"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Flota Kuqezi pergjigje Klubit Skenderbeu

Flisni për futbollin shqiptar, talentet, ndani me bashkëatdhetarët gëzimin e fitores së skuadrave tona të zemrës.
Post Reply
User avatar
Mendi
Regular Member
Regular Member
Posts: 68
Joined: Tue Nov 24, 2009 1:03 am
Gender: Male

Flota Kuqezi pergjigje Klubit Skenderbeu

#1

Post by Mendi »

FLOTA KUQEZI : Nuk mund të na japi Skënderbeu i Korçës shembuj rreth futbollit, ato shembuj le t'ia rezervoj Bilisht Sportit.
Në një deklaratë për shtyp të klubit korçar, të publikuar në Sportin Shqiptar thuhet:
"Së fundi, u themi vlonjatëve se në Korçë panë se si luhet futbolli dhe si vijnë njerëzit në stadium, pasi ata janë mësuar që i ndjekin vetëm 2 mijë sportdashës dhe pa dyshim që i kemi dhënë një shembull të mirë Flamurtarit.”
Të vjen keq që klube të futbollit që janë zënë komplet nga politika bëjnë sikur marrin vesh nga futbolli. Vlonjatët kanë parë në Korçë sesi luhet futbolli me arbitra servila të biznesmenëve dhe politikanëve apo akoma më keq të frikësuar nga këta të fundit. Korça shquhet për bujq dhe asnjëherë nuk është shqur për futboll, Korça shquhet edhe për politikanë që duan ti marrin votat me sezbën dhe për këtë përdorin futbollin.
Kur Skënderbeu i Korçës ishte në pikë të hallit, ku ishin këta biznesmena të fuqishëm që japin mend (duke mos pasur as për vete)? Ku ishin politikanët që e duan aq shumë Korçën dhe që kishin mbushur stadiumin për futbollin në mbështetje të Skënderbeut? Kur në Korçë lindi futbolli (viti 2010), në Shqipëri lindi në masë korrupsioni i lojtarëve, trajnerëve, arbitrave, drejtuesve të futbollit, mediave të shkruara dhe atyre vizive. Në Korçë mbushet stadiumi plot dhe në këtë stadium për çudi shikojnë ndeshjen edhe disa politikanë dhe duan të na mbushin mendjen, ne vlonjatëve, se mendojnë për të mirën e futbollit por harrojnë se ishin ata që pak kohë më parë, me kokëfortësinë e tyre rrezikuan deri në përjashtimimin e Shqipërisë nga Evropa. Korça deri vjet ishte një skuadër futbolli që e shikonte me dylbi Kategorinë Superiore të futbollit Shqiptar por çuditërisht sot kërkon ti mësoj futbollin vlonjatit dhe i tregon atij tifozët në stadium dhe lojën e bukur por për këtë ka fjalë të urta plot: "Pordhët e mëdhaja, grisin brekët e veta". Korça harron që ishte ajo skuadër, Flamurtari, që nuk mori penallti me arbitër dhe njëkohësisht nuk e la skuadrën e Skënderbeut as të shikonte se kush ishte portieri i Flamurtarit në ndeshjen e parë midis Flamurtarit dhe Skënderbeut që ka përfunduar 4 : 0, por këtë korçarët e kanë harruar, vetëm se nuk duhet të harrojnë që i pret akoma një ndeshje në Vlorë. Nëse në Vlorë shkojnë 2000 tifozë në stadium, të jeni të sigurt se ata 2000 tifozë shkojnë për Flamurtarin edhe ndërsa në Vlorë tifozët paguajnë biletën e stadiumit si ndodh në të gjitha Shtetet e Botës, në Korçë tifozëve iu paguhet bileta për të shkuar në stadium, dhe ç'të shikojnë? Lojtarë që nuk fitojnë dot ndeshjen me forcat e tyre por i duhet edhe ndihma e arbitrit. Mbase ky është futbolli korçar, ndihma që i jep arbitri ose mbase është paraja e hedhur tek futbollistët e skuadrave kundërshtare për të fituar një ndeshje që futbollistët korçarë nuk e fitojnë dot, apo mbase kërcënimi i presidentëve të skuadrave të tjera me gjoba apo bojkotime të bizneseve të tyre etj. etj. Korçarët duhet të jenë shumë sylesh përderisa besojnë se me të vërtetë Skënderbeu fiton vetëm me forcat e lojtarëve të tij. Në fund grupi i tifozerisë Flota Kuqezi i bën të ditur klubit korçar se nuk ka nevoj ti kërkoj Shpëtim Gjikës (Kryetar i Bashkisë së Vlorës) që ky i fundit ti kërkoj falje tifozerisë vlonjate sepse tifozeria vlonjate është krenare me lojën e zhvilluar nga Flamurtari në Korçë dhe është krenare që KF Flamurtari nuk blen arbitra dhe as lojtarë kundërshtarë në dëm të futbollit Shqiptar. Nëse do të donim që Shpëtim Gjika të na kërkonte falje, do të dinim ku ta gjenim dhe sigurisht nuk na duhej ndihma e korçarëve për ta bërë Kryetarin e Bashkisë së Vlorës (që vetë vlonjatët e kanë zgjedhur aty) që ti kërkoj falje tifozerisë. Klubit korçar i kërkojmë diçka: mos të paguajë, kërcënojë, fyejë arbitrat shqiptarë, futbollistët e skuadrave kundërshtare të tij sepse duke bërë këtë i bën dëm gjithë futbollit shqiptar, jo vetëm Korçës.
FLOTA KUQEZI
Post Reply

Return to “Futbolli shqiptar”