"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Flamurtari bën një rikthim me bujë në arenën ndërkombëtare, duke fituar 1-0 ndaj skocezëve të Madhëruellit në Europa League. Ndeshja e vlefshme për turin e dytë të këtij kompeticioni, ka folur më shumë për vlonjatët, që në fund të 90 minutave kanë ditur të gëzojnë afro 7 mijë tifozët e pranishëm në stadium. Dukej vër-tetë një sfidë e vështirë për skuadrën e Memushit, duke parë se përballë ishte një skuadër skoceze, madje nga më të mirat e këtij vendi. Por, në fushën e lojës, ka qenë skuadra shqiptare që ka do-minuar, teksa tre heronjtë në fund të takimit të djeshëm ishin padyshim portieri Moçka dhe mesfushorët Strati e Roshi. Këta dy të fundit arritën të krijonin panik në çdo moment në zonën e skocezëve, duke mbajtur nën një presion konstant portierin Fraser dhe mbrojtjen e Madhëruellit. Autor i golit të fitores ishte pikërisht "Skela i ri", Ermir Strati, që realizoi me një gjuajtje fluturimthi nga kufijtë e zonës në minutën e 66-të. Një gol që ka çuar në delir tifozerinë vlonjate, por edhe kryetarin e bashkisë Shpëtim Gjika së bashku me kreun e Partisë Socialiste Edi Rama, i pranishëm në tribunën VIP të stadiumit. Më përpara, heroi i Flamurtarit u bë portieri Shpëtim Moçka, që priti një penallti të paqenë të akorduar nga gjyqtari austriak Fritz Shtuhlik.
Ndeshja
Flamurtarit iu desh të luftonte edhe kundër arbitrit, përveçse Madhëruellit, në sfidën e djeshme. Pjesa e parë tregoi se në fushë skuadrat nuk kishin shumë diferenca, ndonëse skocezët dukeshin mjaft të saktë në pasimet e tyre. Rasti më i mirë do të ishte në minutat shtesë, kur Roshi me kokë për pak sa nuk realizoi. Në fraksionin e dytë, i pari është Mema që ka një rast të artë, por godet shtyllën. Në minutën e 57-të, pas një krosimi nga goditja e dënimit, arbitri Shtuhlik sheh një shtyrje të Gugës, duke akorduar penallti. Një 11-metërsh fantazmë, që ka irrituar tifozët. Saton shënon në gjuajtjen e parë, por ajo përsëritet dhe skocezi gabon, me Moçkën që tregohet i saktë. Nga ky moment, ndeshja flet për vlonjatët dhe në minutën e 66-të, Strati çon në këmbë tifozerinë. Një gjuajtje fluturimthi nga hyrja e zonës mposht portierin Fraser. Deri në fund, Roshi e Strati krijojnë panik në zonën skoceze, por pa arritur të shënojnë golin e dytë. Ndeshja mbyllet me një goditje të Madhëruellit, por që pritet nga portieri Shpëtim Moçka. Pas një jave, Flamurtari do të tentojë kualifikimin në Skoci.
Ambasada Britanike nuk ka pajisur te gjithe stafin e klubit Flamurtari me viza per ndeshjen e se enjtes.
Vete presidenti i ketij klubi, Shpetim Gjika i kontaktuar ne telefon nga Top Channel konfirmon problemet me dokumentacionin qe i ka nxjerre Ambasada Britanike ne Tirane, duke i perjashtuar 5 antare te stafit, pasi cilesoi si te panevojshem edhe pse ata jane pjestare te klubit dhe figurojne si te tille, sipas Gjikes.
Shqetesimi i drejtueseve te klubit vlonjat eshte publikuar edhe nga e perditshmja britanike “The Sun”, e cila citon deklaraten e presidentit Gjika.
Gjithesesi, pjesa tjeter e klubit eshte pajisur me viza diten e hene pasdite dhe te merkuren ne oren 7 te mengjesit do te nisen per ne Angli, ku do te zhvillojne ndeshjen e kthimit me skuadresn Skoceze te Madheruellit.
Udhëtuan drejt Skocisë me ëndrrën për t‘u kualifikuar në turin e tretë të Europa League, megjithatë kthehen në shtëpi të turpëruar. Ky është epilogu i aventurës së Flamurtarit në kupat e Europës, ku u kthyen pas 13 vjetësh mungesë. Kuqezinjtë humbën me rezultatin tenistik 8-1 në ndeshjen e kthimit me Madhëruell, duke mos shfaqur në fushën e lojës asnjë nga elementet e sfidës së parë, të fituar 1-0 në Vlorë. Kjo është edhe humbja me e thellë që një skuadër shqiptare pëson në takimet ndërkombëtare: më parë, paraqitjen më të dobët e kishte regjistruar Vllaznia, që më 8 korrik 2007, u mposht 6:0 në fushën e turqve të Trabzonspor, në turin e dytë të Kupës Intertoto.
Ashtu si kishte premtuar, tekniku Memushi hodhi në fushë një skuadër që nuk mendonte vetëm të mbronte avantazhin minimal të 90 minutave të para. Lëvizje e guximshme, por që në fund nuk rezultoi zgjedhje e goditur. Flamurtari e filloi ndeshjen menjëherë në sulm, duke dhënë sinjalin e parë të rrezikshëm në portën kundërshtare me Ngjelën, që nuk shënjestron si duhet. Minutat e para janë mjaft të vrullshme, me tentativa nga të dyja krahët. Madhëruell kërkon të shënojë në portën e Moçkës me Mërfin, ndërsa vlonjatët kundërpërgjigjen me Memën. Më pas regjistrohen edhe tentativat e Rejnolds e Hamfreit për vendasit dhe gjuajtja e Begajt. Gjithsesi, rezistenca e vlonjatëve zgjati vetëm 16 minuta: Mërfi përfiton nga rreshtimi i gabuar i mbrojtjes dhe zhbllokon rezultatin. Flamurtari vuan goditjen dhe dorëzohet sërish pas 180 sekondave, ku firmën e golit e mban sërish sulmuesi i U-21 të Skocisë. Kaq ka mjaftuar që fortesa e kuqezinjve të binte. Pas dy golave të shpejtë, ka filluar edhe “breshëria” e lojtarëve të Madhëruellit, të cilët u treguan të pamëshirshëm përpara Shpëtim Moçkës. “Gardiani” është detyruar ta nxjerrë edhe katër herë të tjera topin nga rrjeta në 45 minutat e para, ndërsa ndeshja u mbyll virtualisht. Slein, Forbs (me 11-metërsh), Mërfi dhe Hatçinson ishin autorët e golave.
Me gjithë avantazhin e thellë, skocezët nuk e kanë ulur ritmin as në fraksionin e dytë të lojës. Kur kronometri tregonte 50 minuta lojë, ata shënuan edhe golin e shtatë me Forbs. Në të 65-ën ka ardhur edhe “goli i nderit” (nëse në këtë sfidë mund të quhet i tillë), i realizuar nga Odise Roshi. Talenti fierak, i hedhur në fushë si zëvendësues i Beqirit në të 38-ën u konfirmua si lojtari i vetëm që mund të krijonte rrezik për mbrojtjen e Madhëruellit. Rezultati final i ndeshjes 8-1, u vulos në të 72-ën nga MekHug, i cili ishte aktivizuar në lojë vetëm 5 minuta më parë. Këtu përfundon edhe aventura e Flamurtarit, që për një moment besoi vërtet se do të kualifikohej në turin e tretë të Ligës Europiane, ku do të ndeshej me rumunët e Steauas.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
Presidenti i Steauas së Bukureshtit, Gigi Becali, por edhe trajneri i skuadrës në fjalë, Mihai Stoica, kanë akuzuar Flamurtarin e Vlorës se është përfshirë në “mafia bast”, sikurse e quajnë ata. Këto konkulzione të tyre, dy drejtuesit e lartë të Steauas, kundërshtarit të radhës së Flamurtarit në Ligën e Europës, nëse kualifikohej me Modherwellin e Skocisë, nuk kanë ngurruar t’i bëjnë për shtypin rumun. Madje, kjo temë ka qenë kryesorja në mediat rumune ditën e djeshme. Jo vetëm ato sportive, por edhe të tjerat, kanë shkruar se “Gigi Becali akuzon shqiptarët e Flamurtarit, që definitivisht e humbën kualifikimin me Modherwellin, se e kanë luajtur ndeshjen e kthimit në axhensi bastesh, por ai mohoi të ishte edhe vetë i përfshirë, së bashku me menaxherin e skuadrës, Stoica, në këtë rast.”
Duke folur për mediat rumune, konkretisht edhe për dy gazetat më të mëdha sportive të këtij vendi, “Prosport” dhe “Sporturilor”, të cilave po u referohemi, Becali ka nënvizuar: “Si të mos kesh dyshime pas asaj ndeshjeje, Modherwell‑Flamurtari, e cila përfundoi 8‑1! Kushdo që merr vesh nga futbolli, e ka të qartë se shqiptarët e Flamurtarit kanë luajtur kumar. Ndoshta ata, të pafuqishëm për t’u kualifikuar, kanë luajtur bast, bazuar mbi një rezultat humbës kaq të thellë, i cili natyrisht ka patur edhe fitim shumë të madh. Ne nuk do të kemi asnjë problem, sa i takon kualifikimit, në ballafaqimin me Modherwellin. Ata nuk janë të madhësisë tonë. E përsëris, fitorja e tyre 8‑1, në kthim me Flamurtarin, për çdo njeri normal është diçka e dyshimtë. Për mua ishte rezultat i fiksuar. Ajo ndeshje ishte luajtur në baste për të fituar para, madje me 6 ose 7 gola ndryshim. Natyrisht, e di se Flamurtari nuk është ndonjë “star” në futboll, por diferencën mes tij dhe Modherwellit nuk mund ta tregojë kurrsesi një humbje kaq e thellë.”
Më tej, gazetat rumune në fjalë futin komentin e tyre, duke nënvizuar: “Çdoherë që luan në Europë një ekip nga Shqipëria, ka një mal dyshimesh mbi ndershmërinë me të cilën ato mbrojnë shanset e tyre. Dukuria është bërë universale tashmë. “Bookmakers”‑at e shumtë në botë, përditë e më shumë, po preferojnë të mos i luajnë ndeshjet e shqiptarëve “në kokë”. Shtypi në Shqipëri nuk shkruan për ndonjë gjë të dyshimtë, por i referohet makthit që ka përjetuar portieri i Flamurtarit në Skoci, ku ka pësuar 8 gola, madje edhe tallet me të. Gazetarët atje kanë shkruar disa herë mbi reputacionin e përfolur të skuadrave të tyre në Europë, por askush nuk mund të japë edhe dyshimin më të vogël të mundshëm e të detajuar në lidhje me një dështim të qëllimshëm të Flamurtarit. Sidoqoftë, në Shqipëri ekziston bindja se futbolli i tyre mund të jetë përfshirë disa herë në skandale ndërkombëtare të këtij sporti, ndaj edhe populli i thjeshtë i ka braktisur stadiumet.”
Po kështu, “Prosport” dhe “Sporturilor”, kanë shkruar krahas akuzave të Becalit dhe Stoicas se, “kompanitë e basteve në Skoci kanë informuar se e kanë ngrirë luajtjen e kësaj ndeshjeje pasi ajo ka fiksuar rezultatin 6‑0 në mbarim të pjesës së parë. Drejtues të kompanive kryesore të basteve në vendin ishullor kanë saktësuar se janë luajtur shuma të mëdha në internet për këtë ndeshje, diçka që ishte një praktikë e zakonshme për ta, por jo e tillë, që parashikonte një rezultat të jashtëzakonshëm në kësi veprimtarish, pas 45 minutave lojë. Kur ndeshja ka fiksuar rezultatin 6‑0, atëherë dyshimet janë bërë të forta dhe ndeshja nuk është lejuar të luhet më “live”, pasi normat e fitimit ishin shumë të pakëndshme për kompanitë e basteve në Skoci”.
Ndërkohë, nga ana e tij, menaxheri i Steauas, Tudorel Stoica, që e ka përcjellë nga afër ndeshjen Modherwell‑Flamurtari 8‑1, është shprehur i habitur nga mpirja e lojtarëve shqiptarë në fushën e lojës. “Pavarësisht se Modherwelli fitoi 8‑1 në ndeshjen e kthimit me Flamurtarin, për mua nuk ka aspak vend për alarm. Unë jam plotësisht i bindur se ajo që pashë me sytë e mi në Skoci, fitorja 8‑1 e Modherwellit ndaj Flamurtarit, është një rezultat krejtësisht i gënjeshtërt. Steaua është mësuar të luajë futboll nga minuta e parë deri në të fundit. I dimë mjaft mirë forcat tona dhe nuk i trembemi aspak Modherwellit. Kualifikimi është në dorën tonë.”
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
Humbja 8-1 e Flamurtarit në Skoci, përballë Madhëruellit, ka rikthyer hijet e trukimit të ndeshjeve nga ana e klubeve shqiptare në arenën europiane. Akuzat e dala nga presidenti i Steauas së Bukureshtit, Xhixhi Bekali, se "edhe një budalla do ta merrte vesh se ajo ndeshje është luajtur në baste", bën që dyshimet të mos mungojnë as këtë herë. Kjo, pasi një pjesë e mirë e ndeshjeve të skuadrave shqiptare në arenën europiane tashmë janë zyrtarisht të dyshuara dhe UEFA një vit më parë i ka bërë të ditura. Po çfarë ndodhi në humbjen 8-1 të vlonjatëve në Airdrie? Pas pjesës së parë, pjesa kryesore e kompanive të basteve në Evropë, që e kishin kuotuar atë live, e hoqën menjëherë. Në fakt, pësimi i 6 golave është një gjë e rrallë për çdo ekip. "Natyrisht që në pushim të ndeshjes kompanitë do ta hiqnin nga kuotimi live, pasi nuk ka më kuptim të vazhdosh, - shpjegon për "Gazetën Shqiptare" specialisti i basteve Flobenc Dilaveri. - Logjika e njerëzve është që të luajnë golin e radhës dhe në pjesën e dytë koeficienti rritet. Kështu që, një kompani nuk ka arsye përse të vazhdojë dhe të rrezikojë kur mund të pësohen pa frikë edhe 8 gola të tjerë. Megjithatë, këtu ka një diçka: nëse e bllokojnë një pjesë e madhe e kompanieve, atëherë ekziston një sinjal i qartë se me këtë ndeshje ka ndodhur diçka", shton ai.
Bastet
Fitorja e Madhëruellit ndaj Flamurtarit në Europa League të enjten e kaluar ishte kuotuar me koeficientin 1.4, ndërsa shënimi i 2 golave në pjesën e parë 2.05. Po kështu, sasia e 7 golave në total kuotohej me një koeficient 17, pra tepër të lartë. Sipas specialistit të basteve Flobenc Dilaveri, ulja e ndjeshme e koeficientëve para ndeshjes tregoi se diçka nuk shkonte. "Ndeshja ka pasur shumë gjëra të çuditshme, - thotë ai. - Ulja e koeficientëve në mesditë tregoi se diçka nuk shkonte". Por, çfarë ndodh në të tilla raste? "Ndodh ajo, që lojtarët tanë janë të prirur të bëjnë atë që është më e lehtë... pra të hapin portën dhe të pësojnë gola", shpjegon specialisti Dilaveri. Përpos kësaj, nuk mund të thuhet me siguri nëse ndeshja e Flamurtarit ka qenë apo jo e shitur. Burime zyrtare nga FSHF bëjnë të ditur se "UEFA nuk ka sjellë ndonjë indicje apo faks ku të kërkojë të dhëna për atë sfidë". "Të gjithë e kuptojnë se ajo ndeshje u shit, - tha dy ditë më parë presidenti i Steauas së Bukureshtit Xhimi Bekali. - Ekipet shqiptare sa herë dalin në Evropë bëjnë gjëra të tilla", shton ai.