Page 1 of 1

Shkëndija kampion i Maqedonisë

Posted: Wed May 18, 2011 12:40 pm
by Arbëri
Shkëndija kampion i Maqedonisë


Image

Pas një sezoni të shkëlqyeshëm dhe të jashtëzakonshëm, skuadra shqiptare nga Tetova, Shkëndija, arrin të shpallet kampion i Ligës së Parë të Maqedonisë, tri javë para përfundimit të kampionatit.

Në ndeshjet e kësaj jave, barazoi konkurrentit i vetëm për titull Metalurgu, ndërkaq Shkëndija regjistroi fitore, ashtu që skuadra shqiptare shpallet kampion i Ligës së Parë të Maqedonisë, ndërsa ky është viti i dytë me radhë që një skuadër shqiptare shpallet kampion, pasi vitin e kaluar u shpall skuadra tjetër nga Tetova, Renova.

Ndërkohë, pritet festë e madhe e tifozëve tetovarë, derisa festa do të vazhdojë edhe gjatë ndeshjes së ardhshme që ekipi i Shkëndisë do ta zhvillojë në shtëpi përballë Rabotnickit. /Shqipmedia/Telegrafi/

Re: Shkëndija kampion i Maqedonisë

Posted: Wed May 18, 2011 12:46 pm
by Arbëri





Re: Shkëndija kampion i Maqedonisë

Posted: Sat Dec 31, 2011 8:26 pm
by JetkoBallisti
Mer 28 Maj 2011 SHKENDIJA ngreu TROFEUN !!!

NJE DITE QE SDO HARROHET KURRE PER SHQIPTARET E MAQEDONISE!!!

Aktualisht Shkendija , gjendet ne vendin e 3 ne tabele !