"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Gezuar Festen tone te Shenjte te Pavaresise.

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2934
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Gezuar Festen tone te Shenjte te Pavaresise.

#1

Post by Mallakastrioti » Sat Nov 28, 2009 11:24 am

Image

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4203
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Gezuar Festen tone te Shenjte te Pavaresise.

#2

Post by Zeus10 » Sat Nov 28, 2009 2:34 pm

Gezuar festen e rilindjes sone kombetare, le te festojme diten qe na rreshtoi dhe ne perbri kombeve te tjera ashtu sic jemi shqiptare, dhe jo njerez te ndryshem qe bashkohen rreth feve te huaja. Gezuar pra festen dhe harrojini hallet per kete dite, dhe respektoni te ngjashmin tuaj.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Gezuar Festen tone te Shenjte te Pavaresise.

#3

Post by Patush » Sat Nov 28, 2009 3:02 pm

Gzuar t'gjithve, kjo a dite e bekueme dhe e lame me gjak t'parve tone. Gjaku i tyne i paster lau injorancen qe kishte mbuluar mbare troiet tona. Sakrificat e tyne zgjuan te tjeret nga gjumi shekullor i skllaverise nen perandorin islame. Kjo dite i takon atyne deshmoreve qe derdhen gjakun e tyne qe ne sot te festojme per to dhe sakrificat e tyne.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
pirro
Senior Member
Senior Member
Posts: 162
Joined: Sat Jun 20, 2009 11:36 am
Gender: Male

Re: Gezuar Festen tone te Shenjte te Pavaresise.

#4

Post by pirro » Sat Nov 28, 2009 3:47 pm

Gezuar diten e pavarsise te gjithve...!
Ne kete dite te shenjete nje kujtim shkone per deshmoret e kombit qe rane ne luften e Kosoves, ata rane per lirine dhe per mirqenien tone, per lirin dhe mirqenien e te gjithe Shqiptarve kudo ne Ballkane!!!!

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Gezuar Festen tone te Shenjte te Pavaresise.

#5

Post by ALBPelasgian » Sat Nov 28, 2009 8:01 pm

Gezuar shqiptaret kudo qe jeni ne Shqiperine londineze, a Kosoven Ahtisaariane, ne Iliride a ne Mal te Zi, ne Lugine te Presheves a ne Cameri, ne Kalabri dhe ne gjithandej neper Greqi. Gezuar kjo feste e shenjte shqiptare dhe te bashkuar drejt vetevendosjes per bashkim kombetar.
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Gezuar Festen tone te Shenjte te Pavaresise.

#6

Post by Arbëri » Sat Nov 28, 2009 9:04 pm

Gezuar 28 Nentorin!
Me fjalimin origjinal te mbajtur nga Ismail Qemali me 28 nentor 1912,ju uroj nga zemra diten e flaMe fjalimin origjinal te mbajtur nga Ismail Qemali me 28 nentor 1912,ju uroj nga zemra diten e flamurit,dhe te pavaresise se nje pjese te atdheut tone,me shpresen dhe kerkesen qe ta ruajme dhe ta nderojme Flamurin dhe Shqiperine tone!

Oh! Sa të lumtur që e ndiej vehten sot, që shoh, këtu në Vlorë, kaqë burra Shqipëtarë të mbledhur tok, tuke pritur me kureshti e padurim përfundimin e kësaj mbledhjeje historike, për fatin e Atdheut tonë të dashur. Plot me gaz e me lot ndër sy, nga mallëngjimi, pra, po dal këtu para jush që t'ju gëzoj me sihariqin e madh, se sot, edhe këtë minutë, Kongresi çpalli mëvehtësinë e Shqipërisë, tuke lajm-ëruar gjithë botën mbarë për këtë punë e duke më ngarkuar mua kryesin' e qeveris së përkohshme të Shqipërisë së lirë.

Porsi ëndër më duket ky ndryshim i madh i vendit t'onë, që hoqi e voi të zezat e të lirit pesëqind vjet me radhë ndënë sundimin turk, por që tani në kohët e fundit, ishte gati të jepte shpirtin përgjithënjë, të shuhej e të çfarrosej krejtësisht nga faqia e dheut, këjo Shqipëri, që, dikur, shkëlqente nga trimërija e pashoqe e bijve të saj; kjo Shqipëri, që kur i kërcënohej rreziku Europës nga pushtimet e Turqisë, ndënë kryetrimin e pavdekur të saj, Skënderbejnë, u bë porta e hekurtë kundra sulmeve më të tërbuara të sulltanëve më t'egër që ka pas Turqija. Mirëpo, desh Zoti, që me punën, me trimërinë dhe guximin e pashoq të Shqipëtarëvet, sot e tutje të marrin fund mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut t'onë, sepse, këtu e kështu, jemi të LIRË të PAVARUR dhe MËVEHTE, prandaj: qeshni e gëzoni! Për t'ia arrijtur kësaj dite të bardhë e të madhe, na ka ndihmuar gjaku i dëshmorëvet dhe puna e vlefshme e patriotëve t'anë dhe e të gjithë shokëve që muarrnë pjesë në këtë mbledhje dhe e të gjithë juve, që tani po ju gufon zemëra nga gazi i madh që ndieni; mirëpo mbledhja si më plak që jam, m'a ngarkoi mua Ngritjen e shënjtë të shënjës t'onë Kombëtare, të flamurit t'onë të ëndërruar e të dashur (nxjerr Flamurin, të cilin e ka të vendosur në një shtizë hekuri, natyrisht të vogël, dhe të pshehur nën pallto dhe passi e mba një sekondë në dorë e ngul në shtyllat e ballkonit. Amatorët, posa e shohin Flamurin thërrasin me gëzim e me zë të lartë: Rroftë Flamuri, Rroftë Shqipërija e Lirë).

Ja, pra, ky është Flamuri Ynë i kuq e me shqiponjën dykrenare të zezë në mest. Dhe tani, të gjithë bashkë, si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për t'a mburuar, për t'a përparuar e për t'a qytetëruar si i ka hije Atdhenë t'onë të Lirë.

Tuke përfunduar, s'më mbetet gjë, veçse t'i drejtoj një lutje Zotit të Madh, që, bashkë me bekimet e Tij që i lipij të na japë për të qenë të denjë të kësaj dite, të pranojë që këtej e tutje të jem unë dëshmori më i parë i Atdheut, ashtu siç pata nderin dhe fatin që të jem i pari ta puth e ta bëj të valvitet i Lirë. Flamuri i ynë, n'atdhenë t'onë të lirë.

Rroftë Flamuri!
Rroftë Shqipëria!
murit,dhe te pavaresise se nje pjese te atdheut tone,me shpresen dhe kerkesen qe ta ruajme dhe ta nderojme Flamurin dhe Shqiperine tone!

Oh! Sa të lumtur që e ndiej vehten sot, që shoh, këtu në Vlorë, kaqë burra Shqipëtarë të mbledhur tok, tuke pritur me kureshti e padurim përfundimin e kësaj mbledhjeje historike, për fatin e Atdheut tonë të dashur. Plot me gaz e me lot ndër sy, nga mallëngjimi, pra, po dal këtu para jush që t'ju gëzoj me sihariqin e madh, se sot, edhe këtë minutë, Kongresi çpalli mëvehtësinë e Shqipërisë, tuke lajm-ëruar gjithë botën mbarë për këtë punë e duke më ngarkuar mua kryesin' e qeveris së përkohshme të Shqipërisë së lirë.

Porsi ëndër më duket ky ndryshim i madh i vendit t'onë, që hoqi e voi të zezat e të lirit pesëqind vjet me radhë ndënë sundimin turk, por që tani në kohët e fundit, ishte gati të jepte shpirtin përgjithënjë, të shuhej e të çfarrosej krejtësisht nga faqia e dheut, këjo Shqipëri, që, dikur, shkëlqente nga trimërija e pashoqe e bijve të saj; kjo Shqipëri, që kur i kërcënohej rreziku Europës nga pushtimet e Turqisë, ndënë kryetrimin e pavdekur të saj, Skënderbejnë, u bë porta e hekurtë kundra sulmeve më të tërbuara të sulltanëve më t'egër që ka pas Turqija. Mirëpo, desh Zoti, që me punën, me trimërinë dhe guximin e pashoq të Shqipëtarëvet, sot e tutje të marrin fund mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut t'onë, sepse, këtu e kështu, jemi të LIRË të PAVARUR dhe MËVEHTE, prandaj: qeshni e gëzoni! Për t'ia arrijtur kësaj dite të bardhë e të madhe, na ka ndihmuar gjaku i dëshmorëvet dhe puna e vlefshme e patriotëve t'anë dhe e të gjithë shokëve që muarrnë pjesë në këtë mbledhje dhe e të gjithë juve, që tani po ju gufon zemëra nga gazi i madh që ndieni; mirëpo mbledhja si më plak që jam, m'a ngarkoi mua Ngritjen e shënjtë të shënjës t'onë Kombëtare, të flamurit t'onë të ëndërruar e të dashur (nxjerr Flamurin, të cilin e ka të vendosur në një shtizë hekuri, natyrisht të vogël, dhe të pshehur nën pallto dhe passi e mba një sekondë në dorë e ngul në shtyllat e ballkonit. Amatorët, posa e shohin Flamurin thërrasin me gëzim e me zë të lartë: Rroftë Flamuri, Rroftë Shqipërija e Lirë).

Ja, pra, ky është Flamuri Ynë i kuq e me shqiponjën dykrenare të zezë në mest. Dhe tani, të gjithë bashkë, si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për t'a mburuar, për t'a përparuar e për t'a qytetëruar si i ka hije Atdhenë t'onë të Lirë.

Tuke përfunduar, s'më mbetet gjë, veçse t'i drejtoj një lutje Zotit të Madh, që, bashkë me bekimet e Tij që i lipij të na japë për të qenë të denjë të kësaj dite, të pranojë që këtej e tutje të jem unë dëshmori më i parë i Atdheut, ashtu siç pata nderin dhe fatin që të jem i pari ta puth e ta bëj të valvitet i Lirë. Flamuri i ynë, n'atdhenë t'onë të lirë.

Rroftë Flamuri!
Rroftë Shqipëria!

Së shpejti edhe në të gjitha trojet Arbëre http://www.youtube.com/watch?v=T35eGCMMjLc
Last edited by Arbëri on Wed Dec 09, 2009 3:08 pm, edited 2 times in total.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Aleksandër
Regular Member
Regular Member
Posts: 62
Joined: Tue Aug 25, 2009 10:53 pm
Gender: Male
Location: Tiranë

Re: Gezuar Festen tone te Shenjte te Pavaresise.

#7

Post by Aleksandër » Sat Nov 28, 2009 11:15 pm

Gëzuar 28 nëntorin e flamurit dhe pavarsisë për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.
Nacionalizmi është vullneti për të dashur vetveten

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Gezuar Festen tone te Shenjte te Pavaresise.

#8

Post by Arta » Sun Nov 29, 2009 3:51 am

GEZUAR FESTEN E PER SHUME VJET, ME NJE SHQIPERI ETNIKE. :)
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Gezuar Festen tone te Shenjte te Pavaresise.

#9

Post by Patush » Tue Dec 08, 2009 1:16 am

Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: Gezuar Festen tone te Shenjte te Pavaresise.

#10

Post by qiellikaltër » Wed Dec 09, 2009 3:05 pm

Urimet e mia per Festen e Flamurit dhe te Pavaresise me fjalet e Levizjes Vetevendosje:

28 Nëntori - Dita e Flamurit
Dikur vërtet ishim më të shtypur,nëse shtypje i themi forcës. Ishim më të robëruar, nëse kështu e quajmë
dhunën. Por ama ishim më afër njëri-tjetrit. Kishte mure të larta mes nesh, pothuajse të pakalueshme.
Pengesa pa kufi. Por zemrat tona i kapërcenin ato dhe bashkoheshin.
Nëse jo fizikisht, prekeshim në ëndrra, vuajtje, ideale. Mbi të gjitha, na mbante gjallë ajo që ishim, që jemi, dhe s’do të reshtim së qeni: shqiptarë. Dhe rezistonim, luftonim me shpresën se një ditë kur të mos kemi gjë mbi krye veç qiellit, do të bashkohemi që të mos mund të na ndajë kush.
Sot po e kuptojmë se problemi kryesor nuk paskan qenë armiqtë e jashtëm e as diktaturat. Sepse pikërisht kur morëm frymë më lirë, kur menduam se tash bashkimi është çështje vullneti, dolën në skenë pehlivanët politikë e analistët akrobatikë, që bëjnë karierë pushteti e biznesi si flamurtarë të stabilitetit evropian, duke i mbajtur shqiptarët të ndarë në copa.
Misionet ndërkombëtare janë që të na mbajnë copa-copa ushtarakisht, politikanët që kjo situatë të mos duket ushtarake, kurse analistët që ta moralizojnë gjendjen ekzistuese.
S’ka bashkim shqiptar, thërret Ahtisaari; s’ka flamur kuqezi, bërtet politikani; kombi kosovar – çirret analisti. Kolonizatori komandon: shoqëri multietnike; politikani dalldiset: dua vota; analisti vlerëson: zgjedhje demokratike. Dhe populli
zhytet thellë e më thellë në mjerimin e pafund, në varfërinë e tij që s’i shqitet dhe në papunësinë që po
rritet.
Prandaj më shumë se kurrë duhet t’i rikthehemi 28 Nëntorit. Padrejtësitë që po na bëhen ngrihen mbi dallimet e paqena që po na i ndërtojnë, mbi ndryshimet që po na i theksojnë.
28 Nëntori është ajo që na lidh. Ajo që na thërret të bëjmë rezistencë dhe të mos nënshtrohemi. Ajo na kërkon që të luftojmë për atë që na takon, duke u nisur nga ajo që na bashkon. Ajo është rruga që na forcon kur nisemi nga e drejta.
Gjergj Kastrioti-Skënderbeu nuk ishte më i fuqishëm se armiku. Ai nuk kishte ushtri më të fortë se pushtuesi. Por fitoi. U rrit larg shqiptarisë, por gjithnjë me të në zemër.
Historia gjithmonë e thotë të veten: 500 vjet pas kryengritjes së Skënderbeut në Krujë; 40 vjet pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë nga Ismail Qemali në Vlorë; në Prekaz të Kosovës lindi njeriu që do t’ia jepte hovin vendimtar përpjekjes shqiptare për liri e bashkim, zemra e UÇK-së – Adem Jashari. Përpjekje kjo që duhet ta vazhdojmë deri në kurorëzim, gjithmonë me 28
Nëntorin në shpirt e mendje. Deri në përmbushjen e betimit të tij: “Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre, do të jem përherë besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm që në çdo kohë, pa kursyer as jetën, të luftoj për t’i mbrojtur interesat e shenjta të
Atdheut. Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhtoj, qoftë i humbur gjaku im. Betohem!”
Sa herë e kujtojmë 28 Nëntorin, kujtojmë vetveten, fatin tonë të përbashkët, historinë, kulturën dhe vullnetin shqiptar. Kjo na krijon, na mençuron, na trimëron dhe na lartëson.
Por sot po shohim se si na është krijuar një aradhë analistësh që punon për mbjelljen e fares përçarëse mes shqiptarëve, disa të tjerë që iu vjen turp pse janë shqiptarë.
Por ka edhe nga ata që synojnë krijimin e dy gjuhëve zyrtare nga gjuha shqipe, duke u fshehur pas gegnishtes. Gegnisht ka shkruajtur edhe Gjergj Fishta, por ka besuar veç në një shqiptari. Geg ka qenë edhe Isa Boletini, por luftoi për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, dhe po në gegnisht na tha: “Un’ jam mir’ kur asht mir’ Shqypnia”. I tillë ishte edhe Hasan Prishtina, por e shkriu qenien dhe pasurinë e tij për një dhe të vetme shqiptari.
Turp nga vetvetja duhet të ketë vetëm krimineli, keqbërësi, hajni, tradhtari. Por jo një popull i vjetër dhe me gjuhë të moçme, që u bëri ballë fortunave historike me shumë vuajtje e sakrifica. Ne nuk jemi kombi më i mirë në botë, por duhet të jemi ashtu sikurse janë të tjerët për vetveten. Ne nuk jemi më të vjetrit, e as hyjnorë, sepse nuk ka komb të parë dhe as të shenjtë. Ne
jemi shqiptarë dhe kjo na bën të ndjehemi ballëlartë.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Gezuar Festen tone te Shenjte te Pavaresise.

#11

Post by Patush » Wed Dec 09, 2009 5:11 pm

“ 28 N A N D O R “

Kujtime…

Nga At Pjetër MËSHKALLA SJ.Image

Kur u ngrit Flamuri ynë në token tonë, nuk di se çfarë do të kénë mendue shumica e Shqiptarëve!?... Përgjithësisht , pesimizëm: Jo, pse nuk donin Shqipninë e Lirë, por, pse nuk e besonin.
Kur u ngrit Flamuri ynë në token tonë, gjaku i nxehun që vlonte nder déj (damar) të njomë, u trumbhas: Një nervozizëm i egër na pushtoi; Kénka pra, një Shqipni!
Nervozizmi kishte ngritë krye edhe përpara ndër fëmijët, kur, Shqiptarët ishin, por, Shqipnia ende nuk ishte. Të mdhajët na thonin se, njêllim zi... na u gjuenim me gurë përditë e përnatë... kërkonim në vedi antagonizëm edhe, ku nuk kishte...
Shkolla, mësimet, librat, ...kokordat (shenjat dalluese) kuq e zi, flamurthit me një gjylpanë për shtizë, kangët e lirisë... jerm, kllapi...!
Paj, vjerrshën “O moj Shqipni, e mjera Shqipni”, e lexova sëpari ndër banka të së dytës fillore, kah kalonte tue u strukë prej një libri në tjetrin..... Kot mësuesi i ngratë shkyente zanin tue na britë: “Pandigjesë (disiplinë) e studim, ku, do të përfundoni ju e Shqipnia me gjithë kangë e kokorda!?”... Kujt i flet?... Por, edhe na, nuk kishim faj: Ishte tharmi që përzinte brumin, tharmi që shkatrron... e, pertrinë...
Binim me fjetë… Ndër “boka” (kodra) kriste pushka pa pushim, si të kishte kenë një shprazje e vetme mitralozi… Malësoret, Turku, Mali i Zi, !?… Në fund të fundit, qé, e vërteta: Ishte një popull, që, kërkonte-ndoshta, pa e ditë mirë sesi të rrnojë; por, kërkonte me rrnue si popull.
Sot njëzet e sa vjetë, u mbajshin andrrues ata pak “poet”, që, pohonin, se, ka Shqipni. Sado, me i pas mpref sytë, sado, me e pas ngreh dylbinë... nuk u dukte kurrkund!...
E, pra, ishte shumë ma afër se u mendonte! Ndër zemrat e shumë Shqiptarëve qëndronte ende gjallë flaka e Atdheut, trashigue prej të Parëvet, por, e mësheftë; ma fort se flakë, mund të quhej prush nën hi, gati me nxjerrë shkëndija...
Sot, ka Shqipni e, ka edhe ndërgjegje Shqiptare!
Gacat (thëngjijtë) kanë nxjerrë shkëndia, shkëndijat edhe janë bâ flakë... Askujt nuk ia ep ma ndërgjegja me na e pré rrugën; kurrnjë Shqiptarit me u këthye dalë (mbrapa)!
Kemi ende shumë të meta; e dijmë... Kemi ba shumë gabime; Kush nuk gabon? Por, tue zhdukë dalëngadalë të metat, tue njohtë e, tue ndreqë gabimet, a thue, do të jetë kush me na thanë, se, po zmbrapsemi mbi gjurmët e shkeluna?!... Jo, kurrë!... Kjo, nuk asht zmbrapje, kjo, asht Përparim!
Zhvillimet e reja bijnë me vehte kurdoherë guxim, guximet të fusin shpesh në mjegull, nëpër mjegull lindin mosmarrveshjet. Dalngadalë shpërndahët mjegulla; po të jenë vullneti i mirë, marrveshja lind rrugës e, mbas saj, edhe bashkëveprimi.
“Përparimi nuk asht tjetër përveçse, tradita në ecje”, thotë një shkrimtar francez. Por, tradita në çdo popull i ka disa baza themelore, të palëkundëshme, sepse, janë të vendosuna mbi shkamb të të drejtave të natyrshme të njeriut. Përballë këtyne të drejtave, vullneti i mirë përkulet; vetëm kështu asht e mundun marrveshja e bashkëveprimi.
Trinomi i lumtunise: Vullneti i mirë, marrveshja, bashkëveprimi.
Binomi i shkatrrimit: Dy kuaj të një qerrje që tërheqin, por, që nuk tërheqin. Por, na nuk duam shkatrrim! Duam Përparim e Shqipni të lumtun!
Përparimi asht shkalla e lumtunisë.
Përparimi asht fryti i veprimit simbas parimeve të shëndoshta.
Prej Përparimit njihët parimi, si landa (druni) prej frytit: Po nuk kjenë të shndoshta parimet, tue përparue ose, tue ecë përpara, rruga të nxjerrë në kaos. Përderisa, natyra e njeriut asht e arsyeshme, herët o vonë e vërteta nxjerrë krye, mbetët parimi, që, bazohet mbi të vërtetën, i forcuem tashti, të thuesh: me provë e, kundër-provë.
Ari nxirrët i përziem me baltë e gurë... mandej, dlirët (pastrohët).
Latini thotë, sé, mendja e lehtë i përngjet flamurit (banderolës). Tham, se e ka gabim. Flamuri përfaqëson përnjëheri e ma së miri, Parim e Përparim: Shtiza e ngulun asht Parimi, pelhura që valvitët asht Përparimi, megjithatë forfuri të pandalun ngjyrash e refleksësh, me atë fantazmagori dredhimesh, hollimesh, zhvillimesh e kjeshë tue thanë, gadi edhe filmash.
Kur shtiza asht e ngulun në shkamb, qëndron e patundëshme.
Shkambi asht besimi. Besimi në Perendinë po se po, sepse, pa këte themel nuk ka mbështetje asnjësend; por, edhe besimi në vetvehte, mbështetët në forcat tona, në ideal.
Jemi tue u ngjitë nje mali thik, me pyll të dendun, virgjin, të panjohtun: një copë shteg i mirë asht çilë, shumë ma tepër mbetët me u çilë, por, kemi besim të ngultë, se, dikur do ti kapemi majës, Idealit. Ky besim do të na bajë me vlue gjakun ndër déj, do tu japi fuqi gjymtyrëve të lodhuna prej përpjetës, do ti kthéjë entuzjazëm për me fluturue zemrës së lëshueme...
Na, Shqiptarët, deri tash vonë e kemi pasë një të métë fatale: kemi pasë shumë pak besim në fuqitë tona. E, atëherë, rri të rrimë!!... Tue ushtue nëpër krepa e ferra, na ka pikue gjaku... na ka zanë nata... jemi kthye mbrapësht, secili në punë të vet... rri të rrimë!!...
PËRPARA!... Shteg më shteg, derisa të dalim rishtas në drejtim.
PËRPARA!... Çdo hutim paguhet shtrenjtë!
PËRPARA!... Nëpër ferra, gëmusha, krepa e tërthore!
PËRPARA!... Edhe kur drejtimi të na ketë humbë!...
PËRPARA!... Edhe kur balli, thêmbra e zêmra të pikojnë gjak pikë-pikë!...
Disiplinë e Vullnet e, ... Optimizëm!
Pesimizmi kjoftë zhdukë!
Kriza materiale na ka lodhë. Ka lodhë gjithë Botën...
Kriza shpirtnore kishte me na mbytë!
Pesimizmi thotë: “Më lëshoj zemra... Ka mbarue... Nuk ngrihët ma gja në kambë!..”
Optimizmi thotë: “Zemër...Të gjitha shpresat nuk kanë humbë ende... diçka kemi ngritë në kambë... Zemër!...”.
Por, nuk asht optimizëm i shëndoshtë ai që thotë symbylltas: Padyshim, gjithshka asht mbarë... ma mirë nuk ka si bahët!...”.
Ky, do të ishte ma i rrezikshëm se pesimizmi vétë. Përkundrazi, nuk asht pesimizëm ai që çilë sytë me pa, si të mirën, si të keqën. Po! Do tu dalim përballë fakteve me i shikue në fëtyrë, ashtu siç janë; me të mira e, me të këqija që, zbulojnë e mshefin. Por, ky realizëm e objektivitet, nuk do të ketë fuqi me shue flakën e Idealit, nuk do të na bajnë as pesimistë as indiferentë: Përndryshej kishte me na ardhë fundi, sigurisht!
Me vapën entuziastike të optimizmit ndoshta,... sigurisht do të dalim në breg!...
Egoizëm e abnegacion... edhe këto janë fjalë të hueja... por, që, kuptohën lehtë në rrethe shoqnore të kulturueme e, të mesme.
Për me kalue ndonjë ujë, hidhën mbrendë në té gurë të mdhaj e të vogjel: Të parët, të dytët, të tretët... zhdukën e, nuk shihën ma...hidh e hidh e, tèk e fundit nisin me nxjerrë krye disa aty-këtu; rrëshqasin, prap hidhën të tjerë... derisa bahët i mujtun kalimi, keq o mirë, po... bahët; ka me ardhë koha, që, do të bahët ma mirë! Na jemi gurtë (të mdhaj o të vogjel), të hjedhun në fillim, të cilët zhdukën e, nuk shihën ma, por, janë në themel të parë!
Qé, ambicioni i themelit: Me u zhdukë e, mos me u pa ma!...
Egoizëm... Abnegacion!...
Utopi, me mendue, sé, të gjithë sa janë Shqiptarët, do të kërkojnë njëditë të mirën e Atdheut e, Ndérën e Flamurit, pakurrfarë interesi egoistik... Padyshim, të gjithë e kanë për detyre; por, për me i ra shkurt, secili, lè t’ia nisin... ma i pari...
Utopi, me mendue, sé, të gjithë sa janë Shqiptarët, njëditë do të puthen në ballë!... Po nuk kje një antagonizëm, nxjerrë krye një tjetër; po kërkuam me zhgulë një rranjë, marrin frymë e ushqim njëqind të tjera të helmueme. A nuk asht ma mirë me shndrrue antagonizmin brutal, në emulacion të natyrshëm e veprues?...
STAFETA: Të Parët tonë na e dorzuan të ndezun flugun (zéllin) e Atdhedashunisë lidhë me Flamurë; në vrap na e dorzuan e, të bamë féle-féle (copa-copa)...
Çka kishte me thanë brezi i ri, që, po na rritët ndër sy, po nuk ia dorzuam atij, gjithnjë në vrap, Visarin e Shénjtë?!...

Prej të Parëve, pritëm një Shqipni të Lirë!...
Nipat presin prej nésh një Shqipni të lumtun!...
Psim

Psim – Asht pseudonimi i At Pjetër Meshkallës S.J.
Artikulli asht marrë nga revista “Leka” 1933, nr. XI, XII, fq. 337-340.



Për ZSH: Fritz RADOVANI
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Gezuar Festen tone te Shenjte te Pavaresise.

#12

Post by alfeko sukaraku » Wed Dec 09, 2009 6:16 pm

:?: :?:

nuk po e kuptoj aspak se c po kendon ky?
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Gezuar Festen tone te Shenjte te Pavaresise.

#13

Post by alfeko sukaraku » Wed Dec 09, 2009 6:21 pm

Mallakastrioti wrote:
Nendori i dyte?
Shume pak vete e dine historin e 28 nendorit te dyte......nuk e besoj ta dije as ministri yne i kultures i cili nuik e di ne se kane erdhur eshtrat e Ismail Burrit.

Nendori i pare edhe data 28 lidhet me kohen e Gjergj Kastriotit

ca e ca duan te hyjne ne histori me 28 nendorin e trete,ndaj i ka kapur isteria vetvendosjes ne histori.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Gezuar Festen tone te Shenjte te Pavaresise.

#14

Post by Patush » Wed Dec 09, 2009 6:24 pm

alfeko sukaraku wrote::?: :?:

nuk po e kuptoj aspak se c po kendon ky?

Nuk kupton permbajtjen apo shkrimin?
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Gezuar Festen tone te Shenjte te Pavaresise.

#15

Post by alfeko sukaraku » Wed Dec 09, 2009 10:27 pm

Patush wrote:
alfeko sukaraku wrote::?: :?:

nuk po e kuptoj aspak se c po kendon ky?

Nuk kupton permbajtjen apo shkrimin?
pergjithsisht kam problem me lidhjen e dobet kuptimore te fjalve e fjalive.Nuk del nje mendim i paster.Punova dy ore me pare edhe nuk ja arrita dote ta kuptoja se c kerkonte te thoshte.

A mundesh te ma shpjegosh pak me mire se cili eshte mendimi i tij per Pashko Vason??C thote edhe c nenkupton?Ciltersisht nuk e kuptova dote
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”