoma Camin ishin disa nga figurat me te rendesishme te Cameris.Abedini kishte marre pjese ne lidhjen shqiptare te Prizrenit,ndersa dera e tij ishte dera me e madhe edhe me e pasur e Cameris.
Re: Cameri nuk te harrojm kurre
Posted: Thu Dec 10, 2009 9:40 pm
by alfeko sukaraku
Vreni veshjen tradicionale Came .Filat 1915.
Re: Cameri nuk te harrojm kurre
Posted: Thu Dec 10, 2009 9:44 pm
by Arbëri
alfeko sukaraku wrote:Ne se ka nje pike shume te qarte qe tregon shkaterrimin e shqiptarve ,ajo eshte ceshtja came.Camet u vetvrane me njeri tjetrin sepse fete i kishin percare ne ortodoks greke edhe ne mysliman turq.kjo eshte fatkeqsia edhe percarja me e madhe qe i ka ndodhur kombit tone.Ne duhet te nxjerrim mesime edhe te mos percahemi me nga ideologjit ,por te mbrojme shqiptarin mbi te gjitha.Vjersha e PAshkos nuk ka ndermend te zvogeloj a te urrej fete,por ka ne qender te vemendjes percarjen e shqiptarve nga fete ogurzeza
Sipas historisë ,Çamët krishter dhe musliman kishin një bashkjetesë vëllezërore , apo ndodhi më vonë atë që thua ?
Çamët krishterë shpëtojnë nga pushkatimi 500 gra e fëmijë myslimanë
Historia e marrëdhënieve të çamëve myslimanë me të krishterët gjatë pushtimit fashist të Greqisë, duhet parë, gjykuar dhe vlerësuar mbi bazën e dokumentacionit të gjerë të kohës si dhe të vërtetave të pamohueshme. Është fakt i njohur se në këtë kohë çamët myslimanë dhe të krishterët u gjendën në krah të njeri-tjetrit për t'u mbrojtur nga elementët keqbërës dhe të pandërgjegjshëm. Masat e para të parisë së fshatrave myslimanë e të krishterë filluan që në vitin 1939, kur Italia fashiste pushtoi Shqipërinë. Duke u mbështetur në traditat e hershme shqiptare, midis tyre u krijuan besëlidhje
.
1940, besëlidhja myslimano-krishtere e çamëve
Besëlidhja e parë midis myslimanëve e të krishterëve ishte ajo që u krijua në kazanë e Margëlliçit, në vitin 1940. Sipas kësaj besëlidhjeje, fshatrat myslimane të Margëlliçit dhe fshatrat e krishtera të Frarit, Shenicës, Livadhiasë, Llurit etj., do të zinin pozicione të përbashkëta, për të sprapsur çdo kërcënim që do t'u vinte fshatrave të tyre. Madje u caktuan dhe pikat ku do të ziheshin pozicionet. Vijat mbrojtëse do të ishin në vendin e quajtur Fuzjat, një pikë strategjike që kontrollonte çdo hyrje e dalje ne atë zonë, si dhe vijën Arpice-Aji.
Besëlidhja u shtri edhe në mes të fshatrave të kazasë së Paramithisë, si dhe në mes të fshatit Kurtes dhe fshatit të krishterë Draganj.
Një besëlidhje e fuqishme ishte edhe ajo e krijuar në kazanë e Filatit; madje që në kohën e sundimit osman. Në lindje të qytetit të Filatit kishte katër fshatra të krishtere: Fanasomeri, Finiqi, Jeromeri dhe Sidheri, që njiheshin me emrin KALLOHOR (fshatra të mira). Banorët e krishterë të këtyre katër fshatrave dalloheshin si njerëz punëtorë e të ndershëm, bujarë e mikpritës dhe shumë korrektë me myslimanët. Në vitin 1940, kur qeveria bëri internimin e parë të parisë së myslimanëve të Çamërisë, disa të krishterë të fshatrave të thella të Filatit menduan se u erdhi çasti i volitshëm për të plaçkitur pasurinë e familjeve çame të pambrojtura. Ishin fshatarët e krishterë ata që i morën në mbrojtje fshatrat myslimane të Filatit dhe me ndërhyrjen e tyre, u arrit që të mbroheshin shumë familje myslimane…
Çamët e krishterë, strehë për të mbijetuarit myslimanë
Në vazhdim të fakteve që flasin për dashurinë dhe respektin reciprok që kishin dy komunitetet në Çamëri dhe dhembjen që ndjenë ata të krishterë të ndershëm për vrasjet, plaçkitjet e fshatrave e shtëpive të myslimanëve, që po e kthenin Çamërinë në një shkretëtirë të vërtetë, arkivat dhe dëshmitë veçojnë dhe aktin e lartë të fisit të madh e të respektuar të Vrisëve nga Grikohori. ...Hizdar Ahmeti i përket një familjeje të njohur çame nga myslimanë e të krishterë në Grikohor dhe në të gjithë Çamërinë, si derë e madhe dhe njeri fisnik e me besë. Kur nisën shpërnguljet e familjeve çame nga trojet e tyre, ai dhe të afërmit e tij, vendosën të kalojnë në Shqipëri nëpërmjet Janinës, si një rrugë që paraqiste më pak rreziqe nga bandat greke. Në Janinë ai ra në kontakt edhe me shumë të krishterë të zonës së Çamërisë, që ishin strehuarkohët e fundit në Janinë.
Aty takoi edhe bashkëfshatarin e tij Strati Vrisin, me familjen e të cilit e lidhte një miqësi e vjetër. Ata të dy kalonin orë të tëra bashkë në kafenetë e Janinës dhe bisedonin për kaosin, që kishte përfshirë Çamërinë dhe gjithë Greqinë. Një natë, (sipas dëshmive të të mbijetuarit Hizdar Ahmeti), erdhi një i krishterë në shtëpinë dhe në emër te Strati Vrisit, më ftonte në një darkë, ku sipas fjalëve të tij, ishin edhe miq të tjerë të krishterë nga fshatrat e Çamërisë që i njihja dhe më njihnin. Më tej ai rrëfen: "Vendosa të shkoja me kënaqësi. Prisja të nisesha rreth orës 20. Ndërkohë që çami nga Grikohori qëndronte në shtëpinë e tij, shkon Eleni, e shoqja e Strati Vrisit dhe i thotë Hizdar Ahmetit: "Aga! Ke të fala shumë nga Stratiu. Sonte mos lëviz nga shtëpia ti dhe të afërmit e tu, se kundër jush është përgatitur një plan i keq që rrezikon jetë njerëzish". Qëndrimi i Strati Vrisit dhe përpjekja e tij për të shpëtuar myslimanët, nuk ishte rasti i vetëm. Kështu hoxha i fshatit Kuç me të afërmit e tij që ishin larguar në Janinë, kur kishte filluar dhuna e terrori grek në Çamëri, u morën në mbrojtje nga të krishterët dhe më pas, kur u qetësua gjendja, u kthyen në fshatin Kuç… Kështu, sipas arkivave e dëshmive të të mbijetuarve, edhe në fshatin Mavrudh, i krishteri Gaqo Sholiu, shpëtoi nga thonjtë e vdekjes Nusret Sulon nga fshati Shulash, si dhe shumë familje të tjera myslimane në fshatin Lopës, që më pas u stabilizuan në Sajadhë, ku jetojnë edhe sot.
Si shpëtuan të krishterët familjen e njohur Gerra të Çamërisë
Tahir Gërra nga Vrohonai, ishte një derë e madhe patriotike. Njeri nga pjesëtarët e fisit të tij, Veli Gerra, ishte delegate i Çamërisë në Kuvendin historik të Vlorës, që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912. Familja e Gerrave ishte edhe pronare e madhe tokash në Pllataredhe në Vris. Tahir Gërra, kur bashkë me çamët e tjerë mori rrugën e emigrimit për në Shqipëri, ka treguar një episod, që meriton të vihet në dukje. Ai në atë kohë ishte një burrë i moshuar, që i kishte kaluar të shtatëdhjetat. Kështu plakun e mençur dhe të mirë Tahir Gërra, ndërsa largohej duke lënë pas Vrohonain e tij të dashur, krahas pafuqisë që ndiente në atë rrugëtim të dhembshëm dhe pasurisë së madhe, që i linte pas, e brengoste edhe diçka tjetër e madhe. Herë-herë kërkonte të ndalej dhe duke u ulur, kthente kokën pas. Buza i dridhej dhe sytë i përloteshin. Pas mbetej si ëndërr Vrohonai, varret e të parëve. Por pas mbeteshin edhe miqtë e tij të krishterë. "O Zot! O Zot, - pëshpëriste me vete plaku. Ç`është kjo hata! Mallkuar qofshin ata që na bënë këtë gjëmë!
Mallkuar qoftë ai Zervë qeni! Edhe në varr mos pastë derman !"- pëshpëriste ai gjatë gjithë rrugëtimit dhe më vonë. Dhe pjesëtarët e familjes Gërra, pas dekadash, tregojnë se kur ishin larguar nga shtëpitë e tyre, tërë gjënë e pasurinë ia kishin lënë në përkujdesje e në kujdestari mikut të tyre të krishterë Kozma Zoit, nga fshati Vris. Kur familja e Tahir Gërrës gjendej në fshatin Spatar, bashkë me shumë familje çame, Kozmai ishte nisur nga Vrisi me dy vetë të fisit të tij, për të takuar e parë Tahir Gërrën dhe familjen e tij kudo që të ishin. Ai i gjeti në fshatin Spatar, nën një tendë të madhe të sajuar të një çadre. "Na gjeti aty, na përqafoi si vëllai-vëllanë dhe derdhi lot dhembjeje, duke i thënë babait tim dhe neve sa ishim atje, burra gra, fëmijë. Na prishi lufta, or vëlla. Zoti na shpëtoftë ju dhe ne", - tregon Nuri Gerra, djali i Tahir Gerrës. Atë natë, tregon Nuriu, miku i shtëpisë sonë, i krishteri nga Vrisi, e gdhiu natën bashkë me ne, në atë çadër. Të nesërmen, kur gdhiu dita dhe miqtë e krishterë do të ndaheshin, Tahir Gërra, duke iu hedhur në qafë, i tha Kozma Zoit: "Kam marrë nga tufa e lopëve të mia 7-8 lopë me vete, për të ushqyer fëmijët rrugës, por tani e shoh që as unë jam për to dhe as ato për mua. Duan kullotë e përkujdesje, qënuk mund t`ua siguroj, prandaj me gjithë zemër merri me vete dhe i paç hallall"! Pastaj iu drejtua të birit, Ruhiut: "Merri lopët dhe silli t`i marrë Kozmai". Kozmai me njerëzit e tij dhe tufën e lopëve përpara, u kthye në Vris, ndërsa të nesërmen Tahir Gerra me fisin e tij kaloi kufirin. Fundviti '44.
Dhe pse nuk ndodhi e njëjta te Arvanitët por e kundërta ?
Re: Cameri nuk te harrojm kurre
Posted: Thu Dec 10, 2009 9:54 pm
by alfeko sukaraku
Acarimi kishte ndodhur me pare me ane te presionit rusoortodoks edhe me renien e turqis ne zone.
edhe ne vazhdim me luften ballkanike e me pas luften e pare botrore.Acarimi me i madhe ndodhi ne kohen qe shqiperia drejtohej nga mbreti...................
KING OF ALBANIA
Re: Cameri nuk te harrojm kurre
Posted: Thu Dec 10, 2009 10:00 pm
by alfeko sukaraku
Ja edhe nje kamp Came ne shqiperi me 1946.
Si u loze loja ateher?
U sajua incidenti i Korfuzit edhe Anglia u be armike me shqiperin,keshtu qe as qe nuk u ndje kush per gjenoncidin came.Serisht na i hodhen dredharaket.