Page 1 of 1

Futbolli shqiptar i kontrolluar nga mafiozet.

Posted: Tue Sep 06, 2011 8:51 pm
by Zeus10
Ai qe perben nje nga te paktat ngushellime, per shqiptaret e lodhur dhe te munduar nga varferia, futbolli, eshte zene keqaz per gryke nga nje grupim mafioz, qe drejton FSHF-ne. Humbja me Luksemburgun amator, tregon me se miri, qe ekipi yne kombetar, ne te cilin disa prej lojtareve luajne per shkak se paguajne, nuk mund te ngrihet ne nivelet e kerkuara nga tifozeria e zjarrte, e cila per hir te se vertetes, ushqen iluzione te kota.
Eshte shume e trishtueshme, qe tifozat shqiptare, qe e perkrahin perfaqsuesen shqiptare, te nxitur dhe nga nje ndjenje patriotizmi, nuk arrijne te kuptojne burimin e te keqes, qe eshte kasta mafioze, ne krye te Federates Shqiptare te Futbollit.

Re: Futbolli shqiptar i kontrolluar nga mafiozet.

Posted: Tue Sep 06, 2011 9:07 pm
by Arbëri
Se kemi FSHF-ne te padisciplinuar kete e din gjdo njeri , por e verteta mendoj se eshte , qe neve skemi edhe futbollist te mire dhe nuk duam ta pranojme kete .
Me futbollist te liges se dyte ( si Skela e etj. ) , me Canen qe duam ta bejne "SuperStar" me dhune do kemi probleme ne te ardhmen edhe nese me Andoren luajme e jo vetem me Luxemburgun . :oops: