"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Data, rrefime, mytologji dhe pak histori.

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

Post Reply
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4203
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Data, rrefime, mytologji dhe pak histori.

#1

Post by Zeus10 » Fri Jul 31, 2015 12:07 am

Ne kete teme, do mundohem te datoj rrefimet e Bogdanit, duke u mbeshtetur pak nga rrefimet e autoreve te tjere me te hershem, duke bere diferencen me personazhe dhe ngjarje te njohura.
Po e filloj me rrefimin e pare te Bogdanit:
Verse: x 2878 ɛuu fijλ Regenia e Arbenit, e rnoj ndiere mbe Alessanderre te birre e Pirrit.
Zuri fill Mbreteria e Arberit, dhe rrojti deri tek Aleksandri i biri i Pirros

Eshte e habitshme perse Bogdani, nuk permend fjalen Epir, por Arberi, ne nje kohe qe ky term ne ate kohe, nuk duhet te egzistonte. Mesa duket ky eshte perkthimi ne shqip i Epirit.

Fakti qe permend Pirron, do te thote qe e ka fjalen per Pirri Neoptolemin, te birin e Akilit, atij qe sipas nje seri autoresh te tjere, themeloi mbreterine e Epirit, duke ju dhene dhe emrin banoreve ne Pyrridae, ose Pirrei, shembull
Post Pyrrus, Achillis filius, amisso per absentiam Troianis temporibus paterno regno in his locis consedit: qui Pyrridae primo, postea Epirotae dicti sunt.


Nese banoret do te quheshin Pyrrinj, ciles gjuhe i bindet egzonimi EPIROS? Perse ai ka shume kuptim ne shqip?

E-piros=(mbreteria) e Pirros, vendi i-piros perkatesisht qe cuditerisht perputhet me pronuncimin perkatesisht ne latinisht dhe greqisht.

Te shohim tani, sa vite e ndajne themelimin e Arbenise(Epirit), nga ngjarjet e tjera per te vendosur nje datim, per te:
2656 Euristi kjè i pari Regij Micenesse.


Mesa duket eshte fjala per Eurystheus, nje nga mbreterit me te vjeter Mikenas te Argosit. Ky Eurystheus, detyroi Herkulin, per te kryer 12 bemat e tij dhe ne fund, I marrosur nga inati qe Herakliu mundi ti kryente bemat me sukses, sulmoi Heraklidet Ἡρακλεῖδαι, qe megjithese ne nje sens te gjere ishin bijte e Herkulit, eshte nje term qe i referohet vetem Hyllejve apo Byllejve, fisit te Yllosit, djalit te madh te Herkulit. Ishte ky Yllos, qe e vrau Eurystheusin ne beteje dhe themeloi RACEN HELENE. Deshmi Scymnus:
Τούτοις συνάπτον δ έστι Βουλινών έθνος.
εξής δέ μεγάλη χερρονησος Ὕλλικη
προς τήν Πελοπόννησόν τι έξισουμένη.
πόλεις δ' έν αυτή φασι πέντε καΐ δέκα
Ὕλλους χατοιχεϊν, οντάς Ελληνας γένει.
Por sic dihet dhe shihet dhe nga rreshtat e mesiperm, ky fis ishte nje fis Ilir, qe zbriti jo shume kohe pas Luftes se Trojes ne Peloponez, disa autore thone 18 vjete, ca te tjere 2 gjenerata~60 vjete.

Kur u zhvillua Lufta e Trojes?
Ne nuk e dime me saktesi, por Bogdani na rrefen, se kur Enea shkoi ne Itali:
2786 Enea prej Troje votte nde Italiet tu ba Reg
Pra le te permbledhim ne pak fjale diferencen kohore, midis themelimit te Arberit dhe dy ngjarjeve te tjera:

222 vjete e ndajne themelimin e Arbenit(Epirit) nga mbreti Eurystheus
92 vjete nga Enea

Por, ketu ka nje mosperputhje me historite e tjera, sepse nese Eurystheus ka jetuar 2 shekuj para Pirros, djalit te Akilit, si ka mundesi qe bashkekohesi i ketij te fundit Enea, ka jetuar veten 90 vjete para Pirros? Nderkohe qe Yllosi nuk mund te kete vrare Eurystheusin, sepse ai ka jetuar rreth 250 vjete pas tij.


vazhdon
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4203
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Data, rrefime, mytologji dhe pak histori.

#2

Post by Zeus10 » Fri Jul 31, 2015 1:49 pm

Le te kthehemi dhe njehere tek quota fillestare, per themelimin e mbreterise se Arbenit.
Verse: x 2878 ɛuu fijλ Regenia e Arbenit, e rnoj ndiere mbe Alessanderre te birre e Pirrit.
Ashtu sic e permendem dhe me siper, Bogdani, perdor ne krye te heres emrin Arbeni. Ndryshe ndodh kur ai na informon per fillimet e Mbreterise Dardane.
Verse: e 2483 Dardani i pari Regij Dardaniesse, tasc Scerbijsse.
Sic vihet re, ai eshte kujdesur te vecoje emrin e vjeter, nga emri i ri i vendit: 'dikur Dardania, tash Serbia'.
Dikush, mund te argumentoje, qe kjo eshte thjesht mosndjekja e nje standarti prej autorit, ose fakti qe termi 'Epir', mund te mos kete qene kurre, nje emer i brendshem i perdorur nga shqiptaret, pra nje egzonim, perkunder Dardania dhe Serbia, qe jane endonime. Por nese keshtu, atehere I bie, qe shqiptaret dhe gjuha shqipe te kene qene te gjalle, ne kohen kur zuri fill mbreteria e Dardanise dhe kjo kohe, eshte vertete shume e larget. Po ta krahasojme ate me themelimin e Romes, nje date qe sot mendohet se eshte e njohur:
Verse: m 3210 ɛu fiλ meu bam Roma prej Remuλit e Romuλit Veλaɛene.


ato i ndajne plot 727 vjete. Nese do te marrim te mireqene daten 21 Prill 753 PK, per themelimin e Romes, atehere Dardania eshte themeluar ne vitin 1480 PK. Keshtu i bie qe 'Mbreteria e Arbenit', te kete vitin e sakte te themelimit te saj vitin 1085 Para Krishtit.

Nese, do te marrim per te mireqene, qe ate e ka themeluar, i biri i Akilit, Pirroja, menjehere pasi u kthye nga Lufta e Trojes, ku ai qendroi deri ne fund, duke vrare dhe Priamin, atehere i bie, qe kjo lufte, nese eshte vertete nje ngjarje historike, te kete ndodhur jo shume larg ketij viti.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4203
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Data, rrefime, mytologji dhe pak histori.

#3

Post by Zeus10 » Fri Jul 31, 2015 2:49 pm

Por Bogdani, nuk e permend, pothuajse fare ngjarjen e Trojes, ne kronologjine e tij, por ai permend fund e mbreterise se Argjiveve, qe sipas Homerit ishin ata qe sulmuan Trojen:
Verse: i 2663 Mbaroj Regenia e Argiuiet, me Rejne Aeris, chi kje maj mbrami.
Kjo ngjarje ka ndodhur 215 vjete para se Pirro Neoptolemi, te linte Trojen dhe te themelonte shtetin e tij.
Eshte e pakuptueshme, se cfare do te thote Bogdani me : "Mbaroj Regenia e Argiuiet", ciles dinasti i referohet ai, por mesa duket e ka fjalen per dinastine qe fillon me Inakos dhe mbaron me Pellasgun(ARGEOS).
Verse: d 2119 Inaku kjè i pari Regi Argiviessè.
Pra Pellazgu, nese ka qene nje personazh historik, ka jetuar ne vitin 1300 Para Krishtit. Ka nje problem me rrefimin e metejshem, sepse sipas te tjereve, nuk eshte Aeris, qe trashegoi mbreterine, por Danai, princi egjyptian, qe emerzoi gjithe pellazget, sipas emrit te vet ne: "Danaj".
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4203
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Data, rrefime, mytologji dhe pak histori.

#4

Post by Zeus10 » Fri Jul 31, 2015 4:03 pm

Tani, nese Inakos, ishte I pari qe themeloi mbreterine e Argjiveve:
Verse: d 2119 Inaku kjè i pari Regi Argiviessè.
si eshte e mundur qe njefare Egiasco Drimo
Verse: k 1875 Egiasco Drimo kje i pari Regij Moresse.


na paska themeluar Mbreterine e Morese, 244 vjete perpara mbretit me te vjeter te Argjiveve?

A eshte Bogdani, duke folur per personazhin mitologjik Aegis(Αἰγίς) ne kete rresht?
Nese po, ku jane siguruar keto te dhena, per personazhe qe na pakan jetuar rreth 1250 vjete para themelimit te Romes?

Dhe perseri, per nje date kaq te vjeter Bogdani perdor termin mesjetar : "More", ne vend te "Peloponezus", qe duke gjykuar nga saktesia e kronikave te tij, duke ju referuar ketyre kronikave, duhet te kishte perdorur termin 'Peloponez'. Pas verifikimit dhe te variantit italisht:
1875 Egiasco Drimo fii il primo Rè di Morea
i njejti term mesjetar, eshte perdorur dhe ne kete variant per te, ndyshe nga rreshti ku ai rrefen per fillimet e mbreterise arberore:
2878 Principio il Regno di [b][color=#0040FF]Albania[/color][/b] eduro fino Alesandro Figliuolo del Rè Pirro2878 ɛuu filj Regenia e [b][color=#0080FF]Arbenit[/color][/b] e rnoj ndiere mbe Alesanderrc te birre e Pirrit
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”