Në një deklaratë për shtyp të klubit korçar, të publikuar në Sportin Shqiptar thuhet:
Të vjen keq që klube të futbollit që janë zënë komplet nga politika bëjnë sikur marrin vesh nga futbolli. Vlonjatët kanë parë në Korçë sesi luhet futbolli me arbitra servila të biznesmenëve dhe politikanëve apo akoma më keq të frikësuar nga këta të fundit. Korça shquhet për bujq dhe asnjëherë nuk është shqur për futboll, Korça shquhet edhe për politikanë që duan ti marrin votat me sezbën dhe për këtë përdorin futbollin."Së fundi, u themi vlonjatëve se në Korçë panë se si luhet futbolli dhe si vijnë njerëzit në stadium, pasi ata janë mësuar që i ndjekin vetëm 2 mijë sportdashës dhe pa dyshim që i kemi dhënë një shembull të mirë Flamurtarit.”
Kur Skënderbeu i Korçës ishte në pikë të hallit, ku ishin këta biznesmena të fuqishëm që japin mend (duke mos pasur as për vete)? Ku ishin politikanët që e duan aq shumë Korçën dhe që kishin mbushur stadiumin për futbollin në mbështetje të Skënderbeut? Kur në Korçë lindi futbolli (viti 2010), në Shqipëri lindi në masë korrupsioni i lojtarëve, trajnerëve, arbitrave, drejtuesve të futbollit, mediave të shkruara dhe atyre vizive. Në Korçë mbushet stadiumi plot dhe në këtë stadium për çudi shikojnë ndeshjen edhe disa politikanë dhe duan të na mbushin mendjen, ne vlonjatëve, se mendojnë për të mirën e futbollit por harrojnë se ishin ata që pak kohë më parë, me kokëfortësinë e tyre rrezikuan deri në përjashtimimin e Shqipërisë nga Evropa. Korça deri vjet ishte një skuadër futbolli që e shikonte me dylbi Kategorinë Superiore të futbollit Shqiptar por çuditërisht sot kërkon ti mësoj futbollin vlonjatit dhe i tregon atij tifozët në stadium dhe lojën e bukur por për këtë ka fjalë të urta plot: "Pordhët e mëdhaja, grisin brekët e veta". Korça harron që ishte ajo skuadër, Flamurtari, që nuk mori penallti me arbitër dhe njëkohësisht nuk e la skuadrën e Skënderbeut as të shikonte se kush ishte portieri i Flamurtarit në ndeshjen e parë midis Flamurtarit dhe Skënderbeut që ka përfunduar 4 : 0, por këtë korçarët e kanë harruar, vetëm se nuk duhet të harrojnë që i pret akoma një ndeshje në Vlorë. Nëse në Vlorë shkojnë 2000 tifozë në stadium, të jeni të sigurt se ata 2000 tifozë shkojnë për Flamurtarin edhe ndërsa në Vlorë tifozët paguajnë biletën e stadiumit si ndodh në të gjitha Shtetet e Botës, në Korçë tifozëve iu paguhet bileta për të shkuar në stadium, dhe ç'të shikojnë? Lojtarë që nuk fitojnë dot ndeshjen me forcat e tyre por i duhet edhe ndihma e arbitrit. Mbase ky është futbolli korçar, ndihma që i jep arbitri ose mbase është paraja e hedhur tek futbollistët e skuadrave kundërshtare për të fituar një ndeshje që futbollistët korçarë nuk e fitojnë dot, apo mbase kërcënimi i presidentëve të skuadrave të tjera me gjoba apo bojkotime të bizneseve të tyre etj. etj. Korçarët duhet të jenë shumë sylesh përderisa besojnë se me të vërtetë Skënderbeu fiton vetëm me forcat e lojtarëve të tij. Në fund grupi i tifozerisë Flota Kuqezi i bën të ditur klubit korçar se nuk ka nevoj ti kërkoj Shpëtim Gjikës (Kryetar i Bashkisë së Vlorës) që ky i fundit ti kërkoj falje tifozerisë vlonjate sepse tifozeria vlonjate është krenare me lojën e zhvilluar nga Flamurtari në Korçë dhe është krenare që KF Flamurtari nuk blen arbitra dhe as lojtarë kundërshtarë në dëm të futbollit Shqiptar. Nëse do të donim që Shpëtim Gjika të na kërkonte falje, do të dinim ku ta gjenim dhe sigurisht nuk na duhej ndihma e korçarëve për ta bërë Kryetarin e Bashkisë së Vlorës (që vetë vlonjatët e kanë zgjedhur aty) që ti kërkoj falje tifozerisë. Klubit korçar i kërkojmë diçka: mos të paguajë, kërcënojë, fyejë arbitrat shqiptarë, futbollistët e skuadrave kundërshtare të tij sepse duke bërë këtë i bën dëm gjithë futbollit shqiptar, jo vetëm Korçës.
FLOTA KUQEZI