Page 1 of 10

Rrofte 29 Nentori, dita e Clirimit te Shqiperise.

Posted: Mon Nov 30, 2009 3:13 am
by zippo
LAVDI DESHMOREVE TE ATDHEUT QE RANE PER CLIRIMIN E SHQIPERISE NGA PUSHTUESIT DHE VEGLAT E TYRE BALLISTO-ZOGISTO-KLERIKE.
NDERIM PER VETERANET E LUFTES ANTIFASHISTE NACIONAL-CLIRIMTARE
.


Turp i perjetshem per kolaboracionistet dhe veglat e nazi-fashisteve.


Re: Rrofte 29 Nentori, dita e Clirimit te Shqiperise.

Posted: Tue Dec 01, 2009 12:03 am
by zippo
Pushtimi i Shqiperise nga Italia Fashiste dhe ikja e te vetequajturit mbret i shqiptareve Zogut-te pare.


Re: Rrofte 29 Nentori, dita e Clirimit te Shqiperise.

Posted: Tue Dec 01, 2009 12:05 am
by zippo
Vazhdim nga video e mesiperme:


Re: Rrofte 29 Nentori, dita e Clirimit te Shqiperise.

Posted: Tue Dec 01, 2009 12:13 am
by zippo
... dhe sigurisht disa nga ata qe tradhetuan kombin shqipetar dhe u bashkuan me pushtuesin. Turpi i ndjek nga pas ne breza.


Re: Rrofte 29 Nentori, dita e Clirimit te Shqiperise.

Posted: Tue Dec 01, 2009 12:17 am
by zippo
... si e priten ardhjen e mbretit pushtues tradhetaret e vendit dhe si e pregatiten pritjen e tij:


Re: Rrofte 29 Nentori, dita e Clirimit te Shqiperise.

Posted: Tue Dec 01, 2009 12:26 am
by zippo
Deshmitar i gjalle Rahman Perllaku, pjesmarres aktiv i luftes antifashiste nacional-clirimtare.


Re: Rrofte 29 Nentori, dita e Clirimit te Shqiperise.

Posted: Tue Dec 01, 2009 1:52 am
by Zeus10
Zippo, pse eshte kaq e rendesishme per ju dhe per te majten ne vecanti te shpallni 29 Nendorin si feste çlirimi? A ka kjo te beje me nostalgjine qe e majta shqiptare ka per Jugosllavine dhe popujt sllave te jugut, dhe diten e saj te çlirimit duke i identifikuar ne nje te dy festat?

Re: Rrofte 29 Nentori, dita e Clirimit te Shqiperise.

Posted: Tue Dec 01, 2009 2:19 am
by zippo
Po e marr si te renditur gabim pyetjen.
Une nuk perfaqsoj te majten dhe as e majta nuk ngeli ta perfaqsoj une.
Une perfaqsoj BINDJEN time ne baze te asaj qe kam te faktuar nga kjo date. Ne 29 Nentor 1944, nje pjestar i familjes te nenes sime, u vra ne Shkoder nga forcat naziste... u vra ne 29 dhe jo ne 27 apo 28. Kjo eshte e firmosur ne procesverbalin e morgut dhe deshmohet fare lehtesisht ne spitalin (apo ish spitalin) e Shkodres.
Ideja ime personale e heqjes me te gjitha metodat e kesaj date nga kalendari i datave historike, ka te beje me kolaboracionistet dhe bashibuzuket tradhetare qe shiten cdo gje per te qene ne krah te pushtuesit. Historia i denoi (ka fakte te pamohueshme nga arkivat britanike te hapura se fundi) dhe tregoi me gisht ata qe bashkepunuan me pushtuesit. Keta jane ata qe ju dhemb 29 Nentori, sepse ata nuk kontribuan per ate dite, perkundrazi, luftuan qe Shqiperia te ishte nen thundren e te huajve (pushtuesve) duke i sherbyer atyre devotshmerisht sic beri Xhaferr Deva ne 4 Shkurt kur lau ne gjak rruget e Tiranes. Besoj se u bera i qarte.
PS: Qe te mos mundoheshe te beje nje pyetje qe e ka pergjigjen nga vete historia, mund te ndiqje deshmitaret e gjalle ne videon e pare qe te mund te degjoje vete nga ata se ne cfare date u clirua Shqiperia. Nese ata genjejne, harram ju qofshin ditet kur vriteshin me pushtuesit, ama nese kane te drejte, ngordhshin shpifesit dhe manipulatoret, sepse ishin djem e vajza nga 15-20 vjec qe lane gjithcka per ti dale zot vatanit te cilin mbreti i veteshpallur e shiti tek Italianet dhe krrisi dhe iku si hajdut disa ore me pare se te zbarkonin fashistet dhe veglat e tij si edhe ballistet bashkepunuan me keta pushtues deri ne fund duke u larguar me TURP bashke me nazistet naten e 29 Nentorit.

Re: Rrofte 29 Nentori, dita e Clirimit te Shqiperise.

Posted: Tue Dec 01, 2009 9:33 am
by alfeko sukaraku
Zeus10 wrote:Zippo, pse eshte kaq e rendesishme per ju dhe per te majten ne vecanti te shpallni 29 Nendorin si feste çlirimi? A ka kjo te beje me nostalgjine qe e majta shqiptare ka per Jugosllavine dhe popujt sllave te jugut, dhe diten e saj te çlirimit duke i identifikuar ne nje te dy festat?
fatmiresisht xhaxhai ime ,ish partizan i brigades se 7 sulmuese edhe ai shkoj deri ne Vishegrad.

Ju zeus keni ndonje problem qe deri ne rrethinat e beogradit banonin shqiptaret te cilet u debuan me dhune edhe ata qe u feezuan u sllavezuan?

Re: Rrofte 29 Nentori, dita e Clirimit te Shqiperise.

Posted: Tue Dec 01, 2009 11:33 pm
by Aleksandër
Lavdi 29 nëntorit, pushtimit sllavo-komunist mbi trojet shqiptare.



Kampi lindor, shtohen si festa datat e themeleve të shtetit komunist
Historiani Kasëm Biçoku sjell dëshmi të panjohura nëpër burimet dokumentare

Në vendet komuniste evropiane, krahas 9 Majit qysh në fillim u përkujtuan episodet kryesore të periudhës së Luftës së Dytë Botërore, që kishin të bënin me rrugën e ndjekur të forcave komuniste për të ardhur në pushtet.

Në Jugosllavi, si festë e madhe kombëtare, siç është cilësuar edhe në pritjen e dhënë me rastin e kremtimit të saj nga Legata Jugosllave në Tiranë më 1845 (Gaz. Bashkimi 30 nëntor 1945), u kremtua 29 nëntori i vitit 1943, e cila është dita kur në Jajcë të Bosnjës u bë mbledhja II e Këshillit Antifashist Nacional-Clirimtar të Jugosllavisë (AVNOJ), ku u hodhën themelet organizative të shtetit komunist.

Në Jajcë, Këshilli ANÇ i Jugosllavisë mori atributet e një organi ligjvënës, u krijua Komiteti Antifashist Nacionalçlirimtar i Jugosllavisë si organ ekzekutiv me atributet e një qeverie, u vendos që Jugosllavia pas Luftës të ishte një shtet federativ, i përbërë nga gjashtë republika sllave.

Data 29 nëntor 1943, si ngjarje madhore u shënua kudo, në stemën e Republikës, në kartmonedhat e emetuara në Jugosllavinë Komuniste etj. Në përkujtim e në sanksion të Mbledhjes II të AVNOJ-it e të vendimeve të saj, dy vjet më pas, më 29 nëntor 1945 u shpall Republika Popullore Federative e Jugosllavisë.

Me vendimet e 29 Nëntorit të vitit 1943 të mbledhjes II të AVNOJ-it, çështja kombëtare shqiptare u dëmtua rëndë në shumë drejtime e me veprime afatgjata. Ato e zhvleftësuan Rezolutën e Konferencës Krahinore Nacionalçlirimtare për Kosovën, të mbajtur në Bujan në fund të vitit 1943, ku u kërkua Bashkimi i Kosovës dhe i rajoneve të tjera etnike shqiptare me Shqipërinë.

Vendimi për krijimin e Jugosllavisë Federative, të përbërë nga gjashtë republika sllave, ka qenë thellësisht antishqiptar sepse nëpërmjet këtij vendimi u ligjësua vendosja e pushtetit sllav në viset etnike shqiptare, të cilat në kushtet e pushtimit fashist iu bashkuan Shqipërisë më 1941 dhe banorët e tyre u ndjenë realisht më pak të robëruar, sesa kur ishin në Mbretërinë Jugosllave.

Po kështu, vendimet e 29 nëntorit të vitit 1943 e dobësuan shumë peshën dhe rolin e shqiptarëve në Jugosllavi, që ishin popullsia e tretë më e madhe në atë shtet.


Kopjativi jugosllav

9 maji 1945 ka qenë e para “festë kombëtare” që filloi në Shqipëri në përkujtim të fitoreve të forcave të Koalicionit të Madh Antifashist gjatë Luftës së Dytë Botërore, pjesë e të cilit ka qenë edhe lufta e shqiptarëve.

Dy javë më pas, më 22 maj të vitit 1945, Kryesia e Këshillit të ANÇ nën shëmbëlltyrën e simotrës jugosllave vendosi që të kremtohej si festë zyrtare 16 Shtatori (Konferenca e Pezës), 10 korriku (formimi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë NÇ) dhe 24 maji (Kongresi i Përmetit).

Vendimet e Kongresit të Përmetit, nën dirigjimin e emisarëve jugosllavë ishin një kopjim i vendimeve të 29 nëntorit të vitit 1943 të Mbledhjes II të AVNOJ-it, ashtu si kishte bërë vazhdimisht E. Hoxha që imitonte gjithçka jugosllave, deri edhe huazimin e emërtimeve për organet politike, ushtarake etj. që u krijuan në Shqipëri gjatë viteve të Luftës II Botërore.

Me gjithë këto, jo rastësisht, 24 Maji (Kongresi i Përmetit) si ditë feste nuk mori ngarkesat maksimale të simotrës jugosllave të 29 Nëntorit, sepse qysh në Kongresin e Përmetit Enver Hoxha u shpreh:

"Do të punojmë për realizimin e një konfederate ballkanike" nën drejtimin e Titos, gjë që do të sillte humbjen e pavarësisë së Shqipërisë dhe kthimin e saj në Republikë të shtatë të Jugosllavisë.

Këtë politikë të E. Hoxhës e dëshmojnë dokumentet e vëllimit “Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave 1945-1948” që kanë dalë në dritë për herë të parë vitin e kaluar si botim i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.


Enver Hoxha kërkoi shkrirjen me Partinë Komuniste Jugosllave

Në kuadër të përshpejtimit të procesit të bashkimit të Shqipërisë më Jugosllavinë, E. Hoxha kërkoi bashkimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë me Partinë Komuniste të Jugosllavisë. Ai kishte deklaruar se për PKSH:

Sekretar i përgjithshëm nuk do të jem unë, por Mareshali Tito”.

Po kështu, edhe gjatë luftës së Dytë Botërore, përfaqësuesi jugosllav Miladin Popoviç kishte qenë kryetari real i PKSH-së. Prandaj edhe PKSH nuk u bë anëtare e Byrosë Informative të PK Evropiane, sepse ajo përfaqësohej nëpërmjet PK Jugosllave.

Si një hallkë tjetër në zinxhirin e lidhjeve skllavëruese të Shqipërisë me Jugosllavinë u sajua edhe një ditë feste e përbashkët, siç e cilëson 29 Nëntorin E. Hoxha në telegramin që i dërgoi Titos në vitin 1946 (Gaz. Bashkimi 29 nëntor 1946).

9 maji

Si datë përkujtimore e mbarimit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë dhe e fitores së Koalicionit të madh Antifashist, pjesë e të cilit ka qenë edhe Lufta Antifashiste e popullit shqiptar, nuk u caktua 2 maji i vitit 1945, kur trupat sovjetike morën Berlinin, por 8 maji për vendet e Evropës Perëndimore, kur komanda e ushtrisë gjermane nënshkroi aktin e kapitullimit me përfaqësuesit e ushtrisë anglo-amerikane dhe 9 maji i vitit 1945 për vendet e Evropës Lindore, dita kur garnizoni gjerman i Pragës u detyrua me luftë të dorëzohej.

Pas kësaj ngjarjeje, ushtritë gjermane ndërprenë përfundimisht veprimet luftarake, edhe pse vazhduan të qëndronin për disa kohë në Çekinë Perëndimore dhe në rajone të tjera.

8 dhe 9 Maji i vitit 1945 kremtohen kudo në Evropë si ditë të fitores së përbashkët të koalicionit të Madh Antifashist. Edhe në Shqipëri, qysh në mbrëmjen e asaj dite, Kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar vendosi që “9 Maji të shpallet festë kombëtare” dhe u festua për shumë vite si e tillë në vendin tonë.

Pas pak, krahas 9 Majit u vendos jo pa kundërshtime, që të përkujtohet si festë kombëtare edhe dita e Çlirimit të Shqipërisë. Meqenëse në Shqipëri, fitorja e forcave antifashiste në Luftën e Dytë Botërore kremtohej si festë zyrtare, nëpërmjet dy episodeve e datave të ndryshme, pas disa vitesh u vendos që njëra prej tyre të hiqej.
Është e kuptueshme që kjo bëhej në kuadrin e politizimit dhe të shtrembërimit gjithnjë e më të thellë që po i bëhej historisë dhe në përshtatje me qëndrimet delirante të Enver Hoxhës”, shprehet historiani Kasëm Biçoku.


Tri herë e ndryshuar

Data e çlirimit të qytetit të Shkodrës dhe të të gjithë Shqipërisë nga pushtuesit nazistë është ndryshuar tri herë qysh nga viti 1945 e deri tani. Në vitin 1944 si ditë e kremtimit të Shqipërisë është kremtuar zyrtarisht 28 Nëntori.

Kjo datë ka vijuar të kremtohet në Shkodër në vitin 1945. Në fund të vitit 1945, u ndryshua data e Çlirimit të Shqipërisë duke e zëvendësuar me 29 Nëntorin.

Pas 5 dhjetëvjeçarësh, data e Çlirimit u ndryshua në vitin 1993 kur u rivendos 28 Nëntori. Kurse në vitin 1997 u zëvendësua sërish me 29 Nëntorin.


28 nëntori ka qenë data e Çlirimit edhe për vetë Enver Hoxhën

“Dikush më tregoi se në albumin “Rilindja Kombëtare Shqiptare” të botuar në vitin 1962 prej Kristo Frashërit, është një fragment i fjalimit të Enver Hoxhës, të mbajtur në Tiranë më 28 nëntor 1944, ku ai ka deklaruar se është çliruar e gjithë Shqipëria (f. 120)."

"Pastaj, një burim tjetër është një foto që ka fiksuar kremtimin e njëvjetorit të çlirimit të Shkodrës më 28 nëntor. Fragment i fjalimit të E. Hoxhës botuar nga K. Frashëri, më bëri të dyshoj se Hoxha ka falsifikuar edhe datat e shënuara historike për të realizuar projektin e aneksimit të Shqipërisë nga Jugosllavia. Kjo dëshmi më nxiti të gjurmoja më tepër në burimet historike”,- thotë studiuesi Kasëm Biçoku.

Ai pastaj sjell raste se si Instituti Marksist-Leninist ka ndryshuar fjalë, si "çlirim" me "pavarësi" duke prishur lidhjen e brendshme kuptimore të frazës.

Në çdo 28 nëntor është derdhur gjak i bijve heroikë, që përlesheshin me bajonetat e okupatorit dhe të tradhtarëve. Dita e Flamurit u bë dy herë e shenjtë, dita e pavarësisë dhe e bashkimit të popullit shqiptar” (E. Hoxha, vepra. Vëll. II, fq. 605).

Në vëllimin “Dokumente të Organeve të Larta të pushetit revolucionar…”, Tiranë 1962, ka edhe një vendim të Këshillit ANÇ të datës 28 nëntor 1944 për “Amnistinë për fajet politike”. Ky vendim fillon me frazën:

Me rastin e festës kombëtare të 28 Nëntorit të çlirimit të Tiranës dhe të qyteteve të tjera të Shqipërisë…” (f. 303).

Pra, edhe nga ky vendim që është botuar për herë të parë më 21 dhjetor 1944 në nr. 1 të “Gazetës Zyrtare” del qartë se anëtarët e këshillit të ANÇ ashtu si edhe E. Hoxha kanë dëshmuar se data e çlirimit ishte 28 nëntori 1944”.

http://www.ballkan.com/index.php?lan...ws&newsID=2727

Re: Rrofte 29 Nentori, dita e Clirimit te Shqiperise.

Posted: Wed Dec 02, 2009 12:39 am
by Tomorr
zippo wrote:LAVDI DESHMOREVE TE ATDHEUT QE RANE PER CLIRIMIN E SHQIPERISE NGA PUSHTUESIT DHE VEGLAT E TYRE BALLISTO-ZOGISTO-KLERIKE.
NDERIM PER VETERANET E LUFTES ANTIFASHISTE NACIONAL-CLIRIMTARE
.


Turp i perjetshem per kolaboracionistet dhe veglat e nazi-fashisteve.

Rrofte 8 Dhjetori 1990 dita e çlirimit nga pushtuesi komunist, qe vrau nacionalizmin shqiptar, qe vrau besimin tek Zoti, qe zhyti vendin ne varferi te skajshme, qe izoloi Shqiperine nga bota, qe i sherbente nen rrogoz Serbise, qe festonte dhe vazhdon te festoje bashke me ta, diten e çlirimit te Jugo-sllavise.

Re: Rrofte 29 Nentori, dita e Clirimit te Shqiperise.

Posted: Wed Dec 02, 2009 1:09 am
by zippo
Se cfare bene nacionalistet shqiptare, kete e ke ne video si parakalonin nen flamurin fashist, si e priti "elita" shqiptare Viktor Emanuelin dhe kjo ne videon e mesiperme... dhe si iken si qente me bishtin ndershale bashke me gjermanet keta palacot nacionaliste. Arkivat e Londres mos jane gje komuniste qe vertetojne tradhetite e nacionalisteve shqiptare?! Ne 8 Dhjetor nje tjeter komunist me emrin Sali Berisha, i derguari i Ramiz Alise, terhoqi per hunde shume njerez te cilet edhe sot mendojne se jane demokrate, por faktikisht i shkijne pas nje katrahure komuniste me emrin Sali. Ju rrofte e na lente mbrapa

RROFTE 29 NENTORI DITA E SHFAROSJES SE TRADHETAREVE DHE BASHKEPUNTOREVE TE PUSHTUESVE TE HUAJ. TURPI DO JU NDJEKE BREZ PAS BREZI O BUKESHKALE.

Re: Rrofte 29 Nentori, dita e Clirimit te Shqiperise.

Posted: Wed Dec 02, 2009 1:50 pm
by Aleksandër
Deri sa adhurohet Enver Hoxha si shpëtimtar i kombit shqiptar nga ''tradhëtarët'' e kombit, atëherë Ramiz Alia është pasardhësi i tij, dhe doktor Berisha pasardhës i R.Alisë. Sipas modelit mbretëror francez vasali i vasalit tim është vasali im kështu që e konceptoj si krizë identiteti urrejtjen ndaj Berishës dhe dashurinë e pamasë ndaj ''shpëtimtarit'' të kombit shqiptar, xhaxhit Enver. Përherë nqs pretendohet për demokraci pasi ka akoma persona që kanë nostalgji për monoklaturën komuniste. Siç ishte edhe shprehja e madhe, ''Populli vëlla kinez dhe populli mik kosovar''.

Edhe njëherë lavdi pushtimit sllavo-komunist të trojeve shqiptare, shfarrosësit të identitetit kombëtar shqiptar.

Re: Rrofte 29 Nentori, dita e Clirimit te Shqiperise.

Posted: Wed Dec 02, 2009 1:51 pm
by Aleksandër
Po sjell një shkrim mjaft interesant.
Arkiva britanike, agjentët anglezë: Forcat zogiste vranë më shumë gjermanë sesa partizanët


Përvoja me Frontin Nacional Çlirimtar në vitin 1943 na çoi në konkluzionin që komunikatat shqiptare, shpeshherë, janë tërësisht të pabaza dhe në të vërtetë është i dyshimtë fakti nëse u duhet kushtuar rëndësi raporteve të operacioneve të kryera nga shqiptarët për sa kohë që nuk gjenden dëshmitarë okularë për këtë. Si rrjedhojë, ishte politikë e këtij misioni të bënte të gjitha përpjekjet për të siguruar që BLO-të dhe BNCO-të kanë qenë të pranishëm sa herë që e lypte nevoja gjatë operacioneve. Gjithashtu, vinin raporte për aksione të kryera nga forcat zogiste si në rastin e Musa Picarit, Nik Sokolit e të tjerëve, gjatë të cilave nuk kishte pasur vëzhgues britanikë. Këto njoftime mund të kenë qenë të sakta, por meqenëse ato nuk mund të verifikoheshin, atëherë ato nuk përfshiheshin në listën e operacioneve të dhëna si më poshtë, në secilën prej të cilave kishin qenë dëshmitarë okularë BLO-të dhe BNCO-të.

Raportimet për operacionet

1 - 23 qershor: Shkatërrimi i Urës në Gjoles, përgjatë rrugës Shkodër-Tiranë nga çeta zogiste. Kjo urë ishte ura e tretë më e madhe në Shqipëri dhe ndodhej në një zonë që mbrohej nga gjermanët. Kjo ndodhi më shumë se një muaj përpara se gjermanët të ngrinin një urë të përkohshme që ruhej nga 60 ushtarë dhe në këtë periudhë, rruga kryesore Shkodër-Tiranë-Durrës ishte mbyllur dhe transporti gjerman (afro 200-300 automjete në natë) ishte detyruar në mënyrë të konsiderueshme të merrte një rrugë të tërthortë. Majori Smiley dhe rreshteri Jenkins ishin të pranishëm.

2. 6 shtator: Çeta zogiste sulmoi dhe mori në kontroll një pozicion gjerman, duke vrarë 10 gjermanë, përfshirë kapitenin e tyre dhe duke sekuestruar material luftarak, si dhe duke kapur robër 12 të burgosur italianë. Urës prej druri iu vu zjarri. Ky pozicion identifikohej si shtabi “3 Bty” i Regjimentit të Artilerisë 297. Kolonel-lejtënant McLean, majori Smiley dhe kapiteni Amery ishin të pranishëm.

3. 9-10 shtator (mbrëmje): Një çetë e përzier zogiste dhe balliste sulmoi një autokolonë që udhëtonte në rrugën nga Shkodra që do të mbërrinte pranë Prezës. Rezultati: 1 kamion me municione u hodh në erë, 2 kamionë u dogjën, afro 15 kamionë u plaçkitën dhe u dëmtuan; 8 motoçikleta të cilat u shkatërruan, 35 ushtarë gjermanë u vranë, 2 mitraloza të lehtë, 30 pushkë dhe materiale të tjera ushtarake. Lejtënanti Merrrett, rreshteri Jones and Corsentino ishin të pranishëm.

4. 10-11 shtator (mbrëmje): Çeta zogiste dhe rreshteri Jenkins minuan rrugën kryesore të Shkodrës. 3 kamionë u hodhën në erë.

5. 11/12 shtator (mbrëmje): Çeta zoriste, me majorin Smiley dhe rreshterin Jenkins, hodhën në erë urën prej betoni në rrugën kryesore të Shkodrës në G. 2558, duke bllokuar rrugën për tre net me radhë.

6. 12-13 shtator (mbrëmje): Çeta zogiste sulmoi autokolonën gjermane në Kulakumit G. 21 një autokolonë plot me 9 automjete e shkatërruar plotësisht nga zjarri dhe të gjithë ushtarët gjermanë u vranë apo u shpërndanë, përfshirë dy oficerë të xhandarmërisë. U sekuestruan mitraloza të lehtë, pushkë dhe material tjetër ushtarak. Një çantë e divizionit 181 të Trupave Alpine 21 gjendej mes dokumenteve të sekuestruara. Kolonel-lejtënant McLean, kapiteni Amery dhe rreshteri Jenkins ishin të pranishëm.

7. 14-15 shtator (mbrëmje): Pritë e çetës zogiste në rrugën Tiranë-Durrës, dy milje në veri të Tiranës. Vendosen mina; 1 kamion që transportonte ushtarë gjermanë u shkatërrua plotësisht, 1 kamion u dëmtua dhe 3 ushtarë gjermanë u vranë. Aksioni u prish ndërsa Fronti Nacional Çlirimtar nisi të sulmonte çetën zogiste pas shpine. Majori Smiley ishte i pranishëm.

8. 15 shtator (mbrëmje): Forca zogiste dhe të Turkestanit sulmuan dhe sprapsën një autoblindë gjermane që udhëtonte drejt Shkodrës. Kolonel-lejtënant McLean, kapiteni Amery dhe rreshteri Jenkins ishin të pranishëm.

9. 20 shtator: Një çetë e përbashkët zogiste dhe balliste sulmoi një autokolonë dhe në të njëjtën kohë hodhi në erë urën që gjendet në rrugën që të çon në Shkodër pranë Laçit. Një kamion u shkatërrua. Rreshteri Jenkins ishte i pranishëm.

10. 21 shtator: E njëjta çetë sulmoi një kolonë gjermane në rrugën e Shkodrës, duke e detyruar atë të tërhiqej. Rreshteri Jenkins dhe rreshteri Schoemaker ishin të pranishëm.

11. 24 shtator: Ura tek Hani i Teqes në rrugën kryesore të Shkodrës u hodh në erë dhe kolona gjermane u sulmua dhe u detyrua të tërhiqej nga çeta zogiste. Majori Smiley ishte i pranishëm.

12. 12 tetor: Zogistët sprapsën sulmin gjerman kundër shtabit të misionit britanik në Velsh. 3 viktima në radhët e gjermanëve e ndoshta më tepër. Kolonel-lejtnant McLean dhe kapiteni Amery ishin të pranishëm.

Partizanët, apo zogistët

Përveç këtyre aksioneve, më shumë se 200 shpues gomash u vendosën nga zogistët, BLO-të dhe BNCO-të dhe rezultuan të suksesshme. Duhet theksuar se të gjitha këto operacione u kryen nga forca të vogla në një kohë kur ofensiva e Frontit Nacional Çlirimtar kundër zogistëve ishte në kulmin e saj dhe kur letra që morëm nuk inkurajonte në asnjë aspekt ndihmën me furnizime dhe propagandë nga britanikët. Si rrjedhojë, rezultatet e siguruara mund të konsiderohen vetëm si një shprehje e pjesshme e potencialeve ushtarake të forcave të Abaz Kupit. Ata të misionit, që e kishin përjetuar shërbimin nga të dyja krahët, ishin të mendimit se megjithëse si njësi ushtarake partizanët e Frontit Nacional Çlirimtar, pa dyshim, që ishin superiorë në raport me organizimin, disiplinën dhe pajisjet e tyre, malësorët gegë, të cilët formonin trungun kryesor të forcave të Kupit, ishin luftëtarë më të mirë nga pikëpamja individuale.

Ndoshta është gjithashtu me vlerë të kujtojmë se kolonel-lejtënant McLean, majori Smiley dhe rreshterët Jenkins and Jones, të cilët kishin pasur gjithashtu përvojë me FNÇ, të gjithë binin dakord se secili prej tyre panë shumë kamionë gjermanë të shkatërruar dhe gjermanë të vrarë brenda tri javësh (6-24 shtator), kohë gjatë së cilës qëndruan më shumë me Kupin sesa me pjesën tjetër të 14 muajve të qëndrimit të tyre në Shqipëri.

Shërbimi Ushtarake: misionet e zbulimit

Personeli i misionit kreu tërheqjen e detajuar nga e gjithë zona e Durrësit, Shijakut, Vorës, Tiranës deri tek San Giovani De Medua, përfshirë mbrojtjen bregdetare, depot e municionit, urat, instalimet dhe postë-komandat gjermane dhe gjithashtu aerodromin dhe qytetin e Tiranës. Kjo u bë e mundur nga bashkëpunimi i plotë i Kupit, veçanërisht përsa u përket eskortave, guidave etj.

Agjentët
Kupi ishte gjithmonë i gatshëm t'i vinte oficerët dhe agjentët e tij në dispozicionin tonë për të siguruar informacion specifik dhe në përgjithësi vihej në vështirësi ta kalonte në duart tona një informacion të tillë ushtarak, ndërsa e siguronte përmes kanaleve të tij. Pjesa më e madhe e këtij informacioni sigurohej nga Franz Linder, një NCO në Byronë Operacionale Gekados, të trupave alpine 21, të shkatërruara nga zogistët që përfshinin detaje të urdhrit luftarak gjerman dhe urdhrit operacional për tërheqjen e trupave alpine 21 dhe 22 që besohet se ishin e vetmja njësi operacionale gjermane e sigurt përpara ekzekutimit.

Dokumentet
Abaz Kupi bëri përpjekje të mundimshme që të sigurohej se librat e pagesave, dokumentet e sekuestruara dhe traktet propagandistike të binin në duart tona. Veçanërisht një çantë e Divizionit 181 të shtabit të trupave malore 21 që përmbante informacione të rëndësishme, përfshirë vlerësime lidhur me situatën ushtarake dhe politike në zonën ku operonte Divizioni 181.

Inteligjenca politike

Kupi na mbajti të informuar për zhvillimet politike dhe shpeshherë bëri verifikime specifike me kërkesën tonë. Ai tentoi të dekurajonte shqiptarët e tjerë të viheshin në kontakt me ne, por asnjëherë nuk u përpoq të na pengonte të vendosnim çdolloj kontakti politik që dëshironim.

http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=21628
Për më shumë;
http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=21576
http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=21603
http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=21703
http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=21733
http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=21759
http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=21784
http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=21805
http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=21886
http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=21919

Re: Rrofte 29 Nentori, dita e Clirimit te Shqiperise.

Posted: Wed Dec 02, 2009 4:23 pm
by Arta










Do u lutesha njerzve qe u ka ikur llogjikimi, te ndjekin emisjone me njerez te gjalle akoma, si shqiptare edhe te huaj, se si e pershkruajne luften Nacional Clirimtare.

Pothujase te gjithe ata qe ngelen me gisht ne goje nga Zogu kur ja mbathi u hodhen me Luten Nacional Clirimtare, kete e thone shume prej tyre. Me vjen shume keq qe mundoheni ti mesoni injornace ketij populli akoma, kur e verteta flet me gojen e vet. Mbidhni mendjen, sepse keto qe mundoheni te beni sot nga inati do ti rendoje perseri shoqerise tone.

I uroj popullit tim ti vijne trute sa pa qene vone!