Page 1 of 1
Zonat me emra "sllav" ne trojet tona
Posted: Thu Dec 03, 2015 8:02 pm
by The.Mask
Kjo eshte propaganda e tyre e cila perdoret kundra nesh per te justifikuar shtrirjes sone ne keto trojet dhe jasht trojet e Republikes se Shqiperise.
Cfar mund te thuhet per kete?

Re: Zonat me emra "sllav" ne trojet tona
Posted: Thu Dec 03, 2015 9:10 pm
by Zeus10
Fakti qe ne te gjithe Shqiperine, kemi toponime slave, nuk do te thote qe keto territore, kane pas qene banuar nga banore sllavisht-foles. Nese vihet re harta me kujdes, me shume toponime slave, gjenden ne Jug te Shqiperise se sa ne Veri te saj, nderkohe qe e kunderta duhej te ndodhte, nese Shqiperia ka qene e banuar nga sllavet. Jugu i Shqiperise ka qene i sunduar nga Perandoria Bullgare, por shqiptaret ashtu si dhe gjate sundimit Osman ishin rrenjes. Shqipja asnjehere nuk ka asimiluar gjuhe te tjera, ishin gjuhet e sundimtareve fetare, qe e kane bere kete. Shqiperia ka qene vend i banuar prej shqiptareve, sidomos ne zonat rurale por i sunduar nga te tjeret, te cilet paten dhe administratat e tyre per te emerzuar, cdo cep te Shqiperise, ne gjuhen e Fese se tyre, per sa kohe qe ata sunduan token e shqiptareve.
Re: Zonat me emra "sllav" ne trojet tona
Posted: Fri Dec 04, 2015 9:47 pm
by ALBPelasgian
Rrjeta e emer-vendeve sllave ne Shqipnine bregdetare nuk thote asgje per prejardhjen e shqiptareve. Me randesi asht te vihet ne pah fakti i randesishem qe nomenklatura antike, dmth ilire, asht ruejt dhe kjo ruajtje asht ba tu i pervijue rregullat e fonetikes historike shqipe. Psh, toponimi Lezhë (Leshë) asht vijim i pakeputun i Lissos (forma greke) dhe Lissus (forma latine): zanorja /i/ asht kthy ne /e/, ashtu sikunder ilustrohet edhe nga disa 'huazime' te shqipes nga latinishtja: piscis > peshk, missa > meshë. Le te merremi edhe me nji shembull tjeter domethanes: etniku i fisit ilir te Pirusteve (Πιροῦσται/Πειροῦσται) asht ruejt tek toponimi i sotem Qafa e Prushit. Si asht i mundun nji zhvillim i tille? Zanorja /i/ asht e pritshme qe ne shqipen arkaike me jep /ë/, nderkaq diftongu /-ou-/ asht thjeshtezue ne /u/, nderkaq togut /st/ > sh (khs. lat. testa > teshë). Forma e ndermjeme ka qenë dicka si *pe:rush, per me jep formen e sotme Prush. Njisoj mundemi me vazhdue edhe me toponime e hidronime te tjera, por keto jane te mjaftueshme qe shqipja asht gjuha e pakeputun e folun ne Shqipni gjate kohes se turbulencave qe pasuan dyndjet barbare.
Re: Zonat me emra "sllav" ne trojet tona
Posted: Sat Dec 05, 2015 12:30 pm
by bardus
Mire ata qe na i ndryshuan emervendet sepse ishin ne gjuhen e djallit (shqip), por lind pyetja se ne perse nuk i ndryshojme tani ne kete kohe qe te mos ankohemi edhe me vone ,kam parasysh greket qe ndryshuan mbi 5000 emra fshatrash per tua zhdukur origjinen shqiptare dhe vllahe, te njejten gje edhe serbet.Duke pare tendencat e sotme ku ne tv degjon '' aeroplani aterroi ne aeroport'' ku shqip eshte vetem ''ne'' ,kam pershtypjen se vete ne jemi te prirur per te perdorur fjale te huaja.
Re: Zonat me emra "sllav" ne trojet tona
Posted: Sat Dec 26, 2015 6:03 am
by The.Mask
bardus wrote:Mire ata qe na i ndryshuan emervendet sepse ishin ne gjuhen e djallit (shqip), por lind pyetja se ne perse nuk i ndryshojme tani ne kete kohe qe te mos ankohemi edhe me vone ,kam parasysh greket qe ndryshuan mbi 5000 emra fshatrash per tua zhdukur origjinen shqiptare dhe vllahe, te njejten gje edhe serbet.Duke pare tendencat e sotme ku ne tv degjon '' aeroplani aterroi ne aeroport'' ku shqip eshte vetem ''ne'' ,kam pershtypjen se vete ne jemi te prirur per te perdorur fjale te huaja.
Qeveria tone e shitur me shume u pelqen me i nderro emrat shqiptare ne gjuhe te huaja, si pershembull Liqenas -> Pustec.