"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Artikujt dhe të rejat mbi futbollin shqiptar!

Flisni për futbollin shqiptar, talentet, ndani me bashkëatdhetarët gëzimin e fitores së skuadrave tona të zemrës.

Moderator: Tan-Tirana

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Artikujt dhe të rejat mbi futbollin shqiptar!

#1

Post by Sally » Mon Jun 15, 2009 1:10 pm

FIFA u jep një shans “tradhtarëve” kuqezi Image



Falë rregullit të ri të vendosur nga FIFA, më tre qershor të këtij viti, Shqipëria mund të përfitojë lojtarë të rinj në Kombëtare, të cilët për motive nga më të ndryshmet në të kaluarën janë aktivizuar me përfaqësueset U-21 të vendeve të tjera. Janë të shumtë, lojtarët shqiptarë, apo edhe ata nga trojet e Kosovës që gjatë viteve të fundit kanë provuar shanset e tyre për të luajtur me Kombëtare të tjera, të cilët ndonëse janë aktivizuar në ekipet e të rinjve, nuk kanë mundur të mbërrijnë asnjëherë në përfaqësueset “A”.

Vendimi

FIFA ka hequr limitin për futbollistët që dëshirojnë të ndërrojnë përfaqësuesen. Sipas rregullit të vjetër, një futbollist që kishte luajtur për një përfaqësuese të të rinjve ka pasur të drejtë të vendoste deri në moshën 21-vjeçare. Nëse nuk e kishte bërë këtë brenda këtij afati, ai konsiderohej më pas një lojtar i përfaqësueses për të cilën kishte luajtur në ekipet Shpresa. Por, me ndryshimin e këtij rregulli, futbollistët edhe nëse janë më të mëdhenj se 21 vjeç, kanë të drejtë të vendosin për të ardhmen e tyre në përfaqësuese, me kushtin që ata të mos kenë luajtur asnjë ndeshje zyrtare me një përfaqësueset “A”. Kongresi i FIFA-s ka aprovuar me 58 për qind të votave këtë kërkesë, që ishte iniciuar nga Federata e Futbollit të Algjerisë. Algjeria dëshironte që të kthente mesfushorin e Lacios, Murad Megnin, që në të kaluarën kishte luajtur për përfaqësuesen U-21 të Francës.

Rregulli

Sipas rregullit të vjetër një futbollist që kishte luajtur për një përfaqësuese të të rinjve, ka pasur të drejtë të vendoste deri në moshën 21-vjeçare. Nëse nuk e kishte bërë këtë brenda këtij afati, ai konsiderohej më pas një lojtar i përfaqësueses për të cilën kishte luajtur në ekipet Shpresa. Por, me ndryshimin e këtij rregulli, futbollistët edhe nëse janë më të mëdhenj se 21 vjeç, kanë të drejtë të vendosin për të ardhmen e tyre në përfaqësuese, me kushtin që ata të mos kenë luajtur asnjë ndeshje zyrtare me një përfaqësueset “A”.
Rregullin e ri të aprovuar nga FIFA kanë nisur ta shfrytëzojnë menjëherë futbollistët e huaj. I pari që ka vendosur të përdorë këtë rregull është sulmuesi gjerman, Xhermen Xhons. Xhons, ndonëse 27-vjeçar dhe ka tri paraqitje në miqësore me Gjermaninë ka marrë vendim të luajë për SHBA-në. “Xhermen Xhons ka iKosova, të tjerat



Rregullin e ri të aprovuar nga FIFA kanë nisur ta shfrytëzojnë menjëherë futbollistët e huaj. I pari që ka vendosur të përdorë këtë rregull është sulmuesi gjerman, Xhermen Xhons. Xhons, ndonëse 27-vjeçar dhe ka tri paraqitje në miqësore me Gjermaninë ka marrë vendim të luajë për SHBA-në. “Xhermen Xhons ka informuar DFB-në se ka vendosur të luajë për SHBA-në”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Gjermanisë.
nformuar DFB-në se ka vendosur të luajë për SHBA-në”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Gjermanisë.

Reaksioni

Ekziston rreziku që këta futbollistët të mos priten mirë nga tifozët, apo nga lojtarët e tjerë të Kombëtares. Kjo për faktin e thjeshtë se Shqipëria në fillimet e tyre nuk konsiderohej zgjedhja e parë për ta, lista e meposhteme

Dhimuço

Elin Dhimuço luan me Panathinaikosin. Mesfushori me tipare sulmuese cilësohet si një nga talentet e futbollit grek. Shqiptari nga Himara ka luajtur me U-21 të Greqisë.

Gjasula

Tiranasi me pasaportë gjermane aktualisht luan me Bazelin. Mesfushori 23-vjeçar ka luajtur me U-21 të Gjermanisë, por deri tani s’ka mundur të aktivizohet në ekipin e parë.

Kone

22-vjeçari i AEK-ut ka luajtur me përfaqësuesen U-21 të Greqisë, por nuk ka debutuar me skuadrën e parë të helenëve. Mesfushori ka ende mundësi të zgjedhë Shqipërinë.

Mavraj

Qendërmbrojtësi kosovar 23-vjeçar me pasaportë shqiptare ka luajtur një ndeshje me U-21 të Gjermanisë. Tani ai luan te Bohumi dhe i kishte humbur shpresat se mund të luajë me Shqipërinë.

Sadrijaj

Sulmuesi 23-vjeçar Borusias së Dortmundit ka luajtur me të rinjtë e Gjermanisë, por jo me ekipin e parë. Ai ka shprehur dëshirën për të luajtur me Shqipërinë në të ardhmen.

Basha

Organizatori 22-vjeçar që luan te Rimini është aktivizuar me Shpresat e Zvicrës në të kaluarën, por jo me përfaqësuesen “A” të helvetëve. Igli Tare e cilëson një talent atë.

Toski

Faton Toski s’mundi të gjente hapësira te përfaqësuesja gjermane, megjithëse është aktivizuar me Shpresat e këtij vendi. 22-vjeçari nga Gjilani, që luan te Frankfurti, ka gjasa të ndërrojë mendje.

Ismaili

Talenti i Shtutgartit është grumbulluar me të rinjtë e Gjermanisë, por është provuar ndërkohë edhe me përfaqësuesen “B” të Shqipërisë. Mesfushori ofensiv ka ende mundësi për të zgjedhur.

Ferati

Mesfushori shkatërrues 23-vjeçar i Riminit, cilësohet si pasardhësi i Canës. Kosovari që aktivizohet te Bazeli është aktivizuar me Shpresat e Zvicrës, por jo me përfaqësuesen “A”.

Bunjaku

Sulmuesi i Nurnbergut, Albert Bunjaku, ka luajtur me të rinjtë e Zvicrës. 26-vjeçari tani mund të luajë me përfaqësuesen kosovare, pasi nuk mundi të gjente hapësira te helvetët.

Metaj

Mesfushori Shkodran i Groningenit, Metaj, ende nuk ka debutuar me përfaqësuesen “A” të Holandës dhe 22–vjeçari ka shanse që të zgjedhë një mes Shqipërisë, ose Kosovës.

Shala

Rijat Shala, mesfushori kosovar me tipare mbrojtëse i Foxhas nuk mundi të shkonte më larg se te skuadra U-21 e Zvicrës. Tani 26-vjeçari mund të zgjedhë Kosovën.




Të tjerët, Gërxhaliu, Nini dhe Behrami, ata që janë “djegur”



Rregulli për të ndryshuar Kombëtaren është i vlefshëm vetëm për futbollistët që kanë luajtur vetëm me përfaqësueset U-21 të një vendi. Në rast se një lojtar është aktivizuar edhe me skuadrën e parë përfaqësuese, atëherë ai nuk ka më të drejtë të ndryshojë ekip. Kjo do të thotë se, lojtarë shumë të talentuar si Ronald Gërxhaliu, i cili luan tek Austria e Vjenës, Sotir Nini i

Panathinaikosit, apo Behrami i Totenhamit, nuk mund të veshin më fanellën kuqezi. Lojtarët janë thuajse të gjithë titullarë në skuadrat e tyre. Mbrojtësit Gërxhaliu (Austri) dhe Behrami (Zvicër) do t’i kishin dhënë fund njëherë e mirë problemeve të Kombëtares shqiptare në repartin difensiv, por ata preferuan edhe për motive familjare të zgjidhin skuadra të tjera. Sotir Nini ndërkaq, ishte një alternativë e mirë për mesfushën kuqezi, por tashmë ai është pjesë e Kombëtares së parë të Greqisë. Edhe Blerim Xhemaili i Torinos nuk ka më mundësi të luajë për ngjyrat kuqezi, pasi ka luajtur me ekipin e Zvicrës.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Artikullin me te fundit mbi futbollin Shqipetar.

#2

Post by Sally » Wed Aug 12, 2009 3:47 am

Cana: Në Angli më quajnë “Bekhami i Shqipërisë”


Tiranë - Lorik Cana është i pari lojtar i Kombëtares shqiptare që luan në kampionatin më të fortë në botë, Premier Ligën angleze.
Mesfushori i fuqishëm e konsideroi kalimin te Sandërlendi në Angli si zgjedhjen më të mirë të tij, pavarësisht se kishte disa oferta nga skuadra të mëdha britanike e gjermane. Loriku ishte në humor, pasi lëshoi shumë batuta gjatë konferencës për shtyp, ndërsa pas saj dha shumë autografe për tifozët, sidomos ato femra që ishin të pranishëm në rezidencën e Kombëtares në hotel “Tirana International”.

Cana, gjatë merkatos në skenë dolën të interesuara për ju ekipe si Hamburgu, Volfsburgu, Evertoni, Arsenali, Liverpuli, ndërkohë që Sandërlendi nuk ishte përmendur asnjëherë, deri në momentin që ju firmosët për këtë skuadër. Mund të na tregoni ndonjë prapaskenë që kushtëzoi edhe kalimin tuaj në atë skuadër?

Gjithçka u realizua në një kohë shumë të shkurtër. Faktikisht, isha gati për ta mbyllur marrëveshjen me Hamburgun, por ata patën disa vështirësi dhe u tërhoqën.

Mund të ketë ndikuar edhe largimi i drejtorit të përgjithshëm të tyre, Dietmar Beiersdorfer?

Po, dhe ajo ka ndikuar. Duhet ta pranoj këtë. Kjo ka qenë dhe arsyeja që ata u tërhoqën. Dua të theksoj dhe faktin, se dëshira ime ishte të luaja në Premier Ligë, në Angli, ku është pa diskutim dhe kampionati më i fortë dhe më atraktiv në botë. Kisha disa opsione për të luajtur atje. Sandërlendi u shfaq më vonë, por duke parë klubin, strukturën, historinë, menaxherin e ri që ka ardhur, lojtarët e rinj që ai sjell, besoj që mund të jetë një sfidë dhe përvojë e re shumë e mirë për mua.

Media angleze e ka akuzuar drejtpërdrejt Arsen Vengerin në lidhje mos kalimin tuaj te Arsenali. A ka pasur ndonjë tratativë reale?

Deri në një pikë është e vërtetë, që unë kam qenë vazhdimisht në kontakt me Vengerin. Ai është një menaxher shumë i suksesshëm me klubin e tij. Situata ime për të vajtur te Arsenali ndryshonte çdo ditë, kështu që erdhi koha për të vendosur, pasi nuk dëshiroja të qëndroja pezull për një kohë që gjatë, dhe vendosa të angazhohem për një klub tjetër.

Mediat britanike kanë filluar t’iu vendosin në faqet rozë...

...E mora vesh (qesh). Ma bënë një batutë, kur vajta në Angli, pasi kanë marrë vesh patjetër, që media më ka përcjellë shumë, kryesisht në Shqipëri, dhe më thanë se “jeni një tip Bekhami i Shqipërisë”. Gjithsesi, iu jam përgjigjur se qëllimi im është të prezantoj një imazh sa më të mirë të vendit tonë, të lojtarit shqiptar, ashtu siç e kam bërë dhe në Francë, apo në kompeticionet europiane të ndryshme. Anglia është një vend ku jetojnë për futboll, çdo gjë është rreth futbollit, por te gazeta atje, në gjysmën e faqes shikon Aleks Fergusonin, në gjysmën tjetër, poshtë apo sipër Fergusonit, ke një vajzë lakuriqe. Është me të vërtetë që mund të ndodhë gjithçka, por të luash futboll në Premier Ligë është fantastike.

Nga Marseja te Sandërlendi. E konsideroni një ulje në karrierën tuaj?

Duke parë edhe emrin e klubit (të Sandërlendit), pa diskutim që Marseja është një klub me një famë më të madhe dhe luan në Ligën e Kampioneve. Me gjithë atë, për mua ishte koha për ndryshim dhe për të ndërruar kampionatin, pasi kisha luajtur (në Francë) për shtatë vjet. Klubet e Premier Ligës janë shumë lart klubeve të tjera në Europë. Në aspektin e famës është ulje, por në atë të nivelit të lojës e karrierës, kënaqësisë për të luajtur futboll, për ta ndjekur nga fansat është më bukur.

A mund të përdoret Sandërlendi një trampolinë për një ekip më të madh në Angli?

Patjetër. Pas një apo dy vjetësh, kjo mund të ndodhë. Luaj përballë ekipeve më të mëdha angleze, dhe mund të shfrytëzohet kjo mundësi. Por, për momentin jam lojtar i Sandërlendit, që është një klub me një traditë jashtëzakonisht të madhe dhe me fansa. Jam i befasuar, kur shoh që për një ndeshje miqësore mund të vijnë deri 8-9 mijë fansa tanë. Është diçka fantastike.

Keni jetuar në një qytet bregdetar si Marseja, ndërsa tani jeni në Angli, në ishull. E ndjeni ndryshimin?

Kam vetëm pak ditë. Nuk mund të flas dot tani. Është vetëm fillimi, por marrëdhëniet me njerëzit, fansat, shokët e ekipit janë shumë të mira. Fillimi është shumë i mbarë. Të gjithë presim fillimin e kampionatit të shtunën për te ecur e vazhduar sa më mirë.

Lorik, keni zhvilluar 31 ndeshje ndërkombëtare me dy klubet e mëparshme tuaja në Francë, Paris Sën Zhermenin dhe Marsejën. Këtë vit nuk do të luani në Ligën e Kampioneve, a ndjen mungesën e Europës?

Patjetër. Kur luan në Ligën e Kampioneve ke gjithmonë dëshirë të luash çdo vit. Megjithatë, kam bërë mbi 20 ndeshje në Ligën e Kampioneve dhe shpresoj se në të ardhmen do të luaj dhe takime të tjera. Është një mungesë, por nga ana tjetër shumë forcë dhe energji për të shpenzuar në kampionat.

Në tri ndeshje miqësore që keni luajtur me Sandërlendin, ekipi ka fituar dy të tilla dhe ka barazuar një. A jeni përshtatur me lojën e skuadrës?
Kanë qenë ndeshje miqësore ku janë të pranishëm mbi 30 mijë veta. Është një gjë fantastike. Më kanë mirëpritur dhe kjo ma ka lehtësuar përshtatjen.

Keni pasur një raport të veçantë me ish-trajnerin e Marsejës, Erik Gerets, ndërkohë që dhe trajneri i Sandëlendit, Stiv Brus, ka ndërtuar marrëdhënie të mira me ju. Si do ta vlerësoni?
Marrëdhëniet krijohen. Fillimi ka të bëjë me respektin ndaj njëri-tjetrit. Trajneri Brus pret shumë nga unë. Ka investuar shumë klubi te mua si futbollist, por dhe jashtë fushës.

Keni qenë shumë i lidhur me Marsejën dhe tifozerinë e saj. A mendoni ndonjë rikthim aty?
Jo për momentin. Ndoshta, kur të kaloj të tridhjetat. Kam dëshirë të luaj disa vite në Angli.

Në Francë, tifozët e Marsejës largimin e tuaj e konsiderojnë një gabim të trajnerit Didier Deshamps...
Nuk e di. Për këtë do të flasin rezultatet. Po fitoj Marseja do të thotë që ai nuk e ka pasur gabim.

Cana: “Klubet qipriote, më të mira se tonat”

Ndeshja miqësore me Qipron është testi i fundit përpara përballjes me Danimarkën dhe Suedinë, dy takimet përmbyllëse të aventurës së Kombëtares sonë në eliminatoret e Kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010”, dy përballje vendimtare sidomos për fatin e dy kundërshtarëve tanë në urgjencë për pikë të plota. “Për të qenë realistë, - thotë Cana (37 ndeshje, 1 gol), - ndeshja kundër Qipros nuk ka të njëjtat karakteristika si ato zyrtare, megjithatë Shqipëria nuk ka gjithmonë mundësi të zgjedhë kundërshtarin për takimet miqësore. Qipro është një skuadër me nivel të mirë. Ka pasur rezultate dhe ka treguar lojë si me Italinë, por dhe klubet qipriote janë rritur shumë dhe kanë nivel më të lartë se klubet e vendit tonë. Është një kundërshtar me një nivel për t’u respektuar, por nuk besoj se jemi shumë larg nga njëri-tjetri. Do të jetë një përballje interesante që do të na shërbejë”.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Artikullin me te fundit mbi futbollin Shqipetar.

#3

Post by Sally » Wed Aug 12, 2009 3:53 am

Humbjet 8-2 në Europë, pasojë e kampionatit allashqiptar!


Tani të gjithë e dinë se çfarë rezultatesh arritën ekipet tona të futbollit në
kompeticionin europian. Të gjithë e dinë dhe të gjithë e panë shfaqjen e turpit në
këtë përfaqësim aspak dinjitoz të Tiranës, Flamurtarit, Dinamos, si dhe të Vllaznisë në turin e dytë. Të gjithë e dinë se cila është forca reale e ekipeve tona dhe e futbollit tonë për t’u matur me ekipet e tjera europiane, e megjithatë, asnjë nuk e priste një përfaqësim të tillë, ose e thënë ndryshe, një turp për futbollin tonë.
Tani që gjithçka ka përfunduar, e vetmja gjë që të bie në sy në ndonjë gazete sportive, është ndonjë shkrim analitik i ndonjë gazetari apo specialisti, që tani për tani i dhimbset gjendja ku është katandisur futbolli shqiptar. Nëse para përfaqësimeve të ekipeve tona, kemi parë e dëgjuar intervista e deklarata nga presidentë klubesh, trajnerë e lojtarë se do të luajmë për fitore, do të përfaqësojmë veten denjësisht, do të tregojmë vlerat reale të futbollit tonë, tani që e gjitha rezultoi fasada e radhës, askush nuk flet. Askush nga këta nuk merr guximin të na tregojë çfarë ka ndodhur realisht, është luajtur futboll nga ekipet tona, apo gjithçka ka qenë farsë, siç na akuzojnë të huajtë. Askush nga këta, që gjithë vitin bllokojnë ekranet me mburrje për lojë të mirë, rezultate reale të ekipeve të tyre në kampionatin tonë, rritje të nivelit e cilësisë së disiplinës teknike e taktike, si dhe profesionalizëm të lartë të lojtarëve e stafeve drejtuese, nuk na thotë pse erdhi ky përfaqësim turpërues. Të gjithë e dinë se forca reale e një ekipi futbolli matet dhe tregohet jo në një kamionat si ky yni, por në një përballje reale europiane. Ekipi ynë kampion Tirana mund e duhej të fitonte edhe kupën, pasi edhe Flamurtari që e fitoi, deri dy javë para përfundimit të kampionatit rrezikonte rënien nga superiorja. Tirana, në dy përballjet e fundit me Partizanin e rënë nga superiorja, mezi barazoi, bile falë favoreve të “gjykimeve profesionale allashqiptarçe”. Kjo tregon qartë diferencën midis kampiones dhe ekipit që bie nga superiorja, që realisht është shumë i vogël. Atëherë cili do të jetë rezultati i përfaqësimit me të huajtë?
Analistët që bëjnë analiza nëpërmjet fakteve e deduksioneve i dinë, i njohin, i kanë thënë e stërthënë se ku janë plagët e futbollit tonë. Është thënë që nuk duhet të kemi një kampionat formal, me rezultate të fiksuara në tavolinë, pra futboll i luajtur sa për të thënë. Kjo e ka dëmtuar dhe do të vazhdojë ta dëmtojë rivalitetin, shpirtin e garës, lojën e bukur e burrërore që pëlqejnë tifozët e të gjitha skuadrave tona. Deri dje kemi parë e pëlqyer vetëm lojërat derbi Tirana-Partizani, Partizani- Dinamo, e tani që edhe ato nuk do t’i kemi, çfarë do të shikojmë dhe çfarë do të pëlqejmë? Kemi parë me dëshirë ndeshjet Tirana- Elbasani, apo dhe Tirana-Lushnja. Tani na bie të shikojmë sa i fortë do të jetë rivaliteti treshes Tirana-Dinamo-Vllaznia midis tyre dhe ndeshjet që kanë ato me të rinjtë e tyre që luajnë nëpër ekipet e tjera. Kjo do të jetë shfaqja e garantuar për kampionatin e ri (i 71-ti) kombëtar të futbollit. Atëherë, në këtë situatë natyrshëm lind pyetja? Si do të jetë e ardhmja e cilësisë së përfaqësimit tonë në kompeticionet europiane? Si do të dalim nga turpërimi 8-2 me këtë reagim, me këto masa organizative që nuk ndryshojnë aspak për mirë dhe nuk japin aspak shpresë për të dale nga ndeshjet e turpit? A duhet bërë ndryshimi që kërkojnë tifozët dhe sportdashësit, apo duhet të ndjekim thjesht rregulla që e brejnë e kalbin nga brenda këtë lojë mbarëpopullore? Duke parë me vëmendje çfarë ka ndodhur e çfarë ndodh me futbollin tonë, e themi me bindje se 8-2 ka humbur FSHF dhe jo ekipet tona të futbollit.
FSHF na e mburri kampionatin e 70-të, na e lavdëroi si kampionatin më të fortë, më të bukur, bile dhe “më të ndershmin” që është luajtur ndonjëherë. Ajo me analizën e saj, që s’e kemi parë e dëgjuar, tha që kemi zhvilluar një kampionat model dhe këtij modeli, siç duket, nuk do t’i shkëputet. Ka zgjedhur një kampionat me tri faza, ku vetëm dy faza luhen realisht, ndërsa e treta luhet në tavolinë. Të gjithë e kanë parë lojën pa motivim të Dinamos, Besës, Teutës e Shkumbinit, në fazën e tretë të kampionatit të kaluar. Kush do t’i motivojë këtë vit pjesën e mesit të renditjes gjatë fazes së tretë? A do të shohim përsëri të njëjtën skenë loje me motivin zero? Kur motivi, përgatitja e ndeshjes dhe loja pa impenjim janë në parametrin zero, atëherë përse kërkojmë që ekipet tona të ndryshojnë në ndeshjet ndërkombëtare? Duke u mësuar me lojën pa motivacion, lojtarët tanë e kthejnë në “profesionalizmin” e tyre demotivimin. Prandaj gjykojmë se nuk duhet lënë një fazë me 11 ndeshje të luhet sipas ndërgjegjes së presidentëve të klubeve, ose e thënë më mirë, me “pazaret” midis tyre. FSHF duhet të kishte gjetur rrugë e mënyra të tjera për të rritur numrin e ndeshjeve, sepse ndeshjet formale, sidomos në fazën përmbyllëse të kampionatit, do të çojnë përsëri te përfaqësimi i turpit, ose humbjet skandaloze 8-2. Institucioni më i lartë i futbollit, KE dhe FSHF, ta mbajnë për vete këtë rezultat, se është pjesë e organizimit e drejtimit të tyre, dhe të gjejnë zgjidhjen në të mirë të cilësisë së futbollit, të rritjes së nivelit të lojës dhe ekipeve nëpërmjet rritjes së rivalitetit, në mënyrë që të mos kemi përfaqësime me lojëra mediokre dhe rezultate turpëruese në kompeticionet europiane.
Sa kohë FSHF nuk i quan humbjet turpëruese dobësi të efektivitetit të saj drejtues e menaxhues, përfaqësimi ynë në kompeticionet europiane në futboll do të jetë në këto nivele.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Artikullin me te fundit mbi futbollin Shqipetar.

#4

Post by Sally » Wed Aug 12, 2009 3:57 am

Kuzhe: Kombëtares shqiptare i mungojnë shumë gjëra



Të mërkurën, në orën 19.00, në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, kombëtarja shqiptare do të matë forcat e saj në një ndeshje miqësore me Qipron. Trajneri Kuzhe do të ketë rastin t’i shikojë sërish kuqezinjtë në aksion, para dy ndeshjeve të fundit zyrtare në grupin kualifikues për Botërorin 2010, me Danimarkën dhe Suedinë. Natyrisht, synimi i tij shkon më tej, në ngritjen dhe përgatitjen e një skuadre të denjë për eliminatoret e Euro 2012. Një ditë para sfidës miqësore me Qipron, kroati i pankinës kuqezi ka dalë në një konferencë për shtyp, ku i është përgjigjur interesit të medias për shumë gjëra. Kuzhe nuk fshehu asgjë, as sa i takon formacionit titullar, me të cilin do ta nisë ndeshjen me qipriotët. Kështu, ai do të aplikojë skemën me dy sulmues të pastër, me Bogdanin e Salihin në vijën e parë, si “receta” më e mirë për të fituar ndeshjen kundër Qipros. “Ne nuk kemi individë që mund ta fitojnë të vetëm atë, ndoshta nuk kemi as shpejtësi në lojën tonë, por ajo që duhet të bëjmë ne, është loja kombinateve. Dy orë më parë (paradite, 10.00-12.00) kisha një takim me lojtarët dhe u thashë atyre idetë e mija mbi 11-shen e parë. E kam për traditë ta them atë pas ndeshjes (qesh me gafën dhe korrigjon), dua të them pas seancës së fundit stërvitore (qesh)…, por natyrisht përballë një ndeshje miqësore si kjo me Qipron, nuk kam arsye të mos e them. (Në portë, Hidi). Ne do të luajmë në vijën mbrojtëse me Vangjelin, Dallku, Cana e Currin. Në mesfushë janë Bulku, Skela, Agolli dhe Duro. Në sulm, Salihi dhe Bogdani.”
Pyetjes se cfarë kërkon trajneri nga kjo ndeshje, fitoren si rezultat apo të fitojë lojtarë, kroati iu përgjigj: “Kam bërë një program me federatën dhe jam përpjekur tua shpjegoj dhe lojtarëve. Është një program njëvjeçar, që ka të bëjë me përgatitjet për ciklin e ardhshëm të eliminatoreve të Europianit. Kemi vendosur disa objektiva në atë program. Targeti i këtij programi është gjetja e ekipit, lojtarët që do ta zbatojnë atë, e sigurisht krijmin e një atmosfere të mirë. Pas ndeshjeve me Portugalinë e Gjeorgjinë synimi është përmirësimi i lojës sonë. Mënyra sesi do të luajmë është shumë e rëndësishme. Shqipëria nuk fiton prej disa kohësh. Si për mua ashtu dhe për federatën fitorja është e rëndësishme edhe për të pasur një pozicion më të mirë në ranglistën botërore të FIFA-s. Sigurisht që dëshirojmë të krijojmë një atmosferë të mirë midis lojtarëve, me federatën, tifozët e më gjithë të tjerët, pasi vetëm me fitore ne mund të krijojmë diçka të tillë. Unë jam duke kërkuar rezultat, por jam duke kërkuar gjithashtu edhe për lojtarë të rinj. Ndeshjet miqësore ta japin këtë mundësi. Të shohësh lojtarë dhe të kesh një ide për ekipin.”
Po cfarë i mungon kombëtares kuqezi për momentin, në optikën e trajnerit të saj, Josip Kuzhe. Përgjigjet vetë ky i fundit: “Shumë gjëra. Së pari, na mungojnë rezultatet. Nuk arritëm objektivat tanë në kualifikueset e Botërorit, por këtë vit ne dëshirojmë të luajmë shumë seriozisht brenda një programi, e jo të luajmë ndeshje pas ndeshje. Janë tre objektiva. Së pari, duhet të krijojmë një ide të qartë për skuadrën dhe mënyrën tonë të lojës. Së dyti, duhet të krijojmë në këtë situatë që ndodhemi stabilitet në lojë, të kemi një nivel më të lartë loje. Kam bërë një analizë të plotë të ndeshjeve që ka luajtur Shqipëria në këto eliminatore. Ka shënuar vetëm 3 gola, pikërisht kundër Maltës. Në dy ndeshjet që kam drejtuar unë ka shënuar, por megjithatë nuk jam aq i lumtur. Ok, ka shënuar vetëm nga një gol (kundër Portugalisë e Gjeorgjisë), por në gjashtë ndeshjet e mëparshme nuk kishte shënuar gol përveç Maltës. Do t’i kushtojmë shumë vëmendje këtij problemi në programin tonë. Të përgatisim lojën tonë sulmuese ne kemi disa ide, por nuk është një proces i vetëm. Ju mund të luani në sulm në tri mënyra: duke pasur një sulmues të fuqishëm, lojtarë të shpejtë dhe lojtarë të fuqishëm që luajnë një lojë kombinateve. Ne nuk kemi individë që mund ta fitojnë të vetëm atë, ndoshta nuk kemi as shpejtësi në lojën tonë, por ajo që duhet të bëjmë ne, është loja kombinateve. Gjithsesi, goli është dhe problemi i përzgjedhjes së lojtarëve, të cilët mund të bëjnë më shumë për ne.”
Në lidhje me lënien jashtë të Besart Berishës dhe kërcënimit të tij se kjo mospërfillje do ta detyrojë t’i lërë shëndenë fanellës kuqezi, Kuzhe dha këtë sqarim: “Berisha është çështje e mbyllur. Fola me të në telefon dhe ia sqarova se përse nuk e thirra. Kjo është e vërteta. Nuk mund të them se nuk kam folur me të. U përpoqa të flisja me të ditën e parë, kur publikua lista, por nuk ia arrita. Më pas, ditën tjetër fola më të. I thashë atij saktësisht se ai është anëtar i ekipit Kombëtar. Për ndeshjen miqësore kundër Qipros thirra disa lojtarë të rinj, ndoshta për t’iu dhënë edhe shansin për të luajtur si Hyka, Vila. Pas kësaj ndeshje ai do të thirret menjëherë për ndeshjen kundër Danimarkës. I thashë atij se do të vij në Gjermani t’iu vizitoj, të shoh ndeshjet e tua, të flas me ju, t’iu shpjegoj programin tim. Por, ia sqarova se ai është anëtar i ekipit kombëtar”.
Një tjetër pikë, ku është ndalur Kuzhe, në konferencën për shtyp të së mërkurës, ka qenë evidentimi dhe pikasja e lojtarëve për fanellën kuqezi. Në këtë aspekt, kroati është dukur i zhgënjyer nga rezultatet.“Në Superligë nuk po gjej lojtarë. Nëse më pyesni në këtë moment, do të përgjigjem se së pari, duhet të bëjmë përzgjedhjen e duhur. Të përfshijmë disa lojtarë të mirë sa më shpejt që të jetë e mundur. Kam ndjekur kohë pas kohe Superligën shqiptare, por nuk jam i sigurt se nuk mund të gjejmë për momentin lojtarë të denjë për Kombëtaren. Na duhet të gjejmë dy-tre figura të fuqishme. E dyta, duhet ta bëjmë ekipin më të mirë për të pasur rezultate të larta. Besoj se duke punuar se bashku, pas gjashtë muajsh apo një viti ne mund të bëjmë diçka më shumë”.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Artikullin me te fundit mbi futbollin Shqipetar.

#5

Post by Sally » Thu Aug 13, 2009 2:48 pm

Shqipëria bën historinë; shpartallon Qipron 6-1


Tiranë - Rekord. Fitore historike. Ndeshje madhështore. Shqipëri magjike. Tenistike. E papërsëritshme.
Ishim mësuar të fitonim thellë me Vietnamin, Maltën, San Marinon, Luksemburgun, Lihteshtejnin. Por, tani fitorja me e thellë në statistikat “kokëforta” te ndeshjeve të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare do të shkruhet ajo kundër Qipros. 6-1. Më, 12 gusht 2009. Në “Qemal Stafa”. Një ndeshje me shumë rekorde brenda saj. Asnjëherë nuk kishim shënuar gjashtë gola në një ndeshje. E para kundër Qipros në katër takime miqësore. E para e trajnerit Josip Kuzhe në tri ndeshje me Shqipërinë. E para me tre penallti të dhëna për Shqipërinë. Fitorja 6-1 i Kuzhes është një përmbysje “piramidale” e 6-1 të Rumanisë, humbja më e turpshme e Shqipërisë në 20 vitet e fundit. Kështu pra, 56-vjeçari Kuzhe me fitoren kundër Qipros ka marrë hak njëherësh edhe për Astrit Hafizin (humbi 3-2, 19 gusht 1998), më pas edhe për Medin Zhegën (barazoi 0-0, 15 gusht 2000) e së fundi edhe Hans-Peter Brigel (humbi 2-1, 19 gusht 2004). Por, tashmë kemi edhe një përmbysje golaverazhi: 9-6 për Shqipërinë në përballjet me Qipron.


PJESA E PARË
Surpriza e parë e Kuzhes ishte vendosja në portë e Samir Ujkanit, portierit që mbron ngjyrat e Novaras në Serinë C1 (Itali), dhe jo të Isli Hidit (luan me Krivbas, në Premier Ligën e ukrainase). Topin e parë e luajti Qipro, por ishte Erjon Bogdani ai që dha sinjalin e parë, kur brenda 30 sekondave të para, duke fituar edhe goditjen e parë nga këndi. Pas, disa përpjekjeve të qipriotëve, ishte sërish “Er Bomber” që goditi me kokë në të 15’, por pa mundur të shënojë. Mesfushori i Krivbasit, Ansi Agolli (12 ndeshje, 1 gol) goditi nga larg në kuadrat në të 21’, duke ngacmuar sërish portën e mbrojtur nga Sofronis Avgousti, portierit që mbron ngjyrat e Ael Limasolit në kampionatin qipriot.

Shqipëri-Qipro 1-0
Në minutën e 25-të “mbërriti” në “Qemal Stafa” (rreth 3 mijë shikues) edhe momenti i golit të parë të Shqipërisë. Sulmuesi i Kievos, Erjon Bogdani (ndeshja e 51-të e tij), bëri një veprim të jashtëzakonshëm, duke gjarpëruar mbi vijën e 16-shes midis dy mbrojtësve qipriotë, lëshoi me thembër topin në drejtim të Hamdi Salihit, ky i fundit pengohet nga Pareskevas Kristu dhe gjyqtari turk, Bylent Ildirim, nuk mund të bënte gjë tjetër vetëm të akordonte penallti. Kapiteni Ervin Skela u tregua mjeshtëror nga pika e bardhë, duke shënuar për Shqipërinë në minutën e 26-të, njëherësh edhe goli i tij i 11-të i 33-vjeçarit me Kombëtaren.

Shqipëri-Qipro 1-1
Qipriotët u zgjuan, dhe në minutën e 37-të, mesfushori i Apoel Nilosias, 27-vjeçari Konstandinos Çaralambis shënoi nga afër golin e barazimit 1-1. Goli i tij i 9-të me përfaqësuesen qipriote, në 49 ndeshje. Pas pesë minutash, në të 42’ Hamdi Salihi ishte pranë golit të dytë, kur shmangu brenda zonës ndëryhjene portierit Sofroni Agusti, por mbrojtësi Okaridis nuk i lejoi shënimin e golit të avantazhit. Gjithsesi, goli nuk vonoi.

Shqipëri-Qipro 2-1
Një minutë para përfundimit të pjesës së parë, Klodian Duro, i vetmi lojtar i Kombëtares sonë që luan në Qipro me Apollon Limasolin, gjeti një hapësirë për Hamdi Salihin, sulmuesi i Riedit “përsëriti skemën”, duke fituar penalltinë e dytë. Te pika e bardhë u shfaq “ustai” Ervin Skela, i cili shënoi golin e dytë për Shqipërinë, duke mbyllur pjesën e parë 2-1.

PJESA E DYTË

Avantazhi i krijuar e sidomos loja e qartë me pak pasime i lejoi strategut Josip Kuzhe ta orientojë skuadrën të shtyhet akoma më përpara në drejtim të mesfushës qipriote, për të qenë më shpejtë në zonën mbrojtëse të kundërshtarit. Pas harkimit të Klodian Duros, 32-vjeçarin Bogdani rrezikoi me një goditje me kokë në minutën e 52-të, por pa mposhtur dot 32-vjeçarin qipriot, Avgousti. Skuadra jonë ishte pranë golit të tretë në të 56’, Skela i dhuroi një top Bogdanit, ky i fundit u fut në zonë, por diagonalja e tij e fuqishme ishte jashtë kuadratit. Në minutën e 60-të, trajneri Kuzhe hodhi në fushë mesfushorin e Maincit në Gjermani, Jahmir Hykën në vend të mbrojtësit të Arisit, Kristi Vangjeli, duke i dhënë më shumë frymëmarrje veprimeve ofensive.

Shqipëri-Qipro 3-1
Në të 65’ erdhi radha e Erjon Bogdanit të shkruajë edhe ai emrin në miqësoren më të bujshme të Shqipërisë. Pas një kombinimi Duro-Salihi, ky i fundit goditi, portieri qipriot grushtoi dhe aty Bogdani, i ndodhur pranë portës shënoi golin e tretë të përfaqësueses sonë dhe të 11-n historik të tij, duke barazuar sulmuesin kavajas Altin Rraklli. Emiljano Vila e Gilman Lika zënë vendin e Ervin Skelës dhe Erjon Bogdanit, autorëve të golave të deriatëhershëm të Shqipërisë (3-1).

Shqipëri-Qipro 4-1
Në minutën e 68-të, Armend Dallku i rrëmbeu një top mesfushori Aleksis Garzopis, në afërsi të mbrojtjes qipriote, u fut në zonë duke fituar penalltinë e tretë në këtë takim të dhënë nga turku Ildirim, “xhaketa e zezë” që drejtoi takimin e kthimit Vllaznia-Rapidi i Vjenës (0-3) për Ligën e Europës. Në mungesë të Skelës, gjuajti Klodian Duro, por topi i goditur nga mesfushori u grushtua nga nga portieri kundërshtar, dhe në tentativën e dytë të elbasanasit, Kristostumos devijoi topin në portën e tij. 4-1.

Shqipëri-Qipro 5-1
Goleada kuqezi nuk pati të ndalur. Mesfushori i majtë, Ansi Agolli, realizoi një eurogol, kur me një diagonale nga 20 metra “firmosi” golin e pestë të Shqipërisë në të 70’, njëherësh edhe “kryevepra” e mbrëmjes më magjike të futbollit shqiptar. Goli i dytë i Agollit, duke përfshirë dhe atë shënuar në miqësoren me Gjeorgjinë (1-1), dhe të dy nga distanca.

Shqipëri-Qipro 6-1
Radha e golit nuk i mungoi as mesfushorit sulmuesi të talentuar Emiljano Vila. Durrsaku, i transferuar gjatë kësaj vere te Dinamo e Zagrebit, por i huazuar te skuadra satelite e kampionëve të Kroacisë, Lokomotiva Zagreb, realizoi në minutën e 75-të golin e gjashtë të Shqipërisë, në rezultatin tenistik të saj. Humbja më e thellë e Qipros është ajo kundër Gjermanisë, 12-0, më 21 maj 1969, por pa dyshim edhe kjo ndaj Shqipërisë do të regjistrohet e do të mbahet mend si një nga më të turpshmet e futbollit qipriot.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Artikullin me te fundit mbi futbollin Shqipetar.

#6

Post by Sally » Thu Aug 13, 2009 2:58 pm

Pse ne te shumten e rasteve ne fitojm vetem ne ndeshje miqesore? Mire rezultati 6 - 1 pa diskutim qe duhet te bertasim nga gezimi, po ama le te shpresojm qe te fitojn dhe aty ku ka me shume rendesi.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Artikullin me te fundit mbi futbollin Shqipetar.

#7

Post by Sally » Fri Aug 28, 2009 11:58 am

U-21, ja emrat e kuqezinjve anti-Azerbajxhan

Trajneri i ekipit kombëtar U-21, Artan Bushati bëri publike listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen Shqipëri-Azerbajxhan, e vlefshme për eleminatoret e Kampionatit Europian U-21 , 2009-2011.
Ajo që bie në sy është fakti se nga 23 futbollistë të grumbulluar gjithsej, 22 vijnë nga kampionati shqiptar i futbollit, ndërsa Ahmed Jonuzi është futbollisti i vetëm që luan në një kampionat të huaj.

Skuadra më e përfaqësuar në Kombëtaren U-21 është Flamurtari me pesë lojtarë.

Shqipëria i ka humbur të dyja ndeshjet e para, të vlefshme për Grupin 10. Në takimin e parë të luajtur kundër Skocisë ne Elbasan, kuqezinjtë e vegjël u mundën 1-0. Ndërsa në të dytin në Bjellorusi humbën 2-1.




Ja lista e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen ndaj Azerbajxhanit:

1 Ahmed Jonuzi Vorskla Poltava
2 Ardit Shehaj Flamurtari
3 Bazjon Tragaj Besa
4 Ditmar Bici Tirana
5 Erando Karabeci Partizani
6 Franc Veliu Flamurtari
7 Ibrahim Bejtja Shkumbini
8 Jozef Thana Teuta
9 Polizoi Arbri Bylis
10 Renato Malota Dinamo
11 Sabien Lilaj Elbasani
12 Shpëtim Moçka Flamurtari
13 Vilfor Hysa Teuta
14 Bekim Bala Vllaznia
15 Orges Gava Elbasani
16 Klodian Semina Gramozi
17 Hair Zeqiri Flamurtari
18 Migen Metani Tirana
19 Indrit Hithi Partizani
20 Arsen Sykaj Vllaznia
21 Erjon Mustafaj Shkumbini
22 Blerti Hajdari Tirana
23 Odise Roshi Flamurtari
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Artikullin me te fundit mbi futbollin Shqipetar.

#8

Post by Aulona » Tue Sep 01, 2009 12:01 am


Partizani kete vit do te luaje nje kategori me poshte. Por kjo mund te konsiderohet e keqja me e vogel, pasi nje nga skuadrat me te suksesshme te futbollit shqiptar, tashme rrezikon edhe perjashtimin nga kampionati i kategorise se pare.

Qe prej rreth 2 vitesh, 15 here fituesit e kampionatit, jane ne nje krize te rende financiare, thuajse te gjithe lojtaret nuk kane marre rrogat prej disa muajsh ashtu si dhe trajneret e kesaj periudhe, dy protagoniste keta te cilet pranuan te luanin e te drejtonin pa rroga fale pasionit per futbollin.

Ne kete sezon te ri “Demat e kuq”, pseudonimi qe i kane vene tifozet nje nder skuadrave me te suksesshme te Shqiperise, jane zbutur shume, nje pjese e lojtareve u larguan dhe kriza vazhdon ende.

Partizani ka luajtur diten e shtune ndeshjen e pare si nje skuader e kategorise se pare, ku mundi Bilshtsportin me rezultatin minimal 1-0 ne “Selman Stermasi”.

Kjo ishte premiera e skuadres se Eduard Zhupes ne kete sezon qe mund te jete dhe ndeshja e fundit.

Burime konfidenciale prane Federates Shqiptare te Futbollit kane konfirmuar se Fubtoll Klub Partizani nuk ka paguar kuoten e antaresimit per kete sezon, nje kuote e cila eshte prej 230 mije lekesh.

Aktualisht drejtuesit e klubit kane kerkuar nje afat minimal per pagesen e kesaj kuote brenda pak ditesh, ne rast te kundert ata do jene dakord per sanksionet, e perkthyer ndryshe, do te jene dakord me perjashtimin nga kampionati.

Nese zbritja e tyre nje kategori me poshte ndodhi ne kete sezon per here te dyte ne historine e klubit qe ka fituar 15 tituj kampione dhe 15 kupa te Shqiperise, perjashtimi do te jete per here te pare qe nga viti 1947.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Artikullin me te fundit mbi futbollin Shqipetar.

#9

Post by Sally » Thu Sep 03, 2009 1:43 pm

ImagePresidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, kërkon t’u japë pak më shumë kohë të besuarve të tijImage




Ka mjaftuar fitorja e arritur ndaj Apolonisë dhe në kampin shkodran është kthyer humori. Presidenti Valter Fushaj shfaqet shumë entuziast për të ardhmen e skuadrës së tij dhe mendon se ka ndërtuar një skuadër më të fortë se vitin e kaluar. Duke folur në një prononcim për mediat lokale, numri një i klubit shkodran ka thënë se tashmë objektivat janë mëse të qarta: kupat e Europës dhe synimi i njërit prej trofeve.

E pranon pa iu dridhur zëri aspak dhe kjo duket qartë në fjalët e tij, kur thotë: “Mendoj se kemi ndërtuar një ekip të mirë më të mirë se vjet. Jemi matur shumë në blerjet që kemi bërë dhe nuk jemi nisur nga emrat, por kemi zgjedhur lojtarë për skuadrën. Duke qenë kështu, sërish pretendimi për një vend në kupat e Europës është “detyrë shtëpie” për Vllazninë, ndërkohë që do të synojmë njërin nga dy trofetë. Jemi të vendosur për këtë gjë dhe besoj se në javët në vazhdim keni për të parë një skuadër edhe më të fortë.”

E ka shprehur shumë herë këtë gjë se ka ndërtuar një skuadër më të mirë se vjet dhe pavarësisht opionionin, ai ka mendimin e tij. Nga ana tjetër, nuk është aspak i penduar që ka larguar disa nga lojtarët titullarë të sezonit të kaluar dhe thotë se para se të merrej një vendim i tillë, është diskutuar gjerë e gjatë me stafin e tij. “Ata që kanë ikur, kanë ikur. Nuk jemi të penduar, por mendoj se kemi bërë zgjedhjen e duhur.

Jemi munduar të afrojmë lojtarët e duhur për skuadrën dhe mbase këta të fundit kanë ardhur pak vonë, por me kalimin e kohës gjërat do të rregullohen. Do të jetë më e lehtë edhe për stafin për të punuar, sepse gjatë kësaj periudhe nuk është se i kemi kërkuar shumë llogari atij, ngaqë ka pasur këto probleme me ardhjet dhe ikjet e lojtarëve. Duke nisur nga ndeshja me Kastriotin, sigurisht që gjërat do të jenë shumë më ndryshe,” - ka shtuar Fushaj. Ndërkohë ditët e fundit janë afruar nga merkatoja edhe dy futbollistë 21-vjeçarë, Llenga dhe Kaçiku.

Ata, ndonëse janë federuar me kuqeblutë, ende nuk dihet nëse do të luajnë me këtë skuadër. Kjo ngaqë ata janë ende në provë dhe për këtë arsye do shihen edhe disa ditë. E pranon edhe vetë Fushaj, kur shton: “Të dhënat e para për këta futbollistë janë të mira. Thonë se kemi të bëjmë me dy futbollistë shumë cilësorë, por megjithatë nuk do të ngutemi. Do t’i shohim me kujdes dhe, nëse nuk bëjnë diferencën me ata që janë në skuadër, sigurisht që nuk do të firmosim me ta. Ne shpresojmë të jenë cilësorë, në mënyrë që t’i shërbejnë skuadrës.”
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Artikullin me te fundit mbi futbollin Shqipetar.

#10

Post by Sally » Thu Sep 03, 2009 1:47 pm

Image

Klubi “Vllaznia”, 6 mijë euro gjobë nga UEFA



Klubi i futbollit “Vllaznia” është gjobitur nga institucioni më i lartë i futbollit europian me 6 mijë euro. Arsyeja e gjobës ka pasur të bëjë me sjelljen jo të mirë të lojtarëve të saj në dy ndeshjet e Ligës Europiane ndaj Sligo Rovers. Kësisoj, 3 mijë euro janë për ndeshjen e parë dhe 3 të tjera për atë të kthimit në Shkodër. Për këtë aryse, dje në zyrat e klubit shkodran ka mbërritur shkresa përkatëse me vendimin e UEFA‑s. “Arsyeja e vendosjes së kësaj gjobe KF Vllaznia ka të bëjë me sjelljet antisportive të lojtarëve të saj në ndeshjen Sligo‑Vllaznia dhe atë Vllaznia‑Sligo Rovers. Lojtarët e skuadrës suaj kanë thyer disa nene të rregullores së disiplinës të UEFA‑s”, ‑ shkruhet ndër të tjera në vendimin e ardhur. Por duket se shkodranët i kanë shpëtuar mirë ndonjë ndëshkimi më të rëndë, pasi ka qenë hera e parë dhe prandaj ky komision ka toleruar. “Meqë është rasti i parë që ndodh me futbollistët e skuadës suaj, jeni mjaftuar vetëm me këtë gjobë minimale, sepse në rast përsëritje, vlera e saj do të kishte qenë shumë më e madhe,” ‑ thuhet ndër të tjera në vendimin e UEFA‑s.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Artikullin me te fundit mbi futbollin Shqipetar.

#11

Post by Sally » Fri Sep 04, 2009 12:16 pm

Kombëtarja shpreson në rezultat pozitiv kundër Danimarkës


Futbollistët e kombëtares së Danimarkës në prag të ndeshjes me Portugalinë, të parën e grupit tonë, e konsiderojnë tepër të lehtë ndeshjen e datës 9 Shtator më kombëtaren shqiptare. Soren Larsen ka deklaruar se shpreson që ekipi i tij të marrë një pikë kundër Portugalisë dhe tre me Shqipërinë, duke e konsideruar “Qemal Stafën”, fushën më të lehtë të ndeshjeve të fundit në grup. Danimarka është e para në grupin e parë të eliminatoreve me 16 pikë. Veç Shqipërisë dhe Portugalisë do të luajë edhe me vendin e dytë në grup Hungarinë kështu që i duhen shumë pikë për të ruajtur pozicionin e saj. Por nga ana tjetër futbollistët Shqiptarë ditë pas dite, binden dhe deklarojnë se mund ta fitojnë ndeshjen me danezët. Kombëtarja do të vijojë sot pasdite me një ndeshje kontrolli me kombëtaren e 19 vjeçarëve
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Leka_Dukagjini
Member
Member
Posts: 35
Joined: Mon Jun 15, 2009 6:30 pm
Gender: Male
Location: Arbëni
Contact:

Re: Lajmet mbi kombëtaren!

#12

Post by Leka_Dukagjini » Sun Sep 06, 2009 11:03 pm

Hajde ishalla nje fitore kunder Danimarkes. E kemi radhen per te fituar.
Image

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3202
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Artikujt dhe të rejat mbi futbollin shqiptar!

#13

Post by Adriana » Wed Sep 09, 2009 12:22 am

Danimarka vjen e lodhur, Kuzhe nuk e "ha" këtë

Kundërshtari danez ndihet i lodhur pas 90 minutave të ethshme me portugezët



Tani ne duhet të rifitojmë fuqitë përpara (ndeshjes) me Shqipërinë të mërkurën. Pashë disa performanca të mira individuale te lojtarët e mi", - tha Olsen, trajneri i Danimarkës, pas barazimit të ethshëm dhe të lodhshëm kundër Portugalisë.


Danimarka vazhdon rrugën e sigurt drejt kualifikimit, që sipas trajnerit Morten Olsen, do të vendoset në ndeshjen e së mërkurës, ku skuadra e tij do të zbresë në "Qemal Stafa" kundër Shqipërisë.


Tekniku danez është shprehur se kjo sfidë është shumë e rëndësishme dhe se ekipi i tij do të kërkojë me çdo kusht fitoren. "Jam i kënaqur me këtë barazim. Edhe përpara ndeshjes kisha thënë se do të ishte një ndeshje shumë e vështirë.


Tani duhet të shohim përpara, pasi na pret një ndeshje shumë e rëndësishme kundër Shqipërisë, ku do të vendoset kualifikimi për në Botëror", - është shprehur ndër të tjerash, trajneri danez Olsen. I zhgënjyer është shfaqur ylli i skuadrës portugeze, Kristiano Ronaldo. "E gjithë skuadra është shumë e mërzitur, pasi luajtëm më mirë se Danimarka.


Por nuk kemi çfarë të bëjmë, ky është futbolli", - ka thënë Ronaldo, skuadra e të cilit renditet në vendin e katërt të grupit, me 10 pikë. Për skuadrën e Danimarkës, të mërkurën në "Qemal Stafa", kundër Shqipërisë do të rikthehet Tomas Sorensen, i pezulluar kundër Portugalisë.


Danimarka fitoi takimin e parë me Shqipërinë 3-0, ndërsa Kombëtarja jonë do të synojë rezultat pozitiv pas tri humbjeve rresht. Danimarka ka fituar gjashte nga shtate takimet kunder Shqiperise.


Për ndeshjen kundër Danimarkës, Kuzhe, trajneri kroat kuqezi, mendon të bëjë për lojtarë të veçantë, modifikime të ndryshme. Pritet spostimi i Duros nga krahu i djathtë në qendër. Sepse Duro duhet të mbrojë dhe të prodhojë. Ai, duhet me patjetër që të mbyllë ndonjë "vrimë" në krahun e djathtë, të ndihmojë Bulkun në punë difensive dhe të jetë partneri i Skelës në pjesën krijuese.


Në sulm Salihit do t'i duhet më shumë të luajë si sulmues i krahut, duke mbyllur madje dhe hapësirat në të djathtë. Dallku i vetëm në atë krah do të ketë nevojë për sulmuesin e Rapidit, që duket se është një gjendje të shkëlqyer fizike për të përballuar ngarkesën plus. Sigurisht që spostimi disi më në krah nuk i jep kaq shumë shanse të shohë portën. Trajneri Kuzhe, në mos e ka thënë me plot gojë, e ka lënë të kuptohet.


Salihi dhe Bogdani, dy futbollistët më në formë në sulmin e përfaqësueses, do të jenë njerëzit që do të përpiqen që t'i shënojnë skuadrës daneze ditën e mërkurë, natyrisht, nën "presionin" e Kapllanit dhe Berishës.


Në ndeshjet eliminatore në grup, të shtunën, Suedia fitoi 2-1 me Hungarinë. Të mërkurën, Shqipëria (6 pikë) pret Danimarkën (17), Hungaria (13) luan me Portugalinë (10) dhe Malta (1) pret Suedinë (12).
Shqipëri-Danimarkë - Çmimet e biletave:
Tribuna A - 5000 lekë
Tribuna B - 5000 lekë
Tribuna D2 - 2000 lekë
Tribuna D1 - 1000 lekë
Tribuna D3 - 1000 lekë
Tribuna C dhe E - 200 lekë
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3202
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajmet mbi kombëtaren!

#14

Post by Adriana » Wed Sep 09, 2009 12:28 am

Leka_Dukagjini wrote:Hajde ishalla nje fitore kunder Danimarkes. E kemi radhen per te fituar.




Vitin e kaluar nuk fituam fare, kete vit edhe rralle

Na qoft per mbare ky diskualifikim.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Artikujt dhe të rejat mbi futbollin shqiptar!

#15

Post by Sally » Wed Sep 09, 2009 3:35 pm

Kuzhe shpall 11-shen anti-Danimarkë





Në konferencën e fundit për shtyp para ndeshjes së sotme, trajneri kroat i kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe ka zbuluar formacionin anti-Danimarkë.
Ndryshe nga sa ishte parashikuar, Ansi Agolli nuk do të kthehet për të luajtur në krahun e majtë të mbrojtjes, pas dëmtimit të Kristi Vangjelit.

Lojtari i Krivbasit do të luajë në pozicionin e tij natyral, si mesfushor i majtë, duke i lënë hapësirë Elvin Beqirit për të luajtur si mbrojtës i majtë.

Pra, skema do të jetë e njëjtë me atë kundër Qipros, me ndryshimin e vetëm se në vend të Vangjelit do të luajë Beqiri.

Porta i është besuar 21-vjeçarit Samir Ujkani, ndërkohë që para tij, përveç Elvin Beqirit, në mbrojtje do të luajnë edhe Cana me Currin në qendër dhe Dallku në të djathtë.

Mesfusha do të përbëhet nga Agolli në të majtë, Bulku e Skela në qendër dhe Duro në të djathtë.
Dyshja e sulmit do t'i besohet Salihit dhe Bogdanit, i cili do të ketë detyra të mirëfillta sulmuese.

Në konferencën e djeshme për shtyp, Kuzhe është shprehur me nota optimiste për ndeshjen e sotme. “Do të luajmë për të marrë një rezultat të mirë. Ekipi vjen me një moral të lartë dhe të gjithë besojnë se mund të marrim një rezultat pozitiv. Përballë Danimarkës jo vetëm do të mbrohemi, por do të luajmë edhe për të shënuar,”- u shpreh kreu i pankinës kuqezi.

Në të njëjtën linjë qëndron edhe kapiteni Ervin Skela: “Ne duam që nesër të bëjmë një ndeshje të bukur dhe është e rëndësishme që të marrim pikë.”
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Futbolli shqiptar”