Page 1 of 1

Mitologjia dhe Demonologjia shqiptare.

Posted: Sun Sep 13, 2009 2:17 pm
by Mallakastrioti
Ne radhe te pare nje pershendetje serish te gjitheve dhe klerkoj falje per mungesen keto kohe por kam qene me pushime...
kur isha ne Shqiperi me ra ne dore nje liber teper interesant lidhur Mitologjise dhe Demonologjise popullore me autor Azem Qazimi...
Ketu keni dy video rreth ketij libri:




Re: Mitologjia dhe Demonologjia shqiptare.

Posted: Mon Sep 21, 2009 6:41 pm
by Mallakastrioti
...vazhdim ne kete drejtim....kokefort mallakastre siç jam duhet te shkoja deri ne fund...lol..(Duhen studiuar dhe kaluar brezave te rinj keto gjera djema dhe vajza....degjoni malokun apo çobanin e mallakastres c'thote se di se c'thote)





Re: Mitologjia dhe Demonologjia shqiptare.

Posted: Mon Apr 16, 2012 2:30 pm
by Mallakastrioti
Mitologjia Shqiptare:"Prishjen e Henes (gjysmehena) ne zonen e Kurveleshit (Smokthine) e mbanin si ogurzi, shume te keqe. Besonin se do te ndodhnin ngjarje te keqija, luftra, termete, permbytje, zi buke etj...Njerezit zakonisht shtinin me pushke per te trembur Lubine apo Lugatin qe te leshonte Henen (pasi mendonin se kur Hena nuk shnderiste apo ishte e gjysmuar e kish zene Lugati apo Lubia). Besonin se Hena ishte nje grua e shenjte, ndaj diten e hene nuk preknin pune me dore, pasi besonin se po te punonin do t'u ndodhte nje e keqe e madhe. Plakat tregonin se naten u shfaqej ne enderr hena si grua dhe u tregonte te gjitha te keqijat qe do t'u çonte atyre qe nuk kishin kremtuar diten" (Rr. Zojzi---K.Kamsti).
Tani mendimi im (ne forme pyetje retorike), çfare ndryshimi kane keto bestytni apo besime popullore apo mitologji prej atyre te tempujve te lashte qe sot konsiderohen grek? Cfare ndryshimesh kane Plakat me Priftereshat Gra te Vjetra (Plaka) qe futeshin ne kontakt me orakujt apo me Zotat dhe Perendite?

Re: Mitologjia dhe Demonologjia shqiptare.

Posted: Sun May 20, 2012 1:28 pm
by Mallakastrioti
"Perse mallakastriotet besojne se termetet krijojhen prej nje Bualli (demi) te Zi qe jeton nen toke dhe kur krijohet nje termet i vogel, Bualli i Zi vetem ka tundur nje qime te tij,,,,por kur zemerohet rende shfryn e tund briret me aq zemerim sa gjithçka e rrenon mbi toke? Perse duhet te ekzistojne keto besime popullore nder leber-mallakastriot me teper se nder kretan?!

Image

Re: Mitologjia dhe Demonologjia shqiptare.

Posted: Sun May 20, 2012 2:15 pm
by ALBPelasgian
Pergjigjja varet edhe nga morfologjia e terrenit ne Mallakaster dhe viset rrotull. Ne qoftese se keto treva gjenden ne pika te ndjeshme termetore (sizmike), atehere perceptimi popullor rreth nje bualli qe rron ne thellesite e tokes duket te kete qene mese i natyrshem per njohurite ende primitive te njerezve pre-historik. Njesoj shpjegohet puna ehde ne Krete:
The origin of the stories of the Minotaur beast may also be based on geographical location as Knossos lies in the centre of an earthquake zone. The roaring sound made by earthquakes may have made the people of the time imagine that the earthquake was a great roaring bull below the palace creating loud quakes.

http://explore.theculturetrip.com/europ ... d-knossos/

Re: Mitologjia dhe Demonologjia shqiptare.

Posted: Sat May 26, 2012 2:34 pm
by Arban Blandi
Ora e mitologjise shqiptare.

Image

Re: Mitologjia dhe Demonologjia shqiptare.

Posted: Fri Dec 28, 2012 8:13 am
by Mallakastrioti
"Kalendari i sotëm pagan, është kalendari kombëtar që praktikohet nga pothuaj të gjithë shqiptarët, por shumë prej nesh pa e ditur ende arsyen e vërtetë pas festimeve që përfshihen në të. Çfarë
kuptimi kanë veroret, plugimi, festivalet e luleve, rrëshajat, zjarret malore, buzmi, kërshëndellat, ujqit, viti i ri e shumë të tjera që janë festa mbarëkombëtare?

Fshehur nën veshje të huaja me disa emra të ndryshuara me dhunë, festat që mbahen me kryeneçësi prej të gjithë nesh, pa dallim krahine apo ideje, janë festat e lashta ilire të cilat aspak rastësisht vazhdojnë të ndjekin këmba-këmbës ciklin e diellit dhe luhatjet e këtij. Hyllvegu është emri i ri vargmalas i këtij kalendari të lashtë e të pavdekshëm e do të thotë veg i Hyllit, punishte e Yllit, punishte e Diellit.

Duke u nisur nga të dhënat e mjafta rreth veprimtarive festive (shiko rrethin e blertë), drejtimet kryesore të tij në ciklin diellor janë si vijon:

Hyllvegu

Viti: 12 muaj / 365 ditë (366 një herë në katër vjet)
Muaji: 30-31 ditë (shkurt 28-29)
Java: 7 ditë (e hëna e para)
Dita: 24 herë (12 herë ditë, 12 herë natë)


Hyllvegu është standardizim i kalendarit festiv shqiptar sipas cikleve diellore. Duke vrojtuar modelin e festave shqiptare të shpërndara gjatë vitit vihet re se ato kryhen sipas një rregullsie që ndjek ciklin diellor. Kjo rregullsi pas ciklit diellor tregon dhe zbatimin e pavetëdijshëm mbarëpopullor të një kalendari të vjetër në rite pagane, i cili pavarësisht përpjekjeve për dobësim, mujshim apo zhdukje prej institucioneve fetare apo administrative pushtuese, nëse hetohet me kujdes, ndonëse ende i pazyrtarizuar ruan me ngulm thelbin e vet të pandryshuar që prej lashtësisë.

Festat mbi të cilat ngrihet Hyllvegu janë në dimër: fundshtatori me barasnatën e vjeshtës kur mbahet Plugimi dhe Dita e Bletëve; funddhjetori që vjen me 2 javët e Mesdimrit, Buzmit dhe festës së ujqve. Ato nisin nga data 25 dhjetor e ndjekin solsticin dimëror deri në 6 janar. Festa e njeriut-ujk, Ulknirit, paraqet egërsinë e natyrës në dimër dhe njësohet me djem veshur në lëkurë ujqish që shkaktojnë trazira përgjatë 2 javëve të Mesdimrit - me rrënjë thellë në lashtësinë ilire. Në verë: fundmarsi me Ditën e Verës dhe veroret e vajzave ndjek barasnatën pranverore në 21 të muajit. Në fund të qershorit vijojnë dy javët e Mesverës për solsticin veror me të Korrunat, të Qethat, therjen e bagëtisë, Natën e Verës, Rrëshajën e gjarpërinjve dhe në të parat e korrikut buçasin festimet e kultit të Diellit me zjarrndezje në majat e larta malore gjatë natës dhe zjarret e tymit në fusha.

Viti në Hyllveg ndjek kalendarin e sotëm e nis më 1 janar dhe mbaron në 31 dhjetor, por ka vetëm dy stinë, verën dhe dimrin. Vera nis me barasnatën e 21 marsit dhe mbaron në barasnatën e 23 shtatorit. Që prej aty e në mars gjysma tjetër e vitit është dimër. Në dy solsticet Hyllvegu shënon dy festat e mëdha të Mesverës dhe Mesdimrit. Renditja e muajve ecën gjithashtu sipas kalendarit të sotëm duke ruajtur dhe të gjithë rregullat e tjera të tij.


Festimet kryesore

2 javë të Mesdimrit dhe Ulknirit

25 dhjetor – Kërshëndellat (22), Buzmi I
1 janar - Kryeviti, Motmoti, Viti i Ri, Buzmi II
6 janar – Beniku, Buzmi III

21 mars - Dita e Verës, Veroret, Dita e Luleve

(Plakat)

2 javë të Mesverës, të Korrunat, Dielli

24 qershor – Nata e Verës, Të Korrunat, Të qethat
1 korrik – Rrëshajat, Dielli
6 korrik - Dielli

23 shtator - Dita e Dimrit, Dita e Bletëve, Plugimi


Sipas këtij caktimi të praktikës kombëtare gjatë shekujve, duke ndjekur ciklin diellor, edhe shpërndarja festive bëhet e vetëkuptueshme. Me ndarjen dystinëshe, Mesdimri dhe Mesvera bien në mes të stinëve të Hyllvegut, dhe dallojnë nga përkatëset e Bujkut me rreth 45 ditë, për shkak se i fundit feston në ciklin e tokës.

Shkëputmas pjesërisht nga karakteri bujqësor, në Hyllveg merret parasysh ana tradicionale dhe funksioni i festave në ditët e sotme. Në vijim të kësaj renditjeje çdo krahinë shqiptare ka dhe festa të tjera lokale që ndjekin veçoritë dhe doket e krahinës.

Image

Re: Mitologjia dhe Demonologjia shqiptare.

Posted: Tue May 14, 2013 10:23 pm
by Mallakastrioti
ZOJA PRENDE (SHEN-PREMTJA)
---
Prej saj ka marr emrin ne shqip edhe nje dite e javes, e premtja. Kulti i Zojes Prende, apo siç quhet ndryshe Zojes se Bukuris, kremtohet edhe sot e gjithe diten nder shqiptar. Sado qe e krishteruar me emrin Shena Prende, Zoja lutet gjithnje si hyjneshe e bukurise.
Katoliket e veriut e kremtojne me 29 korrik. Te krishteret dhe muslimanet benin se bashku pelegrinazh ne kishen e Shena Prendes ne luginen e Kurbinit. Kjo Hyjneshe pagane u identifikua nga kisha katolike me Shen Anen. Shena Prenda eshte aq popullore ne Shqiperi e Kosove, sa shume fshatra, vende (si Shenpremja ne Corraj te Kurveleshit, Ura e Shenapremes ne Has te Prizrenit) e kisha mbajne emrin e saj. Nga 275 kisha katolike qe, sipas Kordinjanos, ekzistonin ne Shqiperi ne shek. XVI-XVII, 33 i kushtoheshin kesaj figure misterioze (Pagane)

Image