Page 1 of 1

Trashegimi e jona Perandorake dhe Papnore

Posted: Fri Aug 04, 2017 11:42 am
by TeuAL
Perandori Ilir Dioklecian dhe Papa Klementi XI - Albani

Kisha 'Shen Maria e Engjejve dhe Martireve', qe eshte ndertuar brenda 'Termave te Dioklecianit' ne Rome, u perzgjodh nga Papa Albani per te ndertuar nje kalendar diellor bazuar ne meridianin e Romes. Kjo veper e bukur vazhdon te terheqe admirues te shumte. Ngjitja eshte nga www dhe ilustron sa thashe me lart. Ne videon qe vijon tregohet kalendari i dhuruar nga Papa Albani per kishen ' S. MARIA DEGLI ANGELI E DEI MARTIRI'. Ne minuten 1:02 shihet Stema Papnore Albani.
www.youtube.com/watch?v=kpl_b_kYX9w

Re: Trashegimi e jona Perandorake dhe Papnore

Posted: Mon Aug 07, 2017 1:41 pm
by TeuAL
Nje obelisk ne muzeun arkeologjik ne Durres
Perandori August perdori nje obelisk per te ndertuar nje kalendar diellor dhe ore diellore ne Rome. Ngjitja e pare tregon pjese nga ky kalendar diellor qe arkeologet zbuluan ne themelet e nje ndertese ne Rome. Shihet qarte shenimi i meridianit lokal si dhe shenjat, qe tregohen me shigjetat blu, shenja qe tregojne gjatesine e hijes se obeliskut ne mesdite, pergjate meridianit lokal, sipas muajve. Vijat e lakuara i sherbejne ores diellore. Kalendari i Augustit ngjason me kalendarin e postimit me heret. Ngjitja e dyte tregon nje obelisk ne muzeun arkeologjik te Durresit. Ndoshta vjen nga ndonje monument si i lartpermenduri. Le te shpresojme qe arkeologet te gjejne, pergjate meridianit te Durresit, shenime qe te flasin per kalendar dhe ore diellore. Kjo edhe per zona te tjera arkeologjike si ne Apolloni, Butrint etj.

shenim: ngjitjet jane nga www

Re: Trashegimi e jona Perandorake dhe Papnore

Posted: Fri Sep 22, 2017 11:08 am
by TeuAL
Meridianet Lokale

Desha te di nese eshte marre parasysh ne planet urbanistike te qyteteve tona qe te shenohen me saktesi meridianet lokale? Kjo qe te ruhen hapesira pergjate ketyre vijave dhe qe kur te jete mundesia te perdoren per te ndertuar p.sh. kalendare diellore ose te tjera qe nxisin interesin e nxenesve per zbatime te astronomise.