Page 1 of 1
Tirana, turpi yne ne Europe.
Posted: Wed Jul 22, 2009 12:25 am
by Zeus10
Tirana eshte skuadra shqiptare me me shume trofe brenda vendit, por kur vjen puna ne ballafaqimet me skuadrat e huaja, aty ku dhe tregohet vlera e vertete e ekipit, deshtimi i kesaj skuadre eshte domethenes:
Code: Select all
1969: Standard-SK Tirana 3-0
1988: SK Tirana-IFK Göteborg 0-3
1995: SK Tirana-Ha-po’el 0-1
1996: Croatia-SK Tirana 4-0
1996: SK Tirana-Croatia 2-6
1998: SK Tirana-Bratislava 0-2
1999: SK Tirana-VESTMANNAEYAR (Kush di dicka per kete ekip…? ) 1-2
2000 SK Tirana-ZIMBRU (Kush e njeh kete skuader…!? ) 2-3
2001: Apollon-SK Tirana 3-1
2003: SK Tirana-Grazer 1-5
2004: SK Tirana-Ferencvaros 2-3
2005: SK Tirana-CSKA Sofia 0-2
2007: SK Tirana-DOMZHALE (Kush di se ku bie ky ekip…!? ) 1-2
2008: SK Tirana pa pjesemarje
2009: Stabaek (Pjesemarrja e pare ne Europe) - SK Tirana 4-0
Nderkohe qe skuadrat e rretheve qe vertete kane pasur paraqitje me dinjitoze ne Europe, ju eshte rezervuar vetem vendi i dyte per shume vite prej FSHF-se si ne komunizem dhe ne periudhen post.
Re: Tirana, turpi yne ne Europe.
Posted: Thu Jul 23, 2009 6:32 pm
by omygod
Ashtu ja rembyn titullin vllaznis keta skuthat e tirans.
Re: Tirana, turpi yne ne Europe.
Posted: Sat Jul 25, 2009 2:40 pm
by Sally
Se mos vetem Tirana eshte turpi europes
Vllaznia, lamtumira vjen me nje tjeter humbje
Vllaznia që nuk di të shënojë, i thotë lamtumirë Europa League në mënyrën më të shëmtuar me një tjetër humbje të hidhur ndaj Rapidit të Vjenës: 0-3 në shtëpi, pasi ishte mundur 5-0 në Vjenë. Rreth 100 tifozë austriakë e ndjekin Rapidin edhe në Shkodër dhe ndezin atmosferën në “Loro Boriçi”, ku interesi i vendasve ka qenë i pakët. Rapidi ka ardhur me të njëjtin formacion si në ndeshjen e parë, por me vetëm dy ndryshime. Në minutat e para luhet vetëm në mesfushën tonë, por rasti i parë vjen me shumë vonesë. Sigurisht nuk ishte Vllaznia, por austriakët, të cilët dominojnë fushën: kanë humbur një mundësi të artë për të kaluar në avantazh. Një pjesë e parë pa shumë histori, ku mund të evidentohet fakti se, miqtë ndiheshin të vetëm në fushë. Pjesa e dyta nis aty ku përfundoi e para, me Rapidin në sulm. Dhe goli nuk vonon: në minutë e 66-të, pas një aksioni nga e majta e sulmit austriak, Hofman merr një asist dhe shënjestron saktë portën nga kufijtë e zonës. Bishani nuk mundet ta ndalë topin që përfundon në rrjetë. Pas pësimit të golit, Vllaznia kërkon të reagojë dhe në minutën e 70-të kërcënon portën kundërshtare me një gjuajtje spektakolare të Belishës, që grushtohet me vështirësi nga portieri Payer. I vetmi rast i shkodranëve në këtë ndeshje. Por në minutën e 79-të Majerhofer ndëshkon për herë të dytë vendasit me një goditje me kokë në zonë. Në minutën e 93-të Hofman vulos rezultatin 3-0. Ndërsa për shkodranët ngelet tabu goli në turin e dytë të Kupave të Europës, pasi në tri sezonet e fundit ka pësuar 26 gola dhe nuk ka shënuar asnjë.
Re: Tirana, turpi yne ne Europe.
Posted: Sat Jul 25, 2009 2:42 pm
by Sally
Se mos vetem Tirana eshte turpi Europes

shikoni kete 8-1
Flamurtari turperohet 8-1
Udhëtuan drejt Skocisë me ëndrrën për t‘u kualifikuar në turin e tretë të Europa League, megjithatë kthehen në shtëpi të turpëruar. Ky është epilogu i aventurës së Flamurtarit në kupat e Europës, ku u kthyen pas 13 vjetësh mungesë. Kuqezinjtë humbën me rezultatin tenistik 8-1 në ndeshjen e kthimit me Madhëruell, duke mos shfaqur në fushën e lojës asnjë nga elementet e sfidës së parë, të fituar 1-0 në Vlorë. Kjo është edhe humbja me e thellë që një skuadër shqiptare pëson në takimet ndërkombëtare: më parë, paraqitjen më të dobët e kishte regjistruar Vllaznia, që më 8 korrik 2007, u mposht 6:0 në fushën e turqve të Trabzonspor, në turin e dytë të Kupës Intertoto.
Ashtu si kishte premtuar, tekniku Memushi hodhi në fushë një skuadër që nuk mendonte vetëm të mbronte avantazhin minimal të 90 minutave të para. Lëvizje e guximshme, por që në fund nuk rezultoi zgjedhje e goditur. Flamurtari e filloi ndeshjen menjëherë në sulm, duke dhënë sinjalin e parë të rrezikshëm në portën kundërshtare me Ngjelën, që nuk shënjestron si duhet. Minutat e para janë mjaft të vrullshme, me tentativa nga të dyja krahët. Madhëruell kërkon të shënojë në portën e Moçkës me Mërfin, ndërsa vlonjatët kundërpërgjigjen me Memën. Më pas regjistrohen edhe tentativat e Rejnolds e Hamfreit për vendasit dhe gjuajtja e Begajt. Gjithsesi, rezistenca e vlonjatëve zgjati vetëm 16 minuta: Mërfi përfiton nga rreshtimi i gabuar i mbrojtjes dhe zhbllokon rezultatin. Flamurtari vuan goditjen dhe dorëzohet sërish pas 180 sekondave, ku firmën e golit e mban sërish sulmuesi i U-21 të Skocisë. Kaq ka mjaftuar që fortesa e kuqezinjve të binte. Pas dy golave të shpejtë, ka filluar edhe “breshëria” e lojtarëve të Madhëruellit, të cilët u treguan të pamëshirshëm përpara Shpëtim Moçkës. “Gardiani” është detyruar ta nxjerrë edhe katër herë të tjera topin nga rrjeta në 45 minutat e para, ndërsa ndeshja u mbyll virtualisht. Slein, Forbs (me 11-metërsh), Mërfi dhe Hatçinson ishin autorët e golave.
Me gjithë avantazhin e thellë, skocezët nuk e kanë ulur ritmin as në fraksionin e dytë të lojës. Kur kronometri tregonte 50 minuta lojë, ata shënuan edhe golin e shtatë me Forbs. Në të 65-ën ka ardhur edhe “goli i nderit” (nëse në këtë sfidë mund të quhet i tillë), i realizuar nga Odise Roshi. Talenti fierak, i hedhur në fushë si zëvendësues i Beqirit në të 38-ën u konfirmua si lojtari i vetëm që mund të krijonte rrezik për mbrojtjen e Madhëruellit. Rezultati final i ndeshjes 8-1, u vulos në të 72-ën nga MekHug, i cili ishte aktivizuar në lojë vetëm 5 minuta më parë. Këtu përfundon edhe aventura e Flamurtarit, që për një moment besoi vërtet se do të kualifikohej në turin e tretë të Ligës Europiane, ku do të ndeshej me rumunët e Steauas.
Re: Tirana, turpi yne ne Europe.
Posted: Sat Jul 25, 2009 2:44 pm
by albotrimi
Sally wrote:Se mos vetem Tirana eshte turpi Europes

shikoni kete 8-1
Po s'kena futboll ne, federata asht e zhytur ne korupsion kurse futbollistet nuk bajne stervitje.
Re: Tirana, turpi yne ne Europe.
Posted: Sat Jul 25, 2009 7:56 pm
by alfeko sukaraku
Tirana ..eshte krenarija jone..megjithse une jam akoma me Partizanin.
Qe te arrrish standartet evropiane duhen shume ilace qe kushtojn shume.Pa mare njecik doping nuk munde te lozesh futbolle sote.
Por ne shqiperi futbolli eshte ne hapat e para te jetes demokratike edhe ne keto hapa...hem duhet te presim sa te fryhet presidenti me leke ne radhe te pare.
na rrahen ...e na rrahen,gjithmon na kan rrahur..nuk duhet te na vij turp per kete...turp te na vij per korrupsionin ne futbollin politikan shqiptare
Re: Tirana, turpi yne ne Europe.
Posted: Sat Jul 25, 2009 7:58 pm
by alfeko sukaraku
albotrimi wrote:Sally wrote:Se mos vetem Tirana eshte turpi Europes

shikoni kete 8-1
Po s'kena futboll ne, federata asht e zhytur ne korupsion kurse futbollistet nuk bajne stervitje.
po..keni te drejt....por kjo nofka jote eshte flamur i kuq per syte e mi ..hahahhahahah..mire qe ke shtuar trimin nga mbas.
Re: Tirana, turpi yne ne Europe.
Posted: Sat Jul 25, 2009 9:52 pm
by Sally
alfeko sukaraku wrote:Tirana ..eshte krenarija jone..megjithse une jam akoma me Partizanin.
Qe te arrrish standartet evropiane duhen shume ilace qe kushtojn shume.Pa mare njecik doping nuk munde te lozesh futbolle sote.
Por ne shqiperi futbolli eshte ne hapat e para te jetes demokratike edhe ne keto hapa...hem duhet te presim sa te fryhet presidenti me leke ne radhe te pare.
na rrahen ...e na rrahen,gjithmon na kan rrahur..nuk duhet te na vij turp per kete...turp te na vij per korrupsionin ne futbollin politikan shqiptare
Edhe une me Tiranen jam, po korrupsionin politikan shqipetare nuk e shikon vetem ne Shqiperi, ajo egziston ne cdo cend te botes, ka vite qe fajla SPORT eshte kthyer ne nje BIZNES, nuk ekziston me aji pasion sportiv ne sportistat, ata luajn mire atje ku i paguajn me mire pa marr parasysh as kur luajn me Kombetaren ( qe aty ata duhet te japin dhe jeten se po perfaqeson shtetin/flamurin e tij)